“Sot Taulant Balla, një mbetje e poIitikës”/Reagon ashpër vajza e Tahir Sinanit: E vrau për së dyti babanë tim

Vajza e Tahir Sinanit, dëshmorit të kombit, reagoi ashpër pasi Taulant Balla e përfshiu atë në një listë me emra mercenarësh të UÇK. Rugova Sinani shkruan se ky është një poshtërim i rëndë për komandantin legjendar të UÇK-së.

“Vetëm një i paskrupullt mund ta bëjë këtë. Taulant Balla urgjentisht t’i duhet të kërkosh falje publike. Sot ti ma vrave për së dyti babën! Gjaku i tij do ua thyejë qafën ty e gjithë atyre që prekin te plaga që hala dhemb,” shkruan ajo.

POSTIMI I PLOTË:

Sapo pashë letrën e publikuar nga Taulant Balla, kinse një listë me emrat e marcenarëve në UÇK, se kështu i quaka ai luftëtarët e lirisë. Një letër gjysmake, pa specifika, ku në krye qëndron emri i babait tim, Heroit të Kombit Tahir Sinani. Njeriu që sakrifikoi çdo gjë për çeshtjen kombëtare, çlirimtari i tre luftërave. Sot Taulant Balla, një mbetje e Politikës shqiptare, përdhos dhe fyen emrin dhe gjakun e babait tim.

TURP!!!!

Vetëm një i paskrupullt mund ta bëjë këtë. Taulant Balla urgjentisht ti duhet të kërkosh falje publike. Sot ti ma vrave për së dyti babën! Gjaku i tij do ua thyejë qafën ty e gjithë atyre që prekin te plaga që hala dhemb.

Tahir Sinani ra dëshmor për lirinë e trojeve shqiptare, jo për parti politike. E në qoftë se nuk e njeh ti Tahir Sinanin e njeh gjithë shqiptaria. Ai shkoi me lavdi po ti ça do lësh mbrapa?! Turp për ty!

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Detyra juaj është të mbroni të drejtat e veteranëve, të familjeve të dëshmorëve dhe vlerave të luftës dhe jo të merreni me politikë nën petkun e UÇK-së nëpërmjet kësaj organizate.

Përndryshe të shpërbëheni menjëherë si grup drejtues dhe të drejtohet nga persona që ia dinë vlerën luftës e gjakut të dëshmorëve. Pas gati 25 vitesh nga rënia dëshmor e babit të përjetosh këtë poshtërim është e rëndë!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Frugova.t.sinani%2Fposts%2Fpfbid0efEDnw6fC68DprqfxVfxLbCRwsp1QNKHN6Lssb6upkauYC5TYLrmYotVxACxN8Gal&show_text=true&width=500

Shkatërrohet “shtëpia e kok*ịnës” në Mykonos, drejtuesi i grupit një shqiptar; 5 të arrestuar!

Kokaina shitej deri në 200 euro për gram…

Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar ditën e sotme në ishullin e Mykonosit nga autoritetet greke. Mësohet se në pranga kanë rënë pesë persona dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Aksioni është ndërmarrë në kuadër të hetimeve për goditjen e rrjeteve që veprojnë në trafikun dhe shpërndarjen e drogës në një nga destinacionet më të njohura turistike të Greqisë.

Mësohet se drejtuesi i grupit kriminal është një shtetas shqiptar, i njohur më herët për autoritetet greke. Sipas të njëjtave burime, ai përdorte një furgon për transportimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të ishullit.

Gjatë operacionit, policia greke zbuloi edhe një banesë që dyshohet se përdorej si “strehë” për ruajtjen dhe magazinimin e drogës. Në këtë objekt, që sipas mediave i përkiste drejtuesit të rrjetit, u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine, “kokaine rozë” (tusi), ketamine, metamfetamine, tableta ekstazie dhe kanabis i papërpunuar.

Forcat e Policisë Helenike kryen kontrolle në disa banesa, vila dhe ambiente të tjera të dyshuara. Gjatë bastisjeve, lëndët narkotike u gjetën të fshehura në vende të pazakonta, përfshirë brenda këpucëve, në gota dhe pas frigoriferëve, në përpjekje për t’iu shmangur zbulimit nga autoritetet.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, kokaina shitej në Mykonos me çmime që varionin nga 150 deri në 200 euro për gram. Klientët kryesorë të rrjetit dyshohet se ishin turistë dhe frekuentues të jetës së natës, veçanërisht gjatë sezonit veror kur ishulli përjeton fluksin më të madh të vizitorëve.

