E rëndë/ 41-vjeçari ekz, ekυtοhet ρara dy vajzave të tij, autorët e që ΙΙojnë 10 herë!

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar momentin e atentatit…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin, ku një 41-vjeçàr është ekzekutuar me armë zjarri në sy të dy vajzave të tij. Ngjarja ndodhi teksa Entesio Jesus dos Santos ndodhej në automjet së bashku me dy vajzat e tij dhe po largohej nga një pikë karburanti.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë dokumentuar momentin e atentatit. Sipas mediave të huaja, dy persona me motorë dhe helmeta afrohen pranë automjetit të 41-vjeçarit. Ata ndalojnë në krah të shoferit dhe hapin zjarr përmes dritares, duke e qëlluar viktimën rreth 10 herë. Pas të shtënave, njëra prej vajzave, e tmerruar nga ajo që kishte ndodhur, del nga makina dhe nis të largohet me vrap.

Megjithatë, pak sekonda më vonë ajo rikthehet te automjeti për të marrë motrën e saj, e cila kishte mbetur e paralizuar nga frika në sediljen e pasme. Autorët u larguan nga vendngjarja me motorë dhe deri tani nuk ka raportime për arrestimin e tyre. Policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa ende nuk është bërë i ditur motivi i vrasjes. Autoritetet po analizojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Përplasen dy makina në Voskopojë, plagosen dy pasagjere

Aksident në rrugën që të çon drejt Voskopojës. Mësohet se dy mjete janë aksidentuar me njëri-tjetrën në afërsi të fshatit Voskop.

Nga vendngjarja bëhet me dije se të plagosura kanë mbetur dy pasagjere, të cilat janë transportuar drejt spitalit të Korçës.

Mësohet se dy të lënduarat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton gazetarja Lorena Kodra.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe po bën zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb

Ηistoria e shqiρtares nga… Atë nαte që dëgjoυa kύnαtën nuk mund ta hαrroj ρërjetë…

Një vajzë ka zbuluar se gruaja e vëllait tradhëton këtë të fundit. Vajza thotë se tradhëtinë e ka zbuluar vetë një natë kur e ka zënë kunatën me një tjetër.

Kjo është historia e rrëfyer. “Jam shumë e mërzitur dhe kjo dilemë po më merr frymën. 

Jam një vajzë pukjane dhe kam një familje të mrekullueshme.

Kam një vëlla që s’ma ka kush, me punë të mirë dhe një shkollë që e ka mbaruar me gjitha rezultate maksimale.

Por në Tiranë u njoh me kunatën dhe u martuan. Ajo nuk i afrohet kërkund vëllait tim, por që të mos ja prishnim ne asnjëri në familje nuk dolëm kundër kësaj lidhjeje.

Vëllai ka 5 muaj që ka shkuar jashtë vendit për një tip masteri dhe nusja e tij jeton me ne këto muaj. Një natë dëgjova zhurma në oborr.

Thashë çfarë të ketë bërë vaki. Dal dhe kur dëgjoj kunatën duke folur në telefon me një djalë që e kishte emrin Miri.

Kjo i thoshte pa pikë turpi në shtëpinë tonë: O Mir qafsha mamin vetëm ty të dua, por m’ka zënë halli s’kam ç’të bëj…

Jam dridhur e tëra kur dëgjova këto gjëra. Atë e kemi pritur si vajzën e shtëpisë. Tani ndihem shumë keq.

Akoma u bënë 3 javë nuk kam folur me askënd për atë që kam zbuluar. Nuk di çfarë të bëj… Kam frikë se vëllai do të mendojë se po ja bëjmë kastile.

Ose ajo do të nisë të bëjë skena e mamin e babin i kam me tension e s’dua t’më sëmurën.

Më thoni ju lutem si të veproj. Ajo pa pikën e turpit flet e qesh me mua…kurse unë po vdes nga inati…”, shkruan ajo.

