Sot dalin në shesh/ Rreth 1 mijë pedagogë firmosin peticionin në mbështetje të studentëve (EMRAT)

Një grup pedagogësh nga universitetet shqiptare janë bashkuar në një peticion në mbështetje të protestës së studentëve dhe të rinjve, duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen si hap drejt qetësimit të situatës politike në vend.

Nisma, e cila deri më tani raportohet se ka mbledhur rreth 1 mijë firma nga pedagogë, synon të zgjerohet më tej dhe të përfshijë akademikë nga universitete të ndryshme të Shqipërisë.

Në deklaratën e tyre, pedagogët shprehin shqetësimin për dhunën e raportuar ndaj studentëve gjatë protestave dhe për atë që e cilësojnë si shkelje të të drejtave të njeriut.

Përmes një deklarate me pesë pika, ata kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare, e cila, sipas tyre, duhet të garantojë stabilitetin institucional, uljen e tensioneve dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Një pjesë e rëndësishme e peticionit u drejtohet Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera përgjegjëse për rendin publik. Pedagogët kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të çdo akti dhune ndaj studentëve, si dhe refuzimin e urdhrave që ata i konsiderojnë të paligjshëm.

Nismëtarët u bëjnë gjithashtu thirrje përfaqësive diplomatike në Tiranë që të reagojnë publikisht për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, pedagogët u kërkojnë protestuesve të shmangin dëmtimin e bizneseve dhe të pronës publike e private, duke theksuar se dhuna dhe shkatërrimet nuk duhet të përdoren si justifikim për ndërhyrje të dhunshme ndaj protestës.

Deklarata e plotë

Të tronditur nga dhuna e pajustifikuar e ushtruar ndaj studentëve tanë dhe shkelja e dëshmuar e të drejtave të njeriut gjatë protestës, ne një grup pedagogësh:

I bëjmë thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit. Kërkojmë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kujdestare, e cila të sigurojë stabilitetin institucional, qetësimin e situatës dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.

2.⁠ ⁠I bëjmë thirrje policisë dhe aktorëve të tjerë të ruajtjes së rendit që të ndalojnë menjëherë çdo akt dhune ndaj studentëve dhe të refuzojë të zbatojë urdhëra të paligjshëm. Mos harroni se ata që ju japin këto urdhëra sot, nesër do t’i mohojnë, ndërsa përgjegjësia do të mbetet mbi ju që jeni dokumentuar nga filmimet e qytetarëve dhe mediave.

3.⁠ ⁠I bëjmë thirrje përfaqësive diplomatike në Tiranë që të ndërhyjnë publikisht për respektimin e të drejtave të qytetarëve, njësoj siç respektohen të drejtat e qytetarëve në vendet tuaja.

4.⁠ ⁠I bëjmë thirrje protestuesve që të mbrojnë bizneset dhe pronën publike e private për t’i hequr çdo justifikim qeverisë për ushtrimin e dhunës dhe delegjitimimin e protestës.

5.⁠ ⁠I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës, që njësoj si në 1991 t’u bashkohen studentëve për të pamundësuar dhunën ndaj tyre. Asnjë qeveri nuk ka mjaftueshëm policë e gaz lotsjellës për një popull të tërë.

Kliko këtu për të lexuar listën e plotë të pedagogëve që kanë firmosur peticionin

Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 20 Tetor 2026

Dashi
Nuk do keni aspak probleme dhe vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift perkundrazi komunikimi do jete i ngrohte dhe emocionet te njëpasnjëshme. Beqaret nuk duhet te qahen me disa takime qe do realizojnë sepse ndryshe nga sa duken disa persona do jene thesare te çmuar. Ne planin financiar nuk do keni aspak probleme apo vështirësi dhe do mund te kryeni edhe disa investime.

Demi
Ka shume mundësi qe Saturni te sjelle debate te forta sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do ndiheni mire pranë partnerit dhe mund te vendosni t’i qëndroni larg atij. Beqareve do ju rrahe zemra fort fale nga një takimi interesant qe do takojnë. Ka mundësi qe gjithçka te jete me ndryshe për ta. Ne planin financiar mos bëni gabime sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Binjaket
Pas një periudhe delikate qe keni kaluar ne jetën tuaj ne çift sot do pajtoheni dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër. Do i kuptoni gabimet dhe do gjeni mënyrën për te kërkuar falje. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjithë atyre qe do i joshin sepse mund te lëndohen. Ne planin financiar qëndroni gjithë kohës te kujdesshëm ne mënyrë qe gjerat t’iu ecin si duhet. Mos ndërmerrni asnjë çast rreziqe.

