Çfarë po ndodh?/ Rama forcon shtetin poIicor, vijnë makina-burg të reja (Video)

Kryeministri Edi Rama është i vendosur të shtypë me të gjitha format protestat që kanë përfshirë vendin ditët e fundit.

Ndonëse publikisht bën teatër duke vendosur karrige para kryeministrisë për të ofruar dialog, në krahun tjetër shton masat e represionit.

E nisi me 2500 eurot për çdo polic që do të angazhohej në protesta duke bërë që dhuna dhe ashpërsia e shpërndarjes së turmës të shkonte në nivele të papara.

Më pas mori me urgjencë nga Turqia automjete të hedhjes së ujit me presion. Pamjet e mbërritjes së tyre në Rinas i publikoi në rrjetet sociale deputeti demokrat Belind Këlliçi që tha se “është e qartë se Edi Rama ka kaluar në një plan të ri kriminal. Ai nuk po merr masa për të ndalur dhunën, po për të ndalur protestën”.

Këtë të enjte në redaksinë e lapsi.al ka mbërritur një video që tregon mbërritjen në vend të makinave të reja të burgut. Me siguri do të thuhet se ato ishin porositur më herët, por ndoshta qeveria po përgatitet edhe për shoqërime masive të ndaluarish.

VIDEO

Dhυna dhe kaosi në rrugët e Tiranës/ Kos: Momente vendimtare për Shqipërinë, e vetmja rrugë përpara është …

Komisiònerja e Zgjerimit, Marta Kos, në një deklaratë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, u shpreh se “këto janë momente vendimtare për Shqipërinë, për të ruajtur ritmin e përparimit të saj drejt BE-së”.

“Vendi ka vijuar të zbatojë reformat me ritëm të lartë. Presim që disa kapituj të tjerë të negociatave të mbyllen deri në fund të vitit. Shqipëria do të marrë së shpejti një tjetër pagesë në kuadër të Planit të Rritjes.

Ruajtja e këtij progresi kërkon që vendi të bashkohet. E vetmja rrugë përpara është dialogu, ku të gjithë duhet të ulen në tryezë për të trajtuar pakënaqësitë e shoqërisë”, tha Kos.

“Duam ta shohim Shqipërinë të vazhdojë të bëjë përparim të qëndrueshëm drejt anëtarësimit në BE, me përfitime që të shtrihen në të gjithë shoqërinë.

Procesi i anëtarësimit ofron garancinë më të mirë për të siguruar që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, që ata që janë në pushtet të mbajnë përgjegjësi dhe që korrupsioni të mos mbetet pa u ndëshkuar”, shtoi Kos.

A keni menduar të jepni dorëheqjen? Sali Berisha befason me përgjigjen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përjashtuar mundësinë dorëheqjes nga drejtimi i partisë.

I pyetur nga gazetarët nëse e ka mundur këtë gjë, duke i hapur rrugë më pas edhe kryeministrit Rama, Berisha tha prerë “se kjo e forcon më shumë Edi Ramën”.

Ai kritikoi personat që kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i PD-së, duke i akuzuar se synojnë të barazojnë atë me kryemìnistrin Rama, por theksoi se “krahasimi mes tij dhe Rames eshte si nata me ditën”.

“Për të lehtësuar Ramën? Kjo nuk ndodh kurrë! Kjo është gjëja më absurde, do të thotë të forcosh Edi Ramën, të veprojë sic veproi me opozitën. Ata që thonë kështu janë lëpirësit dhe puthadorët e Edi Ramës.

Të krahasosh Sali Berishën me Edi Ramën është si të krahasosh ditën me natën. Ka një opozitë të vërtëtë që i qëndron dhëmbë për dhëmbë atij.

