Ambasada amerikane në Tiranë me njoftim të rëndësishëm: Do anuIojmë vizat e atyre që bëjnë pjesë në këto kategori

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm këtë të enjte, duke bërë të ditur se do të anulohen vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Njoftimi vjen pak ditë pasi administrata amerikane njoftoi anulimin e më shumë se 175,000 vizave të shtetasve të huaj, për shkak të shkeljeve të kushteve të vizave, përfshirë raste të lidhura me aktivitetin kriminal dhe thirrjet për dhunë ndaj qytetarëve amerikanë.

“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare,” thuhet në njoftim.

Truprojat e Ramës përplasen me Arjan Konomin, gazetari përfundon në komìsariat

Një incìdent është raportuar sot në fshatin Vuno, ku gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është përfshirë në një përplasje me pjesëtarë të eskortës së kryeministrit Edi Rama. Pas incidentit, Konomi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Himarës.

Rasti është bërë publik nga kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili ka dhënë versionin e tij për dinamikën e ngjarjes.

Sipas Lapajt, konflikti ka nisur për shkak të automjeteve të eskortës së kryeministrit, të parkuara në qendër të Vunoit. Konomi, banor i zonës, mësohet se ka kundërshtuar mënyrën e parkimit, duke kërkuar që rregullat të zbatohen njësoj për qytetarët dhe zyrtarët, pavarësisht funksionit që mbajnë.

Debati, sipas pretendimeve të Lapajt, ka përshkallëzuar më pas në një përplasje fizike me pjesëtarë të eskortës. Ai pretendon se Konomi është larguar me forcë nga vendi dhe më pas është dërguar në komisariat.

“Z. Konomi ka shkuar dhe u ka kërkuar që të mbahet i njëjti standard edhe për zyrtarët e shtetit, pavarësisht funksionit. Ligjin së pari duhet ta zbatojë Kryeministri e mandej çdo qytetar”, shkruan Lapaj.

Duke reaguar për ngjarjen, Lapaj ka kritikuar ashpër sjelljen e eskortës së kryeministrit, duke e cilësuar të papranueshme mënyrën se si është trajtuar Konomi.

Ai ka ngritur gjithashtu akuza ndaj vetë kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar shoqërimin e gazetarit si arbitrar dhe duke kërkuar që ligji të zbatohet në mënyrë të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve.

Lapaj e ka përdorur rastin edhe për të ngritur shqetësimin mbi mënyrën se si mund të trajtohen qytetarët e tjerë në raste të ngjashme, duke argumentuar se nëse një personazh publik përballet me një situatë të tillë, shqetësimi është edhe më i madh për qytetarët pa zë publik.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fadriatik.lapaj%2Fposts%2Fpfbid0jNcX9cY12dggpgBqH89CL8Gcq6b2hP9i4GitsSq9wAopptopAzwu8159PVxA1k8Pl&show_text=true&width=500

Mësuese Esmeralda mbyll sytë në moshën 42-vjeçare, e reja lë pas dy djemtë dhe burrin, mbahet sot ceremonia mortore

Një lajm i trishtë ka tronditur zonën e Dimalit pasi është ndarë pabesisht nga jeta mësuesja e Matematikës në Gjimnazin “Muhamer Janina”, Esmeralda Samza në moshën 42-vjeçare. Lajmin e kobshëm e ka bërë me dije faqja zyrtare e Zyrës Vendore Arsimore të Dimalit, ku shkruhet se Dimali ëhstë zgjuar i tronditur nga lajmi i vdekjes së mësueses së re.

“Ndarja nga jeta e një mësueseje të re. Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta, në moshën vetëm 42-vjeçare, të mësueses së Matematikës në Gjimnazin “Muhamer Janina”, Esmeralda Samza. Një humbje e madhe për familjen, kolegët , nxënësit dhe gjithë komunitetin arsimor të ZVA Dimal . Një jetë e re e ndërprerë shumë herët, duke lënë pas kujtime, dashuri dhe mirënjohje te të gjithë ata që e njohën. Në këto momente të vështira, ZVA Dimal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, kolegët dhe nxënësit e saj. U prehsh në paqe, Esmeralda! Kujtimi dhe kontributi yt do të mbeten gjatë në zemrat e nxënësve dhe kolegëve” shkruhet në postimin e ndarë ditën e sotme në faqen e ZVA-së së Dimalit.

