365 milionë euro për 17 kiIometra rrugë dhe tunel 850 metra, publikohen detajet e autostradës së re të Milot-Balldrenit

17 kilometrat e rrugës Milot-Balldren do të kushtojnë 365 milionë euro. Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka ndarë në rrjetet sociale disa foto ku thuhet se rruga do të jetë e kategorisë A, me nga dy korsi qarkullimi dhe nga një korsi emergjence në secilin drejtim.

Gjurma do të jetë e re, kurse rruga ekzistuese do të kthehet në alternative. Konkretisht, gjurma e aksit fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.

Një tunel me gjatësi 850 metra dhe dy tuba do të ndërtohet mes Urës së Drinit dhe Balldrenit duke mundësuar anashkalimin e Lezhës.

Autostrada do të përfshijë ura, nyje lidhëse, pika shërbimi dhe për kalimin me pagesë, monitorim inteligjent.

Projekti pritet të përfundojë në fund të 2028-ës dhe është një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko-Jonian.

Fituesi i koncesionit 35-vjeçar për ndërtimin e autostradës së re Milot-Balldre me fond limit 364 milionë euro u shpall kompania “Salillari” me shoqëritë e tjera ALB TIEFBAU” sh.p.k., “ERALD-G” sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k.

Rruga do të ndërtohet plotësisht me fondet e privatit, ndërsa fitimi i kompanisë do të jetë nga tarifat e kalimit, pasi rruga të hapet për qarkullim.

Kur Goxhaj rrinte maIeve krah UÇK-së, ata që e sulmojnë sot bënin miliona nga fondacionet

Dritan Goxhaj Versus Mërgimtari…

Më kapi syri një postim të KM mbi figurën e një prej zërave të protestës, Dritan Goxhaj.

Qesha me postimin, se dukshëm pashë dorën e një farë zotnie të PR-it, që qenka kthyer nga mërgimi i gjatë dhe është hedhur në botën e spin-it. Për më shumë, ka marrë përsipër edhe detyrën të rregullojë jo vetëm fjalitë e pushtetit, por edhe nervat e Qeverisë.

Mërgimtari ynë ka prekur me dorë të hollë edhe postimet e ditës së Kryeministrit, duke i dhënë atyre atë shkëlqimin e njohur të një postimi që nuk thotë gjithmonë ç’di, por di gjithmonë ç’duhet të thotë.

Në këtë mjeshtëri të citimeve, një postim i Dritan Goxhajt është marrë si perlë e rastit, një fjali nga Gjiri Persik, ku Goxhaj ndan mendimin se aventura amerikane në Iran është një dështim ushtarak. Menjëherë ai sulmohet si iranian.

Ndërkohë, bota matanë oqeanit, ku të zotët e luftës kanë halle me votuesit e tyre, zërat kundërshtues nuk kanë pasur as mirësinë të jenë më të përmbajtur. Zëra si ai i Tucker Carlson flasin me një forcë jo më pak të ashpër kundër aventurave të luftës në Iran dhe një pjesë e madhe e opinionit amerikan, 74%, e sheh me dyshim çdo zjarr të ri që ndizet në emër të paqes.

Por në këtë anë të Adriatikut, çdo gjë merr trajtë tjetër. Këtu fjala nuk peshon për atë që thotë, por për atë që mund të nënkuptohet, dhe njeriu nuk gjykohet për veprën, por për hijen që i ngjitet pas.

Kështu, për ata që nuk e njohin zotin Goxhaj,

Kur të tjerët, sipas këtij rrëfimi, merreshin me fondacione ku bëheshin para, ai ndodhej në llogoret e Kosovës, në një kohë kur historia shkruhej me gjak. Djalë i një ushtaraku, i cili la Tiranën dhe doli maleve me UÇK-në, Dritan Goxhaj e ka treguar me vepra përkushtimin e tij për atdheun.

Fyerjet ndaj tij si pro-iranian, islamik apo të tjera si këto janë një përpjekje e ulët për të baltosur një njeri që flet me vepra dhe jo me kulisa sallonesh.

Prandaj, kur portreti i tij shfaqet në mesin e protestës, ky është një ogur i mirë se më në fund njerëz me zemër po i dalin zot vendit.

