VIDEOJA që po thyen rrjetìn/ Dëgjon zërin e motrës që po i ndërron jetë, ngjarja e pazakontë në Big Brother (Video)

Një ngjarje e ndodhur gjatë edicionit të dytë të “Big Brother Brasil” në vitin 2002 është rikthyer së fundmi në vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për një moment të regjistruar gjatë qëndrimit të konkurrentes Cida Moraes në shtëpi, i cili më vonë mori një kuptim tragjik.

Në pamjet e arkivuara që po qarkullojnë sërish në internet, Cida shihet duke pushuar në kopshtin e shtëpisë kur ngrihet e habitur pasi pretendon se dikush po e thërret me emër.

Gjatë bisedës me banorët e tjerë, ajo tregoi se kishte dëgjuar zërin e motrës së saj, Gloria, ndërsa një prej pjesëmarrësve u përpoq ta qetësonte duke i thënë se kishte qenë ai që e kishte thirrur.

Në ato momente, konkurrentja ndodhej në izolim të plotë dhe nuk kishte asnjë informacion për zhvillimet jashtë shtëpisë. Pikërisht gjatë asaj kohe, motra e saj kishte ndërruar jetë, pa pasur asnjë dijeni vetë konkurrentja.

Pasi u njoftua nga produksioni për humbjen e të motrës, Cida vendosi të vazhdonte qëndrimin në show. Ajo vazhdoi rrugëtimin e saj deri në finale, ku u rendit në vendin e tretë.

Rikthimi i kësaj videoje pas më shumë se dy dekadash ka nxitur sërish diskutime në rrjetet sociale rreth përkimit të atij momenti me ngjarjen familjare.

VIDEO

Del në “skenë” Saliu/ Berisha i bën thirrje studentëve dhe nxënësve: Mos shkoni në shkolla…

Tiranë, 15 tetor 2026 (MIA) – Lideri i Partisë opozitare demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, sot u bëri thirrje maturantëve dhe nxënësve në të gjithë vendin të bojkotojnë mësimin në shenjë solidariteti me protestën studentore, ndërsa kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, lajmëroi agjencia shqiptare e lajmeve ATA.

Në një konferencë për shtyp, Berisha e cilësoi protestën studentore si një revoltë çlirimtare për Shqipërinë dhe dënoi dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.

“Studentët shqiptarë, në të katër anët e Shqipërisë, janë në protestën më të fuqishme studentore që ka njohur vendi. Bashkë me studentët janë dhjetëra mijëra gjimnazistë, të cilët kanë dalë krah tyre dhe kërkojnë largimin, dorëheqjen e menjëhershme të Ramës. Ai hodhi në zjarr ëndrrat e mbi 47% të shqiptarëve që u detyruan të marrin rrugët nga varfëria dhe skamja e këtij vendi. Dogji shpresat e një kombi që vendi i tyre të bëhet”, tha Berisha.

Ai u bëri thirrje mësuesve, pedagogëve, bizneseve, mjekëve dhe infermierëve që t’u bashkohen studentëve, duke theksuar se indiferenca ndaj protestës është zgjedhja më e keqe.

“U bëj thirrje të gjithë nxënësve, maturantëve në mbarë Shqipërinë të bojkotojnë mësimet, shkollën për të shpëtuar ëndrrën e tyre më të bukur. Për të shpëtuar të ardhmen e tyre. U bëj thirrje mësuesve, pedagogëve të bashkohen me nxënësit dhe studentët e tyre, të mos harrojnë se mësimi i parë, neni i parë i misionit të tyre është që ata në çdo rrethanë duhet të jenë me nxënësit dhe studentët e tyre”, tha Berisha.

Po ashtu, Berisha akuzoi kryeministrin Rama për keqqeverisje, korrupsion dhe varfërimin e shqiptarëve, ndërsa deklaroi se kërkesa për dorëheqjen e tij është ultimative. “Jep dorëheqjen është kërkesa ultimative e protestës studentore, e opozitës shqiptare, e mbarë shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Berisha paralajmëroi gjithashtu se tentativat për të kërcënuar studentët dhe nxënësit nuk do të mbeten pa ndëshkuar.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e Ramës për agjencinë “Reuters” se nuk do të largohet nga detyra dhe për rrezikun e destabilitetit, Berisha u shpreh se kryeministri i ka humbur betejat dhe e paralajmëroi të mos përdorë policinë si “mish për top”.

Në përfundim, ai u bëri thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit që nuk janë të përfshirë në krim dhe drogë, të japin dorëheqjen, ndërsa kërkoi nga policia në qarqe që të mos ndërhyjë ndaj studentëve protestues.

