Ernest Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmìmin e golit më të bukur (Video)

Ernest Muçi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar i Trabzonsporit ka marrë një tjetër vlerësim për paraqitjet e tij me fanellën bardheblu, duke u shpallur autor i golit më të bukur të javës së 10-të në Superligën turke.

Futbollisti kuqezi ishte protagonist në fitoren 2-0 që Trabzonspori regjistroi në shtëpi ndaj Gaziantep, ku arriti të realizonte një gol mjaft të bukur, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe të futbolldashësve në Turqi.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 61-të, kur Muçi finalizoi me një goditje spektakolare, duke vulosur një nga momentet më të bukura të takimit. Goli i tij mori menjëherë vëmendjen e publikut dhe u bë pjesë e votimit për realizimin më të bukur të javës në kampionatin turk.

Në përfundim të votimit, ishte pikërisht shqiptari ai që triumfoi, duke lënë pas rivalët dhe duke marrë vlerësimin e tifozëve për realizimin e tij. Një tjetër konfirmim i momentit pozitiv që po kalon 24-vjeçari, i cili po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në futbollin turk.

Ky çmim përbën një tjetër lajm pozitiv për Muçin, i cili po përpiqet të lërë gjurmë me fanellën e Trabzonsporit. Paraqitjet dhe golat e tij po e kthejnë në një nga emrat më të komentuar të skuadrës, ndërsa suksesi i fundit dëshmon edhe një herë cilësitë teknike dhe aftësinë e tij për të prodhuar momente vendimtare në fushën e lojës./PANORAMASPORT.AL

Gjobë deri në tre paga mujore për punonjësit e institucioneve pubIike, ja për çfarë shkeljesh

Punonjësit përgjegjës në institucionet publike mund të përballen me penalitete financiare në rast se nuk përmbushin detyrimet ligjore në fushën e kontabilitetit.

Gjobat e parashikuara variojnë nga një deri në tre paga mujore.

Masa është parashikuar në projektligjin e ri për kontabilitetin në sektorin publik, i cili është shqyrtuar nga Këshilli i Ministrave.

Nisma synon të përcaktojë më qartë përgjegjësitë e punonjësve për administrimin dhe mbajtjen e kontabilitetit në institucionet publike, duke vendosur edhe masa ndëshkuese për rastet e moszbatimit të kërkesave ligjore.

Vlera e gjobës do të përcaktohet në varësi të natyrës së shkeljes dhe nivelit të përgjegjësisë së punonjësit.

Nga Edi Rama te Samir Mane, kush janë emrat që Monika Kryemadhi kërkon të thìrren në gjyqin kundër saj dhe Ilir Metës

Ish-deputetja Monika Kryemadhi parashtroi të enjten kërkesat e saj për marrjen e provave të reja nga gjykata në çështjen penale në ngarkim të saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta, të cilët akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Për gati pesë orë, Kryemadhi dhe avokatët e saj kundërshtuan provat e Prokurorisë dhe listuan prova shtesë për t’u administruar, pavarësisht tërheqjes së vëmendjes nga ana e gjykatës për të folur në mënyrë të përmbledhur.

Kryemadhi tha se SPAK i ka ndërtuar akuzat mbi interpretimin e të dhënave dhe provave të administruara gjatë hetimit administrativ, por sipas saj, vetë provat e prokurorisë i rrëzojnë këto akuza.

Ajo i cilësoi të vërteta mesazhet e adminisurtara në telefonin e gjetur në banesën e nënës së saj, por nga ana tjetër pretendoi se janë nxjerrë nga konteksti dhe janë përdorur në mënyrë selektive me qëllim sajimin e akuzave.

Sa i përket akuzave për favorizimin e biznesmenit Adrian Shatku në marrëveshjen e interkonjeksionit, Kryemadhi tha se këtë të fundit e kishte kushëri dhe bisedat me të ishin bërë në një kuadër më të gjerë lidhur me problemin e monopolit që ishte krijuar në atë sektor. Sipas saj, nëse do kishte pasur qëllim për favorizim nuk do të ishin pyetur institucionet dhe operatorët.

Kryemadhi tha se SPAK nuk analizon se cili prej komunikimeve lidhet me veprën penale, ndërsa akuzoi Prokurorinë se nuk kishte evidentuar mesazhet apo emailet në të cilat Shatku flet për kryeministrin Edi Rama dhe planet për ta takuar atë.

