Ma zhdukën gazetën brenda natës!/ Gazetari bën deklaratën e fortë: Publikova tradhtinë e një politikani me një këngëtare

Gazetari Flavio Qarri ka bërë një rrëfim të pazakontë që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ngritur pikëpyetje të shumta. I ftuar në një emision televiziv, Qarri kujtoi një ngjarje të ndodhur vite më parë, kur sipas tij kishte siguruar informacione për një politikan të njohur, i cili dyshohej se kishte tradhtuar bashkëshorten me një këngëtare të famshme.

Gazetari tregoi se lajmi ishte përgatitur për botim dhe ishte publikuar në gazetën ku ai punonte në atë kohë. Madje, sipas tij, numri i gazetës ishte shpërndarë për shitje si zakonisht.

Por ajo që ndodhi më pas, sipas rrëfimit të tij, ishte krejt e papritur. “Gazeta u zhduk. Nuk gjendej askund. Ishte sikur të mos ishte shtypur kurrë”, u shpreh Qarri, duke lënë të kuptohet se dikush mund të ketë ndërhyrë për të penguar përhapjen e lajmit.

Megjithëse nuk zbuloi identitetin e politikanit apo të këngëtares së përfshirë në histori, deklarata e tij ka ndezur menjëherë diskutime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë nisur të spekulojnë mbi personazhet që mund të fshihen pas kësaj ngjarjeje. Deri më tani identitetet e personave të përmendur prej tij mbeten ende mister.

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 4 qershor 2026

Dashi
Një ndryshim i papritur në plan ju detyron të reagoni menjëherë dhe të riorganizoni ditën. Edhe pse në fillim duket pengesë, më pas rezulton një kthesë e dobishme. Një lajm ose kontakt i ri ju jep informacion që mungonte më herët. Në fund, situata del më e favorshme se sa ishte parashikuar. Mos nxitoni të riktheheni te planet e vjetra pa analizuar të rejat.

Demi
Çështje praktike që e keni lënë pezull kërkon zgjidhje të menjëhershme. Mund të ketë vonesa të vogla, por gjithçka varet nga durimi dhe kujdesi në detaje. Dikush pranë jush ofron një këndvështrim që ju ndihmon të shmangni një gabim. Dita stabilizohet gradualisht. Një hap i vogël i menduar mirë vlen më shumë se një lëvizje e shpejtë.

Binjakët
Ritmi i ditës është i fragmentuar, me shumë ndërprerje dhe biseda të shkurtra që lidhen mes tyre më vonë. Një informacion i marrë pa vëmendje të plotë rezulton i rëndësishëm. Sot nuk është momenti për vendime të mëdha, por për vëzhgim. Në mbrëmje, tabloja bëhet më e qartë. Mbani shënim detajet, sepse sot ato bëjnë diferencën.

Gaforrja
E kaluara rikthehet në formë kujtese ose situate që kërkon përballje më të pjekur. Një çështje familjare merr më shumë vëmendje sesa prisnit. Në punë, ecni me ritëm të kujdesshëm dhe pa nxitim. Në fund të ditës, ndjeni lehtësim emocional. Mos i shmangni bisedat që kanë mbetur pezull prej kohësh.

Luani
Vëmendja e të tjerëve bie mbi ju, duke ju vendosur në një pozicion ku çdo veprim ka peshë. Një vendim i marrë në kohën e duhur mund të sjellë rezultat pozitiv. Nga ana tjetër, dikush kërkon më shumë angazhim emocional ose profesional prej jush. Dita ju teston në qëndrueshmëri. Tregoni forcë pa e kthyer në kokëfortësi.

Virgjëresha
Një detaj i vogël prish përkohësisht rrjedhën e planit, por ju e rregulloni shpejt. Komunikimi kërkon sqarim të menjëhershëm për të shmangur keqkuptime. Organizimi dhe logjika ju ndihmojnë të riktheni kontrollin. Në fund, gjithçka vendoset në vendin e vet. Saktësia sot është aleati juaj më i fortë.

