Eurodeputetja tha se Rama i kërkoi të mos votonin amendamentet në PE, zbardhet email-i drejtuar Iigjvënësve evropianë: Mos i mbështesni

Zbardhet emaili drejtuar deputetëve të Parlamentit Evropian nga qeveria për të mos votuar dy amendamente në raportin për Shqipërinë, që kishin të bënin me projektin në Zvërnec, që shkaktoi protestën masive të qytetarëve.

Një ditë më parë, eurodeputetja gjermane Jutta Paulus, e cila mori pjesë në protestën kundër qeverisë, deklaroi se kryeministri Edi Rama i kishte dërguar një email duke i kërkuar që të mos votonte një amendament para votimit të raportit për Shqipërinë.

Në emailin, e dërguar më 16 qershor, nga Bora Muzhaqi dhe Taulant Balla, pretendohet se amendamentet 4 dhe 17 “nuk bazohen në premisa të vërteta”, por janë “rezultat i një fushate dezinformimi për të shtrembëruar të vërtetën”, duke u bërë thirrje anëtarëve të PE-së që të mos i mbështesin.

“Amendamentet 4 dhe 17 nuk bazohen në premisa të vërteta, por janë rezultat i një fushate dezinformimi për të shtrembëruar të vërtetën, prandaj ju kërkojmë me respekt të MOS i mbështesni këto dy amendamente.”, thuhet në email.

Në email, thuhet se projekti nuk ka marrë ende leje ndërtimi, por vetëm leje zhvillimi, e cila nuk autorizon nisjen e punimeve. Gjithashtu theksohet se çdo ndërtim do të kërkojë një vlerësim të thelluar të ndikimit në mjedis, ndërsa statusi i mbrojtur i zonës Pishë Poro–Nartë, sipas qeverisë, nuk ka ndryshuar.

EMAILI I PLOTE:

Emaili i plotë:

Nga: Bora Muzhaqi

Dërguar: 16 qershor 2026, ora 22:16

Cc: Taulant Balla

Subjekti: Argumentet mbi kundërshtimin e Amendamenteve 4 dhe 17 në Raportin për Shqipërinë 2025

Të nderuar Anëtarë të Parlamentit Evropian,

Po ju drejtohemi pasi ndoqëm sot në seancën plenare debatin mbi Raportin për Shqipërinë 2025, për t’ju falënderuar për raportin, ashtu siç u miratua në AFET, dhe për të shprehur shqetësimet tona lidhur me amendamentet 4 dhe 17.

Amendamentet 4 dhe 17 nuk bazohen në premisa të vërteta, por janë rezultat i një fushate dezinformimi për të shtrembëruar të vërtetën, prandaj ju kërkojmë me respekt të MOS i mbështesni këto dy amendamente.

Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të fakteve dhe, në bashkëngjitje, një shpjegim më të detajuar të tyre.

Së pari, projekti në Zvërnec nuk ka asnjë lidhje me Deltën e Vjosës dhe nuk ka marrë leje ndërtimi. Ajo që është miratuar është vetëm një leje zhvillimi, e cila hap rrugën për përgatitjen e projektit, por nuk autorizon kryerjen e punimeve të ndërtimit.

Së dyti, përpara se të merret në konsideratë ndonjë ndërtim, zhvilluesi duhet të paraqesë një projekt të detajuar arkitektonik, dokumentacion të plotë teknik dhe, më e rëndësishmja, një Vlerësim të Thelluar të Ndikimit në Mjedis, i cili duhet të shqyrtojë ndikimet e mundshme të projektit mbi biodiversitetin, habitatet, ekosistemet, integritetin e peizazhit, lagunën dhe zonat bregdetare, si dhe qëndrueshmërinë mjedisore afatgjatë. Ky Vlerësim i Thelluar i Ndikimit në Mjedis duhet gjithashtu të sigurojë përputhshmërinë me legjislacionin mjedisor të Bashkimit Evropian dhe të Shqipërisë.

Së treti, statusi i mbrojtur i zonës nuk ka ndryshuar. Zona e Pishë Poro–Nartës ishte dhe mbetet një Peizazh i Mbrojtur, Kategoria V sipas IUCN, që nga viti 2004, gjë që lejon zhvillimin në një mënyrë që siguron bashkëjetesën e qëndrueshme të vlerave natyrore, biodiversitetit dhe veprimtarisë njerëzore.

