Kush është ambasadori i ri i SHBA në Tiranë? Ja çfarë tha për Skënderbeun dhe shqìptarët

Shqipëria do të ketë së shpejti ambasadorin e ri amerikan në Tiranë. Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar zyrtarisht Eric Wendt në postin e ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, duke i dhënë fund procesit të nominimit dhe miratimit të tij në institucionet amerikane.

Në seancën e zhvilluar në Senat, kandidatura e Wendt mori 51 vota pro dhe 47 kundër, duke siguruar shumicën e nevojshme për emërimin përfundimtar. Votimi erdhi pasi kandidatura e tij kishte kaluar më herët edhe filtrin e komisionit përkatës senatorial.

Me këtë vendim, Eric Wendt pritet të marrë detyrën në Shqipëri në ditët në vijim, duke zëvendësuar përfaqësimin diplomatik amerikan në Tiranë në një periudhë që konsiderohet e rëndësishme për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Wendt nuk vjen nga diplomacia tradicionale. Ai ka një karrierë të gjatë në ushtrinë amerikane dhe në strukturat e sigurisë, ku ka shërbyer për më shumë se tre dekada. Emri i tij u propozua nga Presidenti Donald Trump, ndërsa Shtëpia e Bardhë e paraqiti si kandidat për postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të SHBA-së në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë karrierës së tij, Wendt ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme në forcat e armatosura amerikane. Ai shërbeu si komandanti i pestë i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s deri në janar të vitit 2021, ndërsa më herët ka qenë Koordinator i Sigurisë së SHBA-së për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez. Ai ka drejtuar gjithashtu Qendrën dhe Shkollën e Luftës Speciale ‘John F. Kennedy’, si dhe operacionet speciale amerikane në Korenë e Jugut.

Në seancën dëgjimore para Senatit, Wendt prezantoi prioritetet që synon të ndjekë në marrëdhëniet me Shqipërinë. Ai e cilësoi vendin tonë një partner të rëndësishëm strategjik në NATO dhe kujtoi bashkëpunimin e tij me ushtarët shqiptarë gjatë misioneve ndërkombëtare.

‘Gjatë drejtimit të forcave të NATO-s, trupat shqiptare ishin pjesë e komandës sime dhe kam punuar me ta në terren. Në Afganistan kam shërbyer me trupa shqiptarë. Kam konstatuar se forcat speciale shqiptare mishërojnë shpirtin luftarak të heroit shqiptar Skënderbeu’, deklaroi ai.

Wendt tha se siguria, mbrojtja, zhvillimi ekonomik dhe forcimi i funksionimit të ambasadës amerikane në Tiranë do të jenë prioritetet kryesore të mandatit të tij.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe SHBA-së në këto fusha duhet të forcohet më tej.

Një pjesë e rëndësishme e deklarimeve të tij lidhej me SPAK-un, të cilin e vlerësoi si një institucion të pavarur dhe të suksesshëm.

‘SPAK, nga çdo gjë që kam lexuar, ka qenë një organizim apolitik, i pavarur dhe i suksesshëm’, u shpreh ai, duke shtuar se puna e këtij institucioni është e rëndësishme për forcimin e shtetit ligjor dhe përmirësimin e klimës së biznesit.

Wendt u shpreh gjithashtu në favor të mbështetjes së Shqipërisë në përmbushjen e objektivave të NATO-s, përfshirë rritjen graduale të shpenzimeve për mbrojtjen dhe forcimin e sigurisë kibernetike.

Me konfirmimin nga Senati, Eric Wendt bëhet zyrtarisht ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, duke sjellë në Tiranë një profil të formuar kryesisht në fushën ushtarake dhe të sigurisë, me eksperiencë të gjatë në strukturat amerikane dhe aleancën e NATO-s.

Përballja e fortë me Ramën, Agron Shehajt i ndodh e papritura pas vịdeos në Kuvend

Përplasja e fortë mes kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe kryeministrit Edi Rama në Kuvend ka vijuar të jetë një nga temat më të diskutuara në opinionin publik dhe në rrjetet sociale. Debati i zhvilluar gjatë seancës parlamentare tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe u kthye shpejt në një nga ngjarjet politike më të komentuara të ditëve të fundit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Agron Shehaj iu afrua kryeministrit dhe ngriti një sërë akuzash lidhur me qeverisjen, duke përmendur çështje që sipas tij kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe te qytetarët shqiptarë. Ai theksoi se problemet ekonomike, largimi i të rinjve nga vendi, korrupsioni dhe mungesa e besimit te institucionet janë ndër shqetësimet kryesore të shqiptarëve.

