“Nuk më do ti mua?”/ Marta Kos ndërpret konferencën dhe puth kryeministrin Rama në faqe gjatë konferencës në Bruksel

Një moment i pazakontë ka shënuar Konferencën Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në Bruksel, ku Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos, ndërpreu për pak çaste fjalën e saj dhe iu drejtua kryeministrit Edi Rama me një batutë të papritur: “Nuk më do ti mua?”, përpara se ta puthte në faqe.

Ngjarja ka ndodhur gjatë pjesës protokollare të konferencës, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe mediave ndërkombëtare.

Më pas, Kos vijoi mesazhin e saj duke theksuar se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është i fokusuar te qytetarët dhe se mbështetja e lartë publike në Shqipëri është një faktor kyç për avancimin e integrimit.

“Ky sukses është i mundur për shkak të mbështetjes së fortë të qytetarëve shqiptarë. Procesi i zgjerimit në të vërtetë është për njerëzit. Kjo mbështetje kaq e lartë në vendin tuaj është udhëheqja më e mirë që mund të ketë një vend. Shqipëria po shfrytëzon këtë moment historik ku zgjerimi është përparësi e BE-së”, u shpreh Kos.

Ajo theksoi se dritarja e mundësive për integrimin evropian nuk do të jetë e hapur pafundësisht, duke e cilësuar këtë moment si vendimtar për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.

“Mbështesim vizionin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat në 2027. Më pas do t’i ngjitemi Korabit bashkë me Ramën”, shtoi ajo me tone simbolike.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama iu përgjigj me humor deklaratës, duke thënë: “Mund t’i ngjitemi Kullës Eiffel kur Franca të thotë ‘mirë se erdhët në klub’, është më e vështirë se Korabi”, duke iu referuar simbolikisht procesit të anëtarësimit në BE.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 29 maj 2026

DASHI

Një ditë kënaqësie të qetë. Shumë nga ato që kërkonim janë tashmë këtu, në marrëdhënie të sinqerta, në punë të bërë mirë, në kohë të kaluar me kujdes. Dielli dhe Urani në Binjakë hapin hapësira të gjera, por ato ndihen si në shtëpi. Zjarri ynë bëhet më i butë.

DEMI

“Dashuria që lëviz Diellin dhe yjet e tjerë.” Edhe pse Hëna është në kundërshtim, marrëdhëniet mbeten të vetmet siguri, me Venusin në sekstil nga Gaforrja. Energjia është e duhura për mbylljen e marrëveshjeve ose për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura shtëpiake.

BINJAKËT

Është koha të çlirohemi nga barra, duke ndjekur një dëshirë të thellë për pastrim dhe të vërtetë. Ne jemi të thirrur të eksplorojmë një ndjenjë më të thellë përmbushjeje. Lënia pas e situatave që nuk na përmbushin më emocionalisht ose shpirtërisht është veprimi më i mirë.

GAFORRJA

Ne fitojmë energjinë e duhur për të ndryshuar rrjedhën e jetës sonë, nëse dëshirojmë, falë një intuite që ndriçon shpirtin tonë në një mënyrë providenciale. Një largim bëhet i mundur, si fizikisht ashtu edhe figurativisht. Nëse duhet të vendosim, le të mos vonohemi më.

LUANI

Stabiliteti financiar është i siguruar, falë mbështetjes së Saturnit në Dash. Është e rëndësishme t’i menaxhojmë financat tona me kujdes dhe të konsolidojmë fitimet e fundit. Barbanera këshillon që të mos jemi shumë posesivë. T’u lësh hapësirë ​​të tjerëve nuk do të thotë të humbasësh.

VIRGJËRESHA

Le të mos pendohemi për atë që është përtej kontrollit tonë, sepse sekstili i Venusit dhe Jupiterit na siguron se mundësitë thelbësore janë të sigurta. Le ta largojmë shikimin nga një zhgënjim i vogël dhe të gjejmë ngushëllim duke u përqendruar te pozitive.

PESHORJA

Ndjejmë një hapje të madhe të zemrës dhe një dëshirë të ripërtërirë për të dashur. Ideale për një takim të parë ose një hap të rëndësishëm në një marrëdhënie. Edhe nën aspektin e tensionuar të Venusit, ne i bëjmë vend ëmbëlsisë dhe autenticitetit. Emocionet gjejnë rrjedhën e tyre.

AKREPI

Është thelbësore tani të zgjedhim të vendosim veten në vend të parë, edhe nëse kjo do të thotë të zhgënjejmë të tjerët ose të heqim dorë nga ndonjë përgjegjësi dytësore. Strategjia e zgjuar e sotme: le të përqendrohemi kryesisht në 20% të punës që prodhon 80% të rezultateve.

