“Në skenë edhe Xhensila Myrtezaj – Si kanë pastruar ArIinda Meko Kola dhe Alfred Mezini paratë e korrupsionit të AKSHI-t, skema që sfidon SPAK-un! Ja faturat!”

Ashtu siç sinjalizuam disa ditë më parë, Prapaskena sjell evidenca me natyrë penale mbi një skemë të dyshuar evazioni fiskal, faturimesh fiktive, falsifikimi dokumentacioni, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, të kryer nga Arlinda Guri Meko, në bashkëpunim me bashkëjetuesin dhe bashkëpunëtorin e saj Alfred Rushit Mezini.

Arlinda Meko ka vepruar si derivat dhe kamuflim i Bedri dhe Rogers Rryta, babë e bir, pronar i një rrjeti kompanish me aktivitet të dyshimtë, përfshirë edhe kompaninë Mega Distribution shpk. Përmes faturimeve fiktive, shpesherë jashtë objektit të veprimtarisë së kompanive, Arlinda Meko (Kola) ka mundësuar pastrimin e jo vetëm parave të korrupsionit të AKSHI-t, por edhe të aktiviteteve të tjera të paligjshme.

Nga analiza e dokumentacionit, ekstrakteve të QKR-së, pasqyrave financiare, pasqyrave analitike të blerjeve/shitjeve dhe informacioneve të administruara, rezulton ekzistenca e një mekanizmi të organizuar financiar dhe tatimor, i cili dyshohet se ka funksionuar për disa vite nëpërmjet:

-faturimeve fiktive;

-kreditimit artificial të TVSH-së;

-përdorimit të dokumentacionit të falsifikuar;

-qarkullimit të padeklaruar të parave;

-fshehjes së të ardhurave;

-si dhe përdorimit të personave dhe shoqërive të lidhura.

Rrethana faktike

Arlinda Meko (Kola) rezulton pronare e shoqërisë “Bicontal Solution” sh.p.k., NIPT: L21312016B, me adresë: Rruga Sami Frashëri, Pallati Titan Konstruksion, Zona Kadastrale Nr.8380, Kati 10, Apartamenti 34. Sipas ekstraktit të QKR-së, disa ndryshime gjatë veprimtarisë së saj janë: Depozitimi i certifikatës familjare date 15.05.2018 ku vertetohet ndryshimi i mbiemrit te ortakes dhe administratores, nga “Arlinda Kola” në “Arlinda Meko”.

Depozitimi i vendimit date 06.02.2019, ku është vendosur, ndryshimi i adresës kryesore te ushtrimit te aktivitetit te shoqërisë, nga Njësia bashkiake nr.5, Rruga Muhamet Gjollesha, Pallati Moskat nr.1, Shkalla 2, Kati 2 Apartamenti 11, në rruga Sami Frashëri, Pallati Titan Konstruksion, Zonë Kadastrale Nr.8380, Kati 10, Apartamenti 34 dhe ndryshimin e adresës së e-mail-it në kola.arlinda@gmail.comDepozitimi i vendimit të asamblesë së përgjithshme, datë 12.06.2019, ku është vendosur: ndryshimi i numrit të kontaktit. Telefon ishte (“0694263880”) u bë (“0692075194”)

Alfred Mezini, ushtron profesionin e avokatisë i regjistruar në QKR si person fizik, NIPT L62203028F dhe numër kontakti 0672174884.

Rezulton gjithashtu se znj. Arlinda Meko është pjesë e ekipit të punës së shoqërisë “Albanian Consultancy”, NIPT: L41310001P, me administrator shtetasin Gentian Barjamaj, shoqëri me aktivitet në fushën e auditimit, kontabilitetit dhe konsulencës fiskale.

Nga informacionet dhe dokumentacioni i pasqyrave analitike të blerjeve/shitjeve, transfertave financiare dhe informacionit të administruar, rezulton se skema e dyshuar e evazionit fiskal dhe kreditimit artificial të TVSH-së funksiononte nëpërmjet një mekanizmi të organizuar financiar ndërmjet shoqërive “Mega Distribution”, “Alban Construzioni”, “FASTECH” sh.p.k. dhe “SOFT SOLUTION” sh.p.k.

Skema e faturimeve fiktive dhe pastrimit të parave

Konkretisht, “Mega Distribution” lëshonte fatura tatimore me TVSH ndaj subjekteve të sipërcituara për punime, shërbime apo situacione teknike të dyshuara si fiktive ose të pambështetura me dokumentacion real teknik dhe ekonomik.

Pas lëshimit të faturave:

-subjektet përfituese kryenin pagesat nëpërmjet sistemit bankar drejt llogarive të “Mega Distribution”, duke krijuar në dukje transaksione të rregullta tregtare;

-këto pagesa përdoreshin për të justifikuar kreditimin e TVSH-së dhe uljen artificiale të detyrimeve tatimore të shoqërive përfituese;

-më pas shumat e transferuara tërhiqeshin cash nga llogaritë e “Mega Distribution”;

-dhe sipas informacioneve të disponuara, pjesa kryesore e shumave u rikthehej subjekteve paguese pa komponentin e TVSH-së.

Në këtë mënyrë subjektet që merrnin faturat përfitonin kreditim artificial të TVSH-së dhe rritje fiktive të shpenzimeve, ndërsa organizatorët e skemës përfitonin vlerën e TVSH-së dhe diferenca monetare të padeklaruara.

Për ta bërë më të qartë mënyrën e funksionimit të skemës së dyshuar, po japim një shembull ilustrues:

Në rast se një subjekti i pritej një faturë fiktive në vlerën totale 10,000,000 lekë me TVSH, kjo shumë përfshinte rreth 1,666,667 lekë TVSH dhe rreth 8,333,333 lekë vlerë bazë të faturës. Subjekti që merrte faturën kryente pagesën e plotë nëpërmjet bankës drejt llogarisë së “Mega Distribution”, duke krijuar në dukje një transaksion të rregullt tregtar. Në dokumentacion rezultonte sikur kanw shitur çokollata dhe biskota, ndërkohë që ekzistojnë dyshime të forta se këto blerje nuk janë kryer realisht.

Në këtë mënyrë, subjekti përfitonte dy avantazhe financiare ulte artificialisht fitimin e tatueshëm duke e regjistruar faturën si shpenzim biznesi si dhe përfitonte kreditim të TVSH-së prej rreth 1,666,667 lekësh, duke ulur detyrimet që duhej t’i paguante shtetit.