Peshorja
Vendimi që e keni shtyrë prej kohësh del në pah dhe nuk mund të shmanget më. Një bisedë ose takim ju ndihmon të shihni situatën më qartë. Një detaj praktik anon peshoren në një drejtim të caktuar. Në fund, ndiheni më të lehtësuar. Mos e shtyni më atë që kërkon zgjidhje të menjëhershme.

Akrepi
Një informacion i fshehur ose i vonuar ndryshon mënyrën si e shihni një çështje. Reagimi juaj është i fortë, por i kontrolluar. Një bisedë e drejtpërdrejtë ndihmon për të shmangur një konflikt më të madh. Situata sqarohet gradualisht. Intuita juaj sot është më e saktë se faktet e pjesshme.

Shigjetari
Një ide që dukej e largët fillon të marrë formë reale. Dikush ju nxit të mendoni më ndryshe ose të provoni një drejtim të ri. Nuk është momenti për detaje, por për hapje horizontesh. Dita mbyllet me motivim të ri. Mos e nënvlerësoni një mundësi që vjen në formë të papritur.

Bricjapi
Ngarkesa rritet me një detyrë shtesë që kërkon përqendrim dhe disiplinë. Megjithatë, arrini të ruani kontrollin mbi gjithçka. Në jetën personale, një gjest i vogël sjell surprizë pozitive. Rezultatet e ditës janë konkrete. Durimi ju sjell më shumë fitore se nxitimi.

Ujori
Një situatë e papritur ju nxjerr nga rutina dhe ju detyron të mendoni ndryshe. Një ide e re ndryshon mënyrën si e shihni një plan ose projekt. Reagimet e të tjerëve mund të jenë të paparashikueshme, por ju përshtateni shpejt. Frymëzimi rritet. Ndryshimi sot është burim i mirë për ide të reja.

Peshqit
Intuita ju udhëheq më shumë se faktet gjatë ditës. Një sinjal i vogël ju ndihmon të kuptoni një situatë emocionale më qartë. Në punë ecni me kujdes dhe ndjeshmëri. Në fund, mbizotëron qetësia. Mos e neglizhoni ndjesinë e parë që ju vjen për një situatë.

Mesazhi që po bën xhiron e rrjetit: “l9 c m e kam, të duhët ta…”, Tea Avdiu nxjerr bisedën e rëndë me Gazetarin Bledi Mane

Një seri mesazhesh private të publikuara në rrjetet sociale kanë nxitur reagime të shumta online. Në postìmin e bërë publik nga Tea Avdiu shfaqet një bisedë me gazetarin Bledi Mane, ku të dy shkëmbejnë replika të forta dhe akuza reciproke.

Në mesazhet e publikuara, debati nis pas një komenti kritik, ndërsa më pas përshkallëzohet me tone ironike dhe personale. Të dy palët mbrojnë qëndrimet e tyre, ndërsa biseda merr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Postimi është shpërndarë gjerësisht nga ndjekësit, duke sjellë komente të shumta dhe diskutime mbi përmbajtjen e bisedës. Deri më tani nuk ka një reagim tjetër publik nga palët përtej asaj që është publikuar në këto mesazhe

Nuk duan qe Moza Ahmeti ta fitoje? Fotot ‘skandaloze’ qe po bejne namin ne rrjet para finales së Ferma VIP (Foto)

Pak ditë para finales së “Ferma VIP”, rrjetet sociale janë përfshirë nga një valë pretendimesh dhe mesazhesh që po qarkullojnë online, ku aludohet se Mimoza Ahmeti mund të mos jetë favoritja e produksionit për të fituar formatin.

“shqiperia-sot.com_responsive_1”>Në disa screenshot-e të publikuara në rrjet, pretendohet se ekzistojnë skenarë të paracaktuar për ecurinë e lojës, ndërsa emri i Mimoza Ahmetit përmendet shpesh si një nga konkurrentet që, sipas ndjekësve të saj, nuk po merr vlerësimin që meriton.

Këto pretendime kanë ndezur debat mes fansave të spektaklit, të cilët pyesin nëse rezultati final do të vendoset nga publiku apo nga dinamika e produksionit.

Nga ana tjetër, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që vërteton vërtetësinë e mesazheve që po qarkullojnë, ndërsa produksioni i “Ferma VIP” nuk ka reaguar lidhur me këto aludime.

