‘Mos fol tani, kur të daIim do të …’/ Përgjimi në qeli nxjerr zbuluar nënën dhe djalin, thanë se babain e hëngri ariu

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për vrasjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Dibër, ngjarje për të cilën ndodhen pas hekurave bashkëshortja e viktimës, Sadete Fiku, dhe djali i tyre, Gazmir Fiku.

Një nga elementet që po shqyrtohet nga grupi hetimor është një bisedë mes nënës dhe të birit, e zhvilluar në ambientet e shoqërimit të komisariatit, ku dyshohet se ishin vendosur pajisje përgjimi.

Sipas informacioneve të bëra publike, gjatë qëndrimit në polici, Sadete Fiku i është drejtuar djalit të saj duke kërkuar të kuptojë se si kishin përfunduar në atë situatë.

“Çfarë ndodhi kështu, si përfunduam kështu?”, mësohet ta ketë pyetur ajo.

Por përgjigjja e Gazmir Fikut ka qenë e shkurtër: “Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim”.

Sipas gazetarit Elton Qyno i riu më pas i ka bërë një shenjë nënës së tij, duke i lënë të kuptojë se biseda e tyre mund të ishte duke u regjistruar. Pas këtij momenti, komunikimi mes tyre ka vijuar me tema të tjera, pa u ndalur te rrethanat e vdekjes së 62-vjeçarit.

Kjo sjellje ka tërhequr vëmendjen e hetuesve, të cilët po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e plotë të krimit dhe të përcaktojnë rolin e secilit person të dyshuar.

Zbulimi i kallashnikovit dhe pista e ndjekjes së viktimës

Paralelisht me analizimin e dëshmive dhe komunikimeve, policia ka vijuar kontrollet në pronën ku ndodhi ngjarja, duke zbuluar një armë automatike të fshehur në kasollen pranë banesës.

Në folenë e fishekut të kallashnikovit është konstatuar një plumb, ndërsa arma është sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme.

Kontrolli i dytë është kryer pasi hetuesit kishin zbuluar më herët tri gëzhoja automatiku në afërsi të vendit të krimit. Kjo ka ngritur dyshimet se gjatë sulmit ndaj Urim Fikut mund të jenë përdorur dy armë zjarri, një pistoletë dhe një kallashnikov.

Një tjetër element që po analizohet është pozicioni ku janë gjetur gëzhojat. Fakti që ato ndodheshin në largësi të ndryshme nga njëra-tjetra ka orientuar hetuesit drejt hipotezës se viktima mund të jetë përpjekur të largohet me vrap, ndërsa autori e ka ndjekur duke qëlluar në drejtim të tij.

Sipas kësaj piste, 62-vjeçari dyshohet se është goditur nga një plumb në shpinë dhe është rrëzuar. Më pas, agresori mund ta ketë sulmuar edhe me sëpatë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Megjithatë, kjo dinamikë mbetet ende në fazën e verifikimit dhe nuk është konfirmuar përfundimisht nga ekspertizat.

Plumbi apo goditja me sëpatë? Ekspertiza pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes

Një nga çështjet kryesore që kërkon përgjigje është shkaku i saktë i vdekjes së Urim Fikut.

Prokuroria dhe policia e Dibrës janë në pritje të rezultateve të ekspertimit mjeko-ligjor, i cili pritet të përcaktojë nëse 62-vjeçari ka humbur jetën nga plaga e shkaktuar prej armës së zjarrit apo nga dëmtimet e rënda në kafkë, që dyshohet se janë shkaktuar me sëpatë.

Njëkohësisht, ekspertët do të krahasojnë gëzhojat e sekuestruara në vendngjarje me armët e gjetura gjatë kontrolleve, për të verifikuar nëse ato janë përdorur në krim.

Hetuesit në kërkim të një personi të tretë

Ndërkohë, hetimi mund të zgjerohet edhe ndaj personave të tjerë. Autoritetet kanë ngritur dyshime se në ngjarje mund të jetë përfshirë një person i tretë, i cili dyshohet se banon në afërsi të familjes Fiku.

Policia po punon për identifikimin dhe lokalizimin e tij, ndërsa mbetet për t’u sqaruar nëse ka pasur rol të drejtpërdrejtë në vrasje apo në rrethana të tjera që lidhen me krimin.