Më pas, sipas mekanizmit të dyshuar, pasi shuma kalonte në llogaritë bankare të “Mega Distribution”, paratë tërhiqeshin cash nga Arlinda Meko dhe personat e lidhur me të. Nga informacionet e administruara rezulton se pjesa më e madhe e shumës, konkretisht rreth 8,333,333 lekë, u rikthehej në dorë subjekteve paguese jashtë sistemit bankar, ndërsa organizatorët e skemës mbanin për vete vlerën e TVSH-së dhe komisione të konsiderueshme monetare për çdo faturë të prerë.Pra, praktikisht biznesi që merrte faturën fitonte ulje të taksave dhe justifikim artificial të shpenzimeve, ndërsa organizatorët e skemës përfitonin para cash të padeklaruara nga TVSH- ja dhe komisionet.

Ky mekanizëm dyshohet se është përdorur në mënyrë të përsëritur dhe të organizuar për të krijuar faturime fiktive, për të shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit, për të fshehur qarkullimin real monetar dhe për të gjeneruar të ardhura të padeklaruara në vlera të konsiderueshme.

Nga analiza e pasqyrave analitike të blerjeve dhe shitjeve ndërmjet “Mega Distribution” dhe “Alban Construzioni”, NIPT: J61904069R, rezulton se gjatë vitit 2021 janë deklaruar fatura shitje në vlerën totale 66,901,747 lekë me TVSH.

Nga kryqëzimi i faturave rezulton një model i përsëritur dhe i organizuar faturimi, i cili ngre dyshime të forta për transaksione fiktive me qëllim kreditimin artificial të TVSH-së.

Konkretisht konstatohet se:

-faturat janë lëshuar pothuajse gjithmonë në datën 1 të muajit;

-në të njëjtën ditë janë prerë deri në shtatë (7) fatura;

-numrat serialë të faturave nuk ndjekin rendin normal kronologjik;

-mungon logjika ekonomike dhe operative e transaksioneve, ndërsa dokumentacioni teknik mbështetës rezulton i munguar ose i dyshimtë.

Nga pasqyra analitike e blerjeve për periudhën Prill 2021 Dhjetor 2021 rezultojnë ndër të tjera këto fatura:

Nr. Serie – Vlera me TVSH – Datë

98018704-3,840,000 lekë – 01.06.2021

98018654-4,560,000 lekë – 01.06.2021

98018601-3,300,000 lekë – 01.06.2021

98018602-3,000,000 lekë – 01.06.2021

84761490-3,600,000 lekë – 01.06.2021

98018705-2,719,747 lekë – 01.06.2021

98018710-7,620,000 lekë – 01.06.2021

Po kështu rezultojnë:

98018607-4,140,000 lekë – 01.11.2021

84761497-4,560,000 lekë – 01.11.2021

84761498-3,960,000 lekë – 01.11.2021

98018720-2,400,000 lekë – 01.11.2021

98018667-2,100,000 lekë – 01.11.2021

98018619-3,840,000 lekë – 01.11.2021

98018620-3,522,000 lekë – 01.11.2021

Mënyra e përsëritur e faturimit, përqendrimi i faturave në të njëjtën datë, mungesa e rendit kronologjik të serive, mungesa e dokumentacionit teknik justifikues, si dhe qarkullimi i shumave nëpërmjet transfertave bankare të ndjekura nga tërheqje cash, krijojnë dyshime të arsyeshme se kemi të bëjmë me transaksione fiktive dhe një skemë të organizuar evazioni fiskal.Punime fiktive për të kamufluar faturat

Nga burime të brendshme rezulton se një pjesë e faturave janë shoqëruar me situacione punimesh të dyshuara si fiktive. Sipas informacionit të disponuar, situacionet janë vulosur me vulën e administruar nga znj. Arlinda Meko, ndërsa firmat janë falsifikuar në emër të ing. Arben Bejko, pa dijeninë dhe autorizimin e tij. (Arben Bejko me numër ID F70309103E dhe numër kontakti: 0692025955).

Nëse provohet, ky veprim përbën falsifikim dokumentesh dhe përdorim dokumentesh të falsifikuara me qëllim përfitimin financiar dhe tatimor.

Gjithashtu, nga informacionet e administruara rezulton se administratori i “Alban Construzioni” i ka kërkuar znj. Meko prerjen e faturave dhe situacioneve përkatëse për shumën 30,000,000 lekë, me qëllim justifikimin e pagesave të kryera nëpërmjet sistemit bankar, të cilat deri në mbylljen e bilancit rezultonin të pajustifikuara.

Po ashtu rezulton se largimi i znj. Meko nga subjektet “Mega Distribution” dhe “Alban Construzioni” ka ndodhur pas evidentimit të problematikave të mësipërme dhe heqjes së autorizimeve të përfaqësimit.

Theksojmë gjithashtu se gjatë viteve 2014-2021 bilancet e “Mega Distribution” janë audituar nga “Albanian Consultancy”, ku znj. Meko rezulton pjesë e ekipit të punës, duke krijuar dyshime serioze për konflikt interesi dhe mbulim të veprimtarisë së dyshuar abuzive.

E njëjta skemë rezulton edhe me subjektin “FASTECH” sh.p.k., NIPT J81609010U.

Nga analiza e dokumentacionit rezulton se gjatë vitit 2021 “Mega Distribution” ka deklaruar fatura shitje ndaj “FASTECH” në vlerën totale 274,224,000 lekë me TVSH.

Edhe në këtë rast konstatohet i njëjti model:

prerje masive faturash;

data të përsëritura;

mungesë kronologjie në seritë e faturave;

mungesë dokumentacioni teknik;

si dhe dyshime për situacione fiktive punimesh.

Nga pasqyra analitike për periudhën Maj 2021 – Dhjetor 2021 rezultojnë ndër të tjera:

84761472-9,360,000 lekë – 01.05.2021

847634817,080,000 lekë – 01.05.2021

84761427-8,148,000 lekë – 01.05.2021

84763482-8,136,000 lekë – 01.05.2021

84763487-6,840,000 lekë – 01.05.2021

98018653-12,648,000 lekë – 01.05.2021

84763492-9,000,000 lekë – 01.05.2021

Po kështu rezultojnë:

84761442-9,828,000 lekë – 01.08.2021

84763498-13,104,000 lekë – 01.08.2021

84761433-14,742,000 lekë – 01.08.2021

84761489-11,466,000 lekë-01.08.2021

84761499-3,876,000 lekë-01.08.2021

98018716-3,804,000 lekë – 01.08.2021

98018717-6,240,000 lekë-01.08.2021

98018659-4,560,000 lekë-01.08.2021

Gjithashtu:

84761488-13,104,000 lekë-01.09.2021

84761444-13,104,000 lekë – 01.09.2021

Edhe në këtë rast, mënyra e organizimit të faturave krijon indicie të qarta për ekzistencën e një mekanizmi të strukturuar faturimesh fiktive dhe kreditimi artificial të TVSH-së.

