E rëndë në Itali/ Po shoqëronte vajzën për në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përpIaset për υdekje nga kamioni

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në San Donà di Piave, pranë Venedikut, ku 42-vjeçarja shqiptare, mamaja e tre fëmijëve e identifikuar si Lavdije Istrefi, është përplasur nga një kamion plehrash.

Përplasja rezultoi fatale për të, pasi shqiptarja humbi jetën në vendngjarje.

Ngjarja merr përmasa më tragjike pasi mësohet se aksidenti ndodhi para syve të vajzës 9-vjeçare të shqiptares.

Sakaq, mediat italiane shkruajnë se kamioni i plehrave po kthehej djathtas në një rrugë anësore në kryqëzimin me Via Paolo VI kur mori përpara shqiptaren.

42-vjeçarja po dërgonte vajzën e saj në shkollë, kur papritmas kamioni i plehrave i mori jetën. Fatmirësisht raportohet se vogëlushja e saj e kishte kaluar rrugën e gëzon shëndet të plotë, ndërsa thuhet se është në gjendje shoku pasi pa mamanë e saj duke dhënë frymën e fundit.

Vdekja e shqiptares bëhet akoma më tronditëse pasi mësohet se shkaku i aksidentit fatal që i mori jetën janë bërë pasqyrat e kamionit, të cilat nuk mundësonin një pamje të qartë.

Ndërsa raportohet se në vendngjarje dolën menjëherë autoritetet vendase të cilat punuan për të ngritur me vinç kamionin për të nxjerrë nga shqiptaren, duke ngritur dyshimet se Lavdije Istrefi pas përplasjes ngeci nën rrotat e mjetit të tonazhit të rëndë.

Aksidenti i shqiptares ka tronditur të gjithë sidomos personat që ishin të pranishëm në vendngjarje dhe stafin e shkollës së vajzës së saj, e cila raportohet se ditën e sotme, të tronditur për vdekjen e shqiptares kanë pezulluar mësimin.

Ngjarje e rëndë në aeroport, avioni përfshihet nga fIakët menjëherë pas uljes, pilotët ishin… të dehur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Libi, ku një avion i cili sapo ishte ulur, u përfshi nga flakët.

Avioni privat Cessna Citation shpërtheu në flakë kur doli nga pista pas uljes në në Aeroportin Ndërkombëtar të Misratës.

Në bordin e avionit ndodheshin tre persona, një pasagjer dhe dy pilotët, ndërsa mediat raportojnë se askush nuk mbeti i lënduar.

Sa i përket pilotëve, prokurorët ngritën dyshimet se të dy ishin nën efektin e alkoolit dhe janë vendosur menjëherë nën hetime./Top Channel

Rezerva strategjìke e naftës / Tarifa e re e qeverisë pritet të rrisë çmimin e karburanteve

Qeveria propozoi të krijojë rezervën strategjike të naftës në pronësi të shtetit shqiptar, por një pjesë e kostos së saj do të përballohet nga operatorët privatë, të cilët pritet që këtë kosto ta transferojnë në çmimin final të pakicës.

Edhe vetë qeveria ka ranuar në raport e saj se sigurimi i fondeve do të kërkojë, ndër të tjera, vendosjen e tarifës që do të aplikohet mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure, çka do të sjellë rritje të ngarkesës financiare në zinxhir dhe do të reflektohet në rezultatin final të çmimit të shitjes te konsumatori.

Rezerva synon të përdoret në raste emergjencash, kur importet mund të ndërpriten dhe vendi ka nevojë të garantojë furnizimin me karburant për shërbime jetike, si ambulancat apo mjetet e ushtrisë.

Projektligji, në nenin 8, përcakton se rezerva do të krijohet përmes depozitimit të naftës nga një Autoriteti shtetëror që do të krijohet dhe në marrëveshje me operatorë privatë të licencuar. Në këtë mënyrë, kompanitë private do të ngarkohen të depozitojnë fizikisht karburant për llogari të shtetit, me qëllim krijimin e rezervës së sigurisë.

