Dea Mishel nuk i ndahet Ramës, i përmend bashkëshorten dhe bën këtë dekIaratë

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Dea Mishel, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një reagim që lidhet me kryeministrin Edi Rama.

Këtë herë, Dea ka shpërndarë në InstaStory një koment të lënë në një nga transmetimet live të Ramës, ku me nota ironike i drejtohet kryeministrit duke përmendur edhe bashkëshorten e tij, Linda Rama.

“Aman me gjeni një nr telefoni të Lindës t’i them t’i fshehi karikuesin e celularit këtij se la nam”, shkruhet në komentin e publikuar nga Dea.

Më pas, ajo ka shtuar edhe një mesazh tjetër mbi fotografinë: “Para se të ma fshijë edhe këtë komentin.”

Nuk është hera e parë që ish-banorja e BBVIP shpreh publikisht qëndrimet e saj ndaj kryeministrit. Megjithatë, përmendja e bashkëshortes së Ramës në këtë reagim ka bërë që postimi të marrë edhe më shumë vëmendje në rrjetet sociale.

Organizatori pranoi se ka grupe serbe dhe greke të infiItruara në protestë, reagon Rama

Pas deklaratës se një nga nismëtarëve të protestës qytetare, Arben Kola, ku ai zbuloi se ka dy grupe të infiltruara në tubimet që po mbahen prej 22 ditësh në Shqipëri, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se me kohën do të dalin të gjitha.

Më tej, kreu i qeverisë ironizon, teksa shkruan se flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme.

Postimi i Ramës:

Ouuu….. Po ky vetë?

Avash avash, të gjithë do dalin!

Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme

Prapaskenat e mbIedhjes: Rama iu hakërehet deputetëve kryesorë: “Më keni lënë vetëm”

Edi Rama u pa në publik të shtunën duke u ankuar se protestuesit e revolucionit të famingove kishin rënë viktimë e algoritmeve që i nxisnin të dilnin në rrugë dhe të kërkonin dorëheqjen e tij. Por, kjo qe vetëm ana e dukshme e shqetësimit të një lideri që i ka dalë situata nga kontrolli. Ajo që nuk u pa në kamera ishte tjetër: frika e kryeministrit se mos përballë gjithë Shqipërisë që është me protestën, e lëshon edhe partia e tij.

Pas thirrjeve të socialistëve të vjetër, si Arta Dade dhe Arben Malaj, fakti se kërkesa për reflektim kanë bërë edhe ish ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, i cili e denoncoi shitjen e atdheut si plaçkë dhe ish Mamica, Spiropali, e cila kërkoi vetpastrimin dhe heqjen e ndryshkut nga PS-ja, kryeministri po e ndjen gjithnjë e më shumë vetminë e lartësisë së pushtetit.

Në mbledhjen e zgjeruar me qeverinë dhe grupin parlamentar, që u zhvillua të shtunën paradite në Pallatin e Brigadave, Edi Rama e ka shprehur shqetësimin se ai po braktiset nga hierarkët e lartë të pushtetit. Lapsi.al ka mësuar, nga dy burime që kishte brenda kësaj mbledhjeje, ndonese gjithçka qe hermetike dhe te gjithe dorezuan celularet ne hyrje, se kryeministri është ankuar duke thënë: “Vetëm Taulant Balla më ka qëndruar në krah duke mbajtur qëndrime në rrjetet sociale”. Duke ndjerë se kjo mund të demostronte dobsinë e tij ai tha: “Unë nuk kam nevojë për asnjërin se e përballoj vetëm këtë situatë, por dua të dëgjoj ju udhëheqësit e partisë se çfarë mendoni”, konfirmuan dy burimet e Lapsi.al.

Në fakt edhe në publik është vënë re se figurat me emër në PS dhe deputetët e vjetër i janë shmangur përballjes me protestuesit dhe kritikës ndaj tyre. Në mënyrë donkishoteske këtë mision e kanë marrë përsipër vetëm rishtarët si Ardit Bido, Sara Mile dhe Brisida Çakërri. Ata që mbajnë poste drejtuese, madje edhe një pjesë e opinionistëve që më parë të vrisnin në studio televizive po tu prekje Ramën, kanë bërë një hap pas, dikush nën presionin e fëmijve që i luten në mbrëmje: “aman mos na merrni fytyrën”, e dikush tjetër se nuk gjen asnjë fjalë për të bërë avokatinë e vjedhjeve galopante.