Shehaj u ndal gjithashtu edhe te protestat e fundit të zhvilluara në vend, duke deklaruar se ato përfaqësojnë zërin e një pjese të konsiderueshme të qytetarëve që kërkojnë ndryshim dhe më shumë përgjegjësi nga qeveria. Sipas tij, reagimet e qytetarëve tregojnë qartë se ekziston një pakënaqësi e gjerë ndaj mënyrës se si po drejtohet vendi.

Pamjet e debatit u publikuan më pas nga vetë Agron Shehaj në rrjetet sociale, ku morën një vëmendje të jashtëzakonshme. Vetëm brenda pak orësh, videot arritën miliona shikime, ndërsa mijëra përdorues komentuan dhe shpërndanë përmbajtjen. Shumë prej komenteve shprehën mbështetje për qëndrimin e deputetit, ndërsa të tjerë e panë debatin si një përballje të fortë politike mes opozitës dhe qeverisë.

Sipas të dhënave të publikuara nga platformat e monitorimit të rrjeteve sociale, Shehaj ka fituar më shumë se 4 mijë ndjekës të rinj në Instagram në më pak se 24 orë pas publikimit të videove. Kjo rritje nuk është një fenomen i izoluar. Gjatë 30 ditëve të fundit, ai ka shtuar mbi 33 mijë ndjekës të rinj, duke u renditur ndër politikanët shqiptarë me rritjen më të shpejtë të audiencës online.

Analistët politikë vlerësojnë se rrjetet sociale po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në formësimin e perceptimit publik dhe në rritjen e ndikimit të figurave politike. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo vëmendje e shtuar në internet do të shndërrohet në mbështetje konkrete politike dhe elektorale për Agron Shehajn në muajt dhe sfidat e ardhshme politike.

Kush është vajza që Iargohet nga oborri i burgut? Flamur Noka: Është eskortë, burgu i Peqinit është kthyer në motel (Video)

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka publikuar në llogaritë e tij videon e një vajze që largohet nga ambientet e Burgut të Peqinit, dhe shprehet se ajo është një eskortë që ka shkuar për të plotësuar qejfet e të burgosurve.

Ai akuzon Edi Ramën se gjatë qeverisjes së tij, qelitë janë shndërruar në hotele për bandat e pushtetit, ndërsa për drejtorin e burgut, Altin Ago, thotë se ai kujdeset që këto banda të rehatohen dhe të mos ju mungojë asgjë.

“Eskorta në burgun e Peqinit. Rama i shndërroi burgjet në motele për bandat e pushtetit.

Edhe pse në rrjete sociale u bë virale një video ku shfaqej një qeli luksi, drejtorin e burgut të Peqinit s’e gjeti gjë. Altin Ago vazhdon “detyrën” e rehatimit të bandave, duke u siguruar që të mos mungojë gjësend”, shkruan Flamur Noka.

VIDEO

Ndryshime në Kodin Rrugor/ Zero aIkooI për shoferët e rinj dhe masa më të ashpra për shkeljet në trafik

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshime të rëndësishme në Kodin Rrugor, të propozuara nga deputetët Ulsi Manja dhe Erion Braçe, me synim forcimin e sigurisë në rrugë dhe reduktimin e aksidenteve.

Një nga risitë kryesore është vendosja e tolerancës zero për alkoolin tek drejtuesit e rinj, të cilët për dy vite pas marrjes së patentës nuk do të lejohen të konsumojnë alkool gjatë drejtimit të mjetit.

Po ashtu, për këtë kategori parashikohen kufizime shpejtësie: deri në 90 km/h në autostradë dhe 80 km/h në rrugët jashtë qendrave të banuara. Në rast respektimi të rregullave për dy vite pa shkelje, kufizimet hiqen automatikisht. Ndërkohë, dy shkelje brenda një viti sjellin zgjatje të periudhës së provës edhe për një vit tjetër.

Një tjetër rregull i ri ndalon drejtimin e mjetit gjatë orëve 24:00–06:00 për shoferët e rinj, nëse nuk shoqërohen nga një drejtues me të paktën 3 vite eksperiencë. Mosrespektimi i këtyre kufizimeve ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për një muaj dhe heqje pikësh.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu masa të rënda për shkelësit e përsëritur, duke përfshirë edhe heqjen përfundimtare të lejes së drejtimit në rastet e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit mbi 0.5 g/l në mënyrë të përsëritur.

