“Si ta gënjej B URRlN ρër të dαΙ sot me tγ?”, DjaIin e zë hαIIi me dashη oren e ‘FlKSUAR’

Një djalë të ri nga shqiptar, i cili jeton në New York e ka zënë ha.IIi me një vajzë, e cila ishte fillimisht e das;hura e tij,

por që më pas nuk i nd.ahet për qa;m.et, edhe pse djalit tregon se ka provuar çdo metodë për ta mbajtur larg.

Ai ka bërë me dije se vajza me të cilën është në një ma;r..rë.dhë.nie prej dy vitesh, është disa vite më e madhe se ai.

Ajo është 29 ndërsa unë jam 22 vjeç. Jemi njohur para dy vitesh.

Ajo ishte 27. Ishte e mirë, nuk e kisha pr.obIe.m që ishte më e madhe”, – tregon djali.

Ai bën me dije se pas një viti ka marrë vesh që e das;hura e tij ishte një grua e mar;tuar, e madje kishte edhe dy djem.

22-vjeçari shprehet se i ka kërkuar asaj që të nd;.ahen, por ajo nuk pranon dhe n.gul këmbë që b;urrin e vet nuk e do, por duhet të rrijë me të për hir të kaIamajve.

“Putin suImon në fund të vjeshtës”/ Europa në ALARM: Ja vendet që do goditen

Kryeministri polak Donald Tusk pret rritje të sulmeve ruse ndaj Ukrainës dhe mbështetësve të saj në javët e ardhshme. Sipas raporteve të inteligjencës, mund të ketë sulme aksidentale me dronë dhe raketa ndaj vendeve që mbështesin Ukrainën, përfshirë Poloninë. Tusk e bëri këtë deklaratë në parlamentin polak në Varshavë, siç raportohet nga agjencia e lajmeve PAP.

“Ekziston një rrezik real që dronët ose predhat e tjera të mund të depërtojnë në territorin e një ose më shumë vendeve në krahun lindor të NATO-s dhe madje të shkaktojnë dëme”, tha Tusk. Narrativa zyrtare ruse do të jetë atëherë se ishte një aksident dhe nuk ka arsye për një reagim nga aleanca.

Kryeministri polak shprehu shqetësim të veçantë në lidhje me përdorimin në rritje të dronëve me motor reaktiv. Këta fluturojnë më lart dhe më shpejt se modelet e mëparshme dhe për këtë arsye janë më të vështirë për t’u zbuluar nga mbrojtja ajrore. Tusk shpjegoi se paralajmërimet e tij bazoheshin në të dhëna nga agjencitë polake, ukrainase, amerikane dhe të NATO-s.

Sipas të gjitha burimeve, fundi i vjeshtës dhe dimri pritet të sjellin “momentin më kritik në luftën aktuale ruso-ukrainase”, tha Tusk. Më herët atë mëngjes, dronët rusë sulmuan pranë pikës kufitare ukrainase me Poloninë në Yahodyn. Kjo shkaktoi sirena bastisjeje ajrore edhe në anën polake; avionë luftarakë u ngritën në ajër.
Sakaq Kryeministri sllovak Robert Fico paralajmëroi për një konflikt të mundshëm të NATO-s me Rusinë. Fico, i cili ka ruajtur marrëdhënie të ngrohta me Rusinë, tha se një inkursion me dron mund të çonte në aktivizimin e klauzolës së mbrojtjes së përbashkët të NATO-s dhe se ai donte të parandalonte që Sllovakia të bëhej pjesë e një konflikti të armatosur. Të njëjtin problem shfaqi edhe Presidenti Frances, Emmanuel Macron, i cili foli për sulmet hibride ruse.