Nisur nga ky fenomen, që para të gjithëve e ndjen mbi lëkurë vetëm kryeministri, ai ka dashur ti testojë njerzit që gjatë këtyre viteve i ka gostitur me poste të pamerituara. Ai i është drejtuar korçarit të butë Niko Peleshi: “Cili është mendimi yt Niko se nuk të kam parë të mbash asnjë qëndrim”?

I vetmi që ka ariturr të belbëzojë disa vërejtje ka qenë Fatmir Xhafaj. Ish babai i rreformës në drjtësi ka thënë se kjo protestë “…ka lidhje me arrogancën e pushtetit dhe me perceptimin në rritje ndaj korrupsionit, sidomos në sektorin e ndërtimit”. Duke dashur ta mbyllë shpejt e shpejt këtë gropë të zezë Rama që priste përkrahje dhe jo kritika është përgjigjur se ky lloj “perceptimi është shtuar pasi ne kemi vendosur ta luftojmë korrupsionin përmes SPAK”.

Disa fërkime kanë ndodhur edhe me Erion Braçen për plehrat në Tiranë, pensionet dhe kadastrën. Pastaj të gjithë janë vënë në rresht duke i thurur hosana shefit. Servili i shkarkuar Ulsi Manja ka bërë kritikë se nuk ka qenë aq sa duhet aktiv në rrjetet sociale, konfirmuan dy burimet e Lapsi.al Por kulmin e ka arritur Ed Shalsi i cili krejt pa kuptim ka folur duke thënë se imazhi i Shqipërisë nuk ka qenë ndonjëherë më lart se tani. Në këtë linjë është rreshtuar edhe Bledi Çuçi, i cili ka thënë se kjo protestë do dëmtojë më tepër opozitën gjë që do e forcojë PS-në, çka e ka bërë Ramën ta shohë si një ufo.

Po jashtë realitetit është treguar edhe ministri Blendi Gonxhe që që ka mbajtur një qëndrim sipas modelit “fshati digjet…..krihet”. Ai ka thënë se deputetët duhet të angazhohen me tepër për shitjen e biletave të koncertit të Kenye West, pasi shitja e tyre po ecën shumë dobët.

Përpos vasalëve të tij mëria më e madhe e Ramës ka qenë kundër Albin Kurtit të cilin e ka renditur mes organizatorëve të lëvizjes kundër tij. “Ai dhe shqiptarët e Maqedonisë që përkrahin atë kemi të dhëna që janë shumë aktivë” ka anatemuar Rama, duke i shtuar një element të ri listës me armiq greke, iranianë, serbë, antitrampistë etj.

“Ju i patë fytyrat e zymta të deputetëve që e dëgjonin në një montazh video të shpërndarë në rrjet. Rama i njeh më mirë ata dhe e di që vetëm një fije peri e ndaj nga tërheqja e mbështetjes për të.

VIDEO

Shenja e parë është dhënë (VIDEO KETU LART). Ata druajnë ti vënë gjoksin mbrojtjes së tij para rinisë që është derdhur në shesh. Kjo është gjëja që e shqetëson më shumë”, tha njëri prej burimeve të Lapsi.al. Dhe vërtet, ndonësae atyre që ka katapultuar në politikë u ka ndryshuar jetën ndërsa të tjerëve që kanë dalë në ekrane nuk ka nguruar ti bëjë të pasur, në momentin më të vështirë Rama po e ndjen se ata nuk i ka mbështetje. Prandaj ai iu hakërrye: ” Ju nuk po flisini, ndonëse unë e përballoj vetë dhe s’kam nevojë për ju”.

I shkruajtën emrin në kosh pIehrash, Ardit Bido: “S’keni shans të më bëni pis, jam i pastër”

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar pas shpërndarjes në rrjetet sociale të një fotografie ku emri i tij ishte shkruar mbi një kosh mbeturinash.

Bido ka akuzuar aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje si përgjegjës për këtë veprim, duke e cilësuar atë si një akt denigrues ndaj deputetëve të Republikës së Shqipërisë.

