Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 11 qershor 2026

Dashi

Dite mjaft premtuese kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni momente mjaft interesante pranë partnerit dhe do ndiheni me mire.

Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm edhe gjate kësaj dite. Fati nuk do jete ne anën e tyre. Ne planin financiar gjerat nuk do ju ecin si e kishit ëndërruar. Do keni një dëshirë te papërmbajtshme për te shpenzuar pa mase.

Demi

Ata qe janë ne një lidhje do mendojnë për aventura sot dhe ka rrezik te kenë probleme me atë qe kane ne krah. Asgjë nuk ka për te ecur mire.

Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare gjate gjithë kësaj dite dhe do përjetojnë ndjesi te veçanta. Ne planin financiar duhet te ndërmerrni iniciativa dhe ta ndryshoni sa me pare gjendjen ne te cilën ndodheni.

Binjaket

Bashkëpunimi ne çift do jete shume i forte gjate kësaj dite, prandaj edhe marrëdhënia ne çift do mbetet e ngrohte.

Beqaret do kërkojnë gjate gjithë kohës princin e tyre te kaltër, por do jene pa shume fat. Duhet te presin edhe pak kohe. Situata financiare do vazhdoje te mbetet e paqëndrueshme dhe here pas here mjaft delikate. Ndalni te gjitha shpenzimet.

Gaforrja

Dielli do e ngrohe tej mase jetën tuaj ne çift gjate gjithë kësaj dite. Do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet dhe do jeni me tolerante.

Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Për buxhetin do jete një dite e begate. Do hiqni edhe disa para mënjanë dhe gjendja do vije dalëngadalë duke u përmirësuar.

Luani

Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mos u nxitoni për asgjë sepse situata do ju dale jashtë kontrollit. Beqaret do jene shume te vëmendshëm dhe do përfitojnë nga te gjitha mundësitë qe do iu jepen.

Buxheti do filloje te ketë disa ndryshime pozitive. Do merrni një trashëgimi ose një shpërblim te majme nga puna. Duhet te dini si t’i menaxhoni te gjitha paratë qe keni.

Virgjeresha

Nuk do ndiheni aspak te kënaqur nga partneri juaj gjate kësaj dite dhe ka rrezik qe te keni edhe debate te forta me te. Ne fakt mire është te mos kërkoni me shume nga sa jepni.

Beqaret do jene te qarte për atë qe duhet te bëjnë dhe nuk do neglizhojnë asnjë lloj mundësie qe do iu jepet. Ne planin financiar do jeni impulsive dhe do bëni gabime te pafalshme. Kujdes!

Peshorja

Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e keni menduar ne lidhjen tuaj sepse persona te shumte do ndërhyjnë dhe do e nxitin partnerin te dyshoje për gjithçka. Ai edhe mund t’iu kontrolloje.

Beqaret do ndihmohen nga Saturni dhe ka gjase te tërheqin pas vetes një person te shenjës se ujorit. Me financat duhet te vazhdoni te tregoheni te matur edhe për pak kohe.

Akrepi

Dite e pafavorshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni mjaft skeptike dhe nuk do jeni te bindur se partneri ju dashuron aq sa duhet.

Beqaret do ndihen mire pranë miqve dhe as qe do mendojnë te kërkojnë dike për te pasur ne krah. Çdo gjë do ja lënë kohës. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do mund te kryeni çdo shpenzim qe keni menduar.

Shigjetari

Me ne fund do marrin fund mosmarrëveshjet ne jetën tuaj ne çift dhe do mund ta shohin te ardhmen me optimizëm. Do ndiheni te qete dhe do buzëqeshni gjithë kohës.

Beqaret do realizojnë takime te shumta, megjithatë nuk duhet t’iu besojnë te gjithë personave. Gjendja financiare do mbetet me delikate se kurrë me pare. Ka rrezik te mbeteni edhe me xhepat bosh.

Bricjapi

Do jeni shume bujare me partnerin tuaj sot dhe do ja plotësoni te gjitha dëshirat. Do ketë shume momente te lumtura sot.

Beqaret do jene shume te pavëmendshëm dhe do neglizhojnë disa mundësi te mira qe do iu jepen për takime.

Ne planin financiar do dini si te veproni dhe gjendja do mbetet e mire. Keni mësuar nga gabimet e se kaluarës.

Ujori

Pritet një dite intensive dhe e mbushur me emocione sot. Çdo moment do jete i veçante dhe do ndiheni si mbi re ne krahët e partnerit tuaj. Do e adhuroni qetësinë dhe delikatesën e tij.

Beqaret do i përkushtohen pa mase miqve dhe familjes dhe nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Gjendja e te ardhurave do mbetet e dobët. Do e futni vete veten neper probleme.