LAJM I FUNDIT/ Vlora Hyseni hyn në territorin shqiptar

Tashmë ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni mësohet se ka hyrë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Morinës.

Për Hysenin, SPAK ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ajo akuzohet për veprat penale “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Nxjerrje e sekretit shtetëror”.

Përpos Hysenit, SPAK ka kryer kontrolle edhe në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Ilir Proda. Hetimet ndaj tyre po kryhen në kuadër të dosjes së AKSHI-t.

Po për këtë dosje janë arrestuar edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

Pas bërjes publike të akuzave, kryeministri Rama e shkarkoi nga detyra Hysenin

Turqia “shkund” Egjeun/ Nis stërvitjen gjigante me 100 anije dhe 14 mijë ushtarë, rrìtet tensioni me Greqinë

Turqia ka nisur të dielën, më 20 shtator, stërvitjen e madhe ushtarake ndërdegore Denizkurdu-I/2026, e njohur si “Ujku i Detit”, në një kohë kur retorika mes Ankarasë dhe Athinës është ashpërsuar sërish, veçanërisht për çështjet e Detit Egje dhe statusit të ishujve grekë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, stërvitja do të zhvillohet deri më 25 shtator në Detin e Zi, Detin Marmara, Detin Egje dhe Mesdheun Lindor. Në të marrin pjesë rreth 100 anije, 50 avionë dhe 14 mijë efektivë, nga Marina, Forcat Tokësore, Forcat Ajrore dhe Roja Bregdetare turke.

Programi përfshin trajnime për gatishmërinë operacionale, ushtrime me municion të vërtetë dhe skenarë me nivel të lartë kompleksiteti. Megjithatë, bëhet fjalë për një stërvitje të planifikuar dhe jo për një mobilizim të papritur të shkaktuar nga një krizë e re me Greqinë. Po ashtu, shifra prej 100 anijesh i referohet totalit të mjeteve të angazhuara në të gjitha zonat ku zhvillohet stërvitja dhe nuk nënkupton se të gjitha këto anije janë vendosur në Detin Egje. Denizkurdu-I zhvillohet në kuadër të planifikimit ushtarak të Ankarasë dhe lidhet në komunikimin turk edhe me doktrinën e “Atdheut Blu”. Një tjetër stërvitje e përmasave të mëdha, Denizkurdu-II, u zhvillua në qershor, me pjesëmarrjen e 125 anijeve dhe 60 avionëve.

Fidan ashpërson retorikën ndaj Greqisë

Ajo që i jep rëndësi më të madhe politike stërvitjes së këtij viti është zhvillimi i saj në një moment kur tensionet verbale mes dy vendeve janë shtuar. Pak orë para nisjes së stërvitjes, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan foli për situatën në Egje dhe praninë ushtarake greke në ishujt e Egjeut Lindor. Fidan deklaroi se Forcat e Armatosura dhe Roja Bregdetare turke po i monitorojnë zhvillimet me vëmendje dhe shprehu shpresën se “askush nuk do të ndërmarrë ndonjë veprim të nxituar”. Ai paralajmëroi gjithashtu se, nëse ndërmerren lëvizje që Ankaraja i konsideron “aventureske”, “serioziteti dhe forca e këtij shteti është e njohur për të gjithë”. Fidan ka përsëritur edhe qëndrimin e Ankarasë se disa ishuj grekë duhet të jenë të çmilitarizuar. Më 16 shtator, ai e kishte cilësuar praninë ushtarake në disa prej tyre si “kërcënim” për Turqinë dhe kishte akuzuar Greqinë për shkelje të traktateve ndërkombëtare.

