Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff: Shqipëria u kthye në armë poIitike në zgjedhjet amerikane

Fitorja e Jon Ossoff në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, më 3 nëntor 2026, është një nga zhvillimet më të rëndësishme politike të këtij cikli zgjedhor. Senatori demokrat i Georgias arriti të mposhtë republikanin Mike Collins, kandidatin e mbështetur nga Donald Trump, duke siguruar një mandat të dytë në Senatin amerikan.

Por, përtej përballjes tradicionale mes demokratëve dhe republikanëve, fushata e Ossoff pati një veçori që e bëri atë të spikaste edhe përtej kufijve amerikanë: Shqipëria dhe projekti i Jared Kushner për ishullin e Sazanit u shndërruan në pjesë të argumentit të tij politik kundër familjes Trump.

Dhe kjo nuk ishte një referencë e rastësishme gjeografike. Ishte një zgjedhje politike e menduar: të merrej një çështje konkrete, me emra, interesa financiare, vendimmarrje qeveritare dhe pasoja mjedisore, për ta kthyer në ilustrimin e një problemi shumë më të madh amerikan – marrëdhënien mes pushtetit politik dhe interesave private.

Më 27 qershor 2026, në një tubim elektoral në Savannah, Georgia, Ossoff i kushtoi një pjesë të fjalimit të tij pikërisht projektit të Sazanit. Transkripti i publikuar nga vetë fushata e tij konfirmon se ai e përdori çështjen në mënyrë të drejtpërdrejtë për të sulmuar Donald Trumpin dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner.

Sazani si simbol i konfliktit të interesit në familjen Trump

Për të kuptuar rëndësinë politike të kësaj historie, duhet parë fillimisht çfarë përfaqëson projekti shqiptar.

Në janar 2025, qeveria shqiptare i dha statusin e investitorit strategjik kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC, të lidhur me Jared Kushner, për një projekt turistik në ishullin e Sazanit. Investimi i parashikuar ishte rreth 1.4 miliardë euro dhe projekti parashikonte ndërhyrje në një sipërfaqe prej 45 hektarësh. Vendimi për statusin strategjik ishte marrë nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Për Ossoff, ky ishte një rast politikisht shumë i favorshëm.

Kushner nuk ishte thjesht një investitor amerikan. Ai ishte dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe një figurë që kishte pasur rol në diplomacinë amerikane në Lindjen e Mesme. Kompania e tij e investimeve, Affinity Partners, kishte marrë një investim prej 2 miliardë dollarësh nga fondi sovran saudit, i drejtuar nga princi i kurorës Mohammed bin Salman.

Kështu, senatori demokrat ndërtoi një argument që shkonte përtej Shqipërisë: Ndërsa familja Trump pretendonte se përfaqësonte interesat e amerikanëve të zakonshëm, anëtarët e saj kishin mundësi të përfitonin nga marrëdhëniet e krijuara përmes pushtetit presidencial.

Në fjalimin e tij në Savannah, Ossoff e quajti Kushnerin në mënyrë ironike “Prince Jared” dhe e vendosi projektin e Sazanit në të njëjtën linjë me marrëdhëniet financiare të familjes Trump me investitorë të huaj.

Mesazhi ishte i qartë: A do të kishte Jared Kushner të njëjtat mundësi për të marrë status të privilegjuar investimi në një vend të huaj nëse nuk do të ishte dhëndri i presidentit amerikan?

Kjo pyetje kishte një vlerë të veçantë për elektoratin amerikan, sepse nuk kërkonte që votuesit të njihnin politikën shqiptare. Mjaftonte të kuptonin lidhjen familjare, interesin financiar dhe vendimmarrjen e një qeverie të huaj.

Nga një projekt turistik në një çështje ndërkombëtare

Historia e Sazanit mori një dimension edhe më të madh në pranverën dhe verën e vitit 2026.

Protestat kundër projektit dhe kundër zhvillimeve të tjera turistike në zonën e mbrojtur të Nartës u kthyen në një pjesë të lëvizjes më të gjerë kundër qeverisë shqiptare. Reuters raportoi më 3 qershor për mijëra protestues në Tiranë, të cilët kundërshtonin projektin e lidhur me Kushner për shkak të ndikimit të mundshëm në një prej zonave më të ndjeshme ekologjike të Adriatikut.

Edhe organizatat mjedisore ndërkombëtare u përfshinë në debat. Në janar 2026, 41 organizata nga 28 vende kërkuan pezullimin e projektit të Sazanit, duke ngritur shqetësime për biodiversitetin, habitatet detare dhe mbrojtjen e fokës mesdhetare.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm ishte përfshirja e SPAK-ut. Më 2 qershor 2026, Prokuroria e Posaçme ndërmori veprime për ngrirjen e llogarive bankare të një kompanie të lidhur me biznesmenët Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, të cilët ishin përfshirë në financimin dhe zhvillimin e projektit. Hetimi lidhej me dyshime për falsifikim dokumentesh pronësie dhe transaksione të paligjshme mbi tokën.

