Taulant Balla thotë se Rama nuk Iargohet deri më 2030: E caktojmë ne kur do iki…

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës në Kuvend, duke sqaruar edhe episodin e videos së bërë virale nga ndeshja e Kombëtares, ku ai shfaqej duke reaguar teksa tifozët thërrisnin “Rama, jep dorëheqjen”.

“Di ta ndaj mirë të qenit tifoz futbolli apo të marrësh pjesë në një protestë në mbështetje të UÇK-së. Janë dy gjërat që dua më shumë, pas pjesëve të tjera. Kombëtarja është krenari për ne dhe mbrojtja e UÇK-së është detyrë.

Sa për bërrylin, lexojeni: ‘Hip këtu, shif Durrësin’, sa herë të shihni politikë në stadium. Sali, Rama nuk e jep dorëheqjen.

Do ta qeverisë Shqipërinë derisa të përmbushim programin 2030 e më tej. Edi Rama do qeverisë Shqipërinë deri sa të përmbushim programin 2030 e më tej, e këtë e caktojmë ne socialistët. Nuk e caktoni kurrë ju.

Sa për ju këtu, aq të lodhur jeni, edhe nga protesta, sa nuk do të keni fuqi as të nxirrni kandidatë më 9 maj. Nuk ta mbajnë, o Tritan. Një gjë e arriti protesta: ju përdhunoi”, tha Balla.

“Jam i mbrojt me shtet, i jap rrogë ministrit dhe shefit”, dalin BISEDAT e “Visit të Peqinit” dhe Franc Çopjas për trafìkimin e 15 ton drogë në Europë: Kena thy rekord, na ngelën tre…

Mijëra mesazhe të shkëmbyera në Sky ECC mes ekspononetë të njohur të krimit, që së fundmi janë zbërthyer nga SPAK, kanë nxjerrë në pah një sërë fotografish, emrash dhe identitete të reja që lidhen ngushtësisht me grupin kriminal të vëllezërve Çopja të Elbasanit.

Bëhet fjalë për Ervis Çelën, i njohur ndryshe me nofkën “Visi i Pojës”, i cili në biseda të bëra me anëtarë të tjerë të grupeve Çopja-Çela, pretendon se ka paguar zyrtarë të lartë të shtetit, vetëm që këta të fundit ta mbronin dhe emri i tij të mos dilte në pah por dhe të mos pezullohej trafikimi i lëndëve narkotike.

Në një bisedë të bërë me Franc Çopjan, që ka rënë në duart e hetuesve, Ervis Çela, nga Peqini, shprehej se u jepte rrogë mujore zyrtarëve të shtetit, duke shtuar se nuk kishte më arsye për t’u shqetësuar gjatë qëndrimit në Paraguai.

“Jam i mbrojtur me shtet këtu… Nuk e kam hall fare këtu… Komandantin e përgjithshëm të policisë i jap rrogë mujore… Ministrin e antidrogës i jap rrogë. 3/4 gjykatësve të fortë i jap rrogë…”, thuhet në komunikimin e zbardhur.

Sipas dokumenteve të hetimit, nga letërporositë e mbërritura prej autoriteteve paraguajane rezulton se Ervis Çela kishte përdorur në këtë shtet një identitet dhe pasaportë të falsifikuar, në emrin Joze Medardo Rodriguez Aguilar, me kombësi ekuadoriane, e prej kohësh qëndronte në zonën e Aguilar.

Në dosje dokumentohet gjithashtu bashkëpunimi i tij me shtetasin brazilian Clayton Santos Lima për sigurimin dhe trafikimin drejt Europës të sasive të mëdha të kokainës.

Në Paraguai mësohet se ka udhëtuar dhe qëndruar edhe Ardian Çela, njëri prej vëllezërve të Ervisit.

Ndërsa disa udhëtime drejt këtij shteti ka kryer edhe Fadil Balla, i njohur me emrin Julian dhe nofkën “Shijaksi”, i cili sipas dosjes hetimore del në pah se është pronar i resortit “Ajman”, të sekuestruar nga SPAK, ndërsa ai vetë aktualisht është në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për përfshirje në organizatën kriminale.

Një tjetër element i rëndësishëm i hetimeve lidhet me përmasat financiare të aktivitetit të dyshuar kriminal. Sipas SPAK, brenda vetëm një muaji, organizata kishte grumbulluar rreth 151.3 milionë euro, ndërsa pritej të siguroheshin edhe 40 milionë euro të tjera.