Skema me SOFT SOLUTION

Rezulton se e njëjta situatë është evidentuar edhe me subjektin “SOFT SOLUTION” sh.p.k., NIPT L11328009F. Nga informacionet e disponuara rezulton se skema funksiononte në këtë mënyrë: shoqëritë kryenin pagesat drejt “Mega Distribution”. Më pas shumat tërhiqeshin cash dhe riktheheshin tek subjektet përkatëse pa vlerën e TVSH-së, ndërsa përfitimi i TVSH-së mbahej nga organizatorët e skemës.Gjithashtu, sipas informacionit të administruar, dokumentacioni është shoqëruar me falsifikim vulash, firmash dhe kontratash.

Theksojmë gjithashtu se nga viti 2020 bilancet e shoqërisë “FASTECH” shpk janë audituar nga z. Gentian Barjamaj, pra shoqëria “Albanian Consultancy”, sipas historikut të QKR-së. Pra ku është pjesë në ekipin e punës edhe znj. Meko (Kola), duke justifikuar të gjitha veprimet abuzive të saj.

Makina dhe apartamente

Nga burime dhe informacione të tjera rezulton se gjatë viteve 2020-2021 znj. Arlinda Meko ka blerë automjete tip VOLVO XC40 me targa AB771BL dhe AA384YC në emër të shoqërisë “Bicontal Solution”.

Nga burime dhe informacione të tjera që disponojmë, znj. Meko (Kola), ka hipotekuar me vendimin nr. 1023 datë 15.06.2021, apartament në Rrugën Hamdi Sina, Farkë. Po në këtë godinë janë ipotekuar me vendimet nr. 1020/1021/1022 datë 15.06.2021, tre (3) apartamente në emër të Lumturi Ahmet Mezini, mamasë së Alfred Mezinit (bashkëjetuesi dhe bashkëpunëtori të znj. Meko Kola. Bashkëlidhur informacioni)

Pra lind pyetja me çfarë të ardhurash janë blerë 3 apartamente nga mamaja e Alfred Mezinit??? Kjo kërkon një hulumtim të pagesave të kryera për blerjen e 3 apartamenteve dhe burimin e të ardhurave nga Lumturi Ahmet Mezini.

Këto elemente krijojnë dyshime për pasuri të pajustifikuara me të ardhurat e deklaruara dhe kërkojnë hetim financiar të burimit të fondeve.

Znj. Arlinda Meko rezulton gjithashtu përfaqësuese ligjore e shoqërisë “IAQENDRO TIRANA” sh.p.k., NIPT K71708015M, me administrator shtetasin grek Nikolaos Prapas që nga data 20.03.2018. (bashkëlidhur vendimi i asamblesë së përgjithshme sipas ekstratit të QKR).

Ndërsa më datë 11.10.2018, nëpërmjet së cilës shoqëria “IAQENDRO TIRANA” sh.p.k., përfaqësuar nga Administratori Z. Nikolaos Prapas i jep kompetencë znj. Arlinda Meko që ta përfaqësojë në bazë të tagrave që i lejon kjo prokurë, znj. Arlinda Meko, përveçse është përfaqëusese ligjore e kësaj shoqërie me aktivitet “Shërbime mjekësore. Hapja e klinikave mjekësore me shume specialitete diagnostikuese, laparoskopi, insiminim in Vitro, laborator analizash gjenetike dhe te te gjitha llojeve te tjera, import- eksport dhe tregtim te materialeve dhe te aparaturave e medikamenteve mjekësore.”, mban aktivitetin ekonomiko-financiar dhe mbylljen e pasqyrave financiar që nga viti 2018.

Nga listëpagesat e punonjësve të kësaj shoqërie konstatohet se administratori dhe ortaku, z. Nikolaos Prapas, deklarohet dhe paguhet prej 30,000 lekë, pra me pagë minimale, në kundërshtim të plotë të ligjit Nr.7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Konstatojmë gjithashtu se punonjësja e kësaj shoqëria Albina Doka, me profesion infermiere, deklarohet po me pagë prej 30,000 lekë.

Nga dokumentacioni dhe informacionet e administruara rezultojnë indicie për:

-deklarime fiktive pagash minimale;

-punësim informal;

-shitje pa dokumentacion fiskal;

-të ardhura të padeklaruara;

-dhe ushtrim aktiviteti në kundërshtim me legjislacionin përkatës.

Nga informacionet e disponuara rezulton gjithashtu se Arlinda Meko dhe Alfred Mezini ushtronin aktivitet të përditshëm në klinikë pa rezultuar të deklaruar si punonjës.Po ashtu ekzistojnë dyshime për:

-shitje medikamentesh pa pullë fiskale;

-të ardhura cash të padeklaruara;

-dhe transport ndërkufitar të shumave monetare drejt Greqisë nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë.

Pastrim masiv parash

Nga burime dhe informacione të tjera që disponojmë, konstatohet se znj. Arlinda Meko dhe Alfred Mezini (bashkëjetuesi dhe bashkëpunëtori), përgjatë viteve 2019-2022, kanë kryer veprën e “pastrimit të parave”, duke transportuar në rrugë tokësore nëpërmjet kalimit nga pika kufitare Kapshticë drejt Selanikut ku është dhe vendodhja e ortakëve te shoqërisë “IAQENDRO TIRANA” sh.p.k., (Z. Nikolaos Prapas) fitimet e padeklaruara të shoqërisë, ose kur Z. Nikolaos Prapas vjen për të kryer ekzaminimet. Kjo vërtetohet nga sistemi TIMS për të gjitha kalimet e makinës me targa AA384YC dhe AB771BL, me përdorues Alfred Mezini. Gjithashtu znj. Arlinda Meko dhe Alfred Mezini, paratë e padeklaruara i mbajnë në apartamentet e tyre respektive.

Nga pasqyrat financiare të “IAQENDRO TIRANA” konstatohet një rritje e pazakontë e fitimit neto:

viti 2019: 276,737 lekë;

viti 2020: 3,049,074 lekë;

viti 2021: 35,850,888 lekë.

Rritja shumëfish e rezultatit financiar, e kombinuar me indiciet për të ardhura të padeklaruara dhe shitje pa faturë tatimore, krijon dyshime serioze për fshehje të ardhurash, evazion fiskal dhe qarkullim informal monetar.

