Kush është 46-vjeçarja që dyshohet se i dha fund jetës te “Liqeni i Thatë” në Tiranë: La pas një vajzë

Është pubIikuar fotoja e Migena Topit, e cila këtë të enjte dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëhedhur në Liqenin e Thatë.

Bëhet me dije se fillimisht policia është njoftuar nga banorët e zonës, pasi një mjet kishte bllokuar rrugën dhe ishte lënë aty për rreth 30 minuta. Efektivët kanë shkuar për verifikim dhe, pasi nuk kanë gjetur drejtuesen e mjetit, kanë kontrolluar kamerat e sigurisë në zonë.

Aty u zbulua se 46-vjeçarja, e cila banonte pranë kësaj zone, kishte lënë makinën pranë liqenit. Brenda saj kishte lënë disa sende personale, telefonin celular dhe disa ilaçe, pasi dyshohet se vuante nga depresioni.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, policia konstatoi se, pasi la makinën, Migena ka lëvizur në zonë për rreth 10 minuta dhe më pas është hedhur në ujë, ku ka humbur jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar polumbarët, të cilët, pas 45 minutash kërkimesh, arritën të gjenin dhe të nxirrnin trupin e pajetë të Migena Topit.

Mësohet se ajo vuante nga depresioni, i cili ishte përkeqësuar pas humbjes së motrës.

Po ashtu, bëhet me dije se Migena Topi la pas një vajzë 20-vjeçare.

Lamtumirë LEK? Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet Iigjore për adoptimin e monedhës EURO

Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës euro. Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i publikuar për konsultim, përfshin për herë të parë një kapitull të veçantë që përcakton mënyrën se si do të funksionojë banka qendrore shqiptare pas hyrjes së vendit në Eurozonë.

Projektligji parashikon se, nga dita e prezantimit të euros si monedhë e Republikës së Shqipërisë, euro do të bëhet njësia monetare e vendit, ndërsa Banka e Shqipërisë do të jetë përgjegjëse për hedhjen në qarkullim dhe tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave euro, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian dhe të Bankës Qendrore Evropiane. Njëkohësisht, institucioni do të përcaktojë edhe dizajnin e monedhave metalike euro që do të emetohen nga Shqipëria, sipas standardeve evropiane.

Megjithatë, përfshirja e këtyre dispozitave nuk do të thotë se Shqipëria do ta adoptojë euron në të ardhmen e afërt. Ato do të hyjnë në fuqi vetëm pasi vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe të plotësojë kriteret e konvergjencës ekonomike që kërkohen për hyrjen në Eurozonë.

Dispozitat e reja janë pjesë e një reforme më të gjerë që synon përafrimin e plotë të kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë me acquis të Bashkimit Evropian dhe krijimin e bazës institucionale për integrimin e saj në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore.

Përveç dispozitave që lidhen me përgatitjen për adoptimin e euros, projektligji sjell një reformë të gjerë të kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë. Një nga ndryshimet kryesore është forcimi i pavarësisë institucionale, funksionale, financiare dhe personale të bankës qendrore, duke ndaluar shprehimisht që ajo të kërkojë ose të marrë udhëzime nga qeveria apo institucione të tjera shtetërore.

Projektligji sanksionon si objektiv parësor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, ndërsa i jep Bankës së Shqipërisë një mandat më të qartë edhe për ruajtjen e stabilitetit financiar. Për herë të parë, ligji përfshin një kapitull të posaçëm për politikën makroprudenciale, duke i dhënë bankës kompetenca më të gjera për identifikimin dhe kufizimin e rrezikut sistemik në sektorin financiar.

