Alarmi i kuq mbërrin në Shqipëri/ Anticikloni afrikan “pushton” Ballkanin, ja kur pritet kuImi i temperaturave ekstreme

Një valë e jashtëzakonshme dhe e dhunshme nxehtësie ka mbërthyer pjesë të mëdha të Evropës dhe rajonin e Ballkanit, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Meteorologët alarmonë se shkaktari kryesor i kësaj situate alarmante është rikthimi i anticiklonit afrikan, një masë ajrore masive dhe përvëluese që e ka origjinën nga Afrika e Veriut dhe që po sjell temperatura në limite ekstreme.

Siç raporton prestigjozja italiane Corriere, ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë dhe agresiv gjatë viteve të fundit si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Anticikloni lëviz nga jugu drejt veriut dhe, për shkak të rrotullimit në drejtim të akrepave të orës, transporton ajrin e nxehtë direkt mbi kontinentin evropian, duke tharë tokën dhe duke krijuar kushte mbytëse për shkak të presionit të lartë atmosferik dhe rrezatimit të fortë diellor.

Sipas ekspertëve, kjo masë e zjarrtë ajrore nis rrugëtimin nga Maroku dhe përhapet me shpejtësi drejt veriut. Trajektorja e saj prek fillimisht Spanjën, për të vijuar më pas me Italinë qendrore dhe veriore, Francën, Belgjikën dhe Holandën, përpara se të shtrihet me të gjithë forcën e saj në Mesdhe dhe në gadishullin e Ballkanit.

Interesant është fakti se ndikimi i kësaj vale nuk është i njëjtë kudo. Për shembull, Italia është ndarë aktualisht në dy pjesë: veriu po përballet me temperatura përvëluese, ndërsa jugu ka mbetur më pranë vlerave normale sezonale, gjë që shpjegohet me rrugën specifike që po ndjek trajektorja e masës ajrore.

Meteorologët dhe ekspertët e klimës lëshojnë një paralajmërim të fortë: vendet e Evropës Jugore dhe Ballkani, ku bën pjesë edhe Shqipëria, mbeten ekstremisht të ekspozuara ndaj këtyre episodeve të forta të të nxehtit, të cilat për shkak të ndryshimeve klimatike pritet të jenë edhe më të gjata dhe më të shpeshta gjatë pjesës së mbetur të verës.

Rikthehet maIIkimi i vitit 1986! Argjentina merr vendimin e bujshëm para përballjes me Anglinë, pranohet kërkesa sekrete nga FIFA

Gjysmëfinalja e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës nuk do të jetë thjesht një përballje futbolli, por një luftë e vërtetë e ngarkuar me histori, emocione dhe… shumë supersticion. Sfida që do të luhet të mërkurën ka ndezur që tani gjakrat, ndërsa kombëtarja argjentinase ka bërë një lëvizje të papritur në prapaskenë për të gjunjëzuar rivalët e tyre historikë.

Mediat argjentinase raportojnë se Federata e Futbollit e Argjentinës i ka kërkuar zyrtarisht FIFA-s leje të posaçme për të luajtur këtë gjysmëfinale me fanellën e dytë – atë me ngjyrë blu. Ky nuk është një vendim i rastësishëm, por një strategji e pastër supersticioni për të rikthyer frymën e triumfit legjendar të 22 qershorit 1986.

Atë ditë, pikërisht në çerekfinalet e Botërorit të Meksikës, Diego Armando Maradona shkroi historinë e futbollit botëror me fanellën blu, duke shënuar dy golat më të famshëm në histori: “Dorën e Zotit” dhe “Golin e Shekullit” që eliminuan Anglinë.

Katër dekada më vonë, “Albiceleste” beson se kjo uniformë sjell fat ndaj anglezëve. Për t’i përforcuar edhe më shumë këto besime, historia kujton se Argjentina mposhti Anglinë me të njëjtën fanellë blu edhe në Botërorin e vitit 1998, në fazën e 1/8-ave, ku ndeshja u vendos pas penalltive.