Mykonosi konsiderohet një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit luksoz në Mesdhe, ndaj autoritetet greke kanë intensifikuar kontrollet kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, sidomos gjatë muajve të verës.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin e grupit dhe për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë. Autoritetet greke nuk përjashtojnë arrestime të reja dhe gjetje shtesë, ndërsa kontrollet në banesa, automjete dhe ambiente të tjera të dyshuara vazhdojnë.

Deri tani, policia nuk ka publikuar identitetet e të arrestuarve, ndërsa pritet që në orët dhe ditët në vijim të bëhen publike detaje të tjera mbi operacionin dhe shtrirjen e rrjetit të dyshuar kriminal.

Edi Rama dekIaron pasurinë për 2026: Shtëpia në Surrel, apartamentet, llogaritë bankare dhe të ardhurat familjare

Sa pasuri ka deklaruar Edi Rama? Apartamente, shtëpia në Surrel, llogaritë bankare dhe të ardhurat e familjes Rama në një skedë të plotë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ndër vite pranë ILDKP-së pasuritë, të ardhurat dhe detyrimet financiare të tij dhe familjes. Të dhënat e 2026 të publikuara në platformën “Para dhe Pushteti” tregojnë pasurinë e deklaruar si dhe të ardhurat e familjes Rama gjatë vitit 2025.

Pasuritë e deklaruara

Edi Rama rezulton pronar i një apartamenti banimi në Tiranë me sipërfaqe 59 m², të përfituar përmes privatizimit, me vlerë të rivlerësuar prej 5.4 milionë lekësh.

Ai zotëron gjithashtu një studio artistike me sipërfaqe 65 m² në Tiranë, të trashëguar nga babai i tij, me vlerë të deklaruar 2.5 milionë lekë.

Pasuria më e madhe e deklaruar është shtëpia e banimit në Surrel, ku Rama është bashkëpronar me 50%, ndërsa pjesa tjetër i përket regjimit martesor me bashkëshorten Lindita Rama. Vlera e ndërtimit të saj është deklaruar 39.6 milionë lekë.

Por në deklarim as që jepet sa metra katrorë ai ka. Sipas deklarimit Rama thotë se është bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita Rama, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.

Për më tepër deklaron se ka detyrim të papaguar ndaj subjektit ndërtues të “shtëpisë së banimit në Surrel” me vlerë – 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.

Gjithashtu Rama deklaron dhe kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiarë të pashlyer – 336 383 lekë , e marrë në datën 12. 05. 2000 me principal 2.5 milion lekë, afat shlyerje 15 vjet, interes bazë 3%.

Ai deklaron edhe “detyrim i papaguar i qira vjetore apartament banimi sipas kushtit për pagim një herë në vit, vlera e detyrimit -573 280 lekë detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten”.

Ndërkohë, bashkëshortja Lindita Rama deklaron si pasuri personale një apartament në Tiranë me sipërfaqe 146.15 m², verandë 68 m² dhe garazh 17 m², si dhe një tokë arë prej 4 483.5 m² në Surrel.

Llogaritë bankare dhe detyrimet

Në momentin e marrjes së detyrës si Kryeministër në shtator 2013, Edi Rama deklaronte:

• 2 milionë lekë në llogari bankare personale;

• 988 mijë lekë cash;

• kredi të papaguar me vlerë rreth 336 mijë lekë;

• detyrim ndaj ndërtuesit të shtëpisë në Surrel prej mbi 12 milionë lekësh;

• detyrim për qira vjetore prej 573 mijë lekësh.

Bashkëshortja Lindita Rama deklaronte gjithashtu një hua prej 70 mijë eurosh të dhënë personave të tretë, si dhe mbi 6.2 milionë lekë në llogari bankare.

Të ardhurat gjatë vitit 2020

Sipas deklarimit vjetor, Edi Rama ka përfituar:

• 1.77 milionë lekë të ardhura neto nga paga si Kryeministër;

• 1.8 milionë lekë nga shitja e punimeve artistike.

Nga ana tjetër, bashkëshortja Lindita Rama ka deklaruar:

• 2.52 milionë lekë të ardhura nga paga;

• 2.49 milionë lekë nga konsulenca dhe ekspertiza;

• 2.53 milionë lekë të ardhura neto nga qiraja e apartamentit.