Reforma zgjeron gjithashtu kompetencat e Bankës në mbikëqyrjen e institucioneve financiare, duke i dhënë të drejtën të kryejë inspektime më të plota, të kërkojë informacion shtesë dhe të vendosë masa administrative për subjektet e mbikëqyrura. Njëkohësisht, forcohet kuadri ligjor për sistemet e pagesave, administrimin e rezervave valutore dhe mbledhjen e statistikave monetare e financiare, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Projektligji parashikon edhe ndryshime në qeverisjen e Bankës së Shqipërisë, duke forcuar kriteret profesionale dhe të integritetit për drejtuesit e saj, si dhe duke krijuar Komitetin e Politikës Monetare dhe Komitetin e Stabilitetit Financiar si organe këshillimore për Këshillin Mbikëqyrës.

Një tjetër risi është forcimi i pavarësisë financiare të Bankës së Shqipërisë. Projektligji rrit kapitalin e nënshkruar nga 2.5 miliardë në 6 miliardë lekë, ndërsa përcakton një mekanizëm të ri rikapitalizimi për rastet kur kapitali bie nën nivelin minimal. Gjithashtu, ruhet kërkesa që rezerva e përgjithshme të jetë të paktën pesë herë më e madhe se kapitali i nënshkruar dhe krijohen rezerva të posaçme për mbulimin e rreziqeve financiare./scantv

E rëndë/ 18-vjeçari plagos me thịkë 32-vjeçarin, i vëllai del me armë për hakmarrje, policia parandalon tragjedinë (EMRAT)

Një konflikt mes dy personave në Shkodër ka përfunduar me plagosjen e një 32-vjeçari dhe arrestimin e një 41-vjeçari që dyshohet se tentoi të hakmerrej me armë.

Sipas policisë, 18-vjeçari Arvin Fregjaj ka sulmuar me mjet prerës 32-vjeçarin Vildan Kepëca në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se gjatë shkuarjes drejt vendngjarjes ka marrë informacion se vëllai i të plagosurit, Arben Kepëca, pasi kishte mësuar për ngjarjen, kishte marrë një armë zjarri dhe dyshohej se po kërkonte autorin për ta vrarë.

Efektivët kanë ndërhyrë duke arrestuar 41-vjeçarin, i cili sipas policisë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për kapjen e autorit të plagosjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, Gjykata e Apelit merr vendimin për aktorin Petri Bozo

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e 25 majit.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës së fshatit Mengël, ku një 7-vjeçar, nxënës i klasës së parë, gjeti vdekjen pasi u përplas nga automjeti që drejtohej nga Petri Bozo.

Vendimi është dhënë pak ditë më parë, ku Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, duke lënë Bozon në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në momentin e aksidentit, vogëlushi ndodhej pranë rrugës së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë.

Horoskopi për ditën e sotme, e premte 17 korrik 2026

Dashi
Këshillohet që gjatë kësaj dite ju të koordinoni veprimet tuaja me dëshirat e të tjerëve. Kjo do të jetë mënyra më e mirë nëse doni të shmangni problemet me ata që ju rrethojnë. Ndjenjat tuaja të dashurisë janë të lidhura ngushtë me pasionin.

Demi
Pavarësisht problemeve të ndryshme me partnerin, sa i takon fushës së dashurisë, ju përsëri do të keni aftësinë të ndikoni në marrëdhënie. Tregohuni të zgjuar dhe përdorni siç duhet mësimet që keni fituar nga eksperiencat e kaluara. Nëse partneri është duke ju provokuar, mos e kundërshtoni atë përballë. Mundohuni të zbuloni arsyen e vërtetë të humorit të tij të keq.

Binjakët
Nuk duhet ti kushtoni rëndësi çdo ngjarje që do të ndodhë në jetën tuaj. Sot janë shumë të mëdha mundësitë që dikush t’ju mërzisë. Duhet të tregoheni të qetë dhe të jeni të hapur ndaj diskutimeve e mendimeve të reja. Nëse dikush ju lë të prisni, mos u nxitoni të merrni vendime të gabuara.

Gaforrja
Planet tuaja ndoshta nuk do të realizohen sot, ndaj mos u shqetësoni. Mbase nuk është momenti i duhur për të vepruar apo për të vënë në jetë idetë tuaja. Do të keni probleme me financat, ndaj bëni mirë të mos shpenzoni pa masë.