Deklaratat turke erdhën pas vizitës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Kastellorizo, Ro dhe Strongyli më 12 dhe 13 shtator. Gjatë vizitës në Ro dhe Strongyli, Mitsotakis vizitoi postat ushtarake, ndërsa në Kastellorizo u shfaq edhe në një anije patrullimi të Marinës Greke. Greqia i ka hedhur poshtë pretendimet turke lidhur me demilitarizimin e ishujve. Ministria e Jashtme greke deklaroi më 16 shtator se pretendimet e përsëritura të Ankarasë për demilitarizimin e ishujve grekë “nuk kanë bazë ligjore në të Drejtën Ndërkombëtare”. Athina argumenton se statusi i ishujve përcaktohet nga traktatet ndërkombëtare në fuqi dhe se Greqia ka të drejtë të marrë masat që i konsideron të nevojshme për mbrojtjen e territorit të saj.

Në këtë përplasje hyn edhe çështja e casus belli, pasi Asambleja Kombëtare e Turqisë ka miratuar një rezolutë që e konsideron zgjerimin e ujërave territoriale greke në Egje në 12 milje detare si arsye për përdorimin e forcës. Mitsotakis deklaroi më 17 shtator se Greqia nuk kërkon një “konkurrencë deklaratash” me Turqinë dhe e përshkroi praninë ushtarake greke në ishuj si masë mbrojtëse. “Ne nuk kërcënojmë askënd, por nuk pranojmë që askush të na kërcënojë”, tha ai.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm grek George Gerapetritis deklaroi më 19 shtator se për Athinën, çështja e përcaktimit të shelfit kontinental dhe Zonës Ekonomike Ekskluzive është e vetmja mosmarrëveshje me Turqinë që mund t’i nënshtrohet juridiksionit ndërkombëtar. Kështu, Denizkurdu-I/2026 po zhvillohet si një stërvitje e planifikuar ushtarake në disa dete, ndërsa paralelisht retorika politike mes Ankarasë dhe Athinës është ashpërsuar. Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar që ta lidhë stërvitjen me ndonjë operacion apo veprim të planifikuar ushtarak kundër Greqisë.

Vdekja e këngëtarit Giorgos Mazonakis/ Tre gabimet fatale, mjeku ngre pikëpyetje për pIazmaferezën: Elementët bazë mungonin në klinikë

Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka marrë vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e kësaj procedure dhe kushtet në të cilat ajo kryhet.

Dr. Allen P. Green, patolog klinik dhe drejtor i asociuar mjekësor në një qendër afereze në Kaliforni, i cili thotë se ka kryer më shumë se 500 procedura të heqjes së plazmës, ka reaguar për rastin në një artikull të publikuar në faqen e tij. Sipas tij, pas vdekjes së Mazonakis, pacientë dhe mjekë e kanë pyetur nëse procedura e plazmaferezës paraqet rrezik për jetën.

Duke iu referuar konkretisht klinikës private në Kolonaki ku ndodhi ngjarja, Green thekson se, nëse informacionet e raportuara konfirmohen nga hetimet dhe gjykatat, bëhet fjalë për mungesa që ai i konsideron thelbësore për një program të sigurt afereze.

Sipas mjekut amerikan, tre elementët kryesorë janë personeli i trajnuar posaçërisht për procedurën, pajisjet funksionale për përballimin e emergjencave dhe kriteret e qarta për ndërprerjen e menjëhershme të trajtimit.

Green bën gjithashtu një dallim mes procedurave të ndryshme që shpesh përmenden me termin e përgjithshëm “plazmaferezë”. Ai shpjegon se sistemi INUSpheresis, i përdorur në rastin e Mazonakis, është një formë e plazmaferezës me filtrim të dyfishtë, ku plazma ndahet nga qelizat e gjakut, kalon përmes një filtri të dytë dhe më pas i rikthehet pacientit.

Ndërsa në shkëmbimin terapeutik të plazmës, sipas tij, plazma hiqet dhe zëvendësohet me një solucion të freskët albumine. Green thekson se të dhënat shkencore specifike për INUSpheresis janë të kufizuara, duke iu referuar literaturës së publikuar deri tani.