Nëse Dritan Goxhaj gjendet aty për flamurin dhe për një “Shqipëri të Re”, atëherë edhe unë jam me të, ashtu si dikur në Kosovë, kur flamuri nuk ishte slogan, por barrë mbi shpinë dhe rrezik mbi kokë.

Përplasja Ardit Bido-Arjan Çani përfundon në gjykatë! Deputeti i PS-së e kallëzon penalìsht dhe i kërkon dëmshpërblim të majmë gazetarit (Video)

Përplasja e javëve të fundit mes deputetit socialist Ardit Bido dhe gazetarit Arjan Çani do të përfundojë në gjykatë. Lajmin e bëri të ditur vetë deputeti Bido përmes një postimi në Facebook.

Pas deklaratave të gazetarit Çani dhe akuzave të tij ndaj Bidos, ky i fundit, këtë të martë, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një kallëzim penal. Gjatë një prononcimi për mediat, deputeti theksoi se moderatori ka shfrytëzuar hapësirën publike në media për të shprehur urrejtje ndaj kombit shqiptar.

Më tej, ligjvënësi socialist shtoi se nesër do të paraqesë një tjetër padi ndaj Çanit, përmes së cilës do t’i kërkojë 100 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim për deklaratat e tij. Sipas Bidos, këto para do të shkojnë për banorët e Zvërnecit.

Kujtojmë se, pas deklaratave të Bidos se pas protestave qëndronin shërbimet informative greke, ku ai përmendi edhe emrin e Fredi Belerit, gazetari Çani nuk i kurseu akuzat dhe ofendimet ndaj deputetit socialist në emisionin e tij.

Bido: Më mirë vonë se kurrë. Arjan Çani do të përballet me drejtësinë shqiptare, gjë që duhej të kishte ndodhur prej vitesh. Tezat e tij antishqiptare nuk do të pranoheshin as në mediat greke, të cilat, pavarësisht patriotizmit progrek, nuk do të lejonin kurrë një person që shpalos urrejtje ndaj një kombi në mënyrë të vazhdueshme në televizion.

Sot bëra kallëzimin penal ndaj Arjan Çanit për të gjitha ato që ka deklaruar në mënyrë të papërgjegjshme, duke shfrytëzuar një pasuri kombëtare, siç janë mediat, të cilat janë licencuar brenda një kuadri frekuencash që ne kemi. Ai nuk e bën këtë në mënyrë private, por duke shfrytëzuar një pasuri kombëtare shqiptare.

Arjan Çani do të përballet me gjykimin, si edhe me një proces civil që do ta nis nesër, ku do të kërkoj dëmshpërblim prej 10 milionë lekësh të reja për shkak të deklaratave të tij; para që do të shkojnë për banorët e Zvërnecit.

VIDEO

“Nuk jam ‘Godfather-i’ i Shqipërisë”, Rama për FT: Investimi në Sazan do të bëhet pavarësisht protestave

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Financial Times Iidhur me protestave kundër korrupsionit dhe transparencës, siç flitet nga protestuesit, mbi resortin luksoz të lidhur me dhëndrin e Trump.

Kryeministri Edi Rama ka mohuar të jetë “Kumbari” i Shqipërisë pas javëve të protestave kundër korrupsionit të nxitura nga zhvillimi i një resorti luksoz të lidhur me dhëndrin e Donald Trump. I ashtuquajturi “Revolucioni i Flamingove” u ndez nga zemërimi publik mbi projektin e planifikuar prej 4 miliardë dollarësh të Jared Kushner dhe Ivanka Trump në një ishull dhe pranë një rezervati natyror të njohur për flamingot e tij. Protestuesit i kanë bërë thirrje Ramës të japë dorëheqjen dhe të ndiqet penalisht për atë që ata e perceptojnë si korrupsion sistemik që i lejon investitorët ndërkombëtarë të ndërtojnë në tokë të mbrojtur.

“Njerëzit thonë se unë jam udhëheqësi i gjithë kësaj. Unë u them shkoni në djall. Aq thjeshtë,” tha ai.
Ndërkohë, tre persona të tjerë të dyshuar si autorë të vrasjes, Renato Mhillaj, Florin Mhillaj dhe Adriano Mhillaj, vijojnë të jenë në arrati.

