“Kudo që të fshihesh, një ditë do e paguash” – Motra e Xhuana Nikollit mesazh Eraldo Fizit, pubIikon SMS-të e fundit: Mam, bab ai më ka rrahur dhe nuk e duroj dot më

Në një intervistë për News 24, Marjana, motra e Xhuana Nikollit, e cila i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë si pasojë e dhunës së ushtruar nga ish-bashkëshorti, ka rrëfyer historinë e Xhuanës dhe ka bërë thirrje për drejtësi. Kjo nuk është vetëm historia e një vajze të humbur, por një pasqyrë e dhimbjes së një familjeje dhe e nevojës për një shoqëri që nuk lejon dhunën të marrë jetë të tjera.

Ajo tregon se si e mori vesh lajmin e rëndë për motrën e saj. Marjana e përshkruan Xhuanën si një vajzë të qetë, të ëmbël dhe të dashur, e rritur në një familje pa dhunë, plot harmoni e respekt. Ajo u martua me Eraldo Fizin, por martesa solli vetëm presion, mungesë mbështetjeje dhe dhunë psikologjike nga familja e tij, sidomos nga ish-vjehrra.

Unë kam qenë në Itali dhe më ka lajmëruar mama. Më ka thënë: ‘Xhuana nuk është mirë, është në spital.’ Po pse mam, çfarë ka Xhuana? Nuk e di pse çfarë ka kaluar atë natë, atëherë unë s’e kam gjetur gjallë. Kanë kaluar shtatë-tetë vite që në gjimnaz është njohur, ka pasur një njohje të gjatë. U martuan, por kur u martuan filluan problemet e shumta në familjen e Eraldos. Familja e Eraldos nuk e mbështeti, nuk pati respekt, nuk e përkrahën. Vetëm dhunë psikologjike nga ish-vjehrra. Ish-bashkëshorti nuk rrinte në shtëpi, vazhdonte jetën e tij të natës, të bixhozit.

U bë shumë dhunues me fjalë, nuk rreshti së ndjekuri motrën. Derisa natën e fundit morëm vesh që motra dha jetën nga dhuna e tij. Dhunë barbare, dhunë që nuk e di si vuri dorë te motra ime. Tre muaj pas martese ajo përjetoi këtë dhunë psikologjike, këtë ambient toksik te familja e burrit, nuk gjeti rehati dhe mendonte që ndoshta duke u ndarë do të fillonte një jetë të re në Tiranë. Motra erdhi në Tiranë për arsye pune, profesioni, ndjehej me shpresën që jeta e saj do të ishte më e bukur, por ai nuk e la të qetë. Filloi nga xhelozia e tepërt, nga ideja se motra po ndihej mirë në Tiranë, filloi punë si notere, profesionin e saj. Kishin shumë arsye dhe ne nuk e dimë akoma pse ai ushtroi dhunë ndaj motrës sonë. Në nëntor erdhi në Tiranë, qëndroi te motra ime që jeton në Tiranë, pastaj gjeti shtëpi me shoqen e saj.

Deri në muajin mars motra në Tiranë ka marrë telefon Xhuanën, por ajo nuk është përgjigjur. Pastaj ka shkuar edhe zonja e shtëpisë, e ka parë në atë gjendje dhe kanë marrë ambulancën. Mjeku tha që kishte ardhur me puls shumë të ulët.

Ne e dimë që ka pasur vetëm dhunë psikologjike, presion: ‘Ti nuk vlen, nuk do kesh jetë të qetë pa mua,’ e gjëra të tilla. Jo dhunë fizike, dhunë fizike vetëm atë natë që Xhuana dha jetën. Nga fotot që kemi parë, nga ekspertiza mjeko-ligjore, te pjesa e fytyrës, te pjesa e trupit, ishte e grisur.” – rrëfen Marjana.

Eraldo e izoloi, e poshtëroi me fjalë, e ndoqi me xhelozi dhe e rrahu barbarisht. Dhuna fizike u bë fatale natën kur Xhuana humbi jetën. Ajo la pas një letër ku shprehte dhimbjen dhe dashurinë për familjen, duke treguar se nuk e meritonte atë vuajtje.

Kur e kishte pirë kishte thënë që kishte shkruar një letër. Në atë letër ne kemi kuptuar që e kishte rrahur. ‘Mam, bab, nuk e kam merituar, nuk kam bërë asgjë për ta merituar këtë. Ai më ka rrahur dhe nuk e duroj më këtë vuajtje që më ka bërë. Ju dua shumë, mos qani,’ kanë qenë fjalët.