Luani
Nëse do të ndiheni jo mirë fizikisht apo mendërisht në shtëpi, ndoshta bëni mirë të kaloni disa orë jashtë. Bëni diçka që ju bën të ndiheni të aftë dhe të vlefshëm për veten tuaj e për shoqërinë. Nëse është e mundur, vizitoni disa familjarë apo miq që i keni lënë pas dore gjatë kësaj kohe.

Virgjëresha
Do të hasni në pengesa gjatë komunikimit me disa persona gjatë kësaj dite dhe kjo do t’jua vështirësojë rrugën për të mbërritur aty ku dëshironi. Ju do të keni vetëvlerësimin në maksimum gjatë kësaj dite dhe nëse përpiqeni do të arrini të keni mundësinë për të krijuar një jetë shumë më të mirë se ajo aktualja, në lidhje me dashurinë dhe jo vetëm. Mundohuni të keni mendime pozitive herët në mëngjes.

Peshorja
Duhet të bashkëpunoni me të gjithë dhe nëse duhet, edhe ti hapni rrugë disa personave që mund të mos kenë të njëjtin mendim me ju për disa çështje të caktuara. Në këtë mënyrë do ta keni shumë më të lehtë të përfitoni nga ata persona në të ardhmen e të rregulloni disa probleme që do të keni. Në të njëjtën kohë ju do të keni mundësi të tregoni aftësitë tuaja të shkëlqyera në disa fusha.

Akrepi
Karakteri fleksibël nuk është një nga pikat tuaja të forta sot. Nuk do të keni shumë sukses në rast se vendosni të krijoni barriera mes jush dhe të tjerëve që ju rrethojnë. Veçanërisht nëse bëhet fjalë për ndonjë çështje të rëndësishme në punë. Gjithsesi, gjërat nuk do të jenë aq keq sa ju mund ta imagjinoni.

Shigjetari
Pjesa më e madhe e personave që bëjnë pjesë nën këtë shenjë do të nisin ditën me optimizëm dhe do të preferojnë të injorojnë shumë prej problemeve që do të kenë. Gjithsesi, nuk këshillohet që të bëni krejtësisht indiferentin, pasi nuk duhet t’ju shpëtojë asnjë detaj. Kujdes me disa çështje të së kaluarës.

Bricjapi
Dita e sotme do të jetë një testim për shumë prej jush. Do të gjendeni tërësisht vetëm në një situatë të sikletshme. Ndihma e miqve tuaj mund të vijë me vonesë, ose ata mund të mos i përgjigjen fare kërkesave tuaja. Do të ndodhin disa ndryshime rrënjësore për ju sot.

Ujori
Mos ia vini fajin fatit tuaj, nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç ju i mendoni. Sot do të përballeni me shumë ngjarje pozitive e negative, të cilat do të vijnë nga e kaluara juaj. Yjet do t’ju ndërpresin mundësitë për të vepruar në një drejtim, por do t’ju ndihmojnë në shumë drejtime të tjera.

Peshqit
Ju mund të arrini të thyeni rregullat tuaja tejet të ashpra gjatë kësaj dite. Do të keni një dëshirë të brendshme tejet të madhe për të përballuar disa vështirësi dhe kjo do t’ju detyrojë të bëni disa veprime që më parë i keni menduar si të pamundura. Kujdes me shëndetin.

Humbi nënën në Gërdec, fitoi çështjen në Strasburg, Vilsoni kërkon drejtësi nga shteti shqiptar

Një apeI për ndihmë ka mbërritur në redaksinë tonë nga Vilson Laçi, djali i Mustafa Laçit nga Kavaja, një prej familjeve të prekura nga tragjedia e Gërdecit në vitin 2008.

Vilsoni tregon se nëna e tij, Nafije Laçi, humbi jetën në shpërthimin tragjik, ndërsa familja vijon të endet prej vitesh në dyert e institucioneve. Sipas tij, edhe pse Gjykata e Strasburgut e ka shpallur fituese çështjen kundër shtetit shqiptar prej katër vitesh, vendimi ende nuk është zbatuar.