Në kushtet kur elementët e mësipërm krijojnë dyshime të arsyeshme për konsumimin e veprave penale dhe shkeljeve të rënda fiskale, kërkohet:

-nisja e një hetimi të plotë financiar dhe tatimor;

-kryqëzimi i faturave dhe transfertave bankare;

-verifikimi i dokumentacionit teknik dhe fiskal;

-kontrolli i pasurive dhe burimit të tyre;

-administrimi i të dhënave TIMS;

-si dhe verifikimi i deklarimeve tatimore, listëpagesave dhe lëvizjeve financiare të personave dhe subjekteve të sipërcituara.

Në skenë Xhensila Myrtezaj

Në datën 06.03.2026, rezulton se Arlinda Meko dhe Alfred Mezini (bashkëjetuesi dhe bashkëpunëtori i saj), dyshohet se kanë riinvestuar një pjesë të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, nëpërmjet blerjes së aktivitetit të një qendre dermoestetike në zonën e Liqenit të Thatë, Tiranë, konkretisht subjektit “Silabel” (sipas informacioneve të disponuara, qendër e lidhur më parë me shtetasen Xhensila Myrtezaj), duke vijuar aktivitetin me emërtimin “Areal Aesthetic Clinic”, me NIPT M61506037E dhe kapital të deklaruar 1,000 lekë.Nga analiza paraprake dhe informacionet e administruara, krijohen dyshime të arsyeshme se ky investim mund të jetë përdorur me qëllim fshehjen ose legalizimin e origjinës së të ardhurave të dyshuara si produkte të veprimtarisë së paligjshme. Në këtë kuadër, blerja e një klinike estetike në një nga zonat me vlerat më të larta të tregut në Tiranë, ku investime të ngjashme dhe aktivitetet përkatëse vlerësohen në shuma që variojnë nga rreth 500,000 euro deri në mbi 1,000,000 euro, përbën një element me rëndësi për hetim të thelluar financiar dhe pasuror, lidhur me burimin e fondeve, mënyrën e financimit të transaksionit dhe deklarimet përkatëse tatimore e bankare./Marrë nga “Prapaskena”

Tragjedi në vendin fqinj, humb jetën në kantierin e ndërtìmit punëtori shqiptar, baba i dy fëmijëve

Një 46-vjeçar shqiptar, vdiq sot (18 maj) në Greqi, ndërsa ishte duke punuar një projekt ndërtimi të rrjetit të ujërave të zeza në shpatin e Janinës.

Sipas ERT, punëtori 46-vjeçar me origjinë shqiptare dhe baba i dy fëmijëve, ishte duke gërmuar kur dheu u fundos dhe e shtypi për vdekje.

Ekipet e shpëtimit dhe një ambulancë e EKAB-së shkuan me nxitim në vendngjarje, ndërsa u bënë përpjekje për ta ringjallur atë me ndërhyrjen e shpejtë CPR, por fatkeqësisht pa sukses.

Personi përgjegjës i kantierit të ndërtimit është arrestuar në lidhje me rastin, ndërsa një hetim paraprak për rrethanat e sakta të aksidentit është duke u zhvilluar, sipas të njëjtave burime.

Në vendngjarje shkoi edhe një ekip nga administrata e Qendrës së Punës së Janinës, e cila po kërkon një hetim për shkaqet dhe atribuimin e përgjegjësisë.

Edi Rama po mbron Linda Ramën nga qeIia, emri i bashkëshortes së kryeministrit ka dalë në “furgonët” e

Edi Rama po mbron Linda Ramën nga qelia, emri i bashkëshortes së kryeministrit ka dalë në “furgonët” e përgjimeve për tenderat te AKSHI, gazetari nxjerr prapaskenat e forta, si u detyrua Gjykata e Lartë të lironte Karçanajn
Gazetari Basir Çollaku ka publikuar një shkrim ku ngre pikëpyetje të forta mbi zhvillimet e fundit hetimore dhe vendimet gjyqësore që lidhen me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Sipas gazetarit, në përgjimet ambientale të dosjes hetimore ka dalë edhe emri i bashkëshortes së Kryeministrit, Linda Rama. Çollaku analizon ndryshimin e fundit të masës së sigurisë për ish-drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila u la në masën “detyrim paraqitjeje” nga Gjykata e Lartë. Gazetari hedh dyshime se ky vendim erdhi pas presioneve dhe ndërhyrjeve për të mbrojtur Karçanajn, me qëllim që hetimet të mos shtrihen më tej drejt familjes kryeministrore.

Shkrimi i plotë i gazetarit Basir Çollaku

“A po mbron Linda Ramën nga qelia Edi Rama ?! Linda Rama, Linda Balluku, Linda Karçanaj. Cilën po përpiqet të mbrojë nga burgu Edi Rama?! Nëpër takime rastësore në Evropë teksa përpiqet të bëjë liderin e madh, Ramën tashmë po e qesëndisin live. Refuzimin e ka publik. Kthehet në Tiranë dhe turret të mburrë mënyrën e vjedhjes kërdisëse. Prokurimet. Tenderat. Bash për ato tendera ka gjithë qeverinë e gjysmat e bashkiakëve në SPAK. Me forcën e kartonave nga shantazhet e shumta të Ballukut refuzoi heqjen e mandatit të të pandehurës, rrëzoi dy herë IBAR duke marrë refuzim procesit të integrimit nga BE. Detyroi bashkë me Gys koordinator Agasin dhe arsenalin e pafundëm përgjues, Gjykatën e Lartë sadushiane, të ndërronte masën e sigurisë për Karçanajn në detyrim paraqitjeje.

Një ndër të akuzuarit kryesorë të Organizatës Kriminale e la të lirë. Detyroi taborret mediatike të bënin lavazh pafajësie. Një incenerator lëvizës. Përse?! Nuk është sekret. Në ato furgonë me përgjime del edhe emri Linda Ramës. Lidhjet e dyshuara flasin për tenderat e marrë nga baxhanaku i të shoqit. Në një vit janë bërë 800 pagesa nga thesari në këtë adresë biznesi. Diçka më shumë se dy herë në.ditë. Pyetjet janë?! A ka rënë në kurthin e përgjimeve ambientale të hetimit Linda Rama?! A ka dhënë ajo porosi dy Lindave të tjera, të teknologjisë dhe qeverisë, dy të pandehurave të Organizatave Kriminale për qoka tenderash?! A po ecën pak breshkërisht Struktura e Posaçme në këtë drejtim?! A ka heshtur ajo për emrat e Linda Ramës dhe Frangut?! A ka pasur një tentativë për masë sigurie për Linda Ramën?! A po mbrohet Karçanaj dhunshëm me çdo mjet për të mos shkuar te Linda Rama?! Po Ergys Agasi a ka në arkivin e tij, biseda kompromentuese për Lindën e shtëpisë së kryeministrit?! Agasi është një tjetër i kërkuar i patrazuar të cilin as drejtori i ri, që bën policinë bashkiake, as ai që iku, nuk kanë kokërr takati ta arrestojnë, se KM është i vjetri, shefi i të dyve, mbrojtësi i “Gysëve”.