Këta të verbuar që nuk pranojnë narkoshtetin, që ushqehen me paratë e narkosve dhe të qeverisë, këta kërkojnë të dezinformojnë, duke thënë se Rama dhe Berisha janë njëlloj, se po iku Berisha do ikë edhe Rama. Këta nuk duan opozitë, këta duan Ramën. Kushdo të dalë, është i hapur gara. Kjo parti bën zgjedhje njëherë në 4 vjet. Ajo partia tjetër, ajo nuk bën zgjedhje nga 2009 deri më sot”, tha Berisha.

Dorëhiqen mbi 50 drejtor / Kush nuk Iargohet, shkarkohet. Sektorët, nga AKSHI, Doganat, Tatimet

Ultimatumi i Kryeministrit Edi Rama ka prekur të gjithë vendin. Mbi 50 drejtor janë dorëhequr e kush spranon largimin vullnetar do shkakrohet.

Nga AKSHI, Sigurimet Shoqërore, Doganat, Arsimi, Hipotekat, Energjitika, Mjekësia, Infrastruktura janë ndër sektorët ku priten emërimet e reja.

Kjo sapo z.Rama të kthehet nga Budva ku ndodhet në një samit.

Të vetmit drejtues që nuk largohen Kryepolici Skënder Hita dhe kreu i Gardës.

Çfarë do të ndodhë të shtunën? Gazetari zbulon detaje: Policia ka identifikuar grupet në “TeIegram”

Gazetari Eni Ferhati zbuluar detaje lidhur me protestën e njoftuar ditën e shtunë. Ferhati gjatë fjalës së tij u shpreh se struktura të Policisë së Shtetit kanë rritur nivelin e gatishmërisë dhe po hartojnë një plan operacional konkret për të përballuar situatën.

Ai tha në Euroneës se policia ka arritur të identifikojnë grupet e komunikimit ku koordinohen të rinjtë. Këto kanale aplikacionesh, kryesisht në Telegram, tashmë ndodhen nën monitorimin e rreptë të policisë.

“Nisur nga ajo që ka ndodhur gjatë javës së fundit, policia ka marrë informacion dhe ka thirrje në fakt publike në rrjetet sociale për një organizim ditën në shtunë në datën 24 për një protestë ku është ftuar madje dhe diaspora.

Sigurisht nisur nga këto thirrje, policia ka marrë masat për të shtuar numrin e forcave të policisë që sot kanë qenë më pak absolutisht nisur dhe nga numri i ulët i protestuesve, për të patur gjithashtu edhe një plan operacional më konkret lidhur me protestën e ditës së shtunë.

Pasi policia ka arritur në fakt të identifikojë grupet e komunikimit ku organizohen këto të rinj, këto grupime lidhur me protestat. Po ashtu është publik publikuar edhe një investigim i Fox Neës i cili ka zbuluar edhe rrjetin global të kaosit siç njihet ku janë 101 organizata nga nëntë vende mes tyre edhe ajo që njihet si ‘Antifa’.

Ku koordinohen pra grupet e të rinjve pikërisht në këto kanale komunikimi në Telegram të cilat tashmë monitorohen edhe nga policia shqiptare, është bërë një thirrje për një riorganizim të atij që njihet si akti i dytë më 24 tetor ku pak a shumë skenat të cilat kemi parë në Tiranë i kemi parë dhe në qytete të tjera të Europës nga Parisi”, tha ai.

“Sa është bursa e studentëve?” i riu vë në sikIet Blendi Klosin në studio, ndërhyn gazetari: Ua, ua, ky nuk e di

Një debat mes studentëve dhe përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, është zhvilluar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Opinion”, ku në qendër të diskutimit kanë qenë edhe bursat për studentët ekselentë.

Gjatë bisedës, një prej të rinjve të pranishëm në panel e ka pyetur Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së se sa është bursa që përfitojnë studentët me rezultate të larta. Klosi është përgjigjur se nuk e dinte shumën, duke nxitur reagimin e studentit, i cili e pyeti se si ishte e mundur që një përfaqësues i lartë i PS-së të mos e dinte këtë shifër.