Deri tani, të vetmit persona të arrestuar për ngjarjen janë bashkëshortja dhe djali i viktimës, Sadete dhe Gazmir Fiku, për të cilët gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivin, mënyrën e ekzekutimit dhe personat përgjegjës për vrasjen e 62-vjeçarit, ndërsa dy të arrestuarit gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 13 Nëntor 2026

Dashi

Zbulimet e paprìtura mund të sqarojnë shumë gjëra. Gjëja më e këndshme do t’iu japë mundësinë për të pasur një vështrim pak më ndryshe në botën tuaj të brendshme por edhe në situatën materiale. Ju do të jeni në gjendje që të korrigjoni një gabim dhe të shpëtoni nga pasojat negative të shkujdesjes suaj.

Demi

Informacionet që do të merrni sot do t’ju japin shpresë. Idetë unike dhe vendimet që do merrni me mendjen tuaj, do të jenë mjaft premtuese. Më konfuz do të jeni lidhur me çështjet romantike, rreth të cilave keni menduar jo pak javëve të fundit.

Binjakët

Binjakët mund të zhvillojnë objektiva të reja, por papritmas mund të nisin të shohin planet nga një kënd tjetër. Problemet dhe mendimet e të tjerëve do t’iu shqetësojnë po aq sa tuajat. Në mënyrë që të siguroni suksesin e ideve tuaja, përpiqnuni të tregoni interes për nevojat dhe mendimet e të tjerëve.

Gaforrja

Mund të rifreskoni perceptimin tuaj ndaj botës. Mendimet dhe besimet tuaja mund të ndryshojnë papritmas. Ju mund të zbuloni anët e panjohura në një sistem të njohur dhe do e gjeni veten të përfshirë plotësisht.

Luani

Më 19 maj do të karakterizoheni nga pesimizmi i tepruar. Ju do të jeni në gjendje që të kapërceni vështirësitë dhe të shmangni shqetësimin rreth jush. Një dështim i papritur mund të ndërpresë një urë të bukur lidhëse.

Virgjëresha

Partnerët dhe bashkëpunëtorët tuaj mund të ndryshojnë befas duke ju habitur plotësisht. Në bashkëpunim me ta, ju mund të ndryshoni mendimin e tyre lidhur me një çështje parimore për ju. Virgjëreshat që kanë lindur në mes të shtatorit do të shohin një efekt më të dukshëm pozitiv nga ngjarjet që po zhvillohen.

Peshorja

Konkluzionet e padobishme dhe parashikimet për shëndetin tuaj nuk do të realizohen sot. Ju do të jeni në gjendje që të gjeni një zgjidhje të veçantë për çdo situatë. Mund të keni nevojë për trajtim mjekësor, në të kundërt planet tuaja do të anullohen.

Akrepi

Do të rendni ndaj ndryshimeve dhe risive në lidhjet tuaja personale. Nëse kjo nuk ndodh ju do të keni mundësi të mrekullueshme për të rifreskuar skenarët tuaj. Më 19 maj ju mund të gjeni mirëkuptimin e gjatë që keni pritur me partnerin.

Shigjetari

Është koha për të futur ndryshime në jetën tuaj të brendshme dhe kjo do të lejojë që problemet të shmangen sa më shumë. Idetë e shkëlqyera dhe të freskëta do të lindin në mendjen tuaj dhe kjo gjë do të mundësojë përmirësimin e kushteve në familje dhe në punë.

Bricjapi

Mund të krijoni një përshtypje tepër interesante gjatë një udhëtimi të shkurtër. Ju do të mësoni një lajm unik, i cili do të vijë nga një burim jozyrtar, metodat e punës dhe rrugët e njohjes me njerëzit do të jenë të mërzitshme.

Ujori

Dita është e mirë për blerje të veçanta. Ju do të gëzoni për diçka që keni blerë për veten apo të afërmit tuaj. Çelësi për të qenë të lumtur, është që të merreni me një qëllim interesant dhe emocionues.

Peshqit

Dita e sotme është mjaft komode dhe ajo favorizon idetë e çmendura. Tekat dhe dëshirat tuaja mund të rezultojnë ngjitëse edhe për njerëzit e tjerë. Ky është moment i mirë për të bashkëvepruar me miqtë tuaj, të afërmit dhe fqinjët.

