Vanesa pas daIjes nga Ferma: Gjëja e parë që do bëj është t’i shkruaj ish-it

Pas largimit përfundimtar nga “Ferma VIP”, Vanesa Sono ka folur në “Ferma Club”, duke u ndalur si te përjetimet brenda formatit, ashtu edhe te jeta e saj personale dhe marrëdhënia e komentuar gjatë me Indrin.

Këngëtarja pranoi se hyrja në reality show erdhi në një periudhë të vështirë për të, ndërsa tregoi se lidhja që kishte jashtë fermës kishte qenë prej kohësh në përfundim. “Ishte një marrëdhënie që në një moment do kishte marrë fund. Ishte më shumë inerci pse vazhdoi,” u shpreh ajo.

Një nga deklaratat që mori më shumë vëmendje ishte ajo për ish-partnerin, ku Vanesa la të kuptohej se dëshiron të rikthejë komunikimin sapo të dalë jashtë formatit.

“Edhe nëse ai nuk ka shkruar, gjëja e parë që do bëj sapo të marr telefonin, do gjej një lloj forme që t’i shkruaj,” tha ajo.

Vanesa foli edhe për raportet brenda fermës dhe fermerët që ka afruar më shumë, duke përmendur disa prej tyre si persona që i kanë lënë përshtypje të veçantë gjatë qëndrimit në show.

“Unë mendoj që çdo njëri aty të nxjerr ngjyra të ndryshme të karakterit. Me Sarën kam një miqësi shumë të çmuar. Mezi pres ta takoj kur të dal jashtë. Të flas me Dartin. Është shumë e fortë, inteligjente. Kam Ilirin dhe Romirin. 3 personat më të dashur që bëj tifo,” u shpreh ajo.

Aksidenti në Itali, kush është adoleshenti shqiptar që hųmbi jetën /EMRI

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një adoleshenti shqiptar në Itali mbrëmjen e së premtes. Viktima është identifikuar si 19-vjeçari Klevis Kalliu, me origjinë shqiptare dhe banues në Monopoli.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 pranë zonës Piazza Milite Ignoto, ku automjeti tip “Mercedes” me të cilin udhëtonte i riu është përplasur me një “Toyota Auris”.

Sipas mediave italiane, Klevis Kalliu ndodhej në sediljen e pasme të Mercedes-it. Pas goditjes së fortë, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe u përplas me disa automjete të parkuara në anë të rrugës. Edhe makina tjetër e përfshirë në aksident përfundoi mbi një furgon të parkuar.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe forcat e policisë. Mjekët tentuan për disa minuta ta mbanin në jetë 19-vjeçarin, duke i dhënë ndihmën e parë dhe më pas duke e transportuar me urgjencë në spitalin “San Giacomo”, por ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë edhe drejtuesja e “Toyota”-s dhe një tjetër pasagjer i Mercedes-it.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit fatal.

Aksident i RËNDË! PërpIasen 3 makina, 11 persona të plagosur

11 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në Deçan, Kosovë.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Prilep, ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

11 persona që udhëtonin në këto makina janë plagosur, por fatmirësisht, janë jashtë rrezikut për jetën.

‘’Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Prilep- Deçan, në këtë aksident ishin të përfshira tre makina dhe si pasojë e këtij aksidenti njëmbëdhjetë (11) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor’’, është thënë nga Policia.

Gr.υaja nga Pogradeci: ΒURRl ka qenë i ρari për mua, por pas mαr tese unë…

Një grua rrëfen se pas martese marr/ëdhënia me të shoqin është ftohur deri në atë pikë, sa ajo mendon se po shkon drejt fundit.

Kjo është historia e rrëfyer. “Mirëdita, uroj të jeni të gjithë mirë nga përmbytjet.Ju shkruaj nga Gjermania ku jeton me burrin dhe fëmijën prej vitesh e vitesh,pasi ikëm nga Pogradeci. Kam një problem që dua ta ndaj me lexuesit e faqes tuaj, ndoshta më japin ndonjë këshillë.

Por pa ofendime ju lutem. Me burrin jam marrë me mblesëri, por e pëlqeva. Në fejesë gjithçka shkonte qetësi, por që kur u martuam dhe erdhëm këtej ne jemi bërë si të huaj.

Burrin e kam punëtor dhe shumë të qetë. Nuk ka vese, ama si burrë e grua kemi vite që nuk jemi më.

Aq sa që kur lindi djali ai flen në sallon dhe as krevatin nuk e ndajmë më bashkë.

Burri ka qenë mashkulli i parë në jetën time, e kjo gjendje tani mes nesh nuk po më pëlqen. Jemi bërë si njerëz shtëpie, e jo si partnerë.

