Pas taksës së karburantit, vjen fatura e radhës: Vendoset “vìnjeta” për çdo automjet në rrugët kombëtare!

Një skemë e re tarifimi për përdorimin e rrugëve kombëtare po merr formë në Kuvendin e Shqipërisë.

Përmes një projektligji të propozuar nga deputeti i Partisë Socialiste Andi Qose, parashikohet heqja e taksës së qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin, prej 27 lekësh për litër, nga 1 janari 2027, dhe zëvendësimi i saj me një tarifë të re: vinjetën.

Nisma ligjore, synon të ndryshojë mënyrën e financimit të përdorimit të rrjetit rrugor kombëtar, duke vendosur një detyrim të ri për automjetet që qarkullojnë në të.

Kush do të paguajë vinjetën?

Sipas projektligjit, tarifa e re do të zbatohet për automjetet e lehta, autobusët dhe, deri më 31 dhjetor 2029, edhe për mjetet e rënda të transportit të mallrave.

Për automjetet e regjistruara në Shqipëri, pagesa vjetore e vinjetës parashikohet të përfshihet në taksën vjetore të mjeteve të përdorura.

Ndërsa automjetet me targa të huaja do të duhet ta blejnë atë në pikat e kalimit kufitar ose përmes platformave online.

Tarifat do të ndryshojnë sipas periudhës së përdorimit

Projektligji parashikon disa kategori vlefshmërie për vinjetën, nga një ditë deri në 365 ditë.

Për secilën prej tyre përcaktohen kufij maksimalë tarifimi, të llogaritur në raport me çmimin vjetor.

Ligji i Faljes “fshin” 465 miIionë euro borxhe, mbi 223 mijë përfitues! Nga TVSH-ja te tatimi mbi fitimin, ja detyrimet që u shuan

Mbi 223 mijë tatimpagues kanë përfituar deri më tani nga zbatimi i Ligjit të Faljes, ndërsa vlera e detyrimeve tatimore të fshira dhe të shuara ka arritur në 465.1 milionë euro.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila ka publikuar të dhënat mbi ecurinë e këtij procesi dhe kategoritë e detyrimeve që janë përfshirë në falje.

Sipas Administratës Tatimore, pjesën më të madhe të detyrimeve të fshira e zënë tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), me rreth 145.1 milionë euro, dhe tatimi mbi fitimin, me rreth 141.9 milionë euro.

Përmes këtij procesi janë shuar gjithashtu detyrime që lidhen me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, tatimin e mbajtur në burim, tatimin e thjeshtuar mbi fitimin, si dhe tatimin mbi të ardhurat individuale.

Administrata Tatimore bën të ditur se Ligji i Faljes synon të lehtësojë barrën e detyrimeve të prapambetura për bizneset dhe individët, duke u dhënë tatimpaguesve më shumë mundësi dhe duke përmirësuar marrëdhëniet e tyre me administratën fiskale.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se vijon informimin dhe asistencën ndaj tatimpaguesve, me synimin për të garantuar një proces sa më transparent dhe të kuptueshëm për të gjithë përfituesit.

Vodhi bankën dhe u Iargua me 60 mijë euro/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e frikshme të Robert Dukës

Arrestimi i 50-vjeçarit Robert Duka në Tiranë ka marrë vëmendje edhe në mediat greke, të cilat kanë zbuluar detaje nga e kaluara e tij kriminale.

Sipas një artikulli të publikuar nga media greke “Protothema”, Duka, i njohur edhe me emrin Albert Duka, ishte akuzuar më herët për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal që dyshohet se ka kryer 28 grabitje bankash në Greqi.

50-vjeçari u arrestua nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Gjuetari i Bankave”, pasi dyshohet si autor i dy grabitjeve të armatosura në kryeqytet, të ndodhura më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026, në zonën e Komunës së Parisit. Nga të dyja ngjarjet dyshohet se janë marrë rreth 75 mijë euro.

Sipas raportimit, grabitja e fundit ndodhi më 2 nëntor, rreth orës 10:45, kur autori i maskuar dhe i veshur me të zeza mbërriti në bankë me një skuter elektrik. Ai hyri në ambientet e filialit, mbylli derën për të penguar largimin e personave që ndodheshin brenda dhe kërcënoi me armë punonjësin e sigurisë dhe arkëtaren.