SHIGJETARI

Hëna në tranzitin e saj neutral as nuk amplifikon dhe as nuk zbut, kështu që ajo që mbetet sot është e vërteta e thjeshtë e marrëdhënieve autentike, të lira nga pamja e jashtme. Është dita ideale për të rizbuluar vlerën e vetmisë ose për t’u distancuar nga shoqëria jofrymëzuese.

BRICJAPI

Mund të jemi bujarë, por drejtësia duhet të garantohet. Le t’i përdorim burimet tona për të ndihmuar ata që kanë nevojë, pa krijuar varësi. Le të mos lejojmë veten të shfrytëzohemi në ndjenjat ose veprimet tona. Nëse japim, le të sigurohemi që shkëmbimi të jetë i shëndetshëm.

UJORI

Ne i transformojmë aspiratat tona në qëllime specifike, të arritshme dhe të kufizuara në kohë për të ofruar një drejtim konkret. Nëse një ide nuk po jep rezultatet e dëshiruara, ne kthehemi nga fillimi dhe fillojmë nga e para.

PESHIQT

Ne i pranojmë anët tona në hije për t’i integruar ato në mënyrë konstruktive. Ne praktikojmë shkëputjen e qetë, duke e ditur se është më e lehtë të çlirohemi nga barra sesa mendojmë. Edhe pse Dielli dhe Mërkuri janë në një katror, ​​ata janë të aftë të krijojnë tensionin e nevojshëm për një përparim.

Fredi Beleri: Bëhuni gati, ja çfarë do bëjë së shpejti Greqia dhe Shqipëria që nuk iu besohet

Shqipëria dhe Greqia synojnë të mbyllin traktatin e miqësisë brenda vitit 2026. Kështu shprehet deputeti i Parlamentit Europian për Greqinë, Fredi Beleri. Gjatë një intervìste për “Off Record” nga Andrea Danglli ne A2, Beleri u shpreh se dy palët po i negociojnë të gjitha çështjet.

“Kur dy shtete flasin, secili nga ato shtete vë në tavolinë pretendimet e veta dhe shqetësimet. Unë dëgjoj nga dy palët që po i negociojmë të gjitha dhe do mbyllim një traktat miqësie brenda këtij viti”, u shpreh Beleri.

Gjithashtu eurodeputeti tha se ministri grek i Jashtëm dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis kanë diskutuar në parlamentin grek për integrimin europian të rajonit dhe për avancimin e marrëdhënieve me Shqipërinë.

“Duhet të gjitha çështjet e mbartura nga e kaluara të zgjidhen. Secili shtet ka pretendimet e veta. Të gjitha këto zgjidhen me një negocim. Secili vë fuqinë e vetë në tavolinë edhe pretendimet e veta dhe merr atë që i lejon mundësia që ka”, përfundoi Beleri.

Greqia dhe Shqipëria kanë një traktat zyrtar miqësie. Ai quhet Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë.

Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë më 21 mars 1996 dhe hyri zyrtarisht në fuqi më 9 mars 1998, pasi të dyja vendet shkëmbyen instrumentet e ratifikimit. Edhe sot e kësaj dite, ai mbetet dokumenti diplomatik dypalësh më i lartë dhe më i rëndësishëm që rregullon marrëdhëniet midis dy vendeve.

Nëse nga njëra anë ky traktat vendos një bazë ligjore për miqësinë dhe sigurinë, nga ana tjetër marrëdhëniet diplomatike mes Athinës dhe Tiranës mbartin një paradoks të njohur historik: “Ligji i Luftës”.

Pavarësisht Traktatit të Miqësisë të vitit 1996, statusi zyrtar i “ligjit të luftës” i Greqisë ndaj Shqipërisë (i cili e ka origjinën nga Lufta e Dytë Botërore, kur forcat italiane përdorën territorin shqiptar për të sulmuar Greqinë) nuk është shfuqizuar kurrë zyrtarisht me një akt legjislativ në Parlamentin grek, duke mbetur një pengesë ligjore simbolike.

Në nivel praktik, të dyja kombet janë aleate në NATO, ndajnë lidhje të mëdha ekonomike dhe migratore, dhe liderët e të dy vendeve kanë diskutuar shpesh hartimin e një marrëveshjeje të përditësuar për një “Partneritet Strategjik” për të adresuar çështjet aktuale, siç është kufiri detar në Detin Jon.

