“Je një hero, Iuan i vërtetë” – Netanyahu takon qytetarin që ndaloi në rrëzimin e avionit me pasagjerë izraelitë (Video)

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka takuar pasagjerin i cili ndihmoi në neutralizimin e bashkëpilotit nga Omani, i dyshuar se tentoi të rrëzonte një avion të kompanisë Flydubai me rreth 180 persona në bord.

Gjatë takimit, Yoniv ishte ende i veshur me bluzën e mbuluar me gjak, pasi kishte ndërhyrë për të ndaluar bashkëpilotit gjatë incidentit në avion.

Netanyahu e vlerësoi pasagjerin për veprimin e tij, duke e cilësuar hero.

“Yoniv, je një hero i vërtetë. Të shoh dhe shoh një luan. Shikoj një hero të madh”, i tha Netanyahu.

Pasagjeri iu përgjigj: “Ne jemi një komb luanësh, apo jo? Am k’lavi”.

Yoniv tregoi se incidenti ndodhi rreth një orë e 10 minuta përpara kohës së planifikuar të uljes së avionit në Izrael.

Sipas kryeministrit izraelit, ndërhyrja e pasagjerit mund të ketë shpëtuar jo vetëm të gjithë personat që ndodheshin në bordin e avionit, por mund të ketë parandaluar edhe një katastrofë më të madhe, nëse avioni do të kishte arritur të hynte në hapësirën ajrore të Izraelit.

Motivi i saktë i ngjarjes mbetet ende nën hetim.

Skandali i videove in time/ Luiz Ejlli tallet me Adrian Hilën: Më mori në telefon… (Video)

Debati që ka përfshirë showbizin shqiptar pas publikimit dhe qarkullimit në rrjet të disa videove intime vijon të sjellë reagime nga personazhe të njohura.

Këtë herë ka reaguar këngëtari Luiz Ejlli, i cili ka zgjedhur ta komentojë situatën përmes humorit dhe ironisë. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Ejlli ka improvizuar një telefonatë me një kompozitor, duke bërë një referencë të tërthortë ndaj Adrian Hilës.

Në videon e tij, Luizi tregon në mënyrë humoristike se si një kompozitor e kontakton në mëngjes dhe i propozon të shkojë në studio për të dëgjuar një këngë të re të krijuar posaçërisht për të. Në vijim, këngëtari ironizon situatën duke thënë se takimi mund të zhvillohet në një kafene, në vend që të shkojë në studio apo në shtëpi.

Reagimi i Ejllit vjen në një kohë kur materialet private që qarkullojnë në rrjet kanë shkaktuar diskutime të shumta në publik dhe reagime nga figura të ndryshme të showbizit shqiptar.

Pa hyrë drejtpërdrejt në përmbajtjen e videove, këngëtari ka zgjedhur humorin për të komentuar situatën dhe për të bërë referencën e tij ndaj zhvillimeve që kanë marrë vëmendje në rrjetet sociale.

Videot

“Kam 5 υίte pa b. ërë …ks”, gr.υaja tregon arsγen ρse bυ rri e refυzon…!!

Një grua e martuar, ka ndarë me psikologe Deidren problemin e saj që e shqetëson prej vitesh. Ajo zbuloi se kishte plot pesë vite që nuk kishte bërë s.ks me bashkëshortin e saj.

Por më e keqja është justìfikimi që i jep i shoqi… ai i thotë se nuk e shikon më si femër tërheqëse pasi pas lindjes së fëmijës ka shtuar në peshë.

“A duhet të largohem? Burri dhe unë kemi qenë së bashku për 23 vjet dhe kemi dy fëmijë, por ne nuk kemi kryer marrëdhënie s*ksuale në gati pesë vjet.

Burri im thotë se nuk më sheh më tërheqëse pas lindjes së fëmijëve sepse kam shtuar në peshë.

Pasi dëgjoi historinë e saj, psikologia Deidre u mundua që t’i japë këshillën më të mirë të mundshme.

“Të jesh i vetmuar në marrëdhënien tënde është një shenjë e qartë se diçka nuk është në rregull. Duket sikur marrëdhënia juaj po kalon në shumë sfida.

A duhet të largohesh? Mbase. Megjithëse ka hapa të tjerë që mund të dëshirosh të provosh përpara se ta bësh atë.

Nëse ai nuk është i gatshëm të bëjë përpjekje bashkë me tz për të shpëtuar këtë lidhje, atëherë është mirë që të ndaheni dhje të gjeni veten tuaj. Më besoni, e ardhmja juaj larg tij do të jetë më e ndritur”.

