Berisha tregon pse nuk ishte në pritjen e ambasadorit të ri amerìkan në Tiranë dhe pse humbi Trump

Sali Berisha, ka komentuar për herë të parë humbjen e pozicioneve të republikanëve në Kongres dhe Senat në SHBA, duke dhënë edhe analizën e tij për faktorët që, sipas tij, ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve.

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Berisha deklaroi se vota e amerikanëve është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve, të cilën e lidhi me dy faktorë: tarifat tregtare dhe luftën me Iranin, veçanërisht përdorimin e Ngushticës së Hormuzit si armë strategjike.

“Populli amerikan, fatlum që zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme, votoi për kandidatët që ai konsideron dhe politikat që i konsideron më të mira”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, analiza e rezultatit duhet të nisë nga ndikimi ekonomik që këta dy faktorë kanë pasur te qytetarët amerikanë.

“Shkaku themelor i këtij ndryshimi të madh ka qenë rritja e çmimeve nga dy faktorë kryesorë.Faktori tarifë dhe faktori Hormuz. Lufta me Iranin dhe përdorimi nga Irani si armë strategjike i Ngushticës së Hormuzit. Pra, të dy këta faktorë janë shoqëruar me rritje çmimesh reale në Shtetet e Bashkuara”, deklaroi kreu i PD-së.

I pyetur nëse ndryshimi i balancave politike në Kongres dhe Senat mund të ndikojë në marrëdhëniet e tij me administratën amerikane, Berisha u përgjigj se nuk pret asnjë ndryshim.

Ai përmendi në këtë kontekst edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për demokratët amerikanë dhe Donald Trump.

“Asgjë nuk ndryshon në raportin tim me këtë administratë. Duhet t’i druhet pak Edi Rama, që vetëm tre javë më parë deklaroi demokratët dhe Bidenin tradhtarë të Hashim Thaçit, dhe vetëm dy javë më parë u çoi atyre mesazhin se ‘nuk e mundni dot Donald Trumpin me vota dhe kërkoni ta mundni me Zvërnecin’. Kështu që Sali Berisha është konstant”, tha ai.

Berisha foli gjithashtu për marrëdhëniet me Ambasadën amerikane në Tiranë dhe mungesën e tij në pritjen e ambasadorit të ri amerikan. Ai pretendoi se nuk ka qenë i pranishëm në shumicën e ceremonive të mirëseardhjes për ambasadorët amerikanë që kanë shërbyer në Shqipëri.

“Në pritjen e ardhjes së tij, të mirëseardhjes së tij, kam qenë vetëm njëherë tek një ambasador. Vetëm në një rast! Në shtatë raste apo tetë raste s’kam qenë”, deklaroi Berisha.

Ndërsa për kontaktet me Ambasadën, ai tha se Partia Demokratike është e hapur për komunikim dhe se përfaqësuesit e saj paraqesin vazhdimisht qëndrimet mbi zhvillimet në vend.

Kaos në Shtëpìnë e Bardhë pas humbjes: Rubio mund të japë dorëheqjen për të hyrë garë për President

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mund të largohet nga administrata e Donald Trump për t’i hapur rrugë kandidimit për president në zgjedhjet e vitit 2028. Lajmi raportohet nga gazeta britanike “The Independent”, e cila citon burime pranë Partisë Republikane dhe qeverisë britanike.

Sipas raportimit, Rubio po shqyrton mundësinë e largimit nga detyra për të garuar për nominimin presidencial të republikanëve në nëntor 2028. Ai mban njëkohësisht edhe postin e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Zërat për dorëheqjen e tij janë shtuar pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, ku demokratët fituan terren si në Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe në Senat.

Sipas burimeve të cituara nga “The Independent”, Rubio është ndër katër ose pesë zyrtarët e administratës Trump që mund të largohen pas rezultatit të dobët elektoral.