Vajza e ëmbël, e qeshur, vajzë e qetë, kishte shumë zemërgjerësi, shumë mirësi në shpirtin e saj, në sjelljet e saj. Një vajzë e brishtë që prekej nga fjalët, sidomos sepse ajo kishte një dashuri të madhe për ish-bashkëshortin dhe kjo dashuri e mbante sikur jetonte për atë, por nuk iu kthye kurrë ajo dashuri. Nuk iu kthye kurrë. Ajo ishte një yll që lindi në dashuri, por u fik në dhunë.

Motra ime dhe mami kur kanë qenë te spitali aty kemi pasur kontaktin e fundit me atë që ka dhënë deklaratën për ngjarjen e Xhuanës. Tani vetëm ia kemi lënë autoritetit vendor që ta rimarrin në pyetje sërish si ka ndodhur ngjarja, të ballafaqohen mendimet. Vetëm autoritetet e kanë në dorë tani.

Ne nuk dimë se kush e ka blerë, ku e ka marrë. Këtë pyetje e kam bërë edhe unë. Një vajzë e re, t’i shitet një fotoksinë, të ketë kaq shumë lehtësi, t’i jepet pa asnjë lloj çertifikimi, sepse duhet të jenë persona të autorizuar që e blejnë këtë, që kanë një biznes të madh, sepse përdoret nëpër uzina, nëpër fabrika, duhet të kenë një licencë ku do ta çojë, si do ta përdorë, jo njerëzve të thjeshtë. Shumë vajza mund të shkojnë ta marrin lehtësisht dhe ta përdorin. Po ku është shoqëria jonë? Pse lejohet të shitet?

Motra dhe prindërit e saj jetojnë me traumën e humbjes, me fotot e Xhuanës pranë, duke mos e pranuar dot realitetin. Ata kërkojnë drejtësi, që Eraldo të paguajë për krimin e tij, dhe që shoqëria të mos e harrojë këtë rast. Rrëfimi i Marjanës është një thirrje për ndërgjegjësim. Dhuna ndaj grave nuk duhet të tolerohet, institucionet duhet të veprojnë, dhe shoqëria duhet të mbrojë vajzat e gratë që gjenden në vështirësi. Xhuana është simbol i një ylli që u fik nga dhuna, por kujtimi i saj duhet të shërbejë si alarm për të ndaluar tragjedi të tjera.

Kur ishim të katërta bashkë qeshnim me njëra-tjetrën në oborrin e shtëpisë sonë. Xhuana gjithmonë, përveç motrës, e kam pasur edhe si vajzë. Rrinte me djalin tim, lozte me të. Nuk e kam ndaluar me fëmijët e mi. Nuk di si t’ju them edhe fëmijëve të mi se ku është tezja, sepse për ne është traumë që nuk e pranojmë dot vetë. Jo pastaj edhe fëmijët. Vetëm ideja se kush ia bëri dhe pse ia bëri, si ndodhi. Nuk kemi fjalë. Ne flejmë me fotot e Xhuanës dhe zgjohemi me fotot e Xhuanës. Prindërit e mi nuk rrinë dot me idenë se pse ia morën jetën vajzës së tyre. Pse ai e dhunoi motrën tonë dhe ai mund të rrijë shumë i qetë, mund të jetojë në një vend tjetër jashtë Shqipërisë, mund të kalojnë vitet. Prapë prindi e ka mendjen aty pse ai nuk po paguan për atë çfarë ka bërë.

Në atë moshë që ishte motra ime, ajo nuk është rritur kurrë me asnjë lloj dhune në familjen tonë. Kemi pasur gjithmonë harmoni, respekt. Prindërit gjithmonë kanë sakrifikuar edhe veten e tyre, janë privuar vetëm që ne të marrim shkollën, të marrim një jetë më të mirë, profesion, dhe kurrë s’na kanë bërtitur. Edhe kur e kam parë me sytë e mi atë gjë, e kam thënë: “Mos, çfarë bëre?”

Dhimbja është shumë e madhe saqë çdo ditë na shtohet. Kjo plagë s’do shërohet kurrë. Po doja thjesht një ndihmë nga institucionet, ishalla të kapet Eraldo Fizi dhe të marrë atë dënim nga ligji. Uroj me gjithë zemër që drejtësia të funksionojë për të gjithë, për femrat, për gratë, për nënat, për të gjitha ato vajza që ndihen në vështirësi. Shpresojmë që të mos shkojnë deri në aktin e fundit, por t’i drejtohen drejtësisë dhe të marrin një zgjidhje, të kenë mbështetjen më kryesore dhe të mos pranojnë asnjë lloj dhune.- vijon ajo.

