Shqipëria drejt një tjetër hapi në BE, çfarë pritet të ndodhë sot në Bruksel?

Shqipëria pritet të hedhë një tjetër hap në procesin e integrimit europian, me zhvillimin më 14 korrik në Bruksel të Konferencës Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, ku pritet të zyrtarizohet mbyllja e tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit.

Delegacioni zyrtar shqiptar do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i cili pritet të marrë pjesë në takimin me përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, së bashku me ministrin e Jashtëm të Irlandës dhe komisioneren europiane Marta Kos.

Konferenca pritet të nisë rreth orës 19:00 në Këshillin e Bashkimit Europian. Pas fjalimeve hyrëse dhe diskutimeve, palët pritet të formalizojnë mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave:

Kapitulli 26: Arsimi dhe kultura Kapitulli 25: Kërkimi shkencor Kapitulli 30: Marrëdhëniet me jashtë

Në përfundim të takimit është parashikuar një konferencë për shtyp rreth orës 20:00.

Mbyllja e këtyre kapitujve përkon me presidencën irlandeze të Këshillit të Bashkimit Europian, e cila do të vijojë deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Sipas parashikimeve, procesi i hapjes dhe mbylljes së kapitujve negociues pritet të vijojë me ritme të përshpejtuara në vitet e ardhshme, me synimin që Shqipëria të përparojë drejt përfundimit të negociatave për anëtarësim.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se objektivi i qeverisë shqiptare është përmbyllja e procesit të integrimit europian dhe ratifikimi i anëtarësimit nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Përpara angazhimit në Bruksel, më 13 korrik, Rama pritet të zhvillojë një vizitë në Paris, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron, ku do të marrë pjesë në një darkë pune me vullnetarët e Ukrainës. Mëngjesin e 14 korrikut, ai do të ndjekë gjithashtu Paradën Ushtarake franceze.

Vrasja e të “fortit” të Vorës/ ZbuIohet lidhja e tij me ekzekutimin e teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj!

Edmond Sula, i cili mbeti i vrarë me një pushkë snajper në fshatin Bërxull të Vorës, rezultonte më parë i arrestuar për vrasjen e Indrit Çelajt, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Gusht 2019 në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Sula ishte shok i ngushtë i Albano Kusit dhe Bujar Kusit, në pronën e të cilëve vranë teknikun e kondicionerit, Indrit Çelaj.

Gazetari Elton Qyno mëson se në atë periudhë Edmond Sula u arrestua për akuzën e Vrasjes me dashje në bashkëpunim, prodhim dhe mbajtje të armëve dhe përkrahje të autorit të krimit, Albano Kusi.

Pavarësisht akuzës së rëndë, Edmond Sula mundi ti shpëtojë drejtësisë, duke u liruar nga burgu.

Së bashku me Edmond Sulën u arrestua me Ferdinand Bakallin dhe Luan Çakajn për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”

Më tej arrestimet vijuan me Griseldo Kusin, Lorenc Veliaj dhe Bujar Kusin.

Ndërsa Albano Kusi vijon të jetë në kërkim, edhe pse është dënuar nga gjykata e Apelit Tiranë.

Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel/ Një tjetër hap drejt BE-së, Shqipëria mbyll sot tre kapitujt e parë negociues

Shqipëria pritet të shënojë sot një tjetër hap në procesin e integrimit europian. Në Bruksel zhvillohet Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, ku do të formalizohet mbyllja e tre kapitujve të parë të negociatave.