Gaforrja
Do kaloni momente pasionante sot ju qe jeni ne një lidhje dhe shpesh do ju duket vetja sikur jeni ne ëndërr jo ne realitet. Beqaret gjithashtu do kenë plot mundësi për ta ndryshuar statusin e tyre, mjafton qe te përfitojnë sa te mundin nga ftesat qe do ju bëhen. Gjendja e financave do varet nga mënyra juaj organizative dhe nga sasia e shpenzimeve.

Luani
Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e qete sot. Qe ne orët e para te mëngjesit do keni disa debate me partnerin lidhur me një çështje delikate. Mos mendoni se gjithmonë keni ju te drejte sepse do pendoheni me vone. Beqaret do jene mendjehapur dhe gati edhe për ndonjë aventure kalimtare. Gjendja e financave nuk do jete shume e mire. Kërkoni këshilla nga te afërmit.

Virgjeresha
Nëse lidhja juaj është e forte dhe ka përballuar sfida te vështira edhe sot gjerat kane për te ecur me se miri. Do merreni vesh për gjithçka me personin qe keni ne krah. Beqaret do e takojnë papritur personin ideal dhe do mendojnë te fillojnë menjëherë një lidhje serioze me te. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm sepse gjendja financiare nuk është shume e qëndrueshme.

Peshorja
Do ndiheni te plotësuar sot ju te dashuruarit pranë atij qe keni ne krah dhe do filloni seriozisht te bëni plane afatgjata. Beqaret do tregohen gjithë kohës te vëmendshëm ndaj personave qe do kenë rreth e rrotull ne mënyrë qe te gjejnë atë te përshtatshmin. Mundësitë do jene te mira. Me financat duhet te merreni me tepër nëse doni qe situata t’iu ndryshoje për mire.

Akrepi
Do afroheni tej mase me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe do flisni hapur edhe për disa histori te se shkuarës suaj te hershme. Ai do ju kuptoje dhe nuk do ju gjykoje aspak. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm qe te arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Për financat do jete dite delikate. Beni kujdes sepse problemet mund te zmadhohen gjithnjë e me shume.

Shigjetari
Dite harmonike dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te ishte e fundit dhe keni për t’u ndier me mire se kurrë me pare. Beqaret do kuptojnë se kane rene ne dashuri koke e këmbë me një mik te vjetër, por do kenë druajtja t’ia shprehin ndjenjat. Gjendja financiare fatmirësisht do jete me e mire.

Bricjapi
Dite sensacionale do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment partneri do ju surprizoje dhe do ju beje te ndiheni si mbi re. Beqaret për fat te keq do vazhdojnë te mbeten vetëm sepse mundësitë qe do iu jepen nuk do jene te përshtatshme. Gjendja e financave do ketë përmirësime te vogla, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni kuturu.

Ujori
Sot do jete një dite e turbullt për ata qe janë ne një lidhje. Jo gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si e kishit ëndërruar kështu qe bëni kujdes me fjalët qe do thoni. Beqaret do bëjnë gabime te pafalshme te cilat do kenë shume ndikim tek e ardhmja e tyre. Ne planin financiar problemet do jene te njëpasnjëshme. Kërkoni sa me pare ndihme qe te mos mbeteni pa asnjë para ne xhep.

Peshqit
Mundohuni te tregoheni sa me realiste sot ju qe jeni ne një lidhje sepse po ëndërruar shume ka rrezik te përballeni me zhgënjime te mëdha. Beqaret do kenë një nga ditët me te bukura te vitit dhe do realizojnë takimet e ëndërruara prej kohesh. Te ardhurat ka rrezik te përkeqësohen dhe kjo për shkak te pamaturisë qe do tregoni me shpenzimet. Kujdes!

Shqiptari dënohet me burg pasi u kap brenda shtëpisë së barit! Gjyqtarja i kërkon faIje, ja çfarë ndodhi

Një shqiptar është dënuar me burg në Britaninë e Madhe pasi u kap duke u kujdesur për bimët e kanabisit, në një shtëpi bari. Agim Cjapi u arrestua në Cumbria kur policia zbuloi një sasi droge me vlerë deri në 440,000 paund. 

Pasi u mor në paraburgim, Cjapi pretendoi se ishte thjesht “kopshtari” që vepronte sipas udhëzimeve të një bande kriminale dhe në seancën gjyqësore, ai tha se donte të kthehej në Shqipëri.  

Megjithatë, ai u dënuam me 20 muaj burg të premten, në ditëlindjen e tij të 33-të. Pikërisht për detajin e fundit, ai pati dhe një kërkim faljeje nga gjyqtarja. 

