Jetonte në kushte ekstreme, shqiptarët mbledhin 104 mijë paund për të mìturin që u gjobit me 5 milionë lekë nga shteti (Video)

Brenda disa orësh, shqiptarët kanë treguar edhe njëherë solidaritetin dhe fuqinë e bashkimit të tyre duke u bërë bashkë për të ndihmuar Erindin, 17 vjeçarin i cili u gjobit me 5 mln lekë nga shteti për pjesëmarrjen në protestë.

I mituri, preku të gjithë me historinë e tij pasi e ëma i kishte ndërruar jetë disa vite më parë nga kanceri, ndërsa ai jeton aktualisht me babain, motrën dhe vëllain në një banesë ku mungojnë edhe kushtet elementare.

Falë mobilizimit të shqiptarëve, në platformën GoFundMe janë mbledhur mbi 104 mijë paund për të siguruar një banesë dinjitoze për familjen me katër anëtarë./Versus.al

VIDEO

“Ua kam sqaruar 20 herë”/ Noizy dëshmon në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksρΙoziv në një karton pice, Kleviol Ahmeti ka…

Detaje të reja dalin nga gjyqi në GJKKO për anëtarët e bandës së Laert Haxhiut.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se gjatë marrjes në pyetje si dëshmitar, për vendosjen e tritolit në lokalin e tij në qershor të vitit 2022, këngëtari i njohur Rigels Rajku, ose Noizy, ka deklaruar se në momentin e shpërthimit ka qenë në gjumë dhe se është njoftuar nga babai i tij.

“Isha në gjumë, shpërthimi më zgjoi. Më merr babi, më thotë ngjarjen. Unë i kam thënë nuk dua të dal se më shohin njerëzit”, ka deklaruar ai.

I pyetur nga prokuroria se çfarë funksioni kishte objekti, ai u përgjigj: “Funksion për të bërë lekë, shitje rrobash”.

Noizy ka pohuar se e ka ditur se kush ia ka vendosur tritolin.

“E kam ditur kush e ka bërë. Ka dalë vetë personi, Kleviol Ahmeti, e ka thënë që e ka vënë Laerti për mua. Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice. Policia e pa fitilin e pandezur. Është e njëjta dorë. E kam sqaruar mbi 20 herë se përse e ka bërë. Një ditë më parë patëm një përleshje me Kleviol Ahmetin. Më erdhi në lokal me 20 veta për t’u sqaruar. Ofendon stafin dhe mua. Nisi përleshja fizike, atë natë shpërthen dinamiti. Del live në TikTok ai dhe thotë pati bubullima nga Durrësi. E ka pranuar vetë”, ka thënë këngëtari.

Prokurori: E njihni Laert Haxhiun?

Noizy: Nuk e njoh, vetëm pas rastit. Nuk e di kush ishte personi që e vuri lëndën plasëse. E tregoi vetë Klevioli në TikTok, ka një gjyq të hapur se më ka djegur dhe makinën. Personi që e ka djegur e ka pranuar që ka marrë 600 euro.

Gjykata: Informacionet për Kleviol Ahmetajn ku i patë? Po motivi?

Noizy: Brenda 24 orëve vetë personi i tha në rrjetet sociale. Motivin e doni troç? Erdhi për t’u sqaruar, prej vitit 2019 më shan me nënë e me babë, e bën për famë.

Avokati: Mendoni se kush ju shan juve merr famë?

Noizy: Nuk e mendoj, merr shumë famë. Dhe një pyetje: A është nevoja të vij më të dëshmoj?

Punonte në 5 vende të ndryshme njëkohësisht dhe merrte paga nga shteti, zbuIohet MASHTRIMI i 56-vjeçarit!

Një nëpunës civil në Britaninë e Madhe ka përfunduar përpara drejtësisë, pasi shfrytëzoi punën nga shtëpia për të mbajtur deri në pesë vende pune njëkohësisht, duke përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 280 mijë paund nga fondet publike.

Kashim Chowdhury, 56 vjeç, u shpall fajtor për nëntë akuza mashtrimi nga Gjykata e Southwark në Londër. Sipas hetimeve, ai kishte arritur të punësohej në institucione të ndryshme qeveritare, duke fshehur faktin se ishte i angazhuar edhe në pozicione të tjera me kohë të plotë.