“Nuk po e ekzagjeroj; kam frikë nga lufta dhe dua të flas për të me seriozitet të plotë. Ajo që po ndodh sot në Evropë, ajo që dëgjojmë dhe shohim sot, është se konflikti ushtarak në Ukrainë ka dalë jashtë kontrollit; rregullat e operacioneve ushtarake kanë pushuar së zbatuari. Kanë nisur sulmet ndaj infrastrukturës civile. Mendoj se do të jemi dëshmitarë të operacioneve të mëdha ushtarake në territorin ukrainas, por ajo që më frikëson më së shumti? Është forca e retorikës së luftës që vjen nga Evropa. Situata nuk ka qenë kurrë kaq serioze dhe e tensionuar. Për sa i përket mundësisë së një konflikti ushtarak mbarë evropian unë nuk dua që Sllovakia të përfshihet në ndonjë konflikt ushtarak për shkak të Nenit 5”, tha Robert Fico, kryeministri i Sllovakisë.

“Dua të theksoj se natyra e agresionit rus dhe kërcënimeve të tij në Evropë po ndryshon. Sulmi me dron ndaj një treni pasagjerësh që vinte nga Kievi pak ditë më parë; sulmi apo tentativa për sulm në aeroportin e Lajpcigut, i cili dështoi dhe që shërbimet gjermane ia atribuojnë GRU-së lëshimi i një fishekzjarre sinjalizuese pranë një fregate daneze, shkeljet e hapësirës ajrore të disa vendeve evropiane dhe shtimi i veprimeve armiqësore në shumicën e vendeve tona”, u shpreh Emmanuel Macron, president i Francës.

Macroni, qeveria e të cilit përballet me protesta dhe presion në rritje për shkak të çmimeve të larta të karburantit, po zhvillonte një takim me krerët e partive të ndryshme politike të përfaqësuara në parlament, për të diskutuar mbi krizat në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, si dhe pasojat e tyre në tregun e energjisë.

LAJMI I FUNDIT/ Mungon Broja dhe Bajrami! Lista zyrtare e Kombëtares, surprìza dhe risi te kuqezinjtë nga Maran

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin e saj të ri në kompeticionin UEFA Nations League, me katër ndeshjet e para ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, me të cilën do të përballet në dy takime.

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka publikuar listën me 29 lojtarët e grumbulluar për këto sfida. Në listë bëjnë pjesë edhe dy emra që marrin ftesën e parë me Kombëtaren, mesfushori i Hearts, Sabah Kerjota dhe mbrojtësi i Union Brescia, Samuele Sina.

Ndërkohë, në skuadër rikthehen pas mungesave për shkak të dëmtimeve Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Në listë është edhe portieri Etrit Berisha, i cili rikthehet të jetë pjesë e grupit të Kombëtares.

Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Klisman Cake, Samuele Sina, Mario Mitaj, Naser Aliji, Stavro Pilo, Elseid Hysaj dhe Ivan Balliu.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Luis Hasa, Adrion Pajaziti, Arbër Hoxha, Taulant Seferi, Anis Mehmeti, Ernest Muçi dhe Sabah Kerjota.

Sulmues: Rey Manaj, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi.

Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht grumbullimin ditën e hënë, më 21 shtator, ku do të stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”. Biletat për dy ndeshjet ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos mund t’i blini online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

“Klienti specifik”/ Lala: Si fshihej emri i Ballukut në dosjen e vilës Iuksoze në Palasë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, gazetarja Klodiana Lala, ka zbërthyer se si u zbulua vila luksoze në Palasë, e cila dyshohet se është pasuri e fshehur e Ballukut.

Gjatë fjalës së saj, gazetarja Lala shpjegoi zanafillën e kontrolleve të SPAK-ut në jug të vendit dhe në studiot e arkitekturës.

“Nëse ju kujtohet, ne kemi raportuar në fund të muajit korrik dhe në ditët e para të muajit gusht në lidhje me disa kontrolle që Prokuroria e Posaçme ishte duke kryer në zonën e Palasës, por po ashtu edhe në disa zyra të arkitektëve të ndryshme dhe të shoqërive të ndryshme në vend, pasi kishte dyshime të forta se një tjetër vilë luksoze ishte pasuri e fshehur e zonjës Balluku, e cila tashmë është ish-zëvendëskryeministre dhe ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë,” u shpreh Lala.

Sipas gazetares, prova kryesore që e lidh ish-numrin dy të qeverisë me këtë pasuri luksoze është një e-mail i dërguar direkt në adresën e saj personale nga arkitekti Alban Eftimi.

