“Jam veteran me dokumente, ja kë kam pasur komandant” – Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës për akuzat Iidhur me UÇK dhe Iranin

Dritan Goxhaj, një nga protagonistët e protestave në Tiranë, ka thënë se akuzat ndaj tij janë bërë me qëllim për të hequr vëmendjen nga kërkesat e protestuesve.

Pasi lexoi pesë kërkesa në emër të protestuesve ditë më parë, Goxhaj u akuzua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e figura të njohura politike në Kosovë e Shqipëri se nuk ka qenë as pjesë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës siç pretendon apo edhe se ka lidhje me regjimin e Iranit.

Në “Interaktiv” të KTV-së, Goxhaj ka thënë se të gjitha sulmet “erdhën me qëllim të heqjes së vëmendjes”.

Ai ka mohuar gjithçka duke thënë se të gjitha akuzat ndaj tij kanë qenë false.

“Nga ana psikologjike njihet për manipulimin e popullit – që të merresh me individin. E unë aty nuk u prezantova as me emër e as me mbiemër, e as si ish-pjesëtar i UÇK-së. UÇK-ja s’ishte subjekt as i protestës, as i prezantimit e as i fjalimit.

Nuk ishte askund. Është histori e para 30 vjetësh. Ka mbaruar, por duhej ngritur kjo histori me dokumente false… Unë jam veteran i UÇK-së. S’e kam shpallur unë, por Qeveria. Dokumentacioni ndodhet pranë zyrave të Qeverisë së Kosovës. Absolutisht. Edhe certifikata, edhe të gjitha”, ka thënë ai.

Duke komentuar një deklaratë të Xhavit Halitit që të tregojë se kë ka pasur komandant gjatë luftës, Goxhaj ka thënë se ka qenë nën urdhrat e Bislim Zyrapit.

“Gjatë operacionit ‘shigjeta’ në Pashtrik, kam qenë nën urdhrat e Bislim Zyrapit”, ka thënë ai duke shtuar se pjesë e luftës i njihet periudha mars – qershor 1999. Si veteran ka thënë se është njohur në periudhën 2018-2019.

Sa i përket akuzës për mbështetje të Iranit, Goxhaj ka thënë se kjo është çështje parimesh.

“Nëse kam qenë pjesë e luftës, ku jemi mbrojtur nga një gjenocid, s’mund të jem me dikë që bën gjenocid ndaj një populli tjetër”, ka thënë ai.

Për protestat, Goxhaj ka thënë se ato janë luftë nervash. “Fiton ai që ka nerva e reziston më shumë. Qytetarët do rezistojnë. Duket se ka qëndresë. Uroj të ketë akoma e të shohim sa do të qëndrojë Qeveria”, ka thënë tutje ai.

Ai ka vlerësuar se me protesta janë arritur disa qëllime.

“Janë zhgënjyer ata që thonë se ky popull s’ka reagim e se i ka vdekur nervi. Ka rini të angazhuar të cilës nuk i interesonte deri tash asgjë. Klasa e mesme që ishte e angazhuar e që ndihej e fyer dhe e paintegruar, ka dalë në rrugë. Njiheshim për keq dhe tash ka 27 ditë protesta paqësore ku asnjë shishe ujë nuk është hedhur”, ka thënë ai.

“Të q•va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e picerisë “Corner” (Video)

Një turiste e huaj i është drejtuar redaksısë së JOQ Albania për të denoncuar një incident të ndodhur në picerinë ‘Corner’ në zonën e Golemit, ku, sipas saj, ajo dhe bashkëshorti u përballën me një sjellje fyese dhe agresive nga një kamarier.

Sipas dëshmisë së saj, çifti kishte porositur ushqim, por për shkak se nuk konsumojnë mish derri, ajo donte të pyeste nëse pica që kishin marrë përmbante këtë përbërës. Turistja thotë se u përpoq disa herë të tërhiqte vëmendjen e kamarierit, por ai e injoroi për rreth 20 minuta, ndonëse vazhdonte të shërbente tavolina të tjera.

Ajo shprehet se, pasi iu afrua vetë kamarierit për t’i kërkuar sqarime, komunikimi u tensionua dhe vendosën të largoheshin nga lokali pa konsumuar ushqimin. Sipas saj, në atë moment kamarieri u kërkoi pagesën, ndërsa ajo refuzoi duke argumentuar se nuk kishin prekur ushqimin dhe se ishin trajtuar në mënyrë të papërshtatshme.

Në videon e dërguar në redaksinë e JOQ Albania shihet kamarieri duke ofenduar çiftin me fjalor banal, ndërsa dëgjohet t’u drejtohet me shprehje fyese në gjuhën shqipe. Në pamje ai shfaqet gjithashtu me një sjellje agresive ndaj turistëve, ndërsa persona të pranishëm në lokal ndërhyjnë për ta qetësuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Turistja thotë se pas incidentit as menaxheri dhe as pronari i picerisë nuk kontaktuan me ta për të kërkuar ndjesë apo për të sqaruar ngjarjen.

“Kalova 10 ditë të mrekullueshme në Shqipëri dhe kjo ishte dita jonë e fundit. Nuk e prisja kurrë të përballesha me një trajtim të tillë në një zonë turistike. Ishte një eksperiencë shumë tronditëse për mua dhe bashkëshortin tim”, shprehet ajo në mesazhin e dërguar..

VIDEO

Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho mesazh Ramës: Mos u dorëhiq, do t’i bëje dëm Shqipërisë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar me një mesazh të drejtpërdrejtë drejtuar kryemìnistrit Edi Rama, duke i kërkuar që të mos tërhiqet nga posti i tij nëse përballet me presion politik dhe protesta.

Në një postim publik, Spaho argumenton se një dorëheqje e mundshme e Ramës, në kushtet aktuale politike, do të sillte pasoja negative për vendin dhe stabilitetin institucional.

Ai shprehet kritik ndaj protestave në zhvillim, të cilat i cilëson si përçarëse dhe të ndikuara nga agjenda të ndryshme politike dhe ideologjike, duke i konsideruar ato të dëmshme për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Spaho thekson gjithashtu se përgjegjësia për situatën politike nuk duhet të shmanget, por sipas tij ndryshimi i pushtetit në këtë moment nuk do të ishte zgjidhje, por do të krijonte pasiguri të mëtejshme.

Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh politike dhe protestash të vazhdueshme në Tiranë, ku opozita dhe qytetarë të ndryshëm kërkojnë ndryshime në qeverisje.

Postimi i Spahos

Edi Rama,

Kjo nuk është protestë për të lëpirë dhe pickuar vajza e djem të sinqertë në bulevard.

Këtij populli i ke bërë deme të pafund. Në një vend me shoqëri me formim demokratik do kishe ikur me kohë.