Peshqit

Sot do bien te gjitha tabute qe keni pasur ne jetën tuaj sentimentale dhe shume gjera do ndryshojnë rrënjësisht.

Beqaret do jene gati te bëjnë çfarëdo lloj çmendurie me dike vetëm qe te përjetojnë emocione. Mundësitë do jene vetëm për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq.

Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme për aq koha sa ju te përkujdeseni për to.

Bledi Mane ofendon influenceren Dea Mishel, Duma ndërhyn dhe i ndërpret fjalën: Nuk ta lejoj këtë gjuhë në studio, do të të nxjerr jashtë

Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në studion e Top Story, ku gazetari Bledi Mane ka ofenduar influenceren Dea Mishel.

Autorja Grida Duma ka ndërhyrë duke mos e lejuar të flasë me këtë gjuhë ofenduese dhe duke e paralajmëruar se do ta nxjerrë nga studio.

“Një fermer pa higjienë…”, u shpreh Mane duke ofenduar Dea Mishel.

Në këtë moment ka ndërhyrë Duma, duke i thënë se kjo gjë në këtë studio nuk mund të lejohet dhe duke e paralajmëruar se do ta nxjerrë nga studio.

“Nuk ta lejoj, është studio ime. Absolutisht jo. Stop, Bled. Do ta heq mikrofonin dhe nuk do e vazhdosh më. Do të të nxjerr jashtë. Top Channel provon talente, t’i ketë gazetarët në protestë”, u shpreh Duma./Top Channel

Zaloshnja: Nëse votohet sot në Shqipëri kush do i fitonte zgjedhjet

Nëse zgjedhjet parIamentare do të mbaheshin sot, harta politike e Shqipërisë do të pësonte lëkundje të forta në krahasim me votimet e 11 majit 2025. Sondazhi më i fundit i barometrit ‘Zëri i Shqiptarëve’, i realizuar nga statistiku Eduard Zaloshnja, sjell të dhëna mjaft interesante mbi humbjet elektorale (firot) e secilës forcë politike dhe rritjen e apatisë apo zhgënjimit te qytetarët.

🔴 Shënim i rëndësishëm operacional: Përpara se të futemi në analizën e shifrave, është jetike të theksohet një detaj kronologjik: Ky sondazh është realizuar përpara shpërthimit të protestave të fundit masive qytetare në vend. Kjo do të thotë se të dhënat pasqyrojnë një fotografi statike përpara se “Revolucioni i Flamingove” apo marshimet e tjera të fundit të ndikonin në perceptimin publik. Rrjedhimisht, vala e fundit e zemërimit popullor mund t’i ketë thelluar apo ndryshuar ende më tej këto trende.

Fotografia e Votës Sot: Kush Fiton Ndër të Vendosurit?
Ndër ata qytetarë që janë shprehur të gatshëm për të votuar qysh sot për njërën prej partive ekzistuese në vend, balanca anon dukshëm nga maxhoranca aktuale, kryesisht për shkak të përçarjes dhe tkurrjes së opozitës.

Partia Socialiste (PS): Korr rreth 60% të votave të atyre që zgjedhin partitë tradicionale.

Partia Demokratike – Aleanca Bashkimi Ndërkombëtar (PD-ASHM): Grumbullon rreth 35% të këtij kampi.

Partitë e Vogla: Mbeten në kufijtë e mbijetesës, duke marrë vetëm rreth 5% të totalit.

“Gropa” e Pjesëmarrjes: Kush po i ikën Kutisë së Votimit?
Alarmi më i madh që ngre ky sondazh ka të bëjë me braktisjen e partive ekzistuese. Sipas të dhënave, mbi 2/10 e qytetarëve (ose më shumë se 20%) që morën pjesë aktive në zgjedhjet e 11 majit 2025 brenda vendit, sot deklarojnë se nuk do të votonin për asnjë nga partitë aktuale.

Por cilat parti kanë firon (rrjedhjen) më të madhe të elektoratit të tyre të rregullt?

Firoja e Partisë Socialiste: Është më e ulëta në spektrin politik. Rreth 1/10 (10%) e atyre që votuan për PS-në në majin e vitit të kaluar, sot janë zhgënjyer dhe nuk do të votonin për asnjë nga partitë ekzistuese.

Firoja e PD-ASHM-së: Opozita kryesore vuan një rrjedhje dy herë më të lartë se maxhoranca. Rreth 2/10 (20%) e votuesve të saj të vitit 2025, sot refuzojnë të votojnë për partitë në skenë.

Katastrofa e Partive të Vogla: Këto forca kanë pësuar goditjen më të rëndë ekzistenciale. Rreth 7/10 (70%) e atyre që i besuan votën partive të vogla në zgjedhjet e fundit, sot janë të tërhequr plotësisht dhe nuk gjejnë asnjë alternativë mes partive ekzistuese.