Pasi mori rreth 60 mijë euro në valuta të ndryshme, ai u largua me skuterin elektrik. Ndërsa grabitja e parë ishte kryer pesë muaj më herët, më 2 qershor, në një tjetër bankë të së njëjtës zonë, ku u morën rreth 15 mijë euro.

Mediat greke ndalen veçanërisht te lidhjet e dyshuara të 50-vjeçarit me aktivitetin kriminal në Greqi. Sipas raportimit, autoritetet shqiptare e kishin mbajtur nën vëzhgim për disa ditë, pasi dyshohej se po përgatitej të largohej sërish drejt vendit fqinj.

Një tjetër detaj i përmendur në artikull është se bashkëshortja e Dukës punon në një tjetër institucion bankar në Shqipëri. 50-vjeçari jetonte në Vlorë, por kishte marrë me qira edhe një banesë në Tiranë, të cilën dyshohet se e përdorte si vendstrehim.

Ai u arrestua pranë Rrugës së Kosovarëve në kryeqytet. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi 8,200 euro, dy telefona celularë dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve.

Sipas autoriteteve shqiptare, identifikimi i tij u bë përmes metodave speciale hetimore, sistemeve teknologjike dhe analizimit të veshjeve, pavarësisht përpjekjeve për të fshehur fytyrën.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të dy grabitjeve në Tiranë dhe verifikimin e lidhjeve të mundshme të të arrestuarit me aktivitetin kriminal në Greqi.

A do të kemi një dimër të ftohtë? Ja çfarë paraIajmërojnë meteorologët për motin javët në vijim

Meteorologët po monitorojnë dobësimin jashtëzakonisht të hershëm të vorbullës polare dhe qarkullimin e madh të ajrit të ftohtë mbi Arktik, duke paralajmëruar se kjo rrit mundësinë e motit më të ftohtë në pjesë të Europës, Amerikës së Veriut dhe Azisë në javët e ardhshme.

Ky shqetësim mund të rrisë mundësinë e periudhave më të ftohta në Europën veriore dhe qendrore, duke përfshirë pjesë të Skandinavisë, Ishujt Britanikë, Gjermaninë dhe Poloninë.

Vorbulla polare zakonisht forcohet gjatë vjeshtës, duke arritur kulmin e saj rreth janarit, përpara se të dobësohet gradualisht drejt fundit të dimrit. Çrregullime më të mëdha, të cilat lejojnë ajrin arktik të depërtojë më në jug se zakonisht, ndodhin më shpesh midis janarit dhe marsit.

Megjithatë, këtë vit shkencëtarët vunë re shenja të shqetësimeve në nëntor, gjë që është një precedent në matjet moderne meteorologjike.

Profesori Andrew Charlton-Perez, një meteorolog në Universitetin e Reading, tha në një koment eksperti të botuar nga universiteti se shkencëtarët nuk kishin regjistruar kurrë më parë ngrohje të papritur stratosferike kaq herët në sezon.

Vorbulla polare është një zonë e madhe me presion të ulët dhe ajër jashtëzakonisht të ftohtë që qarkullon lart mbi Arktik. Kur dobësohet ose ndryshon pozicion, rryma e ajrit mund të bëhet e paqëndrueshme, duke lejuar potencialisht ajrin e ftohtë arktik të depërtojë në gjerësi më të ulëta.

Pasojat e ndryshimeve të tilla mund të ndihen vetëm pas disa javësh, kur efektet zbresin në shtresat e poshtme të atmosferës ku formohen sistemet e motit. Ndikimi përfundimtar do të varet gjithashtu nga shpërndarja e zonave me presion të lartë dhe të ulët të ajrit.

Shkencëtarët po shqyrtojnë gjithashtu ndikimin e mundshëm të fenomenit të fortë El Nino që zhvillohet në Oqeanin Paqësor, i cili mund të ndikojë në qarkullimin atmosferik dhe të kontribuojë në shqetësimet e vorbullës polare.

Ndryshimi i klimës po konsiderohet gjithashtu si një faktor i mundshëm që ndikon në disa nga proceset atmosferike të përfshira në këto fenomene, megjithëse ende nuk është vendosur asnjë lidhje e drejtpërdrejtë me shqetësimin aktual jashtëzakonisht të hershëm.

Meteorologët po vazhdojnë të monitorojnë zhvillimin e situatës dhe pritet që javën tjetër ata të japin një pamje më të qartë nëse ky shqetësim do të shndërrohet në ndryshime të rëndësishme në motin e dimrit në të gjithë Hemisferën Veriore.