PërpIasje Rama–Balluku për mandatet? Çfarë pretendohet

Një takim i pretenduar mes kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut u bë objekt diskutimi në emisionin “Skenë krimi” në NTV. Gazetari Basir Çollaku tha se, sipas informacioneve të marra nga burime të tij, mes tyre ka pasur një përplasje lidhur me mandatet e një grupi deputetësh socialistë.

Sipas rrëfimit të gazetarit, kryeministri i kishte kërkuar Ballukut të ndikonte te rreth 19–20 deputetë për të lënë mandatin. Ai përmendi qarqet Fier, Durrës dhe Vlorë, duke pretenduar se bëhej fjalë për persona ndaj të cilëve kishte vëmendje mediatike për çështje të dyshuara korruptive ose kriminale.

Çollaku e interpretoi kërkesën e pretenduar si një përpjekje për zëvendësimin e këtyre deputetëve dhe paraqitjen e një imazhi vetëkorrigjimi brenda Partisë Socialiste. Ky është interpretim i gazetarit dhe jo një qëndrim i konfirmuar i drejtuesve të kësaj partie.

Në vijim, ai pretendoi se Balluku e kishte refuzuar kërkesën dhe kishte deklaruar se mbështetej nga 44 deputetë. Gazetari i atribuoi asaj edhe një krahasim me numrin e deputetëve që, sipas këtij rrëfimi, do të mbështesnin kryeministrin. Transkripti nuk përmban dokument, regjistrim të takimit ose deklarim të drejtpërdrejtë nga pjesëmarrësit që të vërtetojë këtë shkëmbim.

Gjatë diskutimit, gazetari e lidhi këtë përplasje të pretenduar me zhvillime të mëvonshme në drejtësi. Megjithatë, materiali nuk paraqet prova që të vendosin një lidhje shkakësore mes tyre.

Në segment nuk jepet një reagim nga Rama, Balluku ose Partia Socialiste ndaj këtyre pretendimeve. Për këtë arsye, përmbajtja duhet lexuar si një raportim i atribuar gazetarit mbi burime të paidentifikuara publikisht dhe jo si konstatim i verifikuar për zhvillimet brenda shumicës parlamentare.

Rama njoftoi anulimin e samitit nga Dublini/ NATO i thotë “JO” Tiranës, Reuters zbulon arsyet

Samiti i NATO-s nuk do të mbahet në Shqipëri në vitin 2027, pavarësisht planeve të mëparshme që Tirana të priste takimin e ardhshëm të liderëve të Aleancës. Kryeministri Edi Rama konfirmoi të enjten në Dublin se ende nuk ka një dakordësi mes vendeve anëtare për datën e samitit, ndërsa bëri të ditur se Shqipëria mund ta presë atë në vitin 2028.

“Çështja është se ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të mbahet samiti. Me siguri jo në vitin 2027. Në vitin 2028, nëse do të ketë një samit, ai do të mbahet në Tiranë”, deklaroi Rama. Por pas shtyrjes së samitit qëndrojnë edhe rezervat e raportuara më herët nga agjencia Reuters. Në qershor, Reuters bëri të ditur se planet për organizimin e samitit në Shqipëri ishin vënë në dyshim për shkak të kundërshtimeve nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump dhe pakënaqësisë së disa vendeve anëtare lidhur me nivelin e ulët të shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen.

Një tjetër faktor është edhe diskutimi brenda NATO-s për të ndryshuar praktikën e mbajtjes së samiteve çdo vit. Aleanca po shqyrton mundësinë që takimet e nivelit të lartë të mos zhvillohen më domosdoshmërisht çdo vit, çka do të shmangte edhe një përballje potencialisht të tensionuar me presidentin amerikan Donald Trump gjatë pjesës së mbetur të mandatit të tij.

Megjithatë, një zyrtar i NATO-s deklaroi të enjten se samiti i ardhshëm i Aleancës do të mbahet në Shqipëri, por data ende nuk është vendosur. Në deklaratën e samitit të Hagës, në qershor 2025, liderët e NATO-s shprehën pritshmërinë që pas takimit në Turqi në vitin 2026, mbledhja e radhës të zhvillohej në Shqipëri. Por në deklaratën e miratuar në samitin e Ankarasë, në korrik 2026, nuk u përcaktua as data dhe as vendi i takimit të ardhshëm.

