‘Ai për investimet strategjike do të shfuqizohet’, Rama tregon çfarë do të ndodhë me Iigjin për zonat e mbrojtura

Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën ndërqeveritare në Bruksel se ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet në kuadër të përputhjes së legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian.

Rama u shpreh se shfuqizimi i këtij ligji është diçka e dakordësuar prej kohësh pasi sipas tij e ka mbushur misioniun e vet.

Ndërkohë lidhur me ligjin për zonat e mbrojtura, kryeministri tha se nuk do të ketë shfuqizim por vetëm ndryshim të pjesëve që nuk janë në përputhje me standardet europiane.

“Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike që është dicka e rënë dakord prej disa kohësh sepse ky ligj e ka mbushur misionin e vet. Për ligjin tjetër nuk kemi asgjë për të shfuqizuar edhe pse ka pasur një rezolutë në PE. Duhet ta trajtojmë ligjin mbështetur në të gjitha standarder europiane dhe duhet të ndryshojmë gjithçka që nuk është në përputhje me standarder europiane.

Ligji për investimet strategjike do të anulohet, ndërsa ligji për zonat e mbrojtura është një nga më të mirët që kemi. Është i pari për zonat e mbrojtura dhe na duhet të trajtojmë pjesë specifike që duhet të jenë në pajtim të plotë me standardet e BE dhe për këtë po punojmë me Komisionin. Nuk është shfuqizim por miratim me standarder europiane”, tha Rama.

Prag tragjedie/ 12 orë ankth në ajër: Stuhia, dy uIje emergjente dhe rebelimi i pasagjerëve në fluturimin e ‘Ryanair’ drejt Tiranës!

Një fluturim i kompanisë “Ryanair” u shndërrua në një makth 12-orësh, pasi moti i keq e detyroi avionin të ulej dy herë në vende të ndryshme.

Fluturimi RK8288 u nis nga Londra Stansted për në Tiranë në orën 16:00 më 3 qershor dhe pritej të mbërrinte në Shqipëri brenda tre orësh.

Në vend të kësaj, pasagjerët përjetuan devijime drejt Brindisit në Itali dhe Selanikut në Greqi, pasi stuhitë me bubullima e bënë të pamundur uljen e avionit në Aeroportin e Tiranës.

Avioni më në fund u ul në kryeqytetin shqiptar në orën 05:00 sipas orës lokale, afërsisht nëntë orë me vonesë.

Por gjatë ndalesës së dytë në Greqi, policia u thirr në bord për të rivendosur rendin, pasi pasagjerët e irrituar nisën të përballeshin me anëtarët e ekuipazhit.

Në avion ndodheshin grupe të zhurmshme meshkujsh që po udhëtonin për festa beqarie, si edhe të rinj që mbanin shishe vodke të blera në “duty free”, ndërsa po afrohej sezoni i festivaleve në Ballkan.

Sipas raportimeve, disa pasagjerë britanikë ishin dukshëm të dehur që para ngritjes së avionit.

Fillimisht, pasagjerëve nuk iu lejua të blinin ushqime apo pije ndërsa avioni qëndronte i bllokuar në pistë në Itali.

Kur më në fund rifilloi shitja e produkteve në bord, pothuajse gjithçka u shit menjëherë, përveç disa pakove me patatina.

Një pasagjer, i dehur rëndë, refuzoi të zbatonte udhëzimet e ekuipazhit dhe filloi të lëvizte lirshëm në kabinë.

Një stjuardesë u detyrua ta ndalonte fizikisht.

“Ajo fjalë për fjalë e kapi, e ngriti si një fëmijë dhe e shtyu përsëri në sediljen e tij… ishte çmenduri,” tha burimi.

Kur avioni mbërriti në Selanik, pasagjerët organizuan atë që burimi e përshkroi si një “rebelim” kundër kapitenit.

“Është frikacak! Piloti duhet të dalë jashtë dhe të përballet me ne si burrë!”, bërtiti një grup burrash të zemëruar në drejtim të kabinës së pilotit.

Rreth 12 pasagjerë deklaruan se nuk do të qëndronin më në bord dhe i thanë pilotit: Nuk ka asnjë mundësi të na mbani këtu.