Është e rëndësishme të bëhet një dallim: hetimi nuk përbënte akuzë penale ndaj Kushnerit dhe as provë se ai kishte dijeni për veprimtarinë e dyshuar të personave të përfshirë në transaksionet e pronës.

Megjithatë, për Ossoff, zhvillimet shqiptare krijonin një mundësi të jashtëzakonshme komunikimi politik. Ai mund të paraqiste para publikut amerikan një rast konkret, ku përplaseshin pushteti, kapitali ndërkombëtar, privilegjet e investitorëve dhe interesat publike.

Dhe pikërisht këtu qëndronte forca e historisë: Shqipëria nuk ishte më thjesht një vend i vogël në hartën e Ballkanit. Ajo ishte kthyer në një shembull të prekshëm të pretendimeve që Ossoff ngrinte kundër familjes presidenciale.

Pse kjo çështje funksiononte në politikën amerikane?

Ossoff nuk kishte nevojë ta kthente Shqipërinë në temën kryesore të fushatës së tij. Ai kishte nevojë ta përdorte atë si një ilustrim të fortë të një problemi që votuesit amerikanë mund ta identifikonin menjëherë.

Strategjia kishte të paktën tri përparësi.

Së pari, e konkretizonte akuzën për konflikt interesi.

Të flasësh në mënyrë abstrakte për korrupsionin në administratën Trump mund të tingëllojë si një tjetër përplasje partiake në Washington. Por të tregosh një ishull konkret, një kompani të lidhur me dhëndrin e presidentit, një vendim të kryeministrit të një shteti të huaj dhe një investim prej 1.4 miliardë eurosh e bën argumentin shumë më të kuptueshëm.

Së dyti, e ndërkombëtarizonte debatin.

Çështja nuk kufizohej te politika e brendshme amerikane. Ajo përfshinte Arabinë Saudite, Katarin, Shqipërinë dhe marrëdhëniet e familjes Trump me investitorë ndërkombëtarë. Ossoff mund ta paraqiste këtë si një model ku interesat private të rrethit presidencial ndërthureshin me marrëdhëniet ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Së treti, i jepte fushatës një dimension moral dhe mjedisor.

Sazani dhe bregdeti shqiptar përfaqësojnë një çështje që mund të kuptohet edhe pa qenë pjesë e debatit tradicional demokratë-republikan. Mbrojtja e natyrës, transparenca dhe barazia para ligjit janë tema që mund të rezonojnë me votues të ndryshëm politikisht.

Në këtë mënyrë, Ossoff e shndërroi një histori shqiptare në një argument amerikan për llogaridhënien e pushtetit.

Fushata që e çoi Ossoff drejt fitores

Megjithatë, do të ishte e pasaktë të thuhej se çështja e Sazanit, e vetme, i siguroi fitoren Ossoffit. Ajo ishte pjesë e një strategjie shumë më të gjerë elektorale, e cila ndërthurte sulmet ndaj administratës Trump me shqetësimet ekonomike të amerikanëve.

Fushata e tij u përqendrua në disa shtylla kryesore:

-Korrupsioni dhe konflikti i interesit: lidhjet financiare të familjes Trump me investitorë të huaj dhe përdorimi i pushtetit presidencial.

-Kostoja e jetesës: rritja e çmimeve, sigurimet shëndetësore dhe vështirësitë ekonomike të familjeve amerikane.

-Lufta dhe politika e jashtme: kundërshtimi i luftës me Iranin dhe kritikimi i politikave të administratës Trump.

-Mobilizimi elektoral: afrimi me votuesit afroamerikanë, progresistët dhe votuesit e pavarur, si dhe ndërtimi i një koalicioni më të gjerë demokratik

Sipas një analize të Atlanta Journal-Constitution, Ossoff kishte nisur përgatitjet për betejën elektorale shumë përpara se republikanët të zgjidhnin kandidatin e tyre. Ai ndërtoi një makineri të fuqishme financiare dhe organizative, duke e vendosur Mike Collins në pozita mbrojtëse përballë një serie polemikash rreth historikut dhe rrethit të tij politik.

Diferenca financiare ishte jashtëzakonisht e madhe. Sipas të dhënave të raportuara për ciklin zgjedhor, Ossoff kishte siguruar rreth 115.9 milionë dollarë në fondet e fushatës, kundrejt rreth 10.7 milionë dollarëve të Collins.

Më 3 nëntor 2026, rezultati i dha të drejtë strategjisë së tij. Ossoff fitoi ndaj kandidatit republikan Mike Collins me një diferencë shumë të konsiderueshme. Sipas rezultateve të raportuara nga mediat amerikane, ai siguroi rreth 59% të votave, kundrejt 41% të kundërshtarit.