Debatit i është bashkuar edhe gazetari Armand Shkullaku, i cili ka komentuar përgjigjen e Klosit me ironi.

Pjesë nga debati:

Studenti: Sa është bursa?

Blendi Klosi: Nuk e di!

Studenti: Si nuk mund ta dijë Sekretari i PS-së?

Blendi Klosi: Hajde ta diskutojmë.

Studenti: 100 mijë lekë të vjetra, për çfarë del?

Armand Shkullaku: Ua, ua, ky nuk e di sa është bursa e studentëve.

Detajet e furtunës në administratë, ja kush jep dorëheqjen deri të hënën (EMRAT)

Furtuna e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në administratën shtetërore ka nisur të marrë formë konkrete. Pas ultimatumit për dorëheqjen e të gjithë drejtuesve të institucioneve të varësisë, ministrat kanë zhvilluar mbledhje urgjente me vartësit, duke u komunikuar kërkesën e kreut të qeverisë për largimin nga detyra.

Vox News ka mësuar detaje të reja nga operacioni i gjerë i ndryshimeve në administratë, i cili prek disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, nga Tatimet dhe Doganat, te infrastruktura, energjetika, burgjet, prokurimet publike dhe agjencitë shtetërore.

Sipas informacioneve të siguruara nga Vox News, procesi i dorëheqjeve duhet të nisë zyrtarisht të premten, më 23 tetor, në orën 08:00 të mëngjesit, dhe të përfundojë plotësisht deri të hënën, më 26 tetor.

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu mbledhje me vartësit, i kërkon dorëheqjen edhe drejtoreshës së sapoemëruar të Burgjeve

Një nga mbledhjet e para është zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë, ku rreth orës 15:00 ministri Toni Gogu ka thirrur drejtuesit e institucioneve në varësi, duke u komunikuar urdhrin e kryeministrit.

Në listën e drejtuesve të cilëve u është kërkuar dorëheqja është Besmir Kola, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, i cili u emërua në këtë funksion në korrik të këtij viti.

Kërkesa i është komunikuar edhe Ergys Qiricit, drejtorit të Përgjithshëm të Përmbarimit, si dhe Valdrin Pjetrit, i cili drejton Agjencinë e Trajtimit të Pronave (ATP).

Një tjetër emër në listë është Eduard Merkaj, kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, institucioni që zëvendësoi ish-Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Por rasti më i veçantë është ai i Sadleva Bodos, drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve.

Bodo u emërua në këtë detyrë vetëm më 14 tetor, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit. Megjithëse ka vetëm pak ditë në krye të institucionit, burimet konfirmojnë për Vox News se edhe asaj i është kërkuar me telefon që të paraqesë dorëheqjen. Fillimisht Bodo ka rezistuar duke thënë se sapo është emëruar në atë detyrë.

Kjo tregon se urdhri i Ramës nuk bën përjashtim as për drejtuesit e sapoemëruar, duke ngritur pikëpyetje mbi kriteret se këta persona janë emëruar me listë partiake dhe pa konkurs.

Mbledhja e orës 18:30 në Infrastrukturë, ikin drejtuesit e Albpetrol, ARRSH, OST, KESH dhe Albcontrol

Një tjetër mbledhje është zhvilluar në orën 18:30 në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku ministri Enea Karakaçi u ka komunikuar drejtuesve të institucioneve dhe kompanive publike kërkesën për dorëheqje.

Mes emrave që preken është Eltar Deda, administrator i kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol që prej tetorit të vitit 2022.

Në listë është edhe Ami Kozeli, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), institucion i akuzuar për një seri skandalesh korruptive që kanë prekur dhe zyrtarët më të lartë shtetëror si dhe biznesmenë të fuqishëm. Një pjesë e dosjeve të ARRSH po hetohen nga SPAK.