Më pas, policia greke hipi në avion dhe besohet se i kërkoi ekuipazhit t’i lejonte pasagjerët e pakënaqur të zbrisnin.

“Njerëzit po bërtisnin drejt kabinës së pilotit, duke e quajtur frikacak dhe duke i kërkuar të dilte e të përballej me ta si burrë,” tha një pasagjer.

Burimi i tha gjithashtu gazetës se përpjekja e tij për të kërkuar kompensim u refuzua automatikisht sapo futi numrin e fluturimit.

“U refuzua automatikisht sapo vendosa numrin e fluturimit. Mora një email automatik ku thuhej: ‘Kërkesa juaj është refuzuar’,” tha ai.

Ai ka vendosur ta çojë çështjen më tej përmes AviationADR, duke kërkuar rimbursim.

Në korrespondencën e parë nga Daily Mail, Ryanair deklaroi se fluturimi “u ndërpre për shkak të rrethanave të papritura dhe të jashtëzakonshme, të cilat ishin jashtë kontrollit tonë.”

Një zëdhënës i Ryanair tha se devijimet ndodhën për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike në Aeroportin e Tiranës dhe të një stuhie të mëvonshme me bubullima.

E RËNDË/ “Plani im i hakmarrjes fillon tani, të mërkurën më 9 tetor në orën 02:50” Çfarë kishte shkruar 17-vjeçari para se të vriste shqiptaren

Ish-i dashuri i shqiptares Aurorës Tila ka pranuar se ishte ai që e vrau 13-vjeçaren, duke e hedhur nga ballkoni i banesës më 25 tetor 2024.

Në procesin e apeIit, 17-vjeçari, asokohe 15, i dënuar me 17 vite burg nga Gjykata për të Miturit, ka ndryshuar versionin e tij dhe ka pranuar përgjegjësinë për vdekjen e vajzës. Ai ka kërkuar falje për veprimin dhe për faktin se ka vonuar kaq gjatë për ta pranuar.

“Me rrëfimin e tij mbyllet një rreth. Shpresojmë që Gjykata të konfirmojë vendimin e shkallës së parë, që ka përcaktuar një dënim të drejtë”, tha avokati Emilio Malaspina, që përfaqëson nënën e Aurorës.

Seanca e radhës është shtyrë për më 10 shtator, kur pritet që pas diskutimeve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe mbrojtjes të merret edhe vendimi.

I riu ka bërë deklarata spontane përmes lidhjes video nga burgu i të miturve në Catanzaro. Gjykata ka kërkuar ndërkohë një raport mbi sjelljen e tij në institucionin e vuajtjes së dënimit, pasi ndaj tij raportohet se janë bërë edhe denoncime për vepra të tjera.

Në sallën e gjyqit ishte e pranishme edhe nëna e viktimës, Morena Corbellini.

Sipas hetimeve, 15-vjeçari e kishte shtyrë Aurorën nga ballkoni dhe më pas, kur vajza ishte kapur me duar në përpjekje për të shpëtuar, e kishte goditur me gjunjë për ta detyruar të binte.

Provat e mbledhura nga autoritetet, të cilat në vendimin e shkallës së parë u cilësuan si “të pakundërshtueshme”, përfshijnë dëshmitë e personave që panë skenën dhe dëgjuan britmat e 13-vjeçares.

Hetimet zbuluan gjithashtu se Aurora kishte tentuar të mbyllte lidhjen në javët para vdekjes së saj, por i riu kishte vazhduar ta ndiqte dhe ta shqetësonte.

Në një mesazh ai kishte shkruar: “Plani im i hakmarrjes fillon tani, të mërkurën më 9 tetor në orën 02:50”.

E frikësuar nga situata, Aurora kishte kërkuar këshilla edhe nga ChatGPT, duke pyetur: “Sipas teje, a duhet ta lë?”. Këto biseda, të përfshira në dosjen hetimore, sipas gjykatës ndihmuan në vërtetimin e akuzës për përndjekje.

Gjykata theksoi se vajza ishte treguar e sinqertë në bisedat me chatbot-in, ku kërkonte të kuptonte si duhej të sillej në një situatë që e përshkruante si të vështirë dhe mbytëse. Këto të dhëna përputheshin edhe me rrëfimet që ajo u kishte bërë shoqeve, familjarëve dhe edukatores së shërbimeve sociale.