Në reagimin e tij, ai i është drejtuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke ngritur pyetje mbi përfshirjen e, sipas tij, aktivistëve të kësaj lëvizjeje në ngjarje të tilla.

“S’keni shans të më bëni ndonjëherë pis, sepse jam i pastër, jam me bindje pro Shqipërisë”, ka deklaruar Bido, duke i bërë thirrje palës së përmendur që të fokusohet në formimin e qeverisë në Kosovë dhe të mos përfshihet në zhvillime në Shqipëri.

“Janë infiItruar grupe serbe, greke dhe turke, do iu nxjerrim emrat”, incidenti me flamurin izraelit, Arben Kola: Nuk e zhbëjnë dot revoltën tonë!

Një nga nismëtarët e protestës qytetare, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta para nisjes së protestës, duke zbuluar praninë e grupeve të infiltruara që sipas tij po tentojnë të dëmtojnë lëvizjen dhe t’i japin asaj prapavija fetare apo kombëtare.

Kola paralajmëroi se shumë shpejt këta persona do të bëhen publikë, ndërsa u bëri thirrje organeve të sigurisë që të ndërhyjnë përpara se situata të lihet në dorë të vetë protestuesve.

“Mes nesh ka grupe të infiltruara që heqin perden dhe bashkohen me ne. Në ditët në vazhdim do i nxjerrim me fytyra dhe emra. I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, grupet serbe po ashtu i dimë. Dimë edhe linjat fetare nga Turqia që duan t’i japin narrativë fetare protestës. Nuk do e zhbëjnë dot. Ky është vullnet i shqiptarëve,” deklaroi Kola.

Kola u distancua prerazi nga incidenti i ndodhur një ditë më parë me flamurin e Izraelit, duke sqaruar se lëvizja qytetare nuk ka asnjë qëllim agresiv ndaj shteteve të tjera apo simboleve të tyre kombëtare.

“Nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi për të dhunuar flamujt as të Izraelit, as Serbisë, as Greqisë, as Iranit, etj. Patjetër që distancohemi dhe do mbajmë dhe një deklaratë,” përfundoi ai.

Ndodh pas protestës në Tiranë, shoqërohet në poIici gazetari Osman Stafa (Video)

Një incident, ku protagonist është gazetari i News24, Osman Stafa, është regjistruar gjatë protestës së mbajtur mbrëmjen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një video të publikuar nga JOQ Albania, Stafa shihet teksa shoqërohet nga efektivët e policisë pas një debati me një grua gjatë protestës.

Sipas dëshmisë së një qytetareje, në komisariat është shoqëruar edhe një grua, ndërsa ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të tyre.

Po ashtu, bëhet me dije se Stafa është përplasur verbalish me gruan në fjalë, e cila në videon e publikuar dëgjohet duke bërtitur dhe duke hedhur akuza ndaj tij. Nga ana e tij, gazetari pretendon se nuk ka kryer asnjë veprim të kundërligjshëm.

Gjatë protestës së ditës së sotme, Osman Stafa mbajti fjalën në podium, ku bëri thirrje për pjesëmarrje më të madhe në protestat e ardhshme.

Kujtojmë se Osman Stafa është një nga gazetarët që ka publikuar disa denoncime dhe problematika që lidhen me sistemin shëndetësor në vendin tonë, kryesisht me Spitalin e Onkologjikut.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1348521643910380%2F&show_text=false&width=267&t=0

Horoskopi për ditën e sotme, e hënë 22 qershor 2026

Dashi

Ditë pozitive për dashurinë. Nëse takoni njerëz ose dashuria është me ta, kjo është koha e duhur. Sa i përket punës, mundësi të reja janë në rrugë për ata që nuk kanë ndonjë aktivitet profesional, edhe nëse janë me kohë të pjesshme.

Demi

Pas dy ditësh shëndet, tani është koha për t’u rikuperuar. Ju nevojitet një partner i fortë në mënyrë që të mos keni ndonjë rrezik. Hëna është në të kundërt, kështu që është më mirë të adresoni këtë çështje të veçantë.

Binjakët

Ende pak pozitivitet në dashuri. Sa i përket punës, do të vendosim pak përmirësim. Qëndroni të qetë, është një ditë vërtet e vështirë.