Mjeku amerikan ngre pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si disa klinika mund të ofrojnë procedura të tilla, duke argumentuar se posedimi i një pajisjeje afereze nuk është i barabartë me specializimin në përdorimin e saj. Ai paralajmëron se trajnimi i stafit dhe përgatitja për emergjencat janë elementë vendimtarë.

Duke diskutuar shkaqet e mundshme të një incidenti fatal gjatë procedurës, Green përmend disa skenarë, mes tyre përdorimin e një solucioni të papërshtatshëm zëvendësues, mungesën e analizave laboratorike para trajtimit, pajisje të papërshtatshme ose mosreagimin ndaj shenjave paralajmëruese.

Një tjetër pikë që ai nënvizon është vendimi për të mos kryer procedurën kur pacienti paraqet simptoma të reja. Sipas Green, konfuzioni i papritur, vështirësia në të folur, një kollë e re, mbajtja e pashpjegueshme e lëngjeve apo vështirësia në ecje duhet të çojnë fillimisht në një vlerësim urgjent mjekësor dhe jo në vazhdimin automatik të trajtimit të planifikuar.

Megjithatë, Green thekson se fakti që një arrest kardiak ndodh gjatë një procedure nuk provon në vetvete se procedura e ka shkaktuar atë. Sipas tij, ajo që mund të përcaktojë nëse një incident kardiak përfundon fatalisht janë minutat e para dhe aftësia e ekipit për të identifikuar menjëherë problemin, për të ndërprerë procedurën, për të nisur reanimimin dhe për të aktivizuar shërbimet e urgjencës.

Në rastin e Mazonakis, autopsia, sipas informacionit të cituar në raportim, nuk kishte evidentuar një problem të zemrës. Shkaqet dhe përgjegjësitë konkrete për vdekjen e këngëtarit mbeten objekt i hetimeve dhe procedurave përkatëse.

Ndër rreziqet e mundshme gjatë procedurave të heqjes së plazmës, Green përmend uljen e kalciumit të jonizuar, e cila mund të ndikojë në përçueshmërinë kardiake, rënien e shpejtë të presionit të gjakut, veçanërisht te pacientët e dehidratuar ose ata që marrin barna antihipertensive, si dhe problemet që mund të lindin nëse alarmet e pajisjeve nuk hetohen menjëherë.

Sipas tij, siguria e procedurës nuk varet vetëm nga vetë teknologjia, por edhe nga personeli i trajnuar, kontrolli i pacientit përpara trajtimit, monitorimi gjatë procedurës dhe disponueshmëria e menjëhershme e medikamenteve, pajisjeve të emergjencës dhe shërbimeve të reanimimit

“Është studente ekselente, e birësuar nga një çift grek”/ Trondit avokati: Bleona Mata është gjallë

Ditën e sotme në emisionin “Breaking me Fiori Dardha” në Top News ishte në një lidhje avokati Alban Duraj, i cili dha disa detaje të reja për rastin e Bleona Matës.

Sipas tij, e ëma e Bleọnës i ka thënë se e bija ndodhet në një vendet e Bashkimit Europian. Ajo është një studente ekselente dhe është e birësuar nga një çift grek.

Avokati shton se zonja Bukurie nuk ka dhënë detaje të mëtejshme, por në momentin që do të takohet me Bleonën, nuk do t’a lërë me aq.

Fiori Dardha: Një tjetër rast shumë i dhimbshëm, delikat që ka mbajtur të mbërthyer për vite me radhë qytetarët shqiptarë. E kam fjalën për rastin e Bleona Matës. Ju jeni investuar te ky rast dhe të rejat e fundit janë surprizuese.