Një tjetër risi është ndalimi i përdorimit të telefonit në dorë jo vetëm për automjetet, por edhe për biçikletat, motorët elektrikë dhe monopatinat.

Gjoba më të larta parashikohen për garat e shpejtësisë dhe sjelljet agresive në rrugë, ndërsa ashpërsohen edhe masat për drejtimin pa leje dhe për të miturit.

Paketa e re ligjore synon përafrimin me standardet e Bashkimit Europian dhe rritjen e sigurisë rrugore, duke vendosur rregulla më të forta për shkeljet me rrezik të lartë për jetën e qytetarëve.

Deklaroi se është kërcënụar me jetë/ Bajrat bëjnë veprimin e fortë ndaj Marjana Koçekun

Safet dhe Behar Bajri kanë depozituar një kallëzim në Prokurori ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, pas deklaratave të saj publike se ishte kërcënuar me jetë së bashku me familjen nga anëtarë të familjes Bajri.

Në dokumentin e bërë publik, Bajrat i cilësojnë akuzat si të pavërteta dhe pa asnjë bazë provash, duke theksuar se pretendimet e ngritura ndaj tyre nuk mbështeten në fakte konkrete.

Ata argumentojnë se disa prej familjarëve të përmendur nga deputetja ndodhen aktualisht në burg dhe, sipas tyre, nuk kanë pasur mundësi të kryejnë veprimet për të cilat akuzohen.

Gjithashtu, në kallëzim pretendohet se Koçeku nuk ka paraqitur prova pranë organeve ligjzbatuese për të mbështetur deklaratat e saj. Për këtë arsye, Safet dhe Behar Bajri kërkojnë që Prokuroria të verifikojë rastin dhe të nisë procedurat përkatëse ligjore.

“I kërkoj Prokurorisë:

Të regjistrojë këtë kallëzim dhe të fillojë procedimin penal;

Të hetojë vërtetësinë e deklaratave dhe përgjegjësinë penale të deputetes Marjana Koçeku si dhe arsyet se përse ajo e ka bërë një deklaratë të tillë dhe cilët persona e kanë shtyrë;

Të sigurojë dhe ruajë menjëherë postimin origjinal në rrjete sociale dhe të dhënat e tij teknike, përpara fshirjes;

Të administrojë provat e sipërpërmendura dhe të më njoftojë për veprimet e kryera, sipas të drejtave të kallëzuesit”,- thuhet ndër të tjera në kallëzim.

Kujtojmë se vetëm pak ditë pasi u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe u vetëshpall deputete e pavarur, Marjana Koçeku zbuloi se është kërcënuar me jetën e familjarëve të saj.

Lajmin e bën me dije vetë ligjvënësja, e cila përmes një reagimi në rrjetet sociale i kundërpërgjigjet këtyre kërcënimeve, që sipas saj, vijnë nga “Bajrat e Shkodrës”.

Në një postim në Facebook, Koçeku bëri të ditur se grupi Bajri në Shkodër ka kërcënuar familjen e saj pasi ajo doli kundër Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

“Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”- theksoi Koçeku.

PubIikohet kënga e fundit e Shpat Kasapit: NANA (Video)

Ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë më parë bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvija, një tjetër projekt i artistit ka parë dritën e publikimit.

Bëhet fjalë për këngën “Nana”, e cila është publikuar zyrtarisht në YouTube dhe vjen si pjesë e angazhimit të familjes për të sjellë tek publiku krijimet që Shpati nuk arriti t’i publikonte gjatë jetës së tij.

Lajmin e kishte bërë të ditur vetë Selvija, e cila premtoi se do të vazhdojë të ndajë me fansat projektet muzikore që artisti kishte lënë të papërfunduara, duke mbajtur gjallë kujtimin dhe trashëgiminë e tij artistike.

Kënga është pritur me emocione të shumta nga admiruesit e Shpat Kasapit, të cilët kanë pasur mundësinë të dëgjojnë edhe një herë zërin e artistit të dashur.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është videoklipi i realizuar për projektin. Përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale, janë krijuar skena simbolike ku Shpati shfaqet me krahë engjëlli pranë nënës së tij, duke i dhënë klipit një dimension të veçantë vizual.

