E pabesueshme, Iojtari i Paraguait i vjedh orën gjyqtarit gjatë përleshjes në fushë (Video)

Përfaqësuesi i Paraguait, Matias Galarza, e dërgoi ekipin e tij në fazën eliminatore të Kupës së Botës pas një goli vendimtar kundër Turqisë.

Megjithatë, sulmuesi paraguaian e bëri këtë ndeshje të paharrueshme për një detaj të çuditshëm që ndodhi jashtë fushës së lojës.

Gjithçka nisi në fund të pjesës së parë, kur një përleshje mes lojtarëve të të dyja ekipeve solli kaos në fushë.

Në momentin kur gjyqtari Ivan Burton nga El Salvadori po përpiqej t’i ndante lojtarët, dikush i rrëmbeu orën nga dora.

Në mes të rrëmujës, Galarza iu afrua, mori orën dhe, për habinë e të gjithëve, e vendosi atë në kyçin e dorës së tij.

Megjithatë, festa e tij ishte jetëshkurtër: pak më vonë, ai u detyrua t’ia kthente orën pronarit të saj të ligjshëm, gjyqtarit Burton.

FIirtet mes Jozit dhe Brikenës në emision, si reagoi Mateo? (Video)

Mbrëmjen e djeshme, Joz Marku ishte i ftuar në “Top Arena”, ku nuk munguan as momentet që po komentohen gjerësisht në rrjetet sociale.

Në studio ndodheshin edhe Brikena Selmani dhe Mateo Borri, çifti për të cilin prej ditësh po qarkullojnë aludime se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Gjatë një bisede në emision, mes Jozit dhe Brikenës u zhvillua një shkëmbim batutash që u interpretua nga ndjekësit si një flirt i lehtë.

“Na kanë shkruajtur shumë goca që kanë dashur të të pyesin: A është Jozi single?”, iu drejtua Brikena këngëtarit.

“Single jam për momentin. Po ti?”, iu përgjigj Jozi me buzëqeshje.

“Mesa di unë, i bëj unë pyetjet”, tha Brikena duke qeshur.

“Kur është ai mysafiri pak më ndryshe, duhet edhe ti të përgjigjesh. He ti, ti?”, ia ktheu Jozi.

Ndërkohë që kjo bisedë po zhvillohej në studio, kamerat kapën edhe Mateon në sfond. Ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte fakti se ai nuk reagoi dhe nuk i hodhi sytë drejt diskutimit mes dyshes, duke qëndruar i përqendruar diku tjetër.

Pamjet po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet, ku ndjekësit kanë nisur të komentojnë jo vetëm batutat mes Jozit dhe Brikenës, por edhe qëndrimin e Mateos gjatë gjithë momentit.

VIDEO

Hiqet tarifa prej 3,500 eurosh për njohjen e dipIomave shqiptare

Studentët nga Mali i Zi që kanë përfunduar studimet në gjuhën shqipe në universitetet e Shqipërisë nuk do të paguajnë më tarifën prej 3,500 eurosh për procesin e njohjes dhe konvertimit të diplomave.

Vendimi vjen në kuadër të një bashkëpunimi mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi dhe institucioneve përkatëse, me synim lehtësimin e procedurave administrative dhe uljen e kostove për studentët dhe familjet e tyre.

Masa prek veçanërisht pjesëtarët e pakicës shqiptare në Mal të Zi, të cilët ndjekin studimet në Shqipëri dhe deri më tani janë përballur me procedura të kushtueshme dhe të ndërlikuara për njohjen e diplomave.

Heqja e tarifës konsiderohet një hap drejt thjeshtimit të procesit të njësimit të diplomave dhe rritjes së aksesit në tregun e punës dhe vijimin e studimeve të mëtejshme.

Që prej vitit 1991, studentë nga komuniteti shqiptar në Mal të Zi kanë përfituar kuota të lira studimi në universitetet shqiptare, në kuadër të mbështetjes për arsimin në gjuhën shqipe dhe bashkëpunimit arsimor mes dy vendeve.

Sipas autoriteteve, lehtësimi i këtyre procedurave pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin akademik dhe profesional të të rinjve, si dhe në forcimin e marrëdhënieve arsimore ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkuI fIamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë (Video)

Janë publikuar pamjet nga incidenti i ndodhur mbrëmjen e së shtunës gjatë protestës së 21-të në Tiranë, ku një protestues i maskuar është ngjitur pranë zonës së muzeut “Shtëpia me Gjethe” dhe ka hequr flamurin e Shtetit të Izraelit i vendosur në afërsi të Ambasadës së Izraelit.