Gaforrja

Duhet të keni një pikë të plotë në listën tuaj të dëshirave. Pozicionimi i Hënës në shenjën tuaj është në një vend të mirë.

Luani

Nëse dashuria juaj është në histori, dijeni se mund të rikuperohet. kështu që do të jeni ju ai që do të kuptoni nëse nuk mund të shikoni veten, Venusi do t’ju ndihmojë. Sa i përket ditës, mbërrijnë pozitivet. Por është më mirë të shmangni projektet që janë shumë të kërkuara nga pikëpamja financiare.

Virgjëresha

Hëna është në favorin tuaj, pozitive për ndjenjat. Pozitiviteti edhe në punë: dikush mund t’ju bëjë një propozim.

Peshorja

Sot është paksa konfuze në dashuri, keni nevojë për konfirmim. Ndryshime të tjera në frontin e punës deri në vjeshtë. Ju paralajmërojmë: është koha të hiqni dorë nga shumë gjëra.

Akrepi

Venusi nuk është ende në shenjën tuaj. Nëse një histori dashurie sapo ka filluar, mund të keni dyshime dhe konfuzion.

Sa i përket punës, nëse e kuptoni se keni marrë shumë dhe keni marrë shumë pak, koha juaj ka ardhur: duhet ta bëni veten të keni marrë.

Shigjetari

Nëse jeni duke kërkuar një person kontakti, këto janë ditët e duhura. Sa i përket punës, ndryshoni për të qenë të vëmendshëm ndaj propozimeve. Më shumë gatishmëri nga të dy. Këtë ditë mund të rishikoni një kontratë.

Bricjapi

Hëna është në një gjendje të mirë. Përfitoni nga kjo. Lidhur me nëse keni padi në pritje, është mirë të flisni me një noter/avokat.

Ujori

Qetësohuni, dashuria bëhet nga e marta. Sa i përket punës, nuk ndiheni të kënaqur. Je i lodhur, dita do të jetë e lodhshme.

Peshqit

Sot do të jetë një ditë pak e lodhshme dhe nervoze. Ka kohë për dashuri, për t’u bërë më të qetë. Sa për ty, ji i sigurt: lajmet e mira mund të vijnë në fund.

Protestuesi ironizon listat e mbyllura të PS-PD: Zemra më thoshte voto Zegjinenë, mendja më thoshte voto të ardhmen me Berishën 83 vjeç

Një mesazh i shoqëruar me ironi dhe sarkazëm ndaj sistemit aktual zgjedhor në Shqipëri, është përcjellë nga një protestues përpara godinës së Kryeministrisë.

Ai ka marrë mikrofonin duke treguar me ironi një ndodhi nga dita e votimit për të goditur fenomenin e listave të mbyllura partiake.

Qytetari vuri në dukje pamundësinë e zgjedhësve për të përzgjedhur kandidatët që duan vërtet, duke u ndalur te figurat e vjetra të politikës.

“Mora letrën e votimit për të votuar dhe isha në dilemë: të votoja Zegjine Çaushin se më thoshte zemra, apo të votoja të ardhmen, Sali Berishën, 83 vjeç? Thashë po ia jap Zegjinesë se e dua shumë. Kur hap zarfin me fletën e votimit, nuk i gjeja emrin,” u shpreh ai me ironi mes të qeshurave dhe miratimit të turmës.

Në mbyllje të fjalës së tij, protestuesi i drejtoi një thirrje të drejtpërdrejtë kreut të qeverisë, duke kërkuar një reformë që i kthen sovranitetin dhe lirinë e plotë votës së qytetarëve.

“Edi Rama të na japë mundësinë të votojmë kë duam ne, jo ata që na servirni ju në lista!” përfundoi protestuesi.

63 hektarët e Argìtës në Divjakë?! Sali Berisha flet për herë të parë: Vajza ime nuk ka asnjë metër katror tokë (REAGIMI)

Lideri demokrat, Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme duke kundërshtuar raportimet se vajza e tij, Argita Malltezi është pronare e 63 hektarëve tokë në Divjakë.

Në një postim të bërë në Facebook-un e tij Berisha shkruan se e gjitha është një shpifje dhe gënjeshtër e madhe.

Ndërsa shton se Argita si dhe familja e tij nuk kanë pasur kurrë asnjë metër katror tokë në Divjakë, duke shtuar se nuk i kanë marrë tokën asnjë njeriu.