Dëmi më i madh që do i bëje ketij vendi nuk janë e shkuara jote, por nëse do të ikje nga presioni i kësaj proteste neomarksiste, islamisto-fondamentaliste, antitrampiste, përçarëse midis shqiptarëve në rajon dhe kunder integrimit të Shqipërisë në BE.

Kujto që dëmi që do i besh vendit, duke e lënë atë në duart e atyre që duan ta zgjedhin qeverinë me short dhe hienave politike që presin të kapin çfarë të kapin, do jetë i tillë që ti nuk do i shpëtosh përgjegjësisë edhe kur ndoshta të mos jesh në këtë botë.

Meqënëse po flet për sinqeritet në bulevard, kujto ëndrat-makth të personazhit të Kadaresë tek Dimri i Vetmisë së Madhe.

Nëse çedon, mos u habit që mund të vijë një ditë që eshtrat e tua t’i tërheqin zvarre në bulevard si në endrrat e atij “reaksionarit”.

Në krye te bulevardit ndonjë trashegimtar i Mark Zavalines do i bjerë violinës.

Duket si fantazi e sëmurë, por ata qe janë të interesuar që ky vend të bëje përpara dhe jo pas, nuk do ta falin nëse çedon nga kjo protestë, synimi i të cilës është ta kthejë vendin një shekull prapa.

Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reaIe (dhe fajin e ka administrata)

Pas javësh me radhë duke e paraqitur protestën si të manipuluar nga interesa politike, organizata, influencerë apo edhe aktorë të huaj, kryeministri Edi Rama duket se ka ndryshuar qasje. Në podcastin e tij “Flasim”, ai lexoi publikisht mesazhin e një qytetari, Amos Mezuraj, i cili prej gjashtë vitesh endet nga një institucion te tjetri për zgjidhjen e problemit të pallatit të dëmtuar nga tërmeti.

Rama pranoi se, nëse do të ishte në vendin e tij, “me shumë gjasa do të shkonte edhe vetë në protestë”, duke e cilësuar zemërimin e qytetarit si plotësisht legjitim. Sipas tij, shumë protestues nuk dalin në bulevard për ideologji apo parti, por sepse janë shtyrë nga hallet e pazgjidhura dhe nga dështimi i administratës për t’u dhënë përgjigje.

Megjithatë, kryeministri ruajti ndarjen që ka bërë edhe më parë mes protestuesve dhe organizatorëve të protestës. Ai përsëriti se ekzistojnë individë, organizata dhe madje aktorë jashtë vendit që, sipas tij, ushqehen me zemërimin e qytetarëve dhe nuk duan zgjidhjen e problemeve, por mbajtjen gjallë të konfliktit dhe përçarjes.

Në një farë mënyre, deklaratat e sotme përbëjnë ndryshimin më të dukshëm në retorikën e Ramës që nga nisja e protestave: nga akuzat e përgjithshme ndaj protestës, ai kaloi te pranimi se një pjesë e konsiderueshme e protestuesve kanë arsye reale për të dalë në rrugë dhe se përgjegjësia bie mbi administratën që nuk u ka dhënë zgjidhje.

Letra e qytetarit

“Mirëdita, zoti Kryeministër. Lexova, si çdo ditë, edhe sot postimin tuaj, të ardhur nga një qytetar i gjeneratës time”. Pra, dërguesi është i të njëjtës gjeneratë me mua.

“Shumë e qartë që një kryeministër vlerësohet dhe votohet për vizion, ide, ambicie, sfida që na bashkojnë si komb, të cilat në mënyrë direkte apo indirekte prekin jetët tona. Problemi fillon kur institucionet e varësisë harrojnë që, ndërsa një kryeministër ka për detyrë ato më sipër, ato duhet të merren me problemet e përditshme që i prekin jetët tona dhe jo të përfitojnë nga ky vizion, por të punojnë që vizioni të jetë i prekshëm edhe për ne.

Jemi 12 familje që janë bashkuar në këtë protestë, jo të gjithë me prezencë në bulevard, sepse jemi të zhgënjyer që akoma edhe sot nuk kemi një zgjidhje për gjysmën e pallatit që na është shembur nga tërmeti i 2019-ës, pranë Ministrisë së Jashtme. Kemi ndjekur të gjitha rrugët e robit, të ligjit dhe të Zotit për të kërkuar ndihmë pranë çdo institucioni, minibashki, bashki, Avokat Populli, ministri dhe kryeministri, por akoma sot pa përgjigje.

Ju kemi shkruar edhe ju një letër vitin që shkoi dhe menjëherë pas saj na kontaktuan nga Bashkia Tiranë, duke na premtuar zgjidhje në prani edhe të deputetes. Por pas zgjedhjeve elektorale, përgjigjet në shkresa nuk kishin kurrfarë lidhjeje me premtimet në zyrë, nuk na prisnin më. E delegonin problemin në institucione të tjera për mungesë kompetencash ligjore; u rikthye në pikën zero. Asnjë që merr përsipër jo të na e zgjidhë, por të paktën të çojë zërin ku duhet, ta ndjekë problemin dhe të na mbajë në kontakt të vazhdueshëm.

Për këtë ju kemi zgjedhur, mendoj edhe ne si qytetarë, në mënyrë direkte apo indirekte; prej gjashtë vitesh në spirale, nga një derë te tjetra, i vendosim emrin tuaj këtij problemi. Ndoshta gabimisht”, e thotë vetë në kllapa, “nuk janë pak gjashtë vite pa përgjigje dhe, ndërkohë, shikojmë që jepen leje ndërtimi për resorte, komplekse, pallate. Mirë se të vijnë, çdo muaj pothuajse, por pyesim veten: po për një shkallë pallati kaq e vështirë është leja? Duhet të jemi ndërtues, biznesmenë që të gjejmë kanalin e komunikimit dhe pastaj aludojmë, duke ngarkuar veten dhe mendjen, që aty i është premtuar këtij, atij ndërtuesi; nuk dimë çfarë shpjegimi t’i japim kësaj përplasjeje realitetesh.

Dhe kur mendja helmohet, këmbët të çojnë në bulevard. Pse ne duhet t’i shkruajmë letra dhe SMS një kryeministri, kur ka me dhjetëra drejtorë, ministri e bashki që në gjashtë vite duhet të na kishin zgjidhur problemin? Pse duhet të shkëputem unë nga puna për të çuar këtë SMS? Pse duhet të dal të protestoj pasdite, kur mund të kaloja kohë me fëmijët e mi? Pse duhet të pres? Nuk i mjaftuan gjashtë vite këtij shteti?