Megjithatë, mbështetësit e Mimoza Ahmetit vazhdojnë të insistojnë se poetja ka qenë një nga figurat më të spikatura të këtij edicioni dhe se meriton të jetë deri në fund në garë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse këto pretendime janë thjesht thashetheme të rrjeteve sociale apo paralajmërim për një surprizë të madhe në finalen e spektaklit.

“Vrima e Djallit” zgjohet sërish, fenomeni i rrallë i vorbullës së fuqishme tërheq vëmendjen dhe bëhet viraIe

Një fenomen natyror i rrallë dhe mbresëlënës është regjistruar në zonën e njohur si Vrima e Djallit, në Kolumbinë Britanike të Kanadasë, ku rrjedhat e fuqishme të ujit krijuan një vorbull gjigante rrotulluese që tërhoqi vëmendjen e vizitorëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.

Fenomeni u formua pasi sasi të mëdha uji kaluan me shpejtësi të lartë përmes një kalimi të ngushtë natyror. Forca e rrjedhës dhe presioni i madh krijuan vorbulla të fuqishme në sipërfaqe dhe nën ujë, duke e shndërruar zonën në një spektakël natyror sa mahnitës aq edhe të rrezikshëm.

Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë ujërat që rrotullohen me forcë të madhe, duke krijuar një vorbull të frikshme dhe njëkohësisht hipnotizuese. Videot janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë komentuar mbi fuqinë e natyrës dhe bukurinë e fenomenit.

Megjithatë, ekspertët dhe autoritetet lokale kanë paralajmëruar se zona mbetet veçanërisht e rrezikshme për vizitorët. Rrymat e forta nënujore dhe vorbullat e fuqishme mund të tërheqin persona apo mjete që afrohen shumë pranë qendrës së fenomenit, duke krijuar rrezik serioz për sigurinë.

“Vrima e Djallit” konsiderohet një nga atraksionet natyrore më të njohura në Kolumbinë Britanike dhe tërheq çdo vit turistë, fotografë dhe adhurues të natyrës, të cilët vizitojnë zonën për të parë nga afër fuqinë dhe bukurinë e këtij fenomeni të pazakontë natyror.

Russell Crowe vjen si shqiptar në fiImin e tij të ri

Aktori australian dhe fituesi i çmimit Oscar, Russell Crowe, do të interpretoj një personazh me prejardhje shqiptare në filmin e tij më të ri me elemente aksioni dhe komedie, i cili pritet të dalë në kinema me 26 qershor, përpara publikimit në platformat digjitale.

Në filmin “The Get Out”, Crowe interpreton rolin e Marco Kapak, një gangsteri të moshuar shqiptar, i cili pas dekadash të përfshirjes në botën e krimit përballet me probleme serioze shëndetësore dhe pëson një sulm në zemër për shkak të stresit.

Situata e detyron atë të mendojë tërheqjen nga aktivitetet kriminale, por rruga drejt një jete më të qetë shoqërohet me aventura dhe ngjarje të papritura.

Pjesë e kastës së filmit janë edhe aktorët e njohur Aaron Paul dhe Luke Evans.

Në intervista Crowe ka folur me entuziazëm për filmin, duke vlerësuar skenarin dhe kombinimin e humorit, aksionit dhe elementeve dramatike që sjell historia.

Spartak Ngjela paraIajmëron “tërmet” politik në Shqipëri, SPAK gati për goditjen finale