Pasi i shqiptoi dënimin, ajo i tha Cjapit: “Më vjen keq që kjo seancë dëgjimore është dashur të zhvillohet në ditëlindjen tënde. Shpresoj të ketë më shumë ditëlindje të këndshme në të ardhmen.’  

Profesori i njohur amerikan: Shqipëria rrezìkon një 97-të të dytë, nuk mund të kërkohet largimi me dhunë i Ramës

Daniel Serwer profesor për politikat e jashtme në Institutin Amerikan Johns Hopkins, në një intervistë për gazetarin e  Top Channel Muhamed Veliu, shprehet kundra dhunës së shfaqur në 6 ditë protesta në Tiranë.

“Dhuna është e papranueshme në shoqëritë demokratike siç është Shqipëria. Protestat janë të pranueshme pasi njerëzit janë të mërzitur për shumë gjëra që nga çështjet studentore dhe ato të ndërtimeve. Dhuna është duke e diskredituar këtë protestë.  

Unë kam qenë në 1997 në Shqipëri pas rënies së skemave piramidale dhe e kam parë se çfarë destabilizimi mund të sjellin protestat e dhunshme. Ne dje këtu në të gjithë Amerikën patëm protesta të paqta. Çdo lloj ndryshimi duhet të vijë përmes votës në rrugë paqësore jo të dhunshme”, shprehet ai.

Serwer i cili ka shërbyer edhe si diplomat i Departamentit Amerikan të Shtetit në Ambasadën amerikane në Romë i pyetur nëse  thirrjen e Sali Berishës për mosbindje civile do të mund përshkallëzojë më tej situatën, dha këtë përgjigje:

“Mundet ta përshkallëzojë situatën por unë dua ta theksoj se mosbindje civile do të thotë jo dhunë. Mosbindje civile do të thotë një rezistencë pasive përballë forcave të sigurisë kur ata ju thonë lëvizni nga ku po qëndroni, në një vend tjetër dhe ata vinë e t’ju arrestojnë ju dhe nuk fillon të luftosh me ta. Kështu e shikoj unë mosbindjen civile. Unë nuk e di si Sali Berisha e ka kuptuar mosbindjen civile në Shqipëri. 

Është një ide shumë e keqe për Shqipëri të mbërriturin në përfundimin se përmes dhunës do të mund të largojnë kryeministrin Edi Rama. Dhuna nuk sjell vota. Unë e njoh Sali Berishën prej shumë vitesh. Saliu edhe unë jemi të vjetër për të qëndruar në majë të një mali. Është koha për një udhëheqje të re. Ky është problem i përgjithshëm në Ballkan. Udhëheqësit tentojnë të qëndrojnë gjatë dhe Saliu nuk i është i vetëm në këtë”.   

Muhamed Veliu: A mendoni se pas kësaj dhune gjatë protestave qëndrojnë «duar të huaja», siç ka pretenduar kryeministri Edi Rama?

“Nuk jam atje dhe t’ju them të drejtën e vështirë të jap një përgjigje për këtë. Qartësisht SHBA dhe Europa nuk duan të shikojnë dhunë në Shqipëri vend i cili është drejt rrugës së anëtarësimit në BE, dhe kjo do ta bëjë atë proces edhe më të vështirë”.

Për ardhjen e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë Erick Wendt, profesori Serwer tha:

“Ajo që unë dëshiroj të bëjnë amerikanët në Shqipëri, një vend aleat i NATO-s është vazhdimësia drejt rrugës europiane por problemi është se amerikanët nuk e mbështesin BE-n,  gjë të cilën e shohim në qëndrimet e Departamentit Amerikan të Shtetit për sa i përket Ballkanit Perëndimor”.

Kjo thotë Daniel Serwer është për të ardhur keq pasi qëllimi i vazhdueshëm i Amerikës ka qenë integrimi Ballkanit në BE.

“Largohu përgjithmonë nga Shqipëria”, kandidati austriak i bën propozimin e papritur Edi Ramës: Jep dorëheqjen!

Kryetar i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s, Gunther FehIinger-Jahn, ka reaguar së fundmi lidhur me protestat që prej gjashtë ditësh po zhvillohen në Tiranë, duke i bërë një propozim të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama.

Në reagimin e tij, ai i ka kërkuar Ramës të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, të largohet përgjithmonë nga Shqipëria dhe të vendoset në Vjenë, ku sipas propozimit të tij mund të pensionohet në mënyrë të sigurt, në përputhje me ligjin austriak.

Postimi i plotë:

OFERTA IME PËR EDI RAMËN: JEP DORËHEQJEN DHE PENSIONOHU NË VJENË!