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në konferencë për mbylljen e kapitujve 25, 26 dhe 30, që lidhen me shkencën dhe kërkimin, arsimin dhe kulturën, si edhe marrëdhëniet me jashtë. Në këto fusha, Shqipëria konsiderohet e harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian.Sipas axhendës, Konferenca e IX Ndërqeveritare nis në orën 19:00. Pas përfundimit të saj do të formalizohet mbyllja e kapitujve, ndërsa në orën 20:00 është parashikuar një konferencë për shtyp mbi ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mbyllja e këtyre tre kapitujve vjen pas përfundimit të fazës së piketave të ndërmjetme, të njohura si IBAR, një nga etapat më të rëndësishme të negociatave me BE-në.Pas këtij hapi, Shqipëria do të vijojë punën për plotësimin e kushteve që lidhen me 30 kapitujt e mbetur, me synimin që procesi teknik i negociatave të përfundojë brenda vitit 2027.

Pas përmbylljes së këtij procesi, vendimi për anëtarësimin do të kalojë në fazën politike dhe do të kërkojë miratimin e të gjitha parlamenteve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila – Pse zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit mund të jetë i qëllimshëm?! (FOTO dhe DOKUMENTE)

Një zjarr i përmasave të mëdha u regjistrua pasditen e 13 korrikut në një nga gjiret më të bukura të Detit Jon, në zonën e Himarës. Flakët shkrumbuan kodrën nga ana veriore e Llamanit, teksa e gjithë zona është me pemë të vogla dhe shkurre.

Mediat raportuan se zjarrfikeset e Himarës, por edhe ato të qyteteve fqinje, shkuan me shpejtësi për të kontrolluar flakët, duke qenë se poshtë në Gjirin e Llamanit operojnë disa biznese, të kontrolluara plotësisht nga Arben Muçobega, ndërkohë që nga ana tjetër e kodrës, në drejtim të rrugës dhe qytetit, janë hotele dhe banesa private.

Duke qenë se e gjithë zona është bregdetare, kodrinore e shkëmbore, ndërhyrja e zjarrfikëseve ishte tejet e vështirë, kjo edhe për shkak të temperaturave të larta apo erërave të forta, ku synimi është gjithmonë të mos ketë viktima apo dëmë në pronë.

Në foto: Kodra në Llaman e mbuluar nga tymi, pasditen e datës 13 korrik 2026

Po sikur ky zjarr të jetë i qellimshëm?! Dokumentet që ka hulumtuar dhe kontrolluar Vox News tregojnë se në kodrën që ra zjarri i madh do të ngrihet një super resort, sërish i kontrolluar nga biznesmeni Arben Muçobega. Në vitin 2025, qeveria zbardhi një leje zhvillimi, për një sipërfaqe të madhe prej 101.200 metra katrorësh, pikërisht në kodrën ku u regjistrua zjarri i datës 13 korrik 2026.

Zona ku do të ngrihet resorti është shkëmbore, normalisht që s’duhet të kishte pronar, pasi është e pashfrytëzueshme dhe tërësisht në afërsi dhe pjerrësi të madhe drejt detit Jon. Mësohet se Muçobega ka përgatitur me shpejtësi dokumentet për të marrë atë pikën e “voçkël”, teksa leja është në tryezën e qeverisë, duke kaluar edhe disa etapa, ku ka ngelur së fundi edhe leja e ndërtimit.

Në foto: Projekti ‘Amantes’ që gllabëron të gjithë kodrën shkëmbore ngjitur me Gjirin e Llamanit

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, qeveria ka miratuar disa kohë më parë lejen e zhvillimit për projektin “Amantes”, në Bashkinë Himarë, një “resort multifunksional, hotel, vila dhe shërbime me subjekt ndërtues shqoëritë ‘Capital B’ dhe ‘Bega 07’”. Firma Bega 07 ka si pronar biznesmenin Arben Muçobega, i akuzuar edhe nga eksponentë të opozitës për lidhje të dyshimta, qoftë me botën e krimit ashtu edhe me politikën.

“Projekti i resortit me 5 yje ‘Amentes’ do të zhvillohet në zonën e plazhit të Llamanit, në kufi me plazhin e Himarës, në Bashkinë Himarë,e cila ndodhet në pjesën jugperëndimore të Shqipërisë” thuhet në lejen e zhvillimit. Sipas saj, resorti “Amantes” shtrihet në kodrën përbri plazhit të Llamanit, ndërkohë që peisazhi ekzistues ka një topografi të pjerrët që shtrhet nga maja e kodrës në det, duke ofruar shtigje dhe pamje mbresëlënëse.