Kryemadhi evidentoi disa herë se SPAK nuk i ka paraqitur të gjitha komunikimet siç janë, por i ka veçuar dhe i ka nxjerrë nga konteksti, në favor të pretendimeve të tij.

Ajo këmbënguli se asnjë prej komunikimeve të saj nuk vërteton se ka ndërhyrë për të favorizuar Shatkun. Po ashtu, theksoi se Meta ka dërguar vetëm një mesazh që e pyet nëse i ka kthyer përgjigje zyrtare lidhur me ankesat e operatorëve të tjerë që raportonin disikriminim për shkak të monopolit në atë treg.

Kryemadhi çmoi se prokuroria i ka shënuar mesazhet në orare dhe ditë të ndryshme nga ato faktike dhe kërkoi që të bëhet riekspertim i telefonit.

Ajo e cilësoi si fantazi të Prokurorisë dyshimin e ngritur për ortakëri me Shatkun, duke pohuar se nuk del asnjë e dhënë që të ketë pasur diçka të tillë.

“SPAK nuk ka shkuar nga prova tek njeriu, por nga njeriu tek prova,” tha Kryemadhi.

Ajo kërkoi që për këtë çështje të thirren për t’u pyetur si dëshmitarë kryeministri Edi Rama, kryetari aktual i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi dhe një person tjetër që kishte lidhje me vendburimet e naftës.

Po ashtu, u kërkua të thirren si dëshmitarë ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho dhe vetë Shatku.

Lidhur me akuzën e ngritur për marrëdhënie korruptive me biznesmenin Samir Mane, Kryemadhi pretendoi gjithashtu se akuza bazohej në interpretime dhe jo në prova reale.

Sipas Kryemadhit, kronologjia e të gjithë transaksioneve nuk provon që të kenë përfituar diçka kundrejt favorizimit me ligj. Ajo nënvizoi se kishte qenë Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës që kishte propozuar projekt-ligjin për minierat dhe ish-sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri, Ëngjëll Agaçi që e kishte përcjellë atë në Kuvend. Ajo kërkoi të thirren si dëshmitarë për këtë çështje, Eduart Shalsi, Ëngjëll Agaçi, Edi Rama, Milena Harito, Pirro Xhixho, Përparim Spahiu, Aurora Alimadhi, Samir Mane dhe bashkëshortja e tij, Eva Mane, Ema Çoku dhe arkitekti Marco Casamonti.

Ajo kundërshtoi edhe konstatimet për blerjen e apartamentit në zonën e ish-Bllokut. Kryemadhi evidentoi se në dosje mungojnë disa akte që kanë të bëjnë me ekspertimin financiar, si akti për kryerjen e betimit të ekspertes para prokurorit, vendimi prokurorit për zgjatjen e afateve, si dhe procesverbali për deklarimin e shkaqeve të përjashtimit. Sipas Kryemadhit, nuk është e qartë nëse ekspertes i janë vendosur në dispozicion dokumente të vitit 2024.

Kryemadhi kërkoi që në seancën e ardhshme të parashtrojë kërkesat për prova edhe lidhur me çështjen e lobimit.

Gjykata rrëzoi në fillim të seancës një kërkesë të Metës për qëndrimin jashtë kabinës së xhamit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, si dhe për lejimin e transmetimit live, duke konstatuar se janë kërkesa të përsëritura për të cilat është dhënë vendim më parë.

Ndërkohë, avokati i Metës parashtroi se takimet me të mbrojturin prej tij në ambjentet e paraburgimit kryhen nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë, duke cënuar të drejtën e tyre për të diskutuar në privatësi. Lidhur me këtë konstatim, gjykata vendosi t’i kërkojë Drejtorisë së Përgjithshme Burgjeve të marrë masa që mundësojë ruajtjen e kofidencialitetit gjatë takimeve të Metës me avokatin.

SPAK e akuzon Metën për aferën CEZ-DIA, një kontratë lobimi të LSI-së në Shtetet e Bashkuara si dhe ndikimet për llogari të biznesmenëve Samir Mane dhe Adrian Shatku. Meta dhe Kryemadhi i kundërshtojnë akuzat, duke i konsideruar ato si inskenime nga kundërshtarët politikë. /Reporter/

“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj MiIaim Zekës! (Deklarata)

Milaim Zeka ka folur për reagimin e Xhenetës që bëri indirekt për Brikenën pas një postimi që kishte bërë kjo e fundit në Instagram, duke pozuar me një bluzë në të cilën kishte shkruar “jam pronë private e Mateo Borrit”.