Së katërti, sa i përket çështjeve të pronësisë, toka në fjalë është pronë private dhe qeveria shqiptare nuk është palë në asnjë transaksion pronësie që lidhet me këtë projekt.

Siç kemi dëshmuar, ne e mbështesim plotësisht mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë, siç është shprehur në raport, dhe do të vazhdojmë të ndjekim acquis-in e Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Shfrytëzojmë këtë rast për të falënderuar raportuesin, Andreas Schieder, si dhe raportuesit në hije për punën dhe angazhimin e tyre të shkëlqyer në këtë Raport për Shqipërinë 2025.

Deputeti sociaIist: Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit (nuk qenka as Irani, as Greqia)

Deputeti i PS Pirro Vengu deklaroi se janë zbuluar sponsorizuesit e protestës dhe përfituesit e saj.

Vengu tha se sposorizuesit janë ata që investojnë në rritjen e zemërimit, përmes lajmeve të rreme, prishje të aseteve publike dhe rritje të tensionit.

Sipas Vengut bëhet fjalë për forca politike dhe kolegë të tij në Kuvend.

“Kemi zbuluar kohët e fundit që ka edhe përfitues. Kemi zbuluar kohët e fundit që ka edhe sponsorizues. Përfituesit i kemi parë, janë atë njerëz që nuk kërkojnë zgjidhjen e halleve të qytetarëve, janë forca politike që kërkojnë të kapitalizojnë mbi zemërimin e njerëzve. Sposorizuesit janë ata që investojnë që ky zemërim të rritet, qoftë në formën e artikulimeve në media, fake news, element që s’kanë ndodhur kurrë, prishje të aseteve publike, rritje të tensionit.

Patjetër janë forca politike, i kemi në Kuvend, janë njerëz që deligjitimojnë administratën, janë kolegët tanë në Kuvend. Jemi përballë një realiteti ku kemi pranuar fatkeqësisht që të përdoret gjuha e linçimit, dhe fjalët kanë peshë, siç e zbuluam sot, sepse sot pamë edhe skena, hajde de ne burrat që durojmë, por ato dy zonja kolege të nderuara, që s’kanë qenë kurrë në pozicione ekzekutive, janë të votuara, çfarë taksirat kishin që të kishin sulm fizik”, u shpreh Vengu për A2.

Eurodeputetja gjermane publikoi E-MAIL që i shkroi Balla e Muzhaqi për Zvërnecin, deputetja sociaIiste i përgjigjet në Facebook: Për të ardhur keq, ju s’keni qenë kurrë në Shqipëri

Deputetja socialiste Bora Muzhaqi ka dalë me një reagim publik ndaj eurodeputetes gjermane Jutta Paulus, pasi kjo e fundit publikoi në rrjetet e saj sociale një e-mail që ligjvënësit shqiptarë i kishin dërguar për rastin e Zvërnecit, në Parlamentin Europian.

Muzhaqi thotë se është i trishtueshëm fakti që eurodeputetja Jutta Paulus ka udhëtuar dje për në Shqipëri dhe i është bashkuar protestës nën zyrën e Edi Ramës, ndërkohë që asnjëherë më parë nuk e ka vizituar Shqipërinë.

“Është për të ardhur keq që një Anëtar i nderuar i Gjelbër i Parlamentit Europian duhet të japë një shembull kaq të dobët: së pari, duke lëshuar një “sqarim” pa ofruar asnjë falje për një pasaktësi të konsiderueshme faktike, dhe së dyti, duke pretenduar se ne në një farë mënyre jua kemi paraqitur gabim situatën.

Të udhëtosh për të protestuar në një vend që nuk e ke vizituar kurrë më parë, duke akuzuar qeverinë e tij për gjëra që janë thjesht të pavërteta, dhe pastaj ta trajtosh refuzimin tënd për t’u angazhuar me informacionin faktik të përmbajtur në emailin tonë si një medalje nderi nën sloganin “Ligji Europian nuk është në shitje” është, sinqerisht, një gabim mjaft i trishtueshëm në gjykim dhe stil politik”, shkruan deputetja Bora Muzaqi.

Deputetja socialiste thekson se ajo dhe Taulant Balla në asnjë moment nuk ju ka kërkuar eurodeputetëve që të votonin kundër mbrojtjes së mjedisit, por të mos mbështesnin amendamentet e bazuara në pretendime që nuk korrespondonin me faktet.