Sakaq, newsbomb.al mëson se ceremonia mortore për mësuese Esmeraldën do të zhvillohet mesditën e sotme na varrezat e Suelasit.

E ndjera mësohet se la pas një plagë të pashërueshme për të gjithë njerëzit që e njohën ndër vite e familjen e saj të vogël, dy djemtë Antonion dhe Rianin, si dhe bashkëshortin Arjan. Deri më tani rrethanat e vdekjes së mësueses së Dimalit mbeten të paqarta.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 21 Gusht 2026

Dashi

Dite shume e kontrastuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni mosmarrëveshje me partnerin dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur mire. Beqaret do realizojnë disa takime interesante, por nuk do jene ende gati për te marre vendime. Ne planin financiar çdo gjë do varet nga mënyra sesi ju do silleni me te ardhurat. Po shpenzuat pa kursim do keni vështirësi.

Demi
Tregohuni sa me te arsyeshëm sot ju te dashuruarit sepse vetëm ne këtë mënyrë do arrini t’i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet dhe do jeni me te qete. Beqaret do bëjnë mire t’i marrin gjerat me qetësi ne mënyrë qe te mos zhgënjime me vone. Financat do mbeten te paqëndrueshme gjithë kohës. Shmangni çdo lloj shpenzimi sepse përndryshe do keni probleme serioze.

Binjaket
Asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj ne çift prandaj çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Tregohuni me te kuptueshëm dhe me tolerante nëse doni qe gjithçka te shkoje mire. Beqaret do afrohen edhe me tepër me një person qe ka kohe qe i josh.  Financat do vazhdojnë te mbeten te ekuilibruara ne çdo moment. Do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

Gaforrja
Bashkëpunim, humor i mire, përkujdesje reciproke. Marrëdhënia me partnerin do jete e shkëlqyer gjate gjithë kësaj dite. Shfrytëzojeni çdo moment sikur te ishte i fundit. Beqaret do jene me te rezervuar dhe do ngurrojnë te hedhin hapa. Ne planin financiar do jeni objektive dhe do i kuptoni edhe gabimet e bëra me pare. Me ne fund do merrni masat e duhura.

Luani
Mos e provokoni për asnjë moment partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe do e prishni gjithë ambientin qe ishte krijuar. Beqaret do gjendjen përballë disa dilemave te vështira dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Financat do vazhdojnë te mbeten ende delikate. Vetëm ndihma e ndonjë te afërmi me te ardhura te mira mund t’iu nxjerre nga situata.

Virgjeresha
Ata qe janë ne një lidhje nuk do bien aspak dakord me personin qe kane ne krah dhe mosmarrëveshjet do jene ne njëpasnjëshme. Kujdes sepse po vazhduat kështu gjendja mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë ndryshime. Gjendja financiare fatmirësisht do jete goxha e qëndrueshme.

Peshorja
Do ëndërroni me shume nga sa duhet gjate kësaj jave dhe kjo mund te sjelle zhgënjime te mëdha për ju. Duhet me patjetër te riktheheni me këmbë ne toke. Beqaret do jene si adoleshente te cilët do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm te  përjetojnë emocione. Ne planin financiar mos e lini zgjidhjen e problemeve për nesër sepse do keni me shume vështirësi.

Akrepi
Dite goxha e trazuar dhe here pas here e mbushur me te papritura kjo e sotmja. Nuk do ndiheni aspak mire dhe ne disa çaste do preferoni te qëndroni vetëm. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica vetëm e vetëm qe ta bëjnë për vete personin qe kane pëlqyer. Ne planin financiar nuk do ketë probleme, megjithatë mire është te tregoheni te matur e te duruar ne çdo moment.
Shigjetari
Do ndiheni gjithë kohës te lumtur sot pranë atij qe dashuroni dhe do i shprehni me shume se kurrë ndjenjat. Beqaret nga ana tjetër do jene gjithë kohës ne lëvizje dhe neper takim, prandaj edhe mundësitë për te gjetur personin me te përshtatshëm do shtohen. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet delikate edhe sot. Ne asnjë mënyrë mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Bricjapi
Dite e tensionuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje te njëpasnjëshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni keq dhe here pas here te përhumbur. Beqaret mire është te mos gënjejnë vetëm për te krijuar një lidhje sepse me vone pasojat do jene te renda. Ne planin financiar do keni gjate gjithë ditës mbështetjen e planetëve dhe nuk pritet asnjë vështirësi.