Pas protestave që kanë pushtuar vendin, ky shtet europian rrit pagën minimaIe, mbi 1,500 euro

Qeveria franceze ka njoftuar një rritje prej 1.6% të pagës minimale, e cila do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor, pas disa javësh protestash për fuqinë blerëse dhe kushtet ekonomike të të rinjve.

Me këtë rritje, paga minimale në Francë do të kalojë nivelin e 1,500 eurove neto, duke arritur në rreth 1,502 euro. Bëhet fjalë për një shtesë prej 23.65 eurosh në muaj.

“Lidhur me pagën minimale (SMIC), kemi vendosur dy gjëra, ta aplikojmë më 1 dhjetor rritjen automatike, e cila ishte parashikuar të hynte në fuqi më 1 janar dhe që kjo rritje të jetë 1.6%”, deklaroi ministri i Punës, Jean-Pierre Farandou, gjatë një konference për shtyp.

Aktualisht, paga minimale në Francë është 1,477.93 euro. Kryeministri Sébastien Lecornu e cilësoi këtë si rritjen e dytë më të madhe në 20 vitet e fundit, duke theksuar se ajo nuk duhet nënvlerësuar.

Sipas tij, masa është hartuar në mënyrë të tillë që të mos shkaktojë humbje të vendeve të punës. Deklarata u bë pas një takimi me përfaqësuesit e sindikatave dhe federatave të punëdhënësve.

Nga ana tjetër, ministri Farandou e cilësoi rritjen si një ndihmë për punonjësit, por edhe si një nxitje për sektorët e ndryshëm që të nisin negociatat për përmirësimin e pagave.

Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të sektorëve profesionalë që të nisin diskutimet që javën e ardhshme, me qëllim rritjen e pagave minimale të përcaktuara në marrëveshjet kolektive dhe përshtatjen e tyre me nivelin e ri të SMIC.

Megjithatë, vendimi i qeverisë nuk ka bindur sindikatat. Kryetarja e CFDT-së, Marilise Léon, e konsideroi rritjen të pamjaftueshme, ndërsa drejtuesja e CGT-së, Sophie Binet, e cilësoi atë si “thërrime”.

“Ne nuk erdhëm këtu për të lypur lëmoshë”, deklaroi Binet, e cila bëri gjithashtu thirrje për organizimin e protestave të reja më 17 nëntor.

Franca renditet ndër vendet me pagën minimale më të lartë në Evropë. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2024 paga minimale përfaqësonte 67% të të ardhurave mesatare në vend. Rreth 12.7% e punonjësve francezë paguhen me pagën minimale ose me një shumë pranë saj, krahasuar me 8% në Gjermani dhe 3.5% në Holandë.

Në Francë, paga minimale rritet zakonisht automatikisht në muajin janar, në përputhje me inflacionin, ndërsa në raste të caktuara mund të ketë edhe rritje të ndërmjetme gjatë vitit. Këto ndryshime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në kostot e punës dhe përbëjnë një çështje të ndjeshme në debatin politik.

Qeveria po përpiqet të zbusë pakënaqësinë e qytetarëve, në një kohë kur hapësira e saj për ndërhyrje ekonomike është e kufizuar për shkak të borxhit publik në rritje.

Protestat nisën në shkollat e mesme gjatë muajit shtator, por më pas u zgjeruan, duke reflektuar pakënaqësinë për rritjen e kostos së jetesës, cilësinë e shërbimeve publike dhe ngërçin politik në vend.

Situata vjen pesë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale. Sondazhet e opinionit sugjerojnë se kandidatja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, mund të përballet në raundin e dytë me përfaqësuesin e së majtës radikale, Jean-Luc Mélenchon.

Ndërkohë, presidenti Emmanuel Macron, i cili po i afrohet fundit të mandatit të tij të dytë dhe ka regjistruar nivele historikisht të ulëta të mbështetjes në sondazhe, nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë.

Rriten kostot për pronarët e mjeteve – paraIajmërohet një tjetër taksë mbi automjetet

Një skemë e re tarifimi për përdorimin e rrugëve kombëtare po merr formë në Kuvendin e Shqipërisë.

Përmes një projektligji të propozuar nga deputeti i Partisë Socialiste Andi Qose, parashikohet heqja e taksës së qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin, prej 27 lekësh për litër, nga 1 janari 2027, dhe zëvendësimi i saj me një tarifë të re: vinjetën.