Një nga arsyet që përmendet është nevoja për t’u distancuar politikisht nga lufta me Iranin dhe përgjegjësia e administratës amerikane për konfliktin.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti JD Vance ka lidhur humbjen e republikanëve me luftën në Iran, duke deklaruar se konflikti ishte një nga arsyet kryesore të rezultatit negativ në zgjedhje.

Rubio dhe Vance në garën për Shtëpinë e Bardhë? 

Burime pranë republikanëve, të cituara nga gazeta britanike, e konsiderojnë Rubion një kandidat të mundshëm për nominimin presidencial të partisë në vitin 2028, ndërsa përmendin edhe JD Vance si një tjetër emër të rëndësishëm në këtë garë.

Megjithatë, vetë Rubio ka mohuar më herët se ka një plan konkret për të kandiduar, duke deklaruar se është plotësisht i përqendruar në detyrat e tij qeveritare.

Reagojnë Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit 

Raportimi ka shkaktuar reagime nga administrata amerikane. Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit kanë hedhur poshtë kategorikisht pretendimet për një largim të mundshëm të Rubios.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Davis Ingle, e cilësoi artikullin si një përhapje të teorive konspirative të pabazuara, ndërsa Departamenti i Shtetit e quajti raportimin lajm të rremë, të mbështetur në burime anonime të sajuara.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar për dorëheqjen e Marco Rubios apo për kandidimin e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Uji nuk arriti dot katin e djegur në Elbasan, kryebashkiaku i Elbasanit flet për momentin viral: Presioni i Iartë mund të dëmtonte zjarrfikësin

Dje në rrjet u bënë virale pamjet e momentit kur një zjarrfikës në Elbasan tentonte që të shuante zjarrin që dogji pallatin pesë katësh, mirëpo presioni i ujit ishte aq i ulët saqë nuk arriti dot në katin që ishte në flakë.

Në lidhje me këtë momente ka reaguar vetë kryebashkiaku Gledian Llatja i cili thotë se zjarrfikësja e Elbasanit ka kushtet më të mira me të gjitha parametrat e nevojshme. Ndërsa për momentin viral, Llatja thotë se zjarrfikësi mund të kishte dëmtime nga presioni i lartë i ujit.

“Jemi pajisur me mjete të reja kemi shkallën përkatëse, gjithashtu dhe dikush që vjen në ndihmë të emergjencave civile. Katër mjetet janë brenda parametrave dhe funksion të plotë. Është e vërtetë që ka pasur një deklaratë në rrjet për kushtet e zjarrfikëses se Elbasanit, ajo i ka të gjitha parametrat. Momentet e ndërhyrjes në zjarr të strukturat përkatëse të zjarrfikësit dhe personit që komandon në zjarrfikës janë dy procese të ndryshme.

Në momentin që zjarrfikësi jep njoftimin se është stabilizuar në pozicionin e luftimit të zjarrit, jep lajmin për hapjen e zjarrit dhe presionit të caktuar nga sistemi i pompës. Ndryshe dhe ai vetë mund të ketë dëmtime nga presioni që ka uji në sistemin e fikjes, në pompë.”, tha Llatja në fjalën e mbajtur ditën e sotme për mediat.

Ndërkaq, detaje të reja kanë dalë në pah sot nga shpërthimi në Elbasan i cili u përmbyll në mënyrë tragjike për dy familje, pasi 69-vjeçari Hamit Ibro dhe 82-vjeçarja Hatixhe Berisha humbën jetën.

Sipas të dhënave të bëra publike, bombola e gazit dyshohet se ishte vendosur në katin zero të ndërtesës, ndërsa gazi përcillej përmes një tubacioni deri në apartamentin në katin e tretë, aty ku dhe ndodhi shpërthimi në apartamentin e Hamit Ibros.

Instalimi i tubit është një nga elementet që pritet të verifikohen nga ekspertët teknikë, për të përcaktuar nëse ka pasur rrjedhje përgjatë tubacionit dhe si është krijuar përqendrimi i gazit në banesë.