Struktura e Posaçme po përcjell idenë se heton, mbledh prova, pastaj vepron. Ndonëse perceptimi publik, ku nuk mungojnë juristë e ekspertë, komprometon kohën e zgjatur për veprime të dukshme. Nëpër korridoret e Prokurorisë e vërteta është ndryshe nga ajo jashtë mureve të saj, pavarësisht iluzionit transparent të xhamave. Gjithnjë SPAK-ut, po i del një Lindë tepër në librin e të pandehurve! Kjo nuk zgjidhet me negociata por me Gjykata..! Gjithnjë pa e tepruar me pritshmëri magjike, vendimin e gjyqësorit me anemi të pashëruar..! Rezoluta e votuar konsesnualisht ishte një penallti e vjedhur me leje kompleksuese të opozitës nga mazhoranca..Por dukshëm pa rezultat goli në portën e BE.”

“Dua të shkoj në spitaI sepse jam rrëzuar, nuk kam as lekë”/ Si iu përgjigj Selini telefonatës së Shëndritit?

Ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Shëndrit Lumi, i ka bërë një lojë në telefon Selin Bollatit, teksa ishte i ftuar në “S’e Luan Topi”.

Miqësia e tyre e krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por që tashmë ka vijuar edhe jashtë, u provua në gënjeshtrën që banori i bëri në program fitueses së BB VIP 5.

Pjesë nga biseda në telefon:

Shëndriti: Sholina, jam në Top por më ka ndodhur diçka. Jam rrëzuar nga shkallët. Është ajo këmba që kam vrarë edhe tek BBV. Nuk mundem as t’i jap makinës. Nuk kam askënd afër, më ka humbur edhe kuleta në kufi. A ke lekë me vete?

Selin: Po mo, si jo. A të vij të të marr?

Shëndriti: Edhe të më marrësh por edhe të më paguash mjekun, as hotelin këtu se kam paguar.

Selin: Po more unë t’i paguaj të gjitha. Unë jam pak larg se po ha drekë me Gimbon, por erdha

SKANDAL në Psikiatrinë e Tiranës! DaIin pamjet tronditëse, infermierja fyen pacienten: Do të shk* *ej robt(Video)

Një ngjarje tronditëse është bërë publike së fundmi brenda një spitali psikiatrik në Tiranë, ku dyshime të forta janë ngritur mbi mënyrën se si trajtohen pacientët në repartet e shëndetit mendor.

Në pamjet e postuara së fundmi nga JOQ, shihet mënyra barbare se si stafi mjekësor brenda këtij institucioni trajton pacientët.

Sipas kësaj video pacientja refuzon të marrë medikamentet duke pretenduar se është shtatzanë, ndërkohë që infermierja, identiteti i të cilës ende nuk dihet, dëgjohet t’i kthehet me tone të ashpra dhe fjalë fyese, sjellje që bie ndesh me etikën profesionale dhe standardet që duhet të karakterizojnë institucionet shëndetësore.

“Çohu o dreq, mos na bëj si e sëmurë. Je me barrë? Ec se po të shk****ej robt”, dëgjohet t’i thotë infermierja pacientes.

Ndërkohë që thuhet se kjo nuk është ngjarja e parë që regjistrohet brenda këtij spitai. Sipas të njëjtave burime mësohet se ka pasur me dhjetëra raste kur medikamentet u janë dhënë pacientëve nën presion, ndërsa në situata të caktuara është përdorur edhe forcë fizike.

Lidhur me këtë ngjarje skandaloze po ashtu dhe tronditëse pritet një reagim zyrtar nga autoritetet shëndetësore!

VIDEO

“Të pasurova dhe më tradhtove” – Begjet Pacolli suImon ish-mikun e tij, pas përpIasjes së sotme në Aeroportin e Vlorës

Përplasjet mes dy ish-ortakëve, Behgjet Pacolli dhe Valon Lluka, për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës duket se do të vijojnë, dhe konflikti mes tyre vetëm po thellohet.

Mëngjesin e sotëm, përfaqësuesit e kompanisë së Valon Lluka nuk lejuan punonjësit e “Mabco” të futen në kantier. Ky gjest për Pacollin është i papranueshëm dhe ai e konsideron kriminal.

Pacolli shpërtheu ndaj ish-ortakut, duke theksuar se është pasuruar me ndihmën e tij dhe më pas është tradhtuar.

“Tani po të drejtohem ty A nuk të mjaftonte paga prej 30 mijë eurosh (me të gjitha të mirat dhe mirëkuptimin që kishe), por futi duart edhe te tjetërsimi i pronës që nuk është e jotja,” shkruan biznesmeni në postimin e tij.

Ai akuzon më tej Llukan për falsifikim dokumentesh dhe shantazh, duke shtuar se në fund drejtësia do të triumfojë.

Postimi i plotë i Pacollit:

Kjo që po ndodh në Vlorë, ky terrorizim i grupeve kriminale ndaj punonjësve të investitorit të vetëm Mabco (pronarit të 98% të kuotave), i cili është i ekspozuar me mbi 300 milionë euro në Vlorë, i inkurajuar nga vendime gjyqësore të përkohshme, joligjore dhe jokushtetuese, e ka zanafillën te veprimet e pamoralshme, të dënueshme, mashtruese dhe tradhtare të Valon Llukës. Ai erdhi në grupin Mabetex, kaloi nëpër shumë funksione, u pasurua dhe në fund, pas 18 vitesh, tregoi fytyrën e tij të vërtetë dhe tradhtoi besimin që ia kishim dhënë.

Siç po e shihni, prej 9 muajsh jemi duke u përballur çdo ditë me trauma marramendëse, në kërkim të së drejtës dhe në përpjekje për të evituar më të keqen.

Tani po te drejtohem ty, A nuk të mjaftonte paga prej 30 mijë eurosh (me të gjitha të mirat e mirëkuptimin që kishe), por fute duart edhe te tjetërsimi i pronës që nuk është e jotja. Si munde ta shesësh pronën e huaj? Kush të shtyu ta bësh atë? E bëre për një përqindje, ashtu siç të kishte premtuar partneri yt në këtë vepër kriminale, nëse do ta kryenit me sukses këtë akt të shëmtuar.

Ti falsifikove dokumente, vula dhe çdo gjë tjetër. Pse, para se ta kryeje këtë akt të shëmtuar, nuk erdhe të kërkoje ndihmë, si herët e tjera? Ndoshta do të të kisha ndihmuar. Pse e mbajte këtë akt të fshehur për më shumë se 5 muaj, derisa rastësisht e zbuluam, pse unë nuk kisha bërë asnjë hulumtim, sepse kisha besim tek ti?