Kjo ka ndikuar për keq tek unë dhe jam komplet e ço/roditur. Dua që me burrin të jemi ç/ift i afërt, por nuk di si t’ja bëj.

Çfarë më këshilloni?Kam frikë se kështu do të njohë ndonjë femër tjetër këtej edhe nuk dua të shk/atërroj familjen.

Mundohem ndonjëherë t’i afrohem, por ai është vetëm i lodhur…E kështu ikën muaj dhe vitet…”, shkruan ajo.

U arrestua për korrupsion/ Befason shefi i komisariatit të Sarandës: Kam qenë i zënë me vràsjen, s’kisha kohë për kontroll

Zbardhen detaje të reja nga dëshmia e Shefit të Komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari, i cili u arrestua pas operacionit të AMP-së për ndërtimet pa leje në zonë.

Sipas burimeve hetimore, përpara hetuesve, Bashllari ka deklaruar se gjatë kësaj jave ka qenë i angazhuar me një ngjarje tjetër, vrasjen e pronarit të karburantit, ç’ka sipas tij e ka penguar të merrej me kontrollin e ndërtimeve pa leje.

Deklarata e tij ka tërhequr vëmendjen grupit hetimor, ndërsa vijojnë verifikimet për të sqaruar përgjegjësitë dhe veprimet e kryera nga ana e tij në lidhje me rastin.

Aksioni i AMP-së në Sarandë dhe arrestimet

Një aksion i zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste të ndërtimeve pa leje, ka çuar në arrestimin e shefit të Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari.

Po ashtu, në pranga për shpërdorim detyre kanë rënë edhe një oficer krimesh dhe një specialist i zonës në Sarandë.

Sipas burimeve, në fokus të hetimeve janë efektivë që dyshohet se janë përfshirë ose kanë favorizuar raste të ndërtimeve të paligjshme në këto zona bregdetare.

Po ashtu, priten arrestime dhe masa të tjera procedurale ndaj punonjësve të Komisariatit të Policisë Sarandë, të cilët dyshohet se kanë pasur rol në lejimin apo mosgoditjen e këtyre ndërtimeve.

Dy ditë më parë u arrestuan edhe 8 punonjës ndërtimi që po ngrinin një strukturë pa leje në det, teksa në kërkim u shpall pronarja e objektit në fjalë.

Nami në Eurovision, delegacioni serb acarohet nga fIamuri i shqiptarëve, kërkojnë të

Gazetari i “Zërit” nga Kosova, Albert Limani, i cili është i akredituar nga Eurovisioni, ka publikuar një video ku shihet se përfaqësues të Serbisë janë afruar dhe kanë tentuar t’ua largojnë nga duart flamurin e Kosovës, duke thënë se “Ky flamur nuk është i lejuar”.

Ka qenë Limani ai i cili ia ka larguar flamurin e Kosovës përfaqësueses serbe, duke mos e lejuar që ta prekë dhe ka filluar që ta valvisë edhe më lart atë.

“Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka shkruar Limani në mbishkrimin e videos.

VIDEO

Kush ìshte 19-vjeçari shqiptar që iu “prenë” ëndrrat në mes (FOTO-EMRI)

Personi që shihni në foton e mësipërme është Klevis Kalliu, 19-vjeçari shqiptar i cili humbib jetën në mnëyrë tragjike mbrëmjen e kaluar në një aksident tragjik në zonën e Monopolit në Itali.

Kujtoojmë se sipas raportimit të mediave vendase, mjeti tip “Mercedes” me të cilin udhëtonte 19-vjeçari Klevis Kalliu është përplasur me një “Toyota Auris”.

I riu në momentin e aksidentit ndodhej sediljen e pasme të një automjeti tip “Mercedes-Benz”, i cili u përplas fuqishëm me një mjet tjetër tip “Toyota”, që drejtohej nga një grua.

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy automjetet dolën nga kontrolli, duke goditur edhe disa mjete të tjera të parkuara pranë zonës së aksidentit.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, të cilat transportuan me urgjencë 19-vjeçarin drejt spitalit. Megjithatë, për shkak të plagëve të rënda, ai nuk mundi t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

Nga aksidenti mbetën të plagosur lehtë edhe drejtuesja e automjetit “Toyota”, si dhe një tjetër pasagjer që ndodhej në “Mercedes-Benz”.

Horoskopi për ditën e sotme, e dielë 17 maj 2026

Dashi

Dhe kishte dritë. Sot mund të mbështetemi te vitaliteti, qartësia dhe dëshira për të shkëlqyer. Të gjitha marrëdhëniet njerëzore janë të mbushura me entuziazëm natyror dhe të gjallë. Venusi dhe Urani në Binjakë sjellin freski dhe spontanitet. Le të tregojmë se çfarë mund të bëjmë pa u mburrur.