Konkluzioni: Pse rënia e pjesëmarrjes punon për Edi Ramën?
Në pamje të parë duket se të gjithë po humbasin terren, por në matematikën elektorale, ky skenar ka vetëm një fitues. Duke përmbledhur të dhënat, rezulton se nga rënia e përgjithshme e pjesëmarrjes në votime përfiton Partia Socialiste.

Meqenëse PS-ja ka një strukturë më të disiplinuar dhe firo dukshëm më të vogla votash se sa partitë opozitare ekzistuese (PD-ASHM dhe partitë e vogla), tkurrja e numrit të votuesve në kutitë e votimit automatikisht ia rrit asaj përqindjen fundore.

Mbetet për t’u parë në sondazhet e ardhshme nëse protestat e fuqishme që pasuan këtë periudhë do të arrijnë ta zgjojnë këtë masë të madhe njerëzish gri (mbi 20% që refuzojnë partitë ekzistuese) për t’i kthyer ata në një forcë ndryshimi, apo nëse ata do të zgjedhin thjesht rrugën e bojkotit pasiv.

Joz Marku ”përpIaset” fizikisht me gazetarin Live (Video)

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të shumta dhe ka vënë në qendër të vëmendjes ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Joz Marku

Bëhet fjalë për një fragment nga emisioni kosovar “Kosova Show”, i drejtuar nga moderatori Shpetim Desku. Në pamjet e publikuara nga vetë moderatori, Jozi shfaqet i tensionuar gjatë një bisede në studio.

Në videon e shkurtër, ai ngrihet në këmbë dhe afrohet drejt moderatorit, madje në një moment duket se e kap edhe nga kollarja, ndërsa dëgjohet duke i thënë:

“Je duke më acaruar shumë. Jam në shtëpinë tënde…”

Megjithatë, fragmenti i publikuar është shumë i shkurtër dhe nuk jep një pasqyrë të plotë të asaj që ka ndodhur në të vërtetë mes tyre.

Për këtë arsye, në rrjet kanë nisur menjëherë aludimet nëse bëhet fjalë për një debat real apo për një situatë të inskenuar në kuadër të emisionit.

Deri më tani nuk ka asnjë sqarim zyrtar nga protagonistët lidhur me momentin, ndërsa emisioni i plotë pritet të transmetohet të enjten, ku pritet të zbulohet edhe e vërteta e asaj që ndodhi në studio.

Ndërkohë, videoja po qarkullon me shpejtësi në TikTok, Instagram dhe Facebook, duke nxitur komente të shumta nga ndjekësit.

https://www.tiktok.com/embed/v2/7649459570363927829?lang=en-GB&referrer=https%3A%2F%2Fmy.gen.tr%2F2026%2F06%2F09%2Fplas-ne-emision-joz-marku-perplaset-fizikisht-me-moderatorin-live-video%2F

Kanë prekur fundin/ RTSH nuk ka para për Shkodrën dhe Korçën, por paguan 50 miIionë Baton Haxhiun

Punonjësit ankohen për mungesë fondesh, qendrat rajonale kërcënohen me mbyllje, ndërsa projekti i Baton Haxhiut dhe festivale me kosto marramendëse vazhdojnë të gjejnë mbështetje brenda RTSH-së…

Këshilli i ri drejtues i RTSH-së duket se po ndjek të njëjtën rrugë si paraardhësit. Projekti “Zëra që nuk vdesin” i Baton Haxhiut, i refuzuar fillimisht, po rikthehet sërish në tavolinë, ndërsa televizioni publik përballet me mungesë fondesh për punonjësit dhe me mbylljen e mundshme të qendrave rajonale.

Në RTSH ka ndryshuar Këshilli Drejtues, por jo zakonet. Të paktën kështu pretendojnë burime brenda institucionit, të cilat flasin për rikthimin e skemave të vjetra të favorizimeve, projekteve klienteliste dhe shpërndarjes së fondeve publike në duart e një rrethi të ngushtë njerëzish.

Në qendër të debatit ndodhet projekti “Zëra që nuk vdesin”, i lidhur me emrin e Baton Haxhiut. Sipas informacioneve, projekti u paraqit në mbledhjen e Këshillit Drejtues më 7 prill, por u refuzua me argumentin se Këshilli nuk ka kompetencë për të miratuar projekte të tilla.

Megjithatë, insistimi për ta rikthyer nuk është ndalur. Burimet na bëjnë me dije se kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhallari, ka këmbëngulur që projekti të marrë dritën jeshile, ndërsa në të njëjtën linjë është pozicionuar edhe drejtoresha e përgjithshme, Eni Vasili.

Sipas të njëjtave burime, projekti pritet të financohet me rreth 50 milionë lekë nga fondet e RTSH-së.