Kërkesa për dorëheqje prek gjithashtu drejtuesit e dy kompanive kryesore publike të sektorit elektroenergjetik.

Bëhet fjalë për Elisian Bicin, administratorin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), si dhe Viola Haxhiademin, e cila mori drejtimin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) në dhjetor të vitit 2025. Kjo e fundit është nën hetim për dosjen Balluku.

Në këtë valë largimesh përfshihet edhe Ergys Verdho, administratori i Hekurudhës Shqiptare, i cili më parë ka drejtuar si ARRSH-në, ashtu edhe KESH-in. Edhe ky është nën hetim për dosjen Balluku.

Një tjetër drejtues që pritet të paraqesë dorëheqjen është Dritan Isaku, drejtori i Përgjithshëm i Albcontrol, entit publik që ofron shërbimet e navigimit ajror në hapësirën shqiptare.

Përfshirja e këtyre emrave tregon se kërkesa për largime nuk është kufizuar te drejtoritë klasike të administratës, por është shtrirë edhe te kompanitë shtetërore që administrojnë sektorë strategjikë të ekonomisë.

Nga Silda Anagnosti Çepe te Jonaid Myzyri dhe Ervin Koçi, largime edhe në institucionet e tjera

Vala e dorëheqjeve prek edhe drejtues të institucioneve të rëndësishme jashtë sektorit të energjisë.

Mes tyre është Silda Anagnosti Çepe, administratorja e kompanisë shtetërore IdentiTek, e cila është përgjegjëse për prodhimin e dokumenteve biometrike të identifikimit. IdentiTek është në pronësi të Ministrisë së Brendshme.

Në listën e largimeve është edhe Jonaid Myzyri, administrator i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, një institucion i akuzuar si kupola e abuzimeve me tendera.

Myzyri mori këtë detyrë në qershor 2026, pas dorëheqjes së Arlinda Pogajt. Më parë ai ka drejtuar Komisionin e Prokurimit Publik dhe ka qenë nën hetim nga SPAK.

Një tjetër emër është Ervin Koçi, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, institucioni përgjegjës për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Koçi e mban këtë funksion prej shtatorit të vitit 2022, dhe është përfolur për goditje selektive tek institucioni që drejton.

Nga AIDA te AZHBR dhe AKM, kërkesa për dorëheqje prek edhe drejtueset e tri agjencive

Burimet e Vox News bëjnë me dije se kërkesa për dorëheqje është shtrirë edhe në agjencitë që mbulojnë investimet, zhvillimin rural dhe mjedisin.

Në listë është Laura Plaku Saro, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), institucion që merret me promovimin dhe mbështetjen e investimeve vendase e të huaja.

Një tjetër emër është Ardita Kuçi, drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), e cila mori drejtimin e institucionit në shtator 2024.

AZHBR është një nga institucionet më të përfolura për skandale me fondet e fermerëve. Për këtë ka reaguar dhe Bashkimi Europian me ndërprerjen e fondeve mbështetëse IPARD.

Kërkesa për dorëheqje prek gjithashtu Marjeta Përlalën, drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), e emëruar në këtë funksion me vendim të Këshillit të Ministrave më 15 janar 2026.

Tatimet, Doganat dhe QKB, tre emra të tjerë në listën e dorëheqjeve

Ndryshimet shtrihen edhe në institucionet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me financat publike dhe aktivitetin e bizneseve.

Sipas informacioneve të Vox News, dorëheqja është kërkuar edhe për Besmir Bejën, drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, i cili mori detyrën më 2 shkurt të këtij viti, duke zëvendësuar kokën e korrupsionit, Gent Gazhelin.

Në listë është edhe Ilir Binaj, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, i cili e drejton administratën tatimore prej tetorit të vitit 2024.

Ndërsa një tjetër drejtues që pritet të largohet është Etugert Llazi, drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), institucion në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Sipas burimeve të Vox News, deri në këto momente asnjë prej drejtuesve të cilëve u është komunikuar kërkesa nuk ka shfaqur rezistencë.