Fitorja ishte veçanërisht e rëndësishme sepse Georgia ishte një prej shteteve më të vështira për demokratët. Donald Trump e kishte fituar këtë shtet në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 me një diferencë prej rreth dy pikësh përqindjeje.

Ossoff jo vetëm që mbrojti mandatin, por arriti ta kthente një garë që republikanët e konsideronin mundësi të rëndësishme për të marrë një vend në Senat në një fitore të thellë për demokratët.

Shqipëria dhe Edi Rama në llogaritë e politikës amerikane

Për Shqipërinë, kjo histori ka një dimension që shkon përtej vetë projektit të Sazanit.

Për herë të rrallë, një çështje që lidhet drejtpërdrejt me vendimmarrjen e qeverisë shqiptare është përdorur nga një senator amerikan në një fushatë me rëndësi kombëtare. Dhe nuk bëhet fjalë për një senator periferik, por për një politikan që sot konsiderohet ndër emrat më të rëndësishëm të Partisë Demokratike.

Edi Rama, përmes vendimeve të qeverisë së tij dhe marrëdhënieve me investitorët e lidhur me familjen Trump, u bë pjesë e një debati politik që zhvillohej mijëra kilometra larg Tiranës.

Për më tepër, kjo çështje nuk mbeti vetëm në fjalimet e Ossoffit. Associated Press, Reuters, CBS dhe media të tjera amerikane i kushtuan vëmendje projektit, protestave dhe hetimeve në Shqipëri.

Vetë kryeministri Rama u përpoq t’u përgjigjej kritikave. Në një deklaratë zyrtare të 15 qershorit 2026, ai këmbënguli se Sazani nuk ishte shitur dhe se negociatat për projektin vazhdonin. Ai argumentoi se shteti shqiptar do të ruante pronësinë dhe do të merrte pjesë në investim. Sipas të njëjtit njoftim, ende nuk ishte paraqitur projekti përfundimtar arkitekturor dhe po kërkohej një vlerësim i thelluar i ndikimit në mjedis.

Kjo është një pikë e rëndësishme: deklaratat politike të Ossoffit duhen dalluar nga faktet juridike dhe nga pretendimet e palëve. Sazani nuk ishte shitur, ndërsa projekti nuk kishte marrë ende lejen përfundimtare të ndërtimit. Por vendimi për statusin strategjik, shqetësimet mjedisore dhe hetimet për transaksionet e pronës ishin zhvillime reale.

Pikërisht ky kombinim i dha çështjes peshë ndërkombëtare.

Dhe Ossoff-it, një “as nën” mëngë, që mund ta shtyjë drejt primareve presidenciale demokrate.

“Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani u mohojmë pensìonet”, nis debati në Greqi: A do të ndryshojë ligji?

Çështja e pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi ka rikthyer debatin mbi ligjin që u kërkon 40 vite qëndrim të ligjshëm dhe të përhershëm në vend për të përfituar të plotë pensionin kombëtar.

Gazetari grek Christos Avramidis ka vënë përballë përgjegjësisë qeverinë greke, duke kërkuar ndryshimin e legjislacionit që penalizon mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët kanë punuar për dekada në ekonominë greke.

Gazetari i ka drejtuar katër herë pyetje zëdhënësit të qeverisë, Pavlos Marinakis, duke kërkuar të dijë nëse ekzekutivi do të ndryshojë ligjin që lidh masën e pensionit kombëtar me vitet e qëndrimit në Greqi.

Avramidis ka theksuar se shqiptarët dhe emigrantët e tjerë kanë kontribuar për dekada në ndërtimin dhe zhvillimin e Greqisë, përfshirë ndërtimin e objekteve olimpike për Lojërat e Athinës në vitin 2004.

Shumë prej tyre kanë punuar në kushte të vështira, ndërsa disa kanë humbur jetën në aksidente në kantieret e ndërtimit.

Megjithatë, sipas gazetarit, sot këta punëtorë përballen me kufizime në pensione, pasi shteti grek u kërkon të provojnë 40 vite qëndrim të ligjshëm për të marrë shumën e plotë të pensionit kombëtar.

Problemi lidhet me faktin se mijëra shqiptarë që mbërritën në Greqi gjatë viteve 1990 nuk mundën të pajiseshin menjëherë me dokumente të rregullta qëndrimi.

Për rrjedhojë, edhe pse kanë jetuar dhe punuar për dekada në Greqi, një pjesë e këtyre viteve nuk u njihet në përllogaritjen e pensionit kombëtar.

Sipas legjislacionit grek, për çdo vit që mungon nga kufiri prej 40 vitesh, pensioni kombëtar reduktohet me 1/40 e shumës së plotë, ose 2.5%.

Gazetari ka kërkuar nga qeveria të sqarojë nëse do ta ndryshojë këtë dispozitë, të cilën ai e ka cilësuar diskriminuese ndaj emigrantëve.