Ndërsa djali Gregor Rama ka deklaruar 25 mijë euro të ardhura nga shitja e veprave të artit.

Shpenzimet e deklaruara

Gjatë vitit 2020 janë deklaruar:

• 4 482 euro pagesa për këstet e një kredie prej 80 mijë eurosh të marrë nga Lindita Rama;

• 360 mijë lekë pagesë qiraje nga Gregor Rama.

Skeda kryesore

📌 Apartament në Tiranë: 59 m²

📌 Studio artistike: 65 m²

📌 Shtëpi në Surrel: vlerë 39.6 milionë lekë

📌 Tokë arë në Surrel: 4 483.5 m²

📌 Paga si Kryeministër (2020): 1.77 milionë lekë

📌 Të ardhura nga arti (2020): 1.8 milionë lekë

📌 Të ardhura nga qiraja (Lindita Rama): 2.53 milionë lekë

📌 Të ardhura nga konsulenca (Lindita Rama): 2.49 milionë lekë

📌 Të ardhura nga arti (Gregor Rama): 25 mijë euro

“Nëna i çoi djalit videon e babait me nusen”/ Detektivja e njohur zbulon rastin EKSTREM të trádhtisë: Jam shokuar kur kam parë

Eftuar në “Grida Duma Podcast” ka qenë detektivja e njohur, Shkënda Lili, e cila gjatë intervistës ka treguar rastin më ekstrem të tradhtisë që ka shkuar në studion e saj.

Lili tha se një grua kishte kuptuar që burri i saj shkonte me nusen e djalit, e këtë donte t’ia vërtetonte të birit. Bashkëshorti i saj e kishte pranuar dhe i kishte thënë se ‘më mirë të ndodhë brenda shtëpisë se sa jashtë’.

Detektivja vijoi duke thënë se zonja në fjalë kishte arritur që të bënte një video falë një pajisje që i kishte dhënë ajo. Videon ia kishte dërguar djalit, i cili kishte vite që jetonte pa dokumente jashtë Shqipërisë.

Pjesë nga intervista:

Pa emra dhe pa shkuar në thellësi, me jep ndonjë histori tronditëse që edhe për ty ka qenë tronditëse.

Historitë tek unë janë nga më të ndryshmet, nuk ngjajnë me njëra-tjetrën edhe pse thelbi është i njëjtë, por kanë ato historitë e ndryshme. Raste të çuditshme janë tradhtitë brenda për brenda familjes, që do të thotë kunata shkon me kunatin apo që janë brenda gjakut. Këto janë raste që mua më prekin shumë dhe është shumë e vështirë që unë të punoj në këto raste. Kam patur një rast, jo tani shpejt, që vjehrri shkonte me nusen e djalit. Djali ishte jashtë Shqipërisë, punonte jashtë. Ajo që më ka telefonuar për këtë gjë ishte vjehrra.

Nëna e djalit

Po. Kur ma ka treguar historinë thoja ‘a është mirë kjo zonja’. Dyshoja në kuptimin që mbase nuk është mirë psikologjikisht.

Ka paranoja…

Është rast ekstrem. Djali ishte në një shtet që nuk ishte i pajisur me dokumente dhe kishte shumë vite pa ardhur në Shqipëri. Ishte martuar, kishte bërë një fëmijë me nusen dhe ishte larguar. Shumë vite pa ardhur, vetëm komunikonte me telefon me bashkëshorten. Ajo jetonte me prindërit. Ky rast është në zonat e thella të Shqipërisë dhe jo në Tiranë apo qytete të mëdha. Vjehrra e nuses që e kishim si objektiv, kur e tregonte, unë dyshoja pasi ishte e pabesueshme për mua. Për mua është tabu e madhe, është ekstrem, fundi i botës.

Çfarë moshe kishte vjehrri dhe nusja?

Vjehrri gati 70 vjeç dhe nusja ishte 28-29 në atë kohë. Mënyra se si m’a transmetonte zonja në fjalë, më thoshte që ‘unë jam në dijeni dhe ja kam transmetuar dhe bashkëshortit’. Ajo tha se bashkëshorti kishte thënë se ‘është më mirë brenda shtëpisë se sa jashtë shtëpisë’.

Pse kishte ardhur te ti?