Në kulmin e skemës, në maj 2023, Chowdhury paguhej për pesë punë njëkohësisht, me një total prej 183 orësh pune në javë, megjithëse java ka vetëm 168 orë. Ai mbante kryesisht pozicione drejtuese projektesh, me paga që arrinin deri në 52 mijë paund në vit.

Dëshmitarët treguan se performanca e tij ishte shumë e dobët, mungonte në mbledhje dhe përdorte leje mjekësore për të menaxhuar angazhimet.

Madje, një përgjegjëse dyshoi se ai kishte përdorur grim për t’u dukur i sëmurë gjatë një videotelefonate, pretendim që 56-vjeçari e mohoi.

Chowdhury deklaroi se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe përballej me vështirësi familjare për shkak të sëmundjes së nënës. Megjithatë, juria e shpalli fajtor për të nëntë akuzat. Ai është lënë në paraburgim dhe rrezikon deri në dhjetë vite burg.

Ndërkohë, 56-vjeçari përballet edhe me një konflikt gjyqësor me vëllezërit dhe motrën për pronën e nënës së ndjerë. Familjarët e akuzojnë se ka ushtruar presion mbi të për t’i kaluar një pjesë të pronësisë së banesës. Chowdhury i mohon akuzat, ndërsa vendimet për dënimin penal dhe mosmarrëveshjen pronësore priten më vonë.

Ndërhyri për të prishur teIefonat e dëshmitarëve në dosjen “Veliaj”, SPAK kërkon dënimin e Klotilda Bushkës: Ja sa rrezikon ish-deputetja

Prokuroria e Posaçme kërkon që ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka të dënohet me 400 mijë lekë të reja gjobë, ose 4 milionë lekë të vjetra, për ndërhyrjen në telefonat e dëshmitarëve në gjyqin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Më parë, ishte vendosur që ndaj saj të aplikohej dënim me gjobë 600 mijë lekë të reja, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa e kërkuar është reduktuar në 400 mijë lekë.

Sot, në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca përmbyllëse me të pandehurit dhe avokatët e tyre, të cilët kanë paraqitur kundërshtimet në lidhje me akuzat e Prokurorisë së Posaçme. Vendimi përfundimtar për Klotilda Bushkën dhe të pandehurit e tjerë do të shpallet më 25 Nëntor ora 15:30.

Kujtojmë se më 10 shkurt të 2025-ës Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se ka marrë nën hetim Klotilda Bushkën, si e përfshirë në hetimet që po zhvillohen kundrejt kryebashkiakut Erion Veliaj.

Klodilda Bushka akuzohet për konsumimin e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK ku pasqyroheshin të gjitha akuzat për Veliaj dhe personave të tjerë, deklarohej se ka të dhëna konkrete që Bushka ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, të cilat kanë interferuar në hetimet e SPAK.

Sipas prokurorëve të kësaj çështje, Altin Dumanit dhe Ols Dados deputetja socialiste kishte thirrur në zyrat e Avokatit të Popullit dëshmitaren Ina Goxhaj, të cilës iu mor telefoni dhe iu kërkua që të mos fliste lidhur me çështjen “Veliaj”.

Në fashikujt e kësaj dosje gjendet dhe dëshmia e ish-drejtoreshës së BYL-A, Ina Goxhaj e cila ka treguar takimet me Bushkën dhe Ajola Xoxën dhe se si këto dy të fundit i kanë asgjesuar telefonin dhe i kanë dhënë një tjetër telefon të llojit Iphone.

Madje, Bushka, Xoxa dhe avokati morën vendimin që Goxhaj (e cila në dosje thuhet se është kushërira e Klotilda Bushkës) të mos paraqitej në SPAK.

“Deklaruesja shpjegon se Ajola, Klotilda dhe avokati morën vendimin që ajo (Ina) të mos paraqitej në Prokurorinë e Posaçme. Deklaruesja shton se Ajola Xoxa më pas i ka sjellë një telefon të ri të markës Iphone 12 dhe i ka thënë se telefonin e saj Samsung A35 do ta asgjësonin”, thuhet ndër të tjera në dosje.

“Je i fortë ti??”/ E dhυ nυan bashkë me të atin, i riu futet në IokaI me hanxhar në dorë për të marrë hak (Video)

Një ngjarje është regjistruar mbrëmjen e 9 nëntorit në fshatin Dukat i Ri të Vlorës. Një person ka hyrë në ambientet e një lokali, duke mbajtur në dorë një hanxhar, me të cilin ka kërcënuar disa persona që ndodheshin aty.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ardhur pas konflikteve të mëparshme. Disa persona dyshonin se ky shtetas ishte autor i vjedhjeve të ndodhura së fundmi në zonën e Dukatit.