Zëdhënësi Pavlos Marinakis ka pranuar kontributin e emigrantëve në ekonominë dhe shoqërinë greke, duke deklaruar se do të kërkonte informacion nga Ministria e Punës.

Por, sipas gazetarit, përgjigjja nuk ka ardhur menjëherë dhe ai është detyruar ta përsërisë pyetjen në katër konferenca për shtyp.

Në përgjigjen e përcjellë më pas, Ministria e Punës ka shpjeguar legjislacionin ekzistues dhe ndryshimet e miratuara në vitin 2022 për kategori të caktuara të emigrantëve të kategorizuar me origjinë greke.

Për këtë kategori, ku përfshihen edhe pjesëtarë të minoritetit grek nga Shqipëria, periudha e kërkuar e qëndrimit u ul fillimisht në 30 vite, me rritje graduale deri në 40 vite në vitin 2032.

Ndërkohë, për emigrantët e tjerë shqiptarë vazhdon të zbatohet rregulli i përgjithshëm i 40 viteve.

Avramidis ka kërkuar të dijë përse qeveria nuk zbaton një trajtim të ngjashëm edhe për emigrantët që kanë punuar dhe paguar kontribute për dekada në Greqi.

Megjithatë, sipas tij, edhe pas katër ndërhyrjeve, qeveria greke nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse do të ndryshojë ligjin.

Ndërkohë, Nisma e Emigrantëve Shqiptarë dhe Solidarëve ka nisur mbledhjen e firmave për ndryshimin e legjislacionit të pensioneve.

Kërkesa kryesore është që masa e pensionit kombëtar të mos varet nga vitet e qëndrimit në vend, ndërsa periudhat e sigurimit në vendet e origjinës të përllogariten në mënyrë më të drejtë.

Çështja mbetet e hapur, ndërsa mijëra shqiptarë që kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës duke punuar në Greqi presin një zgjidhje për të drejtat e tyre të pensionit. /skyweb.al

“Q ! mοtrën”, Stavro Pilo shαn shqip Mbappen! Momenti bëhet viral jo vetëm në Greqi (Video)

Jo vetëm në golìn e shënuar, por edhe në mbulim, mbrojtësi i Shqipërisë, Stavro Pilo, tregoi nivel tepër të lartë te AEK ndaj Real Madrid, pavarësisht humbjes 2 – 3.

Lojtari shqiptar ishte mjaft i “zhdërvjellët” në linjën e majtë të prapavijës, me inkursione, dëshirë për të shtytur përpara dhe krijimin e një “muri” kur topin e kishte ekipi mik.

Në minutën e 75-të, Pilo befasoi Realin, duke shënuar golin e epërisisë momental te AEK, 2 – 1. Por festa te skuadra greke zgjati vetëm 3 minuta, pasi Mbappe barazojë 2 – 2, e ku Valverde në fund i dha triumfin me përmbysje “Galaktikëve”.

Në momentin që Mbappe shënoi, është kapur reagimi i Pilo, teksa u shfry me fazën në gjuhën shqipe: “Q***** motrën”, adresuar yllit të Real Madrid. Mediat greke, krahas videos, në trajtë ironike, pyesin nëse Mbappe ka motër apo jo.

VIDEO

Soros thumbon Trump, pas humbjes së rëndë: Fitorja më e madhe që kam parë, SHBA se ka parë kurrë atë që ndodhi dje

Alexandër Soros, djali i filantropit George Soros dhe një nga financuesit e mbështetësit më të rëndësìshëm të Partisë Demokratike në SHBA, ka bërë një reagim entuziast për fitoren që korrën të majtët në zgjedhjet e mesmandatit.

“Bota ndryshoi dje. Kjo nuk ishte thjesht një palë zgjedhje të ndërmjetme apo një “valë blu”. Ishte diçka që ky vend nuk e ka parë kurrë më parë.

Brenda një nate, Amerika ndryshoi për brezat që do të vijnë. Fitorja më e madhe që kam parë ndonjëherë”, shkruan Alexander Soros, djali i manjatit dhe filantropit George Soros.

Në zgjedhjet afatmesme të nëntorit 2026, George dhe Alex Soros ishin ndër financuesit më të mëdhenj të krahut demokrat, duke derdhur mbi 103 milionë dollarë për të ndihmuar kandidatët demokratë të fitonin kontrollin e Kongresit.

