Droni i NATO-s fluturon drejt Detit të Zi, bën manovra të pazakonta mbi hapësìrën shqiptare

Një dron RQ-4D Phoenix i NATO-s, me shenjën thirrëse “MAGMA10”, mbërriti në Detin e Zi pasi u ngrit nga Baza Ajrore Sigonella në Siçili.

Gjatë fluturimit, ai përshkoi Detin Mesdhe, kaloi përmes Ballkanit dhe kreu manovra të pazakonta mbi Shqipëri. Ky mision tërhoqi vëmendjen edhe për faktin se, kohët e fundit, fluturime të tilla të dronëve Phoenix mbi Detin e Zi kanë qenë rrallëherë të gjurmueshme përmes të dhënave me burim të hapur.

Droni RQ-4D Phoenix u ngrit nga Baza Ajrore Sigonella në Itali, në ishullin e Siçilisë. Sipas të dhënave të hapura për gjurmimin e fluturimeve, mjeti ajror me numër regjistrimi MM-AV-SA0015 dhe shenjë thirrëse MAGMA10 fluturoi fillimisht mbi pjesën qendrore të Detit Mesdhe dhe më pas mori drejtimin për në Ballkan.

Më pas, droni mbërriti në Detin e Zi dhe filloi të fluturonte mbi pjesën perëndimore të tij. Pikërisht ky segment i itinerarit tërhoqi vëmendjen e veçantë të vëzhguesve, pasi fluturimet e zbulimit me dronë Phoenix në këtë zonë kanë qenë kohët e fundit më të vështira për t’u diktuar në shërbimet publike të gjurmimit.

Faza më e pazakontë e fluturimit ishte segmenti mbi Shqipërinë. Pasi kaloi Detin Jon, droni ndryshoi drejtim dhe e ndryshoi itinerarin e tij disa herë përpara se të vazhdonte drejt Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Kjo trajektore ndryshonte nga itinerari i zakonshëm i drejtpërdrejtë përmes rajonit. Sipas një teorie, avioni mund të ketë qenë duke pritur leje për të hyrë në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut. Për shkak të kësaj, ka të ngjarë që ai të duhej të ndryshonte kursin ose të qëndronte brenda zonës së disponueshme për fluturim.

Megjithatë, kjo është thjesht një hipotezë e bazuar në të dhënat e itinerarit të fluturimit. Nuk ka konfirmim se manovrat u shkaktuan vërtet nga pritja për lejen e fluturimit, raporton blogu i informacioneve ushtarake “UA News”. Prandaj, ende nuk është e mundur t’i atribuohen ndryshimet e kursit posaçërisht kufizimeve të hapësirës ajrore. Pasi kaloi nëpër Ballkan, MAGMA10 vazhdoi drejt Detit të Zi. Atje, sinjali i transponderit të tij u bë përsëri i dukshëm. Të dhënat e disponueshme publikisht treguan se droni arriti në pjesën perëndimore të pellgut dhe filloi operacionet në atë zonë.

RQ-4D Phoenix është një mjet ajror pa pilot (UAV) i NATO-s, i projektuar për misione zbulimi me kohëzgjatje të madhe. Ai është pjesë e sistemit të Vëzhgimit Tokësor të Aleancës (AGS), i cili e ndihmon Aleancën të mbledhë informacione mbi zona të gjera. Avantazhi kryesor i mjeteve të tilla ajrore është aftësia e tyre për të qëndruar në ajër për periudha të gjata dhe për të monitoruar hapësira të mëdha terreni. Për ta bërë këtë, ato përdorin sensorë të veçantë dhe pajisje radari. Të dhënat e mbledhura ndihmojnë në gjurmimin e ndryshimeve në terren, lëvizjes së pajisjeve ushtarake dhe objekteve të tjera që mund të kenë rëndësi ushtarake.

Jepet paralajmërimi/ Erëra deri në 140 km/h, stuhia godet Europën, alarm dhe në Shqipëri

Stuhia atlàntike “Charles” pritet të përfshijë Portugalinë më 11 nëntor, me erëra të fuqishme që në zonat më të ekspozuara mund të arrijnë deri në 140 kilometra në orë.