Kështu, pritja e samitit në Tiranë mbetet në plan, por jo për vitin 2027, ndërsa viti 2028 është tashmë alternativa e përmendur publikisht nga kryeministri Rama./Reuters

Fshati në Shqipëri, ku çdo b. υrrë ka të drejtë të shkojë me të gjitha g. rαtë e fshαtit…

Shqipëria është vendi i çudirave. A e dini se në vendin tonë ekziston një fshat me tradita vërtetë të çuditshme,

i cili njihet njihet si vendi i lirisë seksuale, ku çdo burrë ka shkuar me të gjitha gratë e fshatit dhe çdo grua po ashtu, ka shkuar me të gjithë burrat e fshatit.

Sipas legjendave urbane që qarkullojnë mbi këtë fshat, thuhet se, nëse femra është e virgjër, ajo ngel përgjithnjë beqare,

ndaj shpesh prindërit paguajnë burra të tjerë për t’u zhvirgjëruar vajzat, të cilat më pas i martojnë. Po në cilën krahinë të vendit është ky fshat…? 

Erdhën në Shqipëri për të njoftuar shtatzëninë, çiftit Gjoni i gjenden 23 kg dr ogë në valixhe! (Gruaja pëson abort, burri rrezikon 15 vite burg)

Një udhëtim nga Kanadaja drejt Shqipërisë, që duhej të ishte një vizitë familjare për të ndarë lajmin e pritjes së fëmijës së parë, u kthye në një makth për Kristian dhe Adriana Gjonin.

Çifti me origjinë shqiptare, që jeton në Toronto, përfundoi në qendër të një hetimi për trafik narkotikësh, pasi në aeroportin e Rinasit autoritetet zbuluan 23,15 kilogramë kanabis në një valixhe që Kristiani këmbëngul se nuk ishte e tij.

Rasti është bërë pjesë e një investigimi të televizionit kanadez CTV News, përmes emisionit W5, i cili ngre dyshime për një skemë të organizuar të ndërrimit të etiketave të bagazheve në aeroportin Pearson të Torontos.

Ngjarja ndodhi gjatë verës, kur Kristian dhe Adriana udhëtuan me një nga fluturimet e para direkte të kompanisë Air Transat nga Toronto drejt Tiranës. Sapo mbërritën në aeroportin e Rinasit, një punonjës i doganës vuri re se njërit prej katër bagazheve të çiftit i mungonte etiketa identifikuese.

Pas rreth dy orësh e gjysmë ndalimi, Kristiani u shoqërua drejt zonëssë bagazheve dhe iu kërkua të merrte një valixhe që kishte mbetur aty. Ai pretendoi se valixhja nuk ishte e tij, por autoritetet e hapën dhe brenda saj u zbuluan 23,15 kilogramë kanabis.

Sipas raportimeve, policia shqiptare e vlerësoi sasinë e drogës në afro 400 mijë dollarë kanadezë. Kristiani tregon se autoritetet nisën menjëherë dokumentimin e ngjarjes, ndërsa ai u përball me akuzat për trafik narkotikësh.

Ajo që e bën këtë çështje më të ndërlikuar është pretendimi se valixhja mund të jetë pjesë e një skeme të ndërrimit të etiketave. Sipas investigimit të Ë5, persona me akses në zonat e bagazheve dyshohet se heqin etiketat origjinale nga valixhet e udhëtarëve dhe i vendosin ato në bagazhe të tjera që përmbajnë drogë.

Në këtë mënyrë, një valixhe me lëndë narkotike mund të transportohet me identitetin e një pasagjeri që nuk ka dijeni për përmbajtjen e saj. Ironikisht, Kristian dhe Adriana kishin ndjekur më herët një investigim të ngjashëm të televizionit kanadez dhe kishin zbatuar këshillat e qeverisë për të fotografuar bagazhet dhe etiketat përpara dorëzimit në aeroport. Por, sipas Kristianit, ky veprim u konsiderua i dyshimtë nga autoritetet shqiptare.

Pas arrestimit, Kristiani kaloi katër ditë në izolim në një qeli pa dritare. Ndërkohë, bashkëshortja e tij Adriana u dërgua në spital pasi shfaqi dhimbje të forta abdominale.

Në atë kohë, çifti priste fëmijën e parë. Fillimisht, ekzaminimet nuk konfirmuan shtatzëninë, por analizat e mëvonshme të gjakut vërtetuan se Adriana ishte shtatzënë. Megjithatë, ajo kishte pësuar abort spontan.

Dokumentet mjekësore nga spitalet në Shqipëri dhe Toronto, të shqyrtuara nga Ë5, konfirmojnë shtatzëninë dhe humbjen e saj. Kristiani beson se stresi i përjetuar gjatë ndalimit dhe gjithë ngjarjes ndikoi në humbjen e fëmijës.