Kush është tυtorja shqiptare që kontrollon biznesin e ρrosti tυcionit në Paris: Fitimet janë marramendëse

Shqìptarja e dyshuar si një nga figurat kryesore të një rrjeti prostitucioni në Francë kërkon lirimin nga burgu

Nga Julien Constant, LE PARISIEN

Mariela M., 37 vjeçe, e konsideruar si një nga figurat kyçe të një rrjeti të organizuar prostitucioni me bazë shqiptare, u paraqit javën e kaluar përpara Dhomës së Hetimeve në Paris, ku kërkoi lirimin nga burgu. Ajo ndodhet në paraburgim që prej 21 shkurtit 2026, pasi është marrë zyrtarisht e pandehur në Paris për veprat penale të tutorimit të rënduar të prostitucionit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe pastrimit të parave në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

“Ajo është e përfshirë në një rrjet prostitucioni të vendosur në zonën Porte de Vincennes, në bulevardin Carnot, në distriktin e 12-të të Parisit, gjatë periudhës 2023–2026”, saktëson gjyqtari relator.

E lindur në Shqipëri, kjo grua, e cila nuk ka precedentë penalë, dyshohet se ushtron prostitucion prej pesë vitesh dhe pretendon se fiton nga 1.000 deri në 2.000 euro në javë. Sipas përllogaritjeve të hetuesve, të bazuara në gjurmimin e transfertave bankare dhe dërgesave të parave, shuma totale e përfituar gjatë kësaj periudhe arrin në 128.000 euro.

Rrëfimi i një prostitute rumune

Gjithçka nisi kur Brigada për Luftimin e Tutorimit të Prostitucionit mori dëshminë e një prostitute rumune, e cila punonte për këtë grup shqiptar. Ajo deklaroi se duhej t’u dorëzonte sistematikisht një pjesë të fitimeve dy prostitutave më të vjetra në këtë aktivitet.

Hetimet konfirmuan se këto dy gra, Peluta M. dhe Mariela M., grumbullonin paratë e përfituara nga disa gra të tjera. Më pas, shumat transferoheshin jashtë Francës.Të dyshuarat, së bashku me disa prostituta të tjera, u vunë nën vëzhgim. Ato raportonin për aktivitetin e tyre te partnerët, të cilët jetonin në Shqipëri.

Hetimet financiare konfirmuan se rrjeti drejtohej nga vendi i tyre i origjinës, Shqipëria, nga vëllezërit Z., të njohur prej kohësh nga drejtësia franceze për vepra të ngjashme të kryera në Francë.

LEXO KËTË LAJMKjo është super rruga! Tjetër tunel, Rama tregon aksin e ri që lidh Tiranën me …

“Madje, njëri prej tyre, edhe pse ndodhet në burg, vazhdon të japë urdhra nga qelia, me ndihmën e partneres së tij”, shton gjyqtari.

Duke ndjekur lëvizjet e parave, policia gjyqësore zbuloi edhe një rrjet ndërmjetësues në Belgjikë, të përbërë nga disa tutorë prostitucioni, mes tyre edhe një person i njohur me pseudonimin “Klaudi”. Roli i tij ishte grumbullimi i parave.Ai kishte gjithashtu marrëdhënie intime me Mariela M. dhe rivalen e saj, Peluta M., të cilat funksiononin si “drejtuese të rrugës” (përgjegjëse për organizimin e prostitucionit në terren). Mariela udhëtonte drejt Belgjikës për t’u takuar me Klaudin dhe për t’i dorëzuar shuma parash.

Grumbullimi i parave dhe organizimi i aktivitetit

Përgjimet telefonike dhe vëzhgimet i kanë bërë hetuesit të dyshojnë se Mariela, së bashku me drejtues të tjerë në terren, administronte aktivitetin e përditshëm të prostitucionit në bulevardin Carnot. Ajo nuk ishte e vetmja në këtë rol, por mbikëqyrte disa prostituta. Dyshohet se përfitonte drejtpërdrejt një pjesë të të ardhurave të tyre. Gjithashtu, ajo dyshohet se organizonte aktivitetin, përfshirë edhe vendosjen e automjeteve që përdoreshin si ambiente për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me klientët. Automjetet zhvendoseshin vazhdimisht nga një vend në tjetrin, me qëllim shmangien e vëmendjes së autoriteteve.

Këtë detyrë e kryente një person i quajtur Angel.

“Ajo e telefonon disa herë dhe i kërkon ndihmë, ndonjëherë edhe për çështje që lidhen me makinat”, shpjegon magjistrati.

Në dosje përfshihet edhe një bisedë e 17 janarit 2025 me Klaudin, kontaktin e tyre në Belgjikë, i cili i drejtohet me fjalët: “Kurvë, mos më lodh më, shko dhe kujdesu për prostitutat që ke nën menaxhim atje”.

Gjatë hetimeve u morën në pyetje edhe një numër prostitutash. Disa prej tyre refuzuan të flisnin për rolin e Marielës, ndërsa të tjera e implikuan atë drejtpërdrejt në aktivitetin e paligjshëm. Më 17 shkurt 2026, Mariela u arrestua së bashku me dy të dyshuara të tjera në një hotel në Pantin, në departamentin Seine-Saint-Denis. Ato u shoqëruan dhe u mbajtën në ambientet e Policisë Gjyqësore në Porte de Clichy, në distriktin e 17-të të Parisit.