Sipas të njëjtave burime, personi në fjalë dyshohet se ishte dhunuar disa ditë më parë, së bashku me të atin, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi.

Pas këtij episodi, ai është paraqitur në ambientet e lokalit me hanxhar, duke kërcënuar personat e pranishëm. Në Dukat janë raportuar kohët e fundit disa raste vjedhjesh, ndërsa kjo ngjarje ka shtuar tensionet në zonë./topchannel

Strasburgu dënon Shqipërinë për paraburgimin e Belerit, ja sa duhet të paguajmë dëmshpërbIim!

Gjykata e Strasburgut ka konstatuar shkelje të Konventës në çështjen e Fredi Belerit, duke vlerësuar se vazhdimi i paraburgimit të tij nuk ishte mbështetur në arsye të mjaftueshme. Gjykata ka vendosur se, të paktën nga 19 korriku 2023 e në vijim, autoritetet shqiptare nuk kishin dhënë një justifikim të mjaftueshëm për mbajtjen e tij në burg.

Në vendimin e njoftuar më 10 nëntor 2026, Strasburgu thekson se paraburgimi fillestar i Belerit ishte i justifikuar, duke mos konstatuar shkelje të Konventës për periudhën e parë pas arrestimit. Megjithatë, Gjykata vlerëson se me kalimin e kohës autoritetet duhej të rishqyrtonin në mënyrë të plotë nëse vazhdonin të ekzistonin arsyet për mbajtjen e tij në paraburgim dhe nëse mund të zbatoheshin masa më të buta sigurie.

Sipas vendimit, Beleri u arrestua më 12 maj 2023 dhe qëndroi në paraburgim deri më 5 mars 2024, kur u dënua. Periudha e paraburgimit zgjati 9 muaj e 21 ditë.

Gjatë shqyrtimit të çështjes, Gjykata vuri në dukje se autoritetet shqiptare ishin mbështetur te rreziku i arratisjes, mundësia e ndikimit te dëshmitarët, rreziku i përsëritjes së veprës penale dhe serioziteti i akuzës. Megjithatë, Strasburgu konstatoi se gjykatat vendase nuk kishin vlerësuar siç duhej ndryshimin e rrethanave me kalimin e kohës.

Në mënyrë të veçantë, Gjykata theksoi se gjykatat shqiptare nuk kishin marrë në konsideratë sa duhet përfundimin e hetimeve dhe faktin se aktakuza ishte ngritur, si dhe nuk kishin identifikuar prova konkrete që mund të rrezikoheshin nga ndërhyrja e Belerit. Po ashtu, nuk ishin vlerësuar në mënyrë të mjaftueshme lidhjet e tij familjare dhe ekonomike me Himarën, ku jetonte familja e tij dhe ku kishte aktivitet tregtar.

Një tjetër kritikë e Strasburgut lidhet me mënyrën se si gjykatat vendase kishin shqyrtuar kërkesat e Belerit për zëvendësimin e paraburgimit me një masë më të butë. Sipas Gjykatës, ato nuk mund të kufizoheshin vetëm te argumenti se çështjet ishin shqyrtuar më parë, por duhej të vlerësonin në çdo fazë nëse arsyet për privimin e lirisë vazhdonin të ishin të vlefshme.

Gjykata rikujtoi gjithashtu se rëndësia e veprës penale, e marrë më vete, nuk mund të shërbejë si arsye e pavarur për vazhdimin e paraburgimit dhe se autoritetet duhet të shqyrtojnë edhe mundësinë e masave alternative.

Në përfundim, Strasburgu vendosi që Shqipëria t’i paguajë Fredi Belerit 450 euro për dëmin jopasuror dhe 5 mijë euro për kostot dhe shpenzimet gjyqësore. Gjykata rrëzoi kërkesën e tij për dëmshpërblim për humbjen e të ardhurave që pretendonte se kishte pësuar për shkak se nuk mundi të ushtronte detyrën e kryetarit të Bashkisë së Himarës.