Por përveç detyrimit për depozitimin fizik të produktit, operatorët do të ngarkohen edhe me një pagesë të përcaktuar në projektligj si “tarifa e rezervës së sigurisë”. Kjo tarifë do të shkojë në një fond që do të përdoret për mbulimin e shpenzimeve të krijimit të rezervës fizike, mirëmbajtjes, monitorimit dhe kostove të tjera të skemës. Ndërsa pjesa tjetër e shpenzimeve për mirëmbajtjen e rezervës, sipas draftit do të mbulohen edhe përmes kredive, të ardhurat nga buxheti i shtetit, të ardhurat nga shitja e rezervave etj.

Shoqata e Hidrokarbureve ngre shqetësime për mënyrën se si qeveria parashikon ta financojë modelin e ri të propozuar për krijimin e sigurisë së naftës.

Sipas tyre, drafti nuk përcakton asnjë kosto se sa do të kushtojë blerja e karburantit për rezervën, magazinimi dhe rinovimi i stokut, ndërsa mbetet i paqartë edhe trajtimi i humbjeve në rast se çmimi i karburantit bie pasi rezerva është blerë.

Projektligji përcakton një tarifë mbi produktet hidrokarbure të akcizës, për të cilën Shoqata e Hidrokarbureve argumenton së pari, se kjo pagesë nuk mund të konsiderohet si tarifë për një shërbim, pasi nuk bëhet fjalë për një shërbim që shteti i ofron kompanive, por për financimin e një detyrimi publik përmes një tarife të vendosur mbi karburantet.

Kjo pagesë, sipas Shoqatës të Hidrokarbureve do të kthehet në një kosto shtesë për konsumatorin, pasi do të përfshihet në çmimin e karburantit. Për këtë arsye Shoqata e Hidrokarbureve e konsideron “taksë të fshehtë”, antikushtetuese pasi niveli i saj nuk do të miratohet nga Parlamenti, por nëpërmjet vendimit të ministrive të linjës.

Ndërkohë në muajin tetor të vitit 2025, Qeveria miratoi projektligjin për krijimin e rezervave të sigurisë së naftës, por një dokument zyrtar që shoqëroi nismën gjatë fazës së konsultimit përcaktonte qartë se tarifa për financimin e skemës do të ndikojë në çmimin final të karburanteve.

Raporti i Vlerësimit të Ndikimit, i hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë fazës së konsultimit, evidenton një efekt potencial të drejtpërdrejtë në çmimin që paguhet në treg.

Dokumenti analizon disa alternativa dhe përcakton si opsion të preferuar Opsionin 1, hartimin dhe miratimin e një ligji të ri për rezervat e sigurisë.

Në analizën e ndikimeve të politikës, Ministria parashikon se krijimi dhe funksionimi i sistemit do të financohet, ndër të tjera, përmes një tarife mbi sasitë e produkteve hidrokarbure.

“Sigurimi i fondeve do të kërkojë, ndër të tjera, vendosjen e tarifës që do të aplikohet mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure”, thuhet në raport. Sipas të njëjtit dokument, kjo do të sjellë rritje të ngarkesës financiare në zinxhir dhe do të reflektohet në rezultatin final të çmimit të shitjes te konsumatori.

Më tej, në pjesën ku analizohen kostot për bizneset, raporti është edhe më i drejtpërdrejtë. Ai parashikon vendosjen e tarifës mbi produktet hidrokarbure që i nënshtrohen akcizës dhe shton se “kjo do të ndikojë në çmimin final të shitjes së nënprodukteve në tregun vendas”.

Edhe përmbledhja ekzekutive e raportit parashikon tarifa financiare për bizneset. Sipas saj, këto kosto vlerësohen si minimale dhe tarifat do të mblidhen pasi produkti të jetë shitur për konsumatorin final.