Demi

Sfidat janë të shumta, por ne kemi mjetet për të mbrojtur me vendosmëri pozicionin tonë, falë ndërhyrjes së guximshme të Jupiterit në Gaforre. Ne mbetemi të vendosur dhe besnikë ndaj vlerave tona, jo aq shumë nga krenaria, por më tepër nga besimi dhe parimet.

Binjakët

Ndihemi më konkretë dhe pragmatikë. Idetë gjejnë zbatim, qëllimet bëhen fakte. Mirëqenia dhe suksesi bëhen të arritshme për ne. Hëna, Mërkuri dhe Venusi në bashkëpunim na lejojnë të menaxhojmë më shumë aktivitete dhe çështje financiare ose materiale.

Gaforrja

Sot është një nga ato të diela që na bën më të gëzueshme. Pranojmë një ftesë, telefonojmë një mik dhe ndajmë një atmosferë të gëzueshme. Jupiteri në bashkëpunim na bën optimistë dhe të pëlqyer. Bashkëpunimi jep rezultate të rëndësishme në çdo fushë.

Luani

Dëshirat tona emocionale dhe sentimentale gjejnë përmbushje të lehtë. Hëna dhe Venusi në sekstilë krijojnë një atmosferë kënaqësie që sjell lumturi. Ka ardhur koha për të propozuar një iniciativë ambicioze tonën. Do të pritet me entuziazëm, le të mos e dyshojmë.

Virgjëresha

Jemi në një udhëkryq, por Dielli dhe Mërkuri i mëngjesit në Dem na japin qartësinë që na nevojitet për të analizuar pro dhe kundrat. Ne peshojmë mundësitë tona. Do të dëgjojmë këshillën e një personi të besuar që mund të na ndihmojë të kapërcejmë një hezitim të vogël dhe të ecim përpara.

Peshorja

Mos lejoni që lajkat t’ju mashtrojnë; mund të jenë një kurth. Marsi në opozitë ju bën pak të lodhur dhe të shpërqendruar. Nuk është koha për t’u angazhuar në një diskutim të drejtpërdrejtë, por për të përdorur diplomacinë tuaj proverbiale.

Akrepi

Sot kemi fuqinë t’i themi lamtumirë asaj që nuk na përfaqëson më, sepse çdo zgjedhje e vetëdijshme forcon autoritetin tonë të brendshëm. Është koha t’u japim strukturë dëshirave tona. Le të shkruajmë një plan ose të vendosim një qëllim realist.

Shigjetari

Gjithçka përshpejtohet, projektet dhe marrëdhëniet marrin shpejtësi. Është koha për të goditur ndërsa hekuri është i nxehtë dhe për të vepruar me përqendrim maksimal. Le të përfitojmë nga rrjedha e pandalshme dhe e qëndrueshme e ngjarjeve për të përfunduar shpejt planet tona.

Bricjapi

Jemi gati dhe gjejmë guximin për të bërë një hap drejt lumturisë së plotë, sepse e njohim vlerën e stabilitetit tonë emocional. Nëse po mendojmë të ndërtojmë një marrëdhënie më serioze dhe të qëndrueshme, le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për ta diskutuar atë në thellësi.

Ujori

Kjo ditë ju fton të ripërcaktoni marrëdhënien tuaj me autoritetin dhe disiplinën. Dielli në kuadraturë mund të nxjerrë në sipërfaqe fërkimet me figura të fuqishme. Le të shmangim dhënien e fuqisë sonë personale, por në të njëjtën kohë, le të mësojmë të delegojmë aty ku është e nevojshme.

Peshqit

Mjekërziu na këshillon të tërheqim një vijë të qartë rreth asaj që është themelore për ne: nuk mund dhe nuk duhet t’i kënaqim të gjithë. Nëse një betejë është e humbur ose ka mbaruar, le ta braktisim atë me dinjitet dhe të kalojmë në një përpjekje më konstruktive.

Greku mban fshehur 146 mijë euro në teneqenë e djathit, shqiptari i përIan, por gëzimi nuk zgjati shumë

Një grek i ruante paratë e tij në një teneqe djathi, por shqiptari ia rrëmbeu dhe u zhduk. Vetëm se gëzimi nuk i zgjati shumë pasi u zbulua dhe u kap.

Ngjarja ka ndodhur të dielën 10 maj në Igumenicë dhe sot policia tha se ka arrestuar një emigrant shqiptar si përgjegjës për krimin që e kualifikoi si vjedhje të rëndë.

Hetimi nxori se i riu shqiptar 35 vjeç, hyri me forcë në dritaren e një magazine të kompanisë ku punonte, nga ku mori një sasi të madhe parash që pronari i kishte fshehur në një vend në dukje të pagjetshëm.