Përballë përkeqësimit të motit, autoritetet portugeze kanë shpallur alarm të kuq në tetë distrikte, përfshirë Lisbonën, si dhe kanë vendosur mbylljen e shkollave dhe të shërbimeve publike joesenciale.

Sipas parashikimeve të BBC Weather, sistemi i motit të keq do të zhvendoset më pas drejt jugut të Francës dhe veriperëndimit të Italisë, përpara se të prekë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në Shqipëri, përkeqësimi më i ndjeshëm i motit parashikohet të premten, më 13 nëntor. Reshjet më intensive pritet të përqendrohen në veri dhe veriperëndim të vendit, ndërsa në zonat e tjera parashikohen reshje më të pakta.

Të enjten dhe të premten, era pritet të jetë e fortë, duke kaluar 80 kilometra në orë në det të hapur dhe duke arritur rreth 65 kilometra në orë pranë brigjeve jugperëndimore.

Ndikimi i sistemit atmosferik pritet të shtrihet edhe në vende të tjera të rajonit. Në Kroaci, përgjatë bregdetit të Adriatikut, parashikohen erëra me forcë stuhie, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë reshjet më të dendura pritet të përfshijnë Hercegovinën dhe pjesën perëndimore të vendit.

Në zonat malore, gjatë natës mes së premtes dhe së shtunës, reshjet e shiut mund të shndërrohen në dëborë. Moti i paqëndrueshëm pritet të prekë gjithashtu Malin e Zi, Slloveninë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe disa zona të Greqisë.

Kuqezinjtë me një këmbë në krye, ja skenarët që i japìn Shqipërisë vendin e parë

Kombëtarja shqiptare është gjithnjë e më pranë objektivit për të mbyllur në vendin e parë Grupin C1 të Ligës së Kombeve. Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, kuqezinjtë kanë regjistruar tri fitore dhe një humbje, duke grumbulluar 9 pikë dhe duke kryesuar renditjen.

Megjithatë, gara mbetet e hapur, pasi Finlanda dhe Bjellorusia ndjekin Shqipërinë nga afër, me nga 7 pikë secila. Dy sfidat e fundit do të jenë vendimtare për fatin e grupit, pasi skuadra e drejtuar nga trajneri Rolando Maran do të përballet pikërisht me këto dy rivale.

Llogaritë janë relativisht të qarta për Kombëtaren. Me dy fitore në dy takimet e mbetura, Shqipëria do të siguronte pa asnjë diskutim vendin e parë, duke lënë pas të dyja kundërshtaret direkte.

Por kuqezinjtë mund t’ia dalin edhe me katër pikë, pra me një fitore dhe një barazim. Në këtë skenar, Kombëtarja do të arrinte në 13 pikë, një kuotë që do t’i garantonte kreun e grupit.

Ekziston edhe mundësia që Shqipëria të sigurojë objektivin me një rezultat më pak pozitiv, por duke qenë e varur nga ndeshjet e rivalëve. Për shembull, nëse barazon me Finlandën dhe Bjellorusia fiton ndaj San Marinos, të dyja skuadrat do të shkonin në kuotën e 10 pikëve. Në këtë rast, epërsia në përballjen direkte do të ishte në favor të Shqipërisë, sipas skenarit të paraqitur.

Megjithatë, rruga më e sigurt për kuqezinjtë është fitorja në përballjen e radhës ndaj Finlandës në Tiranë. Një sukses në këtë takim do t’i jepte Shqipërisë mundësinë që në transfertën e fundit ndaj Bjellorusisë të kërkonte qoftë edhe një barazim për të mbyllur garën në vendin e parë.