Alban Duraj: Po është e vërtetë dhe komunikimi që kam patur me zonjën Bukurie, pra ka qenë fund qershori ose fillim korriku, dhe ajo është shprehur se jemi shumë afër gjetjes së Bleona Matës. Kjo vjen për faktin sepse është investuar me shumën e të ardhurave që u mblodh nga qytetarët shqiptarë lidhur me një thirrje publike që u bë për të mbledhur para për këtë rast.

Zonja Bukurie, pjesën e konsiderueshme të kësaj vlere e ka marrë nga qytetarët shqiptarë si dhe ka vendosur një diferencë tjetër sepse nuk ishin të mjaftueshme paratë. Ajo ka kontaktuar një agjenci e cila merret me investigimin e njerëzve të humbur. Ajo ka thënë se Bleona është në një nga vendet e Bashkimit Europian. Pra kanë arritur që t’a identifikojnë se ku ndodhet. Është studente, madje e shkëlqyer, ekselente dhe është e birësuar nga një çift grek. Kaq më tha për momentin.

Fiori Dardha: Le të shpresojmë që të kemi një takim

Alban Duraj: Më siguroi që në momentin që do takohet me Bleonën, nuk do t’a lërë me kaq. Sepse të gjithë personat që kanë ndihmuar në zhdukjen e Bleonës apo ata zyrtarë që kanë vepruar apo nuk kanë vepruar për zbulimin e saj, ajo nuk do ta lërë. Ata do të mbajnë një përgjegjësi penale dhe do t’u drejtohemi Prokurorisë së Posaçme në mënyrë që të hetojë këtë çështje.

Mori celularin e mamit, “i bie taυani mbi kokë” kur sheh mesazhet që s’i priste kurrë

Lisa Wagstaff,zbuloi surprizën më të hi dhur të jetës.Një ditë,ajo vendosi të kontrollonte llogarinë në Facebook të nënës,

pasi ajo kishte fjalëkalimin e saj dhe zbuloi se ajo kishte thënë “I love you” një djali që dukej shumë më i ri se ajo.

Por gjëja e pakëndshme erdhi më vonë, kur e kuptoi se dashnori mi stik i nënës së saj ishte burri i saj me emrin Sam,i cili ishte përgjigjur me të njëjtën frazë romantike.

“U ndjeva e tme rru ar kur pashë mesazhet mes nënës sime dhe të dashurit tim.

Ata kishin pasur një aventurë pas meje për disa muaj.Mami kishte dërguar edhe fotografitë e saj te Sami”,tha ajo.

Lisa u largua duke marrë fëmijët e saj.

Ajo gjithashtu tha se, aktualisht,ish-i i saj Sam dhe nëna e saj,Angie,vazhdojnë të jetojnë së bashku dhe nuk kanë tentuar të kontaktojnë për të ditur për familjen.Foto:

Mashtrimi me certifikatën e COVID, Granit Xhaka pezuIIohet nga kombëtarja e Zvicrës

Granit Xhaka nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Murat Yakin për ndeshjet e ardhshme të Zvicrës në Ligën e Kombeve, pas raportimeve për certifikata të falsifikuara të COVID-19.

Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ka njoftuar se Xhaka nuk do t’i bashkohet grumbullimit të radhës të Kombëtares, pas një diskutimi mes kapitenit dhe drejtuesve të federatës.

“Pas deklaratës së tij personale lidhur me statusin e vaksinimit, Granit Xhaka nuk do të marrë pjesë në grumbullimin e ardhshëm të Kombëtares së meshkujve. Ky vendim u mor bashkërisht gjatë një diskutimi mes Xhakës dhe drejtuesve të SFV-së”, thuhet në njoftim.

Presidenti i SFV-së, Peter Knabel, bëri të ditur se Xhaka i ka informuar drejtuesit për çështjen dhe ka vendosur të flasë publikisht për të.

“Granit Xhaka na informoi mbrëmë për faktet e çështjes dhe në të njëjtën kohë na tregoi se do ta trajtojë publikisht këtë çështje dhe do të marrë përgjegjësinë”, tha ai.