Këto probleme të përditshme, por jetësore, që ne ndeshemi prej vitesh, na detyrojnë të gjejmë fajtorin tek ju. Vetë administrata juaj ka tendencën t’ia delegojë paaftësinë e saj te ju, duke na vënë ne si qytetarë përballë jush si kryeministër. Përgjigje informale të tipit: ‘Pse s’e ke dërguar në gjykatë?’, ‘Meqenëse kryeministri ju ka premtuar zgjidhje, le t’ua japë ai’, ‘S’keni pse vini këtu, nuk është kompetenca ime, por e qeverisë’, ‘Nuk firmos unë të shkoj në burg se do kryeministri t’jua bëjë aty pallatin ku e keni pasur’, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e mbushin gotën e ujit çdo ditë.

Ndjesë për mënyrën e drejtpërdrejtë të komunikimit, por mendoj që është më e ndershme kështu. Shumë në rregull me planet dhe vizionet, por duam të jetojmë mirë çdo ditë dhe duam sot. Nuk kemi nevojë për lëmoshë, se ia dalim vetë në jetë, por duam që shteti të mos na vendoset si traversë. Kemi ndjesinë e keqe se na kanë hyrë në hak dhe nuk do të gjejmë më zgjidhje. Ndjesë për shqetësimin, por ndihem i pafuqishëm për të zgjidhur këto probleme dhe më besoni që kjo ndjesi më dhemb.

Faleminderit. Ditë të mbarë. Me respekt, Amos Mezuraj”, shkruan qytetari.

Përgjigja e Ramës

“Tani, unë dua ta them shumë qartë dhe shumë drejtpërdrejt: kjo është protesta që mua më intereson, që mua më zemëron po ashtu, që mua më motivon të vazhdoj luftën time. Nuk më zemëron mua protesta e sikur-eve, as protesta e shtirjeve. Ajo më neverit; kjo më zemëron. Dhe nëse do të isha në vendin tënd, i dashur Amos, pas gjashtë vitesh pritje, dyersh që hapen e mbyllen, premtimesh që treten, përgjigjesh që delegojnë përgjegjësinë te dikush tjetër, me shumë gjasa unë do të ndihesha njësoj; me shumë gjasa edhe unë do të ndihesha pjesë e asaj proteste ose do të shkoja edhe vetë në protestë. Kështu që nuk e vë në dyshim për asnjë moment. Përkundrazi, e ndjej, sado që mund të mos ta besosh. E ndjej zemërimin tënd si të ishte imi. Dhe mesazhi yt është këtu, i nxjerrë.

Kam plot të tilla, se është shembulli më i mirë i diçkaje që unë e kam thënë vazhdimisht këto ditë. Jo çdo njeri që bashkohet në protestë është aty për një arsye. Ka plot njerëz që nuk i çon në bulevard ndonjë ideologji, a ndonjë parti, a ndonjë inat abstrakt. Nuk i çojnë as like-et, as folloëers-at për të joshur sot protestues që nesër janë klientë dhe për t’u shitur pastaj produktet e influencerimit. Nuk i çojnë aty as bindjet ambientaliste, që janë fisnike patjetër, as impulset e verbra nacionaliste, as manipulimet apo, më keq akoma sesa manipulimet, misionet e ndryshme për të manipuluar të tjerët, por i çon një hall që, në fund të fundit, kthehet në një zemërim dhe një zemërim që kthehet në një shpërthim, një padrejtësi që e ndjen mbi shpinë. Kjo është legjitime. Ke shumë të drejtë. Askush nuk duhet detyruar t’i shkruajë kryeministrit, sepse institucionet që paguhen për t’i adresuar këto probleme s’e kanë bërë punën e tyre. Por, nga ana tjetër, unë personalisht çdo mesazh që marr e ndjek; siç e thua edhe në mesazhin tënd, më keni shkruar një vit më parë dhe unë e kam çuar te autoriteti kompetent”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri tha se përveçse bashkia e Tiranës ka mbetur pa kryetar prej një viti, nuk mungojnë as problemet me administratën. Ai theksoi që probleme të tilla s’duhet të përdoren nga njerëz që kanë interesa për të përçarë dhe krijuar probleme.

Rama u kërkon qytetarëve që të mos “ia falin askujt” hallin e tyre e njëkohësisht, mos të reshtin për të kërkuar zgjidhje e korrigjim duke shprehur gatishmërinë për t’i mbështetur.

“Unë kam të njëjtin shqetësim absolutisht dhe e kam çuar mesazhin para një viti te Bashkia e Tiranës. Tani, ne nuk kemi kryetar bashkie. Ne kemi një bashki që “funksionon me defibrilator, me oksigjen”, me 700 shtytje dhe me 700 ngërçe. Por, përtej bashkisë, ne kemi probleme me administratën, patjetër, dhe kur administrata nuk e mban barrën që i takon, atëherë barra përfundon mbi shpirtin dhe mbi mendjen e qytetarit, e familjes, e njerëzve që duhet të marrin përgjigje.

Por këtu dua të bëj një ndërhyrje që nuk kërkoj mirëkuptim, por thjesht kërkoj dëgjim nga të gjithë. E kuptoj që kur gjëja vjen te vetja, ka arritur fundi i durimit, por, nga ana tjetër, nuk duhet lejuar që një hall i drejtë të bëhet lëndë djegëse për ata që vazhdojnë e ushqejnë këtë protestë, vazhdojnë e ushqejnë këtë rrëmujë, më shumë shpirtërore sesa fizike, duke bërë dëm pas dëmi, jo duke ndihmuar që gjërat të zgjidhen.

Ata janë njerëz që ushqehen me problemet e të tjerëve dhe janë njerëz, janë subjekte, janë organizata, janë edhe aktorë të tjerë jashtë vendit që ushqehen me problemet e të tjerëve. Problemi juaj dhe i gjithë atyre si ju që shkojnë atje ose që janë të lidhur me atë gjë, nuk është që “t’i jepni karburant” politikës apo qëllimeve të tyre, sepse ata nuk kërkojnë zgjidhje. Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, sepse ata duan të mbajnë gjallë zemërimin, përçarjen dhe iluzionin që çdo plagë e një qytetari është prova se këtu duhet rrëzuar gjithçka dhe Shqipëria duhet të fillojë nga e para. Unë kam detyrimin të dëgjoj njeriun, por të mos bëhem peng i atyre që flasin në emrin tënd. Unë e shoh protestën e njerëzve të ndershëm, e njerëzve që nuk janë “karburant” për industrinë e halleve, si një gjë shumë të respektueshme, shumë të mirëkuptueshme dhe revoltuese për mua; tek unë ajo funksionon.