Nga komunikimet e bëra mes palëve në Sky ECC, mes Renato Musakut dhe Petrit Lakatos, në periudhën 9 nëntor 2020 deri më 7 dhjetor 2020, rezulton se ishin gjeneruar dhe grumbulluar 151.380.000 euro.

Ndërkohë, nga nëntori 2019 deri në mars 2021, sipas dosjes së SPAK, organizata Çopja ka qarkulluar jo më pak se 520 milionë euro, të ardhura të dyshuara nga trafiku i kokainës.

Në komunikimet e zbardhura, Franc Çopja flet edhe për një prej ngarkesave më të mëdha të kokainës që organizata kishte arritur të trafikonte drejt Europës.

Bëhet fjalë për 12 ton kokainë, të cilat ai i cilësonte si një rekord historik, teksa përmend se droga ishte fshehur në paleta me kuti boje.

Gjatë bisedës. Çopja krahasonte këtë sasi me rekordin e mëparshëm prej 8.7 tonësh dhe tregonte se fillimisht ishte planifikuar transportimi i 15 tonëve, por nuk kishin arritur që të fusnin në ngarkesë tre tonë.

“Puna ma e madhe në histori që ka hy i herësh në Europë, 12 ton, 8,7 ka qenë rekordi. Ka qenë për 15 ton, po s’i futa 3 ton”, thuhet në komunikimin e zbardhur.

Komunikimet e Sky ECC kanë zbuluar dhe një tjetër bashkëpunimm të ngushtë mes Ervis Çelës dhe Franc Copjas. Referuar dosjes, Çela i kishte ofruar këtij të fundit mundësinë për të siguruar armë nga Paraguai.

Bëhej fjalë për pistoleta dhe armë të gjata, të pajisura me silenciator dhe të prodhuara në fabrikë.

Siç kemi raportuar dhe më parë, Ervis Çela dhe Franc Çopja alias Franc Gergely rezulton sipas Prokurorisë së Posaçme, se janë dy “kokat” e një organizate kriminale që është hetuar për vite me radhë në bashkëpunim me partnerët, përgjegjëse për trafikimin e 18 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt porteve europiane. Grupi kriminal i të cilëve përbëhej nga 16 persoan që janë identifikuar dhe shumë të tjerë të paidentifikuar.

Struktura paraqitet e organizuar në mënyrë vertikale, me marrëdhënie bashkëpunimi dhe lidhje të konsoliduara me grupe dhe organizata kriminale në Paraguaj dhe Brazil dhe ka vepruar të paktën gjatë viteve 2019-2021. Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se dy shtetasit shqiptarë, Franc Gergely, i arrestuar në Belgjikë, dhe Ervis Çela, i arrestuar në Shqipëri.

Shqipëria dhe Kosova në vazon 3, zbuIohet skenari për Euro 2028, çfarë pritet të ndodhë

Kuqezinjtë dhe dardanët pozicionohen në të njëjtën vazo përpara shortit të 6 dhjetorit në Belfast. Irlanda siguron vendin në vazon e dytë, ndërsa Kosova zbret një shkallë më poshtë.

Shtohen qartësitë për ndarjen e vazove në shortin e eliminatoreve të Kampionatit Europian 2028. Sipas projeksionit të publikuar nga Football Meets Data, bazuar në renditjen e ndërmjetme të Ligës së Kombeve, Shqipëria dhe Kosova do të pozicionohen në vazon e tretë.

Për kuqezinjtë ky është një pozicion që i vendos në një grup me disa prej përfaqësueseve të njohura të futbollit europian, ndërsa për Kosovën vjen një zhvillim jo pozitiv: dardanët zbresin nga vazoja e dytë në të tretën. Irlanda është skuadra e fundit që ka siguruar matematikisht pozicionin në vazon e dytë.

Në total, 54 përfaqësueset janë ndarë në pesë vazo. Katër të parat përmbajnë nga 12 skuadra, ndërsa vazoja e pestë ka gjashtë përfaqësuese. Ndarja bazohet në renditjen e ndërmjetme të Ligës së Kombeve dhe, sipas tabelës, skuadrat e shënuara me simbolin e gjelbër e kanë siguruar matematikisht pozicionin e tyre, pavarësisht rezultateve të mbetura.

Ndarja e projektuara e vazove:

Vazoja 1: Anglia, Portugalia, Franca, Gjermania, Spanja, Belgjika, Holanda, Norvegjia, Greqia, Italia, Danimarka, Kroacia.

Vazoja 2: Uellsi, Serbia, Turqia, Çekia, Zvicra, Suedia, Austria, Irlanda e Veriut, Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina, Hungaria, Irlanda.