Në dokumente shkruhej se prona aktualisht është bosh dhe e pashfrytëzuar, por në pjesën më të ulët të saj, në afërsi të plazhit të Llamanit, ndodhen disa objekte të ulta kryesisht 2-3 kate. Këto objekte janë ndërtime që i shërbejnë funksionit të turizmit bregdetar veror.

Në foto: Projekti parasikon 50 vila, hotel lukzos dhe restorante në të gjithë kodrën

Mësohet se në atë resort do të bëhet hotel luksoz, vila, apartamente dhe zona e ndërmjetme komerciale, përfshirë restorantet, hapësirat e mirëqenies dhe zonat e komunitetit që përmirësojnë përvojën turistike.

Më tej shkruan se vilat ndjekin një koncept “stackingstone”, i projektuar për të minimizuar gërmimet dhe për të ruajtur topografinë e kodrës. “Masterplani parashikon 50 vila të shpërndara në terren në grupime 2 apo 3 vilash. Të gjitha këto grupime përfshijnë 1 vilë të madhe (apo 2 vila të mëdha në rastin e grupimeve 3-she) dhe 1 vilë të vogël” thuhet në dokument.

A mos vallë zjarri dhe flakët i hapën vendin kantierit të resortit të Arben Muçobegës? Nëse ka qenë i qellimshëm, a do të dalë me ndonjë raport MZSH-ja, raport i cili mund të përdoret edhe në KKTU?! Ka pak gjasa të ndodhë, pasi në çdo vend turistike që ka pasur nën flakë apo ruspa për të prishur ndërtime me dru, kanë “lindur” resorte luksoze./Vox News

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi

Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë pas dore miqtë dhe familjaret. Pasioni do jete i zjarrte dhe emocionet te njëpasnjëshme. Beqaret do ndihen shume mire me statusin qe kane dhe as qe do duan te bëjnë ndryshime. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe do i zgjidhni te gjitha problemet e mbetura pezull.

Demi

Dite plot ngjyra dhe emocione kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bashkëpunoni mjaft me partnerin tuaj dhe do i harroni problemet qe keni pasur ne te shkuarën. Beqaret do jene te drejtpërdrejtë me personat qe do pëlqejnë dhe me shume gjase do ndryshojnë status. Ne planin financiar është momenti i duhur për te bere ndonjë shpenzim me tepër.

Binjaket

Do e kundërshtoni gjate gjithë kohës partnerin tuaj sot dhe do keni mosmarrëveshje te shumta me te. Beqaret nuk do kenë sukses ne dashuri edhe pse do lëvizin çdo gur qe te kenë ne dore. Do ju duhet ende te presin edhe pak kohe. Ne planin financiar do jeni shume te vëmendshëm dhe nuk do keni as tronditjen me te vogël.
Gaforrja

Do diskutoni gjere e gjate sot ju te dashuruarit dhe do i zgjidhni shpejt problemet qe keni pasur prej kohesh. Te dy do jeni me largpamës dhe me tolerante. Beqaret do ndihen mire me statusin qe kane dhe nuk do kërkojnë ndryshime te statusit. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguar te pamatur mund te keni edhe vështirësi.

Luani

Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni emocione te veçanta fale disa surprizave qe do iu beje partneri. Beqaret nuk do mundin dot ta tërheqin pas vetes dike qe pëlqejnë sepse dikush tjetër do tregohet me i shkathet. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur nëse nuk doni te keni probleme serioze.