Në fund ajo i është drejtuar autorit që dyshohet se e shkaktoi ngjarjen, i cili është ende në arrati, Eraldo Fizi, duke i thënë se një ditë do të kapet dhe se do të japë llogari për atë që i shkaktoi motrës së saj.

Pse e dhunove motrën time? Pse ia bëre? Ajo nuk e meritonte atë vuajtje. Nuk e meritonte atë dhunë barbare. Ajo meritonte të jetonte, të ishte e lumtur. Shpresojmë që të kapet sa më shpejt autori dhe të vendoset drejtësi. Duhet të ndërveprojmë si shoqëri. Nuk duhet t’i lëmë gjërat në harresë. Ne kemi frikë që rasti i Xhuanës do harrohet. Eraldo, kudo që të fshihesh, një ditë do të dalësh dhe do ta paguash për atë dhunë fizike, atë dhunë psikologjike që i bëre motrës time. Dhuna duhet të ndalohet me çdo kusht që çdo vajzë të ndjejë jetën e saj, të jetë e lumtur ashtu siç ajo do dhe jo të jetë e privuar nga burri, ish-burri ose një tjetër që nuk e lë të qetë”- shprehet Marjana.

“Kam investuar 90 miIiardë lekë në Vlorë”, Behgjet Pacolli thotë se i ka shkruar Edi Ramës: Kompania ime ka 98% të aksioneve të Aeroportit, Policia ka dështuar të mbrojë punonjësit

Biznesmeni shqiptar nga Kosova, Behgjet Pacolli ka dalë me një deklaratë publike për ngjarjet që po ndodhin në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke theksuar se institucionet shqiptare po dështojnë të mbrojnë investimin e tij në jug.

Teksa ndanë një deklaratë zyrtare të Ekipit Ligjor të shoqërisë Mabco Constructions S.A, Behgjet Pacolli thotë se sot, për herë të dytë, në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës po përsëritet e njëjta situatë e papranueshme dhe përgjegjës ai bën Valon Ademin.

“Rreth 200 punonjës, inxhinierë dhe specialistë të shoqërisë Mabco Constructions S.A., ortakut mazhoritar me 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. dhe investitorit kryesor që ka financuar dhe ndërtuar projektin me mbi 90 milionë euro investime direkte, po pengohen fizikisht të hyjnë në kantierin që ata vetë e kanë ngritur.

Nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor që ndalon hyrjen e Mabco-s ose nënkontraktorëve të saj në aeroportin që ajo ka ndërtuar me investimet e veta. Vendimi gjyqësor i pretenduar dje nga Valon Ademi dhe i shperndare ne media është ai që pezullon përkohësisht të drejtën e votës së Mabco-s në shoqëri, vendim që aktualisht ndodhet në shqyrtim në Gjykatën e Lartë”, shkruan biznesmeni.

Gjithashtu, biznesmeni thekson se nuk ka asnjë vendim gjyqësor nuk ka ndaluar hyrjen fizike të Mabco-s në kantier. Sipas Behgjet Pacollit, ky ndalim i njëanshëm dhe arbitrar është vetëgjyqësi e pastër kriminale nga ana e Valon Ademit dhe ortakut minoritar 2%, e kryer nëpërmjet administratorit të kontestuar Vegim Hoxha dhe Bujar Ejupi.

“Mabco Constructions S.A. nuk ka qenë dhe nuk është në asnjë rast nënkontraktor i shoqërisë VIA, siç tregohet qartë dhe pa asnjë dyshim në nenin 10.7 pika (iv) të Kontratës së Koncesionit. Mabco është ortaku mazhoritar, investitori kryesor, financuesi real dhe subjekti që përmbush kriteret teknike, financiare dhe operacionale mbi të cilat është dhënë vetë koncesioni.

Është detyrë ligjore e autoriteteve qeveritare dhe e Autoritetit Kontraktues (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) të lejojnë dhe të garantojnë aksesin e lirë në hyrje dhe dalje të kantierit, sipas nenit 7.1 pika (b) dhe (c) të Kontratës së Koncesionit.

Mosveprimi i autoriteteve shtetërore ndaj këtij vendimi arbitrar të një ortaku me vetëm 2% të kuotave përbën qartazi mosplotësim të detyrimeve kontraktore nga ana e shtetit shqiptar”, vijon reagimi i shpërndarë nga Behgjet Pacolli.