“Prova më e fortë që e lidh këtë pasuri me Belinda Ballukun është pikërisht një email që arkitekti Alban Eftimi Atelier 4 dërgon në adresën personale të zonjës Balluku. Në këtë email të cilin News24 e ka publikuar më herët, ai i shpjegon zonjës Balluku se si do të dukej vila të nesërmen. Materialet e shtrenjta që duhet të përdoreshin, do të ishte me komoditet pa diskutim. I referohej një hoteli shumë luksoz në Greqi… Krahas këtij emaili dërgohet edhe një dokument me 11 faqe ku është komplet dizajnimi i vilës luksoze, mënyra se si kjo vila do dukej në përfundim,” deklaroi gazetarja.

Lala zbardhi gjithashtu skemën e financimit të ndërtimit dhe arredimit të vilës, ku përfshihen emra si Arbër Abazi apo edhe Igli Tare.

“Kjo vilë sipas të dhënave të SPAK në pjesën e parë, pra deri në karabinë, është paguar sipas prokurorëve të posaçëm nga Igli Tare, ish-futbollist, dhe më pas të gjitha shpenzimet për ndërtimin e mëtejshëm dhe arredimin e vilës janë marrë përsipër nga Arbër Abazi. Abazi është një biznesmen i cili zotëron kompaninë Alco Impex General Construction, kompani e cila ka marrë shumë tendera pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në kohën që ky institucion drejtohej nga zonja Balluku,” tha Lala.

Ajo shtoi se financimi i punimeve dyshohet se është bërë në këmbim të favoreve me tenderat publikë:

“Në rastin konkret që lidhet me vilën ka fituar si bashkim operatorësh ekonomik një nga lotet e Unazës së Madhe, një tender 22-23 milionë euro, dhe sipas SPAK në këmbim të këtij tenderi… zoti Abazi ka paguar shpenzimet për pjesën tjetër të ndërtimit që shkojnë nga 288.000 deri në 410.000 euro.”

Gazetarja shpjegoi gjithashtu rolin e partneres së Abazit, Lorela Reçi, dhe kujdesin e ekstremizuar për të fshehur emrin e Ballukut, duke përdorur emërtimin konfidencial “klienti specifik”:

“Lorela Reçi është bashkëjetuesja e Arbër Abazit e cila komunikon me kompaninë ndërtuese, kompaninë Green Coast, dhe komunikon që të dërgonte nënkontraktorët e vetë… dhe të dërgonte arkitektin e vet zotin Xhelila… Përveç se emailit të Alban Eftimit, gjithë pjesa tjetër në dosje thuhet klienti specifik. Pra ishin aq të kujdesshëm ata që merreshin me gjithë arredimin e ndërtimin e tjerë me radhë sa i referoheshin me klientin specifik… të gjitha faturat nga kompani të ndryshme… janë faturuar kompanisë së Arbër Abazit.”

Zbulohet skema e kontrabandës në Kakavijë, ja çfarë u gjet në autobusët Athìnë–Tiranë

Krimi Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër zbulon sasinë e madhe të cigareve kontrabandë fshehur në autobusin e linjës Athinë-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kakavijë kur autobusi i linjës së udhëtarëve, që përshkon linjën Tiranë-Athinë-Tiranë është kapur në të dalë të Doganës në Kakavijë duke lënë zbuluar doganierët e turnit që mesa duket kanë lënë hyrjen në territorin shqiptar të sasisë së madhe të kontrabandës së cigareve.

Bëhet e ditur se kanë qenë rreth 90 steka cigare të fshehura në vende të fshehta të mbyllura në pjesë të ndryshme të autobusit. Mes tyre, disa çanta me rroba pa faturë blerjeje dhe zhdoganimi.

Si pasojë janë proceduar penalisht shoferi dhe personi tjetër përgjegjës në autobus, ndërsa pritet dhe arrestimi i dy doganierëve të turnit dhe përgjegjësit të turnit pas kryerjes së veprimeve të para, si këqyrje pamjesh filmike të kamerave të doganës, sekuestrime e këqyrje telefonash.