Virgjeresha

Do jeni me humor shume te mira gjate gjithë kësaj dite dhe gati për te bere çmenduri vetëm për t’ia kaluar mire me partnerin. Do jeni te pandashëm. Beqaret do marrin propozime, por jo shume te përshtatshme. Kujdes, mos hidhni hapa te nxituara sepse do vuani. Ne planin financiar do ju duhet shume këmbëngulje për te arritur atje ku keni dashur.

Peshorja

Dite shume me e favorshme për beqaret sesa për çiftet kjo e sotmja. Planetët do favorizojnë takimet interesante dhe emocionuese kështu qe duhet te përfitoni sa te mundni. Te dashuruarit nuk do kenë probleme, por as ndonjë surprize te madhe. Ne planin financiar shpenzoni aq sa ua mban xhepi jo aq sa keni dëshirë. Vetëm kështu do shmangni vështirësitë e nesërme.

Akrepi

Dite goxha e tensionuar dhe problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni aspak mire pranë partnerit dhe do mendoni gjera te këqija për te. Beqaret do jene me te hapur ndaj takimeve dhe nuk do ngurrojnë te kenë njohje te reja. Financat duhet menaxhuar me sa me shume përkujdes e maturi ne mënyrë qe te mos keni probleme.

Shigjetari

Jetën ne çift do e vini ne plan te pare gjate kësaj dite. Asgjë nuk do jete me e rëndësishme sesa mirëqenia me partnerin. Te gjithë do ju kenë zili. Beqaret nuk duhet te kërkojnë asgjë me ngulm sepse mund te bëjnë disa gabime qe do ju ndikojnë tek e ardhmja. Sektori i financave do jete me i qëndrueshëm për femrat sesa për meshkujt.

Bricjapi

Dite mjaft pozitive dhe here pas here e mbushur me çaste te lumtura kjo e sotmja. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e partnerit. Beqaret meshkuj do jene me më shume fat ne dashuri. Femrat duhet te presin edhe pak dite për te ndryshuar statusin e tyre. Ne planin financiar do ju dalin plot te papritura dhe gjendja do vije duke u dobësuar.

Ujori

Respektojeni mendimin e njeri-tjetrit sot ju qe jeni ne një lidhje nëse doni te ruani një klime sa me te ngrohte. Gjithçka do varet nga sjellja juaj. Beqaret ka rrezik te fillojnë histori dashurie te ndërlikuara te cilat nuk kane për t’iu sjelle gëzimin e shumëpritur. Me financat bëni shume kujdes. Gabimi me i vogël mund te jete shkatërrues.

Peshqit

Do kaloni plot çaste te lumtura gjate kësaj dite dhe do ndiheni për mrekulli. Partneri do mendoje vetëm t’iu kënaqë pa i menduar sakrificat qe shpesh duhet te beje. Beqaret nuk do kërkojnë me ngulm një person për ta pasur ne krah, por zemra ne fakt do ju rrahe fort pas një takime surprize. Ne planin financiar do ju duhet te luftoni fort me veten qe te ruani qëndrueshmërinë.

Enca dhe Kanye West të dashuruar? Këngëtarja “trazon” rrjetin me foto pranë reperit: Është i zënë

Këngëtarja Enca ka “trazuar” rrjetin ditën e djeshme me një postim të bërë në rrjetet sociale, kur në vend pritej të mbahej koncerti i shumëpritur i Kanye West.

Përmes një InstaStory, ajo publìkoi një foto me Kanye West, ku të dy shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, madje edhe duke puthur.

Enca e shoqëroi postimin me një mbishkrim të shkurtër dhe ironik: “Rrini në shtëpi sonte, se Kanye është i zënë.”

Postimi i saj tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët nisën të spekulonin nëse mes këngëtares dhe reperit ka diçka më shumë.

“I dhashë besën dhe nuk kthehesha pas”, Egli Tako rrëfen dashurinë: Në Iidhje, vajza duhet të jetë “princesha”, jo djali

Egli Tako vjen në një nga rrëfimet më personale në “Grida Duma Podcast”, ku flet për dashurinë, miqësinë, marrëdhëniet, jetën pas Big Brother VIP dhe mënyrën se si e sheh sot botën.