Raporti nuk jep një përllogaritje se sa mund të jetë efekti në lekë për litër. Niveli i tarifës nuk përcaktohet në vlerësimin e ndikimit dhe kostot nuk janë kuantifikuar, diçka që nuk e bën ende te mundur të përcaktohet ndikimi real i rritjes së çmimit.

Vetë mekanizmi gjithsesi ishte parashikuar që në fazën e konsultimit: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me Ministrinë e Financave, do t’i propozonin Këshillit të Ministrave tarifën për krijimin dhe mbajtjen e rezervës së sigurisë, të aplikuar mbi produktet hidrokarbure që i nënshtrohen akcizës.

Edhe pa këtë taksë, Shqipëria, ndër vendet më të varfra të Europës është e treta më e shtrenjë në vlerë, me naftën që tregtohet aktualisht në gati 2.5 euro, në nivele gati të njëjta me Norvegjinë dhe Danimarkën. E matur sipas guqisë blerëse, nafta është 2.6 herë më e shtrenjtë se mesatarja europiane.

Arsyeja kryesore lidhet me barrën e rëndë të taksave, që përbëjnë gati gjysmën e çmimit, nga rreth 30% që e ka rëndesën rajoni, teksa ky i fundit ka zbatuar vazhdimisht dhe lehtësi fiskale. Por, në vend të që ulët taksat, qeveria, në kulmin e krizës, ndërmori një veprim që pritet të rrisë edhe më tej çmimin./Monitor

Aksidenti tragjik/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

Një aksident i rëndë rrugor me tre viktima shqiptare është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Glyfada të Athinës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në bulevardin Poseidonos, pranë kryqëzimit me rrugën Kalypsous, në drejtim të Athinës. Në automjet udhëtonin pesë persona, kur për shkaqe që po hetohen, drejtuesi humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga, duke u përplasur me forcë me një mur betoni pranë një hoteli.

Goditja ishte e fuqishme dhe automjeti pësoi dëmtime të mëdha. Për nxjerrjen e personave të bllokuar në makinë u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Tetë efektivë, të mbështetur nga tre automjete dhe pajisje të posaçme, morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Tre nga pesë personat që ndodheshin në automjet nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra. Sipas informacioneve të bëra publike nga autoritetet greke, dy prej viktimave janë të rinj të moshës 23 dhe 26 vjeç, ndërsa identiteti i viktimës së tretë nuk ishte bërë ende publik në raportimet e para.

Dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë, të dy 18 vjeç, u dërguan me urgjencë në spital. Njëri prej tyre raportohet se ndodhet në gjendje kritike dhe është intubuar, ndërsa 18-vjeçari tjetër ka pësuar dëmtime të shumta dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit. Mediat vendase raportojnë se një nga pistat që po shqyrtohet është mundësia që automjeti të ketë qenë i përfshirë në një garë shpejtësie me një makinë tjetër.

Një tjetër element që po verifikohet është nëse të rinjtë po regjistronin një video për TikTok në momentet përpara përplasjes. Këto dyshime mbeten pjesë e hetimit dhe ende nuk janë konfirmuar përfundimisht nga autoritetet.

“Kemi çmimet më të larta në rajon”, Ibrahimaj: Prisnim ulje të kostove të produkteve pas forcimit të lekut

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren Delina Ibrahimaj dhe ministrin e Financave Petrit Malaj zhvilloi një takim me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, në kuadër të nismës për rritjen e transparencës mbi çmimet e produkteve.

Në fokus të takimit ishte platforma e re digjitale “Price Ëatch Albania”, e njohur si “Pasqyra e Çmimeve”, e cila pritet të vihet së shpejti në funksion.

Platforma synon t’u mundësojë qytetarëve një pasqyrë më të qartë mbi çmimet e produkteve në treg dhe ndryshimet e tyre.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Delinda Ibrahimaj, u ndal te ecuria e kursit të këmbimit dhe ndikimi i tij në çmimet e konsumit.