Babai i tij, Mustafa Laçi, ish-punëtor në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, fitoi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut pasi u vlerësua se shteti i kishte shkelur të drejtën për akses në drejtësi për shkak të zvarritjeve dhe procedurave burokratike. Gjykata urdhëroi që ai të dëmshpërblehej me 7,500 euro dhe t’i paguheshin edhe 3,000 euro për shpenzimet gjyqësore.

“Na zvarrisin çdo vit kot. E kemi fituar çështjen në Strasburg me të gjitha dokumentet, por ende nuk po marrim të drejtën që na takon. Kam humbur nënën dhe vëllain e kam të sëmurë. Kërkoj vetëm që vendimi të zbatohet”, shprehet Vilson Laçi.

Pas 18 vitesh nga tragjedia e Gërdecit dhe katër vitesh nga vendimi i Strasburgut, familja Laçi ende pret drejtësi ndërkohë që përballen me vështirësi të tjera ekonomike e familjare. JOQ:AL

Çmimet e naftës rriten pas suImeve amerikane në Iran dhe bllokadës së Hormuzit

Çmimet e naftës u rritën mbi 85 dollarë për fuçi të martën, duke arritur nivelin e tyre më të lartë në gati një muaj pasi sulmet e SHBA-së ndaj objektivave ushtarake iraniane dhe ndërprerjet e transportit përmes Ngushticës së Hormuzit rritën shqetësimet për furnizimin.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent u rrit në 2,4 për qind, duke zgjeruar fitimet e saj që nga fillimi i javës në më shumë se 13 për qind.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se operacioni i saj i fundit pesë-orësh shënjestroi vende ushtarake përgjatë vijës bregdetare jugore të Iranit, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes bregdetare, objektet e raketave dhe dronëve dhe kapacitetet detare.

Objektivat ishin vendosur në Bushehr, Chah Bahar, Jask, Konarak, Abu Musa dhe Bandar Abbas, sipas CENTCOM, i cili tha se sulmet kishin për qëllim të dobësonin aftësinë e Iranit për të sulmuar anijet tregtare.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se forcat amerikane po synonin aftësitë ushtarake të Iranit të lidhura me ngushticën e Hormuzit dhe rivendosnin një bllokadë ndaj Iranit dhe anijeve që bëjnë biznes me Teheranin.

Trafiku tregtar përmes ngushticës është ngadalësuar në një ndalesë pothuajse në mes të grevave të rinovuara, paralajmërimeve të sigurisë dhe pasigurisë në rritje mbi bllokadën.

Trump tha gjithashtu se Washingtoni kërkon rimbursim nga vendet e Gjirit që përfitojnë nga mbrojtja e SHBA-së për ngushticën, duke përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Kuvajtin dhe Bahreinin.

Përshkallëzimi ka intensifikuar shqetësimet për ndërprerjet e mundshme të dërgesave të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm përmes një prej rrugëve më të rëndësishme të tranzitit të energjisë në botë.

Vendim i papritur! Deputeti i PD-së LARGOHET, pas 12 vitesh tërhịqet nga posti

Deputeti demokrat Ivi Kaso ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për postin e drejtuesit të Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të PD-së, pas 12 vitesh në këtë detyrë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kaso bëri të ditur se vendimi lidhet me angazhimin e tij të plotë në funksionet e deputetit, anëtarit të Kryesisë së PD-së dhe nënkryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.

“Pas 12 vitesh dhe 3 mandatesh të njëpasnjëshme në drejtimin e Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të Partisë Demokratike, nuk do të rikadidoj përsëri për të njëjtin pozicion, pasi më duhet të përkushtohem plotësisht në detyrat e deputetit, anëtarit të Kryesisë dhe nën Kryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin, Mbikëqyrjen Institucionale.