Njëkohësisht, do t’ju kërkoja diçka të gjithëve ju që jeni në këtë situatë: mos e falni hallin tuaj askund. Mos ia falni administratës dhe, nëse keni nevojë për mua, unë jam këtu të luftoj bashkë me ju, por mos ia falni në asnjë mënyrë atyre që duan t’i çojnë gjërat mbrapsht duke përdorur hallin tuaj. Sepse zgjidhjet kurrë nuk vijnë nga njerëzit që ndezin zjarrin e zemërimit, por nga ata që, pavarësisht të gjitha mangësive dhe gabimeve, mbajnë detyrimin për të “fikur” çdo vatër halli, duke i qëndruar mbi kokë. Unë bëj më të mirën time të mundshme. Unë jam shumë krenar për shumëçka që administrata jonë publike ka arritur dhe për mënyrën se si është transformuar në krahasim me të shkuarën, por jam jashtëzakonisht po kaq i hidhëruar dhe i neveritur me atë çka ndodh me administratën në vende dhe në raste të caktuara. Por zgjidhja nuk është ta “hedhim në erë”. Zgjidhja është ta korrigjojmë bashkërisht. Operacionet e mëdha janë bërë. Këtu çështja është për të vazhduar trajtimin e plagëve dhe për të vazhduar trajtimin e atyre pikave që kanë infeksion”, u shpreh Rama.

Video e “arratisjes” nga Shqipëria, Sali Berisha zbulon vendndodhjen: U largova të enjten, ishte një udhëtim bIic

Lideri demokrat, Sali Berisha tregon se ka zhvilluar “një udhëtim blic” ditën e enjte, por jo për t’u arratisur nga Shqipëria siç është aluduar në rrjetet sociale, por për një vizitë në Berlin, në Budestagun Gjerman. ” Udhëtim blic në Berlin! Të dashur miq, Ditën e enjte u nisa për një udhëtim të shkurtër në Berlin me dy qëllime: Së pari: Për të marrë pjesë, me ftesë të zotit Christian Freiherr von Stetten MdB, Kryetar i Qarkut Parlamentar të Ndërmarrjeve të Mesme (PKM) të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, në festën e 50-të verore të PKM-së. Ky aktivitet u zhvillua po atë ditë, më 25 qershor 2026, nga ora 17:30 në Kopshtin e Kronprinzenpalais, në Berlin.

Së dyti: Për të takuar miq të mi të shquar gjermanë në Bundestag, CDU, për t’i falënderuar ata me mirënjohje të thellë për mbështetjen e tyre të çmuar ndaj meje, Partisë Demokratike dhe Shqipërisë. Festa e 50-të e PKM-së në kopshtet e Pallatit të Princit të Kurorës zgjati disa orë dhe ishte një mjedis festiv vërtet i mrekullueshëm, që bashkonte qindra deputetë, politikanë të CDU-së dhe biznesmenë të afërt me këtë parti. Festën e përshëndeti Kancelari Friedrich Merz. Aty pata rastin të takoj, të përshëndetem dhe të bisedoj me shumë deputetë të Bundestagut, zyrtarë, gazetarë dhe biznesmenë gjermanë, ndaj dhe e falënderoj me përzemërsi kryetarin, zotin Christian Freiherr von Stetten MdB, për nderin që më bëri me ftesën e tij.

Gjatë qëndrimit tim të shkurtër jashtë festës, së bashku me nënkryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, patëm takime të veçanta në Bundestag me: Zotin Tilman Kuban, zëdhënës për Politikën Europiane të grupit parlamentar të CDU/CSU; Zotin Christian Kremer, kryetar i zyres për marrëdhënie ndërkombëtare të CDU-së; Miqtë e mi të shquar të PD-së dhe të Shqipërisë: Peter Beyer, raportues i grupit të CDU/CSU për marrëdhëniet transatlantike dhe vendet e Ballkanit Perëndimor; Olav Gutting, personalitet i rëndësishëm i grupit parlamentar CDU/CSU për Financat dhe Buxhetin; Elmar Brok, personalitet i shquar i CDU-së, ish-Kryetar i Komisionit të Jashtëm, Sigurisë dhe të Drejtave të Njeriut për dy dekada në Parlamentin Europian; Peter Tiede i të përditshmes gjermane Bild, gazetar i mirënjohur për qëndrimet në mbrojtje të pluralizmit politik në Rusi, Shqipëri dhe në diktaturat e tjera autokratike.

Në të gjitha këto takime shpreha mirënjohjen time të thellë ndaj miqve tanë, CDU-së dhe Bundestagut për mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë, Partisë Demokratike dhe opozitës në Shqipëri. Gjithashtu, i njoha bashkëbiseduesit e mi me krizën e thellë që po kalon vendi nën diktaturën autokratike të Edi Ramës, me kërkesat e drejta të rinisë shqiptare në protestën më të gjatë dhe më të fuqishme në historinë e Shqipërisë, si dhe me qëndrimin cinik të Edi Ramës dhe narkoqeverisë së tij ndaj këtyre kërkesave.

Gjatë qëndrimit tim në Berlin, takuam dhe u mikpritëm nga miku im ish deputetin dhe ish-zëvendës ministrin e Kosovës Gani Dreshaj dhe përfaqësues të tjerë të diasporës, të cilët i falënderoj shumë përzemërsisht për mikpritjen dhe lehtësitë që na krijuan gjatë qëndrimit në Gjermani”, shkruan lideri demokrat, teksa zbulon dy qëllimet e udhëtimit të tij jashtë vendit. Median raportuan se pasditen e së enjtes se Sali Berisha po udhëtonte jashtë Shqipërisë, nga Aeroporti i Rinasit, por deri në reagimin e shefit të selisë bli, nuk kishte asnjë informacion se për ku ishte nisur. Lideri demokrat shoqërohej nga Tomor Alizoti.

“Parlamenti vuΙos vendimet e Ramës”, Marjana Koçeku paralajmëron të tjera largime nga PS

Media britanike Britannia Daily i ka kushtuar një intervistë deputetes së pavarur Marjana Koçeku, e cila ka lëshuar disa nga kritikat më të forta deri më tani ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike shqiptare.

Artikulli i plotë:

Marjana Koçeku, një nga deputetet më të reja të Shqipërisë dhe një ish-anëtare e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në pushtet, i ka thënë Britannia Daily se lëvizja masive e protestave në vend pasqyron një “krizë më të thellë besimi” midis qytetarëve dhe institucioneve politike – dhe u ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë demonstruesve: “Nuk jeni vetëm”.