LEXO KËTË LAJMLAJM I FUNDIT/ Plagoset me thikë një grua, niset me urgjencë drejt spitalit

Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan një shumë prej 9.000 eurosh në para të gatshme.

Si përpara policisë, ashtu edhe përpara gjyqtarit hetues, ajo ka mbajtur të njëjtën linjë mbrojtjeje: pranon se ushtron prostitucion dhe se ka një marrëdhënie intime me një tutor prostitucioni, por mohon se administron rrjetin e prostitucionit në bulevardin Carnot. Ajo mohon gjithashtu se kryen transfertat bankare apo se grumbullon paratë e prostitutave të tjera.

Asgjë nuk duket se i frenon

Avokati i saj kërkoi lirimin e saj nën masën e kontrollit gjyqësor. Ai argumentoi se gjithçka që mund të hetohej në lidhje me këtë grua ishte shqyrtuar tashmë në dosje dhe se ajo nuk mund të mbahej në burg në pritje të arrestimeve të mundshme në Belgjikë apo Shqipëri. Por prokurori i përgjithshëm kërkoi dhe arriti të sigurojë vazhdimin e paraburgimit të saj, duke theksuar se: “Kjo grua zinte një pozicion të rëndësishëm në një rrjet të organizuar prostitucioni, i cili gjeneronte fitime shumë të mëdha. Kjo krijon frikën se, në rast lirimi, ajo mund t’i rikthehet menjëherë aktivitetit”.

Që prej vitit 2019, kjo është çështja e tretë hetimore e zhvilluar nga Policia Gjyqësore franceze kundër rrjeteve shqiptare të prostitucionit të vendosura në zonën Porte de Vincennes.

Në vitin 2023, kreu i rrjetit ishte dënuar me gjashtë vite burg pa të drejtë pezullimi të dënimit.

Megjithatë, as kjo masë duket se nuk i ka penguar të vazhdojnë aktivitetin e tyre, duke u zhvendosur thjesht në një tjetër cep të rrugës.

“Gjobat s’na trembin!” / Studentja Samanda Toçka kthehet në zërin e të rìnjve, jep mesazhin e fortë (Video)

Studentja që u bë zëri simbol i rinisë në këtë protestë, Samanda Toçka me anë të një mesazhi në rrjetet sociale i bën thirrje gjithë qytetarëve të mos tremben nga gjobat e pushtetit për tubimet, por të dalin në protestë.

Ajo shprehet se proetsta është e drejta e secilit.

Sakaq, lajmëron studentët për shkak edhe të zhvillimit të mësimit, se protestat do përqëndrohen të mërkurave dhe të shtunave.

Samanda Toçka: Studentë dhe qytetarë nuk duhet të tremben nga gjobat e protestës, pasi të protestosh është e drejta e secilit.

Marr shkas dhe nga thirrjet që është bërë nga faqet studentore organizimi i protestës do jetë të mërkurën dhe të shtunë për shkak që pjesëmarrja të jetë më masive dhe për faktin se një pjesë e tyre kanë zgjedhur të mos ndjekin më bojkotin por të kthehen në mësim. Protesta vazhdon dhe asnjë nga qytetarët nuk do tërhiqet.

VIDEO

U pyet për financimet e “Kënga Magjike” nga Bashkia e Tiranës, Ardit Gjebrea del pas 2 orë e gjysmë nga SPAK

Producenti dhe kantautori Ardit Gjebrea ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas më shumë se dy orësh e gjysmë marrjeje në pyetje. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se Gjebrea është thirrur në SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen “Veliaj”, ku ka dhënë shpjegime lidhur me financimet që kompania e tij, “Jon Music”, ka marrë nga Bashkia e Tiranës për organizimin e festivalit “Kënga Magjike”.

Burime bëjnë me dije se pyetjet ndaj producentit janë përqendruar te pagesat e përfituara nga institucioni i drejtuar në atë kohë nga Erion Veliaj.

Referuar të dhënave të platformës “Open Spending Data”, e cila pasqyron pagesat e kryera përmes Thesarit, rezulton se kompania “Jon Music” ka përfituar gjashtë pagesa nga Bashkia e Tiranës gjatë kohës kur në krye të saj ishte Erion Veliaj.

Gjebrea është pyetur për këto financime dhe rrethanat e përfitimit të tyre, në kuadër të hetimeve që SPAK po zhvillon për çështjen që lidhet me ish-kryebashkiakun e Tiranës.

Nis zbatimi javën tjetër: Çfarë do të thotë për pasagjerët rregulli i 20 mìnutave i Ryan Air

Ryanair ka njoftuar se duke nisur nga data 10 nëntor 2026 do të zbatojë rregullin e ri të 20 minutave në aeroportet ku operon.

Por çfarë do të thotë konkretisht ky ndryshim për pasagjerët dhe përse ata rrezikojnë të humbasin avionin?