Gjatë një interviste në Top Albania Radio i pyetur për këtë reagim nëse ka pasur të drejtë t’i kundërvihej Brikenës ai tha: “absolutisht jo”.

“Xheneta është hala me beter se Brikena, Xheneta ka demonstru dhunë në Big Brother, jashtë Bigut, unë kam krejt qasje tjetër”, deklaroi Zeka.

Megjithatë, pasi kësaj deklarate që bëri ai, Xheneta Fetahu ka reaguar përmes një komenti, duke hedhur akuza të rënda ndaj tij, derisa i kërkoi të mos i përmendte emrin.

“E di qe s’munesh me folë mirë për mu masi nuk kom pranu me’m shit ti naper Spanjë te shokët e tu. Mos m’shti met degjeneru n’sy popullit se kam dëshmi. Rri n’ven tanin mos ma fëlliq emrin. Edhe për familjen tem ha dhe e se kthej kryt mbrapa. E paske harru veten sa ke shah e ke ofendu neper studio televizive. Je njeri i fundit qe jep men”, ka shkruar Xheneta.

Dosja për “mbretin” e kumarit: Vis Martinaj do υritej në mes të plazhit, “Doqja” çoi armët dhe makinat në Dhërmi, Princi Damian angazhoi “vëzhgues” nga Himara deri te Vilat Qeveritare

Biznesmeni i basteve dhe një ndër personat e kërkuar nga drejtësia shqiptare, Ervis Martinaj është planifikuar, mes të tjerash, të vritet nga Fatmir Hyseni (Doqja) dhe “Klani Duka” në mes të sezonit veror, në zonën e Dhërmiut. Ai u ka shpëtuar disa atentateve dhe planeve të rivalëve, por siç del në dosjen e SPAK, në ditët e fundit të Korrikut 2020 e ka shpëtuar vetëm fati.

Newsbomb.al mëson se Leonard Duka kishte siguruar një informacion që Ervis Martinaj mund të ishte në plazh me një femër në Dhërmi tek një vend i njohur si “Vin Bakalli”, Hotel Jaht ose Splendor dhe këtë ia ka bërë me dije Fatmiri Hysenit. Sapo ka marrë informatat, “Doqja” është vënë në lëvizje.

Ai ka dërguar një person që i drejtohet me emrin “nipçe” për të shkuar në atë zonë që të verifikonte këtë informacion. Gjithashtu edhe në datat 28-29 dhe 30 Korrik 2020, Leonard Duka dhe Fatmir Hyseni kanë angazhuar persona për monitoruar zonën e plazhit Dhërmi-Himarë me qëllim konstatimin e shtetasit Ervis Martinaj, raporton newsbomb.al.

Njëkohësisht janë angazhuar duke siguruar logjistikën, armë, automjete dhe banesa në atë zonë me qëllim realizimin e vrasjes.

Një nga personat e angazhuar për lokalizimin e Ervis Martinaj në zonën e Dhërmi-Himarë ka qenë dhe shtetasi Drianto Bardhi, i cili ka udhëtuar drejt asaj zonë bashkë me një person tjetër ende të pa identifikuar dhe atje janë takuar edhe me personin që Fatmir Hyseni i drejtohet me emrin “nipçe”.

Megjithatë, është e paqartë se çfarë ka ndodhur që ky plan ka dështuar, por referuar dosjes hetimore nuk ka vazhdimësi të këtij plani. Si për koinçidencë, Ervis Martinaj u zhduk dy vite më pas, në të njëjtën periudhë të vitit, por në 2022.

Edhe sot e kësaj dite, biznesmeni i basteve dhe një ndër njerëzit më të fuqishëm të kumarit në vend, rezulton i zhdukur pa gjurmë. Për zhdukjen e tij janë hedhur shumë hipoteza, nga aleanca e grupeve kriminale për ta hequr qafe, e deri te mundësia që ai të jetë tërhequr vetë nga aktiviteti, për shkak të ofensivës së madhe të rivalëve.