Se donte t’ia faktonte djalit. Se me bashkëshortin ishte në rregull ajo pasi ai e kishte pranuar. Ajo donte të kishte bashkëpunim me djalin që t’u ndante nga nusja. Sepse është shumë e rëndë që t’ia transmetosh djalit vetëm me fjalë.

Çfarë ndodhi me këtë histori?

Unë thashë se është shumë e vështirë për t’i zbuluar këto raste se brenda në familje. Çfarë ndodh, ndodh brenda. E vetmja gjë që e ndihmova për t’a realizuar atë ç’ka ajo donte, për t’a transmetuar te djali i saj, unë e pajisa me një mjet të fshehtë që ne e përdorim. Ajo e faktoi vetë, thjesht e bleu. Pjesa e investigimit nuk funksiononte në atë lloj marrëdhënie. Ishte e pamundur se ato nuk do të dilnin jashtë, diku, sidomos në atë zonë ku ishin ato. Edhe po të dilnin, ato ishin brenda për brenda familjes, ça do faktoje. Po ka dalë me vjehrrin apo me nusen, kanë shkuar diku. Ishte tej mase e vështirë dhe e mora paraprakisht këtë dhe i thashë ‘ky rast nuk ndiqet në ambientet e jashtë, duhet brenda për brenda’. Zonja në fjalë shumë e zgjuar, ishte goxha e përgatitur dhe shumë bashkëpunuese. Ajo e realizoi vetë këtë gjë, kuptohet me ndihmën që unë ia shita pajisjen. Pasi unë kam folur më vonë, më tha ‘e realizova’. Telefonata e saj ka qenë shumë e lumtur pasi tha se ishte në bashkëpunim me djalin. Djali e mbështeste shumë nënën pas kësaj. Ajo ia kishte transmetuar në vija të përgjithshme por ishte e papranueshme.

Si përfundim mbaroi ky zinxhir shëmtie?

Unë kam parë dhe videon që më ka sjellë zonja në fjalë

Video ishte akti seksual?

Jam shokuar, nuk di çfarë të them.

Aq pështirosje të shkaktoi?

Me atë rast kam vërtetuar se ka ardhur fundi i njerëzimit. Zonja në fjalë ia ka transmetuar videon djalit dhe ai është ndarë nga nusja.

I çoi videon e të atit me nusen?

Absolutisht. Djali ka ardhur në Shqipëri dhe pse ishte pa dokumente. Është përballur me këtë, ka marrë nënën dhe është larguar, me babain nuk ka asnjë komunikim.

Fëmijë kishin?

Kishin një vajzë.

Po vajza me kë rri?

Deri para pak kohësh kam patur kontakt me zonjën në fjalë dhe është në proces divorci. Po lufton për t’a marrë vajzën në kujdestarinë e tij. Ka një problem se është pa dokumente dhe është e vështirë për t’a tërhequr atje ku jeton. Ky është rasti më ekstrem për mua.

“Qeveri tranzitore jopartiake, por e zgjedhur nga ParIamenti”, Berisha del kundër protestuesve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal te kërkesat e lexuara nga Dritan Goxhaj në protestën në Tiranë.

Berisha u shpreh se është dakord me kërkesat për dorëheqjen Edi Ramës dhe vendosjen e një kufizimi për dy mandate të kryeministrit, por doli kundër zgjedhjes me short të Asamblesë së Tranzicionit dhe qeverisë teknike, duke argumentuar se zgjedhja e kësaj të fundit duhet bërë nga Parlamenti.

“Së pari, në kërkesat e lexuara, e paraqitura nga Goxhaj, përsëritet dorëheqja e menjëhershme e Edi Ramës, kërkesë kjo që ne e mbështesim pa asnjë rezervë. Së dyti, shtohet aty kufizimi i mandatit të kryeministrit në dy mandate. PD është plotësisht dakord. Që nesër është e gatshme të votojë në parlament dhe t’i bëjë thirrje qytetarëve të votojnë për një masë të tillë. Pse kjo? Sepse u bë e qartë që Rama nuk lejon rotacionin e pushtetit. Këtë nuk e themi ne, por e thonë dokumentet ndërkombëtare. Atëherë ka një mençuri: ta largojë Kushtetuta. Të them edhe një gjë si kryeministër. Nëse ti punon për një program, 8 vite i ke absolutisht të mjaftueshme, jo për zbatimin 100% të tij, por për zbatimin e pikave më kryesore të tij dhe për zbatimin e tij në masën 80-90%. Pra, çfarë qëndron në rastin e Edi Ramës, është që ai qëndron në pushtet pa zgjedhje. Unë kuptoj që protestuesit duan t’i japin një përgjigje të tillë nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës.