Ajo tha se forcimi i lekut kundrejt valutave të huaja duhet të ishte reflektuar edhe në uljen e çmimeve.

Gjatë viteve të fundit kemi pasur rritje çmimesh, kryesisht nga tregu i jashtëm. Kemi pasur iniciativa të përbashkëta për të ulur çmimet. Ne nuk kemi në dorë të afekjtojmë tregun ndërkombëtar, por të jemi transparent me publikun shqiptar. Në vitet e fundit ne kemi parë dukuri që duhet të kishin ndikuar në uljen e çmimit. Forcimi i lekut dhe rënia e euros duhet të kishte ndikuar e të ishin produktet më lirë. Inflacioni në 6 mujorin e parë ka qenë në rënie. Produktet vendase janë më të shtrenjta. Supermareteve u la kohë 2 javë dhe vetëm njëri kthehu përgjigje për çmimet e produkteve në rafte. Duke ndjekur shembullin e Greqisë, për një listë produktesh marketet ti shisnin më lirë dhe ti mbanin këto çmime deri në fund të vitit.

Kompanitë duhet të mendojnë për të mirën publike dhe të mirën e konsumatorit, kur kemi çmime të rritura dhe mbi mesataren e rajonit.

LAJM I FUNDIT/ Erion Veliaj shtrohet në spital

Kryetari i pezulluar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është transportuar mesditën e sotme me ambulancë nga burgu i Durrësit drejt një spitali privat në kryeqytet.

Lëvizja e tij vjen ndërkohë që të gjitha shkallët e gjyqësorit kanë rrëzuar kërkesat e tij për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet zyrtare të këtij shtrimi shëndetësor apo nëse bëhet fjalë për një kontroll rutinë.

Më parë, Veliaj kishte lënë qelinë për një ndërhyrje mjekësore, pas së cilës u rikthye sërish në ambientet e vuajtjes së dënimit nën shoqërimin e forcave të policisë.

BE-ja i përgjigjet Kurtit dhe Ramës për vendimin e Hagës

Bashkimi Evropian i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, në lidhje me reagimet e tyre për dënimin ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku kreu i qeverisë së Kosovës e cilësoi vendimin si padrejtësi, ndërsa Rama si “marre”.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Christian Wigand, tha se Dhomat e Specializuara japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura.

“Shikoni, ajo që mund të them për këtë çështje është se Bashkimi Evropian merr shënim aktgjykimin e shkallës së parë në çështjen e Prokurorisë së Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dhomat e Specializuara të Kosovës japin drejtësi duke zhvilluar procedura gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, të bazuara në parimin e përgjegjësisë individuale penale. Personat e dënuar, natyrisht, kanë të drejtë të apelojnë aktgjykimin para gjyqtarëve të pavarur të apelit, në një trup gjykues të veçantë të shkallës së apelit. BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje”, tha Wigand

Po ashtu, ai u shpreh se mbetet thelbësore të promovohet një mjedis i lirë nga frika dhe hakmarrjet si dhe të mbrohen viktimat dhe dëshmitarët.

Ndërsa, zëdhënësi i Komisionit Evropian për Zgjerim, Guillaume Mercier, iu referua fjalëve të Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duke thënë se aktgjykimet e Dhomave të Specializuara duhen të respektohen dhe se personat e dënuar kanë të drejtë t’i apelojnë ato aktgjykime.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Aktgjykimet e tyre duhen të respektohen dhe personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Ne u bëjmë thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit vendet e rajonit mund t’i tejkalojnë ndarjet dhe të ecin përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët, drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale ka marrë vendim të shkallës së parë që Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi të dënohen me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet.

Rruga Milot – Balldren, sërish hija e Ballukut në tenderin 365 milionë euro, fitues kompania nën hetim nga SPAK

Rreth 365 milionë euro për 35 vjet. Kjo është vlera e parashikuar e koncesionit Milot-Balldren, rruga 17 kilometra e gjatë që do të ndërtohet dhe operohet nga katër kompani private.