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka bërë një paralajmërim të fortë për të ardhmen politike dhe drejtësinë në vendin tonë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, avokat Ngjela ka theksuar se Shqipëria sot ndodhet nën kthetrat e një korrupsioni masiv, i cili ka përfshirë si pushtetin qendror, ashtu edhe atë vendor. Sipas Ngjelës, ky nivel i lartë i korrupsionit dhe degradimi i sistemit arsimor po bëhen pengesë serioze për investimet e mëdha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Në këtë situatë kritike, avokati ngre gishtin e akuzës edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se heshtja dhe mosveprimi i tij tregojnë një dëshirë të fshehtë për lejimin e këtyre fenomeneve negative. Megjithatë, ai nënvizon se e vetmja shpresë për shpëtimin e vendit nga kjo klasë politike antishqiptare mbetet Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Në mbyllje të analizës së tij, Ngjela paralajmëron një “cunam” të vërtetë ligjor, duke pohuar se SPAK po vepron dhe pritet të godasë pa asnjë mëshirë të gjithë zyrtarët e korruptuar në Shqipëri. “Mos u merrni shumë me krahasimin midis Shqipërisë të drejtuar nga Partia e Punës, me Shqipërinë e drejtuar nga Saliu, Rama dhe dy partitë e mëdha në Shqipëri. Sigurisht, dihet se Shqipëria e Partisë së Punës ishte diktaturë personale e një njeriu: Enver Hoxhës. Sigurisht gjithashtu që komunizmi ishte një doktrinë botërore, dhe si e tillë nuk kishte dalë në Shqipëri, por në Evropë.

Ne thelb ajo ishte një utopi që nuk mund të krijonte zhvillim normal të shoqërisë. Por në Shqipëri duhet pranuar që Partia e Punës krijoi një arsim të përgjithshëm në vlere të veçantë, i cili sot është kthyer nga shkollat e sotmi në një arsim ku shitet nota, sikur dija të jetë malli që e shesin mësuesit, pedagogët e universitetit dhe drejtorët e shkollave e dekanët e universiteteve,një fenomen ky i cili ka pjellë dhe po pjell në Shqipëri një injorancë shoqërore.

Po kryeministri i Shqipërisë, e di këtë fenomen që po vijon në Shqipëri? Sigurisht që kryeministri i Shqipërisë e di. Por. derisa nuk vepron, ai e dëshiron. Atëherë? Asgjë, por e vetmja shprese për shpëtimin nga këto lloj kthetrash antishqiptare është SPAK. Dhe SPAK po vepron, dhe pritet që të veprojë më me forcë.

Po cila është sot skema ndërkombëtare për zhvillimin demokratik të Shqipërisë? Ende nuk ka një të tillë, sepse politikanët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mund ta pranojnë afrimin për investim të thellë në Shqipëri, sepse sot Shqipëria është një shtet i korruptuar masivisht në të dy pushtetet: edhe në pushtetin qendror, edhe në pushtetin vendor. Atëherë? Duhet të presim dhe të inkurajojmë SPAK –un”, shkruan avokat Ngjela.

Zjarre masive dhe temperatura deri në 45 gradë! ALARM nga fenomeni “Super El Nino”: Shqipëria më e rrezikuara në Ballkan

Një alarm i ri vjen nga sinoptikanët dhe qendrat më të mëdha meteorologjike në botë. Modeli i fundit i parashikìmit nga Qendra Europiane për Parashikimet e Motit me Rreze të Mesme (ECMËF) tregon se jemi në prag të një fenomeni shkatërrues: një “Super El Nino” i cili pritet të sjellë temperatura ekstreme dhe përmbytje të mëdha që do të zgjasin deri në vitin 2027. Çfarë rrezikon rajoni ynë?

Sipas të dhënave të fundit shkencore, ky mund të jetë eventi më i fuqishëm i El Nino-s i regjistruar në 140 vitet e fundit. Ndërsa bota përgatitet për valë të pashoqe të nxehtit, Europa dhe veçanërisht rajoni i Ballkanit ndodhen direkt në “shënjestrën” e këtij deregulimi klimatik.

Çfarë është “Super El Nino” dhe pse po tmerron shkencëtarët?

Fenomeni El Nino lidhet me ngrohjen e pazakontë të ujërave të Oqeanit Paqësor, gjë që ndryshon rrënjësisht qarkullimin e masave ajrore në mbarë globin. Megjithatë, për shkak të rritjes së vazhdueshme të gazrave serrë, ky El Nino i ri po quhet “Super El Nino”.

“Sistemi klimatik nuk po arrin dot ta shkarkojë nxehtësinë e grumbulluar përpara se të vijë vala tjetër,”- shpjegojnë ekspertët meteorologjikë.