Debati nuk lidhet vetëm me këtë projekt. Brenda institucionit flitet për një praktikë më të gjerë, ku anëtarë të ndryshëm të Këshillit Drejtues paraqesin projekte nëpërmjet personave të tretë dhe të afërmve, ndërsa fondet publike përfundojnë në rrjete të lidhura me vetë vendimmarrësit.

RTSH po rikthehet në të njëjtin model që çoi në shkarkimin e këshillit të mëparshëm nga Parlamenti.

Paradoksi bëhet edhe më i madh kur shihen prioritetet financiare të institucionit.

Punonjësit ankohen për paga të ulëta. Orët jashtë orarit nuk paguhen. Dietat dhe fondet për aktivitetin gazetaresk mungojnë. Në disa sektorë flitet për shkurtime dhe kursime drastike.

Ndërkohë, RTSH gjen qindra milionë lekë për festivale, projekte speciale dhe kontrata të diskutueshme.

Vetëm festivali pranveror, sipas informacioneve të siguruara, ka konsumuar rreth 300 milionë lekë. Lista e përfituesve është e gjatë. Një i ftuar akomodohet me 500 euro për natë hotel. Regjisori i festivalit, i cili sipas burimeve është djali i zëvendëskryetarit të Këshillit Drejtues, përfiton rreth 3.5 milionë lekë për dy net aktiviteti. Drejtues të tjerë të festivalit marrin gjithashtu pagesa që shkojnë në miliona lekë.

Ndërsa miliona të tjera shpërndahen për projekte dhe festivale, në RTSH po diskutohet mbyllja ose tkurrja e qendrave rajonale në Shkodër, Korçë, Kukës dhe Gjirokastër, me argumentin se nuk ka para.

Kjo është pyetja që shtrojnë sot shumë punonjës të televizionit publik: si ka mundësi që nuk ka para për gazetarinë, për qendrat rajonale dhe për punonjësit, por ka para për projekte të privilegjuara dhe për klientelën e radhës?

Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga RTSH për këto pretendime. Por heshtja nuk i zbeh pikëpyetjet. Përkundrazi, i bën ato edhe më të forta.

Sepse kur televizioni publik nuk arrin të justifikojë mënyrën se si shpenzon paratë e taksapaguesve, problemi nuk është më vetëm financiar. Ai bëhet problem besueshmërie publike./Pamfleti

Mateo dhe Brikena ishte e gjitha lojë? Dyshja befason ndjekësìt kapen mat me njëri tjetrin duke…(foto)

Rrjetet sociale dhe mediat vijojnë të “ziejnë” pas konfirmimit të ndarjes së Mateos dhe Brikenës.

Së fundmi, dyshja ka surprizuar ndjekësit duke u shfaqur sërish pranë njëri-tjetrit. Megjithatë, ky ribashkim nuk lidhet me jetën e tyre personale, por me atë profesionale.

Një foto e publikuar nga Edi Manushi i tregon të dy duke pozuar të buzëqeshur dhe mjaftë të lumtur. Prej disa ditësh është konfirmuar se Mateo dhe Brikena do të jenë pjesë e formatit të njohur veror “Top Arena” në Top Channel.

Edhe pse rrugët e tyre janë ndarë, duket se raporti profesional mes tyre mbetet i fortë, të cilët do të prezantojnë në krahë të njëri-tjetrit.

Mateo dhe Brikena ribashkohen? Dyshja befason ndjekësit duke pozuar

Nuk do e besoni! Zbulohet kush është vajza e FAMSHME që imitoi Rama, por atë e duan të gjithë (Foto)

Protestat e qytetarëve në Tiranë kundër projekteve nga Jared Kushner në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit kanë vijuar me një pjesëmarrje të konsiderueshme.

Ditën e djeshme, tubìmet e organizuara nga përfaqësues të shoqërisë civile, ambientalistë dhe banorë lokalë kanë sjellë bllokimin e akseve kryesore në qendër të kryeqytetit.

Sipas raportimeve, numri i njerëzve që mbushën rrugët ishte rreth 60 mijë protestues, duke shënuar një shifër të lartë pjesëmarrjeje në këto marshime.

Gjatë këtyre ditëve të tubimeve, protestuesit kanë marshuar me banderola ku shkruhej “Shqipëria e re”, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projekteve miliarda euroshe në zona të mbrojtura ekologjike, siç është rasti i Nartës dhe Zvërnecit.

Ky reagim masiv ka sjellë edhe një angazhim të shtuar të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale, i cili përgjatë nëntë ditëve të fundit të protestave ka bërë qindra postime lidhur me menaxhimin dhe qëndrimet e qeverisë ndaj investimeve strategjike.