Arritja e këtij objektivi ka një rëndësi të veçantë për futbollin shqiptar. Përveç suksesit në Ligën e Kombeve, vendi i parë sjell një mundësi për të siguruar një rrugë drejt fazës “Play-Off” të Europianit 2028 dhe për të përfituar një pozicion më të favorshëm në vazot e shortit të eliminatoreve.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

Dashi

Dite mjaft e anìmuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni kënaqësi te njëpasnjëshme dhe do ndiheni te bekuar nga yjet. Beqaret do fillojnë një lidhje serioze e cila ka për te zgjatur përgjithmonë. Ne planin financiar tregohuni te matur. Po shpenzuat pa kursim keni për te pasur probleme goxha serioze edhe me pas.

Demi

Dite goxha delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mos e acaroni për gjithçka partnerin tuaj sepse dhe durimi i tij e ka një kufi. Beqaret do ndihen te hipnotizuar nga dikush dhe do bëjnë gjithçka qe ai do ju thotë. Kujdes sepse gabimet do ju dhembin me vone. Dielli do jete planeti qe do ua mbroje financat. Do dini sa para te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë.

Binjaket

Dite shume e trazuar do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do keni debate dhe mosmarrëveshje te njëpasnjëshme me personin qe keni ne krah. Beqaret do jene gjithë kohës te shpërqendruar dhe nuk do përfitojnë nga propozimet qe do ju bëhen. Ne planin financiar gjithçka do ju ece mire sepse situata do jete me e qëndrueshme se kurrë.

Gaforrja

Atmosfera ne çift do jete shume e ftohte sot. Kjo do sjelle edhe disa debate me partnerin kështu qe tregohuni gjithë kohës te matur. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Ne planin financiar bëni kujdes sa me shume qe te mundeni. Po e tepruat me shpenzimet do ju duhet te kërkoni ndihme nga te afërmit dhe jo te gjithë do mund t’iu mbështesin.

Luani

Mos u tregoni posesive sot ju te dashuruarit sepse mund te keni probleme goxha serioze. Merrini gjerat sa me shtruar qe te mundeni. Beqaret do kërkojnë pa fund, por nuk kane për ta gjetur dot princin e tyre te kaltër. Beni edhe pak durim. Gjendja e financave nuk do jete e keqe kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

Virgjeresha

Priten ndryshime te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift. Tregohuni shume te matur me atë qe keni ne krah dhe mos prekni asnjë çast tema delikate nëse nuk doni te keni me tepër probleme. Beqaret do e lënë veten te lire dhe do bëjnë atë qe do ndiejnë. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do jeni te arsyeshëm dhe largpamës gjate gjithë kohës.

Peshorja

Dite goxha e trazuar do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Mundohuni te tregoheni realiste dhe te mos kërkoni gjithmonë te dale e juaja. Beqaret duhet te reflektojnë me kujdes për ato qe duan te bëjnë sepse përndryshe situata do ju dale jashtë kontrollit. Financat do jene goxha te mira. Mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë investim i cili me vone do sjelle me tepër përfitime.

Akrepi

Dite mjaft e animuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shprehini sa me shume ndjenjat sepse vetëm kështu gjerat do ecin si keni dashur. Beqaret do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me te papritura te mrekullueshme. Financat do mbrohen ne çdo moment nga yjet. Do i bëni mire llogarite dhe nuk do keni kurrfarë problemi ne këtë sektor.

Shigjetari

Te nxitur nga Saturni, do kërkoni me çdo kusht ta konsolidoni jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ja arrini qëllimit. Edhe beqaret do ndihen mire fale disa takimeve impresionuese qe do realizojnë. Gjithçka ka për te qene shume me ndryshe për ta. Ne planin financiar do përballeni me probleme nëse nuk iu vini fre shpenzimeve. Lërini për me vone edhe disa investime te menduara.

Bricjapi

Perspektivat do jene shume te mira sot për jetën tuaj ne çift. Tensioni do marre fund njëherë e përgjithmonë dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Sektori i financave do jete i mire. Nuk do keni as probleme për te kryer disa shpenzime me tepër se zakonisht. Do jeni te qete ne çdo moment.

Ujori

Do përballeni me disa surpriza jo te mira sot ju te dashuruarit dhe ne disa momente do ndiheni keq. Kërkoni ndihme nga disa familjare sepse ata do iu japin këshillat e duhura. Beqaret as qe do tentojnë te joshin ndonjë person sepse do jene gjithë ditën plot angazhime. Gjendja e financave do vije dalëngadalë duke u përmirësuar fale masave te rrepta qe keni mare.