Egli tregoi se askush nuk mund ta kuptojë çfarë ndodh brenda shtëpisë nëse nuk e ka përjetuar vetë.

Kur hyn aty nuk e di nëse jeta vazhdon jashtë”, tha ajo, ndërsa pranoi se i kishte dhënë besën partnerit të saj dhe nuk kthehej më pas, edhe pse ishte e vetëdijshme se po gjykohej nga publiku.

Gjatë intervistës, Egli foli edhe për mënyrën se si e percepton dashurinë në ditët e sotme.

“Sot njerëzit nuk po dashurojnë më njeriun, nuk ta japin kohën. Në marrëdhënie vajzës i lejohet të jetë më e përkëdhelur. Në një lidhje vajza duhet të jetë princesha jo mashkulli.

Këtë duhet ta pëlqej edhe partneri, do ta bënte më burrë”, u shpreh Egli, ndërsa foli edhe për materializmin dhe mënyrën se si shumë djem përpiqen të impresionojnë vajzat me luks, në vend të lidhjes së vërtetë.

Ajo tregoi edhe pse vendosi të heqë dorë nga trupi shumë muskuloz që kishte ndërtuar në palestër.

“Më pëlqen trupi që kam tani, më i hollë dhe femëror”, tha ajo.

E pyetur për jetën sentimentale, Egli pranoi se i mungon të ketë një partner, sidomos në fundjavë, por shtoi se nuk do të pranonte një lidhje që nuk e bën të lumtur.

Kush është i riu shqiptar humbi jetën në Itali, dalin fotot dhe të dhënat e tragjedìsë

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e së dielës, 12 korrik, në Bezzecca, në provincën e Trentos, ku humbi jetën një 42-vjeçar me origjinë shqiptare.

Viktima është identifikuar si Renis Domi, prej kohësh banues në Concesio. Ai po udhëtonte me një motor Yamaha R1 në zonën e Val di Ledro, kur u përplas frontalisht me një automjet Renault Clio, që drejtohej nga një 67-vjeçare nga Bezzecca.

Sipas mediave italiane, makina ishte duke kryer një manovër kthimi në momentin kur ndodhi përplasja e fortë. Goditja rezultoi fatale për shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

I ndjeri u përball me goditje fatale duke u zhvendosur gjatë aksidentit, 40 metra nga vendngjarja.

Pak metra pas tij, rreth 100 metra larg, udhëtonte edhe partnerja e tij, po ashtu me motor, e cila u përball me skenën e rëndë pas aksidentit.

Drejtuesja e Renault Clio u transportua në spitalin e Trentos në gjendje të rëndë. Në vendngjarje ndërhyri Policia Rrugore, e cila kreu veprimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

Edmond Sula dyshohet se është vrårë me sniper, zbardhen detaje, dyshohet se vrasja mund të jetë e porositur

50-vjeçari Edmond Sula dyshohet se është vrarë me sniper nga një distancë prej më shumë se 70 metrash.

Ky është konkluzioni i grupit hetimor të ngritur nga Policia e Tiranës, e cila rindërtoi skenën e krimit. Autorët ishin pozicionuar në një zonë me bimësi përballë banesës, ku dyshohet se kanë pritur objektivin derisa ka mbërritur dhe më pas e kanë qëlluar vetëm me një plumb që ka rezultuar fatal.

Nisur nga teknika e përdorur, blutë besojnë se mund të jemi përballë një vrasjeje të porositur.

Duke qenë se provat në vendngjarje kanë qenë të pakta, policia po hulumton mbi aktivitetin e Edmond Ali Sulës për të zbuluar konfliktet e mundshme që mund ta çojnë tek autorët.