Nisma ligjore, synon të ndryshojë mënyrën e financimit të përdorimit të rrjetit rrugor kombëtar, duke vendosur një detyrim të ri për automjetet që qarkullojnë në të.

Kush do të paguajë vinjetën?

Sipas projektligjit, tarifa e re do të zbatohet për automjetet e lehta, autobusët dhe, deri më 31 dhjetor 2029, edhe për mjetet e rënda të transportit të mallrave.

‘Dosja për Ramën në SPAK’/ Gazetari hoIandez: ‘The Albanian Files’, maja e ajsbergut, nuk keni parë asgjë akoma

Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei paralajmëron se denoncimet e publikuara në librin ‘The Albanian Files’ për lidhjet mes kryeministrit Edi Rama, kompanive arkitekturore dhe investitorëve privatë janë vetëm fillimi i një historie shumë më të gjerë.

Në intervistën ekskluzive në SYRI TV, Oei thotë se për të arritur deri te thirrja e Ramës në SPAK, duhet të lidhen fillimisht të gjitha fijet e marrëdhënieve mes arkitektëve, kompanive të ndërtimit dhe institucioneve shtetërore.

Sipas Oeit, libri dokumenton rreth 50 deri në 100 projekte, por në Shqipëri janë miratuar shumë më tepër, përfshirë qindra projekte vetëm në Tiranë.

Ai këmbëngul se duhet hetuar i gjithë sistemi i vendimmarrjes dhe përfundon me një qëndrim të prerë: ‘The Albanian Files’ është vetëm maja e ajsbergut, ndërsa korrupsioni, sipas tij, përbën krim si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë moral.

Intervista:

Oei: Po, mund të nisesh me arkitektët që tani kanë folur hapur për lidhjen e kryeministrit me kompaninë arkitekturore, me kompanitë private, me investitorët, me të gjitha. Në një mënyrë që patjetër nuk është sipas ligjit, le ta themi. Këta mund të thirren së pari. Pastaj mund të thirren të gjithë këta kompanitë që ndërtojnë pallatet, resortet. Edhe ne e dimë që disa janë thirrur në të kaluarën, për shembull në lidhje me sheshin Skënderbej, në lidhje me resortet në Palasë, domethënë disa prej këtyre janë tani të paraqitur te SPAK-u. Tani duhet vetëm të lidhen të gjitha këto fije në një mënyrë që krijohet një dosje që mund të lejohet thirrja e Ramës. Sepse patjetër duhet…

Gazetarja: Ka më shumë për të zbuluar?

Oei: …çikë evidencë, duhet çikë kështu…

Gazetarja: Ka më shumë për të zbuluar mes rreshtave, pra thënë këtë, ka më shumë për të zbuluar?

Oei: Duhet çikë peshë. Po absolutisht po, unë mendoj që ne nuk kemi parë asgjë akoma.

Gazetarja: Që do të thotë, se kjo është shprehja që ka pas përdorur dikur kryeministri.

Oei: E, po. Po tani do kthehet çikë kështu historia.

Gazetarja: Do kthehet ndryshe historia.

Oei: Sepse unë besoj se ky Albanian Files është vetëm maja e ajzbergut. Sepse lidhet… ky libër lidhet vetëm me kështu 50, 60, mbase 100 projekte. Por sa projekte kemi tani? Sa projekte janë miratuar nga KKT-ja? Sa projekte që nuk kanë ndonjë kompani arkitekturore me famë ndërkombëtare? Ka shumë. Nuk i kam numëruar. Por për shembull, Citizens ka bërë një listë me të gjitha projektet që janë bërë vetëm në Tiranë. Domethënë, qindra, mijëra metra katrorë… ne nuk kemi parë asgjë akoma.

Gazetarja: Vincent, për ta përmbyllur, është kjo The Albanian Files, një dosje e mirëfilltë kriminale, jo thjesht korrupsioni?

Oei: Po patjetër, sepse korrupsioni është krim. Patjetër që është kriminale. Nga të gjitha anët. Edhe nga ana morale, domethënë, jo vetëm nga ana ligjore, nga ana morale.

Florjan Binaj zyrtarìzon kandidimin për Tiranën, kërkon mbështetjen e opozitës: Do të garoj si i pavarur

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.

I ftuar në News24, Binaj deklaroi se do të garojë si kandidat i pavarur, duke qëndruar në të njëjtin qëndrim që kishte shprehur edhe në nëntorin e kaluar, kur zgjedhjet u anuluan.