Debati është zhvendosur edhe në takimet publike të kreut të qeverisë. Gjatë një daljeje të fundit në qytetin e Elbasanit, kryeministri Rama u vu në qendër të vëmendjes për shkak të disa lëvizjeve dhe gjesteve, të cilat u interpretuan nga vëzhguesit si një tentativë për të imituar një nga vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar.

Lokimagazine ka raportuar se lëvizjet e kryeministrit përshtaten me një pozë të moderatores Fjoralba Ponari, të cilën ajo e kishte realizuar gjatë një vizite në Paris, pranë kullës Eiffel.

Video Player

Ky zhvillim vjen në një moment kur tensionet rreth investimeve në bregdet kanë përfshirë edhe personazhe të tjerë të jetës publike.

Pak ditë më parë, moderatorja Alketa Vejsiu shkaktoi diskutime të shumta në rrjetet sociale pas një deklarate ku sugjeronte të shihej anë pozitive e zhvillimit ekonomik. Ajo u shpreh publikisht: “Po sikur të mos mendojmë: ‘Shqipëria po shitet’, por të themi: ‘Shqipëria po zhvillohet’?”.

Ky qëndrim u prit me kritika të ashpra nga ndjekësit, të cilët e akuzuan atë për mbrojtje të interesave elitarë dhe shkëputje nga realiteti i qytetarëve të thjeshtë.

Nga ana tjetër, vetë kryeministri Rama ka mbajtur një qëndrim të prerë ndaj sloganeve të përdorura në këto tubime, veçanërisht ndaj thirrjeve “Shqipëria është e shqiptarëve”.

Gjatë një fjalimi lidhur me projektet në Zvërnec, Rama u shpreh: “Shqipëria nuk është e shqiptarëve, sepse shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, dhe këtë e thotë Kanuni. Shqiptarët janë të zotët e kësaj toke këtu, por shtëpia është e hapur për të gjithë.”

Shqiptarët i janë kthyer kundra! Edi Rama na la pa fjaIë, ja çfarë i ka thënë Jared Kushner, ja pse Kryeministri nuk heq dorë

Kryeministri shqiptar Edi Rama po zotohet se do të vazhdojë me një projekt luksoz të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, pavarësisht rritjes së protestave kundër tij në Shqipëri.

Në një intervistë për “Associated Press” të martën, Rama i hodhi poshtë kundërshtimet mjedisore duke i cilësuar si rezultat të dezinformimit dhe tha se projekti po e shndërron Shqipërinë nga një vend dikur i injoruar nga investitorët në një vend “ku kapitali i madh dëshiron të vijë dhe ku investitorët e mëdhenj duan të investojnë”.

Qeveria thotë se projekti do të jetë transformues për vendin ish-komunist, ndërsa Shqipëria synon të hyjë në tregun e turizmit elitar dhe vazhdon përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por mijëra protestues i janë bashkuar protestave të përditshme para zyrës së Ramës në kryeqytetin Tiranë, përfshirë edhe të martën, kundër projektit të planifikuar, i cili përfshin hotele, apartamente, vila dhe një marinë për jahte. Kryeministri tha se një vlerësim formal i ndikimit në mjedis ende nuk ka nisur, megjithëse puna për pastrimin e terrenit brenda një zone të mbrojtur natyrore ka filluar.

I pyetur nëse mund të tërhiqej nga projekti, Rama refuzoi, duke shtuar: “Të tërhiqem nga çfarë?”

Agjencia shqiptare kundër korrupsionit ka hapur një hetim lidhur me projektin. Qeveria thotë se toka është në pronësi private, por janë shfaqur pretendime të kundërta lidhur me procesin e privatizimit të saj.

Rama tha se propozimi i Kushnerit nisi rastësisht. Ai kujtoi një darkë në jug të Shqipërisë me Kushnerin, bashkëshorten e tij Ivanka Trump dhe miq të tyre, të cilët kishin ndaluar në portin e Durrësit për të furnizuar me karburant varkën gjatë rrugës drejt Malit të Zi. Disa muaj më vonë, sipas Ramës, Kushner iu afrua atij në një takim të liderëve botërorë dhe drejtuesve të biznesit në Davos, Zvicër, dhe shprehu interes për të investuar në Shqipëri.

“Vendi juaj është absolutisht mahnitës dhe ne do të donim të gjenim një mundësi për të investuar”, kujtoi Rama se i kishte thënë Kushneri.

Një kompani investimesh e lidhur me Kushnerin ka marrë statusin e investitorit strategjik nga autoritetet shqiptare. Projekti luksoz ka dy komponentë: një zhvillim bregdetar në zonën e Lagunës së Nartës, e cila është një rezervat natyror, dhe një resort më të vogël në ishullin e pabanuar të Sazanit, një bazë ushtarake e periudhës komuniste.