Sipas të njëjtave burime, FIFA tashmë e ka pranuar zyrtarisht kërkesën e argjentinasve. Ky vendim pritet të shtojë edhe më shumë tensionin dhe emocionet në fushën e lojës, duke e kthyer këtë gjysmëfinale në një nga përballjet më epike dhe më të komentuara të këtij Botërori.

BE ndryshon rregullat e fluturimeve/ Fëmijët do të ulen faIas pranë prindërve, ja çfarë përfiton çdo pasagjer

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë të re reformash për udhëtimet ajrore, duke forcuar të drejtat e pasagjerëve dhe duke ndryshuar rregullat për rezervimet, kompensimet dhe trajtimin e kërkesave ndaj kompanive ajrore.

Rregullat e reja, të miratuara nga Këshilli Europian pas miratimit edhe nga Parlamenti Europian, pritet të hyjnë në fuqi në mesin e vitit 2027 dhe do të zbatohen për fluturimet që nisen nga aeroportet e BE-së, si dhe për fluturimet drejt vendeve të bllokut kur operohen nga kompani ajrore europiane.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me ulëset në avion. Fëmijët nën moshën 14 vjeç do të kenë të drejtë të ulen pranë prindërve pa pagesë shtesë për rezervimin e vendit. E njëjta e drejtë do të vlejë edhe për gratë shtatzëna dhe personat me lëvizshmëri të kufizuar, të cilët do të mund të udhëtojnë pranë shoqëruesve të tyre pa tarifa shtesë.

Sipas rregullave të reja, kompanitë ajrore do të duhet të korrigjojnë pa pagesë gabimet në emrat e pasagjerëve në bileta. Gjithashtu, linjat ajrore dhe platformat e rezervimeve do të jenë të detyruara të shfaqin çmimin total të biletës, duke përfshirë edhe bagazhin e dorës, në mënyrë që udhëtarët të kenë mundësi të krahasojnë më lehtë ofertat.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është se pasagjerët që nuk përdorin fluturimin e parë të një bilete vajtje-ardhje nuk do të humbasin më automatikisht të drejtën për të përdorur fluturimin e kthimit.

Për vonesat dhe anulimet, rregullat bazë për kompensimin mbeten në fuqi. Pasagjerët do të vazhdojnë të përfitojnë kompensim kur vonesa arrin të paktën tre orë dhe kur përgjegjësia është e kompanisë ajrore. Megjithatë, kompanitë nuk do të jenë përgjegjëse për vonesa apo anulime të shkaktuara nga rrethana të jashtëzakonshme si moti i keq, fatkeqësitë natyrore, pasagjerët problematikë apo grevat e stafit të aeroporteve.

Reformat synojnë edhe thjeshtimin e procedurave për kërkesat e kompensimit. Pasagjerët do të marrin informacion me shkrim për të drejtat e tyre brenda 96 orëve nga përfundimi i udhëtimit dhe do të kenë në dispozicion 9 muaj për të paraqitur kërkesën. Kompanitë ajrore do të duhet të paguajnë kompensimin ose të japin një përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve.

Në rastet kur udhëtimi ndërpritet, pasagjerët do të kenë të drejtë për ushqim dhe pije në varësi të kohës së pritjes, si dhe për akomodim në hotel dhe transport falas kur është e nevojshme.

Gjendet i pa jetë gjyqtari 37-vjeçar që FIFA vendosi të përjashtonte nga Botërori

Federata HoΙandeze e Futbollit ka bërë publik lajmin tronditës së gjyqtari holandez, Rob Dieperink, është ndarë nga jeta në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar.

Gjyqtari 37-vjeçar raportohet se është gjetur pa jetë këtë të hënë, ndërsa policia ka rrethuar rrugën ku gjendet banesa e tij. Hetimet policore janë mbyllur dhe është bërë e ditur se në ngjarje nuk përfshiheshin palë të treta, por për të ruajtur privatësinë e familjes së të ndjerit, nuk janë bërë publike detajet e ngjarjes.