Del njoftimi URGJENT për Shqipërinë! Ja çfarë pritet të ndodhë me motin sot, zonat më të rrezikuara

Instituti i Gjeoshkencave informon se sot (e premte, dt. 13) priten reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Vlorë mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ndërkohë sot pasdite priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës shoqëruar me shtrëngata, ndërsa në qarqet Lezhë dhe Vlorë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Nesër (e premte, dt. 13) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Instituti i Gjeoshkencave informon se në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjithë qarqet priten shtrëngata. Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e fortë dhe në bregdet deri shumë e fortë.

PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET
—————————————————
Nesër (e premte, dt. 13) priten reshje me intensitet të lartë kryesisht në veri të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Vlorë mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
PARASHIKIMI METEO
———————-
RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt. 12) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës shoqëruar me shtrëngata, ndërsa në qarqet Lezhë dhe Vlorë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Nesër (e premte, dt. 13) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjithë qarqet priten shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURA
Nesër (e premte, dt. 13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 23 °C
në vendet e ulëta: 15 / 22 °C
në vendet malore: 10 / 19 °C
ERA
Sot pasdite (e enjte, dt. 12) dhe nesër (e premte, dt. 13) era pritet të fryjë e fortë dhe në bregdet deri shumë e fortë.

24 orë për të numëruar 12 milionë euro! Fevziu nxjerr foton: Janë në një shtëpi në mes të Shqìpërisë, ja kujt i takojnë

Moderatori Blendi Fevziu ka publikuar një fotografi që tregon një dhomë në një banesë në Shqipëri, të mbushur me miliona euro.

Sipas tij, fotografia është bërë në një dhomë të një banese në Shqipërinë e mesme, dhe paratë janë të ardhura nga trafiku i drogës.

Fevziu tha se personi që dallohet në foto, ka qëndruar mbi 24 orë brenda banesës duke numëruar të gjitha paratë.

Fotografia ka dalë nga dosja e grupeve kriminale Çopja dhe Çela që kanë operuar me bazë në Elbasan, dhe kanë trafikuar tonelata të tëra me kokainë nga Amerika Latine drejt porteve të Europës.

“Në një dhomë është bërë kjo foto në një shtëpi në Shqipërinë e mesme. Në fund të numërimit i kanë rezultuar 12 milionë euro. 12 milionë euro kanë dalë nga trafiku i drogës. Janë materiale që trafikantët i kanë përdorur. Janë foto që i takojnë çështjes që lidhen me grupet Çopja-Çela”, tha Fevziu.

“Çfarë është taksa e vinjetës?”, Ekonomi shpjegon: Ja sa do të paguhet për makìnën

Milva Ekonomi, deputete e Partisë Socialiste, shpjegoi se çfarë është taksa vinjeta për automjetet.

“Nuk është tamam vinjeta, është taksa e përdorimit të mjetit. Se vinjeta është taksa e përdorimit të rrugës. Tek taksat në Shqipëri është një gjë e kombinuar, mjeti dhe rruga, se taksë vinjeta paguan vetëm makina elektrike. Makinat e tjera paguajnë taksë për qarkullimin, që ka të bëjë me vjetërsinë dhe ka të bëjë me fuqinë motorrike. Sipas makinës që ka një qytetar, sa cilindratë e ka dhe se çfarë viti përdorimi e ka. Gjithashtu, di dhe se sa kilometra në vit bën dhe duke nisur nga kjo, e ka idenë se sa konsumon karburant. Qytetari duhet të shikojë sa i zbret nga konsumi i karburantit dhe sa do të shtojë pagesë për vjetërsinë e mjetit. Pastaj, të bëjë analizën e këtyre të dyjave. Në përgjithësi, analiza për këto çështje është një analizë që vjen në ndihmë të pagesës që bën qytetari”, tha Ekonomi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Ai që ka makinë elektrike do paguajë 150 mijë lekë të vjetra për vinjetën, ndërsa ai që ka makinë me karburant do paguajë për vjetërsinë e mjetit”, shtoi deputetja socialiste.

Në lidhje me koston e transportit publik, Ekonomi theksoi: “Do të kemi një takim me Shoqatën e Transportit Urban dhe Ndërqytetas. Është çështje në diskutim. Duke u ulur çmimi i karburantit dhe duke u rritur çmimi i mjetit, barra fiskale për mjetin është më e ulët sesa një vit më parë dhe kjo duhet të reflektojë në çmimin e biletës. Se si do të reflektohet, është diçka që po diskutohet”.