Peshqit

Dite e bukur dhe plot diell kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka ka për te ecur si duhet mes jush dhe do ndiheni me fat qe keni partnerin ne krah. Shume persona te jashtëm do ju kenë zili. Beqaret nuk duhet te nxitohen sepse disa do kërkojnë thjesht te tallen me ju. edhe pse financat do jene me te mira se me pare nuk duhet te bëni investime te mëdha.

La Shqipërinë për Kosovën, taIenti 18-vjeçar zbulon arsyen: Ka qenë shumë lehtë me vendos për Kosovën sepse …

Enis Rexhepi vendosi të braktiste Shqipërinë, me të cilën kishte luajtur disa ndeshje zyrtare me ekipin U-19.

Federata e Futbollit e Kosovës arriti ta bindte 18-vjeçarin e talentuar që të largohej nga kuqezinjtë dhe të pranonte ftesën e Franco Fodës, shkruan A2.

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova e mori menjëherë herë në ekipin e parë sulmuesin që luan me të rinjtë e Stuttgart.

“Ka qenë shumë lehtë me vendos për Kosovën sepse kam vendosur me zemër. I kam edhe shokët që luajnë në Bundesligë, në Gjermani. Projekti shumë po më pëlqen këtu. Kosova i ka lojtarët shumë të mirë. Unë do jap maksimumin për të qenë në formacion”, u shpreh Rexhepi në një video të publikuar në rrjetet sociale të FFK-së. (A2 Televizion)

U var pas trenit pasi nuk kishte biIetë, 24-vjeçari shqiptar e pëson keq në Gjermani

Një 24-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet në gjermani dhe rrezikon të penalizohet pasi u kap duke udhëtuar pa biletë në një tren ICE nga Berlini.

Sipas raportimeve, ai u kap nga kontrollori teksa udhëtonte pa biletë, dhe u instruktua që të zbriste në Potsdam. Sipas raportimeve, pasi zbriti në Stacionin Qendror të Magdeburgut, shqiptari tentoi të varej midis vagonave duke vijuar udhëtimin pa biletë.

Pasi pa sjelljen e shqiptarit, punonjësi i trenit njoftoi policinë, e cila kreu edhe ndalimin e tij.

24-vjeçari do të përballet me akuza penale për shmangie të tarifave dhe shkelje të tjera të Kodit Penal dhe Rregulloreve të Ndërtimit dhe Operimit të Hekurudhave.

Inspektorati Federal i Policisë në Magdeburg theksoi se si udhëtimi në pjesën e jashtme të një treni ashtu edhe ecja mbi shinat hekurudhore janë kërcënuese për jetën.

Pas imazhit të Iuftëtarit fshihet një dhimbje e madhe, Gattuso: Do jepja gjithë pasurinë për të kaluar një orë me motrën time

Gennaro Gattuso ka prekur zemrat e tifozëve me një rrëfim shumë emocionues për motrën e tij, Francesca, e cila u nda nga jeta në vitin 2020, në moshën vetëm 37-vjeçare.

Gjatë një interviste në Festivalin e Sportit në Trento, ish-futbollisti dhe trajneri italian nuk i ka mbajtur dot emocionet, duke kujtuar një nga humbjet më të dhimbshme të jetës së tij.

“Kam humbur një motër në moshë shumë të re. Do të jepja gjithçka që kam për të kaluar një orë me të”, u shpreh Gattuso, duke treguar se mungesa e saj vazhdon ta shoqërojë edhe sot.

Ai rrëfeu gjithashtu se një nga gjërat që e shqetëson më shumë është fakti se nuk arrin ta shohë motrën as në ëndrrat e tij.

Francesca Gattuso ndërroi jetë më 2 qershor 2020, në moshën 37-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Në atë periudhë, Rino ishte trajner i Napolit dhe humbja e saj e goditi rëndë.