Sipas vendimit të shkallës së parë, një ditë para ngjarjes i riu i kishte thënë një personi tjetër se kishte ndërmend të vriste Aurorën. Për këtë arsye, sipas akuzës, ai kishte marrë me vete edhe një kaçavidë, e cila më pas u sekuestrua.

Në mesazhet drejtuar vajzës për takimin e fundit ai shkruante: “Nesër hera e fundit, pastaj kurrë më” dhe “Të premtoj që pas daljes së së premtes nuk do të të kërkoj më kurrë”.

Ndërsa Aurora shpresonte se takimi do të qetësonte situatën mes tyre, hetuesit pretendojnë se i riu kishte vendosur më parë ta vriste. Një qëllim që ai nuk e kishte pranuar deri në seancën e apelit.

Kosova shpall ministren serbe person non-grata pas dekIaratave të saj për “spastrim etnik”

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë më parë se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998, njoftoi të martën ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sveçla njoftoi vonë të martën në Facebook se e ka nënshkruar vendimin për t’ia ndaluar përgjithmonë hyrjen në Kosovë apo kalimin nëpër të ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale.Ai tha se me deklaratat e saj, Paunoviq e ka “ritheksuar atë nga e cila Serbia nuk ka hequr dorë asnjëherë, projektin e spastrimit etnik të shqiptarëve”.“Në epokën tonë, kjo u tentua nga ish-shefi i saj Sllobodan Millosheviq, i njohur edhe si kasapi i Ballkanit”, shkroi Sveçla.

Ai shtoi se “çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë e spastrimit etnik apo për të kërcënuar Republikën e Kosovës do të përballet me përgjigje të vendosur, ligjore dhe institucionale”.

Paunoviq deklaroi të shtunën për televizionin serb Kurir se, po të ishte në vend të Millosheviqit në vitin 1998, “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën” – duke nxitur reagime dhe dënime në Kosovë dhe më gjerë.

Millosheviq ishte president i Republikës Federale të Jugosllavisë dhe i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte.

“Kjo është deklarata më e ashpër që kam bërë ndonjëherë në jetën time”, tha Paunoviq.

Ajo tha se “nuk do t’i kishte likuiduar shqiptarët ashtu siç ata po përpiqen ta pastrojnë etnikisht Kosovën, por në atë mënyrë që secili që ndihej më pak qytetar i Republikës Federale të Jugosllavisë, të largohej dhe të shkonte në shtetin e vet amë”.

Në një reagim tjetër të martën, Paunoviq tha se nuk heq dorë nga politika e Partisë Socialiste të Serbisë – pjesë e së cilës është që nga viti 1992.

“Ne jemi partia që e udhëhoqi Serbinë në rrethana jashtëzakonisht të vështira historike, partia që bëri sakrifica të mëdha – emri i së cilës është përmendur më së shumti në Hagë”, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Deklaratat e saj u dënuan si në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në Kosovë. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, tha se BE-ja nuk komenton deklarata individuale, por theksoi se në Evropë nuk ka vend për retorikë që arsyeton ose promovon spastrimin etnik.

“Deklarata të tilla bien ndesh me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit, llogaridhënies dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”, tha Hipper duke iu adresuar gazetarëve në Bruksel.

Ngjashëm reagoi edhe komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, e cila tha se është e tronditur nga deklarata e ministres Paunoviq. Ajo shfaqi shpresën se bëhet fjalë për një qëndrim individual, e jo për qëndrimin e gjithë Qeverisë së Serbisë.

Kamberi vlerëson se, nëse Paunoviq nuk shkarkohet nga detyra, pushteti në Serbi dëshmon se nuk dëshiron normalizimin e marrëdhënieve dhe pajtimin me Kosovën.

Edhe drejtori i Qendrës për Politikë Praktike në Serbi, Dragan Popoviq, vlerëson se deklarata e Paunoviqit vetëm se ka “shpërfaqur” realitetin.

Sipas tij, autoritetet në Serbi nuk kanë hequr dorë nga politikat e viteve ’90.

“Pushteti feston gjeneralët e dënuar nga Gjykata e Hagës dhe i shpall ata heronj”, thotë Popoviq për Radion Evropa e Lirë.

Gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999, u vranë mbi 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Mbi 1.500 persona, shumica shqiptarë, vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.