(A2 Televizion)

Rama për protestat: Vetëm një student nga të arrestuarìt, të tjerët janë krimineIë!

Dublin, 11 nëntor 2026 – Kryeministri Edi Rama deklaroi se pjesa dërrmuese e personave të arrestuar gjatë valës së parë të dhunës në protestat e Tiranës nuk janë studentë, por individë me precedentë penalë.

Duke komentuar thirrjet për dialog me studentët, kreu i qeverisë shqiptare vuri në pikëpyetje përfaqësimin e tyre real në këto tubime, duke theksuar se aktet e dhunës janë kryer nga persona të maskuar që kanë pasur konflikte të mëparshme me drejtësinë.

“Ju përmendët dialogun me studentët. Student është emërtim tërheqës për të imagjinuar ndryshimin, por unë nuk shoh shumë studentë. Dhuna nuk është vepër e tyre. Ne kemi treguar me fakte se nga të gjithë të arrestuarit në valën e parë të dhunës, kishte vetëm një student dhe pjesa tjetër ishin njerëz me të shkuar kriminale, të cilët dilnin të maskuar. Situata do të ndërlikohet edhe më shumë nëse Europa nuk vendos një vijë të kuqe për mediat sociale,” deklaroi Edi Rama.

Kryeministri paralajmëroi se ndikimi i pakontrolluar i platformave digjitale po e vështirëson menaxhimin e këtyre situatave, duke kërkuar një reagim më të fortë rregullator në nivel evropian.

Ata që jetojnë në fshat mund “të bIejnë” vite pune për pension. Ja kur është afati i fundit

Kush jeton në fshat dhe zotëron tokë bujqësore, mund të shlyejë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të papaguara pa kamatvonesa apo penalitete. Detyrimi vjetor për ata që banojnë në zonat fushore është 38 mijë e 400 lekë, ndërsa për ata në zonat malore 29 mijë e 400 lekë në vit.

“Kjo është një lehtësi shumë e rëndësishme për fermerët, sepse u jep mundësinë të rregullojnë vite të tëra detyrimesh të papaguara pa u rënduar nga gjobat dhe interesat. Në praktikë, qytetari paguan vetëm shumën bazë të kontributeve dhe i mbyll përfundimisht detyrimet prapambetura”, thotë për A2 CNN Kujtim Hoxha, ekspert i sistemit të pensioneve.

Falja e kamatvonesave dhe gjobave vjen si pasojë e ligjit “Për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime, dogana dhe pushteti vendor” të miratuar fundvitin e shkuar. Ai përfshin periudhën nga 1 janari 2015 e deri më 31 dhjetor 2024. Kjo me kushtin që kontributi i plotë të paguhet brenda datës 31 dhjetor 2026.

“Ligji përcakton qartë periudhën që përfshihet në falje dhe vendos një afat të fundit për pagesën. Kjo do të thotë se kush dëshiron të përfitojë, duhet të shfrytëzojë këtë dritare kohore, përndryshe detyrimet do të mbeten aktive dhe do të vijojnë të rëndohen”, thotë Hoxha.

Kjo nismë u jep mundësi fermerëve që prej vitesh kanë detyrime të akumuluara t’i mbyllin ato pa kosto shtesë, duke paguar vetëm shumën e kontributeve sipas masës së përcaktuar.

“Për fermerët, pagesa e kontributeve nuk është thjesht një formalitet, por një garanci për të ardhmen. Ajo lidhet drejtpërdrejt me të drejtën e pensionit, me sigurimin shëndetësor dhe me aksesin në shërbime që janë të domosdoshme, sidomos në moshë të tretë”, shpjegon Hoxha.

Autoritetet bëjnë apel që fermerët të përfitojnë nga kjo mundësi brenda afatit ligjor, në mënyrë që të sigurojnë vijimësinë e përfitimeve nga skema e sigurimeve shoqërore, përfshirë të drejtën e pensionit dhe mbrojtjen shëndetësore. (A2 Televizion)

Avionë me izraelìtë mbërritën në Rinas gjatë protestës së studentëve? Ambasadori i Izraelit thyen heshtjen

Ambasadori i ri i Izraelit në Shqipëri, Ohad Nakash Kaynar, ka komentuar protestat e zhvilluara në Tiranë, duke shprehur keqardhje për pasojat dhe dëmet e shkaktuara në kryeqytet.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, diplomati tha se gjatë shëtitjeve të tij në Tiranë ka parë ndërtesa të djegura dhe gjurmë të protestave, pamje që, sipas tij, i kanë shkaktuar keqardhje.