Ai bëri të ditur se u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive opozitare, me synimin për të krijuar një front të përbashkët, pavarësisht dallimeve në mënyrën se si ato synojnë të arrijnë objektivat e tyre.

“E konfirmoj pa diskutim kandidimin. I qëndroj asaj që kam thënë në nëntorin e kaluar, kur u anuluan zgjedhjet. Jam kandidat i pavarur që ua kam shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive të opozitës, për të krijuar një bashkëpunim që ka të njëjtin qëllim, por mënyra të ndryshme”, deklaroi Binaj.

Skα ndαl në autobusin në Tiranë, υaj za me miηifυnd me shoferίn bëjnë…!!

Ska ndal në autobusin në Tiranë, vajza me minifund me shoferin bëjnë…!!Skan dal në një prej urbanëve të kryeqytetit.

Qytetaret kane filmuar nje sk ene kur shoferi i autobusit ka shfaqur papërgjegjësi në drejtimin e mjetit, i cili ishte i mbushur me pasagjerë.

Personi që ka filmuar ngjarjen e ka dërguar videon te faqja “Lolita” në rrjetin social “Facebook”, ku ka denoncuar rastin në fjalë.

“Jemi ankuar kot për çmimin e biletës së autobuzëve. Tani shërbejnë edhe si autoshkollë!”, thuhet në përshkrimin e videos.

Nga pamjet shihet se si shoferi ka lejuar një pasagjere që të kontrollojë drejtimin e timonit.

Ska ndal në autobusin në Tiranë, vajza me minifund me shoferin bëjnë…!!Skandal në një prej urbanëve të kryeqytetit.

Qytetaret kane filmuar nje skene kur shoferi i autobusit ka shfaqur papërgjegjësi në drejtimin e mjetit, i cili ishte i mbushur me pasagjerë.

Personi që ka filmuar ngjarjen e ka dërguar videon te faqja “Lolita” në rrjetin social “Facebook”, ku ka denoncuar rastin në fjalë.

“Jemi ankuar kot për çmimin e biletës së autobuzëve. Tani shërbejnë edhe si autoshkollë!”, thuhet në përshkrimin e videos.

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabìtjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Robert Duka, 50-vjeçari nga Vlora u vendos në prangat e policisë së Tiranës këtë të hënë, si i dyshuar për grabitjen e armatosur të dy filialeve të bankave të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Ngjarja e parë daton më datë 2 qershor të këtij viti, ndërsa e dyta vetëm një javë më parë, ku dyshohet se ai ia doli të rrëmbente afro 60 mijë euro nën kërcënimin e armës së zjarrit.

Në një dalje për mediet, drejtori i policisë së Tiranës, Oliger Torba bëri me dije se Robert Duka u identifikua duke përdorur teknologjinë pavarësisht maskimit.

Pas grabitjes së dytë, asaj në degën e “Raiffeisen Bank” të një jave më parë, Robert Duka u largua me një monopatinë.

Ndërkohë që gjatë kontrolleve u sekuestruan 8 200 euro, veshjet e përdorura gjatë kryerjes së veprave penale si dhe 2 aparate celularë.

“Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera me metoda speciale, nga strukturat hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Gjuetari i Bankave”.

Në kuadër të këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasi R. D., alias A. D., 50 vjeç, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve nën kërcënimin e armës së zjarrit, të kryera më datë 02.06.2026 dhe 02.11.2026, në dy filiale bankare në Tiranë.

Identifikimi i tij u arrit falë punës profesionale hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë vjedhjeve.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan ;

– 8 200 euro,

– Veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale

– 2 aparate celularë”.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fly”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe autoritetet doganore, bazuar në informacionet e siguruara ushtruan kontroll në bagazhet e pasagjerëve të linjës ajrore Athinë–Rinas.

Gjatë kontrollit, në një valixhe u gjetën dy paketime me material bimor, të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis sativa.

Pas veprimeve intensive hetimore u identifikua poseduesi i dyshuar i valixhes, shtetasi grek M. P., 51 vjeç, i cili ishte larguar nga aeroporti menjëherë pas mbërritjes.

Shërbimet e Policisë bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij në rrugën e Durrësit, ku u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Lënda e dyshuar narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, dje, nga Strukturat hetimore, u kapën dhe u ndaluan 3 shtetas me masë sigurie “Arrest me burg” konkretisht;

– O.K. 29 vjeç

– G.S. 28 vjeç

– S.H. 20 vjeç, bën me dije drejtori i policisë së Tiranës.