Të gjithë kanë konfirmuar marrjen e urdhrit të përcjellë nga ministrat përkatës dhe gatishmërinë për të ndjekur procedurën e dorëheqjes.

Procesi duhet të nisë të premten, në orën 08:00, dhe të përfundojë deri të hënën, kur pritet të jenë dorëzuar të gjitha dorëheqjet e kërkuara./Vox News

Policët i çojnë djalin me pranga në shtëpi, OPGJ-ja nxjerr telefonin, gruaja e kë rcënon: Ta thγej turinjve! Oficeri me cigare në dorë: Ligjin e ka miratuar … (Video)

Një ndërhyrje e punonjësve të Policisë së Tiranës në një banesë të kryeqytetit është shoqëruar me debate të ashpra dhe kërcënime verbale, ndërsa një deklaratë e oficerit të Policisë Gjyqësore për një ligj të miratuar nga drejtori i Përgjithshëm ka ngritur pikëpyetje mbi njohjen e legjislacionit nga vetë efektivët.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, disa punonjës policie, që prezantohen si efektivë të Komisariatit Nr. 1, shfaqen pranë një banese, ku kanë shoqëruar një të ri me pranga. Sipas deklarimeve të policëve në video, ai dyshohet se i ka vjedhur portofolin një 17-vjeçari. Përballë efektivëve ndodhen një burrë dhe një grua, të cilët përfshihen në një debat të tensionuar me ta. Policët kërkojnë të mësojnë nëse i riu jeton në atë banesë, ndërsa burri u përgjigjet se e ka përzënë nga shtëpia.

“Jo, e kam përzënë nga shtëpia. Gjeni ata që i japin drogë atij”, dëgjohet të thotë burri, duke shtuar se efektivët kishin shkuar edhe dy ditë më parë për kontroll.

Ndërkohë, gruaja kërkon të dijë identitetin e njërit prej punonjësve të policisë, duke e pyetur përse nuk ka numër identifikimi dhe nëse është efektiv civil. Situata acarohet kur oficeri i kërkon gruas të futet brenda, ndërsa ajo i përgjigjet se ndodhet në shtëpinë e saj dhe nuk pranon t’i jepen urdhra.

Në një moment, oficeri paralajmëron shoqërimin e burrit, ndërsa më pas kërkon nga kolegu i tij afrimin e një patrulle me punonjëse policie. Por pjesa që tërheq më shumë vëmendjen vjen në fund të videos, kur oficeri i Policisë Gjyqësore nxjerr telefonin dhe kërkon të regjistrojë deklarimin e familjarëve se i riu nuk banon më me ta.

Gruaja kundërshton menjëherë filmimin, duke pretenduar se oficeri nuk ka të drejtë ligjore ta regjistrojë dhe duke e kërcënuar se do t’ia thyejë telefonin në fytyrë. Për të shpjeguar veprimin e tij, oficeri thotë se bëhet fjalë për një procedurë standarde të miratuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

“E kemi procedurë standarde, e miratuar nga drejtori i Përgjithshëm. Është ligj i miratuar në 2024 nga drejtori i Përgjithshëm”, shprehet ai.

Një deklaratë që ngre pyetjen se si mund të miratojë ligje drejtori i Policisë së Shtetit, kur Kushtetuta ia njeh këtë kompetencë Kuvendit të Shqipërisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mund të miratojë urdhra apo akte të brendshme brenda kompetencave të tij, por jo ligje. Në këtë rast, nuk është e qartë nëse oficeri ka ngatërruar një procedurë të brendshme me një dispozitë ligjore apo nëse i është referuar gabimisht bazës juridike të veprimit.

Debati mes policëve dhe familjarëve:

OPGJ: Djali juaj ka vjedhur një 17-vjeçar.

Burri: As më intereson fare.