Kreshnik dhe Gentjana Mujeci u ekzekutuan më 26 prill, teksa po lëviznin me automjetin e tyre në aksin Balldre-Torovicë. Sipas hetimeve paraprake, krimi dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje.

Vdes poIici bashkiak në Milano, arrestohet 27-vjeçari shqiptar: Nuk u ndala. I kërkoj falje familjes së tij

Prokuroria e Milanos përjashton, bazuar në verifikimet e para, mundësinë që të ketë pasur një përplasje të qëllimshme gjatë ndjekjes së mbrëmshme mes motorit të drejtuar nga Francesco Imprezzabile, efektivi i Policisë Lokale që humbi jetën, dhe një automjeti SUV me dy të rinj shqiptarë në bord, i cili nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

Prokurorja Francesca Crupi, e cila po drejton hetimet, po mbledh prova edhe përmes pamjeve të kamerave të sigurisë për të vlerësuar më pas masat e mundshme ligjore. SUV-i dhe motori i policit janë sekuestruar.

27-vjeçari i arrestuar: “I kërkoj falje familjes së tij dhe Italisë”

“Nuk u ndala në postbllok, sepse kisha disa gramë hashash me vete dhe nuk doja probleme. Kam gabuar, kërkoj falje. Nëse mund të bëj diçka për familjen e tij, do ta bëj.”

Kështu është shprehur B.G., shqiptari 27-vjeçar i arrestuar, gjatë marrjes në pyetje para autoriteteve gjyqësore. Sipas burimeve, ai është shfaqur i penduar dhe ka pyetur nëse mund të ndihmojë familjen e policit të ndjerë.

Pasi mësoi për vdekjen e efektivit, i riu, i mbrojtur nga avokati Fabrizio Cardinali, po mendonte të dorëzohej vetë tek autoritetet.

I dyshuari ishte tashmë nën masën e detyrimit për paraqitje për një vepër tjetër penale. Pas përfundimit të marrjes në pyetje, ai është dërguar në burgun e San Vittore.

Komandanti i Policisë Lokale: “Të ndaluarit janë dy shqiptarë të rinj”

“Kemi ndaluar dy persona me shtetësi shqiptare në komunën e Monzës. Bëhet fjalë për një ndalim për identifikim. Gjatë orëve në vijim do të vlerësojmë elementët teknikë dhe masat që mund të merren.”

Kështu deklaroi Gianluca Mirabelli, komandanti i Policisë Lokale të Milanos, duke folur për zhvillimet e hetimit lidhur me ndjekjen që përfundoi me vdekjen e efektivit dhe përfshinte një automjet SUV.

Sipas tij, të ndaluarit janë “mjaft të rinj” dhe do t’i nënshtrohen krahasimit të gjurmëve të gishtave për identifikim të sigurt. I pyetur nëse kanë precedentë penalë, ai u përgjigj: “Duket se po”.

Mirabelli shtoi se të dy u lokalizuan pasi autoritetet identifikuan automjetin e përfshirë në arratisje.

“Nëpërmjet kamerave të komunës dhe të bizneseve private arritëm ta identifikonim automjetin këtë mëngjes”, tha ai, duke sqaruar se mjeti nuk rezulton i regjistruar në emër të një personi privat.

Sipas hetimeve, ka arsye të forta për të besuar se në SUV ndodheshin të paktën dy persona, ndërsa po vazhdojnë verifikimet për të përcaktuar nëse kishte edhe pasagjerë të tjerë.

Drejtuesi i mjetit dyshohet të jetë 26 vjeç. Hetuesit po punojnë për një masë të mundshme arresti në kuadër të hetimit për vrasje rrugore dhe largim nga vendngjarja në rrethana të rrezikshme.

Ndjekja dhe aksidenti

Efektivi i Policisë Lokale po ndiqte me motorin e shërbimit një automjet që nuk ishte ndalur në një postbllok. Gjatë ndjekjes, në zonën e Peschiera Borromeo, ai humbi kontrollin e motorit dhe u rrëzua, duke humbur jetën.

Mesazhi i Giorgia Melonit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehu ngushëllimet e saj:

“Mësova me dhimbje të thellë për vdekjen e efektivit të Policisë Lokale të Milanos, Francesco Imprezzabile, i cili humbi jetën gjatë shërbimit, në një ndjekje. Në emër të qeverisë italiane shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe afërsinë time me familjen, miqtë dhe kolegët e tij.