Greku i kishte fshehur 146,600 euro në një kuti teneqeje që më parë kishte shërbyer për djathë, duke menduar se askujt nuk do ti shkojë mendja.

Policia greke tha se e identifikoi autorin, i shkoi për kontroll në shtëpi dhe më pas të gjirhë shumën ia dorëzoi policisë e cila tha se ia ktheu pronarit.

Policia nuk tha nëse kishte hetuar për ligjshmërinë dhe burimin e kësaj sasie të madhe parash cash.

Si një SHALQI u bë shkaktar i vdekjes së një famiIjeje me katër anëtarë/ RASTI që po SHOKON mediat!

Një rast që ka shkaktuar shqetësim dhe konfuzion të madh midis autoriteteve indiane mbetet i pazgjidhur gati tre javë pas vdekjes së një familjeje me katër anëtarë në Mumbai të Indisë, me hetuesit që thonë se ende nuk kanë përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Anëtarët e familjes Dokadia, Abdullah, gruaja e tij Nasreen dhe dy vajzat e tyre, Aisha dhe Zainab, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre më 25 prill në zonën Pydhonie të Mumbait. Media e quajti atë “rasti i shalqirit”, pasi gjëja e fundit që familja kishte ngrënë para vdekjes së tyre ishte një shalqi.

“Nuk e kuptoj çfarë po ndodh…”/Sara Hoxha përballet me një situatë të pazakontë në Instagram!
Mbulimi intensiv madje çoi në panik në tregje, duke rezultuar në një rënie të çmimit të frutave për shkak të kërkesës së reduktuar, ndërsa pati paralajmërime të përhapura për kontaminim të mundshëm. Fillimisht, pati spekulime se fruti ishte ose i falsifikuar ose i helmuar dhe se vdekja ishte shkaktuar nga konsumimi i tij natën vonë. Rasti filloi të diskutohej gjithashtu si një aksident i mundshëm, vetëvrasje ose akt kriminal.

Megjithatë, javën e kaluar, policia e Mumbait njoftoi se testet toksikologjike treguan se shkaku i vdekjes ishte fosfidi i zinkut, një substancë shumë toksike që përdoret zakonisht për të vrarë brejtësit. Substanca u gjet në organet e viktimave, si dhe në mbetjet e frutave. Pavarësisht këtij zbulimi, çështja mbetet e pazgjidhur, me shumë pyetje që mbeten pa përgjigje. Sipas zyrtarëve të policisë së Mumbait, as motivi dhe as mënyra se si substanca hyri në shalqi nuk janë sqaruar ende.

Autoritetet po hetojnë shkakun e vdekjes si vrasje, aksident ose vetëvrasje. Familja thuhet se kishte pritur të afërmit për darkë natën para vdekjeve, ku kishin ngrënë biryani (një pjatë me oriz, mish dhe erëza). Të ftuarit u larguan rreth orës 22:30 dhe disa orë më vonë familja hëngri shalqi. Ata shpejt filluan të shfaqnin simptoma serioze si të vjella dhe diarre. Ata u dërguan fillimisht në një spital aty pranë dhe më pas në Spitalin JJ në Mumbai, ku vdiqën.

Një mjek fqinj që nxitoi për të ndihmuar tha se u përpoq t’i kryente CPR vajzës së vogël, por pa sukses. Analizat toksikologjike nga Laboratori i Mjekësisë Ligjore i Mumbait konfirmuan praninë e fosfidit të zinkut në mostrat nga mëlçia, veshkat, shpretka, përmbajtja e stomakut, tëmthi dhe dhjami i barkut, ndërsa gjurmë të substancës u gjetën edhe në shalqi.

Megjithatë, autoritetet deklarojnë se e njëjta substancë nuk është zbuluar në ushqime të tjera, ndërsa mbetet e paqartë se si saktësisht përfundoi në frut. Sipas informacioneve, ndërtesa ku jetonte familja po përballet me një problem serioz me brejtësit, dhe shumë banorë përdorin helme dhe karrema që shpesh përmbajnë të njëjtën substancë toksike.

Mjekët theksojnë se fosfidi i zinkut, kur bie në kontakt me lagështinë, prodhon një gaz toksik që ndikon në aftësinë e trupit për të përdorur oksigjenin, duke shkaktuar dështim të shumë organeve dhe vdekje. Pavarësisht hetimeve, policia ende nuk ka arritur në një përfundim të qartë. Janë ekzaminuar 40-50 persona, përfshirë të afërm, miq, fqinjë dhe kolegë të familjes, ndërsa janë ngritur ekipe të posaçme hetimore.