Ujori
Dite e zymte dhe jo e mire kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni gjate gjithë kohës nen ankth dhe te stresuar. Shmangni me çdo kush marrjen e vendimeve sepse do gaboni. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim te veçante. Çështjet financiare do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato. Po treguat kujdes gjendja do filloje te përmirësohet.

Peshqit
Pritet te ndodhin gjera te jashtëzakonshme sot ne jetën tuaj ne çift dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do ndihen te përhumbur dhe nuk do përfitojnë dot as nga mundësitë e mira qe do iu jepen për takime. Nëse nuk doni qe financat te mbeten delikate duhet patjetër te pranoni një pune qe iu është propozuar sepse do keni fitime.

TRONDITËSE në Itali/  Shqiptari tenton të vr¤së bashkëshorten duke u hedhur me makinë në det, gruaja rrëfen TMERRlN: Më kapi nga qafa… (EMRI)

Një debat mes një çifti shqiptarësh në qytetin bregdetar të Katolikës në privincën e Riminit në Itali, përfundoi në një ngjarje të rëndë e cila po kosiderohet nga autoritetet italiane si tentativë femicidi. 46 vjeçari i identifikuar si Ismail Picari, u arrestua pasi dyshihet se me shpejtësi hodhi makinën në ujërat e kanalit të portit teksa në të ndodhej edhe bashkëshortja e tij 40 vjeçare.

Fatmirësisht falë ndërhyrjes së dy personave që panë skenën të dy prindërit e dy fëmijëve, mbijetuan. Ndërsa shqiptari u largua nga vendi i ngjarjes e cila u regjistrua të mërkurën e 19 gushit, dhe u arrestua më vonë.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, Volkswagen Golf që drejtohej nga Picari përshpejtoi drejt bregut të kanalit dhe përfundoi në ujë, në sy të kalimtarëve, turistëve dhe peshkatarëve që ndodheshin në zonë. Dy prej tyre panë gjithçka dhe u hodhën menjëherë në ujë për të ndihmuar çiftin. Dëshmitarët kanë treguar se në ato momente u hap bagazhi i makinës, duke krijuar mundësinë që gruaja të dilte nga automjeti që po fundosej. Hetimet dëshmuan se 40 vjeçarja nuk dinte not, por megjithatë e hapi bagazhin duke e goditur vazdhimisht deri sa mekanizmi u lirua, duke arritur të shpëtojë.

Të gjitha provat e mbledhura deri më tani, kanë ngritur dyshimet për një tentativë vrasjeje, sipas dëshmisë së gruas bashkëshorti i saj kishte tentuar ta mbyste. “Në ujë ndjeva duart e tij në qafë”, ka rrëfyer ajo, duke shtuar se më pas bashkëshorti u largua, duke e lënë vetëm.

Mediat italiane raportojnë se hetimet kanë zbuluar edhe histori të mëparshme dhunë, vetëm dy ditë para ngjarjes më 17 gusht, 46 vjeçari ishte arrestuar pasi dyshohet se kishte dhunuar bashkëshorten, të lajmëruar nga familjarët në ndërhynë autoritetet italiane, teksa ishte i prangosur, shqiptari i kishte kërcënuar bashkëshorten e tij “Do të të vras, do të të qëlloj! Sot po më arrestojnë, por sapo të dal do të vij të të gjej.”

Sipas rindërtimit të hetuesve, para se të shkonin në port, Picari i kishte kërkuar bashkëshortes ta shoqëronte në bankë për të ndarë llogaritë e përbashkëta. Më pas mes tyre kishte nisur një debat, i cili, sipas dyshimeve të hetuesve, përfundoi me makinën që u hodh në kanal. Vajza e çiftit deklaoi se i ati e kishte dhunuar prej kohësh të ëmën dhe se kishte qenë ajo vet që e lokalizoi makinën e tij në port duke shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjeti të ëmën në duart e ekipit të emergjencës. Po ashtu edhe banorë të zonës kanë deklaruar se 46 vjeçari ishte i dhunshëm. Picari ka edhe precedentë të tjerë penalë, mes tyre për rezistencë ndaj policisë, dehje në vende publike dhe armë të ftohta. Karabinierët, pasi kontrolluan banesën e çiftit, gjetën shenja që, sipas tyre, tregonin se aty kishte ndodhur së fundmi një konflikt i dhunshëm.