Kjo do të thotë se ky fenomen do të shpërndajë shumë më tepër nxehtësi dhe lagështi se ngajarjet historike të viteve 1982, 1997 apo 2015. Shkencëtarët parashikojnë se si pasojë e këtij super-fenomeni, viti 2027 do të thyejë të gjitha rekordet historike të temperaturave globale, duke kaluar edhe vitin ekstrem 2024.

Alarm për Ballkanin: Cilat shtete do të goditen më së shumti?

Parashikimi i ECMWF specifikon se Europa, dhe veçanërisht pjesa jugore dhe ajo e Ballkanit, do të përballen me një verë dhe vjeshtë jashtëzakonisht më të nxehtë se mesatarja normale. Megjithatë, ndikimi nuk do të jetë i njëjtë në të gjitha shtetet e gadishullit.

Shqipëria ndër zonat më të rrezikuara të Ballkanit

Sipas konfigurimit gjeografik dhe ndikimit nga rrymat ajrore, shtetet që pritet të mbajnë peshën më të rëndë të këtij fenomeni janë: Greqia dhe Shqipëria: Për shkak të vijës së gjatë bregdetare dhe ndikimit direkt nga Mesdheu i mbinxehur, këto dy shtete pritet të përballen me valët më të egra të të nxehtit (mbi 40-45°C) dhe një rrezik jashtëzakonisht të lartë për zjarre shkatërruese në pyje. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut: Do të pësojnë periudha të gjata të thatësirës ekstreme, që do të godasë rëndë bujqësinë dhe rezervat ujore. Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia: Për shkak të përplasjes së masave të nxehta me ato të lagështa, këto zona mbeten më të rrezikuara nga stuhitë e dhunshme dhe përmbytjet e shpejta.

Çfarë do të ndodhë me Kosovën?

Për sa i përket Kosovës, pozita e saj gjeografike në qendër të Ballkanit, e rrethuar nga male dhe pa dalje në det, i jep asaj një lloj “mburoje” relative krahasuar me vendet bregdetare, por ajo nuk do të kursehet. Kosova nuk pritet ta kalojë lehtë, por ndikimi do të jetë i një natyre tjetër. Në Kosovë, efekti i “Super El Nino”-s do të ndihet kryesisht përmes “efektit furrë”. Masat e nxehta ajrore që vijnë nga Afrika dhe Mesdheu do të bllokohen mbi rrafshin e Kosovës dhe të Dukagjinit, duke krijuar ditë të mbytura me vapë mbytëse dhe netë tropikale ku temperaturat nuk do të bien mjaftueshëm për të freskuar vendin.

Ndikimi Global: Nga secili cep i botës

Ndërsa Europa dhe Ballkani do të përvëlohen nga vapa dhe përballen me stuhi, pjesa tjetër e botës do të përjetojë skenarë po aq apokaliptikë: SHBA-ja Perëndimore dhe India do të përballen me një verë përvëluese. Karaibet dhe Indonezia do të goditen nga nxehtësia ekstreme dhe ngrirja e burimeve të ujit, ndërsa oqeani Paqësor do të shohë një rritje masive të numrit të cikloneve tropikale.

Kur pritet të godasë kulmi i këtij fenomeni?

Sipas profesorit të shkencave atmosferike, Paul Roundy, efektet e këtij “Super El Nino” do të nisin të ndihen fuqishëm gjatë kësaj vere dhe vjeshte, por kulmi destruktiv dhe rekordet më të mëdha të temperaturave pritet të arrihen përgjatë vitit 2027. Ky cikël i ri i motit ekstrem po tregon se ndryshimet klimatike nuk janë më një kërcënim i largët, por një realitet që po ndryshon përditshmërinë tonë. Institucionet në Kosovë dhe rajon duhet të përgatisin strategji emergjente që tani për të menaxhuar krizën e ujit, zjarret dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Erdhi dita! Rama gati për ndryshimin e madh në Shqipëri, ja cfare i pret te gjithe shqiptaret

Kryeministri Edi Rama ka garantuar se të gjithë qytetarët që kanë pësuar dëme nga zjarret e fundit do të dëmshpërblehen pIotësisht. Në një prononcim të fundit, ai u shpreh se qeveria do të kompensojë “qindarkë për qindarkë” të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerët e bagëtive si pasojë e flakëve.