Fredi Beleri u zgjodh kryetar i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të vitit 2023, por nuk arriti të betohej dhe të merrte detyrën për shkak të arrestimit. Ai u dënua për korrupsion aktiv në zgjedhje, në kuadër të çështjes për shitblerje votash. Dënimi për të është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë dhe aktualisht çështja ndodhet në Gjykatën Kushtetuese./VNA

E shtuna vendìmtare për PS-në?! Kryeministri Rama kryen LËVIZJEN e bujshme

Partia Socialiste do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare. Mbledhja do të nisë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Mbledhja zhvillohet në një moment të rëndësishëm të zhvillimeve në vend, ndërsa Shqipëria po përballet me protesta të qytetarëve dhe studentëve. Protestat janë shoqëruar edhe me episode dhune dhe dëmtime të institucioneve, ndërsa ndër kërkesat e protestuesve ka qenë edhe largimi i kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë, zhvillime të tjera politike ka ndodhur së fundmi. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën e zgjedhjeve vendore, të cilat do të mbahen më 9 maj, datë që përkon edhe me Ditën e Evropës.

Një nga çështjet që është së fundmi në vëmendje është gara për Bashkinë e Tiranës, ku ende pritet të bëhet publik emri i kandidatit të Partisë Socialiste. Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar se cilat do të jenë temat konkrete të diskutimit në Asamblenë Kombëtare. Megjithatë, mbledhjet e mëparshme janë bërë ndryshime të rëndësishme në Partinë Socialiste.

‘Bëhu pjesë e ushtrisë’/ Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në aktivitetin ‘Ditë e Hapur’ në Fier, thirrje për rekrutìmin e të rinjve

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura ishin sot në qytetin e Fierit, ku organizuan aktivitetin “Ditë e Hapur”.

Qëllimi ishte edhe rekrutimi i kandidatëve për ushtarë dhe Forcat Detare. Thirrja për të rinjtë ishte: “‘Bëhu edhe ti pjesë e Forcave të Armatosura’, një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat në qarkun e Fierit.”

Ky aktivitet dhe ekspozitë u ndoqën nga qytetarët fierakë dhe të rinjtë që ishin të interesuar për rekrutimin në ushtri.

Faza e parë e rekrutimeve për ushtarë ka nisur në Fier me atë që mund të quhet një demonstrim i forcës ushtarake, duke ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura.

Megjithëse në rajonin e Fierit nuk ndodhen struktura ushtarake, si reparte apo regjimente, interesi dhe rekrutimi i të rinjve në ushtri është i lartë, duke e renditur këtë zonë ndër rajonet me përqindjen më të lartë të rekrutimeve.

Rritje interesi ka edhe nga vajzat që zgjedhin uniformën ushtarake. Për të gjithë të rinjtë që duan të punojnë pranë Forcave të Armatosura si ushtarë, mjafton të aplikojnë pranë Qendrës së Personelit të Rekrutimit.

Ka hαrruar mb athjet në shtëρi, kush është avokatja që i doΙi b *thα? (foto)

Në rrjetet sociale ka qarkulluar gjerësisht një foto e një zonje eIegante, e cila mban veshur një fustan fin, por që pa dashje, siç duket, i kanë dalë vithet në shesh.


Ajo është avokatja e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në rajonin e Bashkortostan, në Rusi, Milana Skorobogatov.

Siç mund ta shikoni, Milana u ka kthyer fundshpinën e saj interesante fotografëve, teksa rri me gotë në dorë në prani të personave të tjerë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shprehur admirim për fundshpinën e Milana Skorobogatova.

Një ndër ndjekësit e VladTime shkruan:

Të mjerët djem. Unë dorëzohem. S’ia dal dot më”

Megjithatë, edhe pse shumë mendojnë se avokatja është shfaqur në festë pa të brendshme, ka të tjerë që mendojnë se kjo është thjeshtë një foto e bërë me fotoshop dhe në të nuk ka asnjë gjë të vërtetë.

Vetë Milana bën me dije:

Kjo nuk mund dhe nuk jam unë. Nuk është në stilin tim dhe kjo nuk është pamja ime”.
Siç duket, ka qenë thjesht gënjeshtra e radhës.

Grabiti 120 mijë euro në dy banka, Robert Duka: Lekët i Ιashë në kazino, u dhashë shokëve nga 3 mijë euro se …

Një seri përgjimesh telefonike, të ndërthurura edhe me prova të tjera, si analizimi i pamjeve filmike dhe i makinës së marrë me qira, kanë çuar policinë kriminale të Tiranës të identifikojë dhe arrestojë mbrëmjen e djeshme autorin e dy grabitjeve të bankave në Tiranë, Robert Duka.