Putin paraIajmëron Evropën: Na lini të jetojmë në paqe, përndryshe do të reagojmë

Rusia nuk ka qëllime agresive ndaj Evropës dhe është e gatshme të rivendosë marrëdhëniet dhe të bashkëpunojë me fqinjët e saj evropianë, ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin.

Duke folur të premten në një takim të Komisionit Ushtarak-Industrial, Putin akuzoi disa liderë evropianë se po përgatiten për luftë me Rusinë dhe tha se ata po e përdorin konfliktin në Ukrainë dhe kërcënimin e pretenduar rus për të justifikuar politikat e tyre.

“Dua të theksoj edhe një herë: Rusia nuk ka qëllime agresive ndaj Evropës apo vendeve evropiane. Nuk ka asnjë bazë për këtë. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe të rindërtojmë marrëdhëniet me fqinjët tanë evropianë”, ka thënë ai.

Putin ka kritikuar gjithashtu vendet evropiane për zhvillimin e stërvitjeve ushtarake në Detin Baltik, duke pretenduar se ato përfshijnë edhe përgatitje për kapjen e anijeve civile.

Kjo është grυaja që u υra nga bυrri në sy të nipërve të mitυr

Personi që shihni në foto është 58 vjeçarja Lumturie Patushi, e cila u vra me t hikë nga burri i saj Hysni Patushi 68-vjeç, teksa ndodhej në banesën e vajzës për tu kujdesur për nipërit.

Në momentin kur ndodhi krimi i rëndë, në banesë ndodheshin dy nipërit e mitur të çiftit 10 dhe 14 vjeç, të cilët panë të gjithë skemën. I pranishëm ishte edhe baba ii tyre, dhëndri i viktimës.

Pas krimit autori është larguar duke hedhur thikën poshtë pallatit, armë e cila është gjetur nga policia.

Arratia të moshuarit i zgjati shumë pak, pasi policia e Tiranës e arrestoi atë në afërsi të Kamzës. Dyshohet se 68-vjeçari ndodhej në gjëndje të dehur në momentin e krimit.

Çifti i bashkëshortëve prej kohësh kishte probleme. Autori rezulton i arrestuar edhe në 2017-ën, për dhunë në familje. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivin që çoi 68-vjeçarin në vrasjen e bashkëshortes së tij.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 20 Shtator 3026

Dashi

E diela ju sjell mundësi për të kaluar momente të veçanta me njerëzit që doni. Në dashuri, një surprizë e vogël mund t’ju bëjë të buzëqeshni. Beqarët mund të marrin vëmendje nga dikush që nuk e prisnin. Mundohuni të mos e ngarkoni veten me shqetësimet e javës që po lëmë pas.

Demi

Sot do të ndiheni më të qetë dhe më të gatshëm për t’u përqendruar te gjërat që ju bëjnë të lumtur. Në marrëdhënien në çift, një moment romantik mund të sjellë më shumë afërsi. Beqarët mund të kenë një njohje interesante. Një shëtitje ose një takim me miqtë do t’ju ndihmojë të largoni lodhjen.

Binjakët

Kjo e diel mund të sjellë lajme të këndshme dhe biseda që do t’ju përmirësojnë humorin. Në dashuri, është momenti i duhur për të shprehur atë që ndieni. Mos lejoni që keqkuptimet e vogla t’ju prishin ditën. Një ide që ju vjen sot mund të jetë e vlefshme për planet tuaja të ardhshme.

Gaforrja

Do të keni nevojë për më shumë qetësi dhe afërsi me familjen. Disa emocione të mbledhura gjatë ditëve të fundit mund të dalin në sipërfaqe, por një bisedë e sinqertë do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë. Në dashuri, mos kini frikë të tregoni ndjenjat. Kujdesuni për veten dhe mos u merrni me problemet e të tjerëve më shumë sesa duhet.

Luani

Yjet ju nxisin të shijoni ditën dhe të mos mendoni shumë për përgjegjësitë. Në dashuri, mund të përjetoni momente të bukura dhe plot pasion. Beqarët do të kenë mundësi të tërheqin vëmendjen e dikujt të veçantë. Një ftesë e papritur mund ta bëjë këtë të diel edhe më interesante.