“Nana” konsiderohet vetëm fillimi i publikimit të materialeve të tjera të lëna nga këngëtari, ndërsa familja e tij ka bërë të ditur se projekte të tjera pritet të publikohen edhe në vijim.

Ra nga shkëmbi në Mallorca, i riu shqiptar lufton për jetën në spitaI

Një 27-vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje kritike në spitalin Son Espases në Palma të Spanjës, pas një aksidenti të rëndë të ndodhur më 15 qershor në ishullin e Mallorcës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur turistike Caló des Moro, në komunën Santanyí, ku i riu ka rënë nga një lartësi rreth 5 deri në 7 metra, në një terren shkëmbor. Si pasojë e rënies, ai ka pësuar dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore dhe u transportua me helikopter emergjence drejt spitalit.

Sipas familjarëve, 27-vjeçari ndodhet në repartin e terapisë intensive dhe po i nënshtrohet trajtimeve mbështetëse për jetën. Mjekët kanë filluar uljen graduale të ilaçeve për të parë nëse ai mund të zgjohet dhe të reagojë. Deri tani janë vërejtur disa shenja të lehta reagimi, përfshirë hapjen e syve.

Gjendja e tij mbetet ende kritike por nëse i riu arrin të zgjohet dhe të marrë vetë frymë, mund të vendoset një pajisje ndihmëse për frymëmarrjen, me shpresën që në të ardhmen të rifitojë disa funksione bazë si të folurit dhe ushqyerjen.

Familjarët kanë hapur edhe një GoFundMe për këdo që ka mundësi dhe dëshirë të kontribuojë në shérimin e shpejtë të Ardit, shqiptarit të aksidentuar.

Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjaIistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria

Pikat e kalimit kufitar në Shqipëri do të funksionojnë me një sistem të ri sinjalistike dhe orientimi për udhëtarët. Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përcakton standardet e tabelave dhe simboleve që do të përdoren në të gjitha pikat kufitare të vendit, në zbatim të kuadrit të ri ligjor për kontrollin e kufirit shtetëror.

Qëllimi i këtij ndryshimi është krijimi i një sistemi të unifikuar informacioni, i cili synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të rrisë qartësinë e procedurave për hyrjen dhe daljen nga territori shqiptar. Tabelat orientuese do të jenë në gjuhën shqipe dhe anglisht, duke i bërë më të aksesueshme edhe për udhëtarët e huaj.

Sipas vendimit, zonat ku kryhen kontrollet kufitare do të identifikohen me sinjalistikë të posaçme në aeroporte, porte dhe në akset rrugore që të çojnë drejt pikave kufitare tokësore. Gjithashtu, çdo pikë kalimi do të pajiset me tabela standarde identifikuese, ndërsa aty ku funksionimi kryhet me orar të kufizuar do të afishohen edhe oraret zyrtare të shërbimit.

Risi sjell edhe organizimi i korsive të kalimit. Autoritetet parashikojnë ndarje të dedikuara për kategori të ndryshme udhëtarësh, në varësi të statusit të tyre dhe procedurave të kontrollit që duhet të ndjekin. Në këtë mënyrë, synohet menaxhim më efikas i fluksit, veçanërisht gjatë periudhave me ngarkesë të lartë lëvizjeje.

Në portet detare dhe aeroportet ndërkombëtare do të identifikohen qartë edhe zonat e tranzitit, ndërsa hyrja dhe dalja nga territori i Republikës së Shqipërisë do të shënohet përmes tabelave standarde të unifikuara.

Vendimi parashikon gjithashtu mundësinë e krijimit të korsive të veçanta për automjete të ndryshme, përfshirë autovetura, autobusë dhe mjete të transportit të mallrave, në përputhje me nevojat operacionale të çdo pike kufitare.

Me hyrjen në fuqi të këtij akti, shfuqizohet vendimi i mëparshëm i vitit 2016, duke hapur rrugën për një model të ri administrimi të sinjalistikës kufitare. Për zbatimin e standardeve të reja do të angazhohen operatorët e aeroporteve, autoritetet portuale, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe institucionet përgjegjëse shtetërore.