Pas 13 vitesh në pushtet, ka ardhur koha që Edi Rama të largohet nga detyra!

I bëj thirrje Austrisë që t’i ofrojë Edi Ramës një marrëveshje të negociuar për largimin nga politika – një lloj marrëveshjeje që ndonjëherë u ofrohet sundimtarëve autoritarë për të lehtësuar një tranzicion paqësor.

JEP MENJËHERË DORËHEQJEN si Kryeministër i Shqipërisë!

LARGOHU PËRGJITHMONË NGA SHQIPËRIA dhe mos u kthe më kurrë!

PENSIONOHU NË VJENË, me një vendbanim të sigurt sipas ligjit austriak!

JO MARRËVESHJE PËR SHMANGIEN E DËNIMIT – të negociohet mbrojtje nga ndjekja penale dhe ndëshkimi, në masën më të madhe që lejon ligji, pa imunitet për krimet që nuk mund të përfshihen ligjërisht në një amnisti!

MOS U KTHE KURRË NË POLITIKË – pa rikthim, pa ndërhyrje dhe pa pushtet politik!

Vjena mund t’i ofrojë Edi Ramës një pensionim paqësor. Shqipëria duhet të jetë e lirë të zgjedhë të ardhmen e saj demokratike!

Kjo është oferta ime politike, jo një marrëveshje ekzistuese dhe as një garanci për imunitet.

EDI RAMA: PRANO MARRËVESHJEN E VJENËS! JEP DORËHEQJEN, PENSIONOHU DHE LËRE SHQIPËRINË TË ECË PËRPARA!

Günther Fehlinger-Jahn Kryetar i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s Kandidat për President Federal të Austrisë në vitin 2028.

“Në shesh kanë dalë …” – Moska i përgjìgjet Ramës: Nuk kemi dorë në protestat e Shqipërisë

Zëdhënësja e ministrisë së Jashme të Rusisë, Maria Vladimirovna Zaharova ka replikuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në një deklaratë të shpërndarë edhe nga Ambasada ruse në Tiranë, Zaharova thekson:

“Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend.

Edi Rama deklaroi se protestat janë vepër e të huajve që nuk duan që Shqipëria t’i bashkohet BE-së.

Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit Tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë, dhe Ju nuk duhet t’i hidhni fajin të tjerëve.

Rregulloni vetë problemet Tuaja të brendshme”.

“Të përcaktojnë qeverinë e re”/ Ish-ministri i Brendshëm Lleshaj befason: Kjo frymë e re …

Ish-mìnistri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u ka bërë thirrje studentëve që të tregojnë kujdes ndaj personave të infiltruar në protestë, pasi sipas tij, janë përfshirë edhe shërbime të huaja.

Ish-ministri i shikon të rinjtë e protestës së përcaktues të qeverisë së re, që kanë të drejtë të dëgjohen.

“Këta të rinj kanë të drejtë të dëgjohen. Unë nuk them me këtë që këta të rinj duhet t’i bëjmë kryetar shteti në këtë moshë, por këta të rinj duhet ta përcaktojnë qeverinë e re. Kjo frymë e re për mendimin tim është frymë e shëndoshë”, u shpreh Lleshaj.

I pyetur nëse priste një vendimmarrje politike në aspektin e “dorëheqjes” të ministrit të Brendshëm Ervin Demo, Lleshaj tha se dorëheqja është një akt përgjegjësie, teksa kujtoi dorëheqjen e tij.

I υranë vëIIain para syve në Itali, shqiptari reagon pas vendimit të gjykatës për autorin: Për sa kohë të marr frymë, nuk ka ligj që ta shpëtojë

Një vit më parë, më 18 tetor 2025, 23-vjeçari shqiptar Hekuran Cumani u vra me thikë në zonën universitare të Perugias, në Itali, pas një përleshjeje mes grupeve të të rinjve.

Ditën e djeshme, Gjykata e Perugias pranoi kërkesën që autori i dyshuar i vrasjes, Yassin Amri të gjykohet me procedurë të shkurtuar. Kjo procedurë mund të sjellë ulje me një të tretën të dënimit në rast shpalljeje fajtor.

Pas vendimit të gjykatës, vëllai i Hekuranit, i cili ishte i pranishëm natën fatale të vrasjes së të vëllait, ka reaguar në rrjetet sociale duke shpreheur dhimbjen dhe indinjatën për vendimin.