Kjo parti ka luftuar më shumë se kushdo tjetër kundër atyre ligjeve. Ka ndjekur çdo procedurë të mundshme kundër tyre, qoftë kundër ligjit për zonat e mbrojtura, për koncesionet dhe investimet strategjike. Rikujtoj një moment, në platformën tonë, investimi pa taksa është pranuar vetëm në zonat malore.

Para një jave kam propozuar një qeveri jopartiake, tranzitore. Jo e zgjedhur me short. Të votohet në Parlament. Një qeveri jashtë Kushtetutës nuk bëhet fjalë. Unë s’dal jashtë ligjit. Kam qenë ish-president, ish-kryeministër. Duhet të votohet nga Parlamenti, të marrë votëbesimin dhe të çojë vendin në zgjedhje. Unë nuk e kuptoj atë propozimin e tyre që kanë për një qeveri jashtë Kushtetutës. Unë kam kuptuar kërkesën si një kërkesë jopartiake, të përbërë nga ekspertë të shquar, intelektualë të njohur, në bazë të një marrëveshjeje, që do marrë votëbesimin e plotë. Unë këtë mekanizëm di”, u shpreh Berisha./ Top Channel

“Nuk erdhën për ta arrestuar, por për ta vrarë”, fIet gruaja e Ylli Zallës pas operacionit të RENEA-s: Kush kërkon t’ia mbyllë gojën dhe të fshehë të vërtetën e Rinasit?

Një ditë pas operacionit të zhvilluar në fshatin Zallë për arrestimin e Ylli Zallës, një prej personave më të kërkuar gjatë muajve të fundit në lidhje me atentatin e ndodhur në Rinas, ka reaguar bashkëshortja e tij Marinela Zalla.

Përmes një video-mesazhi, ajo i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë të plotë ngjarjen, duke këmbëngulur se bashkëshorti i saj është i pafajshëm dhe po përballet me akuza të padrejta. Sipas saj, Ylli Zalla nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur në Rinas në nëntor të vitit të kaluar dhe e vërteta sipas saj ende nuk është zbardhur.

“Ai po akuzohet për vrasjen e ndodhur në Rinas në nëntorin e shkuar. Në padrejtësi, Ylli është i pafajshëm. Pse nuk del e vërteta? Pse nuk del kush i fiku dritat në mes të Rinasit për orë të tëra? Kush përfiton duke akuzuar një njeri të pafajshëm dhe duke e futur në hasmëri me persona të tjerë? Ylli Zalla në atë kohë e kishte dorën e thyer. Pse nuk kërkohen fakte që të dalë e vërteta?”, dëgjohet të thotë ajo në videon e dërguar për JOQ, ndërkohë që më tej ka dhënë dhe një version tjetër të ngjarjeve të fundit që shoqëruan operacionin policor.

Ajo pretendon se në momentin kur forcat speciale RENEA dhe efektivët e Policisë mbërritën pranë banesës, është qëlluar me armë zjarri, me synimin për ta eliminuar fizikisht bashkëshortin e saj dhe jo për ta arrestuar.

“Forcat RENEA bashkë me policinë e Fushë-Krujës kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe kanë qëlluar me plumba drejtpërdrejt për ta vrarë, po kishin urdhër për ta vrarë. Kush do t’ia mbyllë gojën Ylli Zallës? Mos mendoni se duke vrarë Ylli Zallën do të fshihni të vërtetën, jo. Ylli Zalla është gati të dorëzohet, por aman të dalë në shesh e vërteta”, thotë ajo ndër të tjera.

Pjesë nga fjala:

Jam Marinela Zalla, bashkëshortja e Ylli Zallës, dua të bëj një deklaratë që kam nisur procesin për të denoncuar të gjitha mediat që po shpifin për tim shoq. Me ç’të drejtë jepni informacione të padrejta? Ai po akuzohet për vrasjen e ndodhur në Rinas në nëntorin e shkuar. Në padrejtësi, Ylli është i pafajshëm. Pse nuk del e vërteta? Pse nuk del kush i fiku dritat në mes të Rinasit për orë të tëra? Kush përfiton duke akuzuar një njeri të pafajshëm dhe duke e futur në hasmëri me persona të tjerë?