Gjatë këtyre 12 viteve, sfidat dhe betejat nuk kanë munguar. Dhe betejën më të vështirë dhe më të rëndësishme, atë të rikthimit tek demokratët të simboleve dhe flamurit të Partisë Demokratike, ne e fituam! Një falenderim shumë i madh për të gjithë demokratët që me shpirtin e tyre të rezistencës dhe sakrificës, e mundësuan këtë fitore histore në kushte tejet të vështira!

Dua të falënderoj gjithashtu Kryetarin e Partisë Prof. Dr. Sali Berishën për besimin që më dha në përmbushjen e kësaj detyre, Sekretarin e Përgjithshëm për mbështetjen, si dhe të gjithë kolegët që më besuan dhe bashkëpunuan me mua në këtë rrugëtim.

Faleminderit nga zemra të gjithëve“, shkruan Ivi Kaso në një postim në Facebook.

Tragjedi në pushime: Babai vdes para syve të vajzës pasi përdori rrëshqitësen e ujit

Një turist britanik ka humbur jetën në Ibiza pasi nuk doli më në sipërfaqe pasi zbriti nga rrëshqitësja e ujit në hotelin ku po qëndronte.

Familjarët e tij, përfshìrë bashkëshorten dhe vajzën, të cilat ndodheshin me të në pushimet familjare, besohet se po e shikonin në atë moment, transmeton Klankosova.tv.

Ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje pasi ai u vu re në vështirësi në pishinën e hotelit, emri i të cilit nuk është bërë publik, në resortin e njohur Cala Tarida, në bregun perëndimor të Ibizës.

Stafi i hotelit i dha ndihmën e parë me reanimim kardiopulmonar dhe përdori një defibrilator pasi konfirmoi se ai kishte pësuar arrest kardiak. Megjithatë, përpjekjet për t’i shpëtuar jetën rezultuan të pasuksesshme dhe ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Policia ka nisur një hetim lidhur me incidentin fatal, i cili ndodhi rreth orës 11:30 të paradites së së shtunës.

Gjatë muajit të fundit, katër fëmijë nga Mbretëria e Bashkuar janë mbytur në pishina në Spanjë, përfshirë një vajzë trevjeçare, e cila u dërgua në spital pasi u gjet “duke pluskuar me fytyrë poshtë” në pishinën e shtëpisë së pushimeve në Majorka një mbrëmje më parë, shkruan Metro,

Gjinekologu thirrje vajzave shqiptare: Mos përdorni buzëkuq e parfume, ja pse

Mjeku gjinekoIog Shkëlqim Balili u ka bërë thirrje grave dhe vajzave të tregojnë kujdes në përdorimin e produkteve plastike dhe kozmetike, duke argumentuar se disa përbërës kimikë mund të kenë ndikim në shëndetin riprodhues.

I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, Balili tha se mikroplastikat dhe substancat kimike të pranishme në produkte të përditshme përbëjnë, sipas tij, një shqetësim serioz për shëndetin.

Sipas mjekut, studime të ndryshme shkencore kanë evidentuar praninë e mikroplastikave në organizmin e njeriut, përfshirë placentën, gjakun e grave shtatzëna, indet riprodhuese dhe organe të tjera.

Balili u shpreh se ekspozimi ndaj mikroplastikave lidhet kryesisht me përdorimin e enëve plastike, veçanërisht kur ato ngrohen ose përdoren për ruajtjen e ushqimeve. Ai rekomandoi shmangien e ngrohjes së ushqimeve në enë plastike në mikrovalë dhe kufizimin e përdorimit të materialeve plastike edhe gjatë ruajtjes së ushqimeve në frigorifer.

Gjithashtu, gjinekologu ngriti shqetësimin për praninë e ftalateve në disa produkte kozmetike dhe të higjienës personale, si parfume, kremra, locione, shampo dhe sapunë. Sipas tij, përdorimi i këtyre produkteve duhet të bëhet me kujdes, duke zgjedhur produkte me përbërje sa më të sigurta.

Deklaratat e Balilit u bënë në kuadër të një diskutimi mbi faktorët mjedisorë që, sipas tij, mund të ndikojnë në shëndetin riprodhues dhe zhvillimin e embrionit.