Rregulli i ri lidhet me afatin e dorëzimit të bagazheve dhe kryerjes së procedurave të check-in në aeroport, të cilat tashmë duhet të përfundojnë më herët.

Deri më tani, pasagjerët e Ryanair kishin mundësi të dorëzonin bagazhet deri në 40 minuta përpara nisjes së planifikuar të avionit.

Por nga 10 nëntori, sportelet do të mbyllen 60 minuta përpara nisjes, duke u hequr udhëtarëve 20 minuta nga koha që kishin më parë në dispozicion.

Për ta kuptuar më thjesht, nëse një fluturim është planifikuar të niset në orën 12:00, pasagjeri duhet ta ketë dorëzuar bagazhin përpara orës 11:00, ndërsa me rregullin e mëparshëm kishte kohë deri në orën 11:20.

Nëse mbërrin në sportel pas këtij afati, edhe pse avioni nuk është nisur ende, pasagjeri rrezikon të mos pranohet për dorëzimin e bagazhit dhe për pasojë të humbasë fluturimin.

Rregulli zbatohet për udhëtarët që kanë bagazhe të regjistruara prej 10, 20 ose 23 kilogramësh, si edhe për ata që duhet të kryejnë check-in në aeroport.

Ndërkohë, pasagjerët që kanë kryer check-in online dhe udhëtojnë vetëm me bagazh dore nuk preken nga ndryshimi.

Drejtori i marketingut të Ryanair, Dara Brady, shpjegoi se masa synon t’u japë udhëtarëve më shumë kohë për të kaluar kontrollet e sigurisë dhe të pasaportave, veçanërisht gjatë periudhave kur aeroportet përballen me fluks të lartë.

Sipas kompanisë, ndryshimi prek rreth 20% të pasagjerëve që dorëzojnë bagazhe në aeroport, ndërsa pjesa tjetër prej 80% që regjistrohen online dhe udhëtojnë pa bagazhe për në stivë nuk ndikohet.

Megjithatë, rregulli i ri mund të krijojë probleme për udhëtarët në aeroportet ku ka radhë të gjata dhe një numër të kufizuar sportelesh për disa fluturime.

Ndryshimi do të zbatohet në të gjitha aeroportet ku operon Ryanair, përfshirë edhe aeroportin e Tiranës.

Kompania u ka bërë thirrje pasagjerëve që të paraqiten në aeroport në kohë, duke rekomanduar mbërritjen të paktën dy orë përpara nisjes së planifikuar të avionit, për të shmangur rrezikun e humbjes së fluturimit. /skyweb.al

ZbυΙohet arsyeja pse shumë fe mraυe u ρëΙqen ky υeρrim i “ρistë”

Shup laka by thëve ndodh spon tanisht gjatë mar rëdhënies, është shumë e këna qshme.

Por si ka mundësi që pëlqehet kaq shumë?Shpjegimet janë të shumta, dhe disa prej tyre i kanë rrënjët në shkencë.

“Journal of Neuroscience”, për shembull, ka vënë në dukje se si dh imbja dhe kënaq ësia kanë si emërues të tyre të përbashkët dop aminën, një lëndë kimike që prod hohet në përgjigje të dy sti mujve.

Në anën tjetër, një shu plakë në të pasme mund të ndihmojë për ta bërë ma rrëdhënie më inte nsive dhe

të këndshme, sepse sjell një fl uks në rritje të gjakut në zonën e të pas meve, shumë afër me atë të orga neve gjen itale, duke rritur eks itimin.

Nga pik ëpamja psi kologjike, megjithatë, “spa nking” ka të bëjë edhe me din amikën e dorëzimit dhe të domi nimit, duke e bërë inti mitetin më intr iguese.

Përveç duarve, ekzi ston një gamë e gjerë lodrash sek***le për të k ryer këtë praktikë, si për shembull, kamx hikët e butë prej lëkure.

Për këto arsye, “sp anking” mund të jetë e kënaqshme në të njëjtën masë si për burrat, ashtu dhe për gratë.

Gjëja e rën dësishme është që, për të dy, të ketë besim, re spekt dhe pëlqim rec iprok.

Në praninë e këtyre elementeve, edhe një god itje e mirë në të pasme mund të japë shumë kën aqësi në dhomën e gjumit

‘Mjafton ndezja e një drite dhe mund të shpërthejë gjithçka’/ Eksperti zbuIon sensorin 25 euro që shpëton jetë, bën thirrje urgjente: Mos përdorni më bombola gazi nëse…

Shpërthimi dje në një pallat pesë katësh në Elbasan pas rrjedhjes së gazit, la dy viktima dhe 10 të lënduar si pasojë e asfiksisë nga tymi. Azmer Duleviç, inxhinier elektrik, përmes një emisioni televiziv tha se për shpërthimin mjafton veç një shkëndijë e vogël qoftë edhe ndezja e një drite.