“Dënimi për Ballukun mund të shkojë deri në 36 vite burg”- Gazetari: Paratë e vjedhura janë transferuar jashtë! Koha që Rama të thirret nga drejtësia

Gazetari Poli Hoxha ka analizuar zhvillimet e fundit rreth hetimeve të SPAK-ut ndaj zyrtarëve të lartë, duke u ndalur veçanërisht te dosja e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe implikimi i mundshëm i kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në News24, Hoxha theksoi se akuza fillestare për pabarazi në tendera ishte vetëm maja e ajsbergut për të çmontuar të gjithë “rrjetën e merimangës”.

Sipas tij, përveç akuzave shtesë për lotet e rrugëve, SPAK e ka zgjeruar hetimin për korrupsion, pastrim parash dhe organizatë kriminale. Gazetari u shpreh se nëse mblidhen të gjitha akuzat e ngritura nga prokurorët e posaçëm, dënimi për Ballukun mund të shkojë deri në 36 vite burg.

Më tej, Poli Hoxha zbuloi se dosja përmban një numër të madh letër-porosish ndërkombëtare për të gjurmuar lëvizjet financiare dhe tjetërsimin e parave të vjedhura në prona e llogari bankare jashtë vendit.

Ai nënvizoi se linjat e shumë hetimeve çojnë në mënyrë të natyrshme te kryeministri Edi Rama, emri i të cilit, sipas tij, del në shumë dokumente. Hoxha deklaroi se ka ardhur koha që Rama të thirret zyrtarisht në SPAK për të dhënë shpjegime, pavarësisht rezistencës dhe përpjekjeve politike për të penguar e bllokuar procedurat e drejtësisë.

Mjekët i dhanë afat vetëm dy javë për të jetuar – 19 vjeçari martohet në spitaI dhe 5 muaj më vonë ka ende “dëshira për të plotësuar”

Pasi u kthye në shtëpi nga spitali, Charlie Lockut iu tha se i kishin mbetur edhe dy javë jetë – por pesë muaj më vonë, ai ende gjen “dëshirat e tij të fundit” për të përmbushur.

Ai jo vetëm që ka luftuar me një kancer agresiv dhe të rrallë terminal të trurit, por ka luftuar edhe për të rifituar lëvizjen në trupin e tij pas krizave shkatërruese që e lanë në koma, shkaktuar nga ndërhyrjet mjekësore.

Pavarësisht gjendjes shëndetësore, ai është martuar me të dashurën e fëmijërisë, ka udhëtuar për në Norvegji dhe ka realizuar një “ëndërr të përjetshme” për t’i bërë një pyetje Sir Tim Berners-Lee-t se si e krijoi World Wide Web-in.

19 vjeçari dëshiron ta kalojë kohë me gruan e tij të re në krahë, për të përmbushue prwmtimin e një hedhjeje me parashutë.

“Isha i mërzitur që e kisha thyer premtimin që i kisha dhënë Judy-t se do të isha me të përgjithmonë”, tha ai.

“Kam ndërmend të kaloj çdo sekondë që më ka mbetur duke thithur ajër me të dhe familjen time.

“Ky ishte, dhe është, betimi im.”

Martesa me të dashurën time ishte ‘dita më e mirë e jetës sime’, thotë një adoleshent me kancer, nga Merthyr Tydfil, po shijonte vitin e tij të parë duke studiuar sigurinë kibernetike në Universitetin e Gloucester, pasi kishte arritur katër nota A-level dhe kishte siguruar një bursë prestigjioze.

Meqenëse ai ka autizëm, të jetosh i pavarur përkrah të dashurës së tij Judy ishte një moment i rëndësishëm.

“E vetmja gjë për të cilën shqetësohesha ishte se çfarë kishte në frigorifer,” tha ai.

Pastaj erdhën dhimbjet e kokës dhe të vjellat.

Nëna e tij, Cerys Lock, kujton që ai përshkroi një “ndjesi të afërt fatkeqësie” që nuk mund ta shpjegonte.
Në nëntor, ai u dërgua me urgjencë në spital pasi u rrëzua në urgjencë.