Mijëra trupa u gjetën ndër vite në varreza masive në Serbi.

Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë i cilësoi drejtuesit e atëhershëm të RFJ-së si pjesëmarrës kyç në një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, që synonte dëbimin me forcë të qindra mijëra civilëve shqiptarë nga Kosova, nga marsi deri në qershor të vitit 1999.

Sipas aktgjykimeve, qëllimi ishte “ndryshimi i balancës etnike për të ruajtur kontrollin serb mbi Kosovën”.

I akuzuari kryesor, Sllobodan Millosheviq, vdiq në paraburgim para përfundimit të gjykimit, ndërsa ish-presidenti i Serbisë, Millan Millutinoviq, u shpall i pafajshëm.

Marta Kos: Shfuqizimi i Iigjit për zonat e mbrojtura dhe ai për investimet strategjike, thelbësor për integrimin e Shqipërisë në BE

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, gjatë Konferencës IX Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, tha se BE-ja dhe Shqipëria kishin rënë dakord, përpara nisjes së protestave në vend, për shfuqizimin e dy ligjeve që kanë ngjallur debate të shumta.

Kos bëri të ditur se do të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura të vitit 2024, si dhe ligji për investimet strategjike.

Sipas komisioneres, këto ndryshime janë thelbësore në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ne nuk e shohim rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian si në rrezik dhe prova është kjo e sotmja, ku kemi mbyllur tre kapituj. Lidhur me këtë çështje specifike, mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE dhe aktualisht ka një sërë ligjesh që duhen ndryshuar për të përmbushur këtë kriter.

Por, përpara se të nisnin protestat, kishim rënë dakord me Shqipërinë që përgjatë këtij viti të shfuqizoheshin ndryshimet në ligjin e vitit 2024 për zonat e mbrojtura dhe ligji për investimet strategjike.

Këto ndryshime duhet të bëhen për të përmbyllur procesin e integrimit në BE dhe lidhen me Kapitullin 27, që ka të bëjë me mjedisin. Do t’i inkurajoja autoritetet shqiptare që t’i ndërmarrin sa më shpejt të jetë e mundur.

E dimë që protesta është shumë e rëndësishme. Protestat janë pjesë e demokracisë dhe mënyra se si vendet i trajtojnë ato është pjesë e proceseve pluraliste dhe demokratike. Inkurajoj qeverinë shqiptare që të marrë parasysh kërkesat e qytetarëve”, tha ajo.

FIFA zgjedh arbitrin e “preferuar” të Messit për sfidën me Anglinë, ylli argjentinas ka fituar çdo ndeshje me Ismail Elfath

FIFA ka zyrtarizuar arbitrat që do të drejtojnë gjysmëfinalen e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës.

Takimi do të gjykohet nga arbitri Ismail Elfath, një emër që është tashmë i njohur për Lionel Messin dhe kombëtaren argjentinase.

Elfath, i lindur në Marok dhe i rritur në Shtetet e Bashkuara, ishte arbitri i katërt në finalen e Kupës së Botës 2022 mes Argjentinës dhe Francës, e cila u fitua nga argjentinasit pas ekzekutimit të penalltive.

Arbitri amerikan e njeh mirë edhe Lionel Messin nga koha kur ylli argjentinas luan te Inter Miami. Elfath ka gjykuar katër ndeshje të Messit në MLS dhe në të gjitha ato ndeshje skuadra e argjentinasit ka dalë fituese.

Emërimi i tij vjen në një moment kur arbitrimi ndaj Argjentinës është vënë në qendër të debatit. Gjatë këtij Botërori nuk kanë munguar akuzat për favorizim të kampionëve në fuqi, sidomos pas ndeshjeve ndaj Egjiptit në fazën e 1/8-ave dhe Zvicrës në çerekfinale.

Federata Egjiptiane e Futbollit madje paraqiti një ankesë zyrtare në FIFA, duke kërkuar përjashtimin e arbitrave të asaj sfide për shkak të dìsa vendimeve të diskutueshme. Edhe futbollistët zviceranë kritikuan ashpër arbitrimin pas eliminimit të tyre, duke pretenduar se vendimet ishin të njëanshme.