Dieperink ishte një emër i njohur në arenën ndërkombëtare. Ai ka shërbyer në ndeshje të shumta dhe në EURO 2024 ishte pjesë e skuadrave të VAR-it, duke gjykuar ndër të tjera edhe duelin Itali-Shqipëri. Të shtunën e kaluar, ai kishte drejtuar një miqësore mes GA Igëlls dhe Apollon FC.

Ai kishte qenë fillimisht në listën e gjyqtarëve të grumbulluar nga FIFA për Botërorin 2026. Por më pas gjyqtari u përjashtua nga lista pas një ngjarje që ndodhi në një hotel në Londër pas një ndeshje të Ligës së Konferencës.

Ai u arrestua në prill pas sfidës Kristal Palas-Fiorentina, me akuzën se kishte sulmuar një të mitur dhe dy akuza të tjera. Më pas ai u la i lirë dhe akuzat ndaj tij ranë për shkak të mungesës së provave. Megjithatë, kjo mjaftoi që FIFA ta hiqte atë menjëherë nga listat e saj.

FIFA i plotëson çdo kërkesë Argjentinës, ndaj AngIisë do të bëjë ndryshimin e madh

Argjentina luan këtë të mërkurë ndaj Anglisë një ndeshje e cila do të ketë një vlerë sportive, por edhe shumë ngarkesë emocionale sa i përket përplasjeve socio-politike mes dy vendeve në të kaluarën.

Dhe Argjentina ka dashur që të kthehet pas në kohë tek sukseset historike kudnër anglezëve, ndaj ka bërë një kërkesë që i është miratuar nga FIFA. Ajo ka kërkuar që të luajë ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës përballë “tre luanëve” me fanellën blu dhe jo atë tradicionale që mban zakonisht me vijat e bardha dhe bojëqielli.

Kjo është një fanellë që i ka sjellë fat Argjentinës në ndeshjet ndaj Anglisë, pasi ka fituar 2 nga 3 sfidat që ka luajtur me të përballë anglezëve. Ajo më e famshmja ëshë padyshim çerekfinalja e vitit 1986, kur dy golat e Maradonës shkruan historinë.

Edhe në vitin 1998, Argjentina eliminoi me penallti Anglinë pas një ndeshje ku kishte veshur këtë fanellë “fati”. Vetëm në vitin 1962, përballja mes anglezëve dhe argjentinasve që vishnin fanellën e errët, u fitua nga europianët me shifrat 3-1.

Raketat ndezin bursat në botë, rritet çmimi i naftës dhe benzinës, ja sa shiten

Çmimet e karburanteve në Shqipëri janë rritur sërish, vetëm tre javë pas heqjes së Bordit të Transparencës.

Tensionet në Lìndjen e Mesme kanë shtyrë lart çmimin e naftës në bursat ndërkombëtare, ndërsa efekti është reflektuar menjëherë edhe në tregun shqiptar. Shqipëria mbetet vendi me karburantin më të shtrenjtë në rajon dhe ndër vendet me çmimet më të larta në Evropë.

Paqja e brishtë zgjati vetëm tre javë.. Po aq edhe çmimet “normale” të karburanteve. Nga më pak se 72 dollarë për fuçi javën e shkuar, çmimi i naftës së papërpunuar bruto në bursë është rritur në mbi 78 dollarë për fuçi. Kjo pas rinisjes së sulmeve amerikane në Iran.

Maksim Caslli, ekspert i tregjeve të investimeve, shprehet: “Pamë një rritje me 4 dollar në pak orë. kjo edhe si pasojë spekulimeve. Gjykoj se nuk do të zgjasë shumë kjo luhatje”.

Megjithëse në distancë mbi 1 mijë e 700 kilometra, konflikti në Lindjen e Mesme vijon të përcjellë shpejt dhe fortë efektet në Shqipëri. Një litër naftë aktualisht po shitet deri në 188 lekë litri, nga 176 lekë që ishte me vendimin e fundit të bordit të transparencës. Ndërsa benzina ka arritur deri në 184 lekë për litër nga 166 lekë rreth tre javë më parë.

“Na ka ikur truri. Janë rritur çmimet. Nuk është e këndshme po… Shumë të shtrenjta në krahasim me rrogat që marrim”, shprehet një drejtues automjeti.