Skanimet zbuluan një tumor të diagnostikuar më vonë si glioblastomë e gradës së katërt – një kancer agresiv i trurit që familja thotë se mjekët rrallë e hasin në dikë në moshën e Charlie-t.

“Personi që bëri skanimin shikoi çarçafin dhe u zbardh si çarçaf”, kujtoi Çarli.
“Shikimi që më hodhi ishte një vështrim tmerri i pastër. Ishte sikur kishte parë një fantazmë.”

Ishte një lajm që asnjë nënë nuk e pret për djalin e saj adoleshent.

“Ajo ditë ishte shkatërruese,” tha Cerys. “Absolutisht shkatërruese.”

Djali iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, radioterapisë dhe kimioterapisë, por gjendja e tij vazhdoi të përkeqësohej.

Pastaj, më 13 shkurt, ai pësoi rreth 10 kriza dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku u vendos në një komë të shkaktuar nga ndërhyrjet mjekësore.

“Fjalët e konsulentit ishin ‘nuk ka asnjë mënyrë që ai të zgjohet nga kjo’,” tha Cerys.
“Merrni me mend çfarë? Ai u zgjua.”

Brenda pak orësh, Charlie ishte zgjuar dhe po përpiqej të ngrihej nga shtrati.
Cerys qeshi ndërsa kujtoi çfarë ndodhi më pas.

“Doktori e tërhoqi perden dhe u ul aty në dorë”, thotë ajo.

Ai tha ‘në të gjitha vitet e mia që kam punuar në ITU, nuk kam parë kurrë një pacient si në këtë rast duke ngrënë një McDonald’s të plotë’.

Vetëm dy javë më vonë, më 16 mars, çifti u martua.

“Unë jam një i mbijetuar,” thotë adoleshenti.

“Ka pasur shumë raste kur nga mjekët më është thënë disa herë se do të vdisja shumë shpejt”, tha Çarli.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të më duhej të përballesha me këtë kaq herët. Do të doja ta kisha zbuluar pasi të kisha pasur mundësinë të jetoja një jetë.”

“Krijimi i një familjeje ishte diçka që e kishim dëshiruar gjithmonë,” tha partnerja e tij, Judy.

Ngjarje e rëndë në Greqi/ 49 – vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në kanalin e Korìnthit

Trupi i gruas që u gjet duke lundruar në Istmin e Korinthit është identifikuar. Sipas mediave greke bëhet fjalë për një 49 vjeçare me origjinë shqiptare

Autoritetet kompetente po hetojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Autoritetet u njoftuan për trupin e një gruaje që u gjet duke lundruar në kanalin e Korinthit , pak pas orës 8 të mëngjesit të mërkurën, më 15 korrik.

Sipas një deklarate zyrtare – trupi u nxor nga një varkë private me oficerë të Rojës Bregdetare në bord.

Gruaja u mor më pas nga një ambulancë e EKAB dhe u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit.

Sipas informacioneve, trupi i gruas u identifikua nga një i afërm. Siç rezultoi, ajo është një grua 49-vjeçare me shtetësi greke dhe origjinë nga Shqipëria.

Autoritetet kompetente po hetojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. /MAPO.al/

Endri Haxhiu, krahu i djathtë i ministrit të Turizmit BIendi Gonxhe, në tavoIinë me Bekim Bulicën e “Principotes” ku u vra turisti portugez

Pamfleti publikon fotografinë ku drejtuesi i IKTK-së shfaqet në shoqërinë e pronarit të resortit “Principotes” në Ksamil. Pas vrasjes së turistit portugez 20-vjeçar, Endri Haxhiu dhe ministri Gonxhe duhet të shpjegojnë natyrën e kësaj marrëdhënieje.

Vetëm pak orë pasi një turist portugez 20-vjeçar humbi jetën nga dhuna e ushtruar prej njerëzve të sigurisë së një resorti në Ksamil, Pamfleti publikon një fotografi që kërkon shpjegime nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës.

Në fotografinë e siguruar nga Pamfleti shfaqen Bekim Bulica(në rreth jeshil djathtas) dhe Endri Haxhiu(në rreth jeshil, majtas), drejtuesi i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe një prej njerëzve më të besuar të ministrit Blendi Gonxhe.