Dyshimet paraprake lidhen me mundësinë që rrjedhja të ketë shkaktuar grumbullimin e gazit, i cili, në kontakt me një burim ndezjeje, mund të ketë sjellë shpërthimin me fuqi të madhe, e cila “shkrumboi” një ndërtesë të tërë, u mori jetën 2 personave dhe la pa shtëpi dhjetëra familje.

Po ashtu mësohet se kryebashkiaku Gledian Llatja ka premtuar bonuse qiraje për të gjitha familjet e pallatit 5 katësh, për të cilin sot është kërkuar shembja e tij.

VIDEO

Rrihet bαrb¤risht gazetari Elton Tozaj, ja fotoja që ka pubIikuar në Instagram

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar pasditen e kësaj të enjteje. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet i “mbuluar” në gjak.

Deri më tani, Tozaj nuk ka dhënë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes apo personat që mund të jenë përfshirë. Fotografinë e publikuar ai e ka shoqëruar me një mesazh kërcënues ku shkruan: “Kushdo që e bëri këtë, do ta paguajë shumë shtrenjtë! Nuk më ndalni dot.”

Kjo nuk është hera e parë që gazetari dhunohet edhe më herët, ai është sulmuar fizikisht, duke pësuar dëmtime serioze. Elton Tozaj është një personazh i njohur në rrjetet sociale, ku shpeshherë është vënë në qendër të vëmendjes për denoncimet e forta të tij.

Ai ka bërë denoncime nga fuha e shou biz, sidomos kur shpërtheu skandali i Adi Hilës, tek afera të politikanëve të njohur.

Gjatë javës së fundit, Tozaj është paditur për shpifje dhe cënim të figurës dhe dinjitetit, nga zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Erlind Sulo dhe aktori i humorit Gazmend Paja.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 6 Nëntor 2026

Dashi

Do ketë disa debate ne çìft gjate kësaj dite dhe mund te keni disa mosmarrëveshje me personin qe keni ne krah. Kujdes me çdo fjale qe do thoni. Beqaret do jene te ndjeshëm ndaj çdo takime dhe ka rrezik qe te hidhen menjëherë ne krahët e dikujt. Gjendja e financave nuk do jete aspak e mire. Mundohuni sa me pare ta ndryshoni gjendjen edhe duke kërkuar ndihme nga familjaret.

Demi

Perspektivat priten te jene shume te mira sot për jetën tuaj ne çift. Kënaqësitë dhe emocionet qe do përjetoni do jete te paimagjinueshme. Beqaret do i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe ka gjase qe shume shpejt te ndryshojnë status. Takimet do jene mbresëlënëse. Ne planin financiar duhet te bëni një riorganizum te të ardhurave nëse doni qe situata te stabilizohet.

Binjaket

Jupiteri do sjelle fat me shumice sot për ju qe jeni ne një lidhje. Gjithçka do e zgjidhni me qetësi dhe do jeni gjithë kohës te buzëqeshur. Beqaret do ndihen me vetëm se kurrë dhe ka rrezik te bëjnë gjera te gabuara sot. Beni edhe pak durim. Për financat do jete dite delikate. Do kryeni shpenzime te pamenduara dhe ne një moment mund te gjendeni përballë vështirësive te mëdha.

Gaforrja

Asnjë planet nuk do influencoje sot ne jetën tuaj ne çift prandaj çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Mos u nxitoni për asnjë dhe mësoni qe here pas here te hapni rruge. Beqaret do hidhen menjëherë ne krahët e një personi qe ju pëlqen dhe do fillojnë një lidhje me te. Ne planin financiar fatmirësisht do jeni me fat. Do mund te kryeni edhe ndonjë investim kësaj here.

Luani

Marrëdhënia juaj ne çift do jete e shkëlqyer gjate gjithë kësaj dite. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do e thelloni me tepër lidhjen tuaj. Beqaret do jene me shume fat dhe do e gjejnë qe ne orët e mesditës princin e tyre te kaltër. Do i shijoni ne maksimum momentet pranë tij. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e kënaqshme. Do mund te hiqni edhe ndonjë para mënjanë.