Ylli Zalla në atë kohë e kishte dorën e thyer. Pse nuk kërkohen fakte që të dalë e vërteta? Ylli Zalla po akuzohet se është me precedent penal. Ai ka bërë burgun për këtë punë, aman e ka bërë, e ka vuajtur. Për çfarë arsye sa herë bëhen kontrolle në fshatin Zallë? Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një akt i paprecedentë, mbrëmë e mbushët kupën. Forcat RENEA bashkë me policinë e Fushë-Krujës kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe kanë qëlluar me plumba drejtpërdrejt për ta vrarë, po kishin urdhër për ta vrarë.

Kush do t’ia mbyllë gojën Ylli Zallës? Mos mendoni se duke vrarë Ylli Zallën do të fshihni të vërtetën, jo. Ylli Zalla është gati të dorëzohet, por aman të dalë në shesh e vërteta. Për çfarë arsye dalin armë sa herë kryhen kontrolle? I bëj thirrje prokurorit që të hetojë, dhe nëse Ylli Zalla ka bërë vrasje në Rinas, të dënohet përjetë, aman jo në padrejtësi. Ylli Zalla nuk do të dorëzohet derisa e vërteta të dalë, atë ditë kur e vërteta të dalë, Ylli Zalla do të dorëzohet.

Kujtojmë se Ylli Zalla është në kërkim që prej nëntorit 2025, pas zbulimit të një arsenali armësh në banesën e tij gjatë hetimeve për atentatin e ndodhur në Rinas. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në këtë ngjarje kriminale, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Në mars të këtij viti, Zalla u shfaq në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku telefononte shefin e Krimeve, Krenar Mustafa duke i kërkuar zbardhjen e atentatit në Rinas dhe duke pretenduar se emri i tij ishte përfshirë në hetime pa prova. Në video ai akuzonte drejtues të lartë të Policisë se e kishin implikuar padrejtësisht në ngjarje.

Megjithëse prej më shumë se tetë muajsh rezulton në kërkim, Zalla dyshohet se ka qëndruar pranë zonës së banimit të tij. Shtëpia e tij ka qenë objekt i disa kontrolleve policore, ku janë sekuestruar armë dhe municione. Më 20 shkurt të këtij viti, policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në fshatin Zall i cili dyshohet se i përkiste 49-vjeçarit.

Emri i Ylli Zallës është përmendur edhe më herët në ngjarje të tjera kriminale. Rreth 12 vite më parë ai është arrestuar për prodhim bombash artizanale, ndërsa është hetuar edhe për veprimtari që lidhen me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Në atë periudhë, ai është përmendur gjithashtu në hetime që lidhen me dyshime për rekrutimin e shtetasve shqiptarë për xhihad. Po ashtu vite më parë ai është akuzuar se ka kërcënuar me jetë pronarin e një kompanie çimentoje në Fushë-Krujë.

Ky është shoferi që dyshohet se e zuri gjumi në timon dhe u përplas me kamionin, motra dhe djali i tij dergjen te Trauma, familjarët japin lajmin e trishtë (EMRI-Foto)

Detaje të reja kanë dalë në pah nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Milot, ku një kamion u përplas me një makinë, ngjarje nga e cila humbi jetën shqiptari nga Kosova i identifikuar si Kadri Behluli.

Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijm, deri më tani dyshohet se aksidenti i rëndë ka ndodhur si pasojë e përgjumjes së viktimës, çka shkaktoi humbjen e kontrollit të mjetit duke sjellë fundin tragjik për shtetasin shqiptar nga Suhareka.

Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, ky është shoferi Kadri Behluli për të cilin përplasja e dy mjeteve rezultoi fatale duke i marrë atij jetën menjëherë.

Ky është shoferi nga Kosova që dyshohet se e zuri gjumi në
Viktima Kadri Behluli
Nga aksidenti i rëndë kanë mbetur të plagosur dhe dy familjarët e viktimës të cilët po udhëtonin me të, konkretisht bëhet fjalë për motrën dhe djalin e Kadri Veselit të cilët gjenden në Spitalin e Traumës duke marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor. Fatmirësisht thuhet se dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ashtu siç raportoi dhe newsbomb.al paraditen e sotme, drejtuesi i kamionit shtetasi A.M është shoqëruar për në komisariatin e Lezhës për të dhënë versionin e tij të ngjarjes së rëndë.