Punimet për pastrimin e terrenit kanë filluar tashmë brenda rezervatit natyror që përdoret nga shpendët shtegtarë, duke nxitur grupet mjedisore të paralajmërojnë për shkatërrimin e habitateve të ruajtura prej kohësh. Shqipëria ka 450 kilometra vijë bregdetare, e cila mbeti kryesisht e pazhvilluar gjatë dekadave të regjimit të ashpër komunist. Rama tha se një vlerësim formal i ndikimit në mjedis nuk ka nisur ende, sepse plani për zhvillimin nuk është finalizuar. Ai shtoi se arkitektë ndërkombëtarë dhe specialistë të mjedisit janë ende duke punuar mbi projekt-propozimin.

“Kur bëhet fjalë për mjedisin, ende nuk ka projekt, ende nuk ka vlerësim të ndikimit në mjedis, sepse ky është ende një proces planifikimi”, tha ai.

Ai argumentoi se Shqipëria ka një histori të fortë në mbrojtjen e natyrës, duke përmendur ndalimet e gjuetisë dhe prerjes së pyjeve, të cilat sipas tij kanë ndihmuar në rikuperimin e popullatës së flamingove.

“Kemi dokumentacion fantastik që tregon se si fauna e egër në Shqipëri u rikthye falë moratoriumit 10-vjeçar të gjuetisë”, tha Rama.

Që nga fundi i majit, ekskavatorë dhe makineri të tjera të rënda kanë hyrë në zonën e planifikuar për zhvillim, duke hapur rrugë hyrëse, duke gërmuar në rërë, duke pastruar sipërfaqe mes pishave dhe duke vendosur rrethime. Kryeministri sugjeroi se një pjesë e reagimeve kundër projektit po amplifikohet nga ndërhyrje të jashtme, duke përmendur atë që ai e përshkroi si një fushatë të gjatë sulmesh kibernetike iraniane kundër Shqipërisë. Shqipëria prej kohësh e ka akuzuar Iranin se mbështet hakerë që sulmojnë infrastrukturën kibernetike të vendit, pasi Shqipëria strehoi anëtarë të një grupi opozitar iranian. Teherani i ka mohuar këto akuza.

“Ka shumë manipulim. Ka shumë gjysmë të vërteta që, orë pas ore, shndërrohen në gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha”, tha ai.

Ai theksoi se nuk po akuzonte protestues individualë se vepronin si agjentë të hua

Luftë për fronìn pas rënies së Edi Ramës, Alfred Cako nxjerr skenarët e zëvendësimit të kryeministrit, ja kush do

Luftë për fronin pas rënies së Edi Ramës, Alfred Cako nxjerr skenarët e zëvendësimit të kryeministrit, ja kush do e marrë drejtimin e PS-së
Konspiracionisti i njohur, Alfred Cako ka hedhur dritë mbi skenarët e mundshëm të ndryshimit të pushtetit në Shqipëri, duke paralajmëruar një përplasje të fortë brenda llojit në qoftë se kryeministri Edi Rama rrëzohet nga posti i tij. Sipas Cakos, kjo nuk është thjesht një çështje e brendshme, por një luftë e madhe ku ndërthuren interesat e fuqive botërore, strukturat e drejtësisë si SPAK dhe lëvizjet e reja politike. Më tej, ai paraqiti një tjetër version, sipas të cilit Rama dhe Berisha mund të kenë interesa të përbashkëta në raport me administratën amerikane të Donald Trumpit. Në këtë kontekst, Cako pretendoi se grupimet që ai i cilësoi si “sorosiane” po mbështesin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Sipas tij, mbështetësit e Veliajt janë aktivizuar në protesta dhe lëvizje publike, ndërsa ai përmendi edhe emrin e Arlind Qorit. Cako parashtroi edhe skenarin që sipas tij mund të pasojë nëse Edi Rama humbet pushtetin. Cako tha se në një situatë të tillë Erion Veliaj mund të rikthehet në skenën politike dhe, së bashku me ish-ministren Elisa Spiropali, të synojë marrjen e drejtimit të Partisë Socialiste. “Një version është që Edi Rama po luan me Sorosin për t’ia futur Trumpit.