Kaynar mbërriti në Shqipëri rreth dy javë më parë, në një periudhë kur vendi ishte përfshirë nga protestat studentore. Gjatë intervistës, ai u pyet edhe për pretendimet e përhapura në rrjetet sociale dhe në disa media, sipas të cilave avionë nga Tel Avivi kishin sjellë shtetas izraelitë apo mercenarë për t’u përfshirë në situatën e brendshme.

Ambasadori i mohoi këto pretendime, duke theksuar se protestat dhe zhvillimet e brendshme në Shqipëri nuk kanë lidhje me detyrën e tij apo me shtetin izraelit. Ai nënvizoi se nuk është pjesë e mandatit të tij të komentojë çështje të tilla.

Diplomati foli gjithashtu për ndikimin që, sipas tij, dezinformimi ka pasur në perceptimin e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe izraelitëve. Kaynar tha se disa qytetarë në të dy vendet kanë krijuar dyshime se protestat mund të jenë të drejtuara edhe kundër tyre, duke shtuar se këto perceptime mund të ndikojnë në besimin mes dy shoqërive.

Zv/kryeministrja Koçiu: Në 2027 studentët nga familjet në nevojë, do të përfitojnë 25 mijë Iekë në muaj

Zv/kryeministrja Albana Koçiu prezantoi sot detajet kryesore të projektbuxhetit për vitin 2027. Në një intervistë për RTSH, Koçiu e vuri theksin te karakteri social i buxhetit, lehtësimin e paketës fiskale për qytetarët dhe biznesin, si dhe masat e ndërmarra për pensionistët, çiftet e reja dhe studentët. Projektbuxheti i vitit 2027, i cili pritet të kalojë për miratim në Kuvend, kap vlerën e rreth 10 miliardë eurove.

Zëvendëskryeministrja Koçiu nënvizoi se vlera në shifra nuk është qëllim në vetvete, por se si ky buxhet përkthehet në mirëqenie, shërbime cilësore, investime në infrastrukturë kritike dhe përmbushjen e detyrimeve për integrimin evropian të Shqipërisë. “Është një buxhet që prek shumë mbrojtjen sociale, të gjitha nivelet ose të gjitha grupmoshat brenda familjes, që nga fëmijët deri te të moshuarit, pa lënë mënjanë studentët, çiftet e reja dhe ata që kanë probleme sociale dhe nevoja të veçanta speciale”, theksoi zv.kryeministrja.

Koçiu tha se projektbuxheti 2027 ka në themel filozofinë që Partia Socialiste ka në boshtin e saj qeverisës, që kush fiton më shumë paguan më shumë. Këtë filozofi është munduar ta trajtojë edhe ky buxhet me disa politika shumë të targetuara, me uljen e TVSH-së sa i përket produkteve të shportës, por edhe me rritjen e TVSH-së në disa produkte të tjera. “Ata që kanë paga më të larta do të taksohen dhe më shumë. Kjo për të bërë një rishpërndarje të të ardhurave dhe për të çuar aty ku duhet, aty ku ka nevojë mbështetjen e financiare të buxhetit të shtetit”, tha Koçiu.

Një nga pikat e diskutuara në paketën fiskale 2027 është ulja e TVSH-së në 6% për 54 produkte të shportës. Duke marrë një shembull konkret, Koçiu shpjegoi se “një produkt i shportës në qoftë se sot kushton 120 lekë, me shkuarjen e TVSH-së 6% do të shkojë në 106 lekë, pra jemi tek një kursim prej afro 11,7%”. Për moshën e tretë, qeveria synon që brenda vitit 2029 pensioni minimal të arrijë në 40.000 lekë. Koçiu vuri në dukje përgjegjësinë ndaj kësaj kategorie, duke e konsideruar “një borxh moral ndaj moshës së tretë”.

Ajo vuri në dukje se buxheti do të targetojë dyfishimin e bonusit mujor që u jepet pensionistëve. ”Të gjitha ato pensione të plota, pra që kanë mbushur dhe vitet e punës, do të kenë një dyfishim të bonusit. Në rastet kur kemi të bëjmë me një mbështetje 1.800 lekë bonus, do të shkojë 3.600 lekë bonus mujor”, deklaroi ajo.