“Lidhur me deklaratën e një shpifëseje të paguar dje në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”, deklaroj se: kjo është një gënjeshtër e plotë dhe shpifje e turpshme.

Argita Berisha dhe familja e ish-kryeministrit Berisha nuk kanë dhe nuk kanë patur kurrë asnjë metër katror tokë në Divjakë dhe nuk i kanë marrë kujt kurrë asnjë metër katror tokë” shkruan Berisha.

Reagimi i Sali Berishës:

Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë

Lidhur me deklaratën e një shpifëseje të paguar dje në protestë, se “Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektar tokë në Divjakë”, deklaroj se: kjo është një gënjeshtër e plotë dhe shpifje e turpshme.

Argita Berisha dhe familja e ish-kryeministrit Berisha nuk kanë dhe nuk kanë patur kurrë asnjë metër katror tokë në Divjakë dhe nuk i kanë marrë kujt kurrë asnjë metër katror tokë.

Sali Berisha dhe familja e tij është hetuar për 35 vjet nga militantët e Edi Ramës dhe në përfundim rezultoi se ata kurrë nuk kanë përfituar asnjë lekë publik, asnjë tender dhe asnjë cm2 tokë, publike e as private të tjetërkujt.

Pasi dështuan me shpifjet për interesat e mia e të familjarëve të mi në kullat e Tiranës, ditën kur Edi Rama duhet të jepte përgjigje për vjedhjen e pronës publike të provuar me dokumentat e rastit të hotelit Zig-Zag, duke qenë që përgjigje nuk jepte dot zgjodhi shpifjen.

Përlyerja e kauzave publike me gënjeshtra të dukshme është mjet i qëllimshëm i asfiksimit të kauzës dhe oksigjenimit të kësaj qeverie që ka vjedhur pronat publike e private të shqiptarëve dhe kërkon të fshihet pas shpifësave të saj.

Duke përfunduar Sali Berisha mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, por natyrisht jo shpifjet dhe shpifësit që e dëmtojnë kauzën e saj.

Protestat kundër Ramës, një grup eurodeputetësh vìjnë me urgjencë në Shqipëri

Një delegacion i eurodeputetëve të grupit të Të Gjelbërve/EFA në Parlamentin Europian do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri nga 29 qershori deri më 1 korrik, në fokus të së cilës do të jetë situata në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë dhe protestat e qytetarëve kundër qeverisë Rama.

Vizita vjen menjëherë pasi Parlamenti Europian miratoi raportin e tij për Shqipërinë, ku përveç progresit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, u theksua edhe nevoja për forcimin e mbrojtjes së mjedisit, transparencës, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, raportuese për raportin e Shqipërisë, deklaroi se procesi i integrimit europian duhet të ecë paralelisht me respektimin e standardeve mjedisore dhe mbrojtjen e zonave të ndjeshme natyrore.

Sipas saj, në raport është përfshirë një thirrje e drejtpërdrejtë ndaj autoriteteve shqiptare për të ndaluar menjëherë ndërhyrjet e reja në zonat e mbrojtura derisa legjislacioni shqiptar të harmonizohet plotësisht me standardet europiane të mjedisit.

Strik iu referua gjithashtu protestave të zhvilluara kundër projekteve që prekin zonën e Vjosë-Nartës, duke theksuar se qytetarët shqiptarë po japin një mesazh të qartë në mbrojtje të natyrës dhe të ardhmes europiane të vendit.

“E ardhmja e Shqipërisë do të vendoset nga qytetarët e saj dhe jo nga interesat e miliarderëve amerikanë të afërt me Donald Trump”, deklaroi eurodeputetja, duke shtuar se zhvillimi ekonomik nuk duhet të vijë në kurriz të biodiversitetit dhe komuniteteve lokale.

Sipas raportimeve të huaja, delegacioni i Të Gjelbërve/EFA do të drejtohet nga Tineke Strik dhe do të përfshijë eurodeputetët Cristina Guarda, Vicent Marzà i Ibáñez, Daniel Freund, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ata pritet të zhvillojnë takime me përfaqësues të qeverisë, aktivistë të mjedisit dhe banorë të zonave të prekura nga projektet që kanë shkaktuar debat dhe protesta në vend.