Skandali me videot in time/ Shokon Olti Curri: Dy nga gratë pas publikim të videove kanë tentuar …

Opinionisti Olti Curri ka reaguar lidhur me publikimin dhe shpërndarjen e videove intime të disa personazheve të njohura, duke e vendosur theksin te privatësia e personave të filmuar dhe pasojat që mund të ketë publikimi i materialeve pa pëlqim.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Curri argumenton se viktimat në këtë rast janë gratë që, sipas tij, nuk kanë qenë në dijeni se po filmohej intimiteti i tyre dhe se materialet më pas kanë përfunduar në duart e publikut.

Ai shprehet se fakti që personat janë pjesë e industrisë së showbizit mund të sjellë komente, analiza apo edhe reagime me humor në rrjetet sociale, por thekson se kjo nuk duhet të zhvendosë vëmendjen nga mënyra se si janë siguruar dhe shpërndarë materialet.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FOltiCurriOfficial%2Fposts%2Fpfbid0pq224gBdgxV4zKWuRtuFbvAT4Xyuvp9twzrxyD2gzfbarbUrh8vJZscpicohKTJrl&show_text=true&width=500

Aktori Flor Binaj bën dekIaratën e fortë pas skandalit në showbiz: “Ata që na q°në ne, duke na …”

Publikimi dhe qarkullimi i videove intime që pretendohet se përfshijnë personazhe të njohur të showbizit shqiptar vijon të sjellë reagime nga figura publike.

Mes tyre është edhe aktori Florjan Binaj, i cili ka zgjedhur ta zhvendosë vëmendjen nga jeta private e personazheve te çështjet që, sipas tij, prekin drejtpërdrejt qytetarët.

Binaj ka shpërndarë në Instagram një postim të Genc Sejkos, ku shkruhet:

“Se çfarë bëjnë dy ose tre veta në shtrat nuk më intereson fare. Le të përqendrohemi tek ata që na q**ë ne, duke na vjedhur çdo ditë.”

Aktori e ka shoqëruar postimin e shpërndarë me një shenjë miratimi, duke treguar se pajtohet me mesazhin e përcjellë.

Reagimi vjen në një moment kur videot e publikuara dhe pretendimet që i shoqërojnë ato kanë marrë një vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Në të njëjtën kohë, disa figura publike kanë ngritur pikëpyetje nëse kjo vëmendje po largon fokusin nga zhvillime të tjera me interes publik.

Edhe qëndrimi i Binajt shkon në këtë drejtim. Pa komentuar personat e përfolur dhe pa hyrë në përmbajtjen e materialeve private, aktori sugjeron se jeta intime e individëve nuk duhet të kthehet në çështjen kryesore të debatit publik, ndërsa vëmendja duhet të mbetet te problematikat që prekin shoqërinë dhe përdorimin e parave publike.

“BURG për këdo që i ka shpërndarë videot!” Personazhe të njohura PLASIN keq për rastin e Adrian Hilës: Intimiteti i një personi nuk duhet të kënaqë tjetrin (REAGIMET)

Publikimi i disa videove intìme në rrjet, në qendër të të cilave qëndron kompozitori Adrian Hila, ka shkaktuar reagime të shumta nga personazhe të njohura. Në mesin e reagimeve që dënojnë hapur shpërndarjen masive të videove intime të cilat haptazi cënojnë privatësinë e personave të përfshirë, renditen gazetari Blendi Salaj dhe ish-deputetja e PD-së Ori Nebiaj.

Në postime të bëra ditën e sotme në rrjet, dyshja e sipërpërmendur përveçse dënon shpërndarjen e pamjeve në fjalë, kundërshton dhe “kënaqësinë” e njerëzve për t’i kushtuar vëmendje ngjarjeve të tilla që lidhen ngushtësisht me jetën personale të personave të përfshirë në këtë mes.

Blendi Salaj thekson në reagimin e tij se kënaqësia për të poshtëruar persona të tjerë, nuk na bën neve njerëz më të mirë, ndërsa shton se asnjë prej nesh nuk do të donte të përjetonte një histori të tillë, ndaj nuk duhet ta trajtojmë tjetrin siç ne nuk do donim të trajtoheshim.