Këtë të enjte, datë 5 Nëntor 2026, SPAK ka shpallur pretencën për tentativën e vrasjes ndaj biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, duke akuzuar ish-ortakun e tij, kreun e Klanit Duka, Leonard Duka dhe shtetasin Drianto Bardhi.

Rama shpërblen poIicët që dhυnυan ρrotestuesit, në dy ditë dha 4.5 mln euro. Shihni përfituesit, nga RENEA tek hedhësit e gazit

Qeveria shqiptare ka shpërndarë 446 milionë lekë të reja (rreth 4.5 milionë euro) në formë shpërblimesh speciale për punonjësit e Policisë së Shtetit të angazhuar gjatë protestave të fundit.

Vendimi mbështetet në Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 787, të datës 19 tetor 2026.

Sipas transaksioneve të gjurmuara nga Spending Data Albania, e gjithë shuma prej 4.5 milionë eurosh nga Thesari i Shtetit është ekzekutuar në vetëm dy data të ndara: më 23 tetor dhe më 29 tetor 2026.

Përfitues të këtyre shpërblimeve financiare speciale janë struktura të ndryshme operative dhe menaxhuese të Policisë së Shtetit, ku përfshihen:

* Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

* Reparti Special RENEA

* Qendra e Furnizimit Materialo-Teknik (QFMT) – struktura përgjegjëse për furnizimin logjistik, përfshirë mjetet dhe pajisjet për përdorimin e gazit lotsjellës

* Drejtoria e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Tiranë

* Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale

* Drejtoria e Antiterrorit

* Komisariati i Policisë, Njësia e Sigurisë Shkodër

* Komisariati i Policisë Berat

Të dhënat mbi transaksionet dhe përshkrimet përkatëse financiare për çdo institucion përfitues janë të publikuara dhe mund të verifikohen lirisht në databazën e hapur të organizatës AIS.

Ardit Gjebrea ka marrë rreth 600 milionë Iekë nga bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj

Ardit Gjebrea është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme ku ka qëndruar për rreth tre orë dhe është marrë në pyetje nga prokurët.

Nuk ka ende një reagim zyrtar, lidhur me arsyet e thirrjes së tij në SPAK, apo se për çfarë është pyetur nga prokurorët e posaçëm.

Në fakt, Ardit Gjebrea është marrë në pyetje për dosjen e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt.

Sipas informacioneve që ka mundur të verifikojë CNA, nëpërmjet burimeve zyrtare nga bashkia e Tiranës dhe transfertat e bëra nga ky institucion, konfirmohet se shuma që bashkia e Tiranës i ka dhënë Ardit Gjebreas për eventet dhe aktivitetet e tij, nga dita që ka marrë detyrën Veliaj, është rreth 600 milionë lekë.Këto para janë paguar për evente, aktivitete të ndryshme kulturore e sociale të organizuara dhe zhvilluara nga Ardit Gjebrea. Nuk dihet nëse prokurorët po hetojnë dhe këtë pistë.

Shuma në fjalë është një shumë kolosale e paguar nga bashkia e Tiranës, çfarë do të thotë që në 10 vitet e fundit, çdo vit shuma e dhëna për eventet dhe aktivitetet e organizuara nga Ardit Gjebrea mund të variojnë nga 50-80 milionë lekë.


Miliona të tjera i janë dhënë Ardit Gjebreas edhe nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut, nëpërmjet kompanive që reklamohen në eventet e tij, por këto janë pjesë tjetër e shumës marramendëse që Gjebrea ka mund të marrë nga bashkëpunimi me vëllezërit Veliaj.

Pas daljes nga SPAK-u, Gjebrea u shpreh për gazetarët se është thirrur si person në dijeni, por nuk mund të zbulonte më shumë se kaq për shkak të sekretit hetimor.

Ai tha se ishte hera e parë që shkonte në SPAK dhe prokurorët ishin shumë miqësorë. Gjebrea u shpreh se ata e ftuan në SPAK, ndërsa ai i ka ftuar në programin e tij “E diela Shqiptare”.