Ti i përbuze të gjitha: përbuze bujarinë dhe shtëpinë time. Mos harro se drejtësia, herët a vonë, vjen si rrufeja.

Mblodhi mbi 400 mijë USD në GoFundMe/ Policia arreston në Dubai TikToker-in e famshëm shqiptar

Personazhi i njohur në rrjetet sociale, Aleks Visha, ka bërë të ditur se është ndaluar nga autoritetet në Dubai, duke shkaktuar reagime dhe debat të madh në rrjet.

Lajmi u publikua nga vetë Visha përmes një videoje në rrjetet sociale, ku ai shfaqet duke folur për arrestimin e tij, pa dhënë shumë sqarime mbi arsyet konkrete të ndalimitSipas asaj që përmendet në video, ngjarja mund të lidhet me një fushatë bamirësie në platformën GoFundMe, përmes së cilës thuhet se janë mbledhur rreth 450 mijë dollarë për ndihmën ndaj një vajze që po përballet me leuceminë.

Në mbishkrimin e videos së publikuar prej tij thuhet: “Pas një GoFundMe ku u mblodhën 450 mijë dollarë, përfundova direkt në burg. Pse? Dhe tani deportim nga Dubai pas një telefonate ku më quajnë kriminel?”.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në platforma të ndryshme sociale, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim zyrtar apo detaje të plota nga autoritetet lidhur me natyrën e arrestimit. Gjithashtu, mbetet ende e paqartë nëse ndalimi i tij ka lidhje direkte me fushatën bamirëse apo me rrethana të tjera.

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 19 maj 2026

DASHI

Këtë javë, mendja juaj do të jetë e mbingarkuar dhe rrezikoni të shkarkoni tensionin mbi partnerin tuaj: përpiquni të shkëputeni nga problemet përpara se të ndërveproni. Në punë, do të thirreni të merrni vendime nën presion; kini kujdes të mos bini pre e kontrollit. Brenda pak javësh, mbështetja e Jupiterit do të vijë gjithashtu, duke sjellë suksese dhe projekte premtuese në horizont. Lodhja që po ndjeni është kryesisht mendore: sistemi juaj nervor është vazhdimisht i aktivizuar dhe ka nevojë për pushime të vërteta. Mësoni të njihni shenjat e mbingarkesës përpara se ato të bëhen një problem më serioz.

DEMI

Një ditë dinamike, perfekte për ata që duan të jenë sipërmarrës. Do të dëshironi të eksperimentoni në mënyrë që të arrini rezultate të prekshme. Ju presin mundësi interesante karriere, të cilat nuk duhen humbur, ndërsa në dashuri, është thelbësore të shmangni impulsivitetin dhe të jepni përparësi reflektimit. Beqarët do të kenë mundësinë të kuptojnë më mirë dikë që i tërheq.

BINJAKËT

Do të jetë një ditë ku do t’ju duhet të merrni disa vendime thelbësore. Në frontin e punës, do të jetë një e hënë e ngjeshur, ku do të gjendeni në një udhëkryq që ju detyron të bëni një zgjedhje. Mos u besoni instinkteve tuaja, por peshoni me kujdes të mirat dhe të këqijat. Në frontin romantik, ka pasur disa mosmarrëveshje që kanë krijuar një atmosferë të tensionuar. Megjithatë, yjet ju këshillojnë të mos i diskutoni ende ato, pasi mund të përplaseni përsëri. Nëse jeni beqarë, mund të bëni disa takime të reja interesante.

GAFORRJA

Ndjenjat e thella dhe njëfarë cenueshmërie do ta përcaktojnë këtë ditë. Yjet ju mbështesin për të kuptuar më mirë dëshirat tuaja të vërteta. Sa i përket karrierës, do të hapen mundësi të reja, të cilat ia vlen t’i merrni në konsideratë me kujdes. Sa i përket dashurisë, do të keni një mbrëmje ku duhet t’i lini emocionet tuaja t’ju marrin me vete. Beqarët duhet të kufizohen në njohjen e dikujt me të cilin janë lidhur.

LUANI

Do të jeni veçanërisht të frymëzuar dhe intuitivë. Do ta shfrytëzoni plotësisht këtë situatë për të promovuar një projekt të ri pune; jeni të prirur natyrshëm për të marrë iniciativë. Kohët e fundit keni qenë pak të ftohtë ndaj partnerit tuaj; nëse ndjenjat tuaja nuk janë në dyshim, do të duhet të nxitoni për ta bërë partnerin tuaj të ndiejë dashurinë tuaj. Sharmi juaj i kombinuar me zgjuarsinë tuaj do t’ju lejojë të bëni përshtypje te dikush që e gjeni intrigues. Si çift, ju nevojitet stabilitet dhe qartësi; komunikimi funksionon më mirë kur është konkret dhe i lirë nga shqetësimet e panevojshme. Në punë, po shihni përsëri mundësi për përparim, por mos i nxitoni gjërat: stabiliteti ndërtohet hap pas hapi. Ajo që bëni tani do të ketë efekte pozitive në të ardhmen, edhe nëse ato nuk janë menjëherë të dukshme. Mirëqenia juaj varet nga mënyra se si e menaxhoni ngarkesën tuaj mendore: tensioni i tepërt mund të ketë shkaktuar edhe disa sëmundje fizike të kohëve të fundit. Shpërndajeni energjinë tuaj në mënyrë më efektive dhe mos harroni se ngadalësimi nuk do të thotë humbje e kontrollit!

VIRGJËRESHA

Një ditë e qetë: nuk keni pasur një fundjavë të shkëlqyer dhe kjo do t’ju rëndojë shumë. Yjet ju nxisin të bëni minimumin e domosdoshëm në punë dhe, nëse lind ndonjë pengesë, do t’i përballoni ato nesër. Në aspektin romantik, partneri juaj do ta kuptojë situatën tuaj dhe do të përpiqet t’ju gëzojë. Nëse beqarët duan t’i ftojnë të dashuruarit e tyre në një takim, duhet të presin një përgjigje negative; është më mirë të provoni një ditë tjetër.

PESHORJA

Yjet favorizojnë ekuilibrin në të gjitha aspektet e jetës suaj. Sa i përket punës, do të jetë një ditë e favorshme për organizimin dhe planifikimin e angazhimeve. Në dashuri, ka pasur disa keqkuptime që duhen sqaruar përpara se të marrin një rëndësi më të madhe. Nëse jeni beqarë, do të keni një mundësi të mrekullueshme për të takuar dikë interesant; kini kujdes të mos e ekspozoni veten shumë.