Shqipëria është vendi i parë në rajon, i shtati në Europë dhe i 10-i në botë për çmimin më të lartë të naftës. Shqipëria le pas shtete si Irlanda apo Monako e njerëzve më të pasur të botës. Në botë është Hong-Kongu shteti me çmimin më të lartë për një litër naftë, mbi 3.77 euro për litër.

Maksim Caslli, ekspert i tregjeve të investimeve, thotë: “Pak në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kryesisht në mënyrë të tërthortë. Efektet po ndihen në tregjet europiane nga ku Shqipëria importon më shumë. Kjo rrjedhimisht na bën më të ekspozuar”.

Çmimet e karburanteve në Shqipëri mund të rriten më tej. Kjo, jo nga zhvillimet në Lindjen e Mesme që kanë shtrenjtuar naftën në bursa, por nga vetë qeveria. Në duzinën e taksave që rëndojnë në çdo litër naftë e benzinë do të shtohen edhe dy tarifa të tjera… gjurmimi dhe rezerva kombëtare e sigurisë. /A2 CNN

Ministrja serbe: Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998 po të kisha në dorë si Millosheviç (Video)

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka bërë një deklaratë skandàloze që ka shkaktuar reagime të shumta, gjatë një interviste të dhënë dje për median serbe Kurir.

Në një intervistë të gjatë, ministrja në qeverinë e Vuçiçit, tha se, po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

“Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, deklaroi ministrja serbe gjatë intervistës së dhënë këtë fundjavë.

Gjatë luftës së viteve 1998–1999, forcat serbe kryen masakra, vrasje dhe dëbime masive të popullsisë civile shqiptare në Kosovë.

Mbi një milion shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra civilë u vranë ose u zhdukën.

Deklarata e saj është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të ashpra./ KosovaPress

Shmanget tragjedia në flụturimin nga Londra drejt Athinës, gabimi i pilotëve pothuajse shkaktoi një katastrofë

Një avion Boeing 737 Max i shpëtoi për pak një aksidenti të rëndë në aeroportin e Lutonit, në Britani, pasi u ngrit nga pista vetëm pak metra përpara fundit të saj.

Sipas raportit të autoriteteve britanike të sigurisë ajrore, gabimet në futjen e parametrave të fluturimit në kompjuterin e bordit bënë që avioni të kishte më pak fuqi sesa duhej gjatë ngritjes.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2025 në aeroportin e Lutonit, një nga aeroportet më të ngarkuara të Londrës, por u bë publike vetëm së fundmi nga Air Accidents Investigation Branch (AAIB), institucioni britanik që heton incidentet ajrore.

Avioni, i operuar nga kompania charter britanike Ascend Airways, po kryente fluturimin nga Londra drejt Athinës dhe kishte në bord 162 pasagjerë, dy pilotë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Sipas hetuesve, gjatë lëvizjes në tokë kontrollorët e trafikut ajror u dhanë pilotëve mundësinë që të përdornin një pjesë më të shkurtër të pistës për ngritje, në vend që të përdornin të gjithë gjatësinë e saj. Ekuipazhi e pranoi ndryshimin, por nuk verifikoi në mënyrë korrekte përditësimin e parametrave të ngritjes në kompjuterin e avionit.

Ky gabim bëri që fuqia e motorëve të ishte më e ulët se ajo e nevojshme për distancën e reduktuar të pistës. Sipas të dhënave të hetimit, fuqia maksimale e përdorur ishte 82.1%, ndërsa për atë pozicion ngritjeje kërkohej rreth 85.2%.

Si pasojë, Boeing 737 Max u ngrit nga toka pasi kishte vetëm 162 metra pistë të mbetur, ndërsa në momentin e shkëputjes nga toka lëvizte me një shpejtësi rreth 276 km/h, më pak se ajo e parashikuar për një ngritje të sigurt.

Avioni kaloi fundin e pistës në një lartësi prej më pak se 4 metrash, ndërsa standardet ndërkombëtare kërkojnë një distancë minimale prej rreth 10.67 metrash për të garantuar shmangien e pengesave.