Rezulton se Edmond Sula merrej me shitblerje tokash në zonë, biznes i cili herë pas here i krijonte mosmarrëveshje, të cilat janë referuar edhe nga familjarët. Po ashtu, edhe me banorët e zonës ka pasur konflikte, por që sipas policisë nuk janë një pistë e fortë.

Sula rezulton të jetë proceduar 28 herë nga policia për vepra të ndryshme penale, ndërsa në gusht të vitit 2019 është arrestuar nga policia për moskallëzim krimi, pasi rezultonte se kishte dijeni për vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Çela, teksa po montonte kondicionerët në ndërtesën e vëllezërve Griseldo dhe Albano Kusi.

Përgjigje, po ashtu, policia po kërkon edhe nga Interpoli, pasi dyshohet se viktima mund të jetë i përfshirë në trafikun e drogës.

Një tjetër drejtim ku po kryhen verifikime janë edhe lidhjet shoqërore të 50-vjeçarit, i cili rezulton se ka pasur kontakte me persona me precedent të theksuar kriminal dhe grupe kriminale në zonë.

Dosja “Aruba” dhe zhdukja e emrave nga SPAK, avokati Llangozi pIas “bombën”, ja kush janë dy zyrtarët e lartë që kanë marrë pjesë në takime

Një amendament i paraqitur nga kongresmeni amerikan, Joe Wilson në Komisionin e Rregullave të Kongresit të SHBA-së disa ditë më parë parashikon hartimin e dy raporteve nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare lidhur me zhvillimet në Ballkan, konkretisht në Shqipëri dhe Serbi. Sipas propozimit, brenda 180 ditëve nga miratimi i ligjit, institucionet amerikane do të duhet të përgatisin një raport të klasifikuar për Shqipërinë, i cili do të analizojë shkallën e narkotrafikut në vend dhe rolin e mundshëm të qeverisë shqiptare në lehtësimin e tij.

I pyetur nga “NTV Televizion” për këtë nismë amerikane, avokati Arben Llangozi deklaroi se amendamenti mund të miratohet dhe se, sipas tij, autoritetet amerikane disponojnë prova dhe informacione të mjaftueshme për situatën në Shqipëri. Ai solli në vëmendje atë që e cilësoi si një element të rëndësishëm të dosjes “Aruba”, duke pretenduar se SPAK ka mbajtur të fshehur emrat e dy zyrtarëve të lartë shqiptarë që, sipas tij, kanë marrë pjesë në takime me përfaqësues të krimit të organizuar.

Llangozi ka deklaruar se ata, janë Damian Gjiknuri dhe Engjëll Agaçi. Avokati pretendon gjithashtu se në atë takim ka qenë i infiltruar një agjent i DEA-s amerikane, i cili, sipas tij, ka dokumentuar të gjitha diskutimet. Ai thotë se informacionet i ka siguruar nga persona që kanë qenë të pranishëm në mbledhje dhe që aktualisht ndodhen në kërkim.

Informacionet e forta të Llangozit:

“Patjetër që mund të miratohet sepse kemi të bëjmë me një shtet demokratik. Nuk kemi të bëjmë me një shtet dhe me deputetë si Zegjine apo Sara Mila që mund t’i komandojë kryeministri. Nuk diskutohet që do marrin fakte dhe prova dhe kohën e mjaftueshme, por unë mendoj që faktet dhe provat janë të dukshme tashmë. Të mos harrojmë, marrim rastin e Zvërnecit. A ka provë më të madhe për mënyrën se si ka bashkëpunuar qeveria shqiptare me krimin e organizuar? Unë po i zbuloj dy emra të politikës dhe të qeverisë shqiptare që kanë marrë pjesë në Aruba.