“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale” njoftoi sot Policia.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë reaguar dhe të afërm e viktimës Kadri Behlulit të cilët zemërthyer kanë njoftuar për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.

Reagimi i të afërmit të Kadri Behlulit:

Lamtumirë, nipi ynë i dashur Kadri Behluli!

Kjo është një ndarje e dhimbshme dhe e parakohshme që na ka thyer zemrat e të gjithëve.

Në Kujtim të Kadri Behlulit ,Një Shpirt që do të Jetojë Përgjithmonë midis nesh,

Lamtumirë, Nipash!

Të lënduarve nga kjo tragjedi u urojmë shërim sa më të shpejtë dhe forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe.

Familjes Behluli nga Mushtishti, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur nipin tonë, i cili tragjikisht u nda nga jeta, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Kadri Behluli është nipi i familjes sonë, një djalë që la pas një zbrazëti të madhe që nuk do të plotësohet kurrë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Atë tokë, me të gjitha problemet dhe vështirësitë e tij, ai e deshi me gjithë zemër e deshi Kosovën ashtu siç deshi edhe Shqipërinë.

Një patriot me shpirt të pastër. Lutemi që shpirti i tij të pushojë në paqe! Ta mëshirojë e ta falë i Madhi Zot.

Të kujtohemi që të TIJ jemi dhe tek AI do të kthehemi!

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 25 qershor 2026

Dashi – Sot do të ndiheni më energjikë dhe të gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë, ndaj dëgjoni edhe intuitën. Në dashuri, shmangni debatet e vogla dhe tregohuni më të duruar.

Demi – Dita sjell nevojën për stabilitet dhe qetësi. Çështjet financiare kërkojnë kujdes dhe planifikim më të mirë. Në marrëdhënie personale, një bisedë e sinqertë mund të sqarojë keqkuptime të vjetra.

Binjakët – Komunikimi është pika juaj e fortë sot. Mund të merrni lajme të rëndësishme ose të keni takime që hapin rrugë të reja. Në dashuri, një njohje e re mund t’ju tërheqë vëmendjen.

Gaforrja – Fokusohuni te familja dhe çështjet emocionale. Mund të ndiheni pak të ndjeshëm, ndaj shmangni situatat stresuese. Në punë, ecni ngadalë por me siguri.

Luani – Sot shkëlqeni në çdo ambient ku ndodheni. Është një ditë e mirë për prezantime, takime dhe projekte kreative. Në dashuri, pasioni rritet dhe sjell momente të bukura.

Virgjëresha – Dita kërkon organizim dhe vëmendje ndaj detajeve. Në punë mund të zgjidhni një problem që ju ka shqetësuar prej kohësh. Në aspektin personal, mos u tregoni shumë kritikë ndaj të tjerëve.

Peshorja – Harmonia është fjala kyçe e ditës. Mund të gjeni zgjidhje për një konflikt të vogël. Në dashuri, marrëdhëniet forcohen përmes mirëkuptimit dhe kompromisit.

Akrepi – Intuita juaj është e fortë dhe ju ndihmon të kuptoni situata të ndërlikuara. Në punë mund të merrni një përgjegjësi të re. Në dashuri, shmangni xhelozinë.

Shigjetari – Dita sjell dëshirë për lëvizje dhe ndryshime. Mund të planifikoni një udhëtim ose një projekt të ri. Në dashuri, sinqeriteti është çelësi i suksesit.

Bricjapi  Përqendrohuni te qëllimet afatgjata. Mund të ndiheni të ngarkuar me përgjegjësi, por rezultatet do të justifikojnë përpjekjet. Në marrëdhënie, tregoni më shumë ngrohtësi.

Ujori – Idetë e reja dhe kreativiteti janë në kulm. Bashkëpunimet me të tjerët sjellin përfitime. Në dashuri, një surprizë mund t’ju ndryshojë humorin.

Peshqit – Sot jeni më të ndjeshëm dhe intuitivë se zakonisht. Kujdes me lodhjen emocionale dhe merrni kohë për veten. Në dashuri, momentet romantike nuk mungojnë.