Ata që veshin uniformën vënë çdo ditë jetën e tyre në shërbim të të tjerëve. Italia nuk e harron sakrificën e atyre që punojnë me përkushtim dhe profesionalizëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe respektimin e ligjit.

Nder për Francescon, shërbëtor i shtetit. U prehtë në paqe.”

Meçollari nxjerr dokumentin dhe rrëzon Ramën: Dritan Goxhaj, veteran i UÇK-së

Ish-zv.komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka reaguar pas deklàratave të kryeministrit Edi Rama dhe debatit të krijuar në ditët e fundit rreth rolit të Dritan Goxhajt në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meçollari ka publikuar një dokument zyrtar, i cili sipas tij dëshmon statusin dhe kontributin e Goxhajt në radhët e UÇK-së.

Bëhet fjalë për një vendim të Komisionit për Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të UÇK-së, i firmosur nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.

Sipas dokumentit të publikuar, me vendimin nr. 18/9642, datë 20 maj 2016, Dritan L. Goxhaj është shpallur zyrtarisht “Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Meçollari e shoqëroi publikimin e dokumentit me një mesazh të drejtpërdrejtë: “Këtë dokument dikush t’ia dërgojë Edi Ramës. Dritan L. Goxhaj, me firmën e gjeneral-lejtnant Agim Çeku, shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe Kryetar i Komisionit për Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të UÇK-së, me vendimin nr. 18/9642, datë 20 maj 2016, shpallet ‘Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’.”

Publikimi i dokumentit vjen në kulmin e debatit politik të ditëve të fundit, pasi Dritan Goxhaj lexoi kërkesat e protestuesve në tubimin para Kryeministrisë dhe më pas u bë objekt i sulmeve dhe komenteve nga eksponentë të mazhorancës.

Macron e sulmojnë në Francë, pse takoi Ramën

Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka reaguar publikisht në lidhje me situatën politike në Shqipëri, duke kritikuar presidentin francez Emmanuel Macron për pritjen që i bëri kryeministrit Edi Rama dhe duke shprehur mbështetje për protestat që po zhvillohen në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Aubry shkruan:

“Edi Rama, kryeministri shqiptar, u prit dje nga Macron, ndërkohë që Shqipëria është në revoltë prej 23 ditësh.

Franca nuk duhet t’i japë çek të bardhë një qeverie që po e shet vendin e saj interesave të Trump-it dhe oligarkëve. Rroftë Revolucioni i Flamingove Rozë!”.

Me këtë deklaratë, eurodeputetja franceze u shpreh kundër mbështetjes së pakushtëzuar ndaj qeverisë shqiptare, duke pretenduar se ajo po favorizon interesa të mëdha ekonomike në dëm të vendit dhe duke përshëndetur lëvizjen protestuese që është pagëzuar me emrin “Revolucioni i Flamingove Rozë”.

Shqipëria e Re, si protestuesit kanë gjetur hapësirën ligjore që Rama dhe Berisha t’i thonë Iamtumirë postit të Kryeministrit

Protestuesit e mbledhur në Tiranë kanë bërë publike një paketë kërkesash që, sipas tyre, synon të ndryshojë rrënjësisht sistemin politik në vend. Nën sloganin “Shqipëria e Re”, ata kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë kabinetit qeveritar, si dhe ngritjen e një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor.

Një nga propozimet kryesore lidhet me hartimin e një Kushtetute të re, e cila do t’i nënshtrohej referendumit popullor. Sipas protestuesve, reforma kushtetuese duhet të përfshijë ndryshime në Kodin Zgjedhor, në rregullat për financimin e partive politike dhe organizatave, si dhe vendosjen e një kufiri maksimal prej dy mandatesh për postin e kryeministrit gjatë gjithë jetës politike të një individi.

Sipas tyre, një ndryshim i tillë do të eliminonte mundësinë që të njëjtët figura politike të rikthehen vazhdimisht në krye të qeverisë. Në praktikë, një kufizim i tillë do të përjashtonte nga mundësia për të mbajtur sërish postin e kryeministrit si Edi Ramën, ashtu edhe Sali Berishën, pasi të dy konsiderohen se e kanë tejkaluar kufirin e propozuar prej dy mandatesh.