Mbrojtësi Manuel Akanji deklaroi pas ndeshjes se skuadra e tij ishte penalizuar vazhdimisht nga gjyqtari, duke e cilësuar atë si një nga ndeshjet më të njëanshme që kishte përjetuar.

Në rrjetet sociale, edhe tifozët anglezë kanë shprehur shqetësime për arbitrimin e sfidës së së mërkurës, duke pretenduar se Argjentina ka përfituar nga vendime të favorshme gjatë turneut.

Në gjysmëfinale, Elfath do të ndihmohet nga asistentët amerikanë Corey Parker dhe Kyle Atkins, ndërsa italiani Maurizio Mariani do të jetë arbitër i katërt dhe Daniele Bindoni arbitër rezervë.

Ismail Elfath ka një histori të veçantë në futboll. Ai e nisi karrierën si sulmues në SHBA, por vendosi të bëhej arbitër pasi ishte i pakënaqur me nivelin e gjykimit në ndeshjet ku luante. Paralelisht punoi edhe në sektorin e teknologjisë së informacionit, përpara se t’i përkushtohej plotësisht arbitrimit, ku sot konsiderohet si një nga gjyqtarët më të vlerësuar në arenën ndërkombëtare./Top Channel

Aksidenti në aksin Cërrik-Mollas u “preu” jetën në mes! Kush janë vìktimat, mesazhi i ndjerë i shkollës për mësuesin që ndërroi jetë (EMRAT-DETAJE)

Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në aksin rrugor Cërrik-Mollas, prej ku mbetën të vdekur dy persona, Qemal Çala, 63 vjeç dhe Drilon Tabaku, 22 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, ka qenë përplasja e fortë mes “Mercedez Benz”-it dhe “Smart”-it ajo që ka shkaktuar dy viktimat, të cilat ndodheshin në automjetin tip “Smart”, që drejtohej nga Çala i cili mësohet të ketë qenë mësues në shkollën “Osman Gjini”, në Mollas.

Kjo e fudnit i ka dedikuar një mesazh të trishtë në rrjetet sociale, ku teksa ngushëllojnë familjen shkruajnë: “Me dhimbje të thellë mësojmë lajmin e trishtë për ndarjen tragjike nga jeta të kolegut tonë të nderuar, Mësues Qemal Çala. Lajmi i ikjes së tij na ka tronditur dhe lënë pa fjalë. Një mësues i përkushtuar, një koleg i dashur dhe një njeri i mirë, do të mbetet gjithmonë në kujtesën dhe zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e respektuan. U prehtë në paqe shpirti i tij!”

Shoferi i makinës tjetër Sajmir Muça, 38 vjeç ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Një qen i ka “prerë” rrugën “Smart”-it që e ka shmangur dhe më pas “Benz”-i dyshohet t’i ketë ardhur nga pas me shpejtësi. Nga përplasja, “Smart”-i ka përfunduar në një tokë bujqësore, kurse “Benz”-i në një kanal anash rrugës, duke dëmtuar barrierën mbrojtëse dhe murin rrethues pranë një banese.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Mollas–Gostimë”, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin S. M., 38 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin Q. Ç., rreth 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi Q. Ç., si dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi D. T., rreth 22 vjeç.

Gjithashtu, është dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi S. M., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Pas 500 ditësh merret vendimi për Erion Veliajn, ai do të…

Pas rreth 500 ditësh, Prokuroria e Posaçme ka dhënë mìratimin që avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt të zhvillojnë një takim me kryebashkiakun e Tiranës.

Burime bëjnë me dije se vendimi është marrë disa ditë më parë, ndonëse nuk rezulton të ketë ndryshuar asnjë nga rrethanat që më herët ishin përdorur nga SPAK për të refuzuar kërkesat e përsëritura të mbrojtjes ndërkombëtare.

Avokatët e huaj të Veliajt kishin insistuar prej kohësh për një takim me klientin e tyre, me argumentin se synonin të dokumentonin shkeljet që, sipas tyre, janë kryer gjatë procedurës hetimore ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Qëllimi i tyre, sipas kërkesave të depozituara më parë, ishte paraqitja e çështjes pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Ende nuk është bërë e ditur se çfarë e ka shtyrë Prokurorinë e Posaçme të ndryshojë qëndrim pas më shumë se 500 ditësh dhe të japë autorizimin për zhvillimin e këtij takimi, i cili më parë ishte refuzuar në disa raste.