Prandaj Berisha i thotë Trumpit: “kujdes se po të bën lojë ky të dyfishtë”. Mund të jetë një variant. Varianti i dytë: këta kanë frikë të tradhtojnë Trumpin, pasi Rama dhe Berisha janë bashkë për këtë çështje. Sorosianët po mbështetin Erion Veliajn. Gjithë bashkia dhe gjithë njerëzit e Erionit po dalin në shesh dhe një nga njerëzit kryesorë që manipulon këta që dalin atje është Arlind Qori. Arlind Qori është një parti e majtë marksiste-komuniste. Po, dhe dihet që ku ka parti ekstremiste të majta, diskutohet që kanë sponsorizime sorosiane kudo në botë. Dhe përpara se të zgjedhin rilindësit e Ramës, Sorosi i zgjedh 1000 herë më përpara Arlindin. Gruaja e Arlindit dihet që ka pasur dorën në këto fondet edhe të Shoqërisë së Hapur, edhe në bashki ka qenë një e preferuar në financa nga Erion Veliaj, dhe Arlindi është një njeri i Erion Veliajt. Unë po të them një gjë, por tani në SPAK është lufta midis sorosianëve dhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Sorosianët ju bëjnë presion që ta nxjerrin Erion Veliajn, edhe gjykatave ku kanë influencë. Kurse Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ambasadori që do të vijë, keni për ta parë që do të vërë theksin te dënimi i Erion Veliajt. Në qoftë se bie Rama, del Erion Veliaj nga burgu dhe bashkë me ish-ministren e jashtme, Spiropalin mund t’i marrë partinë Ramës në qoftë se ai është sot me Berishën dhe me Trumpin dhe rrëzohet nga pushteti”, tha Cako.

Ja çfarë duhet bërë brenda dhe në gjeopolitikë pasi të bjerë Rama-Berisha, sipas Alfred Cakos

“Në gjeopolitikë, këta të Manzës, pa ju rrezikuar jetën, në marrëveshje me ata që i sollën duke dhënë ca afate kohore, të ikin të shikojnë punën e tyre. Në daç të shpërndahen individualisht, në daç t’i marrë Izraeli që i ka krijuar. Shqipëria nuk është vend nga i cili mund të organizohet terror dhe luftë kundër Iranit. Në qoftë se ndonjë prej tyre do të integrohet dhe të punojë këtu, të ngrejë biznes në Shqipëri, mundet sigurisht, në qoftë se nuk merret me pisllëqe. Në qoftë se kapet nga shteti shqiptar që merret me pisllëqe, të shporret. Dhe e dyta, ambasadë me Iranin. Irani nuk është vend armik ndaj Shqipërisë. Sigurisht që nuk ka pse të kemi marrëdhënie prioritare me të, por as të jemi armiq. Marrëdhënie reciproke. Njerëzit shkojnë të dinë, të bëjnë ekonomi. Ne, të dy shtetet t’i mbështesim ashtu si me të gjitha shtetet e tjera. Nuk ka pse na kushtëzon ne Izraeli, sionizmi, se çfarë duhet të bëjmë. E patë presidentin kroat çfarë përgjigje i dha ambasadorit të Izraelit? Se i tha: “Mbyllni ambasadën e Iranit, merrni shembull nga gjigandi, piktorin e Shqipërisë, ai i tha, “të marr me shqelma po më fole edhe njëherë kështu”.

“Ky vend ka zot, jemi ne kroatët”, tha, “se çfarë bëjmë ne, e dimë ne”, tha. Këta janë burra. 3 milionë është Kroacia, sa ne, por ka dinjitet, nuk ka politikanë fundërina të korruptuar. Tjetër, s’ka çfarë na duhet ne lufta e Rusisë me Ukrainën, fare. Ne duhet të marrim një kovë ujë, në qoftë se kemi mundësi, dhe ta hedhim atje për të shuar zjarret. Në qoftë se s’kemi mundësi, se jemi një vend i vogël, nuk ka çfarë na duhet. Ne nuk po hyjmë në analizën se kush ishte fajtori, Perëndimi apo Putini, se te Putini unë dyshoj që është bashkë me këta, por dyshoj edhe pak që mund të jetë kundër tyre; dhe po të ishte kështu, ky është një lajm i mirë, është burrë më i mirë se ata. Pavarësisht se Rusia është një vend në përgjithësi armiqësor me Shqipërinë, por ne duhet të sillemi me ta me dinjitet, me paritet dhe mbi bazën e interesave reciproke dhe jo të na komandojë ne Perëndimi: “Bëhuni armiq ju të Rusisë”. Jo, sigurisht që ne Evropën dhe Perëndimin do t’i kemi zgjedhje të parë, por jo të vetme. Ne duhet të kemi marrëdhënie të mira edhe me Kinën.