Protestuesit e paraqesin këtë si një nga shtyllat kryesore të vizionit të tyre për “Shqipërinë e Re”, duke argumentuar se rotacioni i detyrueshëm në drejtimin e qeverisë do të sillte më shumë konkurrencë politike dhe do të hapte rrugën për figura të reja në drejtimin e vendit.

Protestuesit kërkojnë:

1️⃣ Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar.

2️⃣ Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor.

3️⃣ Hartimin e një Kushtetute të re që garanton barazinë e plotë të shtetasve para ligjit, e cila do të miratohet me referendum popullor.

Kjo reformë kushtetuese parashikon:

– Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

– Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave;

– Kufizimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4️⃣ Mos’heqja dorë nga kërkesat fillestare ekonomike dhe mjedisore, ku kërkohet urgjentisht:

– Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;

– Anullimi i ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;

– Shfuqizimi i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;

– Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

5️⃣ Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet përmes konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar direkt nga sheshi i protestës.

Prej muajsh në kërkim për atentatin e Rinasit, RENEA blindon Fushë-Krujën, Ylli Zalla arrin t’u shpëtojë sërish, largohet dhe lë poIicinë në shtëpinë e tij

Ylli Zalla, një person i skeduar nga Policia e Shtetit dhe i shpallur në kërkim për atentatin e ndodhur nëntorin e kaluar në Rinas, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani ka arritur që t’i shpëtojë sërish drejtësisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se ditën e sotme Policia e Tiranës dhe forcat RENEA kanë zbarkuar në fshatin Zallë të Fushë Krujës pasi kishin informacione se Ylli Zalla strehohej pikërisht në këtë zonë.

Mirëpo edhe kësaj here ai ka arritur që t’i shpëtojë arrestimit pasi nuk është gjetur në banesën e tij. Nga kontrollet e kryera në banesën e tij policia dhe forcat RENEA gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë e cila dyshohet se i përket atij.

Kujtojmë se Ylli Zalla është në kërkim që prej nëntorit 2025, pas zbulimit të një arsenali armësh në banesën e tij gjatë hetimeve për atentatin e ndodhur në Rinas. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në këtë ngjarje kriminale, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Në mars të këtij viti, Zalla u shfaq në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku telefononte shefin e Krimeve, Krenar Mustafa duke i kërkuar zbardhjen e atentatit në Rinas dhe duke pretenduar se emri i tij ishte përfshirë në hetime pa prova. Në video ai akuzonte drejtues të lartë të Policisë se e kishin implikuar padrejtësisht në ngjarje.

Megjithëse prej më shumë se tetë muajsh rezulton në kërkim, Zalla dyshohet se ka qëndruar pranë zonës së banimit të tij. Shtëpia e tij ka qenë objekt i disa kontrolleve policore, ku janë sekuestruar armë dhe municione. Më 20 shkurt të këtij viti, policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall i cili dyshohet se i përkiste 49-vjeçarit.

Emri i Ylli Zallës është përmendur edhe më herët në ngjarje të tjera kriminale. Rreth 12 vite më parë ai është arrestuar për prodhim bombash artizanale, ndërsa është hetuar edhe për veprimtari që lidhen me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Në atë periudhë, ai është përmendur gjithashtu në hetime që lidhen me dyshime për rekrutimin e shtetasve shqiptarë për xhihad. Po ashtu vite më parë ai është akuzuar se ka kërcënuar me jetë pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë-Krujë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 24 Qershor 2026

Dashi
Prania e Marsit ju bën më të vendosur dhe plot energji për të zgjidhur disa çështje familjare që i keni zvarritur prej kohësh. Në punë do të arrini të kapërceni pengesa falë vendosmërisë suaj. Në dashuri përpiquni të mos jeni shumë kokëfortë dhe dëgjoni edhe mendimin e partnerit. Financat mbeten të qëndrueshme dhe mund të keni një mundësi të mirë. Shëndeti paraqitet i mirë, por shmangni stresin.

Demi
Nga mesi i javës do të merrni përgjigje të rëndësishme, sidomos në planin profesional. Mund të mbyllni marrëveshje fitimprurëse ose të nisni bashkëpunime të reja. Në dashuri mbretëron qetësia dhe partneri do t’ju mbështesë në zgjedhjet tuaja. Financat përmirësohen dhe është moment i favorshëm për të fituar më shumë. Shëndeti do të jetë i mirë dhe do të ndiheni më të qetë.