Ndarja e tyre nuk ka më dyshìme! Dalin detajet, ja çfarë iu paska ndodhur me njëri tjetrin

Mateo dhe Brikena janë një nga çiftet që po komentohen gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale për raportin e tyre.

Së fundmi, çifti ka bërë një lëvizje të papritur në Instagram, pasi të dy kanë bërë “unfollow” ndaj njëri-tjetrit.

Ky veprim vjen pas një postimi që Brikena ndau dje në InstaStory, ku publikoi një foto në makinë të shoqëruar me një emoji zemre të thyer.

Këto lëvizje kanë ngritur dyshime dhe spekulime te fansat, të cilët mendojnë se mes çiftit mund të ketë një krisje momentale ose edhe një ndarje.

Ajo që tërheq edhe më shumë vëmendjen është se dyshja kanë fshirë të gjitha foto që kanë pas me njëri-tjetrin, përveç Mateos që foton e profilit ende se ka hequr.

Deri më tani, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë reaguar publikisht lidhur me situatën.

E fundit! Qeveria merr vendịmin, rriten papritur shumë më tepër se pritej pensioni

Qeveria ka miratuar së fundmi vendimin për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2024, duke caktuar një koeficient prej 6.4% për llogaritjen e pensioneve te ardhshme.

Ky mekanizëm ligjor shërben për të përditësuar vlerën e pagave mbi të cilat qytetarët kanë paguar kontribute ndër vite, duke siguruar që masa fillestare e pensionit të jetë në përputhje me standardet ekonomike aktuale.

Ky indeksim i ri do të aplikohet mbi bazën e vlerësuar individuale vjetore të arritur deri në vitin 2024 dhe do të shërbejë si referencë direkte për të gjitha ato pensione që do të lindin si e drejtë duke filluar nga data 1 janar e vitit 2026.

Zbatimi i këtij koeficienti rregullon formulën e llogaritjes për të gjithë periudhën kontributive që nis nga viti 1994, duke përfshirë edhe pagat referuese sipas profesioneve të përcaktuara më parë nga ekzekutivi. Përmes këtij procesi, pagat e prapambetura rivlerësohen me koeficientët akumulativë të pasqyruar në shtojcat e vendimit, me qëllim që kontributet e paguara dekada më parë të mos humbasin vlerën e tyre përballë inflacionit dhe rritjes së pagës mesatare në vend.

Sa i përket kufizimeve teknike, vendimi qartëson se edhe pas aplikimit të indeksit prej 6.4%, baza e vlerësuar nuk do të jetë e pakufizuar, raporton Monitor.al.

Për pagat që i përkasin periudhës midis vitit 1994 dhe fundit të vitit 2001, kjo bazë nuk mund të tejkalojë trefishin e pagës minimale në shkallë vendi. Ndërkohë, për kontributet e derdhura nga viti 2002 e në vazhdim, tavanit i referohet paga maksimale në shkallë vendi, ashtu siç parashikohet në ligjin për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë.

Qeveria ka specifikuar se efektet financiare të këtij vendimi do të mbulohen tërësisht nga buxheti vjetor i miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Ky i fundit është institucioni përgjegjës për zbatimin e skemës dhe garantimin e llogaritjeve të reja për çdo përfitues që plotëson kushtet e pensionimit nga viti 2026.

Ja kush është e reja nga Lezha që u vra nga burri i saj, daIin detajet

Fotoja që shihni më sipër është e viktimës, Dila Ndoj nga Lezha, e cila humbi jetën tragjikisht pasi dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi i saj në Ulqin.

Dila Ndoj, 36 vjeçe, nga Balldreni i Lezhës, dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi i saj, Bashkim Gashi, 46 vjeç, nga Kosova.

Sipas informacioneve pararake, pas krimit Gashi i vuri flakën banesës ku jetonin, në lagjen Kodër të Ulqinit, me qëllim fshehjen e gjurmëve.

Policia malazeze bëri të ditur se viktima u gjet brenda banesës së përfshirë nga flakët, ndërsa 46-vjeçari u arrestua pak më vonë pas ngjarjes tragjike, i cili kishte marrë lëndime nga zjarri.

Mësohet se familjarët e viktimës kanë udhëtuar drejt Malit të Zi që prej ditës së djeshme, ndërsa po ndjekin procedurat për të tërhequr trupin e pajetë të 36-vjeçares.

Ceremonia mortore pritet të zhvillohet në vendlindjen e saj, në Balldren të Lezhës, ku familja do të hapë dyert e mortit.