Ngjarja ndodhi gjatë protestës ku mijëra qytetarë u mblodhën në kryeqytet për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si edhe largimin e asaj që ata e konsiderojnë si klasën e vjetër politike.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur protestuesi i maskuar ngjitet dhe tërheq flamurin, një veprim që shkaktoi reagime të menjëhershme.

Lidhur me këtë incident reagoi edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila përmes një deklarate zyrtare dënoi ashpër heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Tiranë.

Në reagimin e saj, Ministria theksoi se veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes apo të drejtën për protestë paqësore, por përbëjnë shfaqje të urrejtjes, intolerancës dhe nxitjes së përçarjes.

VIDEO

“Ky akt i turpshëm bie ndesh me traditën e gjatë shqiptare të mikpritjes, harmonisë dhe respektit për tjetrin. Ai nuk përfaqëson Shqipërinë dhe as popullin shqiptar, por vetëm ata që kërkojnë të provokojnë dhe të përhapin urrejtje”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.

Më tej, Ministria riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbrojtjen e misioneve diplomatike dhe simboleve të tyre, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

VIDEO

Vjen njoftimi i papritur/ Miratohet nga Edi RAMA! SHBA i jep Shqipërisë 302 miIionë dollarë për…

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme ka miratuar marrjen e një huaje prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të programit të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).

Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare, financimi synon mbështetjen e projekteve dhe investimeve në fushën e mbrojtjes, në përputhje me bashkëpunimin strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

302 milionë dollarët e marra me kredi, do të përdoren për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, nëpërmjet furnizimit me pajisje dhe sisteme ushtarake të prodhuara në SHBA

Kjo marrëveshje konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tone dhe në thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së.

Qeveria Rama ka vendosur ndërprerjen e funksionimit të Bordit të Transparencës, i ngritur për monitorimin e çmimeve të hidrokarbureve në kuadër të ligjit përkatës.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se pas një periudhe disa mujore gjatë së cilës tregu i karburanteve ka shfaqur stabilizim të ndjeshëm, duke reduktuar nevojën për ndërhyrje administrative.

“Ne sot vendosëm që do të ndërpresim Bordin e Transparencës, i cili prej disa muajsh tashmë është në funksion në zbatim të ligjit për hidrokarburet. Kanë qenë disa muaj që kanë pasur disa luhatje të çmimeve të karburanteve dhe prej më shumë se dy javësh çmimi ka ardhur duke u reduktuar, çmimet e bursës janë stabilizuar, Kanali i Hormuzit do të zhbllokohet, tregu i hidrokarbureve është stabilizuar dhe ne vendosëm që të ndërpresim funksionimin e Bordit të Transparencës”, deklaroi Ibrahimaj.

Protestat masive në Shqipëri, Albin Kurti “shpërthen” ndaj kryeministrit Rama, zbuIon diçka të rëndë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me debatet që kanë shoqëruar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe çështjet që lidhen me territorin kombëtar.

Në një deklaratë që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se nuk mund të imagjinojë dhënien e territorit shqiptar dhe se roli i tij është ta mbrojë atë.

“Mendoj që më mirë që është kështu. Ka që janë të gatshëm të japin tokë shqiptare, unë atë guxim nuk e kam. Edhe jo vetëm që nuk e kam atë guxim, por nuk e kam as atë imagjinatë apo dëshirë. Unë jam këtu që ta mbroj, jo ta humbas”, deklaroi ai.

Fjalët e Kurtit kanë tërhequr vëmendje në një moment kur protestat në Shqipëri vijojnë prej javësh dhe debati publik është fokusuar te projektet strategjike, zhvillimi i zonave të mbrojtura dhe investimet e mëdha në vend.

Deklarata e kryeministrit të Kosovës është interpretuar nga shumë komentues si një mesazh i drejtpërdrejtë në mbrojtje të interesit kombëtar dhe të territorit shqiptar, ndërsa në rrjetet sociale ka gjeneruar reagime të shumta mbështetëse.

Ndërkohë, protestat në Tiranë kanë hyrë në javën e katërt, me organizatorët që vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe shfuqizimin e disa ligjeve që, sipas tyre, cenojnë interesin publik dhe mjedisin.