Binjakët
Mërkuri vazhdon t’ju mbështesë dhe ju jep ide të shkëlqyera. Në punë tregohuni më të vendosur dhe mos hiqni dorë nga objektivat për shkak të pasigurisë. Në dashuri fundjava mund t’ju sjellë një njohje shumë interesante. Financat paraqiten të qëndrueshme dhe mund të shfaqen mundësi të reja. Shëndeti do të jetë i mirë dhe energjia nuk do t’ju mungojë.

Gaforrja
Jeni ndër shenjat më të favorizuara të javës dhe energjia juaj do të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Në punë është koha për të marrë vendime të rëndësishme dhe për të mbyllur bashkëpunime që nuk funksionojnë më. Në dashuri do të ndiheni më të sigurt në ndjenjat tuaja. Financat mund të sjellin zhvillime pozitive. Shëndeti mbetet i mirë dhe do të ndiheni më vitalë.

Luani
Gjatë këtyre ditëve mund të hasni disa vonesa ose pengesa në punë. Mos u nervozoni, sepse situata do të përmirësohet gradualisht. Në dashuri tregohuni më të duruar me partnerin. Financat nuk sjellin surpriza të mëdha, por kërkojnë kujdes. Shëndeti do të përmirësohet gjatë fundjavës falë pushimit.

Virgjëresha
Kjo periudhë favorizon bashkëpunimet dhe projektet profesionale. Në punë mund të arrini rezultate të rëndësishme falë organizimit tuaj. Në dashuri rikthehet dëshira për të kaluar më shumë kohë me partnerin. Financat mbeten të qëndrueshme dhe mund të përmirësohen. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të pushoni.

Peshorja
Përgjegjësitë e shumta mund t’ju bëjnë më nervozë se zakonisht. Në punë përpiquni të organizoni më mirë kohën tuaj. Në dashuri kërkoni një ekuilibër mes jetës personale dhe angazhimeve profesionale. Financat kërkojnë kujdes në shpenzime. Shëndeti do të jetë më i mirë nëse shmangni stresin.

Akrepi
Po kaloni një periudhë shumë pozitive dhe plot entuziazëm. Dëshira për të udhëtuar ose për të provuar eksperienca të reja do të jetë e fortë. Në dashuri pasioni rikthehet dhe edhe beqarët mund të kenë njohje interesante. Financat paraqiten të favorshme. Shëndeti do të jetë i mirë dhe do të ndiheni plot energji.

Shigjetari
Disa çështje të së kaluarës vazhdojnë t’ju shqetësojnë dhe mund të krijojnë pasiguri. Në punë mos merrni vendime të nxituara pa i analizuar mirë situatat. Në dashuri kontrolloni xhelozinë dhe tregohuni më të qetë me partnerin. Financat kërkojnë menaxhim të kujdesshëm. Shëndeti mbetet i mirë, por pushoni më shumë.

Bricjapi
Në dashuri është koha për të sqaruar çdo paqartësi dhe për të marrë vendime të rëndësishme. Në punë do të përqendroheni tek marrëveshjet dhe bashkëpunimet profesionale. Nëse një projekt nuk po jep rezultatet e pritura, mendoni për alternativa të reja. Financat mbeten të qëndrueshme. Shëndeti do të jetë i mirë nëse shmangni lodhjen.

Ujori
Yjet sjellin sinjale pozitive për projektet tuaja profesionale. Në punë është momenti i duhur për të ecur përpara dhe për të marrë iniciativa të rëndësishme. Në dashuri tregohuni më të hapur me partnerin. Financat mund të përmirësohen falë një mundësie të re. Shëndeti do të jetë i mirë dhe do të ndiheni më energjikë.

Peshqit
Kjo është një periudhë shumë e favorshme për ju, sidomos në aspektin krijues dhe emocional. Në dashuri do të jeni romantikë dhe fundjava mund të sjellë njohje interesante. Në punë mund të krijohen kontakte të rëndësishme për të ardhmen. Financat përmirësohen dhe fati është në anën tuaj. Shëndeti do të jetë i mirë dhe do të ndiheni plot optimizëm.