Sigurimi i pronave, detyrim ligjor
Për të adresuar sfidat e fatkeqësive natyrore si zjarret dhe përmbytjet, kryeministri njoftoi se qeveria po përgatit një kuadër të ri ligjor. Sipas tij, sigurimi i banesave dhe bizneseve kundër fatkeqësive natyrore do të sanksionohet me ligj, duke e kthyer atë në një detyrim për qytetarët.

“Të gjithë duhet të mendojnë dhe të marrin masa për përfshirje në skemën e sigurimit të shtëpive për fatkeqësitë natyrore,” tha Rama. Ai shtoi se po ashtu do të ketë një shtrëngim të ri ligjor për zjarrvënësit, për të penalizuar sa më rëndë rastet e zjarrvënies së qëllimshme.

Rritje page për zjarrfikësit
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë falënderoi zjarrfikësit për punën e tyre të palodhur dhe premtoi se do të ketë një rritje page për ta. “Jemi në borxh me ta për punën që kanë bërë,” theksoi ai. Kjo masë synon të njohë sakrificën e tyre dhe të forcojë kapacitetet e shërbimit zjarrfikës.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për operacionin e prishjeve që ka rinisur sërish në fshatin turistik të Thethit. Rruspat e IKMT-së, të mbështetura nga Policia e Shkodrës, mbërritën në zonën e veriut në orët e vona të mbrëmjes dhe sot në mëngjes rinisën prishjet.

“Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan kryeministri Edi Rama, teksa ndan pamjet e mëposhtme.

VIDEO

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT ka njoftuar dhe vet mëngjesin e kësaj të shtune, datë 4 Tetor, se ka rinisur prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit.

“Janë evidentuar 13 objekte me konstruksione betonarme dhe dru. Pavarësisht aksionit të fundit në këtë zonë pak muaj më parë, konstatojmë se ka akoma individë që refuzojnë të pranojnë se lufta ndaj ndërtimeve të paligjshme është pa kthim”, thotë njoftimi.

VIDEO

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit u bën thirrje subjekteve dhe qytetarëve, se zbatimi i ligjshmërisë, mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit duhet të jetë detyrim për të gjithë.

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë, 3 qershor 2026

DASHI

Mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Këto nuk janë domosdoshmërisht revolucione të mëdha, por rregullime të vogla që ju lejojnë të jetoni ditët tuaja më mirë. Në punë, keni një aftësi të mirë për të reaguar ndaj ngjarjeve të papritura dhe për të gjetur zgjidhje të shpejta. Megjithatë, në dashuri do të ishte e dobishme të ngadalësoni pak dhe të dëgjoni më me vëmendje nevojat e atyre që ju rrethojnë. Ndonjëherë një fjalë e thënë me qetësi vlen më shumë se një mijë veprime impulsive.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 3 qershor 2026), qielli ju ftojnë të dilni nga zona juaj e rehatisë. Kohët e fundit, keni kërkuar siguri, por sot mendoni se ka ardhur koha të kënaqeni me disa gjëra të reja. Në punë mund të shfaqen ide interesante që do të dëshironi t’i zhvilloni në të ardhmen e afërt. Në dashuri, duhet të ndiheni të vlerësuar dhe të kuptuar, por edhe ju duhet të bëni një përpjekje për të shprehur ndjenjat tuaja pa pritur që të tjerët ta hamendësojnë.

BINJAKËT

Është një ditë e gjallë dhe stimuluese. Kurioziteti juaj është veçanërisht aktiv, duke ju shtyrë të vëzhgoni njerëzit dhe situatat me sy të freskët. Në punë, mund të keni një pasqyrë shumë të dobishme ose të merrni informacione që do t’ju ndihmojnë të merrni një vendim të rëndësishëm. Në dashuri, jeni duke kërkuar për qetësi, por qielli sugjeron që të mos i shmangeni bisedave serioze kur është e nevojshme.