Gjatë së njëjtës bisedë, Gattuso foli edhe për problemet e tij shëndetësore. Ai zbuloi se prej rreth 15 vitesh përdor kortizon për shkak të miastenisë okulare, një sëmundje autoimune që ndikon në shikim dhe që e detyroi të përfundonte karrierën si futbollist në moshën 34-vjeçare.

Një rrëfim që tregoi edhe një herë se pas imazhit të luftëtarit të njohur në fushën e futbollit fshihet një njeri që ka përjetuar dhimbje të mëdha personale.

Për Gattuson, trofetë dhe sukseset në futboll nuk mund ta zëvendësojnë kurrë mungesën e një njeriu të dashur.

Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët angIezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet , ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Dorian Puka, në gjashtë vitet e fundit, është bërë shqiptari më i komentuar në median britanike. Çdo postim i shqiptarit nga Laçi, i dënuar dy herë për grabitje shtëpish dhe i rikthyer dy herë në Angli pas dëbimeve, është kthyer në magnet për televizionin GB News, me qasje anti-emigrante, si dhe për gazetat ultrakonservatore The Telegraph dhe Daily Mail.

Postimet e Dorian Pukës në rrjetet sociale janë një ushqimin perfekt për këto media, të cilat i përdorin ato si retorikë antie-migrante.Puka, i cili thotë se “unë i kam paguar me burg gabimet e mia dhe dua të vijoj një jetë të qetë në Angli”, paraditen e kësaj të hëne publikoi në rrjetet e tij sociale bisedat me disa prezantues të njohur të GB News, të cilët, sipas Dorian Pukës, i kanë ofruar para për ta intervistuar.

Sipas Dorian Pukës gazetarët anglez në mbrëmje e komentojmë në studio si kriminelin të cilin Home Office nuk e dëbon dot, ndërsa gjatë ditës i shkruajnë me shumë respekt duke e ftuar për dreka dhe darka.

Madje sipas tij një prezantuese e njohur femër flirton me të si e si për ti bërë një reportazh duke e ndjekur gjatë një dite me kamerë Dorian Pukën.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka parë komunikimet me gazetarët anglezë, të publikuara nga Dorian Puka.

Në njërën prej tyre, ai shkruan:

“GB News, nuk kam nevojë për paratë tuaja të pista. Nik dua të përfitoj asgjë”.

“Ndaloni së foluri marrëzira për jetën time vetëm për të marrë disa shikime të rreme”.

“Gjithçka që thoni është gënjeshtër. Ndaloni së gënjyeri publikun me informacionet tuaja të rreme. Ju nuk dini asgjë për mua; gjithçka që bëni është të shpikni historitë tuaja”.

“Më ftoni të marr pjesë në emisionin tuaj dhe unë refuzoj, sepse jeni media e rreme. Merruni me problemet diku tjetër dhe më lini të qetë”.

“E di që jam i rëndësishëm për programin tuaj të rremë, sepse ju sjell shikime. E vetmja gjë që ju intereson janë shikimet. Nëse ju intereson vërtet vendi, atëherë publikoni histori të vërteta për atë që po ndodh”.

“E shihni shumë mirë që nuk më intereson asgjë nga ato që thoni, sepse janë të gjitha të pavërteta! E kaluara ime i përket së shkuarës. Nuk do ta fsheh kurrë dhe jam krenar që e kam lënë pas”.

“Nuk më intereson fare! Ndaloni me këtë media të rreme! Nuk do të marr kurrë pjesë në emisionin tuaj të rremë. Ndaloni ftesat. Nëse jam kaq i keq, atëherë pse më ftoni në emisionin tuaj?”

“Daily Mail dhe The Telegraph në Britaninë e Madhe më kanë ofruar shumë para për të marrë pjesë në emisione. Nëse jam kaq i keq, pse dëshironi të më keni në emision? Si mund të më ofroni para për të marrë pjesë në emision, kur unë refuzoj? Ju thjesht shpikni historitë tuaja. Unë nuk do të marr kurrë pjesë në mediat tuaja të rreme”.

Nuk i ka munguar as ftesa për të qenë i ftuar në emisionin e politikanit të Reform UK, Nigel Farage, në GB News.