Koçiu shtoi se kjo mbështetje do të jetë edhe për pensionet rurale, ku shtesa mujore e bonusit do të jetë nga 1.000, në 2.000 lekë. “Ndërkohë që një risi tjetër është që indeksimi që ndodhte çdo vit, zakonisht në muajin tetor, këtë vit indeksimi i pensioneve u bë në muajin korrik dhe vitin e ardhshëm do të fillojë nga muaji prill”, deklaroi zv.kryeministrja. Koçiu preku po ashtu politikat e reja për familjen dhe arsimin, ku përfshihet programi “Pas shkolle” deri në orën 17:00, mbështetje financiare mujore për fëmijët nga lindja deri në moshën 5 vjeç, si dhe 4 mijë kredi të lehtësuara për strehim me interes 0% për vlera deri në 60.000 euro. Ajo theksoi se studentët nga familjet në nevojë ekonomike (rreth 5400 përfitues) do të shohin rritjen e mbështetjes mujore nga 10.000 lekë, në 25.000 lekë.

Rama takohet me ZeIenskyn në DubIin, më herët kërkoi dialog të BE me Moskën: Na pëlqen apo jo, Rusia nuk do shkojë asgjëkundi

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në Dublin të Irlandës, përpara nisjes së punimeve të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC).

Takimi mes dy liderëve zhvillohet në kuadër të samitit, ku liderët europianë dhe përfaqësues të vendeve partnere janë mbledhur për të diskutuar mbi sfidat e përbashkëta politike dhe të sigurisë në Europë.

Ndërkohë, përpara këtij takimi, Rama ka përsëritur thirrjen që Europa të marrë vetë iniciativën diplomatike dhe të hapë një kanal dialogu me Rusinë, krahas mbështetjes së vazhdueshme ushtarake për Ukrainën.

Kryeministri kritikoi faktin që diplomacia europiane, sipas tij, u është lënë aktorëve të tjerë, duke përmendur në mënyrë të veçantë Donald Trumpin. Ai theksoi se negociatat me Moskën nuk duhet t’u lihen vetëm amerikanëve, kinezëve apo indianëve, por duhet të jenë edhe përgjegjësi e Europës.

“Duhet të shohim atë që duhet bërë në interesin më të mirë të komunitetit europian. Unë besoj se është bërë gabim që diplomacia u është lënë në dorë të të tjerëve. Ka një përqendrim vetëm për mbështetje ushtarake për Ukrainën, që është gjëja e duhur për t’u bërë, pa mbajtur të hapur një kanal bisedimi për Rusinë. Na pëlqen apo jo, Rusia nuk do të shkojë askund dhe do të qëndrojë aty dhe e ardhmja e kontinentit është e përbashkët, për të cilën duhet të punojmë duke shfrytëzuar të gjitha mjetet. Ndërkohë që mbështesim gjatë gjithë kohës Ukrainën, na duhet të bisedojmë”, u shpreh Rama.

Më tej, kreu i qeverisë nënvizoi se nuk duhet t’u takojë vetëm fuqive të tjera ndërkombëtare të negociojnë me Moskën, duke kërkuar që Europa të kuptojë gabimin që, sipas tij, ka bërë në këtë drejtim.

“Nuk duhet t’u takojë amerikanëve, kinezëve apo indianëve të bisedojnë me Rusinë. I takon Europës të kuptojë gabimin që ka bërë. Unë ndihem i trazuar që Europa e ka mbështetur te armët dhe jo te diplomacia. Unë përfaqësoj një vend me peshë të caktuar, nuk mund t’u jap leksione të mëdhenjve”, deklaroi kryeministri.

Rama kritikoi gjithashtu delegimin e diplomacisë europiane te presidenti amerikan Donald Trump, duke paralajmëruar se kjo qasje mund të ketë një kosto në rritje për kontinentin nëse nuk ndryshon.

“Europa ia ka nënkontraktuar diplomacinë e saj Donald Trumpit. Ky është rezultati. Europa duhet të kuptojë se ky gabim ka një çmim dhe do të bëhet më i lartë nëse Europa nuk flet me rusët, ndërkohë që mbështet Ukrainën”, u shpreh ai.

Në përfundim, kryeministri vlerësoi se Europa ka arritur të pengojë Rusinë që të imponojë vullnetin e saj në Ukrainë, por sipas tij, mbështetja ushtarake duhet të shoqërohet edhe me përpjekje diplomatike