“Mua nuk më ka mbërritur ndonjë video në WhastApp, kjo për shkak se kam miq të mirë që nuk e panë të nevojshme që t’i shpërndajnë tek unë videot që u kishin ardhur. Jam mirënjohës për këtë. Por dua të them dy fjalë rreth këtij fenomeni të poshtërimit kolektiv të njerëzve. Çfarëdolloj gabimi paçin bërë këta njerëz, askush nuk e meriton që të poshtërohet, t’i asgjësohet dinjiteti dhe personaliteti, e aq më keq sepse kjo nuk na bën neve njerëz më të mirë. Nuk e bën shoqërinë më të shëndetshme, përkundrazi nëse ky kthehet në një sport kombëtar dhe ne marrim kënaqësi nga poshtërimi, shkelja, dhunimi i gjithçkaje te një person apo nga shkërmoqja e tyre.

Çfarë thotë kjo për ne? Çfarë na bën kjo ne të jemi? Sepse, mund të thotë dikush e meritojnë. Po kush është ai që e vendos se kush meriton dhe çfarë?! Dhe e kthejmë dinjitetin e njeriut në një monedhë pastaj që ne japim apo marrim siç na do qejfi. Jo, kjo nuk e bën shoqërinë më të mirë. Në qoftë se drejtësia kthehet në mizori, në mospasjen e mëshirës, atëherë kjo thotë se jemi duke shkuar drejt një shoqërie monstruoze që është e gatshme që ta përtypë e ta pështyjë çdo njeri, e që kënaqet kur njerëzit bien. Dhe kjo nuk është as shoqëria, e as bota ku duam të jetojmë. Duhet ta trajtojmë tjetrin ashtu siç duam të na trajtojnë të tjerët. Kaq!”, thekson Blendi Salaj.

Në të njëjtën linjë qëndron dhe Ori Nebiaj, e cila përgjatë reagimit të saj përveçse dënon shpërndarjen e pamjeve thekson se personi që e ka bërë i pari videon dhe të tjerët që e kanë shpërndarë gjerësisht duhet të dënohen me burg.

“NGA SKANDALI NE SPEKTAKEL

Që ne jemi një popull i frustruar seksualisht, kjo s’ka diskutim! Sa herë del një «skandal» me video intime, etja për t’i parë na zjen gjakun. Në fakt, skandali nuk është jeta intime e njerëzve. Skandali është thyerja e privatësisë së tyre dhe mënyra si ne i presim, i kërkojmë e i shpërndajmë ato pamje. Neveritëse.

Gra që mund të jenë filmuar në intimitet pa dëshirën e tyre. Burra ordinerë, fekale të shoqërisë, që realizojnë skenarë të tillë. Duhet të ketë përgjegjësi të qartë penale për këdo që provohet se filmon intimitetin e dikujt pa pëlqimin e tij dhe për këdo që i shpërndan ato pamje pa pëlqim. Ky është abuzim, jo argëtim.

Qejf i madh, histeri nëpër telefona, ndërsa videot kalojnë nga njëri te tjetri. Akoma na bën çudi që njerëzit kanë jetë intime.

Dalin çështje që ngrenë pyetje për abuzimin me pushtetin, shtetin dhe taksat tona, e megjithatë vëmendjen e harxhojmë te historitë rozë: me kë shkonte, kë kishte dashnore.

Dhe, si gjithmonë, fatura e turpit i shkon gruas së pari. Burri mund të jetë pjesë e së njëjtës histori, por ajo bëhet titulli, objekti i gjykimit dhe shënjestra e komenteve. Ky është morali ynë me dy standarde: kur duhet të kërkojmë llogari, bëhemi spektatorë; kur duhet të respektojmë privatësinë, bëhemi prokurorë.

Po e mbyll duke përmendur një emër, ADRIAN HILA. Çfarë perversiteti ordiner. Burg për këdo i ka shpërndarë videot, si dorë e parë e e si dorë e dytë.”, thekson në fjalën e saj Nebiaj.

Një tjetër reagim ka ardhur nga bota e showbizit shqiptar. ka qenë Luiz Ejlli ai që nuk e ka lënë p komentuar situatën në fjalë të cilën tërthorazi e ka ironizuar.

“Bie telefoni në mëngjes “Alo, Luiz Ejlli?”. Filani tha jam kompozitor, kam bërë një këngë fiks për ty! A po kalon pak te studioja ime dhe te shtëpia që ta dëgjosh?! A e lëmë te kafja poshtë i thashë se…. hë e kupton vetë ti… Prit e Zot.”, shprehet Luiz Ejlli në videon e postuar ditën e sotme në rrjet.