Një zhvillim i rëndësishëm në këtë çështje lidhet me verifikimet e Policisë Mbretërore Kanadeze (RCMP).

Sipas dokumenteve të siguruara nga CTV Neës, autoritetet kanadeze kanë konfirmuar se çifti kishte dorëzuar për transport vetëm katër bagazhet e veta.

Në një komunikim të muajit tetor, një oficer i RCMP-së i shkruante Kristianit se institucioni besonte se ai mund të kishte qenë viktimë e ndërrimit të etiketës së bagazhit.

Kristiani u lirua nga burgu me kusht, pasi avokati i tij paraqiti prova që lidhen me investigimin mbi sigurinë e bagazheve në aeroportin Pearson.

Ai është kthyer në Toronto, por duhet të paraqitet periodikisht pranë autoriteteve shqiptare. Fillimisht detyrimi ishte një herë në muaj, ndërsa më pas u lehtësua në një paraqitje çdo katër muaj.

Për mbrojtjen e tij është angazhuar avokati Ndue Pjetra, i cili ka paraqitur në gjykatë materiale lidhur me shqetësimet për sigurinë në aeroportet kanadeze.

Edhe kompania ajrore Air Transat ka deklaruar se i merr seriozisht pretendimet për ndërhyrje në sistemin e bagazheve dhe se ka bashkëpunuar me autoritetet përkatëse. Procesi gjyqësor ndaj Kristian Gjonit pritet të nisë në fillim të vitit 2027./DailyMail

“Pse na ke sharë?”/ Pamje tron ditëse kur “ushtarët” e Bajrave dhυ nojnë Vladimir Bruçin në Shkodër. Me kaΙΙash në dorë ter rorìzojnë banorët (Video)

Gjykata e Apelit dha sot vendimin për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Alind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës, e cila i ka shpallur ata fajtorë vetëm për akuzën e “prishjes së qetësisë publike”.

Ndërkohë, në lidhje me këtë akuzë, Apeli deklaroi se ata përfitojnë nga ligji për amnistinë. Bëhet fjalë për gjykimin e ngjarjes së ndodhur më 3 qershor të vitit 2024, në Shkodër, ku këta tre persona kanë dhunuar barbarisht 64-vjeçarin Vladimir Bruçi, pas një konflikti verbal për një vend parkimi.

Në këtë video të siguruar nga Vox News shfaqet e gjithë skena e dhunimit të 64-vjeçarit nga autorët.

Në pamje shihet momenti kur tre personat mbërrijnë me një automjet para një pallati dhe zbresin nga makina, ku dy prej tyre mbajnë nga një kallashnikov dhe një tjetër një pistoletë.

Ata u drejtohen banorëve që dalin në dritare, duke u thënë: “Futuni brenda”. Pasi futen në hyrjen e pallatit dhe nuk e gjejnë, ata dalin sërish.

Në këtë moment vjen Bruçi, të cilin pasi e pyesin për emrin, nisin ta godasin me forcë, ndërsa në duar mbajnë armët, por nuk i përdorin.

Ata dëgjohen duke i thënë “Pse na ke sharë?”, ndërsa disa qytetarë ndërhyjnë për ta shpëtuar.

Pasi e lënë pa ndjenja Bruçin në tokë, ata largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa banorët njoftojnë ambulancën, teksa i japin 64-vjeçarit ndihmën e parë. Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë i ka shpallur fajtor vetëm për akuzën e “prishjes së qetësisë”, teksa edhe Apeli i dha të drejtë.

VIDEO

Autogoli i Sara Milas, kallëzimi i drejtorit që rekrutoi për vota në Gjocaj i zbuIoi skemën!

Historia se si deputetja Sara Mila përfundoi nën hetim dhe e pandehur nga SPAK për akuzën e shitblerjes së votave në zgjedhjet e 11 majit 2025 është sa groteske aq edhe domethënëse për të ilustruar fabulën se nëse nuk u bindesh urdhërave të të fortëve të gjen belaja.

Qesharake është për faktin se i gjithë hetimi ka nisur pas një kallëzimi të mbështetësve të Sara Milas në ato zgjedhje, kallëzim që iu kthye në autogol, ndërsa alarmante për faktin se tregon se si funksiononte aparatura e shantazhit dhe presionit për të siguruar vota për të në qarkun e Elbasanit.

SPAK citon në dosje emra fiktivë të përfshirë në listën e ndihmës sociale në njësinë administrative të Gjocajt në Bashkinë e Peqinit. Por si ranë prokurorët në gjurmët e kësaj liste?