“Debati demokratik ndërtohet mbi fakte, jo mbi narrativa që nxisin propagandën kundër të tjerëve Shpresoj sinqerisht që ky shkëmbim t’ju inkurajojë të rishqyrtoni marrëdhënien tuaj me të vërtetën e këtij rasti dhe të ndaloni së zhvilluari betejën mjaft absurde kundër vetë fakteve”, thotë Bora Muzhaqi.

Ndërkohë, eurodeputetja gjermane Jutta Paulus në publikimin e saj të sotëm, thotë se Bora Muzhaqi dhe Taulant Balla pak para votimit për Raportin e Shqipërisë 2025, i kanë dërguar asaj dhe disa eurodeputetëve të tjerë, një letër për rastin e Zvërnecit.

“Në letrën e tyre, ata na kërkuan shprehimisht ne, eurodeputetëve, të mos i mbështesnim Amendamentet 4 dhe 17. Të dy deputetët pretenduan se amendamentet ishin bazuar në një fushatë dezinformimi dhe paraqitën në mënyrë të shtrembër situatën rreth projektit kontrovers në Zvërnec”, shkruan eurodeputetja.

VENDIMI/ SPAK tha se është në pronësi të Belinda Ballukut, ApeIi i GJKKO lë në fuqi sekuestron për vilën në Dhërmi! E regjistruar në emër të Igli Tares

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sekuestros për vilën në Dhërmi, për të cilën SPAK dyshon dhe deklaroi se është pronë e ish-zv/kryeministres së pandehur Belinda Balluku.

Javë më parë Prokuroria njoftoi se kishte zbuluar gjatë hetimeve me metoda speciale, dokumente dhe dëshmi, se vila ishte një pasuri e zyrtares së lartë socialiste, por e regjistruar në emër të ish-futbollistit të kombëtares shqiptare, Igli Tare.

Ky i fundit kishte bërë ankimimin pasi prona figuron në emër të tij, por Apeli e ka rrëzuar.

Për këtë çështje, SPAK nisi hetimet dhe i mori të dy nën akuzë, teksa ndaj ballukut u ngrit një vepër penale shtesë përveç fraksionit për tunelin e Llogarasë dhe 11 tenderët.

Vendimi i Apelit të GJKKO:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më datë 30.06.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 24 akti, datë 18.06.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.T:

“Ankim kundër vendimit Nr. 412, datë 03.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë e paluajtshme” dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 412, datë 03.06.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë, më datë 30.06.2026”.

‘’O k¤rνa e Erion Veliajt!’’ Plas keq mes qytetarëve dhe Gaz Pajës te Kalaja e Tiranës, aktori Iëshon gojën: P…. i robëve të tu (Video)

Një moment i pazakontë ka ndodhur së fundmi në një nga zonat më të njohura të kryeqytetit shqiptar, te ‘’Kalaja e Tiranës’’, ku aktori Gazmend Paja është ofenduar duke u cilësuar nga disa qytetarë si k*rva e Erion Veliajt.

Sapo qytetarët i drejtohen aktorit me ofendime, ai dëgjohet duke ua kthyer me të njëjtën monedhë, me ofendime.

‘’P… i robve të tu’’ dëgjohet aktori Gaz paja në një video e cila po bën xhiron e rrjetit.

Kujtojmë se Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Resort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar.

Në dhjetor të vitit të kaluar vetë Paja ka folur për statusin si “investitor strategjik” që ka marrë nga shteti shqiptar për të ndërtuar resortin luksoz në zonën e Dhërmiut.

Po ashtu, aktori është paraqitur shpesh herë në SPAK për të dëshmuar për dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

VIDEO

Erion Braçe: Ajo që ndodhi sot para Kuvendit është e rëndë, ra shteti jo se u suImuan deputetët, por u goditën policët

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas incidenteve të shënuara këtë të martë gjatë protestës së zhvilluar jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe u shpreh se aktet e dhunës ndaj efektivëve të policisë përbëjnë një kërcënim për vetë shtetin, duke theksuar se sulmi ndaj uniformës së Policisë së Shtetit nuk duhet parë si një incident i zakonshëm.