VIDEO

BE përgatitet të “heqë veton”, ndryshimi i madh që mund të prekë rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit

Bashkimi Evropian po shqyrton një ndryshim të rëndësishëm të rregullave të tij të brendshme, ndërsa përgatitet për mundësinë e zgjerimit përtej 30 shteteve anëtare. Në qendër të reformës është reduktimi i rasteve kur një vend i vetëm mund të bllokojë vendimmarrjen, përfshirë disa etapa të procesit të anëtarësimit të vendeve kandidate.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të paraqesë javën e ardhshme planin, i cili synon t’i përshtatë institucionet evropiane me një Union më të madh.

Sipas draft-dokumenteve të brendshme të Komisionit të raportuara nga “Rapporteur”, Brukseli po shqyrton mundësinë që reforma të realizohet pa hapur procesin kompleks të ndryshimit të Traktatit të Lisbonës.

Një nga instrumentet që po diskutohet është aktivizimi i të ashtuquajturave “passerelle clauses”. Këto dispozita ekzistuese të traktateve lejojnë që, në fusha të caktuara, vendimet të mos kërkojnë më mbështetjen unanime të të gjitha shteteve, por të merren me shumicë të cilësuar.

Një ndryshim i tillë do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë edhe te procesi i zgjerimit dhe, rrjedhimisht, te vendet kandidate si Shqipëria. Synimi është që disa vendime të ndërmjetme gjatë negociatave të mos mund të bllokohen nga kundërshtimi i vetëm një apo disa shteteve anëtare.

Megjithatë, unanimiteti nuk do të zhdukej plotësisht nga procesi. Sipas propozimit, ai do të vazhdonte të ishte i nevojshëm në momentin e hapjes dhe në përfundim të procedurës së anëtarësimit.

Vetë kalimi drejt sistemit të ri paraqet gjithashtu një pengesë politike, pasi aktivizimi i klauzolave “passerelle” kërkon fillimisht miratimin unanim të vendeve anëtare.

Komisioni argumenton se mënyra aktuale e funksionimit mund të bëhet gjithnjë e më problematike me rritjen e numrit të anëtarëve të Unionit. Sa më shumë shtete të ulen në tryezën e vendimmarrjes, aq më e madhe konsiderohet mundësia e vonesave dhe bllokimeve.

Një sistem më i gjerë i votimit me shumicë të cilësuar mund të ndikonte jo vetëm te zgjerimi, por edhe në fusha të tjera. Në dokumente përmenden sanksionet, politika e sigurisë dhe mbrojtjes, të drejtat e njeriut dhe masat kundër evazionit fiskal.

Sipas skemës së propozuar, për miratimin e një vendimi do të nevojitej mbështetja e të paktën 15 shteteve, të cilat së bashku duhet të përfaqësojnë afërsisht dy të tretat e popullsisë së BE-së.

Në të njëjtën kohë, qeverive kombëtare mund t’u lihet një mekanizëm sigurie. I ashtuquajturi “emergency brake” do t’i mundësonte një shteti të kërkonte ndërhyrje kur vlerëson se një vendim cenon interesa jetike kombëtare.

Reforma mund të ketë rëndësi për vende si Shqipëria, Ukraina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, pasi synon të kufizojë mundësinë e bllokimeve politike gjatë etapave të ndërmjetme të negociatave.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që po diskutohet lidhet me vetë Komisionin Evropian. Aktualisht çdo shtet anëtar ka një komisioner, por ruajtja e kësaj formule konsiderohet më e vështirë në një BE me mbi 30 anëtarë.

Drafti parashikon mundësinë që vetëm rreth dy të tretat e vendeve të kenë një përfaqësues në Komision në të njëjtën kohë. Nëse një formulë e tillë do të zbatohej në Unionin aktual me 27 anëtarë, nëntë shtete nuk do të kishin komisionerin e tyre gjatë një mandati të caktuar.

Kjo pikë pritet të jetë veçanërisht e ndjeshme për shtetet e vogla, të cilat tradicionalisht e konsiderojnë praninë e një komisioneri kombëtar si një element të rëndësishëm të përfaqësimit të tyre në institucionet evropiane.

Rregulla më të forta po diskutohen edhe për periudhën pas pranimit të anëtarëve të rinj.

Sipas dokumenteve, shtetet që do t’i bashkohen BE-së në të ardhmen mund të qëndrojnë nën një mekanizëm të posaçëm monitorimi për të paktën dhjetë vjet. Gjatë kësaj kohe, Brukseli do të kishte mundësi të ndërhynte në rast të problemeve serioze me standardet demokratike, sundimin e ligjit apo funksionimin e institucioneve.

Masat mund të shkonin nga kufizimet financiare deri te pezullimi i së drejtës së votës në Këshillin e BE-së.