Robert alias Albert Duka, pjesën më të madhe të eurove dhe parave, prej gati 120 mijë eurosh të vjedhura në dy filialet e bankave ‘OTP Bank’ dhe ‘Raiffeisen Bank’, dyshohet se i ka lënë në disa kazino të Tiranës.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se një shumë prej 6 mijë eurosh, Duka mësohet se ua ka dhënë dy miqve të tij në Vlorë, ku secilit i ka dorëzuar nga 3 mijë euro.

Tashmë, shuma prej 6 mijë eurosh që ai ua ka dorëzuar dy personave është sekuestruar nga policia, pas kontrolleve që ka kryer policia e Tiranës në Vlorë.

Në pyetje janë marrë edhe dy personat, të cilët kanë deklaruar se eurot ua ka dhënë Robert Duka, pasi, sipas tyre, ai ua kishte pasur borxh dhe më pas ua ka kthyer. Kurse në banesën e Robert alias Albert Dukës, policia kriminale arriti të sekuestrojë vetëm 2200 euro.

Gjatë komunikimit me oficerët, Albert Duka u ka treguar këtyre të fundit se lekët dhe eurot që kishte vjedhur në dy bankat, në datat 2 qershor 2026 dhe 2 nëntor 2026, i kishte harxhuar duke luajtur në disa kazino në Tiranë.

Për të verifikuar pretendimet e tij, policia dhe prokuroria mësohet se ditën e sotme u kanë kërkuar informacion katër kazinove të njohura në Tiranë, nëse Albert Duka ka qenë klient i regjistruar dhe, në rast se po, t’u vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin dhe pamjet filmike.

Por pretendimet se shumat financiare i ka luajtur në kazino, Robert Duka nuk i ka dhënë me procesverbal, por këto thënie ai i ka dhënë gjatë komunikimit me punonjësit e policisë dhe prokurorin e çështjes.

Deklarim me procesverbal Robert Duka mësohet se nuk ka dhënë, pasi nuk është lejuar nga avokati i zgjedhur.

Në pyetje lidhur me këtë çështje është marrë edhe bashkëshortja e Robert Dukës, një punonjëse pranë një banke të nivelit të dytë në Tiranë, e cila ka deklaruar se shumën prej 120 mijë eurosh e kishin fituar nga shitja e një apartamenti në zonën e stadiumit ‘Air Albania’.

Gruaja ka pohuar në polici se nuk kishte pasur asnjë dijeni që bashkëshorti i saj kryente grabitjen e bankave. Pas dhënies së deklarimeve, gruaja e Dukës është lënë e lirë. Ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar për ‘Grabitje me armë të bankave’, vepër penale kjo që parashikon një dënim nga 10 deri në 20 vite burgim.

Pritet që ditën e nesërme, Albert Duka të dalë para Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë ‘Arrest në burg’. Ndërsa hetimet vijojnë, pasi tashmë policia dhe prokuroria e Tiranës janë duke kryer veprime për të mësuar bashkëpunëtorët e Albert Dukës në këto dy grabitje, pasi një person i dytë dyshohet se e ka larguar me makinë gjatë episodit të grabitjes së datës 2 qershor 2026 në ‘OTP Bank’.

Mënyra e realizimit të grabitjes së bankës ‘Raiffeisen Bank’ ka ngjashmëri me atë që ndodhi në rastin e ‘OTP Bank’.

Sipas hetuesve, të dy grabitjet kanë ndodhur në datën 2. Më 2 qershor 2026, Albert Duka, i maskuar, ka mundur të hyjë shumë shpejt në ambientet e bankës ‘OTP Bank’ dhe, pasi ka vjedhur nën kërcënimin e armës një shumë monetare, është larguar nga zona ku ndodhej banka përmes një monopatine elektrike.

E njëjta siluetë është shfaqur edhe më 2 nëntor 2026 në ambientet e ‘Raiffeisen Bank’, ku Albert Duka, i maskuar, përmes kërcënimit me armë, që në dukje shihet si pistoletë, ka hyrë në ambientet e brendshme të bankës, duke arritur të vjedhë një sasi monetare nga arka.

Ai ka përdorur të njëjtën skemë si ajo që ndodhi në rastin e ‘OTP Bank’, duke u larguar shumë qetësisht përmes një monopatine elektrike. Pas një distance, ai e fuste patinën elektrike në një makinë që merrte me qira dhe largohej, duke shmangur policinë.

Duka më parë ka qëndruar në Greqi, ku në këtë shtet ka kryer 26 grabitje me armë të bankave. / Syri.net