Virgjeresha

Dite me e favorshme për beqaret sesa për te dashuruarit kjo e sotmja. Ata qe e kane një lidhje do vazhdojnë te kenë një dite te qete dhe pa asnjë problem, ndërsa beqaret do përjetojnë emocione te forta dhe rrahje zemra fate disa takimeve qe do realizojnë. Ne planin financiar gjerat do ecin mire. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e menduara dhe serish do keni para mënjanë.

Peshorja

Dite e mbushur me re kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Tregohuni shume te matur me çdo hap qe do hidhni sepse përndryshe do keni vështirësi. Beqaret do joshin pa fund, por nuk do ja dalin dot te bëjnë për vete ndonjë person. Ne planin financiar do jeni me fat dhe me te organizuar. Nuk do e lejoni veten te kryeni shpenzime te pamenduara dhe situata do mbetet e qëndrueshme.

Akrepi

Dite e qete dhe pa asnjë te veçante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mire pranë te dashurit te zemrës, por do përtoni te provoni ndonjë eksperience te re me te. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite mbresëlënëse. Shfrytëzojeni! Financat do kenë goxha tronditje. Do shpenzoni pa fund dhe nuk do mendoni aspak për te nesërmen.

Shigjetari

Do i jepni me shume prioritet se kurrë sot jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur ashtu si duhet. Do i lini pas krahëve te gjitha problemet. Beqaret duhet te mos ëndërrojnë shume sepse realiteti ka për t’iu dukur edhe me i dhimbshëm. Ne planin financiar gjerat kane për te shkuar ashtu si i keni dëshiruar. Do i kryeni shpenzimet dhe do hiqni edhe para mënjanë.

Bricjapi

Tregohuni tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje sepse vetëm ne këtë mënyrë gjerat kane për t’iu ecur si keni dashur. Kokëfortësia nuk ka për t’iu çuar askund. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse mundësitë qe do iu jepen sot për takime nuk janë shume te mira. Gjendja e financave është goxha e mire, por nëse shpenzoni me sy mbyllur ato do përkeqësohen.

Ujori

Gjerat kane për t’iu ecur ashtu si keni dashur juve qe jeni ne një lidhje. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te ishte e fundit. Beqaret do njihen me një person magjepsës dhe me shume vlera. Me te do fillojnë një lidhje mjaft interesante dhe emocionuese. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e mire për aq kohe sa ju te tregoheni te matur me shpenzimet.

Peshqit

Do keni shume komplekse sot ju te dashuruarit dhe kjo mund te sjelle disa mosmarrëveshje ne jetën sentimentale. Rikthehuni sa me pare me këmbë ne toke. Beqaret do dashurohen pas dikujt dhe do bëjnë te pamundurën qe ta kenë pranë sa me shpejt. Çështjet e financave nuk do jene aspak interesante kështu qe matuni disa here para se te kryeni shpenzime.

Rishfaqet ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, flet për herë të parë në një intervìstë ekskluzive në Top News

Pas vitesh në heshtje dhe larg vëmendjes publike, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla thyen heshtjen dhe rikthehet me një intervistë ekskluzive për Top News.

Nga Roma, përballë gazetares Anisa Bahiti, Llalla pranon të flasë për herë të parë mbi përplasjen e bujshme me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu, shpalljen e tij “non grata” nga SHBA-të dhe betejën ligjore që pasoi.

Llalla do të jetë i ftuar këtë të premte, në orën 21:00, në emisionin “On the Road” në Top News, në një rrëfim që rikthen në vëmendje një nga kapitujt më të debatueshëm të drejtësisë shqiptare.

Një nga deklaratat që spikat në këtë intervistë lidhet me shpalljen e tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pyetur nëse Shqipëria mund të përbënte rastin e parë në botë të shpalljes non grata të një zyrtari, Llalla përgjigjet: “Realisht jam rasti i parë në botë”.