Vazoja 3: Ukraina, Skocia, Kosova, Polonia, Izraeli, Rumania, Gjeorgjia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Islanda, Sllovakia.

Vazoja 4: Estonia, Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Finlanda, Moldavia, Armenia, Bullgaria, Kazakistani, Luksemburgu, Letonia, San Marino.

Vazoja 5: Malta, Azerbajxhani, Lituania, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtejni.

Shorti i eliminatoreve të Euro 2028 do të hidhet më 6 dhjetor 2026, në Belfast, duke nisur nga ora 18:00 (CET). Atëherë do të përcaktohen grupet dhe rrugëtimi i përfaqësueseve drejt turneut final.

Top Channel

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që trondìtën ushtrinë e Putinit nga Ukraina

Shqipëria mund të pajiset me një nga sistemet më të fuqishme të artilerisë raketore amerikane, HIMARS, të cilat u bënë të njohura në mbarë botën për goditjet shkatërruese ndaj bazave dhe depove të municioneve të ushtrisë ruse gjatë luftës në Ukrainë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të dy sistemeve M142 HIMARS për Shqipërinë, si pjesë e një pakete ushtarake me vlerë të përllogaritur prej 210 milionë dollarësh.

Sipas Defence Mirror, vendimi është marrë më 17 nëntor dhe i hap rrugën një marrëveshjeje që do të rriste ndjeshëm kapacitetet goditëse të Forcave të Armatosura shqiptare.

HIMARS është një sistem raketor amerikan me lëvizshmëri të lartë, i aftë të godasë objektiva me saktësi në distanca dhjetëra kilometrash, përpara se të ndryshojë pozicion për t’iu shmangur kundërpërgjigjes së kundërshtarit.

Këto sisteme fituan famë botërore në verën e vitit 2022, kur ushtria ukrainase nisi t’i përdorte kundër depove të municioneve, qendrave komanduese dhe linjave të furnizimit të forcave ruse.

Goditjet me HIMARS dëmtuan rëndë logjistikën ruse dhe e detyruan Moskën të zhvendoste një pjesë të depove të municioneve më larg vijës së frontit, duke vështirësuar furnizimin e njësive luftarake.

Në korrik 2022, Ukraina deklaroi se kishte shkatërruar 50 depo municionesh ruse me këto sisteme, megjithëse shifra nuk u verifikua në mënyrë të pavarur nga Reuters.

Paketa e kërkuar nga Shqipëria përfshin dy lëshues HIMARS, gjashtë kontejnerë me raketa të drejtuara M31A2 dhe gjashtë kontejnerë me raketa M30A2, të pajisura me koka luftarake alternative.

Në total, bëhet fjalë për 72 raketa, si dhe sisteme të drejtimit të zjarrit, automjete ushtarake Humvee, pajisje komunikimi dhe mbështetje teknike.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 19 Nëntor 2026

Dashi
Mund të përjetoni një ditë të karakterizuar nga një dëshirë e fortë për të vepruar. Motivimi për të arritur objektivat do të jetë i madh, por do të jetë thelbësore të mos lejoni që entuziazmi të shndërrohet në nxitim të tepruar. Disa çështje profesionale kërkojnë një analizë më të thelluar. Në punë do të jetë e dobishme të përcaktoni përparësitë dhe të përqendroheni te objektivat që kanë vërtet rëndësi. Në dashuri, çiftet mund të kenë mundësinë të sqarojnë një dyshim, ndërsa beqarët mund të shfaqin një interes më të madh për një person që e kanë njohur së fundmi.

Demi
Kjo ditë mund të jetë e favorshme për t’u marrë me çështje praktike, financiare ose familjare që kërkojnë vëmendjen tuaj. Në punë, durimi do të jetë një aleat i çmuar. Këshillohet të shmangni ndryshimet e papritura, nëse nuk i keni menduar dhe vlerësuar me kujdes. Në dashuri do të rritet dëshira për stabilitet. Çiftet mund të forcojnë besimin e ndërsjellë, ndërsa beqarët mund të zgjedhin një qasje më të ngadaltë dhe të kujdesshme ndaj një njohjeje të re, duke i lënë marrëdhënies kohën e nevojshme për t’u zhvilluar.

Binjakët
Do të jetë një ditë gjatë së cilës mund të përjetoni luhatje të shpeshta humori. Për këtë arsye, do të ishte më mirë të shmangni diskutimet e rëndësishme ose marrjen e vendimeve delikate. Në punë do të jetë thelbësore të dëgjoni mendimet e të tjerëve përpara se të arrini në një përfundim përfundimtar. Në dashuri do të rizgjohet dëshira për të komunikuar dhe për të ndarë mendimet e ndjenjat. Çiftet mund të rikthejnë lehtësinë dhe qetësinë në marrëdhënie, ndërsa beqarët mund të ndihen të tërhequr nga një person që e kanë njohur përmes miqve ose aktiviteteve të përbashkëta.