Koçeku, e cila zuri vendin e saj në parlament shtatorin e kaluar përpara se të largohej nga Partia Socialiste në pushtet për t’u ulur si deputete e pavarur, tha se zhgënjimi në rritje me mënyrën se si ushtrohet pushteti brenda politikës shqiptare në fund e çoi atë të shkëputej nga radhët. Largimet nga partitë kryesore politike të Shqipërisë janë relativisht të rralla – veçanërisht midis deputetëve të sapozgjedhur nga shumica qeverisëse – duke e bërë vendimin e saj një akt të rrallë pavarësie politike në politikën bashkëkohore shqiptare. Komentet e saj janë veçanërisht të dukshme sepse vijnë nga një politikane që deri vonë ulej në bankat e qeverisë dhe tani është një nga zërat e paktë të pavarur të parlamentit. Si një nga anëtaret më të reja të parlamentit, Koçeku tha se ajo i kuptonte veçanërisht aspiratat e demonstruesve kryesisht të rinj, shumë prej të cilëve besojnë se sistemi politik i Shqipërisë nuk pasqyron më shqetësimet e tyre.

Vërejtjet e saj ofrojnë një pamje të rrallë të zhgënjimit në rritje brenda shumicës qeverisëse të Shqipërisë në një kohë kur vendi po përjeton një nga lëvizjet më të mëdha protestuese në vite.

Pasi hyri në Parlament më pak se një vit më parë, vendimi i Koçekut për t’u shkëputur nga shumica qeverisëse ka tërhequr vëmendje të veçantë për shkak të moshës së saj dhe shpejtësisë me të cilën ajo u zhgënjye nga sistemi politik.

Vendimi i Koçekut është veçanërisht i rëndësishëm sepse ajo u zgjodh si pjesë e shumicës qeverisëse të Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama përpara se të vendoste të shkëputej nga radhët dhe të vazhdonte si deputete e pavarur. Si e pavarur, ajo nuk është më e detyruar nga disiplina partiake dhe thotë se do të votojë sipas ndërgjegjes së saj dhe interesave të zgjedhësve të saj.

“Parlamenti shumë shpesh funksionon si një vend ku vendimet e partisë thjesht miratohen në vend që të shqyrtohen vërtet,” i tha ajo Britannia Daily. “Një nga përgjegjësitë themelore të një deputeti është të ushtrojë gjykim të pavarur në emër të qytetarëve që e kanë zgjedhur. Në praktikë, megjithatë, disiplina partiake shpesh merr përparësi mbi interesin publik.”

Në intervistën e saj me Britannia Daily, Koçeku iu rikthye vazhdimisht temave të llogaridhënies, ripërtëritjes demokratike dhe nevojës për një brez të ri lidershipi politik.

‘Protestat e përforcuan vendimin tim’

Largimi i Koçekut nga partia qeverisëse vjen në sfondin e një prej lëvizjeve më të rëndësishme qytetare në historinë e kohëve të fundit të Shqipërisë, me dhjetëra mijëra njerëz, kryesisht të rinj, që dalin në rrugë në demonstrata paqësore duke kërkuar llogaridhënie, transparencë dhe reformë demokratike. Protestat janë bërë një nga zhvillimet politike përcaktuese në Shqipëri në muajt e fundit, duke tërhequr një brez qytetarësh që thonë se ndihen të padëgjuar nga strukturat tradicionale politike të vendit.

Ajo tha se protestat nuk shkaktuan largimin e saj nga partia – por e përforcuan atë fuqishëm.

“Protestat kanë qenë ndër lëvizjet qytetare më frymëzuese që kam parë, jo vetëm në Shqipëri, por në Evropë vitet e fundit”, tha ajo. “Kur dhjetëra mijëra qytetarë mobilizohen në mënyrë paqësore për të kërkuar llogaridhënie dhe ndryshime demokratike, përfaqësuesit e zgjedhur kanë detyrë të dëgjojnë.”

Çështjet e ngritura nga demonstruesit – llogaridhënia e qeverisë, mbrojtja e mjedisit, transparenca mbi projektet e mëdha të zhvillimit dhe kostoja në rritje e jetesës – ishin, tha Koçeku, “të njëjtat shqetësime” që e kishin çuar atë të vinte në pikëpyetje drejtimin në të cilin po shkonte Shqipëria. Në vend që ta shihte lëvizjen me alarm, ajo e përshkroi atë si një burim optimizmi.

“E shoh këtë lëvizje si një shenjë shprese dhe jo dëshpërimi,” tha ajo. “Ajo tregon se njerëzit nuk kanë hequr dorë nga demokracia – përkundrazi, ata po kërkojnë që ajo të funksionojë më mirë.”

‘Është vetëm çështje kohe’

Në një nga zbulimet më të habitshme të intervistës, Koçeku sugjeroi që të tjerët brenda establishmentit politik të Shqipërisë mund ta ndjekin përfundimisht shembullin e saj – një pretendim që ka të ngjarë të shkaktojë shqetësim brenda Partisë Socialiste.

“Nga bisedat dhe vëzhgimet e mia, besoj se ka një shqetësim në rritje brenda disa pjesëve të establishmentit politik të Shqipërisë,” tha ajo. “Ndjej se jo të gjithë janë të kënaqur me drejtimin aktual të udhëheqjes politike, edhe nëse shumë zgjedhin të mos i shprehin këto shqetësime publikisht.”

Ajo shtoi: “Unë besoj se është vetëm çështje kohe para se më shumë politikanë të gjejnë guximin të flasin hapur dhe të veprojnë sipas bindjeve të tyre. Demokracitë e shëndetshme varen nga individë që janë të gatshëm të mbrojnë bindjet dhe idetë e tyre mbi komoditetin e përgjithshëm politik.”

Sa i përket ish-kolegëve të saj në Partinë Socialiste, Koçeku ishte e shkurtër. “Nga kjo pikë e tutje, i gjithë komunikimi midis nesh do të kryhet përmes kanaleve zyrtare,” tha ajo. “Nuk kam pasur asnjë kontakt me asnjërin prej tyre.”

Një krizë besimi – dhe një thirrje për një rivendosje politike

Koçeku argumentoi se protestat nuk janë thjesht një përgjigje ndaj politikave specifike, por një simptomë e diçkaje shumë më themelore: një prishje e besimit midis qytetarëve shqiptarë dhe institucioneve që supozohet t’u shërbejnë atyre.

“Shumë shqiptarë mendojnë se vendimet politike merren gjithnjë e më shumë pa konsultime kuptimplote publike dhe se institucionet po bëhen më pak të përgjegjshme ndaj njerëzve të cilëve duhet t’u shërbejnë,” tha ajo. “Kur qytetarët humbasin besimin se shqetësimet e tyre mund të adresohen përmes kanaleve të zakonshme politike, ata natyrshëm kërkojnë mënyra të tjera demokratike për t’i bërë zërat e tyre të dëgjohen.”

Ajo argumentoi se reformat nuk mund të jenë të besueshme nëse udhëhiqen nga e njëjta kulturë politike kundër së cilës qytetarët po protestojnë, duke sugjeruar se establishmenti aktual politik nuk ka më besimin e nevojshëm për të sjellë ndryshime kuptimplote. Rindërtimi i këtij besimi, tha ajo, do të kërkonte shumë më tepër sesa njoftime politikash.