“Dje, më 15 tetor, sallat e gjykatave tradhtuan gjakun tënd, duke zgjedhur të mbrojnë atë që të të mori jetën. Por, për sa kohë që ne marrim frymë, nuk do të ketë ligj, ulje dënimi apo gjykatës që mund t’i shpëtojë. Ne do të jemi drejtësia jote, zëri yt, gjyqi i tyre i përjetshëm“, shkruan Samueli

Samuele ndodhej me të vëllanë natën e ngjarjes dhe mbeti vetë i plagosur gjatë përleshjes. Reagimi i tij vjen në një moment të vështirë për familjen, e cila vazhdon të kërkojë drejtësi për vrasjen e Hekuranit.

E akυzoi ρubΙikisht se nυk ishte e ”ρaρr ekυr”, υ. ajza shqiptare ia bën 8 me 2 djalit

Djali shkroi se ai ishte emigrant dhe se kishte 6 vite që jetonte jashtë Shqipërisë. Para tre vitesh, ia njihet me një vajzë në rrjetet sociale dhe pasi vjen në Shqipëri e takon atë dhe kalojnë një natë në

hotel .Vajza siç tregon, ai i kishte thënë se ishte e vi rgj ër, gjatë aktit int im ajo kishte pasur gja kderdhje, por kur ai kishte shkuar në banjë vajza kishte fotografuar çarçafin. Kaq duhej që djalit në fjalë t’i lindnin dyshimet se vajza nuk ishte e vi rg jër.

Me pas ka shkruar dhe vajza:E kam humbur babane kur isha shume e vogel, dhe ai djale ishte i vetmi qe plotesonte ate qe me mungonte.

E kisha shok, shokun e jetes, mik, baba, e kisha gjithcka. E doja me shpirt. Erdhi ne shqiperi dhe u takuam. 2 here ka ndiere lumturine me te madhe zemra ime, heren e pare kur

mora mbesen per here te pare ne krahe dhe heren e dyte kur perqafova ate djale. E them me plot gojen qe isha vajza me e lumtur ne bote ne krahet e tij. Po, shkuam ne hotel, kryem maredhe nie, por jo pas 3 ditesh sic thote ai.

Familjet tona ishin ne dijeni te lidhjes tone qe pas vitit te pare. I kisha takuar familjaret e tij dhe ai vellain tim. Djali ka ardhur tek shtepia ime, takoi nenen time dhe familjaret e mi pas disa ditesh dhe prej aty ikem bashke drejt shtepise se tij.

Kemi fjetur shume dite bashke, pa kryer maredh enie. E kam shtrenguar ne gjirin tim sikur te ishte nje femije, me dilte gjumi naten dhe e puthja lehte ne faqe dhe i lutesha zotit per te dhe e falenderoja per mrekulline qe me fali.

Maredh enie kemi kryer pak dite para fejeses. Naten e pare qe tentuam nuk mundem sepse kisha tme rresisht shume dh imbje. Diten e dyte me tha “sonte s’do shpetosh, me zor do ta bej” Diten e dyte qe e provuam do ja tregoj va rrit kur te vd es se cfare dhi mbjesh kam patur.

Kisha shume he moragji, 3-4 dite me mbrapa nuk me ka pushuar hem oragjia. Ne moment qe i fejuari ngrihet per te shkuar ne banje,une, me pafajsine me te madhe ne bote, i bera nje foto carcafit sepse u ndjeva krenare per veten time qe ju dorezova me nder njeriut qe doja me shpirt .

Ndoshta ishte gabim, por ashtu ma tha truri ne ate moment. Kur me pyeti perse, ja shpjegova, por e pash qe nuk i pelqeu dhe ne prezence te tij e fshiva foton. Ju betova ne shpirt te babait qe ate foto e bera me pafajsine me te madhe ne bote.

Me tha qe me besonte. I dashur, po c’dreqi n ke tani qe ma ben jeten me te zeze se nata. Kaq pak me paske njohur, kaq poshte paskam qene per ty.

Ti krenoheshe me mua, ti me shikoje ne sy kur me flisje dhe vetem nga shikimi im e kuptoje se une isha e gatshme ti vija zj arrin botes per ty.

Por ska gje, lart ka nje zot dhe ja le atij ta gjykoje situaten tone. Nje dite do i japesh llogari allahut kur te vd esesh, nuk te shkon shpirti ne ate dynja pa paguar l otet e mi.

Gjithsesi, une nuk te ma llkoj o shpirti im sepse te dua teper, por uroj qe ajo tjetra qe do vije pas meje te te doje te pakten sa cereku i asaj qe te doja une.

Jam e gatshme ta dorezoj unazen ku te deshirosh ! Mbaje mend shpirto, une do jem pengu jot me i madh ne jete !