AKREPI

Do të përjetoni emocione shumë të forta. Në punë, është më mirë të mos i detyroni rrethanat dhe të mbani kontrollin e situatës, veçanërisht pasi mund të lindë një ngjarje e papritur. Në aspektin romantik, shprehni gjithçka me shumë zell; do të ketë shumë pasion dhe bashkëpunim, por kini kujdes nga xhelozia. Beqarët mund të hasin një person nga e kaluara që mund t’i destabilizojë.

SHIGJETARI

Një ditë kur do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Në punë, një koleg mund të punojë kundër jush pa e ditur pse; do të duhet të jeni gati të reagoni bindshëm. Çiftet e sapokrijuara mund të përballen me krizën e tyre të parë. Nëse ndjenjat janë zbehur ose nuk po shkoni më mirë, yjet ju nxisin të mendoni seriozisht për t’i dhënë fund lidhjes. Kjo e martë do të jetë e pafat për beqarët. Tensioni i kohëve të fundit është gati të lehtësohet dhe komunikimi më i sinqertë midis partnerit tuaj do të kthehet, por shmangni konfrontimet dhe reagimet impulsive! Dyshimet në punë gjithashtu do të pakësohen dhe do të ndiheni përsëri të fuqizuar për të ndikuar në ngjarje. Kjo është koha e përsosur për të rifokusuar qëllimet tuaja, sepse vera do të jetë një kohë e rëndësishme dhe duhet të përgatiteni tani. Një ndjenjë e këndshme lehtësie kthehet; zgjidhni aktivitetet tuaja me kujdes (përtej punës) për të minimizuar stresin.

BRICJAPI

Do të duash të bësh një ndryshim. Për shumë njerëz, puna e tyre aktuale nuk është e kënaqshme; në vend që të pajtohen, kjo do të jetë një mundësi për të kërkuar diçka që ju pëlqen, edhe nëse kjo do të thotë të fitoni pak më pak. Marrëdhënia juaj ka marrë një kthesë për keq; nëse nuk jeni të gatshëm ta diskutoni situatën, kjo mund të jetë një shenjë e gjërave që do të vijnë: veproni në përputhje me rrethanat. Nëse jeni beqarë, do të keni një takim interesant.

UJORI

Dita juaj do të shënohet nga kreativiteti dhe idetë origjinale. Do të jetë koha e duhur për të nisur projekte të reja pune dhe për të parë të ardhmen me optimizëm. Në marrëdhënien tuaj me partnerin/en tuaj, kohët e fundit nuk keni qenë një dëgjues i mirë; kjo do të jetë koha e duhur për të kërkuar falje dhe për të qenë më të hapur. Beqarët do të thirren të dalin nga zona e tyre e rehatisë.

PESHQIT

Energjia juaj do të jetë në rritje dhe do të keni një dëshirë të fortë për të pohuar veten. Kjo do të jetë kohë ideale për të sfiduar veten dhe për të shfaqur punën tuaj. Në dashuri, do të duhet të jeni më pak autoritarë me partnerin tuaj, përndryshe ky qëndrim mund të provokojë një reagim të fortë nga partneri juaj. Nëse jeni beqarë, mund të përqendroheni në zgjuarsinë tuaj.

Historia e tmerrshme qe
tronditi te gjithe! E bi ja b en s€. ks me te atin, por motra tjeter e donte per vete dhe…

Një burrë ka përfunduar në burg pasi kreù marrëd hënie  me bashkëshorten e tij, e cila është vajza e tij.

Mediat amerikane shkruajnë se, Travis Fieldgrove ka pranuar hapur se kishte kryer marrëd hënie me një grua që ishte bashkëshortja dhe vajza e tij.

Ishte viti 2019 kur ai u dënua me dy vite burg për akuzat e incestit. Thuhet se ai filloi një lidhje me vajzën e tij të humbur prej kohësh, e cila kishte arritur që t’a gjente atë.

Fieldgrove u urdhërua të mos kishte kontakt me Samantha Kershner, 21 vjeç, sipas Omaha Herald. Çifti u martua më 1 tetor 2019, në Hastings, Nebraska.

Të dyja palët pranuan se kishte ndodhur incesti, një fakt i verifikuar nga testet e ADN-së. Sipas një deklarate gjyqësore, oficerët e policisë së Grand Island intervistuan Fieldgrove dhe Kershner në shtator pas një informacioni në lidhje me lidhjen e tyre dhe akuzat për incest.

Të dy rrëfyen se ishin të përfshirë në një lidhje romantike dhe seksuale.

Kershner nuk e njihte babain e saj. Ajo i ka treguar policisë sesi afërsisht tre vjet më parë i kishte thënë nënës së saj se donte që të zbulonte se kush ishte i ati dhe donte që t’a takonte.

LEXO EDHE: SHOKUESE! 28-vjeçarja u gjet e gj*kosur buzë rrugës, ngjarja tmerron fëmijët: Bëjne deklaratën tronditëse
Powered by Inline Related Posts
E ëma në ato momente i kishte thënë emrin e Fieldgrove dhe kishin organizuar një takim. Për tre vitet në vijim, ata kishin mbajtur një marrëdhënie baba e bijë.

Që të dy kanë refuzuar që t’i rrëfejnë oficerëve se si marrëdhënia e tyre ka ndryshuar nga prindërore në seksuale, por pranuan se filluan të kryenin marrëdhënie seksuale së bashku.

E bujshme! Arrestohet senatori meksikan i Iidhur me Sinaloan, urdhri 14157 i Trump rrezikon Edi Ramën

Numri i urdhrit ekzekutiv të Donald Trump që i konsideron kartelet e drogës si organizata terroriste është Executive Order 14157, i nënshkruar më 20 janar 2025. Ky urdhër krijoi një mekanizëm ligjor për t’i trajtuar kartelet si kërcënim të sigurisë kombëtare dhe për t’i përfshirë në listën e organizatave terroriste të huaja (FTO) dhe të individëve të dizajnuar si terroristë globalë.

Arrestimi i senatorit meksikan Enrique Inzunza Cazárez në San Diego më 17 maj 2026 ka tronditur opinionin publik ndërkombëtar, duke ekspozuar përmasat e infiltrimit të kartelit të Sinaloas në institucionet shtetërore të Meksikës. Inzunza, një figurë e lartë politike dhe ish-sekretar i përgjithshëm i Sinaloas, akuzohet nga gjykata federale e SHBA për konspiracion në importimin e narkotikëve dhe posedim armësh të rënda, me lidhje direkte me fraksionin “Los Chapitos”, bijtë e Joaquín “El Chapo” Guzmán. Hetimet zbuluan se ai nuk vepronte i izoluar: së bashku me të paktën nëntë politikanë të tjerë, përfshirë guvernatorin Rubén Rocha Moya, ka ndihmuar kartelin të përmbytë tregun amerikan me fentanil, duke përdorur policinë e shtetit si mburojë dhe duke blerë pushtet përmes ryshfeteve dhe kërcënimeve.