Biznesmeni thekson se ekipi i tij ligjor ka njoftuar sërish dje Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për këtë situatë, që ai e konsideron të rëndë dhe për dështimin e Policisë së Vlorës që, edhe sot sipas tij, nuk po garanton rendin publik, sigurinë dhe mbrojtjen e pronës së investuar nga Mabco.

“Mabco Constructions S.A. kërkon të besojë në sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e investimeve të huaja dhe jo në VETËGJYQËSI kriminale të Valon Ademit. Do të vazhdojmë të ushtrojmë të gjitha të drejtat tona ligjore, civile dhe penale, ndaj çdo personi ose subjekti që cenon investimin tonë dhe interesin kombëtar të projektit”, përmbyllet deklarata.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbehgjeti%2Fposts%2Fpfbid02GxfnZeHm6Hta9gMjCwPFsk2xhW4BZ7kQR1dMqvvGG9XqanspTnGitPufv9L4o5Mgl&show_text=true&width=500

Pengesa në Bruksel/ 3 shtete të BE-së nuk japin dritën jeshiIe për Shqipërinë

27 shtete anëtare të BE-së ende po diskutojnë gjendjen e reformave nga institucionet shqiptare përpara se të arrijnë një qëndrim të përbashkët për fillimin e mbylljes së kapitujve të parë në negociatat e anëtarësimit, pas hapjes së 33-ve në nëntor të vitit të kaluar, raporton dtt-net.com .

Por në takimin e sotëm të përfaqësuesve të tyre nga Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE (COELA), “tre shtete anëtare nuk mundën ende të jepnin dritën e gjelbër”, sipas burimeve të një shteti anëtar në Bruksel, lidhur me bisedimet që po vazhdojnë për Raportin e Vlerësimit të Përkohshëm të Standardeve (ang. IBAR) për Grupin 1 të kapitujve negociues, të quajtur ‘Bazat’ (ang. Fundamentals).

Grupi 1 përbëhet nga Kapitulli 5 (Prokurimi Publik); Kapitulli 18 (Statistikat); Kapitulli 23 (Gjyqësori dhe të drejtat themelore); Kapitulli 24 (Drejtësia, liria dhe siguria) dhe Kapitulli 32 (Kontrolli Financiar).

Burimet nuk dhanë detaje të mëtejshme, mbi emrat e vendeve dhe mosmarrëveshjet e sakta mbi gjendjen aktuale të reformave në pesë kapituj negociues, por thanë se 27 përfaqësuesit e shteteve anëtare nga grupi COELA do të takohen përsëri të premten (22 maj) për bisedime të mëtejshme.

Një burim i dytë konfirmoi mosmarrëveshjet dhe mungesën e dritës së gjelbër nga krejt vendete anëtare të BE-së tash për tash.
“Jo, jo ende, COELA nuk ka rënë dakord ende në këtë fazë. Vetëm pas marrëveshjes, dosja shkon te ambasadorët…”, tha burimi i dytë, duke i referuar me fjalën ‘ambasadorët” grupit më të lartë të njohur si COREPER.

Pesë kapitujt negociues të Grupit 1 janë të lidhur me gjendjen aktuale në sistemin gjyqësor të vendit, dhe diskutimet nga shtetet e BE-se po ndodhin në kohën kur tensionet e mëdha midis opozitës dhe qeverisë së Kryeministrit Edi Rama po vazhdojnë.

Përveç akuzave për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar, përvetësim të fondeve shtetërore dhe mashtrim zgjedhor, opozita akuzon gjithashtu Ramën për mbrojtjen e të të akuzuarës nga prokuroria speciale kundër krimit të organizuar(shqip-SPAK) ish-Zëvendëskryeministres dhe ish- Ministres së Infrastrukturës e Energjisë, Belinda Balluku, për shkelje të dyshuara në dy tendera në sektorin e ndërtimit dhe hetime në vazhdim e sipër për disa të tjerë.

Pas presionit të fortë nga opozita dhe kritikave nga organet e BE-së dhe disa anëtarëve të Parlamentit Europian (PE), Rama pranoi ta shkarkonte Ballukun nga detyra këtë vit, por kryeministri ende refuzon që të përmbushë kërkesën e prokurorisë speciale për të hequr imunitetin e saj parlamentar të nevojshëm për arrestimin e saj.