Ndërkohë, prokurorët e SPAK-ut duket se i kanë hyrë në themel çështjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe po zbërthejnë skemat e financimeve që bëheshin në bashki për eventet dhe aktivitetet e ndryshme. /CNA

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 7 Nëntor 2026

Dashi

Nuk duhet ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit ne një moment. Beqaret gjithashtu duhet t’i marrin gjerat sa me shtruar nëse nuk duan te përballen me zhgënjime. Gjithçka duhet te ndodhe ne momentin e duhur. Gjendja e financave do ketë here pas here disa tronditje. Mos shpenzoni shume marramendëse.

Demi

Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do jeni ëndërrimtare gjate kësaj dite dhe do kërkoni te përjetoni emocione te reja. Për këtë arsye do ndiheni gati edhe për ndonjë çmenduri te vogël. beqaret nuk duhet ta privojnë veten nga asgjë sepse vetëm ne këtë mënyrë do marrin atë qe kane dëshiruar. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe do i hidhni me kujdes hapat.

Binjaket

Jeta juaj ne çift do jete shume e emocionuese gjate gjithë kësaj dite. Gjerat do ju ecin ashtu si keni dashur dhe do ndiheni gati për te hedhur çdo lloj hapi. Beqaret nuk do kenë aspak një dite te favorshme për te hedhur hapa me tej. Ne planin financiar do i zgjidhni një nga një te gjitha problemet qe keni pasur dhe do i riorganizoni edhe njëherë te ardhurat tuaja.

Gaforrja

Dielli do e ngrohe jetën tuaj ne çift. Sot nuk do jeni me egoiste dhe nuk do mendoni vetëm për te mirën vetjake. Qe tani e tutje gjithçka ka për te ecur si keni dëshiruar. Beqaret do kenë një dite te favorshme dhe te mbushur me njohje te reja. Shfrytëzojeni çdo mundësi. Me financat tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mos keni probleme e vështirësi.

Luani

Dite tejet e shpërqendruar kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh aspak me atë qe keni ne krah dhe do kërkoni gjithmonë te behet si thoni ju. Beqaret do kenë disa takime interesante, por duhet te mendohen mire ne mënyrë qe te bëjnë zgjedhjen e duhur. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime fale një plani strikt qe do ndiqni.

Virgjeresha

Jeta juaj ne çift do jete një prioritet për ju sot. Do lini çdo gjë pas dore vetëm qe te qëndroni me tepër kohe me partnerin dhe t’iu shprehni atij ato qe do ndjeni. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do përfitojnë sa duhet nga ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar, mungesa e maturisë do ju kushtoje me shtrenjtë se kurrë me pare. Gjendja do kenë vështirësi pa fund.

Peshorja

Dite harmonike dhe mjaft e këndshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni ta shfrytëzoni sa me shume qe te mundeni nëse doni te përjetoni kënaqësi pa limit. Beqaret duhet ta shfrytëzojnë ne maksimum ditën sepse mundësitë për takime te rëndësishme do jene te mëdha. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi. Kujdes me çdo lloj hapi.

Akrepi

Do acaroheni shpesh me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe do keni debate te njëpasnjëshme me te. Asgjë nuk do jete ashtu si e keni ëndërruar. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Beni akoma me shume durim. Me financat tregohuni te kujdesshëm te paktën derisa gjendja te stabilizohet disi.

Shigjetari

Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni sot ju te dashuruarit. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ju beje te ndiheni si mbi re. Beqaret do kenë probleme serioze nëse tregohen impulsive. Merrini gjerat sa me shtruar qe te mundeni. ne planin financiar do jeni me shume fat dhe do e stabilizoni situatën me shpejt nga sa keni menduar.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift do jete me te vërtetë mjaft pasionante sot. Do merreni vesh për çdo gjë me personin qe keni ne krah dhe do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës. Beqaret do jene ëndërrimtare me shume nga sa duhet dhe realiteti do ju duket me i dhimbshëm. Ne planin financiar do përballeni me vështirësi megjithatë nuk duhet te mendoni se ky është fundi.

Ujori

Do mendoni te pajtoheni sot me personin qe keni ne krah dhe do i harroni te gjitha problemet e se shkuarën. Ne fund te fundit edhe ju keni pasur gabimet tuaja. Beqaret do jene te paduruar dhe do pranojnë ftesën e pare qe do ju behet. Kujdes sepse mund te lëndohen mjaft. Gjendja e financave nuk do jete aspak e keqe, megjithatë mire është qe çdo shpenzim ta kryeni te mirëmenduar.