Autoritetet vlerësojnë se ndryshimet do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë, përmirësimin e orientimit të udhëtarëve dhe harmonizimin e praktikave shqiptare me standardet bashkëkohore të menaxhimit kufitar./scan.al

Plas sherri! “Ik tani nga emisioni” Albatros Rexhaj përplaset me Sidorelën: BuIIizove Ramën (Video)

Intervista e kryeministrit Edi Rama me gazetaren dhe moderatoren Sidorela Gjoni, pak ditë më parë, është bërë shkak që kjo e fundit të përplasej sot në emision me analistin dhe shkrimtarin Albatros Rexhaj, i cili ishte kundër mënyrës sesi intervista është trajtuar.

Biseda është tensionuar aq sa Rexhaj i ka thënë në transmetim të drejtpërdrejt moderatores se ai nuk mund të lejonte që të bullizohej prej saj, njëlloj siç ndodhi me kryeministrin, por më mirë largohej.

Menjëherë, moderatorja i tha se ai mund të ikte nga studio.

Albatros Rexhaj: “Ti Sidorela në atë intervistë e bullizove fund e krye kryeministrin. Ti pate momentin tënd aty dhe e shfrytëzove. E bullizove me deklarata, me fjalë dhe ai të qëndroi ty aty.”

Sidorela Gjoni: “A mund të më thuash cila ishte fjala më e rëndë në atë intervistë?”

Albatros Rexhaj: “Do bëjmë emision të veçantë për të zbuluar cila ishte fjalia më e rëndë. Ai ndenji urtë, ti e bullizove. Po tani hall të flasësh e hall mos flasësh…”

Sidorela Gjoni: “Bullizmi nuk ka kuptimin e fjalës që thua ti. Unë nuk e kam komentuar dhe nuk kam thënë asgjë për atë intervistë.”

Albatros Rexhaj: “Prit tani të të them një fjalë tjetër.”

Sidorela Gjoni: “Jo nuk do flasësh sepse do të të drejtoj unë pyetje njëherë.”

Albatros Rexhaj: “Do flas sepse ndryshe nuk vi më këtu.”

Sidorela Gjoni: “Po ti mund të largohesh që tani. Albatros mund të largohesh që tani.”

Albatros Rexhaj: “Do iki por do them një fjalë…”

Sidorela Gjoni: “Mund të largohesh që tani.”

Albatros Rexhaj: “Po patjetër që tani. Mirupafshim bullizuese. (Çohet nga studio dhe pengohet )

Sidorela Gjoni: Avash se mos rrëzohesh…

Albatros Rexhaj: Keni mjaftueshëm njerëz që e shajnë Ramën, Mua nuk më bëni dot. Problemin e kemi me njerëzit që mendojnë ndryshe. Mbushni studion me njerëz që vetëm e shajnë Ramën.”

Sidorela Gjoni: “Albatros, unë e mbush studion me njerëz të ndryshëm që mendojnë ndryshe. Dhe faleminderit për shfaqjen fantastike televizive që më dhurove.”

“iPhone 11” që fundosi Belinda Ballukun, zbardhen të tjera detaje nga dosja e SPAK, ja si teIefoni i sekretares

“iPhone 11” që fundosi Belinda Ballukun, zbardhen të tjera detaje nga dosja e SPAK, ja si telefoni i sekretares zbuloi vilën luksoze në Dhërmi dhe prapaskenat e errëta të tenderëve të “Albcontrol”
Një e-mail i gjetur në telefonin e Viola Haxhiademit, zyrtares së lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, është kthyer në një nga provat kryesore të SPAK për të ngritur dyshime se ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka përfituar një vilë në kompleksin luksoz “White Rocks” në Dhërmi, si rezultat i një skeme korrupsioni dhe favorizimi tenderash. Gjithçka nis nga ekspertimi i një telefoni “Iphone 11 Pro”, i sekuestruar nga BKH ndaj Viola Haxhiademit. Sipas aktit të ekspertimit nr.203, datë 8 tetor 2024, në telefon janë zbuluar komunikime elektronike që datojnë që prej vitit 2018, raporton gazetari Elton Qyno.

Një prej tyre është një e-mail i datës 13 shkurt 2018, ora 20:27, i dërguar nga adresa elektronike e Viola Haxhiademit drejt motrës së saj, Dorela Haxhiademi. Në këtë komunikim, Viola i dërgon fotografi dhe planin e një vile që, sipas SPAK, i referohet Belinda Ballukut. “…zemër, po të dërgoj fotot e Belës, që të kuptosh në ç’fazë është shtëpia. Të kam dërguar dhe planin e projektit, për të parë për cilën bëhet fjalë. Bela, ka F-5 ndërsa ne kemi F-6. Po të shikosh në foton që kam bërë më afër me vilat ka vizatuar dhe ku do behet pishina. Më pëlqen shumë. Рuuuuссссс”.