Shqipëria tashmë i ka hapur të gjitha kapitujt negociues për anëtarësim në BE që kur i hapi kapitujt e parë në tetor 2024 dhe qeveria e saj shpreson për anëtarësim në BE deri në vitin 2030.

Ankesa nga Shkupi, Ferit Hoxha gati të shkarkojë ambasadorin Meidani

Denion Meidani raportohet se nuk do te jetë më ambasador i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Burime të A2 nga Shkupi dhe Ministria e Jashtme bëjnë me dije se Meidani do të mbyIIë parakohe detyrën në Shkup.

Jo zyrtarisht thuhet se arsyet e lëvizjes janë ankesat dhe pakënaqesitë e koalicionit Vlen dhe VMRO-së ndaj diplomatit shqiptar për qëndrimet e tij në debatet dhe diskutimet që kanë përfshirë politikën maqedonase e që kanë lidhje me pakënaqësitë e shqiptarëve për çështje të ndryshme, e fundit ajo për gjuhën shqipe.

Mediani mund të emërohet ambasador në Republikën e Kosovës, ndërsa Petrit Malaj në RMV, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht

Po Iëvizte makinën mbrapsht në oborr/ Shqiptari shtyp për vdekje vajzën e tij 2-vjeçe

Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Itali, ku një vajzë e vogël, vetëm 2 vjeçe, humbi jetën në një aksident fatal brenda oborrit të banesës së familjes.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në Bollengo, një zonë pranë Ivreas, në provincën e Torinos. Sipas raportimeve nga mediat italiane, vogëlushja Elodie Kullafi ka dalë papritur në oborr në momentin kur babai i saj, 29-vjeçari Intrit Kullafi, po manovronte makinën në ecje mbrapa për ta çuar në çerdhe.

Përplasja ishte tragjike dhe i shkaktoi plagë fatale të miturës. Prindërit, të shokuar nga ajo që ndodhi, e transportuan menjëherë drejt spitalit të Ivreas, por 2-vjeçarja kishte mbërritur pa shenja jete.

Mjekët luftuan për më shumë se një orë për ta rikthyer në jetë vogëlushen, por fatkeqësisht nuk arritën ta shpëtonin.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes, ndërsa lajmi ka tronditur banorët e zonës dhe komunitetin shqiptar në Itali.

Sipas mediave lokale, familja shqiptare jetonte prej vitesh në Bollengo dhe ishte mjaft e njohur e respektuar nga komuniteti. Kryebashkiaku i qytetit, Luigi Ricca, ka shprehur publikisht dhimbjen dhe solidaritetin me familjen, duke e cilësuar ngjarjen si “një tragjedi që ka prekur të gjithë komunitetin”.

Një ngjarje rrëqethëse që ka lënë pas dhimbje të pafundme dhe ka shkatërruar jetën e dy prindërve shqiptarë brenda pak çastesh.

I drejtuan armën efektivëve! Djali i ish-deputetit të PD shoqëronte Leonard Demën që mbeti i pIagosur

Amadeo Fufi, 28 vjeç, djali i ish-deputetit të PD-së Mhill Fufi, rezulton i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Mamurras, ku mbeti i plagosur shoku i tij Leonard Dema.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, autoritetet kishin administruar më herët të dhëna për vendndodhjen e Leonard Demës, 23 vjeç, i lindur në Mamurras dhe i dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Trentos në Itali për tentativë vrasjeje.

Gjatë ndërhyrjes së forcave operacionale në një karburant përgjatë aksit Mamurras–Laç, i riu ndodhej në automjet së bashku me Amadeo Fufin. Sipas policisë, në momentin e ndërhyrjes, Dema ka tentuar të përplaste me automjet efektivët, duke rrezikuar jetën e tyre.

Në të njëjtën kohë, Amadeo Fufi dyshohet se ka nxjerrë dhe drejtuar një armë zjarri pistoletë në drejtim të shërbimeve policore.

Në kushtet e vetëmbrojtjes, efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke neutralizuar situatën, ku si pasojë është plagosur 23-vjeçari i shpallur në kërkim. Ai është transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, Amadeo Fufi është arrestuar në flagrancë, ndërsa gjatë kontrollit është sekuestruar edhe arma e zjarrit që dyshohet se e posedonte. Hetimet për ngjarjen vijojnë.

Martohet vajza pa dijeninë e të atit? Ilir Shaqiri shtanget LIVE në Ferma VIP (Video)

Balerini i njohur Ilir Shaqiri ka përjetuar një nga momentet më emocionale gjatë qëndrimit të tij në spektaklin Ferma VIP.