Ofendoi qytetarin, ”ik ti bγt h*ire” dhe u përplas fizikisht me gazetarin , reagon Erjon Braçe: Më kishin zënë pritë mua dhe kolegëve të PS-së

Erion Braçe ka reaguar në rrjetet sociale, pas një përplasje që pati në dyert e Kryesisë së Kuvendit, me një gazetar.

Ai thotë në reagimin e tij, se i kishin zënë pritë atij dhe kolegëve të tjerë të PS-së, dhe madje i kanë sharë.

Reagimi i Braçes

E kam nisur diten sot ne oren 7:30, kam qene ne zyre, ne Kuvend; kam dale prej aty e kam shkuar ne terren rreth ore 8:30, neper lagjet e 5-es; jam kthyer serish ne Kuvend e kam pare grupin e sulmuesve prane dyerve te tij, mu sic jane cdo dite e darke ne bulevard; jam ngjitur lart ne zyre e kam pare nje video (e keni ne vijim) ku sulmuesi dhe gazetari, te dy bashke sulmuan dy deputete, Sara Mile e Ervin Hoxha; e keni ketu videon, duket sulmuesi qe shan, fyen ofendon dhe gazetari qe e filmon sipas planit “populli sulmon deputetet”.

Nga dritaret e zyres sime kam degjuar zhurme poshte ne dere te Kuvendit; pas pak, perballe deres se tij kam pare gazetarin dhe sulmuesin bashke, duke biseduar, per nje tjeter plan (e keni videon e tyre ketu); kam dale jashte per te takuar njerez qe po me prisnin; jam kthyer perseri ne Kuvend dhe kam pare ne te njejtin vend gazetarin dhe sulmuesin; i pashe te coheshin dhe te suleshin drejt meje, sic ndaj dy kolegeve te mi dy ore me pare; kam zgjatur doren per te krijuar distance me gazetarin nderkohe qe sulmuesi po vinte ngjitur me te duke share-degjohet ne videon e tij.

I kam thene gazetarit qe e kam respektuar ne cdo rast se kur del ne prite me sulmues nuk ke pune me mua; po e kam shtyre pasi me erdhi ne fytyre; sulmuesi vijonte te shante dhe i jam kthyer me fjale te papershtatshme por te merituara per cilindo qe merr persiper te sulmoje e lincoje nje tjeter njeri, s’ka pike rendesie mandati, njeri po them.

Me nje ndryshim ketu: nuk i kam thene une nje cilesor qe degjohet vec ai ta thote per veten e tij!

Kaq eshte e gjitha. Une vijova punen, kam qendruar ne dere te Kuvendit edhe dy here te tjera per t’ju pergjigjur njerezve qe me kerkonin, i fundit nje qytetar nga Burreli qe kerkonte ndihme per ilace ne QSUT!

Edhe nje gje;

Une e kam te pjese te brendeshme te kerkoj ndjese. Po kujt t’i kerjoj ndjese, gazetarit apo sulmuesit? U be kohe qe jane nje, sulmues e te dhunshem, nje! Ndajeni, ose beni gazetarin, ose beni sulmuesin ne prita qe i ben gazetari!

Vo: ketu keni video te sulmit ndaj kolegeve te mi; keni edhe videon e gazetarit dhe sulmuesit bashke, ne prite, ne Kuvend!

VIDEO

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 15 Korrik 2026

DASHI

Dite plot ngjyra do jete kjo e sotmja per te dashuruarit. Shume gjera do fillojne te ndryshojne njehere e pergjithmone ne jeten e tyre. Beqaret do kene plot surpriza te cilat do ua mbushin zemren plot gezim. Shfrytezojeni diten deri ne sekonden e fundit. Ne planin financiar nuk do kete asgje per t’u shqetësuar sepse gjendja do jete mjaft e stabilizuar.

DEMI

Sjellja juaj përkundrejt personit qe keni ne krah do lere shume për te dëshiruar gjate kesaj dite. Ndryshoni sa pa qene shume vone. Beqaret do realizojnë disa takime impresionuese te cilat shume shpejt do shndërrohen ne histori dashurie pasionante. Financat do mbeten te paqëndrueshme. marrja e duave nuk është një zgjidhje e mire, prandaj bëni kujdes.