Deputeti socialist tha se, ndonëse edhe sulmet ndaj deputetëve janë të rënda, goditja e punonjësve të policisë është edhe më shqetësuese, pasi sipas tij cenon autoritetin e shtetit dhe rendin publik.


“Prej gati tre orësh, në rrethinat e Parlamentit, në hyrje dhe dalje të tij, janë sulmuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Nuk janë sulmuar vetëm deputetët e Partisë Socialiste, por çdo deputet, jo vetëm burrat, por edhe gratë.

Tani dua t’i drejtohem Policisë së Shtetit. Në rast se i keni shoqëruar, ose kërkoni t’i shoqëroni sepse kanë qëlluar me vezë makinën time, bëni një gabim shumë të madh. Gjërat e mia di t’i zgjidh vetë. Nuk kam pasur nevojë për askënd sot dhe nuk kam nevojë as tani. Ajo që mua më shqetëson është dora e ngritur dhe goditja ndaj policit të shtetit.


Nëse goditet një deputet, natyrisht është e rëndë, sepse ka të bëjë me sovranitetin e Kuvendit. Por në rast se goditet polici i shtetit, kjo nuk është ‘Shqipëria e re’, por është kaosi i ri. Sepse, nëse bie polici i shtetit, bie shteti.

Nuk bie as Partia Socialiste dhe nuk bie as sistemi për të cilin dërdëllisin këta në rrjetet sociale, por bie shteti. Ky vend e ka vuajtur shumë rënien e shtetit. Shikojeni foton duke u goditur polici i shtetit”, deklaroi Braçe.

VIDEO

EMRI/ Shefi i krìmeve të komisariatit numër 1 qëlloi me grushte protestuesin e mitur (Video)

Vazhdojë të dalin detaje nga sulmi i sotëm i policisë ndaj protestuesve tek parlamenti.

Qytetarët kanë identifikuar dhe një polic civil që ka qëlluar me grushte një protestues që sipas të dhënave është i mitur.

Personi që shikohet në video që sulmon protestuesin me grushte është identifikuar si Roko Pepa, shefi i krimeve në Komisariatin numër 1 në Tiranë./Syri.net

https://youtube.com/watch?v=waOsk4dJTSM

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi i verës”.

Sipas saj, ky bonus do të jetë në vlerën 5 mijë lekë dhe do të përfitohet nga rreth 777 200 qytetarë në të gjithë vendin.

Ibrahimaj bëri të ditur se përfituesit përfshijnë 656 325 pensionistë, 65 636 përfitues të pensionit të invaliditetit, 48 400 përfitues të pensionit familjar, si dhe 6 840 qytetarë që trajtohen me skema të veçanta.

Sipas ministres, efekti financiar i kësaj mase është rreth 3.7 miliardë lekë.

Ajo theksoi se ky vendim vjen në vijim të politikës së qeverisë për të mbështetur pensionistët, duke u bazuar në performancën ekonomike dhe të ardhurat shtesë të gjeneruara gjatë 5-mujorit të parë të vitit.

Gjithashtu, ministrja shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në linjën interurbane Tiranë–Berat.

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, ky është shoferi i furgonit që humbi jetën

Personi në foto është R. H., 36 vjeç, drejtuesi i furgonit të linjës Berat–Tiranë, i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia, në autostradën Durrës–Tiranë.

Si pasojë e përplasjes, 12 pasagjerë u plagosën, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Policia e Tiranë:

Përditësim informacioni dhe saktësim i të dhënave për aksidentin e rëndë rrugor, të ndodhur rreth orës 15:00, në autostradën Durrës–Tiranë, në segmentin Qafë Kashar–Casa Italia.

Në vijim të deklaratës për media të dhënë nga Drejtori i Policisë Rrugore, Drejtues i Parë Perlat Vatoci, në të cilën u deklarua se si pasojë e aksidentit kishin humbur jetën dy shtetas dhe 15 shtetas të tjerë po merrnin ndihmë mjekësore, pas saktësimit të informacionit rezulton se:

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas, konkretisht drejtuesi i autobusit, shtetasi R. H., 36 vjeç, banues në Kombinat, Tiranë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 12 shtetas, pasagjerë në autobus, dhe jo 15 shtetas.