E përkthyer në kilometra, fatura shkon në rreth 21.5 milionë euro për kilometër. Por jo e gjithë shuma është kosto ndërtimi.

Sipas dokumenteve të prokurimit, rreth 182.5 milionë euro parashikohen për ndërtimin dhe rehabilitimin ndërsa pjesa tjetër për projektimin, sistemin e pagesës, operimin dhe mirëmbajtjen gjatë 35 viteve. Vetëm ndërtimi llogaritet në rreth 10.7 milionë euro për kilometër.

Projekti përfshin edhe një tunel me dy tuba, secili rreth 850 metra, për anashkalimin e qytetit të Lezhës.

Fitues i garës së shpallur nga Ministria e Infrastrukturës është konsorciumi i kompanive “Salillari”, “ALB TIEFBAU” i Flamur Hoxhës, “InfraKonsult” e Redi Strugës dhe “ERALD-G” e Gëzim Ismailit.

Por mes emrave që do të zbatojnë kontratën 35-vjeçare, ka edhe persona që kanë përfunduar në dosjet e SPAK.

“ERALD-G” është në pronësi të Gëzim Ismailit, emri i të cilit është përmendur në hetimet për dosjen e njohur si “Grupi i Arubës”. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar publikisht se Ismaili është përfshirë në hetimet që lidhen me dyshime për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Në qershor 2026 u raportua edhe për masa sigurie të vendosura në kuadër të kësaj dosjeje.

Bëhet fjalë për hetime në zhvillim dhe jo për një konstatim fajësie. Por nuk është i vetmi emër.

Edhe Redi Struga i “InfraKonsult” është përfshirë në veprimet hetimore të SPAK. Në qershor, Prokuroria e Posaçme urdhëroi kontrolle në kuadër të hetimeve për dyshime mbi tjetërsimin e pronave në Zvërnec.

Pra, dy prej kompanive të konsorciumit që do të ndërtojë dhe operojë Milot-Balldrenin lidhen me persona të përfshirë në çështje që ndodhen aktualisht nën hetim.

Ndërkohë jo të gjitha detajet e marrëveshjes janë bërë publike.

Në regjistrin e prokurimeve rezultojnë konsorciumi fitues dhe vlera e parashikuar prej afro 365 milionë eurosh, por mungojnë ende të dhëna të rëndësishme të kontratës, përfshirë vlerën përfundimtare të kontraktuar, ndarjen e pjesëmarrjes mes katër kompanive dhe planin financiar të ofertës fituese.

Milot-Balldren është ndërkohë një projekt që vjen me precedent.

Në vitin 2018, koncesioni iu dha A.N.K., por kontrata u zgjidh më pas për mosplotësim të kushteve të financimit.

Auditimet e KLSH-së për procedurën e parë evidentuan problematika në dokumentacionin financiar, përfshirë mospërputhje në shumat dhe afatet e financimit të deklaruara.

Tetë vite më vonë, Milot-Balldren rikthehet për herë të dytë. Dhe këtë herë, dy prej emrave të lidhur me kompanitë fituese janë njëkohësisht në vëmendjen e SPAK. (TCH)

Çmimi i karburantit, Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.

711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e parë.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 19 Shtator 2026, vendosi:


✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.


🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 19 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.


🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 19 Shtator 2026

DASHI

Në punë, do të përballeni me përgjegjësi të reja, por edhe me mundësinë për të vërtetuar vlerën tuaj. Në dashuri, do t’ju duhet pak më shumë durim: yjet do të bëhen më të favorshëm në ditët në vijim. Shmangni debatet e kota dhe kushtojini më shumë vëmendje mirëqenies suaj.

DEMI

Duhet të ngadalësoni dhe t’i jepni vetes pak kohë qetësie. Në punë, veproni me kujdes, veçanërisht në çështjet financiare, ndërsa në dashuri, një qëndrim më i hapur mund të nxisë dialogun. Shëndeti juaj është i mirë, por pushimi mbetet i rëndësishëm.