Prej thuajse dy muajsh pjesë e formatit, ai e ka shprehur shpesh mallin për familjen dhe sidomos për vajzën e tij, Emily, të cilën e konsideron pikën e tij më të dobët.

Gjatë spektaklit të së hënës, prodùksioni vendosi ta vërë balerinin përballë disa lajmeve të rreme, si pjesë e një shakaje. Njëri prej tyre pretendonte se vajza e tij ishte martuar pa praninë e babait. Edhe pse Iliri u shpreh i bindur se Emily nuk do të merrte një vendim kaq të rëndësishëm pa të, emocionet nuk munguan.

Teksa lexonte lajmin, duart nisën t’i dridheshin dhe sytë iu mbushën me lot, duke treguar qartë ndjeshmërinë dhe lidhjen e fortë që ka me të bijën. Momenti preku jo vetëm fermerët, por edhe publikun që po ndiqte spektaklin.

Pak çaste më vonë, produksioni zbuloi se gjithçka ishte vetëm një shaka. Menjëherë pas kësaj, Iliri u surprizua me një takim emocionues me Emily-n dhe partnerin e saj. Mes përqafimeve dhe lotëve të gëzimit, dy të rinjtë ndanë me të edhe një lajm të bukur: ata kanë nisur të studiojnë dhe të mësojnë gjuhën shqipe.

Kujtojmë se Ilir Shaqiri është një nga figurat më të dashura për publikun shqiptar, i cili fitoi zemrat e audiencës edhe si fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 20 maj 2026

DASHI

Kjo fundjavë do të jetë shansi juaj për të bërë një përparim. Pas një jave të lodhshme pune, të shtunën do të dëshironi të çlìroheni nga stresi përmes sporteve ose një udhëtimi. Në dashuri, Marsi rrit pasionin tuaj, por kini kujdes të mos jeni shumë të drejtpërdrejtë; shmangni lëndimin e ndjenjave të partnerit tuaj me vërejtje të ashpra. E diela do të jetë një ditë e përsosur për t’u rilidhur me një mik nga i cili nuk keni dëgjuar prej kohësh.

DEMI

Do të përballeni me sfida në punë, por edhe me disa çështje bezdisëse për t’u zgjidhur. Dikush mund të përpiqet të testojë aftësitë tuaja duke ju vënë nën presion. Krahasuar me disa javë më parë, tani jeni më të kthjellët dhe konkretë. Do të jetë më e lehtë për ju të trajtoni disa situata të ndërlikuara me mençuri dhe qartësi, pa humbur mendjen.

BINJAKËT

Je plot ide, megjithëse nuk është e lehtë për ty t’i realizosh të gjitha. Rrezikon të ekzagjerosh dhe të mos arrish asgjë. Kaosi mund të mbretërojë në dashuri, veçanërisht për çiftet që kanë debatuar tepër për një kohë të gjatë. Yjet po të ndihmojnë të rifitosh qetësinë, në mënyrë që të mund të diskutosh gjërat me më pak ankth.

GAFORRJA

Ke kaluar disa javë sfiduese, gjatë të cilave të është dashur të përballesh me vonesa ose probleme shëndetësore që të kanë vënë pak në siklet. Megjithatë, tani je padyshim më në paqe dhe jeta jote dashurore do të përfitojë gjithashtu nga kjo harmoni e brendshme e sapogjetur. Do të jesh më i prirur të angazhohesh në biseda konstruktive me partnerin tënd.

LUANI

Pasioni dhe energjia po rigjallërohen në këtë fazë, pjesërisht falë yjeve që lehtësojnë iniciativat tuaja dhe ju bëjnë më të vendosur. Ka ende disa çështje që lidhen me punën për t’u zgjidhur, të cilat mund të gjenerojnë më tej tension. Mbani nervat nën kontroll dhe shmangni reagimet impulsive që mund ta përkeqësojnë situatën. Mos i merrni tensionet që lindin në punë në jetën tuaj dashurore. Ju dalloheni për ambicien tuaj, madje edhe në fundjavë. Të shtunën, mund të tërhiqeni nga kontrollimi i email-eve ose nga mendimi për projekte të reja pune. Mundohuni të bëni një pushim! Energjia juaj duhet të drejtohet drejt dashurisë dhe argëtimit. E diela premton të jetë një kohë e shkëlqyer për të tërhequr vëmendjen në një ngjarje shoqërore. Në frontin romantik, pasioni po rritet, por përpiquni të mos jeni shumë të përqendruar te vetja: partneri juaj ka nevojë për vëmendje dhe vlerësim.