Hetuesit theksuan se situata mund të ishte kthyer në një katastrofë nëse gjatë ngritjes do të kishte ndodhur një humbje fuqie nga njëri prej motorëve, pasi avioni mund të mos kishte arritur të ndalonte brenda pistës së mbetur ose të fitonte lartësinë e nevojshme mbi pengesat.

AAIB arriti në përfundimin se bëhej fjalë për një gabim procedural të ekuipazhit dhe nuk konstatoi probleme teknike me avionin apo me sistemet e sigurisë.

Kompania ajrore deklaroi se siguria mbetet prioriteti kryesor dhe se operatori që kryente fluturimin ishte përgjegjës për ekuipazhin dhe respektimin e procedurave operative. Sipas saj, partnerët që ofrojnë avionë dhe ekuipazh i nënshtrohen kontrolleve dhe auditimeve të vazhdueshme të sigurisë.

Marius Gjika, fitues i medaljes së argjendtë në oIimpiadën e matematikës në Pekin

Nxënësi i talentuar në matematikë Marius Gjika ka fituar medaljen e argjendtë në olimpiadën e organizuar në kuadër të Kampit Ndërkombëtar Veror të Matematikës, në Pekin (Kinë).

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro tha sot se “pas këtij suksesi, që na bën të gjithëve krenarë, ekipi shqiptar, i përbërë nga nxënësit me prirje të spikatura në matematikë dhe fituesit e Olimpiadës Kombëtare të Matematikës, është nisur drejt Shangait, për të marrë pjesë në Olimpiadën e 67-të Ndërkombëtare të Matematikës”.

Ekipi shqiptar IMO 2026 ndodhet në Pekin prej dy javësh, pjesëmarrës në kampin veror të trajnimit ndërkombëtar IMSC 2026 të matematikës.

Në këtë kamp morën pjesë rreth 400 nxënës nga ekipet përfaqësuese të rreth 50 vendeve të botës.

Ky kamp trajnimi është faza finale përgatitore para pjesëmarrjes në Olimpiadën Botërore të Matematikës IMO 2026.

Autorët u maskuan si poIicë dhe hynë në banesë, ekzekutohet vëllai i kreut të bandës famëkeqe

Vëllai i një prej figurave më të njohura të krimit të organizuar në Ekuador është vrarë nga persona të armatosur që ishin maskuar si efektivë policie.

Sipas autoriteteve, David Macías, 35 vjeç, ishte një drejtues rajonal i bandës së fuqishme kriminale Los Choneros, e cila deri vonë drejtohej nga vëllai i tij, Adolfo Macías, i njohur me nofkën “Fito”, shkruan BBC.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës në qytetin bregdetar Olón, në Ekuador. Dëshmitarët thanë se persona të veshur si policë hynë në banesën që Macías kishte marrë me qira në një zonë luksoze dhe e qëlluan për vdekje.

Autorët u larguan menjëherë pas sulmit dhe deri tani nuk është raportuar për ndonjë arrestim.

Adolfo “Fito” Macías aktualisht ndodhet në pritje të gjyqit në Shtetet e Bashkuara, pasi u ekstradua nga Ekuadori vitin e kaluar. Banda Los Choneros është shpallur nga SHBA si organizatë terroriste e huaj dhe akuzohet si një nga grupet kriminale që kanë kontribuar në rritjen drastike të vrasjeve në Ekuador.

Vrasja e David Macías shihet si një tjetër goditje për këtë organizatë kriminale. Muajin e kaluar, një tjetër vëlla i “Fito”-s, Javier Macías, u arrestua në Kolumbinë fqinje.

Autoritetet thanë se David Macías kishte pranuar në vitin 2018 akuzat për komplot kriminal. Gjatë periudhës së burgimit, ai dyshohet se rekrutoi të dënuar për Los Choneros dhe ndihmoi që banda të merrte kontrollin e burgut ku ndodhej.

Në Ekuador, eliminimet mes drejtuesve të bandave janë bërë të zakonshme, si pasojë e përplasjeve mes grupeve rivale apo luftës së brendshme për kontrollin e territoreve dhe trafikut të drogës.