GAFORRJA

Më i fortë nga sa mendon. Disa shqetësime që të kanë munduar ditët e fundit po fillojnë të zbehen ngadalë. Në punë, je në gjendje të ruash qetësinë dhe diplomacinë edhe kur ka trazira përreth teje. Në dashuri, është një ditë e favorshme për të rifituar mirëkuptimin dhe afërsinë emocionale. Ata që janë beqarë mund të ndiejnë dëshirën për t’u hapur më shumë ndaj të tjerëve.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 3 qershor 2026), qielli i sotëm ju ndihmon të përcaktoni përparësitë. Shpesh jeni mësuar të xhongloni me shumë gjëra në të njëjtën kohë, por tani e kuptoni se disa meritojnë më shumë vëmendje sesa të tjerat. Në punë, do të keni një mundësi të mirë për të demonstruar kompetencën dhe besueshmërinë tuaj. Në dashuri, keni nevojë për spontanitet dhe ngrohtësi: lini mënjanë krenarinë tuaj dhe shprehni qartë ndjenjat tuaja.

VIRGJËRESHA

Dita favorizon organizimin dhe konkretësinë. Keni mundësinë të zgjidhni një çështje praktike që ju ka zvarritur për ca kohë. Në punë, jeni veçanërisht efikas dhe në gjendje të shihni detaje që të tjerët i anashkalojnë. Në dashuri, qielli ju ftojnë të jeni më pak të ashpër me veten dhe ata përreth jush. Jo çdo gjë duhet të jetë perfekte që të funksionojë mirë.

PESHORJA

Ndjeni nevojën për të pajtuar dëshirat tuaja me realitetin tuaj. Disa situata kërkojnë një qëndrim më të qartë. Në punë, mund të thirreni për të ndërmjetësuar midis njerëzve me mendime të ndryshme. Në dashuri, është një ditë e dobishme për të sqaruar keqkuptimet dhe për të forcuar besimin e ndërsjellë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 3 qershor 2026), intuita juaj është veçanërisht e mprehtë sot. Jeni në gjendje të dalloni nuancat që të tjerët nuk i vënë re, duke ju lejuar të ecni përpara me shumë besim. Në punë, mund të jeni në gjendje të parashikoni se si do të evoluojë një situatë. Në dashuri, jeni intensivë dhe të thellë, por duhet të shmangni përqendrimin shumë te vetja: ndarja e ndjenjave tuaja do t’ju bëjë mirë.

SHIGJETARI

Dëshira për të parë përtej kufijve tuaj të zakonshëm është shumë e fortë. Sot mund të ndiheni të tërhequr nga ide të reja, projekte të reja ose thjesht perspektiva të ndryshme. Në punë, ekziston një dëshirë për rritje dhe liri më të madhe. Në dashuri, qielli favorizon sinqeritetin dhe marrëdhëniet e bazuara në besim të ndërsjellë. Megjithatë, shmangni premtimet për më shumë sesa mund të përmbushni.

BRICJAPI

Është një ditë pozitive për ata që duan të konsolidojnë diçka të rëndësishme. Në punë, jeni të vendosur dhe të aftë të përballoni edhe detyra komplekse pa humbur fokusin. Mund të merrni një konfirmim të shumëpritur. Në dashuri, qielli ju ftojnë të jeni më pak të rezervuar: ata që ju duan duhet të perceptojnë edhe anën tuaj më të dashur.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 3 qershor 2026), kreativiteti është aleati juaj më i mirë. Idetë dhe njohuritë vijnë në kohët më të papritura dhe mund të jenë shumë të dobishme. Në punë, përpiquni të mos nënvlerësoni një propozim të pazakontë. Në dashuri, ndjeni nevojën për marrëdhënie autentike dhe jokonvencionale, por gjithashtu duhet të angazhoheni për të qenë më të pranishëm emocionalisht.

PESHQIT

Ju ofrohet mundësia për t’i dëgjuar më mirë instinktet tuaja. Emocionet janë intensive, por jo kaotike; përkundrazi, ato ju ndihmojnë të kuptoni më mirë atë që dëshironi. Në punën tuaj, mund të gjeni një zgjidhje elegante për një problem në dukje të ndërlikuar. Në dashuri, ka vend për butësi, mirëkuptim dhe momente të vogla që lënë një përshtypje të qëndrueshme.