Në një tjetër status, dedikuar Farage, Dorian Puka i shkruan:

“Nigel, ndaloji njerëzit e tu të më kontaktojnë në telefon. Unë nuk kam ndërmend të vij në emisionin tënd. Nuk kam ndërmend të bëj asnjë ujdi me ju”.

Ndërkohë, Dorian Puka, për t’i vënë në një pozitë të vështirë producentët e Nigel Farage, gjatë një komunikimi u thotë:

“Vij në emisionin e Nigel nëse ai më rregullon letrat (lejen e qëndrimit në Angli)”.

E shkuara Dorian Pukës

Puka u dënua fillimisht me nëntë muaj burg në vitin 2016 dhe u deportua vitin pasardhës, pasi tentoi të hynte me forcë në një banesë. Pronari i shtëpisë e kishte vënë re përmes një kamere interneti, ndërsa ndodhej me pushime në Francë.

Brenda një viti, ai arriti t’u shmangej kontrolleve kufitare dhe të rikthehej në Mbretërinë e Bashkuar, ku kreu një sërë vjedhjesh në banesa në Londër.

Ai u kap përfundimisht nga efektivë policie civilë, të cilët patrullonin në zonën e Surbitonit, në jugperëndim të Londrës.

Në momentin e arrestimit, Puka mbante në dorë një orë të shtrenjtë, të cilën e kishte vjedhur, pas një rritjeje të numrit të vjedhjeve në këtë zonë.

Puka u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg dhe u deportua në mars të vitit 2020, përpara se të rikthehej sërish ilegalisht në Britani.

Rekordi i tij kriminal dhe dënimet e mëparshme me burg bëjnë që ai të përmbushë kriteret për deportim automatik.

Megjithatë, ai ka qëndruar në Britani për më shumë se tre vjet, pasi Ministria e Brendshme britanike (Home Office) nuk ka mundur ta deportojë për shkak të kërkesës së tij për azil dhe sfidave ligjore që vijojnë.

Në Tribubalin e apelit për emigracionin disa javë më parë Puka e humbi betejën ligjore për të qëndruar në Angli.

Të gjitha kërkesat për azil iu refuzuan pasi më parë nuk ishin pranuar nga Home Office.

Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes famiIjet shqiptaret: 80% e shpenzimeve mujore vetëm për këto tre kategori

Shpenzimet për ushqimet, transportin dhe banesën po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi buxhetet e familjeve shqiptare. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se këto tri kategori janë përgjegjëse për afro 80% të inflacionit vjetor në Shqipëri, ndërsa çmimet e produkteve dhe shërbimeve bazë vazhdojnë të rriten.

Sipas raportit të publikuar më 9 nëntor 2026, inflacioni në Shqipëri arriti në 3.4% gjatë tetorit, nga 2.3% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Por pas kësaj shifre qëndron një realitet edhe më i vështirë për familjet, pasi rritja e çmimeve është përqendruar kryesisht te shpenzimet e domosdoshme të jetesës.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar me 4% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, ndërsa vetëm gjatë muajit të fundit çmimet e tyre janë rritur me 1.2%.

Kjo kategori ka ndikimin më të madh në inflacion, duke kontribuar me 1.36 pikë përqindjeje në rritjen e përgjithshme të çmimeve.

Pra, rreth 40% e inflacionit vjetor në vend është shkaktuar vetëm nga shtrenjtimi i ushqimeve.

Situata paraqitet edhe më e rënduar në transport, ku çmimet janë rritur me 11.4% brenda një viti, duke regjistruar shtrenjtimin më të madh mes të gjitha kategorive të konsumit.

Kjo rritje është mbi tri herë më e lartë se norma mesatare e inflacionit dhe ka kontribuar me 0.73 pikë përqindjeje në treguesin e përgjithshëm.

Një tjetër barrë për familjet lidhet me kostot e banesës, ku përfshihen qiratë, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse.

Sipas INSTAT, çmimet e këtij grupi janë rritur me 2.8% në krahasim me tetorin 2025, duke kontribuar me 0.56 pikë përqindjeje në inflacionin vjetor.