BINJAKËT

Asnjë planet nuk do ndikoje negativisht sot ne jetën tuaj ne çift prandaj gjerat do shkojnë me se miri. Disa do kenë edhe mbrëmje romantike. Beqaret do qëndrojnë serish vetëm sepse mundësitë nuk do jene aspak te mira. Me mire vetëm sesa te vuani me vone. Ne planin financiar duhet te luftoni fort me veten qe te mos shpenzoni shuma te mëdha.
GAFORRJA

Lëreni me te lire partnerin sot dhe mos e teproni ne asnjë moment me xhelozinë. Nëse ai ka ndërmend te beje diçka askush nuk do mund ta pengoje, madje as ju. Beqaret do mundohen me çdo mënyrë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë prej kohesh. Me ndihmën e një mikeshe do e arrini qëllimin. Ne planin financiar tregohuni me largpamës dhe me rigoroze.

LUANI

Dialogu do mbizotërojë gjithë kohen ne jetën ne çift. Do ia kaloni mire me partnerin. Dite emocionuese dhe drithëruese kjo e sotmja për beqaret. Një person interesant do beje gjithçka për t’iu pasur pranë edhe pse ju do tregoheni kokëfortë. Ne fakt ai do iu pëlqejë jashtë mase. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje sot. Kujdes me çdo shpenzim.

VIRGJËRESHA

Do jeni shume kapricoze sot ne jetën tuaj ne çift sot dhe do kërkoni gjithnjë e me shume nga ai qe keni ne krah. Kujdes sepse jo çdo gjë mund t’iu plotësohet dhe do keni mosmarrëveshje. Beqaret nuk do jene as sot me fat dhe do mbeten vetëm. Financat do jene pika juaj e dobët. Do përkujdeseni aq shume qe ato te mos kenë probleme serioze.

PESHORJA

Do dashuroheni si kurrë me pare gjate kësaj dite dhe do përjetoni emocione te fuqishme. As vete nuk e kishit imagjinuar se partneri mund t’iu bënte te ndiheshit kaq mire. Beqaret duhet te reflektojnë mire para se te pranojnë çdo lloj ftese për te dale ne takim. Gjendja financiare do vazhdoje te jete goxha e qëndrueshme. Do jeni te qete.
AKREPI

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e mire gjate kësaj dite. Do merrni kënaqësitë e pritura dhe nuk do debatoni për asgjë. Komunikimi është një nga pikat tuaja me te forta. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja dhe te tentojnë. Ne planin financiar do keni fat. Gjerat do shkojnë ashtu si i kishit programuar dhe do kryeni disa transaksione te rëndësishme.

SHIGJETARI

Klima ne çift do jete e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Edhe pse mëngjesi mund te jete emocionues, pasditja do ketë debate dhe mosmarrëveshje te mëdha. Beqaret duhet te tregohen sa me te duruar nëse duan te ndeshen e personin ideal. Ne planin financiar do jeni me dinamike dhe me te organizuar. Do ia dilni ta stabilizoni situatën sa hap e mbyll sytë.
BRICJAPI

Dita e sotme do jete mjaft delikate për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Mund te thoni gjera te gabuara te cilat do e prekin tej mase personin qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene ne humor për te kërkuar dashurinë dhe do qëndrojnë vetëm. Financat nuk do jene shume te mire, megjithatë edhe me aq sa do keni do mund t’ia dilni po i menaxhuat me kujdes.

UJORI

Jeta juaj ne çift do jete aq e bukur saqë do ua mbushe zemrën plot gëzim. Priten emocione te njëpasnjëshme kështu qe shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do kenë vetëm disa pëlqime asgjë me tepër sesa kaq. Me vone mund te ndodhin propozimet, bëni durim. Financat do përmirësohen menjëherë fale një trashëgimie qe do merrni.

PESHQIT

Pritet një dite mjaft e qëndrueshme për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Komunikimi dhe bashkëpunimi do jete mjaft i mire. Beqaret do afrohen shume me një mik te vjetër dhe shume shpejt do fillojnë një histori te bukur dashurie me ta. Gjendja financiare do vije duke u stabilizuar. Mos kërkoni menjëherë te pasuroheni sepse nuk do ja dilni dot.