365 milionë euro për 17 kiIometra rrugë dhe tunel 850 metra, publikohen detajet e autostradës së re të Milot-Balldrenit

17 kilometrat e rrugës Milot-Balldren do të kushtojnë 365 milionë euro. Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka ndarë në rrjetet sociale disa foto ku thuhet se rruga do të jetë e kategorisë A, me nga dy korsi qarkullimi dhe nga një korsi emergjence në secilin drejtim.

Gjurma do të jetë e re, kurse rruga ekzistuese do të kthehet në alternative. Konkretisht, gjurma e aksit fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.

Një tunel me gjatësi 850 metra dhe dy tuba do të ndërtohet mes Urës së Drinit dhe Balldrenit duke mundësuar anashkalimin e Lezhës.

Autostrada do të përfshijë ura, nyje lidhëse, pika shërbimi dhe për kalimin me pagesë, monitorim inteligjent.

Projekti pritet të përfundojë në fund të 2028-ës dhe është një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Adriatiko-Jonian.

Fituesi i koncesionit 35-vjeçar për ndërtimin e autostradës së re Milot-Balldre me fond limit 364 milionë euro u shpall kompania “Salillari” me shoqëritë e tjera ALB TIEFBAU” sh.p.k., “ERALD-G” sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k.

Rruga do të ndërtohet plotësisht me fondet e privatit, ndërsa fitimi i kompanisë do të jetë nga tarifat e kalimit, pasi rruga të hapet për qarkullim.

Kur Goxhaj rrinte maIeve krah UÇK-së, ata që e sulmojnë sot bënin miliona nga fondacionet

Dritan Goxhaj Versus Mërgimtari…

Më kapi syri një postim të KM mbi figurën e një prej zërave të protestës, Dritan Goxhaj.

Qesha me postimin, se dukshëm pashë dorën e një farë zotnie të PR-it, që qenka kthyer nga mërgimi i gjatë dhe është hedhur në botën e spin-it. Për më shumë, ka marrë përsipër edhe detyrën të rregullojë jo vetëm fjalitë e pushtetit, por edhe nervat e Qeverisë.

Mërgimtari ynë ka prekur me dorë të hollë edhe postimet e ditës së Kryeministrit, duke i dhënë atyre atë shkëlqimin e njohur të një postimi që nuk thotë gjithmonë ç’di, por di gjithmonë ç’duhet të thotë.

Në këtë mjeshtëri të citimeve, një postim i Dritan Goxhajt është marrë si perlë e rastit, një fjali nga Gjiri Persik, ku Goxhaj ndan mendimin se aventura amerikane në Iran është një dështim ushtarak. Menjëherë ai sulmohet si iranian.

Ndërkohë, bota matanë oqeanit, ku të zotët e luftës kanë halle me votuesit e tyre, zërat kundërshtues nuk kanë pasur as mirësinë të jenë më të përmbajtur. Zëra si ai i Tucker Carlson flasin me një forcë jo më pak të ashpër kundër aventurave të luftës në Iran dhe një pjesë e madhe e opinionit amerikan, 74%, e sheh me dyshim çdo zjarr të ri që ndizet në emër të paqes.

Por në këtë anë të Adriatikut, çdo gjë merr trajtë tjetër. Këtu fjala nuk peshon për atë që thotë, por për atë që mund të nënkuptohet, dhe njeriu nuk gjykohet për veprën, por për hijen që i ngjitet pas.

Kështu, për ata që nuk e njohin zotin Goxhaj,

Kur të tjerët, sipas këtij rrëfimi, merreshin me fondacione ku bëheshin para, ai ndodhej në llogoret e Kosovës, në një kohë kur historia shkruhej me gjak. Djalë i një ushtaraku, i cili la Tiranën dhe doli maleve me UÇK-në, Dritan Goxhaj e ka treguar me vepra përkushtimin e tij për atdheun.

Fyerjet ndaj tij si pro-iranian, islamik apo të tjera si këto janë një përpjekje e ulët për të baltosur një njeri që flet me vepra dhe jo me kulisa sallonesh.

Prandaj, kur portreti i tij shfaqet në mesin e protestës, ky është një ogur i mirë se më në fund njerëz me zemër po i dalin zot vendit.

Nëse Dritan Goxhaj gjendet aty për flamurin dhe për një “Shqipëri të Re”, atëherë edhe unë jam me të, ashtu si dikur në Kosovë, kur flamuri nuk ishte slogan, por barrë mbi shpinë dhe rrezik mbi kokë.