Peshqit

Do i zgjidhni një e nga një sot te gjitha problemet qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni me te qete. Mbrëmja do jete edhe me e këndshme. Beqaret nuk duhet te bëjnë çmenduri vetëm për ta bere për vete një person qe pëlqejnë sepse mund te lëndojnë veten e tyre. Ne planin financiar gjerat duhet se po përmirësohen. Vazhdoni te tregoheni te matur.

“Vendos ananas në picë”, kuzhinieri italian refuzon urdhrìn dhe shkarkohet nga puna: Respektoj kulturën time

Një kuzhinier italian në Australi ka humbur vendin e punës pasi refuzoi të përgatiste pica me ananas, duke e konsideruar këtë një fyerje ndaj kulturës së tij.

Davide Tamburella u pushua nga puna në maj, nga restoranti La Costa në Brisbane, pasi kishte refuzuar disa herë kërkesat e drejtuesve për të përgatitur pica me proshutë dhe ananas për klientët. Sipas tij, udhëzimet që binin ndesh me kulturën italiane nuk duhej të zbatoheshin. Madje, kuzhinieri kishte kërkuar më herët nga shefi i tij që të kuptonte sesa e rëndësishme ishte për italianët të mos vendosnin ananas në picë.

Çështja përfundoi në Komisionin Australian për Marrëdhëniet e Punës, ku Tamburella pretendoi se ishte pushuar padrejtësisht. Në vendimin e publikuar të martën, komisioni vuri në dukje se kjo ishte hera e tretë brenda katër viteve që kuzhinieri kishte refuzuar të përdorte ananasin në pica. Megjithatë, ai humbi betejën e tij, për shkak se ankesa ishte paraqitur jashtë afatit ligjor.

Por refuzimi për të përdorur frutin nuk ishte e vetmja arsye e shqetësimeve të drejtuesve të restorantit. Ata kishin ngritur pretendime edhe për përdorimin e gjuhës fyese, mënyrën e komunikimit dhe përshkallëzimin e tensioneve në vendin e punës. Në prill, Tamburella kishte thyer edhe kockat e dorës së djathtë, pasi kishte goditur një parmak metalik.

Kuzhinieri shpresonte që restoranti t’i mundësonte një vizë pune për të qëndruar përgjithmonë në Australi, por pas shkarkimit, kjo procedurë u ndërpre. Drejtori menaxhues i restorantit deklaroi për mediat se “kjo histori ka më shumë sesa një çështje pice”.

Ndërkohë, Tamburella rezulton se punon tashmë në një tjetër restorant në Brisbane, ku, sipas një verifikimi të BBC-së, ananasi nuk figuron në menunë e tij.

Big Brother VIP Albania, rikthehen ethet e pritjes! Kush janë emrat që përfIiten si banorët e ardhshëm të shtëpisë më të famshme në Shqipëri

Një postim i moderatorit Ledion Liço në rrjetet sociale, me fjalinë “Thonë se ju ka marrë malli”, ka mjaftuar për të ndezur edhe më shumë kureshtjen e fansave rreth edicionit të ri të Big Brother VIP Albania.

Mesazhi është interpretuar si një sinjal se përgatitjet për sezonin e ri mund të jenë duke marrë formë, megjithatë ende nuk ka një datë zyrtare të konfirmuar për nisjen e spektaklit.

Për këtë temë u diskutua edhe në në pjesën e dytë të emisionit “Ftesë në 5”, me moderatoren Bieta Sulo, ku të ftuarit ndanë pritshmëritë e tyre, hamendësimet për emrat që mund të bëhen pjesë e shtëpisë dhe disa ide për mënyrën se si mund të vijë ky edicion.

Mes diskutimeve, Ardi Borova hodhi një ide interesante për mënyrën se si spektakli mund të ndërveprojë këtë sezon me publikun.

“Do më pëlqente fakti se si sivjet mënyra e të qenurit nga televizioni brenda familjes ndoshta mund të qaset në një mënyrë tjetër, jo vetëm me personazhe, por edhe me ndonjë surprise. Je duke parë Bigun, të bie dera, hapet dera, të vjen kamera e Topit dhe të thotë: Çfarë je tu pa Bigun?”, u shpreh Ardi.

Një ide që shkaktoi të qeshura në studio, ndërsa u diskutua edhe mundësia që surprizat të shtrihen në ambiente publike, si restorantet, ku njerëzit mund të përjetojnë një moment të papritur të lidhur me spektaklin.