Gruaja: Ti kush je të lutem që je pa numër… Civil je?

Burri: Kush je? Kush je ore?

Oficeri i policisë: Ja ku i ke me uniformën e policisë.

Gruaja: Se të kapa në shkelma tani dhe të nxorra përjashta.

OPGJ: Të lutem futu brenda.

Gruaja: Kujt i thua ti futu brenda, jam në shtëpi time unë ore. Hajde se ta jap një shqelm që nuk e ke idenë.

Burri: Largohu!

Gruaja: Largoni prej këtu që tani, largohuni!

OPGJ: Jam oficer i Policisë Gjyqësore.

OPGJ: Do të shoqëroj. (I drejtohet burrit)

Gruaja: Kur të vdes unë.

OPGJ: Afro një patrullë me femër. (I drejtohet kolegut)

Gruaja: Patrullë me femër? S’ka shanse njëherë, s’ka shanse. Ti babain tim nuk e prek dot me dorë.

Burri: Erdhën para dy ditësh, i futën një të kontrolluar. A jeni ju të 1-shit?

OPGJ: A jeton me ju?

Burri: Jo, e kam përzënë nga shtëpia. Gjeni ata që i japin drogë atij.

OPGJ: Ku jeton ti? (I drejtohet djalit me pranga)

Djali: Rrugëve.

Burri: E kam përzënë nga shtëpia, o zotëri.

OPGJ: E kemi procedurë standarde, e miratuar nga drejtori i Përgjithshëm. Është ligj i miratuar në 2024 nga drejtori i Përgjithshëm.

VIDEO

“Tronditet” shteti, Edi Rama i kërkon ministrave, dorëheqjen e gjithë …

Kryeministri Rama duket se ka vendosur marrjen e masave ekstreme, pas protestave të fundit, që kanë tronditur Qeverinë.

Burime të Vox News bëjnë me dije se Rama iu ka kërkuar ministrave, që të kërkojnë dorëheqjen e drejtorëve të të gjitha institucioneve që ata kanë nën varësi.

Sipas këtyre burimeve, Rama iu ka kërkuar ministrave që të mbledhin këtë pasdite gjithë drejtorët që kanë nën varësi dhe t’iu kërkojnë atyre dorëheqjen e parevokueshme.

Institucionet qe preken jane, duke nisur nga Doganat, Tatimet, QKB, AMF, AMLF, Kadastra, AKU, ISUV, AKUK, institucionet në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, institucionet e Ministrisë së Kulturës, institucionet Ministrisë së Bujqësisë, institucionet e Ministrisë së Infrastrukturës, institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë e kështu me radhë, të gjitha Ministritë që kanë institucione varësie etj.

Në ditë në vijim pritet që ky vendim të komunikohet publikisht nga kryeministri Rama, i cili nuk dihet nëse e ka marrë për të qetësuar zemërimin e protestuesve apo për të paralajmëruar zgjedhje të parakohshme.

Kujtojmë që në disa dalje mediatike të fundit, Rama ka kritikuar ashpër administratën.

Një javë më parë, kryeministri Rama ka paralajmëruar masa ndaj drejtuesve të administratës që nuk respektojnë afatet për t’u dhënë përgjigje qytetarëve dhe për zgjidhjen e problematikave të tyre.

“Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës, në të cilin ne do të përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston”, deklaroi Rama.

Rama më pas prezantoi edhe “Shkallën e Meritës” si një tjetër komponent të procesit të transformimit të administratës, krahas nismave të tjera, përfshirë BESA-n dhe platformën “Pasqyra”.

Dhe tashmë nga fjalët, duket se ka kaluar tek veprat, duke kërkuar shkarkimin e gjithë drejtuesve kryesorë nëpër ministritë e vendit./Vox News

“Pedagogët në protestë janë të lidhur me PD”/ Gruaja e Olldashit i përgjigjet Berishës

Pedagogët e universiteteve publike dhe private iu bashkuan për të tretën ditë radhazi protestës së studentëve, duke kundërshtuar deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, se qindra prej tyre janë të lidhur me këtë forcë politike.