Dyshimet

Nga verifikimet e kryera, SPAK ka konfirmuar se adresa elektronike nga e cila është dërguar mesazhi i përket Viola Haxhiademit dhe se komunikimi lidhet me dy vila në kompleksin “White Rocks” në Drimadhë të Dhërmiut, të ndërtuar nga kompania “Eurocol”. Njëra prej vilave, F-6, rezulton të jetë porositur nga Eleni Haxhiademi, nëna e Viola dhe Dorela Haxhiademit. Ndërsa vila tjetër, për të cilën në e-mail përdoret emri “Bela”, sipas SPAK dyshohet se i referohet Belinda Ballukut. Pikërisht këtu nis edhe dyshimi kryesor i Prokurorisë së Posaçme. Sipas dosjes hetimore, përfitimi i një vile në kompleksin “White Rocks” dyshohet se lidhet me një procedurë favorizuese të dy tenderave të zhvilluar në vitin 2018 nga shoqëria shtetërore “Albcontrol”, e drejtuar në atë kohë nga Belinda Balluku. Objekti i procedurës ka qenë “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”. SPAK pretendon se procesi ka qenë i paracaktuar dhe këtë e mbështet edhe në komunikime të përgjuara mes biznesmenëve Fejzi Kodra dhe Pandeli Carapuli.

Në 5 nëntor 2014, Fejzi Kodra i shkruan Pandeli Carapulit: “…Atelier 4, dërgoi preventivin e thotë që jemi në pritje të konfirmimit tuaj para se ta dërgojë tek AlbControl…”. Një ditë më vonë, Carapuli i dërgon Kodrës adresën elektronike: Berberi.evis@gmail.com Ndërsa Fejzi Kodra i përgjigjet: “Ia dërgova”. Më tej, në 11 nëntor 2014, Fejzi Kodra i shkruan Carapulit: “…për dijeni, akoma s’ka dalë gjë tek web i APP…”. Vetëm pak minuta më pas, Pandeli Carapuli i përgjigjet: “…shiko u shpall ky i fundit. I madh…”. Ndërsa Fejzi Kodra i kthen: “Mban datën e djeshme shpallur: Rikonstruksion i godinës teknologjike të AlbControll”. Dhe Carapuli i përgjigjet: “…Ok të fillojmë përgatitjet”. Për SPAK, këto komunikime tregojnë se kompania fituese kishte dijeni paraprake për procedurën e prokurimit.

Detajet nga dosja

Në dosje thuhet se Belinda Balluku, në cilësinë e Drejtoreshës së Përgjithshme të “Albcontrol”, së bashku me anëtarë të njësisë së prokurimit dhe kryetarin e komisionit të vlerësimit të ofertave, Evis Berberi, “kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje për shoqërinë fituese “Eurocol”, duke siguruar në mënyrë të tërthortë vlerën e përfitimit të parregullt të dhënë nga administratori i shoqërisë “Eurocol”, Pandeli Carapuli, që konsiston në pasurinë, Vila F6, me vendndodhje Kompleksi “White Rocks”, Dhërmi”. Sipas SPAK, fakti që vila F-6 është në posedim të Belinda Ballukut provohet nga një sërë rrethanash dhe provash të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit. Megjithatë, dokumentet tregojnë edhe një tjetër element interesant. E njëjta vilë F-6 rezulton të jetë porositur edhe nga Igli Tare me kontratë të datës 5 dhjetor 2018, me vlerë 145 mijë euro.

Nga kjo shumë janë paguar vetëm 70 mijë euro nga Agron Tare, ndërsa pjesa tjetër prej 75 mijë eurosh nuk është likuiduar. Për këtë arsye, sipas SPAK, prona vijon të jetë ende e regjistruar në emër të kompanisë “Eurocol” të biznesmenit Pandeli Carapuli. Gjatë dëshmisë së tij në Prokurorinë e Posaçme, Carapuli ka deklaruar se kontratën e ka lidhur me Igli Taren për shkak të miqësisë së hershme mes tyre, ndërsa ka shtuar se më pas nuk është interesuar se kujt ia ka kaluar vilën ish-futbollisti.