Dy personat ndodhen në të njëjtin ambient, në shoqërinë e disa burrave të tjerë. Pamja nuk dokumenton një takim zyrtar, një inspektim institucional apo një aktivitet publik. Ajo paraqet një qëndrim shoqëror, në një mjedis privat çlodhjeje.

Fotografia nuk provon vetë një marrëveshje kriminale. Ajo provon se zyrtari i lartë dhe Bekim Bulica kanë qëndruar në të njëjtën shoqëri. Për një qytetar të zakonshëm, një fotografi e tillë mund të përbënte vetëm një episod privat. Për Endri Haxhiun, ajo ngre pyetje që lidhen drejtpërdrejt me detyrën, kompetencat dhe vendimmarrjen e tij.

Bekim Bulica nuk është një emër i panjohur për drejtësinë dhe publikun. Pamfleti ka publikuar materiale për të që prej vitit 2025, duke dokumentuar të dhëna mbi arrestimin e tij në Francë, ekstradimin në Shqipëri për një çështje tentative vrasjeje dhe përfshirjen e emrit të tij në dosje të dhunës, armëve, trafikut dhe pastrimit të parave.

Pamfleti ka identifikuar “Principotes & Tulum Resto Lounge” në Ksamil si pikën kryesore të aktivitetit ekonomik të lidhur me rrethin e Bulicës. Subjekti rezulton i regjistruar përmes një shoqërie me kapital fillestar 100 lekë, ndërsa investimi real arrin përmasa që kërkojnë verifikim financiar dhe administrativ.

Institucionet nuk dhanë përgjigje kur Pamfleti publikoi këto të dhëna. SPAK nuk bëri publik ndonjë rezultat hetimor. Strukturat vendore nuk shpjeguan pronësinë reale, burimin e investimit, lejet, përdorimin e vijës bregdetare dhe kontrollin financiar mbi aktivitetin.

Më pas ndodhi vrasja e turistit portugez 20-vjeçar. Sipas të dhënave të deritanishme, në ngjarje u përfshinë njerëz të sigurisë së resortit. Hetimi duhet të përcaktojë përgjegjësinë individuale të autorëve, rolin e administratorëve dhe mënyrën se si subjekti rekrutonte e kontrollonte personelin e sigurisë.

Në këtë sfond, fotografia e Endri Haxhiut me Bekim Bulicën merr rëndësi publike.

Haxhiu nuk mban një funksion periferik. Ai drejton IKTK-në, institucionin që kontrollon ndërhyrjet mbi monumentet, projektet në zonat historike dhe procedurat që lidhen me një pjesë të zhvillimit turistik në territore të mbrojtura. Për shkak të pozicionit të tij, Haxhiu ka qasje në dokumente, vendimmarrje, këshilla teknikë dhe struktura që prekin interesa të mëdha ndërtimore e turistike.

Karriera e tij lidhet ngushtë me Blendi Gonxhen. Në fund të vitit 2018, pak pasi Gonxhe mori drejtimin e DPSHTRR-së, Haxhiu hyri në strukturat drejtuese të institucionit dhe më pas u emërua zëvendësdrejtor. Në korrik 2025 mori drejtimin e DPSHTRR-së. Kur Gonxhe kaloi në krye të Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës, Haxhiu u emërua drejtor i IKTK-së në nëntor 2025.

Haxhiu, me profesion ekonomist, mori drejtimin e institucionit që shteti e ka ngritur për mbrojtjen shkencore të trashëgimisë kulturore. Pamfleti ka numëruar në dokumentet e publikuara nga institucionet se, gjatë shtatë muajve të parë në këtë detyrë, ai firmosi akte për ndërhyrje në 114 monumente dhe dokumente që lidhen me 171 ndërtime në zona arkeologjike ose pranë pasurive kulturore.

Këto kompetenca e bëjnë marrëdhënien e tij me personazhe të skeduar nga drejtësia një çështje publike. Haxhiu duhet të shpjegojë kur dhe ku u realizua fotografia, kush e organizoi takimin, sa herë është takuar me Bulicën dhe çfarë marrëdhënieje ka me të.

Ai duhet të deklarojë nëse ka vizituar “Principotes” ose aktivitete të tjera të lidhura me rrethin familjar dhe ekonomik të Bulicës. Ministria duhet të publikojë nëse Haxhiu ka marrë pjesë në ndonjë procedurë, inspektim, shqyrtim dokumentesh apo vendimmarrje që ka prekur interesat e Bulicës ose personave të lidhur me të.