Intervista pritet të përqendrohet te dritëhijet e karrierës së tij në krye të drejtësisë, marrëdhëniet me diplomacinë amerikane dhe përballja me zhvillimet që pasuan largimin e tij nga detyra.

Në një moment të intervistës, Anisa Bahiti e pyet drejtpërdrejt: “Po nëse sot do ta kishe përballë ambasadorin amerikan Donald Lu, ka diçka që doje t’ia thoje?”

Përgjigjet e Llallës dhe rrëfimi i tij për këto ngjarje do të transmetohen të premten, në orën 21:00, në Top News, në emisionin “On the Road”, nga Anisa Bahiti.

“Nëse keni makinë mbi 10-vjeçare do të paguani…”/ Ndryshon skema e taksimit nga janari, ja tarifat e reja për automjetet

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te mjetet, pritet të sjellë rritjen deri në 2.7 herë për taksën vjetore të mjeteve të përdorura.

Monitor ka përllogaritur detyrìmin e ri për autoveturat me cilindrat deri në 2,000 cc, si për makinat me naftë, edhe me benzinë, duke marrë në konsideratë moshën e mjetit, nivelin e ri të taksës fikse të propozuar për karburantin dhe koeficientët e rinj të viteve të përdorimit.

Sipas përllogaritjeve nga 71% deri në 175% do të rritet detyrimi i taksës vjetore për makinat me naftë deri në 2,000 cc, në varësi të moshës së automjetit. Edhe për makinat me benzinë detyrimi vjetor për taksën e mjetit do të rritet nga 71 deri në 175% në varësi të moshës.

Rritja më e lartë e detyrimit do të jetë për makinat e moshës mbi 10-vjeçare. Sipas llogaritjeve, një pronar që disponon një makinë të moshës 10-vjeçare apo e prodhuar në vitin 2016, me vëllim deri në 2,000 cc, me naftë aktualisht paguan si taksë të mjetit, detyrim vjetor me vlerë 6,000 lekë.

Pas 1 janarit 2027 sipas llogaritjeve me ndryshimet e propozuara në projektligjin “Për taksat kombëtare”, në paketën fiskale detyrimi për pronarin e këtij mjeti do të arrijë në vlerën e 16,500 lekë apo 10,500 lekë më shumë nga sa paguan. Detyrimi do të rritet 175%. Kjo është rritja më e lartë sipas moshës së makinave.

Për shembull për një mjet të moshës 16 vjeçare me benzinë, aktualisht detyrimi i taksës vjetore llogaritet në vlerën e 9,600 lekëve në vit. Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve detyrimi për këtë mjet do të arrijë në 19,200 lekë apo 9600 lekë më shumë. Detyrimi do të dyfishohet.


Po si llogaritet detyrimi aktual për taksën vjetore të makinave
Sipas legjislacionit në fuqi, taksa vjetore për mjetet llogaritet duke shumëzuar cilindratën e mjetit me koeficientin sipas vjetërsisë të përdorimit dhe taksën fikse sipas llojit të karburantit.

Aktualisht taksa fikse për naftën është 12,5 lekë dhe për benzinën 10 lekë. Këto nivele janë përcaktuar që në vitin 2013.

Ndërsa koeficienti i viteve të përdorimit nis nga niveli 0 për mjetet e reja (me moshë 1 deri 3 vjeçare) deri në 0.78 për mjetet me moshë 30 vjeçare. Niveli i koeficienteve të viteve të përdorimit është i njëjtë për të dyja llojet e mjeteve si për naftën dhe benzinën të kategorisë së parë me vëllim deri në 2 mijë cc.

Si do të llogaritet detyrimi i ri i taksës vjetore për mjetet
Pas ndryshimeve të propozuara në ligjin “Për taksat kombëtare”, ku taksa e qarkullimit me vlerë 27 lekë për litër nga karburanti do të zhvendoset te taksat vjetore të mjeteve është propozuar rritje e taksa fikse, si për naftën dhe benzinën. Të dyja këto taksa janë pjesë e formulës për llogaritjen e detyrimit.