E bujshme! Ministri i Ramës ‘i shkakton dridhje gjunjësh’ Putinit, ja dekIarata që po tròndit rrjetin

Ferit Hoxha duket se i ka “dridhur gjunjët” Kremlinit me deklaratën e tij të fundit, duke i bërë të qartë Vladimir Putinit se Shqipëria nuk ka ndërmend të tërhiqet nga mbështetja për Ukrainën. Pas paralajmërimeve të Rusisë për diplomatët e huaj në Kiev, ministri shqiptar reagoi me tone të forta në rrjetin “X”, duke e cilësuar veprimin e Moskës si intimidim dhe shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare.

Në deklaratën e tij, Hoxha theksoi se “Shqipëria nuk do të tërhiqet”, një mesazh që me siguri ka trazuar korridoret e Kremlinit, aty ku zakonisht shqetësimet kryesore lidhen me NATO-n, sanksionet dhe tashmë edhe “ultimatumin diplomatik” nga Tirana. Ministri nënvizoi se kërcënimi ndaj ambasadave nuk është diplomaci, por presion politik, ndërsa shtoi se personeli shqiptar do të vijojë të qëndrojë në Kiev.

Mes tensioneve të luftës, reagimi i Tiranës u interpretua si një tjetër sinjal se Shqipëria nuk ka ndërmend të ndryshojë kurs në raport me Ukrainën. Ndërsa fuqitë e mëdha përplasen në tavolina negociatash e fronte lufte, Tirana vendosi t’i kujtojë Moskës se edhe një vend i vogël mund të flasë me tone të mëdha. Të paktën në rrjetet sociale, ku diplomacia moderne matet me postime, reagime dhe “like”.

Postimi në “X” i ministrit Hoxha:

Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si krejtësisht të papranueshëm.

Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci; është intimidim. Ai përfaqëson një tjetër shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Shqipëria nuk do të tërhiqet. Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën. Dhe nuk do të intimidohemi.
Përgjigja për këtë luftë nuk mund të jetë më shumë luftë, më shumë krime ose sulme pa dallim kundër civilëve dhe infrastrukturës civile.

E vetmja rrugë përpara është t’i jepet fund një lufte që nuk duhej të kishte filluar kurrë dhe angazhim në negociata të vërteta dhe me mirëbesim për paqe.

Kjo iu përcoll shumë qartë ditën e sotme edhe Ambasadorit të Rusisë në Tiranë.

Te gjithe qe kane nje makine do paguajne me pak nëse

Tregu i produkteve të sigurimit të makinave ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primi mesatar i sigurimit të makinës me MTPL të brendshme, ka vijuar të bjerë, kësaj radhe me 2.2%, si rezultat i zbatimit të skemës së re bonus-malus dhe konkretisht faktorit të historisë së dëmeve, ku makinat me zero aksidente gjatë vitit 2025, kanë paguar një prim më të ulët sigurimi se më parë.

E thënë me fjalë të tjera, në janar-prill ka pasur më shumë shoferë që janë shpërblyer me çmime më të favorshme sigurimi, për shkak të sjelljes së mirë në drejtimin e makinës.

Nga ana tjetër, edhe dy produktet e tjera të sigurimit motorik, Kartoni Jeshil për automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit dhe Sigurimi Kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë vijojnë rënien. Statistikat flasin për 2% më pak prime për Karton Jeshil dhe 8.8% më pak për Sigurimin Kufitar.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thekson se rënia është pasojë e lehtësimit të lëvizjes së autoveturave drejt vendeve kufitare, anëtare të CEFTA-s, përcjell Scan Tv.

Struktura e tregut nuk ka ndryshuar. Segmenti Jo-jetë vazhdon të dominojë, duke përbërë 90.77% të totalit. Primet e shkruara bruto arritën në rreth 7.54 miliardë lekë, me rritje prej 8.8%, ndërsa dëmet e paguara bruto arritën në rreth 2.80 miliardë lekë, me rritje prej 16.6%.

Sigurimet e detyrueshme motorike mbeten portofoli dominues i tregut Jo-jetë, duke zënë 65% të tij, me prime të shkruara bruto që arritën në rreth 4.9 miliardë lekë, në rritje me 5.43%, dhe dëme të paguara bruto që arritën në rreth 1.88 miliardë lekë, në rritje me 13.6%. Ndërkohë, numri i kontratave dhe i dëmeve paraqitet relativisht i qëndrueshëm, me rritje të moderuara, respektivisht 0.5% dhe 2.5%.