“Rindërtimi i besimit do të kërkojë më shumë sesa ndryshime politikash,” tha ajo. “Kërkon një kulturë të ndryshme politike — një kulturë të bazuar në transparencë, institucione më të forta demokratike, respekt për sundimin e ligjit dhe një gatishmëri për të dëgjuar qytetarët edhe kur mesazhi i tyre është i pakëndshëm.”

‘Kjo qeveri nuk mund ta bëjë — as elita e vjetër politike nuk mund’

Koçeku argumentoi se Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për një ndryshim qeverie, por për një brez krejtësisht të ri udhëheqësish të përkushtuar ndaj llogaridhënies, transparencës dhe dialogut demokratik. Përfundimi i saj ishte i pakursyer.

“Ajo që i duhet Shqipërisë nuk është thjesht një ndryshim individësh, por një ripërtëritje e të gjithë kulturës politike. Elita politike, funksionimi i institucioneve tona dhe mentaliteti që ka formësuar qeverisjen për dekada të tëra kërkojnë reforma të thella.”

Ajo vazhdoi: “Ndryshimi i qëndrueshëm nuk do të vijë nga zëvendësimi i një grupi aktorësh politikë me një tjetër nëse të njëjtat praktika dhe mentalitet mbeten të paprekura. Shqipëria ka nevojë për një brez krejt të ri lidershipi që përqafon llogaridhënien, transparencën, dialogun demokratik dhe shërbimin publik si parime themelore të qeverisjes.”

Dhe pastaj, me një qartësi që la pak hapësirë ​​për paqartësi: “Kjo qeveri nuk mund ta bëjë, as elita e vjetër politike nuk mundet.”

Vërejtjet janë ndër kritikat më të ashpra të Koçekut deri më tani ndaj establishmentit politik të Shqipërisë që kur u bë deputete e pavarur.

‘Tani keni një mndat në Parlament’

Mesazhi i Koçekut për protestuesit që kanë mbushur rrugët e Shqipërisë ishte i drejtpërdrejtë dhe personal.

“Zërat tuaj kanë rëndësi dhe nuk duhet të besoni kurrë se angazhimi paqësor qytetar është i kotë”, tha ajo për Britannia Daily. “Nuk jeni vetëm — madje keni një mandat në parlament tani.”

Ajo zbuloi se shumë protestues e kishin ftuar personalisht të bashkohej me demonstratat në rrugë, të cilat i përshkroi si “një shenjë besimi që e vlerësoj thellësisht”. Që nga njoftimi i vendimit të saj, Koçeku tha se ka marrë mijëra mesazhe nga qytetarë të zakonshëm, anëtarë të diasporës shqiptare, akademikë dhe figura publike, shumë prej të cilëve i thanë se masa e saj kishte ripërtërirë besimin e tyre se politika mund të udhëhiqet ende nga parimet dhe jo nga përshtatshmëria politike.

“Forca e këtij reagimi pasqyron faktin se një vendim i tillë është shumë i pazakontë në politikën shqiptare”, tha ajo. “Ai ka sfiduar një kulturë politike të gjatë dhe ka hapur një diskutim më të gjerë publik rreth pavarësisë politike, llogaridhënies dhe përgjegjësisë së përfaqësuesve të zgjedhur për t’i vënë qytetarët përpara interesave të partisë.”

“Revolucioni i Flamingo-ve” i Shqipërisë

Shqipëria ka parë disa nga demonstratat e saj më të mëdha dhe më të qëndrueshme në vitet e fundit, me dhjetëra mijëra njerëz që kanë dalë në rrugë në Tiranë dhe qytete të tjera duke kërkuar llogaridhënie më të madhe qeveritare, transparencë dhe reformë demokratike. Lëvizja, e quajtur gjerësisht “Revolucioni i Flamingo-ve”, fillimisht filloi si një fushatë mjedisore kundër zhvillimeve të diskutueshme të turizmit luksoz në ishullin e Sazanit dhe gadishullin e afërt të Zvërnecit, projekte të mbështetura nga investitori amerikan Jared Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së Donald Trump, dhe gruaja e tij Ivanka Trump.

Zhvillimet, të cilat përfshijnë plane për resorte luksoze në zona të ndjeshme ndaj mjedisit pranë Peizazhit të Mbrojtur Vjosa-Nartë, kanë tërhequr kundërshtim të ashpër nga ambientalistët, banorët vendas dhe anëtarët e diasporës shqiptare, të cilët kanë frikë nga dëmtimi i ekosistemeve të mbrojtura dhe akuzojnë qeverinë se po i jep përparësi interesave të investimeve të elitës mbi shqetësimet publike.

Ajo që filloi si kundërshtim ndaj projekteve të resorteve është zhvilluar që atëherë në një lëvizje më të gjerë proteste kundër korrupsionit të dyshuar, kapjes së perceptuar të shtetit, mungesës së transparencës dhe frustrimit në rritje me establishmentin politik të Shqipërisë. Protestuesit kanë bërë thirrje për reforma të thella politike dhe, në disa raste, dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se demonstratat kanë të bëjnë me shumë më tepër sesa një projekt të vetëm zhvillimi dhe në vend të kësaj përfaqësojnë një kërkesë për një kulturë të re politike të ndërtuar mbi llogaridhënien dhe besimin publik.

Ecja në Alpet e Shqipërisë “iu pre në mes” nga kafshimi i gjarprit më helmues! VIDEO virale e turistes që i kaloi peripecitë duke qeshur e fiΙmuar

Ecja në Alpet Shqiptare pranë Valbonës, u kthye në atë që Amy nuk do ta kishte imagjinuar kurrë: u kafshua nga gjarpri më helmues që gjendet në Shqipëri, nepërka me bri. Video e postuar nga kjo turiste, është bërë shumë virale, për shkak se ajo ka treguar hap pas hapi të gjitha peripecitë që ka kaluar në këtë “betejë” të sajën.

Në video Amy, e cila jeton prej tre vitesh e gjysmë jeton në Zelandën e Re, tregon se menjëherë filmoi gjarprin që e kafshoi për ta identifikuar, u ul në një shteg dhe telefonoi 112-ën. Por për shkak të terrenit të vështirë nuk qe e thjeshtë për ekipin e emergjencës që ta lokalizonte.

Ndaj Amy gjeti një mënyrë tjetër të tërthortë, duke u treguar e guximshme dhe e duruar njëkohësisht, ajo telefonoi të atin në Australi, i cili e ndihmoi të dërgonte vendndodhjen përmes aplikacionit What3Words, e pas kësaj ajo u lidh edhe me pronarin e bujtinës ku po qëndronte në Shkodër, i cili kontaktoi autoritetet dhe bëri të munur dërgimin e ambulancës.