Nga të dëmtuarit, 7 shtetas janë në gjendje të rëndë, ndërsa 5 të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë të dëmtuarit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Konfuzioni në raportimin fillestar u krijua për shkak të situatës së rëndë në vendngjarje dhe transportimit të të dëmtuarve si në spitalin shtetëror, ashtu edhe në një spital privat. Një fëmijë, i cili mbërriti në spitalin privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në jetë nga ekipi mjekësor përmes procedurave të reanimimit. Më pas, fëmija është transportuar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor.

Ndërkohë, grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Top Channel

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 1 Korrik 2026

Dashi

Keni kaluar një periudhë të mbushur me tensione, të cilat do të jenë të pranishme edhe gjatë kësaj të mërkure në dashuri. Mundohuni që të ruani qetësinë, pasi ka ardhur momenti për të bërë disa zgjedhje me rëndësi në punë dhe në jetë. Sa i takon punës, yjet nuk do të jenë në anën tuaj dhe parashikohet një krizë. Nuk duhet të pretendoni që të zgjidhni gjithçka menjëherë, pasi ka nevojë për reflektim.

Demi

Në të kaluarën keni patur probleme të vogla dhe të mëdha në dashuri. Ka ardhur momenti që të zgjidhni çështjet e mbetura pezull. Sa i takon punës, nëse keni një aktivitet tuajin, do të përballeni me debate.

Binjakët

Ju pret një ditë disi e komplikuar në dashuri. Ndërsa sa i takon punës, do të përballeni me lodhje të madhe, ndaj bëni kujdes.

Gaforrja

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj. Do të keni mundësi që të rigjeni dashurinë, ose të jeni më afër njeriut të zemrës. Saturnin do e keni kundër deri në fund të vitit, ndaj sa i takon punës duhet të reflektoni për ta planifikuar më mirë të ardhmen.

Luani

Kjo është një periudhë mjaft interesante për ndjenjat. Të lindurit e shenjës së luanit, do të kenë mundësi që ta jetojnë dashurinë në mënyrë shumë intensive. Ndërsa në punë, do të keni mundësi që t’i përkushtoheni një aktiviteti që ju tërheq dhe që keni kënaqësi që ta çoni përpara.

Virgjëresha


Hëna do të jetë e pranishme në shenjën tuaj. Nga ana tjetër, kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive për ndjenjat. Optimizmi do të dominojë edhe punën. Disa situata profesionale do të zhbllokohen lehtësisht, pavarësisht se gjatë së kaluarës ju është dashur të hiqni dorë nga disa punë që nuk ju dhuronin kënaqësi.

Peshorja

Venusi do të ketë ndikim tranzit në shenjën tuaj. Nga ana tjetër kjo është një periudhë mjaft e rëndësishme për ndjenjat, por më e mira pritet të vijë me afrimin e fundit të vitit. Sa i takon punës, disa persona nuk ju kanë lënë të qetë kohëve të fundit. Kjo është një periudhë e mbushur me mosbesim dhe pavendosmëri, por jo gjithmonë është faji juaj.

Akrepi

Mundohuni që të jeni të kujdesshëm në dashuri, të paktën deri në fund të muajit. Do të keni mundësi që të merrni frymë lirisht, pasi kjo ditë do të jetë më e mirë në raport me të tjerat, sa i takon ndjenjave. Ndërsa në punë, do të jeni të karikuar me energji, por gjithsesi duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Shigjetari

Venusi dhe Marsi do të kenë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, ndërkohë që dashuria do të jetë e mbushur me dyshime. Kush punon në sektorin e turizmit dhe aktiviteteve zbavitëse, do të ketë mundësi të shumta pozitive.

Bricjapi

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm dhe do ju ndihmojë që të jetoni dy ditë pozitive në dashuri, shkruan noa.al. Ndërsa në punë, edhe pse nuk jeni të bindur, bëni mirë që të pranoni ndonjë kompromis të vogël.

Ujori

Në dashuri parashikohen lajme të mira, por nëse duhet të flisni me një person që ju intereson, shtyjini diskutimet për në fundjavë. Sa i takon punës, kjo periudhë kërkon kujdes të veçantë në bërjen e disa zgjedhjeve.

Peshqit

Hëna do të ketë ndikim të kundërt gjatë kësaj dite, ndaj mundohuni që të shmangni komplikimet në dashuri. Sa i takon punës duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme, të cilat nuk duken aspak të thjeshta. Nga ana tjetër duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të ruani qetësinë.