Zhvillim ‘B0MBE’ ne Partine Demokratike! Ervin Salianji ben ate qe nuk pritej, tronditet Berisha

Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se do të organizojë Kuvend me anëtarët e Partisë Demokratike, një zhvillim “bombë” nga kjo parti.

Salianji e konsideron Berishën një kryetar jo legjitim, pasi thotë se kandidoi në kundërshtim me Statutin dhe pa lejuar kandidatë përballë. Ai paralajmëroi organizimin e një Kuvendi dhe vijimin e çështjes në gjykatë.

Kujtojmë se Sali Berisha, organizoi një Kuvend në stadium kur nisi procesin për t’i marrë vulën e partisë Lulzim Bashës.

Artan Hoxha: Kur është Kuvendi i PD? Do të shkosh ti?

Ervin Salianji: PD jam unë. Unë do të bëj Kuvend më vete!

Ylli Rakipi: Do të bësh kuvend vërtetë?

Ervin Salianji: Pse kot flas unë? Kam nisur edhe proces tjetër unë. Së pari, institucionet funksionojnë me shkresa. Nuk kam shkresë pse jam përjashtuar. Kam dërguar shkresë me postë. Do të pres afatin ligjor.

Artan Hoxha: Do ti drejtohesh gjykatës?

Artan Hoxha: Beson te gjykatat?

Ervin Salianji: Do të vijoj procesin deri në fund. Kam folur me faktorin ndërkombëtar. Ja rezultati, e uroi njeri Berishën? Hyn ndonjë ambasador te dera e këtij? Ligjërisht do ta vazhdoj. Kam folur dhe kam informuar të gjithë faktorin. Po pres një element tjetër unë.

Ylli Rakipi: Kuvend për çfarë do të organizosh ti?

Ervin Salianji: Për të luajtur valle… Nuk e njohim ne Berishën, nuk është legjitim.

Ylli Rakipi: Pra do të kërkosh vulë?

Ervin Salianji: Do të vijojmë betejën derisa PD të jetë fituese.

Trondit shkodranja: Si e shihja m amin dύke e b. ërë me ροΙicin kur babi ishte në ρunë

Një histori tr.onditëse është rrëfyer nga një vajzë, e cila thotë se kur ka qenë e vogël ka parë skenat se si e ëma tra.dhëtonte të atin me një tjetër mashkull.

“Ato që kalojmë në fëmijëri na ndjekin gjithë jetën! Jam një 21-vjeçare nga Shkodra, e aktualisht vijoj studimet në një shtet europian.

Në shkollë jam e zonja, jam integruar fort mirë dhe këtu, kam zënë shoqëri, por nuk arrij dot të krijoj marrëdhenie stabël me meshkujt.

Sapo njoh dikë e lë para se t’më lërë ai. E dikush më këshilloi se këto mund të jenë tra.uma që kam kaluar nga ndonjë ngjarje në fëmijëri që ka lënë gjurmë të unë.

E në fakt kështu është! Kur isha 9 vjeçe mbaj mend që babi punonte turni i tretë. Mami kishte ditë që më nxirrte të flija në kuzhinë.

Unë flija me prindërit në dhomë dhe nuk e kuptoja përse kur nuk ishte babi më merrte hopa dhe më çonte në kuzhinë. Herë isha në gjumë, e herë tjera bëja sikur flija.

I thoja mamit që nuk dua, e herë më thoshte që është ftohtë në dimër, e herë është nxehtë në verë me qëndru me të në dhomë.

Kisha frikë të rrija vetëm e në dy raste që jam zgjuar nga kuzhina për të shkuar tek mami e shihja mamin të zhv.eshur duke u puthur me një burrë tjetër.

Veshjet e tij ishin të policit se e daloja kapelen. Nuk arrija dot t’i thoja mamit që e kisha parë çfarë bënte ajo kur unë flija.

Nuk e duroja dot atë skenë. Kur shihja babin të nesërmen strukesha. Mbaj mend që u bëra shumë fëmijë i mbyllur.

Mamin e mora shumë inat, por nuk i thashë dot kurrë që e kam parë duke bërë marrëdhënie se.ksuale me policin në dhomën e saj dhe të babit.

Sot akoma nuk jam ballafaquar me mamin. Mami e babi janë bashkë dhe duken të qetë në fakt. Babi është tip indiferenti, por mamin e do shumë.

Kurse mami e mban shumë veten dhe mendon se e gjithë bota sillet rreth saj. Nuk di nëse një ditë duhet t’ja them mamit, apo ta mbaj për vete ato netë të tm.errshme për mua…”, shkruan ajo.