HlSTORlA e shqiptarit që ka HABlTUR rrjetet sociaIe, a ja vlen të Ie gr.uan për këtë rusen e ρasur

Shqiptari i ka shkruar faqes tonë dhe ka treguar historinë e tij, kurse në vetëm pak minuta janë gjeneruar me mijëra komente. “Përshëndetje stafi!

Jam 33 vjeç i martuar kam 1 çun, para 3 vitesh jam njoh me një ruse në Itali.

Tani jetoj në Shqipëri, e kam marr dhe gjatë veres rusen në Shqipëri,ka rënë në das;huri me mua, është shumë e bukur+dhe e pasur më ka kërkuar që të jetojmë bashkë.

dhe më ka thënë që do kujdeset për djaIin tim për arsyen që më do shumë. 1 pyetje kisha unë –

a ja vlen të lësh një fsh;atare nga Shqipëria dhe të jetosh me këtë rusen e bukur dhe të pasur?”, thuhet në mesazhin e publikuar.

E paprìtur! Brikena dhe Mateo kapen mat bashkë (Video)

Pak ditë pas konfirmimit të ndarjes që tronditi fansat e tyre, Brikena Selmani dhe Mateo Borri janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Dyshja janë parë së bashku në një dalje publike, duke nxitur menjëherë dyshime se raporti i tyre mund të mos ketë përfunduar përfundimisht siç u tha fillimisht.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Brikena konfirmoi ndarjen përmes një mesazhi publik, duke theksuar se vendimi ishte marrë me respekt dhe mirëkuptim. Megjithatë, që nga ai moment nuk kanë munguar aludimet se mes tyre mund të ketë ende ndjenja.

Madje, gazetari Elton Tozaj deklaroi publikisht se sipas burimeve të tij, ndarja mund të ketë qenë më shumë një strategji për të tërhequr vëmendjen e publikut sesa një ndarje reale, duke parashikuar edhe një ribashkim të afërt të çiftit.

Tashmë, fakti që Brikena dhe Mateo janë parë sërish bashkë ka ndezur rrjetin. Shumë ndjekës po pyesin nëse dyshja po i japin një tjetër shans lidhjes së tyre apo nëse ndarja nuk ka ekzistuar kurrë në të vërtetë.

Deri tani as Brikena dhe as Mateo nuk kanë reaguar për të sqaruar situatën, duke lënë vend për interpretime të shumta.

Një gjë është e sigurt: çdo lëvizje e tyre po ndiqet me shumë interes dhe pyetja që po qarkullon kudo është e njëjta: a po mashtrojnë publikun apo janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit?

VIDEO

Pas heqjes se flamurit nga protestuesit, ambasadorja e Izraelit shpërthen pas incidentìt në protestën e Tiranës

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ka reaguar pas përdhosjes së flamurit izraelit gjatë protestës së mbajtur mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, duke e cilësuar ngjarjen si një akt që “turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare”.

Në një postim në rrjetin social X, Peleg tha se akti cënon dinjitetin e popullit shqiptar dhe trashëgiminw krenare të tij

“Mbrëmë në Tiranë, protestues hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë mes brohoritjeve të turmës së mbledhur në vendngjarje. Si ambasador i një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar. Megjithatë, një akt i tillë jo vetëm që nuk i shërben kauzës së protestës publike, por gjithashtu cenon dinjitetin e popullit shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare. Falënderoj @HoxhaFer për dënimin e menjëhershëm dhe të qartë të këtij akti., shkroi ajo.

Reagimi vjen pak orë pasi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit në Tiranë, duke deklaruar se akte të tilla nuk përfaqësojnë Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Gruaja “e hekurt”/ Mbeti e vetme me katër fëmijë, 92-vjeçarja në Librazhd: Ia doIëm duke bërë edhe …(Video)

Shahe Leka, 92 vjeç nga fshati Spathar i Librazhdit, është një nga modelet e grave të forta që jetën e ka përballuar e vetme me 4 fëmijë duke bërë edhe punë të rënda. 92-vjeçares i vjen keq që rinia ikën e toka mbetet djerrë. Sipas saj, vetëm me punë mund të ecet përpara.

“Ia dolëm duke bërë edhe punë të rënda”, është shprehur ajo.

25 vjeçe mbeti e ve dhe gjithë jetën e saj ua kushtoi 4 fëmijëve, tashmë shembull jo vetëm i tyre, por për këdo që e njeh./ Top Channel