VIRGJËRESHA

Koha për vendime të mëdha po afron për Virgjëreshat. Ju duhet të bëni një hap përpara, por edhe të bëni atë kërcim në cilësi që keni pritur. Në dashuri, dëshira për të komunikuar me partnerin tuaj dhe për të ndarë momente të rëndësishme me të kthehet. Merrni kohën tuaj nëse ka vendime vendimtare për të marrë. Mos lejoni që presionet e jashtme t’ju ndikojnë.

PESHORJA

Peshorja sheh shumë rrugë drejt suksesit, si në punë ashtu edhe në dashuri. Është e vërtetë që po dilni nga një fazë e shënuar nga ndryshime të mëdha, por edhe nga pasiguri të konsiderueshme, por tani keni një ide shumë më të qartë se çfarë doni të bëni sesa disa javë më parë. Këto ndryshime mund të jenë katalizatori për përvoja tërheqëse. Gjysma e dytë e javës do të jetë padyshim më intriguese se e para për Akrepin, veçanërisht nëse ka vendime për të marrë. Në dashuri, dialogu dhe angazhimi kthehen, me kusht që të mos ketë pasur situata të pakthyeshme ditët e fundit. Nuk ju mungon energjia dhe vendosmëria, por dini si ta kanalizoni atë në mënyrën e duhur për të korrur përfitimet.

SHIGJETARI

Dëshira juaj për liri është dëshira për aventura. E shtuna do të jetë mundësia e përsosur për të planifikuar një arratisje nga rutina e përditshme. Do të dëshironi diçka të re dhe të freskët. Lidhur me punën, një mesazh pozitiv mund të vijë në një kohë të papritur. Në dashuri, yjet sugjerojnë se beqarët do të jenë me fat: optimizmi juaj do të tërheqë njerëz pozitivë. E diela do të jetë tërësisht për qetësi dhe argëtim.

BRICJAPI

Kjo fazë e jetës suaj do të karakterizohet nga vendime dhe zgjedhje të rëndësishme që do të formësojnë të ardhmen tuaj. Java e ardhshme do të jetë vendimtare për sqarimin përfundimtar të situatave të caktuara, por edhe për një pastrim të përgjithshëm që do t’ju kërkojë të krasitni drurin e vdekur. Në dashuri, kërkohet durim dhe kujdes në përdorimin e fjalëve.

UJORI

Ju ende ndiheni nën shumë presion, pjesërisht sepse puna ju shtyn të teproni me gjërat, por zgjedhjet tuaja nuk vlerësohen gjithmonë nga të tjerët. Në dashuri, një periudhë dialogu dhe diskutimi të qetë me partnerin tuaj do të ishte e dobishme, veçanërisht nëse vini nga një periudhë e karakterizuar nga tensioni dhe nervozizmi. Do të nevojitet shumë mençuri dhe njëfarë savoir faire me partnerin tuaj.

PESHQIT

Sidomos në gjysmën e dytë të javës, do të jeni në gjendje të fitoni konfirmime interesante në shumë mënyra, si në karrierën tuaj ashtu edhe në jetën tuaj dashurore. Çiftet që po përjetojnë vështirësi, veçanërisht gjatë fundjavës, mund të rizbulojnë njëfarë mirëkuptimi dhe dëshirën për të ndarë momente të bukura së bashku. Gjithashtu do të jetë e mundur të nisni projekte të reja.

“Erdhi drejt meje dhe më goditi”/ Mori 7 plagë në trup pas suImit brenda trenit në Angli, futbollisti shqiptar rrëfen tmerrin

“Isha në tren, kur papritmas, dikush erdhi mbi shpatullën time dhe më goditi me thikë”.

Ky është rrëfimi i futbollistit shqiptar Jonathan Gjoshe, i cili teksa kujton ngjarjet e llahtarshme të 1 nëntorit të vitit të kaluar. Vetëm pak javë pas fillimit të sezonit të tij të parë te “Scunthorpe United”, 23-vjeçari kishte udhëtuar nga Doncaster për në shtëpinë e tij në Londër. Por rreth një orë pas fillimit të udhëtimit, ndodhi e paimagjinueshmja. Gjoshe ishte midis 11 pasagjerëve të plagosur rëndë në një sulm me thikë në një tren ndërsa ai udhëtonte nëpër Cambridgeshire.