Virgjëresha

E diela është një mundësi e mirë për të reflektuar dhe për të lënë pas stresin. Në dashuri, përpiquni të mos analizoni çdo fjalë apo veprim të partnerit. Ndonjëherë, gjërat e bukura ndodhin natyrshëm. Një lajm nga një person i afërt mund t’ju sjellë gëzim dhe t’ju ndryshojë planet për mirë.

Peshorja

Kjo ditë mund t’ju sjellë harmoni dhe emocione të këndshme. Do të ndiheni më të hapur për të kaluar kohë me njerëzit që ju kuptojnë. Në dashuri, një gjest romantik mund të forcojë lidhjen tuaj. Beqarët mund të përjetojnë një afrim të papritur. Mos e lini pas dore një dëshirë personale që e keni shtyrë prej kohësh.

Akrepi

Sot mund të ndiheni më emocionalë se zakonisht, por kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë ndjenjat tuaja. Në dashuri, shmangni debatet për gjëra të vogla dhe përqendrohuni te momentet pozitive. Beqarët mund të marrin një sinjal interesant nga dikush që u pëlqen. Dita është e përshtatshme për pushim dhe reflektim.

Shigjetari

Një energji e re do t’ju shoqërojë gjatë kësaj të diele. Do të keni dëshirë të dilni, të udhëtoni ose të provoni diçka ndryshe. Në dashuri, spontaniteti mund t’ju sjellë momente të paharrueshme. Një takim me miqtë mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet për ta mbyllur javën me humor të mirë.

Bricjapi

Kjo e diel ju ndihmon të gjeni ekuilibrin mes përgjegjësive dhe jetës personale. Mundohuni të mos mendoni vazhdimisht për punën. Në dashuri, partneri mund të ketë nevojë për më shumë vëmendje dhe përkushtim. Një bisedë e ngrohtë me familjen do t’ju japë siguri dhe qetësi shpirtërore.

Ujori

Do të jetë një ditë e përshtatshme për ide të reja dhe për të kaluar kohë me njerëzit që ju frymëzojnë. Në dashuri, një bisedë e papritur mund të zgjojë emocione që nuk i keni ndier prej kohësh. Beqarët mund të njohin dikë përmes rrethit të tyre shoqëror. Besojini intuitës, por mos nxitoni në vendime.

Peshqit

E diela ju sjell dëshirën për dashuri, qetësi dhe momente të bukura. Mund të ndiheni më të lidhur me partnerin dhe të gjeni kohë për një aktivitet që ju bashkon. Beqarët mund të marrin një vëmendje të veçantë nga dikush. Në aspektin personal, mos harroni se edhe ju meritoni pushim, përkëdhelje dhe kujdes.

Mbështetën ish-krerët e UÇK-së, mediat serbe ‘sulmojnë’ Granit Xhakën, Dua Lipën dhe Rita Orën

Qëndrìmet e disa prej figurave shqiptare me njohje ndërkombëtare pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë kanë marrë jehonë edhe në mediat serbe. Në vëmendje kanë qenë veçanërisht futbollisti Granit Xhaka dhe këngëtaret Dua Lipa e Rita Ora.

Të tre kanë përdorur rrjetet sociale për të shpërndarë mesazhe që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe katër ish-drejtuesit e saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Xhaka publikoi në Instagram një imazh ku shfaqeshin katër ish-krerët e UÇK-së, të shoqëruar me mesazhin: “Luftuan në tokën e tyre, për lirinë e atdheut. Liria ka emër.” Në pjesën e poshtme të postimit shfaqej edhe simbolika e UÇK-së.

Reagimeve iu bashkua edhe Dua Lipa. Këngëtarja rishpërndau postime të babait të saj, Dukagjin Lipa, mes të cilave një imazh me emblemën e UÇK-së dhe mbishkrimin “Liria ka emër”. Në një tjetër postim ajo publikoi të dhëna që lidhen me viktimat dhe pasojat e luftës në Kosovë.