Ky rast nuk është thjesht një episod kriminal, por një shembull i qartë i shndërrimit të Sinaloas në një “narkoshtet”, ku kufiri mes politikës dhe krimit është zhdukur. Dokumentet gjyqësore tregojnë se gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, karteli ka ndërhyrë drejtpërdrejt në procesin politik, duke kërcënuar kundërshtarët e Rocha Moyas për të siguruar fitoren e tij. Dorëheqja e guvernatorit pas akuzave vetëm sa e thellon krizën e besueshmërisë së institucioneve meksikane. Për SHBA, ky arrestim është një provë e prekshme e asaj që prokurorët federalë e përshkruajnë si pompimin e helmit përmes kufirit të hapur, me pasoja fatale për mijëra qytetarë amerikanë çdo vit.

Pasojat janë të shumëfishta: politikisht, skandali godet partinë Morena dhe administratën e Presidentes Claudia Sheinbaum, duke ngritur pikëpyetje mbi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve dhe kontrollin e brendshëm ndaj korrupsionit. Diplomatikisht, tensionet mes SHBA dhe Meksikës pritet të rriten, pasi partneriteti në siguri vihet në pikëpyetje. Shoqërisht, ky rast konfirmon fuqinë e karteleve për të diktuar jo vetëm tregun e drogës, por edhe fatin e zgjedhjeve dhe qeverisjes në një shtet fqinj të SHBA.

Arrestimi i Inzunza Cazárez është një mesazh i qartë se krimi i organizuar nuk është më një strukturë e fshehtë në periferi, por një aktor i integruar në pushtetin politik. Ai shënon një pikë kthese ku korrupsioni nuk mund të fshihet më pas fasadës së demokracisë, dhe ku kufiri mes shtetit dhe kartelit është bërë i padallueshëm. Në këtë realitet, thirrja për të siguruar kufijtë dhe për të goditur fort kartelet nuk është vetëm retorikë politike, por një domosdoshmëri për mbijetesën e rendit ligjor dhe të besueshmërisë së institucioneve demokratike.

Lidhjet e Edi Ramës me Sinaloan

Paralelizmi mes arrestimit të senatorit meksikan Enrique Inzunza Cazárez dhe akuzave që janë ngritur ndaj Edi Ramës në Shqipëri nxjerr në pah një tipar të përbashkët: mënyrën se si krimi i organizuar ndërhyn në nivelet më të larta të politikës për të siguruar mbrojtje dhe legjitimitet. Në rastin e Inzunza, dokumentet gjyqësore amerikane tregojnë se ai dhe zyrtarë të tjerë të Sinaloas kanë bashkëpunuar drejtpërdrejt me kartelin “Los Chapitos”, duke përdorur policinë e shtetit dhe strukturat administrative për të garantuar trafikun e drogës drejt SHBA. Ky është një shembull i qartë i shndërrimit të një entiteti politik në një “narkoshtet”, ku kufiri mes pushtetit dhe krimit është zhdukur.

Në Shqipëri, akuzat e ngritura ndaj Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij lidhen me marrëveshje të dyshimta energjetike, me ndikimin e kompanive të huaja dhe me rrjete financiare që kanë shërbyer për të ushqyer patronazhin politik. Në analizat e paraqitura, Rama shihet si i lidhur me individë dhe struktura që kanë pasur kontakte me rrjete të trafikut ndërkombëtar, përfshirë emra të përmendur në dosje ku përmendet edhe Sinaloa. Ashtu si në rastin e Inzunza, ku karteli përdorte pushtetin për të mbrojtur operacionet e tij, edhe në Shqipëri akuzat sugjerojnë se pushteti ka shërbyer si mburojë për interesa të errëta, duke i dhënë krimit një fasadë institucionale.

Urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump i datës 20 janar 2025 është një nga dokumentet më të forta ligjore të administratës së tij kundër karteleve të drogës. Ai e shpalli krimin e organizuar transnacional si kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të SHBA, duke i dhënë autoriteteve federale kompetenca të zgjeruara për të ndjekur penalisht jo vetëm trafikantët, por edhe politikanët dhe zyrtarët e lartë që bashkëpunojnë me ta. Ky urdhër parashikon përdorimin e sanksioneve financiare, ngrirjen e pasurive, ndjekjen penale ndërkombëtare dhe bashkëpunimin me agjencitë e sigurisë për të goditur rrjetet kriminale në çdo nivel.

Në këtë kuadër, arrestimi i senatorit Enrique Inzunza Cazárez në San Diego më 17 maj 2026 është një zbatim i drejtpërdrejtë i kësaj doktrine: një figurë e lartë politike që akuzohet për lidhje me “Los Chapitos” trajtohet si pjesë e kartelit dhe jo si zyrtar me imunitet. Mesazhi është i qartë – nuk ka mbrojtje politike për ata që shërbejnë si mburojë e krimit.

Paralelizmi me Shqipërinë është i dukshëm. Akuzat ndaj Edi Ramës për mbështetjen e vëllezërve Hysa, të përmendur në dosje ndërkombëtare si të lidhur me rrjete të trafikut dhe kontakte me Sinaloan, krijojnë një pasqyrë të ngjashme: pushteti i lartë politik që shndërrohet në instrument të patronazhit dhe krimit. Ashtu si në Meksikë, ku karteli përdorte policinë e shtetit për të mbrojtur operacionet e tij, edhe në Shqipëri akuzat sugjerojnë se pushteti ka shërbyer si mburojë për interesa të errëta, duke i dhënë krimit një fasadë institucionale.

Urdhri ekzekutiv i Trump e kthen këtë fenomen në një çështje globale. Ai nuk kufizohet vetëm në Amerikën Latine, por synon të godasë rrjetet kriminale kudo që ato bashkëpunojnë me politikën. Arrestimi i një senatori në Meksikë dhe akuzat ndaj një kryeministri në Shqipëri janë dy faqe të së njëjtës histori: kur korrupsioni dhe krimi bashkohen në nivelet më të larta të qeverisjes, shteti humbet funksionin e tij si garant i ligjit dhe shndërrohet në trampolinë për pushtetin e kartelit. Në këtë realitet, urdhri i 20 janarit është një paralajmërim se demokracia nuk mund të mbijetojë kur politikanët bëhen ndërmjetës të kartelev