Përpos frikës që Amy e shfaq qartë gjatë pritjes e vetmuar, ajo ka ditur ta përballojë më së miri situatën deri në momentin që ndihma mbërriti. Po ashtu në rrjet njerëzit janë prekur edhe nga ndihma që ajo ka marrë nga banorët, pronarët e bujtinës apo mjekët, pasi edhe pse në kushte jo shumë të favorshme ata u kujdesën maksimalisht për të, madje një zotëri në moshë e mbajti edhe në shpinë teksa largoheshin nga alpet.

Fatmirësisht Amy sot është mirë, dhe në fund të videos së sa ka falenderuar të gjithë ata që iu gjendën pranë, pa të cilët fati i saj mund të kishte qenë edhe ndryshe.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1651668435900862%2F&show_text=false&width=267&t=0

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 29 Qershor 2026

Dashi

Sot ndihesh i mbushur me energji dhe dëshirë për të marrë kontrollin. Është ditë e mirë për të nisur diçka të re ose për të shtyrë përpara një ide që e ke lënë pezull. Kujdes në komunikim, sepse fjalët e thëna me nxitim mund të keqkuptohen. Në dashuri, pasioni është i fortë, por kërkohet durim dhe mirëkuptim.

Demi

Kërkon stabilitet dhe siguri, sidomos në aspektin material dhe emocional. Sot është ditë e mirë për të rregulluar çështje financiare ose për të planifikuar më qartë të ardhmen. Në dashuri, ke nevojë për qetësi dhe besim, një bisedë e sinqertë forcon lidhjen.

Binjakët

Mendja jote është aktive dhe plot ide. Komunikimi është çelësi i ditës dhe mund të marrësh lajme interesante. Në punë ose shkollë, një kontakt i ri mund të hapë një mundësi të papritur. Në dashuri, flirtimi dhe bisedat e gjata sjellin afrim.

Gaforrja

Emocionet janë të thella dhe ndihesh më i ndjeshëm se zakonisht. Sot është e rëndësishme të mbrosh energjinë tënde dhe të mos marrësh mbi vete problemet e të tjerëve. Në dashuri, kërkon siguri dhe ngrohtësi; një gjest i vogël të bën të ndihesh i vlerësuar.

Luani

Sot dëshiron të shkëlqesh dhe të ndihesh i vlerësuar. Dita favorizon paraqitjet, iniciativat dhe vendimet e guximshme. Në dashuri, pasioni është i fortë, por shmang dramat dhe xhelozinë e panevojshme.

Virgjëresha

Organizimi dhe logjika janë aleatët e tu. Sot mund të zgjidhësh një problem që të ka shqetësuar prej kohësh. Në jetën personale, përpiqu të mos analizosh çdo detaj ndonjëherë gjërat ecin më mirë kur i lë të rrjedhin natyrshëm.

Peshorja

Marrëdhëniet janë në fokus. Sot kërkon harmoni dhe drejtësi në çdo situatë. Një vendim i rëndësishëm kërkon balancë mes arsyes dhe ndjenjës. Në dashuri, sinqeriteti dhe dialogu sjellin qetësi.

Akrepi

Intuita jote është shumë e fortë dhe të ndihmon të kuptosh më qartë njerëzit përreth. Sot është ditë reflektimi dhe vendimesh të brendshme. Në dashuri, ndjenjat janë intensive, përpiqu të mos kontrollosh gjithçka dhe lër hapësirë besimit.

Shigjetari

Dëshira për ndryshim dhe liri është e madhe. Dita favorizon planet, udhëtimet dhe ëndrrat për të ardhmen. Në dashuri, kërkon spontanitet dhe energji pozitive, por mos shmang bisedat serioze kur janë të nevojshme.

Bricjapi

Përgjegjësitë janë në plan të parë dhe puna kërkon përqendrim. Sot mund të marrësh një vlerësim ose të shohësh rezultatet e përpjekjeve të tua. Në jetën personale, mos harro të pushosh dhe të ndash kohë me njerëzit e dashur.

Ujori

Origjinaliteti dhe kreativiteti të dallojnë. Sot është ditë e mirë për ide të reja, projekte kreative dhe bashkëpunime. Në dashuri, ke nevojë për liri dhe mirëkuptim, mos u mbyll emocionalisht.

Peshqit

Ndjeshmëria dhe empatia janë shumë të forta sot. Është ditë e mirë për art, krijimtari dhe reflektim. Në dashuri, kërkon romancë dhe siguri emocionale, por mos u sakrifiko më shumë seç duhet.

Spartak Braho plas “bombën”: Si e bleu ShkëIzen Berisha gjysmën e Tushemishtit në Pogradec përmes një personi tjetër

Spartak Braho plas “bombën”: Si e bleu Shkëlzen Berisha gjysmën e Tushemishtit në Pogradec përmes një personi tjetër, leje ndërtimi si të kishte babanë në pushtet
Ish-deputeti Spartak Braho ka analizuar dje aktualitetin politik dhe protestat e Sali Berishës. Braho thotë se Berisha nuk e rrëzon dot kryeministrin Rama me protesta, pasi tubimet e tij nuk kanë asnjë objektiv. Sipas Brahos, Berisha dhe Rama kanë bërë një pakt të “heshtur” që secili të ruajë pozicionet e tij. “Parashikoj që nuk sjellin asgjë. Janë protesta që Berisha i mban si objektiv në axhendën e tij politike, por asgjë nuk shikohet. Të tëra protestat e bëra deri më sot, asgjë nuk është arritur. Nuk kanë objektiv. Nuk ngjisin ato protesta, nuk rrëzohet Rama me protesta. Rama rrëzohet vetëm po të humbasë zgjedhjet. Zgjedhjet Rama nuk i humbet. Kam përshtypjen që ka një marrëveshje mes tyre. Berisha e di shumë mirë që nuk vjen në pushtet. Marrëveshja është mënyrë të kuptuari, që unë do bëj këtu lëshime dhe t’i do bësh këtu lëshime”, tha Braho në Report Tv.