BINJAKËT

Dita sjell energji, kuriozitet dhe dëshirë për të qenë në shoqëri të mirë. Ide interesante dhe mundësi të reja mund të lindin në punë, ndërsa në dashuri, jeni të favorizuar për takime dhe komunikim. Thjesht përpiquni të mos e humbni energjinë tuaj duke bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë.

GAFORRJA

Po rifitoni vetëbesimin tuaj dhe kjo reflektohet edhe në punën tuaj, ku disa situata po fillojnë të bëhen më të qarta. Në dashuri, keni nevojë për sinqeritet dhe njerëz që mund t’ju sjellin qetësi shpirtërore. Në nivelin fizik, përpiquni të mos grumbulloni shumë stres.

LUANI

Ke vendosmëri dhe dëshirë për t’u përfshirë. Puna mund të të sjellë kënaqësi, veçanërisht nëse ke një projekt personal për të ndjekur. Në dashuri, dëshira për emocione më intensive kthehet, ndërsa shëndeti yt thjesht kërkon disa pushime të tjera për t’u rimbushur.

VIRGJËRESHA

Është një ditë e mirë për organizim, planifikim dhe rregullim të çështjeve profesionale. Në punë, saktësia juaj do të jetë një pikë e fortë, ndërsa në dashuri, jeni më selektivë dhe të kujdesshëm. Thjesht mos lejoni që mendimi i tepërt t’ju lodhë.

PESHORJA

Dashuria dhe marrëdhëniet personale janë ndër pikat kryesore të ditës: Venusi vazhdon të mbështesë takimet, sqarimet dhe emocionet e reja. Megjithatë, në punë, duhet të vlerësoni me kujdes bashkëpunimet dhe propozimet, pa u mbështetur vetëm te fjalët. Kërkoni edhe një ekuilibër më të madh në energjitë tuaja.

AKREPI

Kjo periudhë favorizon një rikuperim të besimit, veçanërisht në ndjenjat tuaja. Në punë, disa situata ende kërkojnë durim, por ato mund të zgjidhen. Në dashuri, dëshira për marrëdhënie më të sinqerta rritet. Shëndeti juaj ndikohet veçanërisht nga tensioni i akumuluar: lejojini vetes më shumë qetësi shpirtërore.

SHIGJETARI

Ke shumë ide dhe një dëshirë të fortë për ndryshim, por jo të gjitha vendimet duhen nxituar. Në punë mund të hapen rrugë të reja, ndërsa në dashuri është më mirë të shmangësh debatet dhe reagimet impulsive. Vitaliteti nuk mungon, por ki kujdes të mos e teprosh.

BRICJAPI

Në punë, gjërat po lëvizin përsëri dhe disa punë të papërfunduara më në fund mund të gjejnë drejtim. Në dashuri, është e rëndësishme të flisni më qartë, veçanërisht nëse ka pasur njëfarë distance. Lodhja mund të jetë duke u ndjerë: trupi juaj po ju kërkon të ngadalësoni.

UJORI

Kjo e shtunë ju fton të organizoni punët tuaja praktike dhe financiare. Në punë, duhet të jeni të përqendruar dhe konkretë, ndërsa në dashuri, duhet të gjeni një ekuilibër midis lirisë personale dhe nevojave të partnerit tuaj. Për shëndetin tuaj, përpiquni të zvogëloni stresin dhe mendimet e tepërta.


PESHQIT

Disa dyshime në lidhje me punën mund të vazhdojnë të qëndrojnë, por nuk duhet ta humbisni besimin: disa situata thjesht kanë nevojë për kohë. Në dashuri, dëshira për emocione të sinqerta dhe afërsi më të madhe kthehet. Mirëqenia juaj përmirësohet kur mund të çliroheni nga shqetësimet dhe t’i përkushtoheni asaj që ju bën të ndiheni mirë.