“Nëse ka rrjedhje gazi për një kohë të caktuar, mund të jetë mbushur dhoma. Mjafton një shkëndijë e vogël, qoftë edhe ndezja e llambës, së dhomës mund të kthehet në shpërthim, pra dhe shpërthen dhe fuqia është jashtëzakonisht shumë e madhe nëse gazi ka qenë i izoluar në atë ambient dhe mund të të shpërthejë edhe murin, soletën, pra të gjithë le të themi ambientin përreth.

Ne duhet të marrim masa për të parandaluar ngjarje të tilla. A ka objekte që i kanë këto sensorë? Pra sensor tymi, sensor temperature, sensor gazi, rrjedhje gazi, një sensor i tillë mund të shpëtojë jetën e banorëve. Nëse do ishin këto sensorë, do ishte aktivizuar sistemi i alarmit dhe do ishte parandaluar kjo situatë. Po si jepen këto leje? Si mund të vazhdohet në këto lloj forme?”, tha Azmer Duleviç.

Për të shmangur tragjedi të tilla, Duleviç shprehet se duhet të bëhet me ligj që duhet të ushtrohen kontrolle si në pallatet e reja dhe në ato ekzistuese në lidhje me pjesën e gazit dhe vendosjen sensorëve që të paralajmërojnë në rast rreziku.

“Kanë humbur jetën dy persona, ka rënë soleta, janë tetë të tjerë që janë në spital. Pra duhet bërë me ligj kjo pjesë. Duhet të detyrohen qoftë pallatet e reja, por edhe të bëhet një kontroll dhe një organizim edhe pallateve ekzistuese,. Sepse ti mund t’i kesh te shtëpia jote. I ke në rregull të gjitha, edhe pjesën e gazit dhe pjesën elektrike e të gjitha me radhë, por nuk i ka komshiu. Dhe kjo gjë në vitin 2026 është e papranueshme pasi kjo nuk kushton shumë, por ka mungesë vullneti dhe këtu duhet të dëgjohen qytetarët, këtu duhet të dëgjohen ekspertët, sepse këto sensorë që unë tregova duhet t’i ketë çdo shtëpi, duhet t’i ketë çdo shkollë, duhet t’i ketë çdo institucion shtetëror. Kështu parandalojmë, tragjedi të tilla, parandalojmë zjarrin, parandalojmë rrjedhjet e gazit që më pas çojnë në fatalitet dhe në humbjen e jetës së qytetarëve dhe kjo gjë duhet të marri fund”, tha ai.
Duleviç shprehet se vendosja e sensorëve të tillë në shtëpi parandalojnë tragjedi si ajo e Elbasanit dje.

“Nëse ti nuk e merr zjarrëfikse në telefon, pra aty jo do të digjesh, por shkon pastaj në fatalitet dhe kjo vendoset në ambiente, vendoset nëpër dhoma. Pra si është në çdo vend europian. Kush na dëgjon jashtë Shqipërisë, e kupton shumë mirë çfarë unë jam duke thënë këtu te ne duket si diçka e panjohur sepse nuk e kanë qytetarët, nuk e dinë që ka sensor zjarri, nuk e dinë që merren masa për të parandaluar këto situata dhe për këtë arsye unë kam folur shpesh madje dhe bashkë e kemi thënë duhet të merren masat sot”, tha ai, teksa shtoi se kushton vetëm 25 euro.
Duleviç tha se një vëmendje duhet duhet t’i kushtohet edhe vendet se ku i mbushin qytetarët bombolat e gazit. Për inxhinierin bombolat që përdoren nga qytetarët për gatim ose ngrohje duhet të kenë vende specifike ku mbushen, jo në karburant.

“Shumica e qytetarëve e di ku i mbushin bomblat. E mbushin aty ku mbushin një pjesë e atyre që kanë makinat me gaz te karburant. Pra duhet të ketë pika të specializuara pikërisht për këtë punë ti pra që të merren vetë me mbushjen e bombulave të gazit. Pra që të bëhet edhe kontrolli i gominave, i valvulave, pra kontrolli teknik i tyre tek pika që ti e mbush bombulën kur e përdor njëherë në muaj, njëherë në dy muaj, kur bëhet mbushje me gaz, kush i ka këtu vjen karburant atje, ai thjesht e mbush edhe ec.

Pra, nuk e shikon as pjesën e gominës, as pjesën e e valvulave që mund të vendosen, që mund të kenë fare dhe prandaj ne vijmë në këto situata, por unë kam një thirrje bërë qytetarët ë më mirë harxho 5 lekë më shumë, përdor energjinë elektrike ose forma të tjera sesa bombulat e gazit, sepse në momentin që ti nuk i ke të kontrolluara apo të çertifikuara, rrezikon se mirë shpërthimi, por nga rrjedhja e gazit mund të humbasësh jetën edhe kur je në gjumë”, përfundoi ai.