Bëhet fjalë për Damian Gjiknurin dhe për Engjëll Agaçin, të cilët kanë qenë pjesë e një marrëveshjeje të krimit për mënyrën si do investohet në Shqipëri. Është informacion i saktë, SPAK-u e ka por nuk e heton. Pra këtu kemi të bëjmë me dy anëtarë të qeverisë të shkuar me porosi të kryeministrit për mënyrën se si do financohej krimi i organizuar. Dhe nga informacioni që unë kam, bëhet fjalë që një ndër personat që kanë qenë në mbledhje ka qenë agjenti i DEA-s amerikane që e ka përgjuar komplet këtë mbledhje, mënyrën se si do investohet në Shqipëri, dhe sot ne kemi një hetim edhe në Prokurorinë e Posaçme që janë zhdukur fare këto emra. Unë informacionin e kam të saktë sepse e kam marrë nga persona që kanë qenë atje, pra që ndodhen në kërkim tashmë.

Agjenti i DEA-s ka qenë i infiltruar në takim. Ka qenë në takim se është ftuar si pjesë e një grupi kriminal. Dhe dihet komplet, është përgjuar komplet se çfarë është folur, çfarë është diskutuar dhe një ndër personat që ndodhet tashmë në kërkim më ka kontaktuar dhe më ka dhënë dy emrat të cilët janë fshehur nga Prokuroria e Posaçme. Në qoftë se ne do kontrollojmë vendimet e masave, janë hequr dhe ndoshta mos është kjo ajo lloj marrëveshjeje që është duke u bërë që prokurorëve të posaçëm t’u zgjatet mandati?

Kjo do parë sepse këtu nuk mund të bëhet shkëmbim me fatet e një vendi dhe nuk mundet të jenë padronë disa prokurorë të një institucioni i cili mund të kthehet në abuzim më pas. Edhe unë kur të dalin informacionet e sakta jam përgjegjës dhe nuk e flas kot se po jap emra. Kështu që informacionin e kam shumë të saktë për këtë pjesë dhe a ka vend të rrijë që Shqipëria të ketë përfaqësues në një organizim që bën krimin e organizuar në një vend tjetër? Dhe normalisht për këtë mendoj dhe shumë prova të tjera janë dokumentuar nga Shtetet e Bashkuara se kemi të bëjmë me shërbime.

Nuk kemi të bëjmë si shërbim ynë informativ që s’di ku ka anëtarët e vet. Kështu që ne kemi një organizim të cilin shikojmë në ditët në vijim që do kemi rezultate pozitive në krijimin e atij propozimi që ka bërë kongresmeni. Kështu ju vlerësojmë që të bëhet diçka edhe për vendin tonë me këtë reagim që është bërë në Shtetet e Bashkuara. Sepse nuk kemi më një qeveri e cila ka favorizuar krimin e organizuar, por kemi një qeveri e cila merr pjesë në mbledhje me krimin e organizuar që ka kaluar stadet dhe kjo është e rëndë.

Edhe në qoftë se ata e kanë thënë “zyrtarë të lartë”, a ka detyrimin moral kryeministri të dalë e të thotë kush kanë qenë këta si zyrtarët e lartë? A ka detyrimin moral SPAK-u të sqarojë publikun? E ka, po pse nuk del? Si gjithmonë favorizohet. Të mos harrojmë që edhe para disa kohësh u publikua në media që një nënë që kishte bërë kallëzim për vrasjen e djalit të vet në Durrës kërkonte herë pas here që të vijonin hetimet dhe kishte arritur prokurori — sipas dëshmitarëve prokurori Troplini kishte dalë edhe kishte spiunuar te grupet kriminale.

Pse nuk është pjesë e dosjes? Pra kështu i eliminojnë, si rasti konkret dhe rastet e tjera, dhe ky rast do eliminohet. Dhe pse i mbajnë të fshehura këto? Pse nuk ka hetim të gjithanshëm? Pse nuk është përpara përgjegjësisë Gjiknuri? Pse nuk është përpara përgjegjësisë Agaçi? Kështu që vlerësohet që kjo është e rëndë dhe mendoj që nuk i shpëton gjë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jo atlete të veshin kryeministrit, por dhe çizme.”