Për kategorinë e parë, që përfshin mjetet me vëllim deri në 2 mijë cc taksa fikse për naftën nga 12.5 lekë është propozuar të jetë 25 lekë. Taksa fikse për benzinën nga 10 lekë që është aktualisht në 20 lekë.

Rritje do të ketë edhe te koeficientet e viteve të përdorimit. Si për makinat me naftë dhe benzinë deri në 2 mijë cilindrat koeficenti varion nga 0.15 për makinat e deri në 0.82 për makinat e moshës 30 vjeçare.

Rritja më e lartë

Nga ndryshimet me më tepër detyrime do të ngarkohen makinat e vjetra, të moshës mbi 10-vjeçare. Pronari i një mjeti një makinë 25 vjeçare me naftë aktualisht paguan një detyrim vjetor predj 19,500. Pas ndryshimeve do të paguajë detyrimin prej 33,500. Në vlerë detyrimi i rritet 14 mijë lekë apo 72% më tepër.

Për makinat 30 vjeçare detyrimi për taksën vjetore do të dyfishohet. Një pronar mjeti nga 19,500 lekë që paguan aktualisht, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve do të paguajë 41 mijë lekë. Detyrimi në vlerë rritet 21,5 mijë lekë apo 110% më tepër./ Monitor

Elon Musk humb mbi 60 miliardë dollarë pas disfatës së repubIikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

Elon Musk ka humbur më shumë se 60 miliardë dollarë nga pasuria e tij pas disfatave të republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara, ndonëse kishte shpenzuar rreth 446 milionë dollarë për të ndihmuar Partinë Republikane të ruante kontrollin e Kongresit.

Sipas Financial Times, një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve politike të Musk u përqendrua në Teksas, ku republikanët pësuan një goditje të rëndësishme elektorale.

Rezultatet e zgjedhjeve u shoqëruan edhe me rënie të aksioneve të kompanive të miliarderit. Aksionet e Tesla-s ranë me 5.7%, ndërsa SpaceX u raportua me një rënie prej 7.6% në tregtimin e hershëm. Këto zhvillime kanë ndikuar më tej në tkurrjen e pasurisë së Musk.

Ndërkohë, kontrolli i Kongresit nga demokratët mund të sjellë një mbikëqyrje më të fortë të një bashkimi të mundshëm mes Tesla-s dhe SpaceX, përpara përfundimit të mandatit të Donald Trump në vitin 2029.

Kështu, humbjet elektorale të republikanëve mund të kenë pasoja jo vetëm politike, por edhe financiare dhe për interesat e biznesit të Musk.

Komisioni Europian kritikon Shqipërinë për emërìmin e Endri Shabanit dhe Genta Tafës

Komisioni Europian ka ndarë qëndrim kritik lidhur me dy emërime të bëra në Kuvendin e Shqipërisë për institucionet e pavarura.

Sipas progres-raportit të publikuar këtë të mërkurë, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, si edhe Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Genta Tafa Bungo, u zgjodhën vetëm me votat e Partisë Socialiste.

KE i cilëson si emërime politike dhe shprehet se kjo mënyrë ka thyer traditën e konsolidimit të konsensusit ndërpartiak.

“Parlamenti bëri emërime në institucionet e pavarura, por politizimi i këtyre emërimeve mbetet një çështje serioze.

Avokati i Popullit u zgjodh vetëm me votat e shumicës qeverisëse, duke thyer një traditë të konsoliduar të konsensusit ndërpartiak. I njëjti proces u ndoq edhe për emërimin e një Komisioneri të ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi”,- shkruhet në raport.

PoIicia e Tiranës vijon me gjobat për tubimet, masa për 36 protestues që bllokuan rrugën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Në zbatim të Aktit Normativ për tubimet, policia e Tiranës ka plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative.

Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e rrugës, nuk u janë bindur këtyre thirrjeve.

Për secilin është vendosur masa e gjobës në vlerën 5 000 lekë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.