Kina është superfuqi botërore. Gjithmonë duke mos i lejuar as ata të sillen me ne si Izraeli. Pra, të vijnë këtu e të na mbështillen si gjarpër. Po të vijnë ashtu, gërshërët trek, i presim dhe i shporrim edhe ata që këtu. Këtu janë sovranë vetëm shqiptarët. Nuk do të ketë qeverisje me anësim nga feja, një shtet i fortë laik t’ju shërbejë të gjithë shqiptarëve, minoritarëve dhe pakicave, dhe të gjithë ta ndjejmë veten të lumtur dhe të barabartë në këtë vend. Kush mendon se do fusë kishën apo xhaminë në shtet gabon rëndë, sepse kjo i fut dinamitin shtetit; qielli më vete, toka më vete. Ne nuk do lejojmë vendin tonë që të bëhet një territor lufte midis një pjese të turqve dhe shtetit turk. Dihet që Gylenistët përkraheshin nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Izraeli. Ne nuk kemi punë në këto lojëra. Kush vjen si individ ose si kompani dhe kërkon të investojë, bujrum. Kush përdor Shqipërinë për akte diversioni dhe lufte kundër institucioneve të shteteve me të cilat zyrtarisht ne kemi marrëdhënie, nuk ka vend në Shqipëri, por edhe e kundërta.

Në qoftë se kundërshtarët e një vendi që mund të ketë humbur lirinë ose e ndon një diktator, sigurisht që ne do t’i mbajmë, do t’i strehojmë, do t’i lejojmë të jetojnë të lirë dhe të zhvillojnë aktivitet ekonomik këtu tek ne, por jo të përdorin vendin tonë për akte terroriste dhe luftënxitëse në vendet e tyre. Duhet të jemi të kujdesshëm me politikat dhe marrëdhëniet zyrtare. Vetë çdo popull duhet t’i zgjidhë hallet e veta. Sigurisht, diktatorët nuk mbështeten nga shteti ynë, por ne nuk rregullojmë dot botën se jemi një shtet i vogël. Ka edhe shumë gjëra të tjera që do flasim me radhë dhe që sot janë tabu. Ju kam thënë njëherë: jo pasaporta për të huajt. Bajram Begaj, lajm i keq për ty. Ndoshta ke pasur ndonjë interes të vockël në këto pasaporta, por ata që kanë marrë pasaporta do t’u hiqen. Do të vendoset ligji që tokat e shqiptarëve nuk shiten. Nuk shiten. Mund të blesh ndërtesën, mund të investosh mbi tokën me një sasi të caktuar ditësh, mund ta ripërsëritësh kontratën. Po toka mbetet e bijve tanë. Na e kanë lënë të parët, nuk na e ka dhënë shteti. Shtetit ia kemi dhënë ne shqiptarët, sepse i kemi mbrojtur këto toka gjithmonë me gjak”, tha Cako ndër të tjera.

Analisti zbuIon 3 EMRAT: Ja kush janë propozuar nga populli për KRYEMINISTËR të vendit

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë analisti i njohur, Arjan Curri. Ai ka komentuar protestën që po zhvillohet në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit. Por jo vetëm kaq, pasi analisti ka folur edhe në lidhje me qëndrimin që mban kryeministri i vendit, Edi Rama.

Curri e ka paralelizuar protestën me një reality show veror, duke e quajtur “Big Brother Bulevard”. Sipas tij, Rama do të ta bëjë protestën një spektakël dhe se ky është kurthi.

Analisti tha se në këtë BBB, Rama i bie që të jetë Vëllai i Madh. Ai shton se do të ketë edhe eliminime.

Gjithashtu, Curri zbuloi edhe 3 emrat që janë propozuar nga populli për kryeministër të vendit: Marin Mema, Florjan Binaj dhe Blendi Salaj.

Pjesë nga intervista:

Sharka: Si do të funksionojë gara e protestuesve, se do ketë eliminime besoj?

Curri: Sigurisht që do të ketë eliminime, por konkurrenti i eliminuar nuk ikën nga bulevardi, rri aty. Rri në kamera. Është me eliminim nga e kundërta, jo kë duhet të heqim, por kë duhet të vëmë. Është eliminim pozitiv. Disa personazhe që janë pretendentë për të fituar këtë edicion të “Big Brother Bulevard” sezoni veror 2026… Uroj që të mos ndalojë kjo, që të bëhet çdo vit. Tani mund të bëjmë shaka, mund të bëjmë humor, unë uroj që kjo të mbarojë sa më shpejt dhe të kthehet në një gjë politike, në një gjë serioze.

Sharka: Më qëndro pak te këto që kanë shpresa për të fituar.

Curri: I pari që është propozuar për kryeministër është Marin Mema, që është gazetar i njohur i Top Channel, shumë i respektuar. I dyti, i cili përflitet shumë, është ai aktori i Portokallisë që bënte policin, Florian Binaj, që është produkt i Top Channel. I treti, shumë i dashur, është Blendi Salaj, gazetari juaj i mëngjesit. Dhe një nga njerëzit që protestuesit e dëgjojnë më shumë, është konspiracionisti më i famshëm në Shqipëri, Alfred Cako, që dhe ai është tek “Rrethi Katror”. Pra pretendentët kryesorë janë figura të Top Channel.