Të marra së bashku, ushqimet, transporti dhe shpenzimet e banesës kanë kontribuar me 2.65 pikë përqindjeje në inflacionin prej 3.4%.

Kjo do të thotë se rreth 78% e rritjes së përgjithshme të çmimeve gjatë vitit të fundit ka ardhur nga këto tri kategori, të cilat lidhen drejtpërdrejt me nevojat e përditshme të qytetarëve.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se ushqimet, transporti dhe kostot e banesës zënë së bashku 60.7% të peshës së shportës statistikore të konsumit.

Vetëm ushqimet përfaqësojnë 34.1% të saj, ndërsa qiraja dhe shpenzimet e tjera të banesës zënë 20.2% dhe transporti 6.4%.

Këto pesha tregojnë se pjesa më e rëndësishme e konsumit familjar është e lidhur me produkte dhe shërbime që nuk mund të shmangen lehtësisht, pavarësisht rritjes së çmimeve.

Ndërkohë, inflacioni ka vijuar të përshpejtohet edhe gjatë muajve të fundit, duke arritur në 3.4% në tetor, ndërsa vetëm krahasuar me shtatorin çmimet e konsumit janë rritur me 0.5%.

Përveç ushqimeve dhe transportit, rritje të konsiderueshme vjetore kanë regjistruar edhe shërbimet e argëtimit, sportit dhe kulturës me 7.4%, si dhe sigurimet dhe shërbimet financiare me 4.4%.

Çmimet e restoranteve dhe strukturave akomoduese janë rritur me 2%, ndërsa mobiljet, pajisjet dhe mirëmbajtja e shtëpisë kanë regjistruar shtrenjtim prej 2.4%.

Vetëm dy kategori kanë shënuar ulje në krahasim me një vit më parë: veshjet dhe këpucët me 2.6%, si dhe informacioni dhe komunikimi me 1.1%.

Megjithatë, këto ulje nuk kanë qenë të mjaftueshme për të kompensuar rritjen e çmimeve në grupet që zënë peshën më të madhe të konsumit.

Për familjet shqiptare, veçanërisht ato me të ardhura të ulëta dhe të mesme, përqendrimi i inflacionit te ushqimet, transporti dhe banesa nënkupton presion të vazhdueshëm mbi fuqinë blerëse.

Ndryshe nga shpenzimet për argëtim apo blerje të tjera që mund të shtyhen, ushqimet, transporti dhe pagesat për banesën janë detyrime të përditshme ose mujore që familjet duhet t’i përballojnë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtrenjtimi i jetesës nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë mes produkteve dhe shërbimeve, por po godet kryesisht kategoritë që kanë rëndësinë më të madhe për ekonominë familjare.

Me inflacionin që ka arritur në 3.4% dhe transportin që kushton mbi 11% më shumë se një vit më parë, presioni mbi buxhetet familjare mbetet i lartë, ndërsa shtrenjtimi i ushqimeve vazhdon të jetë kontribuesi kryesor në rritjen e kostos së jetesës. /skyweb.al

“E kanë fajìn ëndrrat, jo unë”, Ledjona Xheladinaj shfaqet mbi automjet në lëvizje, e pëson keq pronari i “Audit”

Policia e Korçës ka ndëshkuar me masë administrative pronarin e një automjeti, pas publikimit të një videoje në Instagram, ku gazetarja Ledjona Xheladinaj shfaqet duke qëndruar në këmbë mbi një automjet në lëvizje.

Sipas njoftimit të policisë, pronari i automjetit, shtetasi L. B., është ndëshkuar me gjobë prej 9 mijë lekësh, si dhe me tërheqjen e lejes së drejtimit.

Nga një verifikim në profilin privat të gazetares në Instagram, rezulton se vetë ajo ka publikuar një video ku shfaqet duke qëndruar mbi automjet teksa është në lëvizje.

Gjithashtu, gazetarja ka publikuar edhe një fotografi, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin: “E kanë fajin ëndrrat, jo unë”.