Për të mbledhur vota në njësinë administrative të Gjocajt, Sara Mila rektrutoi bashkëpunëtorin e saj, Bilal Hasën, në atë kohë drejtor i Burgut të Rrogozhinës, biznesmen dhe me origjinë nga fshati Kurtaj i kësaj njësie.

Mes mjeteve që Bilal Hasa përdori për të rritur votat për Sara Milan ishte presioni ndaj punonjësve të njësisë për të fryrë listat e asistencës sociale për familjet në këmbim të votave.

Presioni ra mbi një nëpunës që kishte në dorë aplikimet e ndihmës ekonomike. Nëpunësi në fjalë refuzoi të shtone emra fiktivë në këto lista.

Si hakmarrje, Bilal Hasa dyshohet se përmes një punonjësi te bizneset e tij i ka bërë kallëzim për shpërdorim detyre.

Skema e përdorur ka qenë aq e lexueshme, sa jo vetëm që prokuroria nuk mori parasysh kallëzimin e bërë, por ra në gjurmët e një manipulimi industrial të votave në këtë zonë, të udhëhequr nga Bilal Hasa për llogari të Sara Milas.

Por kjo nuk është hera e parë që emri i Bilal Hasës lidhet me procese gjyqësore.

Në mars të këtij viti, në bodrumin e një magazine në emër të tij në fshatin Kurtaj u zbuluan mbi 4 mijë bimë narkotike, kultivimin e të cilave e mori përsipër vëllai i tij.

“Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon skenarin e fortë për AsambIenë e PS: Ju tregoj takimin e Ramës me ish-zv.kryeministren

Zhvillime të forta dhe skenarë të mundshëm për riorganizimin e qeverisë diskutohen në emisionin e sotëm të “Top Story”.

Analisti Arjan Curri pretendon se disponon informacione për një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, ku kjo e fundit thuhet se ka parashtruar kërkesa për ndryshime në kabinetin qeveritar.

Curri theksoi se bëhet fjalë për informacione të pakonfirmuara, të cilat duhen marrë me rezervë.

“Kam informacione totalisht të ndryshme për një takim të zhvilluar mes Ramës dhe Ballukut, është bërë me thirrjen e të parit dhe Rama i ka thënë Ballukut se çfarë do të bëjmë në Asamble.

Balluku sipas informacioneve të mia ka thënë: ‘Dëgjo Edi, kam zhdukur të gjithë armiqtë e tu, Veliajn që deshi të ndizte protestat, Spiropalin që të shau deri në Gjermani, Sara Milen që të kërcënonte me të fortët e Elbasanit. A ka kuptim të ndajmë qeverinë mes disa aksionerëve? Çfarë do të bëjmë me Gogun, do ta mbajmë akoma? Po sikur ta heqim atë dhe të kthejmë Vëngun?’ Ju e dini që shefja i emëron drejtorët, sipas investigimit të Fiks Fare.

Përse të mos i japim Malajt edhe Ekonominë dhe Mjedisin? Gogu me shumë mundësi do të hiqet pasnesër. Përse të mos i japim Karakaçit edhe postin e ministrit të jashtëm? Këto informacione nuk i kam të konfirmuara, mund të jenë për të shpërndarë vëmendjen.

Ajo i ka thënë që ka SPAK-un dhe GJKKO-në, merr këta 4-5 të mitë dhe e ke ti në dorë. Me shumë mundësi do të kemi një qeveri Balluku-Rama pas kësaj. Unë them se pasnesër qeverinë e merr të gjithën Balluku. Toni Gogu ka 24 orë që të bindë Ballukun se nuk është vetëm me Ramën, por edhe me të”, u shpreh Curri./Top Channel

Studentët në ρrotestë, reagon për herë të parë ambasadori amerikan në Shqìpëri, Eric Wendt

Në një kohë kur studentët kanë dalë në protestë duke kërkuar ndryshime politike, ambasadori i SHBA në vendin tonë, Eric Wendt ka përcjellë një mesazh, duke thënë se e ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë.

Diplomati amerikan ka zhvilluar një takim me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it, në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT).

Gjatë vizitës, ambasadori Wendt u njoh nga afër me mënyrën se si arsimi amerikan dhe inovacioni po përgatisin të rinjtë shqiptarë për të marrë role drejtuese në të ardhmen.

“E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj. Ambasadori Eric Wendt u takua me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT) për të parë nga afër se si edukimi amerikan i nivelit më të lartë dhe inovacioni po i përgatisin ata për të udhëhequr, dhe dëgjoi idetë e tyre për hapat konkretë që mund ta çojnë Shqipërinë përpara”, thuhet ne njoftimin e ambasades amerikane.