“Më goditën me thikë në shpatull fillimisht. Mbaj mend që kërceja mbi tavolinë, mbi karrige. Po vrapoja nëpër korridor, duke u thënë njerëzve: ‘Është një djalë me thikë, ikni, më kanë therur, ikni, ikni, ikni’. Po bërtisja. Mendoj se isha personi i parë që u ther. Ndjeva dhimbjen. Por adrenalina hyri brenda”, i thotë ai BBC Sport në një intervistë ekskluzive.

Gjoshe kujton se, pavarësisht paralajmërimit që u kishte bërë pasagjerëve të tjerë, disa menduan se ishte shaka në fillim, sepse një ditë më parë ishte festa e Halloween.

“Disa njerëz vrapuan, disa thjesht qëndruan aty, por unë mendova se ai po vinte për mua. E vetmja gjë që mendoja ishte të vrapoja për të shpëtuar jetën time, të zbrisja nga ai tren. Sapo zbrisja në vagonin e parë ose të dytë, aktivizova alarmin dhe isha thjesht i mbuluar me gjak. Mendoja se nuk do ta shihja më familjen time nëse vdisja, dhe ky ishte shqetësimi im kryesor. Normalisht do të kthehesha me makinë në Londër. Ishte hera e parë që hipja në tren për t’u kthyer. Sa mundësi ka që kjo të ndodhë? Është çmenduri”, rrëfen Gjoshe.

Treni bëri një ndalesë emergjente në Huntingdon ku u prit nga policë të armatosur. Pasi iu dha ndihma e parë nga një pasagjer tjetër, Gjoshe arriti të dilte vetë në parkingun e stacionit, nga ku ndihmësit mjekësorë e çuan me urgjencë në spital.

Vetëm pas operacionit ai mësoi se kishte pësuar shtatë plagë në biceps, shpatull dhe krah. Thika, iu tha nga mjekët, kishte kaluar nëpër muskul duke qenë shumë afër prekjes së një nervi në krahun e tij.

Kur u pyet nëse kishte frikë se karriera e tij si futbollist mund të mbaronte, ai tha: “Isha shumë i shqetësuar. Vetëm mendoja, ‘çfarë dëmtimi më ka ndodhur?’ Nuk kisha idenë derisa bëra operacionin. Ata thanë, ‘Nuk është shumë për shkak të nervit. Je shumë me fat’”.

Në ditët që pasuan, Gjoshe kujton: “Ata u detyruan të më zhvendosnin nga një repart në tjetrin për shkak të mediave që po vinin atje duke më kërkuar”.

Pasi doli nga spitali, Gjoshe iu nënshtrua disa muajsh rehabilitimi, duke u rikthyer në stërvitje të plotë vetëm në mars, diçka që ai e përshkruan si “një lehtësim të madh.

“Fillova të lëvizja krahun, ditë pas dite po përmirësohej. Ishte një ndjenjë e mrekullueshme”, tha ai.

Pavarësisht se e përballoi atë që ka përjetuar me stoicizëm mbresëlënës, Gjoshe nuk ka hipur në tren që nga sulmi masiv me thikë.

“Nuk do ta doja tani. Nuk i dihet kurrë. Është më mirë të jesh i sigurt. Thjesht nuk mund t’i besoj asgjëje tani”, shprehet ai./ Top Channel

I kanë dhënë fund lidhjes përfundìmisht? Mateo dhe Brikena thyejnë heshtjen

Mesa duket Brikena dhe Mateo jo vetëm që nuk janë ndarë, por po i japin fund zërave në mënyrën e tyre.

Pas ditësh aludimesh në rrjet për një krizë mes çiftit të krijuar në “Big Brother VIP Albania”, dyshja ka vendosur të reagojë me detaje që nuk kanë kaluar pa u vënë re nga fansat.

Fillimisht ishte Brikena ajo që tërhoqi vëmendjen, pasi ndryshoi fotografinë e profilit në Instagram duke vendosur një imazh romantik me Mateon, të realizuar me Inteligjencë Artificiale.

Një veprim që u interpretua menjëherë nga ndjekësit si një mesazh i qartë se lidhja e tyre vazhdon. Por surpriza nuk mbaroi aty. Edhe Mateo ka bërë një tjetër lëvizje që ka ndezur rrjetin.

Ai publikoi në InstaStory një screenshot nga një telefonatë me Brikenën, ku shfaqet fotografia e saj në ekran dhe mbishkrimi i ndjerë: “Më mungon @itsbriki”.