Në diskutim është gjithashtu një angazhim i përkohshëm dhe ligjërisht detyrues për anëtarët e rinj, përmes të cilit ata do të zotoheshin të mos përdornin pozicionin e tyre për të penguar vendime të mbështetura nga pjesa tjetër e Unionit.

Paralelisht do të vazhdonin periudhat kalimtare që përdoren edhe sot për fusha të caktuara, si bujqësia, drejtësia dhe punët e brendshme.

Nëse propozimet avancojnë, ato do të përbënin një ndryshim të konsiderueshëm të mënyrës se si funksionon BE-ja përpara valës së ardhshme të zgjerimit. Megjithatë, disa prej elementeve kryesore kërkojnë dakordësinë e të gjitha shteteve anëtare, ndaj përmbajtja përfundimtare e reformës do të varet nga negociatat mes qeverive të Unionit.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi
Mendja juaj është jashtëzakonisht e fokusuar, duke ju pajisur me një logjikë të fortë praktike. Është një ditë e shkëlqyer për të ndërtuar ura bashkëpunimi. Ndikimi i Diellit favorizon marrëveshjet dhe harmoninë në çift.

Demi
Diskutimet do të jenë intensive por praktike. Ju duhet të vlerësoni nëse po sakrifikoni shëndetin tuaj për të mbajtur gjallë një dinamikë toksike. Ditë ideale për diskutime financiare dhe vendime mbi pronat.

Binjakët
Mund t’ju duhet të kujdeseni për dikë ose të ofroni mbështetje emocionale. Do të jeni mjaft kursimtarë dhe të matur me shpenzimet sot. Preferoni punën individuale ose distancimin nga zhurma për të qartësuar idetë.

Gaforrja
Rishikoni shpenzimet e anashkaluara. Një ekzaminim i hollësishëm do t’ju ndihmojë të përmirësoni ndjeshëm buxhetin e shtëpisë. Kushtojini vëmendje qetësisë mendore dhe shmangni ankthet e natës. Gjumi i mirë është prioriteti juaj.

Luani
Do të keni kuriozitet të shtuar, informacione të reja dhe vigjilencë të lartë. Marsi në shenjën tuaj gjatë gjithë muajit ju bën pasionantë, por nesër mund të përplaseni me “mendimin e grupit” nëse përpiqen t’ju zbehin shkëlqimin.

Virgjëresha
Njerëzit ju shohin si person të besueshëm dhe të kujdesshëm. Mund të ndiheni paksa të shkëputur nga dikush, por kjo është krejtësisht e përkohshme. Dikush mund t’ju kërkojë ndihmë. Tregohuni modestë në mbrëmje dhe shijoni sigurinë që keni ndërtuar.

Peshorja
Flisni hapur me partnerin për mënyrën se si dëshironi të kaloni kohë më cilësore dhe kuptimplotë së bashku. Ditë e përsosur për studim apo për të mbyllur një projekt. Ndani buxhetin tuaj përpara se planet shoqërore t’ju prishin llogaritë.

Akrepi
Ju jeni një nga tre shenjat që e nisni tetorin me fat dhe pozitivitet të plotë. Do të keni vetëbesim dhe kontroll të shkëlqyer emocional mbi xhelozinë ose pasiguritë. Përdorni qetësinë dhe durimin për të menaxhuar situatat komplekse me kolegët.

Shigjetari
Ju duhet të bëni lëshime dhe të tregoni fleksibilitet në marrëdhëniet me të tjerët. Përgjegjësitë ndaj fëmijëve ose familjes mund të rriten. Mos lejoni që emocionet t’ju turbullojnë gjykimin financiar.

Bricjapi
Ditë jashtëzakonisht productive. Vetëbesimi ju bën tërheqës. Partneri apo familjarët do të mbeten të impresionuar nga gatishmëria juaj për të ndihmuar. Përdorni këtë moment të shkëlqyer për atë cfarë doni të arrini më shumë në jetë.

Ujori
Jo çdo gjë duhet ndarë me publikun. Mbani sekretet e marrëdhënies suaj dhe mos lejoni ndërhyrjen e personave të tretë.
Tregoni kujdes në punë me kë ndani idetë tuaja inovative. Dikush mund të përpiqet të marrë meritat për projektet tuaja.

Peshqit
Diskutimet familjare do të jenë shumë praktike, të arsyeshme dhe të ngrohta. Jeni në gjendjen e duhur shpirtërore për të zgjidhur ngatërresat e vjetra. Do të shihni rrugë të reja për të marrë mbështetje financiare nga palë të treta.