Në studio u komentua gjithashtu mundësia e rikthimit të Arbër Hajdarit në rolin e opinionistit. Madje, gjatë bisedës u përmend edhe fakti se ai është ngacmuar nga vetë Ledioni për këtë çështje.

“Kam dëgjuar një thashethem që po më thonë se mund të jem edhe unë pjesë e Big Brother”, u shpreh njëri prej të pranishmëve, duke treguar se zërat për pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët e këtij edicioni kanë nisur të qarkullojnë.

Megjithatë, diskutimi në studio u përqendrua te fakti se Arbër Hajdari duket se është një nga figurat që publiku do të dëshironte ta shihte sërish në karrigen e opinionistit.

Pjesa më interesante e bisedës erdhi kur në studio u prezantua një listë me emra që kanë qarkulluar në rrjetet sociale si kandidatë të mundshëm për t’u bërë pjesë e shtëpisë.

Në listën e përmendur ishin: Bujar Qamili, Mira Konçi, Robert Berisha, Viola Spiro, Deta Kokomani, Fero.

E pyetur se cilët prej tyre do të ishin më interesantë për këtë format, Desjana Rapaj veçoi dy emra.

“Më interesantë për mendimin tim do të ishin Fero dhe Bujari. Bujar Qamili po dhe po, por dhe Fero do ishte një prurje e mirë.”, u shpreh ajo.

Një nga momentet më pikante të diskutimit ishte ai për Robert Berishën.

“Te Roberti nuk po futem shumë, se Roberti është vetëm si të bëj si i bukur ashtu. Hajde, mirupafshim!”, u shpreh Desjana.

Biseda vijoi me komente për pamjen e jashtme të këngëtarit, duke sjellë edhe një batutë që shkaktoi të qeshura:

“Gjyshja ime më ka thënë: Bashkëshorti duhet të jetë pak më i bukur se majmuni”.

Një prej opinioneve më të forta në studio ishte ai se pjesa më e madhe e personazheve të përmendur mund të mos arrijnë të rezistojnë gjatë në shtëpinë e Big Brother.

“Unë do të thoja kështu: 80% prej atyre dalin javën e parë, maksimumi të dytën, mos më bëj të vendos gishtat. Bujari nuk e mban atë izolimin. Kur hyn brenda ka një tjetër atmosferë aty.”, u shpreh Ardi.

Ndërsa për Mira Konçin u diskutua se mosha dhe angazhimet familjare mund ta bënin më të vështirë përballimin e një eksperience të tillë.

Megjithatë, ky mendim u kundërshtua nga të tjerë në studio, të cilët theksuan se mosha nuk duhet të jetë domosdoshmërish një pengesë për të qenë pjesë e formatit.

“Po pse moshën e shihni? Mund të varet nga aftësia, nga ambicia, nga tipi, çfarë karakteri ke?”, ishte kundërargumenti nga Oksana.

Dy emra të tjerë që u komentuan ishin Viola Spiro dhe Deta Kokomani.

Për to u diskutua kryesisht dinamika që mund të krijohej nëse dy personazhe me profile të ndryshme do të përballeshin me të njëjtën eksperiencë.

Nga ana tjetër, u theksua se pjesëmarrja në Big Brother është një eksperiencë e veçantë televizive, që mund të sjellë mundësi të reja për personazhet që vendosin të bëhen pjesë e saj.

Në studio u shpreh dëshira për të parë një grua me eksperiencë jetësore, të realizuar dhe me një histori që mund të shërbejë si frymëzim për të tjerat.

“Do të doja që të ishte ndonjë femër që të tregojë, të motivojë, të ketë një eksperiencë në jetë pozitive për të motivuar sa më shumë femrat”, u shpreh një prej të ftuarave.

Ajo shtoi se shumë gra kanë nevojë për mbështetje emocionale dhe mesazhe pozitive, sidomos në një kohë kur rrjetet sociale krijojnë shpesh pritshmëri të larta dhe jo gjithmonë realiste për jetën e përditshme.

Ndërsa emrat vazhdojnë të përfliten dhe rrjetet sociale janë kthyer në një hapësirë spekulimesh, mbetet për t’u parë se cilat nga këto hamendësime do të rezultojnë të vërteta.