Rita Ora zgjodhi gjithashtu Instagramin për reagimin e saj. Ajo rishpërndau një publikim të “Image of Kosovo”, ku shfaqej emblema e UÇK-së dhe një mesazh që i referohej luftës për Kosovën. Ndryshe nga Xhaka, Ora nuk publikoi një deklaratë të drejtpërdrejtë për aktgjykimin.

Postimet e tyre kanë tërhequr vëmendje edhe jashtë Kosovës, përfshirë raportime kritike në mediat serbe. Në këto raportime, qëndrimet e figurave shqiptare janë interpretuar përmes këndvështrimit të mediave për vendimin e Hagës dhe ish-drejtuesit e UÇK-së.

Kështu, reagimet e Xhakës, Lipës dhe Orës, të shpërndara fillimisht përmes profileve të tyre në rrjetet sociale, janë kthyer në një tjetër pjesë të debatit publik që ka pasuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ka 1 ton ari dhe 270 miIionë dollarë prona në Dubai! Artan Hoxha zbulon kush është KOKA e MADHE

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar shifrat e të ardhurave nga grupet kriminale.

Duke folur për gazetarin Blendi Fevziut, Hoxha solli si shembull një grup nga Elbasani, të njohur në atë periudhë si “Grupi i Dubait”.

Ai deklaroi se ky ishte grupi i parë shqiptar që kishte kaluar kufirin e 1 miliard dollarëve, ndërsa në momentin kur u godit nga autoritetet kishte arritur, në mbi 3 miliardë dollarë fitime.

“Grupi i parë shqiptar që kaloi 1 miliard dollarë. Dhe në momentin kur u godit i kishte kaluar mbi 3 miliardë dollarë”, deklaroi Artan Hoxha.

Edhe pse gazetari nuk e tha, bëhet fjalë për grupin e drejtuar nga Franc Çopja, tashmë i ekstraduar në Belgjikë për vrasjen e Arjan Spahiut dhe Hajdar Çopja, rezident në Dubai.

Sipas gazetarit, përmasat financiare të grupit kishin tërhequr edhe vëmendjen e autoriteteve belge, të cilat kishin bërë përpjekje të mëdha për të kapur personin që lidhej me të. Hoxha tregoi se informacionet e siguruara nga autoritetet e huaja flasin edhe për blerjen e një sasie prej një ton ari, në lingota dhe monedha, pasuri që dyshohet se mund të jetë futur në Shqipëri.

“Në momentin kur është goditur, autoritetet belge kanë lëvizur çdo gur për ta marrë me patjetër atë person. Dhe kemi të bëjmë me një grup që të paktën nga informacionet që janë siguruar nga autoritetet e huaja, dhe po e kërkojnë… si the ti për thesarit, ishte thesari i Kartelit të Medellinit, se s’është gjetur akoma. Por të paktën, ka blerë 1 ton ar, në lingota dhe në monedha, e cila mendohet që është pasuri që mund të jetë futur në Shqipëri. Pjesa tjetër pastaj janë blerë, është blerë një makineri për prerje diamantesh, por nuk janë gjetur diamantet dhe rezervat e tjera. Dhe pjesa tjetër, investimi tjetër që ai ka bërë është, përveç Shqipërisë, se Shqipëria është një, si të them, një treg i vogël”, deklaroi Hoxha.

Hoxha vijoi duke thënë se Shqipëria ishte një treg tepër i vogël për përmasat financiare që kishte arritur një grup i tillë. Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e parave ishte orientuar drejt Dubait, veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe të ndërtimit.

“Është treg shumë i vogël për një lloj investitori të tillë. Por në Dubai, në nëntor, në tetor të vitit 2022, ai kishte një investim prej 260 milionë dollarësh në real estate dhe në ndërtim”, u shpreh Hoxha.

Gazetari tregoi gjithashtu se grupi kishte rënë në sy të autoriteteve për shkak të shpejtësisë me të cilën kishte krijuar pasurinë dhe sasive të mëdha të parave që kishte arritur të gjeneronte.

“Ky ka qenë grupi që ra më shumë në sy sepse u bë i pasur shumë shpejt dhe kaloi sasi”, deklaroi Hoxha