Akademikët theksuan se organizimi i tyre është i pavarur dhe se mbështetja për studentët nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, por ndaj të gjithë klasës politike, përfshirë edhe opozitën.

Pedagogët u mblodhën fillimisht pranë Universitetit Politeknik, ndërsa në universitete vijon bojkoti i mësimit. Ata e cilësuan sheshin e protestës si “auditorin më të madh të demokracisë”, përpara se të ndërprisnin fjalimet dhe të marshonin drejt studentëve të mbledhur pranë Parlamentit.

Gjatë protestës, Mimoza Manxhari akuzoi qeverinë se po përpiqet të zhvlerësojë kauzën e protestuesve, duke e paraqitur atë si një tubim të dhunshëm.

“Qeveria përpiqet ta delegjitimojë këtë protestë duke e paraqitur si protestë huliganësh. Jo, kjo është një protestë qytetarësh që kërkojnë të rikthejnë besimin te vota dhe te mundësia reale për të ndryshuar qeverisjen nëpërmjet zgjedhjeve”, u shpreh Manxhari.

Ndërsa Ervin Goci kërkoi që pedagogët të kenë një rol më të rëndësishëm në organizimin dhe drejtimin e protestës.

“Mendoj që pedagogët duhet të luanin një rol akoma më drejtues, më udhëheqës. U bëj thirrje që të jenë më shumë”, deklaroi ai.

Marshimi vijoi përgjatë Rrugës së Elbasanit dhe më pas Unazës së Vogël, deri në zonën pranë Akademisë së Shkencave, ku ndodheshin studentët. Pas mbërritjes së pedagogëve, një pjesë e protestuesve çanë kordonin metalik dhe iu afruan efektivëve të policisë. Situata e tensionuar zgjati për disa minuta.

Përveç kërkesave të studentëve, një tjetër çështje e ngritur gjatë protestës ishte deklarata e Sali Berishës, i cili një ditë më parë pretendoi se “qindra pedagogët, të lidhur me Partinë Demokratike, janë sot krahas të tjerëve në protestë”.

Pedagogët e kundërshtuan këtë deklaratë, duke nënvizuar se pjesëmarrja e tyre nuk është rezultat i ndikimit të ndonjë force politike. Enkeleda Olldashi deklaroi se, sipas saj, si Partia Demokratike, ashtu edhe Partia Socialiste po përpiqen ta dobësojnë protestën.

“Të dyja forcat politike, PD dhe PS, po përpiqen ta minojnë, secila në formën e saj. Kështu që kjo është një formë minimi, por duhet të kuptojnë që politika vetëm rininë nuk e minon dot”, tha Olldashi.

Në të njëjtën linjë, Maksim Meço theksoi se kauza e studentëve përfshin të gjithë klasën politike dhe kërkon ndryshime më të gjera në sistem.

“Ne mbështesim kauzën e studentëve dhe kauza e studentëve përfshin gjithë klasën politike dhe një riformatim të sistemit, ku përfshihet edhe kreu i opozitës. Ai bën punën e vet, ndoshta ai kërkon ta përvetësojë këtë”, u shpreh Meço.

Edhe Ermal Hasimja mohoi që vendimi i pedagogëve për t’iu bashkuar protestës të jetë marrë nën ndikimin e opozitës apo të ndonjë figure tjetër politike.

“Vendimin e kanë marrë pedagogët, nuk e ka marrë as Partia Demokratike, as Lapaj, as Shehaj, askush”, deklaroi Hasimja.

Pas marshimit, një pjesë e akademikëve vijuan të qëndronin përkrah studentëve dhe protestuesve të tjerë pranë Parlamentit, duke rikonfirmuar mbështetjen e tyre për kauzën e ngritur.