“E mirëpresim faktin që Graniti po ndërmerr këtë hap dhe po e trajton çështjen. Në të njëjtën kohë, kemi arritur së bashku në përfundimin se është në interesin e ekipit që këtë ndeshje ta luajmë pa të. Për ne, prioriteti tani është të rikthejmë qetësinë në këtë situatë dhe të përqendrohemi plotësisht te ekipi dhe ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve të UEFA-s”.

Zyra e prokurorit publik të Lucernës po heton Granit Xhakën dhe një mjek nën dyshimin për posedim të një certifikate të falsifikuar Covid. Disa ditë më vonë, kapiteni i ekipit kombëtar pranoi se kishte marrë një certifikatë të falsifikuar vaksinimi.

“Personalisht isha shumë i shqetësuar në lidhje me vaksinën kundër COVID. Ndjeva mosbesim të thellë ndaj vaksinës dhe u mundova nga frika dhe pasiguria.Në këtë gjendje të ngarkuar emocionalisht, mora një certifikatë vaksinimi në vend që t’i sqaroja pyetjet e mia të hapura përmes kanaleve të duhura.”, tha Xhaka.

Kombëtarja e Zvicrës është grumbulluar në Belek të Turqisë, ku do të përgatitet deri të premten për dy ndeshjet e ardhshme si mysafire ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Skocisë.

Më 3 dhe 6 tetor, Zvicra do të përballet me Slloveninë dhe Maqedoninë e Veriut në Lucernë.

“Pasi të përfundojë kjo periudhë e ndeshjeve ndërkombëtare, do ta rivlerësojmë situatën së bashku me Granitin dhe do të diskutojmë se si të vazhdojmë më tej”.

(Emri) Artisti i njohur që prìtet ti bashkohet konkurrentëve të Big Brother VIP Albania 6

Teksa kanë nisur diskutimet për personazhet që mund të bëhen pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”, një tjetër emër i njohur i skenës shqiptare ka lënë të hapur mundësinë për t’u futur në shtëpinë më të famshme në vend.

Bëhet fjalë për kantautorin dhe kompozitorin Algert Sala, i cili, i pyetur drejtpërdrejt për një pjesëmarrje të mundshme në reality show, nuk e ka përjashtuar këtë mundësi.

I ftuar në emisionin “Lancio” në Top Albania Radio, Sala foli për karrierën, projektet e tij muzikore dhe imazhin që publiku ka krijuar për të ndër vite. Përveçse këngëtar, ai njihet edhe si autor tekstesh dhe kompozitor për artistë të tjerë.

Kur u pyet nëse do ta pranonte një ftesë për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”, përgjigjja e tij ishte e qartë:

“Po, pse jo? Zakonisht njerëzit më njohin shumë serioz dhe më të rafinuar në atë që unë bëj, por nuk jam dhe aq”, u shpreh Sala.

Deklarata ka ngritur menjëherë pikëpyetje nëse emri i tij mund të jetë mes atyre që po konsiderohen për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni dhe as nga vetë artisti se ka marrë një ftesë konkrete.

Algert Sala tregoi gjithashtu se një pjesëmarrje e mundshme në format mund t’i jepte publikut mundësinë ta njihte përtej profilit serioz që ka krijuar përmes muzikës.

I pyetur nëse brenda shtëpisë do të përfshihej në debate dhe përplasje me banorët e tjerë, ai u shpreh se nuk e sheh veten në këtë rol.

“Jo. Ka mënyra të tjera, ha kokoshka dhe dëgjoj, pse jo…”, tha artisti.

Për momentin, Algert Sala mbetet një emër i mundshëm dhe jo një konkurrent i konfirmuar i “Big Brother VIP Albania 6”. Nëse deklarata e tij do të pasohet nga një ftesë konkrete për të hyrë në shtëpi, pritet të mësohet më afër nisjes së sezonit të ri.