Akuza hedh edhe ndaj djalit të Berishës, Shkëlzenit, për të cilin thotë se lejet e ndërtimit i merr sikur babanë ta kishte ende në qeveri. Sipas Brahos, dikush tjetër është përdorur për të blerë “gjysmën e Pogradecit” dhe për të ndërtuar kulla ngjitur me Parkun Kombëtar të Drilonit, në zonën e gjelbërt dhe delikate të Tushemishtit. Ndonëse nuk e përmend me emër, Braho i referohet projektit “Pyjet e Drilonit” të Fatmir Bektashit, ortakut të Jamarbër Malltezit. “Djalit të Berishës, është përdorur dikush tjetër për të blerë gjysmën e Pogradecit dhe Tushemishtit. Ai merr leje ndërtimi njësoj sikur ka babanë në pushtet në fuqi. Marrëveshje për të mbijetuar dhe fituar financiarisht. Populli i di këto të tëra, marrëveshjet do detyrohet të bëjnë për Kodin e Ri zgjedhor, do kenë lëshime për sistemin zgjedhor”, thotë Braho. Për ish-deputetin, PD nuk mund të vijë kurrë në pushtet me Sali Berishën në krye. “PD nuk fiton zgjedhje me Berishën, një kandidat si ai i Bullgarisë dhe Hungarisë ende nuk kanë lindur në Shqipëri. Për ca është më i votuari? Për tu bërë kryetar partie.

Është iluzion ajo që i kanë dalë disa njerëz nga rreshti, si Alimehmeti apo Salianji, por xhirojnë kot. Që Salianji të kandidojë duhet të marrë miratimin e PD, ndërkohë që ai figuron i përjashtuar”, thekson Braho. Po ashtu, ish-deputeti Spartak Braho thotë se hetimet për masakrën e 21 janarit dhe të Gërdecit po zvarriten nga SPAK. i ftuar në Report Tv, ai thotë se kjo vonesë nuk e justifikon misionin e SPAK. “Ka zvarritje në të dyja proceset, e ngarkojnë SPAK me përgjegjësi. Kjo vonesë nuk justifikon misionin e SPAK, por shpresojmë që t’i vër në lëvizje seriozisht të dyja çështjet”, thotë ai. Arrestimi i Metës Ndërkohë mënyra se si u vepra për arrestimin e Ilir Metës ishte e nxituar. Ky është qëndrimi i ish-deputetit Spartak Braho, i cili në një intervistë për Report Tv komenton edhe rastin e Veliajt. “Për mua kanë qenë të nxituar për arrestimin e Metës, për mënyrën si u veprua. Burgu, burg është. Para ligjit janë të gjithë njësoj. Gjykata ose do e dënojë, ose do e nxjerrë të pafajshëm, por burgu është burg, mos të kërkojnë qiqra në hell. Ndryshon pozicioni i Veliajt dhe i Metës.

Masat e sigurimit duhet të zbuten, veçanërisht një pjesë e këtyre që akuzohen për krime të korrupsionit, mund të hetohen dhe gjykohen në gjendje të lirë”, u shpreh Braho. Sa i takon procesit për kryebashkiakun e Tiranës, Braho thotë se ende nuk po e kuptojmë se për çfarë akuzohet, ndërsa thekson se prokurori Ols Dado është i paligjshëm. Sipas tij, Dado u emërua nga noter në prokuror, pa bërë shkollën e Magjistraturës, çështje të cilinë Veliaj e ka çuar në Gjykatë Administrative dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të emërimit të tij si prokuror në vitin 2008. “Veliaj s’po marrim vesh ca ankohet akoma. S’po marrim vesh, atje vazhdon debati nëse është i ligjshëm apo jo prokurori, që për mua është i paligjshëm. Nuk mund të emërohesh prokuror pa plotësuar kushtet. Duhej të mbaronte shkollën e magjistraturës, u bë nga noter në prokuror”, vijon Braho. Por, a kanë të ardhme politike Meta dhe Veliaj pas arrestimit? Ish-deputeti thotë se kreu i PL-së është i djegur politikisht, ndryshe nga Veliaj. “Ilir Meta e ka mbyllur hesapin. Veliaj, nëse do marrë pafajësi nuk e pengon njeri të vazhdojë angazhimin politik të tij. A brenda PS apo jashtë, është tjetër punë.

Një vendim penal që e zhvesh nga fajësia nuk ia mbyll dot rrugën për tu angazhuar dhe për të marrë pjesë në politikë. Meta ka lënë një shije të keqe shumë gjatë kohës që ishte President, ka rënë moralisht figura e tij si udhëheqës. Ai mund të rrijë kryetari i PL, por politikisht është i djegur”, thekson Braho. Braho: Braçe i vetmi socialist që mund të sjellë rinovim në PS Ndërkohë për ish-deputetin Spartak Braho, Erion Braçe është i vetmi socialist që mund të sjellë rinovim në PS. Në një intervistë për Report Tv ai komenton edhe kritikat e Elisa Spiropalit ndaj PS-së, duke thënë se ajo është vetëm një e revoltuar e kohës. “Spiropali është një e revoltuar e kohës.

E njoh që kur ka qenë me “Mjaft”, madje në 2008 kur LSI dhe disa parti që u futën në grevë, ajo erdhi me dëshirë dhe firmosi një kërkesë për Kushtetuesen për të prishur atë vendim. U bë pjesë e PS, Spiropali, Veliaj. Rama i joshi, i tërhoqi. Është vetëm një zë kaq. E shikoj me keqardhje angazhimin e Braces, ai është socialist tipik, që përfaqëson socialistët e vërtetë. Figurë interesante, shpresoj që Braçe të jetë tek zërat e fortë që mund të sjellin ndonjë ndryshim apo rinovim të udhëheqjes së PS. S’ka tjetër, ku janë figurat e vjetra të PS”, thotë Braho në Report Tv.

Kishte υrarë vajzën 2-vjeçare! Momenti kur 3 të dënuarit hyjnë në qeIinë e burgut dhe mas¤krojnë për υdekje 33-vjeçarin (Video)

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një burg të Britanisë së Madhe, ku një i burgosur 33-vjeçar është vrarë nga tre të dënuar të tjerë brenda qelisë së tij.

Sipas raportimeve të mediave britanike, viktima ishte Kyle Bevan, i cili po vuante një dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e Lola James, vajzës dyvjeçare të partneres së tij, një krim që kishte shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.

Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara së fundmi tregojnë momentin kur tre të burgosurit, Mark Fellows, i njohur me nofkën “Njeriu i Akullit”, Lee Newell dhe David Taylor, organizuan një pritë ndaj Bevanit në qelinë e tij. Sipas burimeve, sulmi ishte i planifikuar dhe u krye me një nivel të lartë dhune. Viktima u godit me thikë më shumë se 25 herë, duke mos pasur mundësi të mbrohej nga agresorët.

Pas kryerjes së vrasjes, autorët dyshohet se e vendosën trupin e Bevanit në shtrat, me qëllim që të krijonin përshtypjen se ai ishte duke fjetur dhe të vononin zbulimin e krimit nga personeli i burgut. Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë në institucionet penitenciare britanike dhe aftësinë e autoriteteve për të parandaluar akte të tilla dhune mes të burgosurve.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që tre të dyshuarit të përballen me akuza të reja për vrasje. Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi kushtet e sigurisë në burgje dhe trajtimin e të dënuarve për krime të rënda.

VIDEO