Blendi Gonxhe duhet të përgjigjet nëse e njihte këtë marrëdhënie. Ai duhet të sqarojë nëse Haxhiu e ka informuar për kontaktet me Bulicën dhe nëse ministria ka kontrolluar ndonjë konflikt të mundshëm interesi.

Fotografia nuk mund të trajtohet si çështje private për sa kohë njëri prej personave drejton një institucion shtetëror me kompetenca mbi prona, ndërtime, zona të mbrojtura dhe investime turistike, ndërsa tjetri lidhet me një biznes që rezulton i botës së krimit, i denoncuar për dyshime mbi burimin e parave, lejet dhe aktivitetin kriminal përreth tij.

Ngjarja ku humbi jetën turisti portugez tregoi se pas luksit të reklamuar në Ksamil funksiononte një strukturë sigurie që përdori dhunë me pasojë vdekjen. Hetimi nuk duhet të mjaftohet me arrestimin e autorëve materialë. Prokuroria duhet të verifikojë hierarkinë e resortit, personat që jepnin urdhra, pronarin real, burimin e financimit dhe lidhjet me zyrtarët publikë.

Edhe fotografia duhet të administrohet si pjesë e verifikimit. Ajo nuk përbën provë fajësie, por mund të ndihmojë hetuesit të përcaktojnë natyrën dhe kohëzgjatjen e kontakteve mes Haxhiut dhe Bulicës.

Pamfleti i kërkon Endri Haxhiut të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë: Çfarë marrëdhënieje ka me Bekim Bulicën?

Të njëjtën përgjigje duhet ta japë edhe Blendi Gonxhe. T’i lejë përrallat me “Fake news”. Ministri nuk mund ta paraqesë Haxhiun si administrator teknik kur ai e ka marrë pas vetes nga transporti rrugor dhe i ka dorëzuar drejtimin e institucionit kombëtar të trashëgimisë.

Shqiptarët kanë të drejtë të dinë nëse zyrtarët që administrojnë turizmin, kulturën dhe pasuritë kombëtare takohen privatisht me personazhe të skeduar nga drejtësia. Kanë gjithashtu të drejtë të dinë nëse këto kontakte kanë ndikuar mbi lejet, kontrollin shtetëror ose mbrojtjen që bizneset e tyre kanë marrë nga institucionet.

Pas vrasjes në Ksamil, heshtja nuk mjafton. Endri Haxhiu dhe Blendi Gonxhe duhet të përgjigjen me fakte, data dhe dokumente. /Pamfleti

Paralajmërimi i ri për karburantet/ Çmimi i naftës mund të arrijë deri në …

Çmimi i naftës mund të arrijë deri në 3 euro për litër në muajt e ardhshëm, nëse tensionet në Lindjen e Mesme dhe situata në Ngushticën e Hormuzit vìjojnë. Paralajmërimi vjen nga Michele Marsiglia, president i FederPetroli Italia, i cili e konsideron situatën shqetësuese.

Sipas tij, rritja nuk pritet të jetë e menjëhershme, por një skenar i tillë mund të materializohet brenda pak muajsh, nëse kriza nuk qetësohet.

Ndërkohë, nafta bruto Brent është ngjitur në rreth 92-93 dollarë për fuçi, ndërsa gazi tregtohet rreth 63 euro/MWh.

Rritja e çmimeve ka alarmuar edhe bizneset e vogla, të cilat thonë se kostot e karburantit po dëmtojnë fitimet. Organizatat e biznesit i kërkojnë qeverisë masa të tjera fiskale për të frenuar kostot.

Ndërkohë, Codacons kërkon që ulja e taksës të shtrihet edhe për benzinën, pasi çmimet e saj janë rritur ndjeshëm.

Sipas Observatorit mbi Llogaritë Publike Italiane, rritjet e çmimit të naftës bruto reflektohen shumë më shpejt te konsumatori sesa uljet, rreth dy të tretat e rritjes kalojnë në çmimin e pompës brenda tre ditësh.

Në Itali, benzina me vetëshërbim në autostrada kushton mesatarisht 2.178 euro/litër, ndërsa në rrjetin kombëtar 1.997 euro/litër. Nafta kushton mesatarisht 2.107 euro/litër.