Gaforrja
Mund të ndieni një nevojë të fortë për më shumë qetësi. Disa situata personale kërkojnë kohë për t’u kuptuar plotësisht dhe nuk do të jetë e dobishme të nxitoni në marrjen e vendimeve. Në punë do të ishte më mirë të veproni në mënyrë të organizuar, duke shmangur përfshirjen në diskutime dytësore që mund t’ju shpërqendrojnë. Në dashuri do të jetë thelbësore t’i shprehni qartë nevojat tuaja. Çiftet do të kenë mundësinë të rikthejnë afërsinë dhe intimitetin përmes një bisede të sinqertë, ndërsa beqarët duhet t’i japin vetes kohën e nevojshme për të kuptuar ndjenjat e tyre.

Luani
Do ta përjetoni këtë ditë me vendosmëri, megjithëse mund të shfaqen disa pengesa që do t’ju ngadalësojnë, por pa ju bllokuar plotësisht. Në punë do të keni mundësinë të çoni përpara një projekt me më shumë siguri. Megjithatë, do të jetë e rëndësishme të ruani marrëdhënie të mira me kolegët dhe bashkëpunëtorët. Në dashuri, çiftet mund të përjetojnë momente intensive dhe të mbushura me emocione, ndërsa beqarët mund të tërheqin vëmendjen e dikujt në mënyrë të papritur.

Virgjëresha
Do ta keni paksa mendjen në re dhe mund ta keni të vështirë të përqendroheni. Kjo gjendje mund t’ju shkaktojë humbje kohe në punë, diçka që nuk mund t’ia lejoni vetes në një ditë të mbushur me angazhime. Do të jetë e rëndësishme të organizoheni sa më mirë dhe të përpiqeni të mos shpërqendroheni nga gjërat e parëndësishme. Në dashuri do të jetë e nevojshme të tregoheni më pak të ngurtë. Çiftet mund ta përmirësojnë marrëdhënien duke i lënë më shumë hapësirë spontanitetit, ndërsa beqarët duhet të shmangin pritshmëritë e tepruara ndaj njohjeve të reja.

Peshorja
Do t’ju duhet të ruani ekuilibrin mes nevojave tuaja dhe pritshmërive të të tjerëve. Një bashkëpunim mund të kërkojë më shumë gatishmëri për të bërë kompromise. Në punë, shkëmbimi i mendimeve mund të rezultojë i dobishëm për të arritur një marrëveshje. Dëgjimi i palës tjetër do t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje të përbashkëta. Në dashuri, çiftet mund të diskutojnë për një projekt të përbashkët, ndërsa beqarët mund të marrin një mesazh ose një ftesë që do t’u zgjojë interesin.

Akrepi
Do të përjetoni një ditë të mbushur me emocione të forta dhe intuitë. Do ta keni më të lehtë të kuptoni se çfarë fshihet pas disa fjalëve ose sjelljeve, por do të jetë thelbësore të mos lejoni që intuita të shndërrohet në mosbesim. Në punë do të jetë e rëndësishme të ruani njëfarë diskrecioni lidhur me projektet tuaja personale. Jo të gjitha planet duhet të bëhen të ditura menjëherë. Në dashuri, çiftet mund ta forcojnë lidhjen përmes sinqeritetit, ndërsa beqarët mund të përjetojnë një takim veçanërisht pasionant dhe emocionues.

Shigjetari
Do të ndieni dëshirën për të dalë përtej rutinës së përditshme. Kjo ditë është e përshtatshme për të planifikuar një udhëtim ose për të rifilluar një projekt që ka mbetur pezull. Në punë, entuziazmi do të jetë thelbësor, veçanërisht në detyrat që kërkojnë kreativitet dhe ide të reja. Në dashuri do të rritet dëshira për të ndarë përvoja me personin që keni në krah. Çiftet mund të forcojnë afërsinë dhe mirëkuptimin duke zhvilluar një aktivitet së bashku, ndërsa beqarët do të jenë më të hapur ndaj njohjeve të reja.

Bricjapi
Do ta nisni ditën me një ndjenjë të fortë përgjegjësie. Angazhimet mund të jenë të shumta, por një planifikim i mirë do t’ju ndihmojë të shmangni stresin e panevojshëm. Në punë do të keni mundësinë të vini në praktikë atë që keni realizuar më parë, duke shfrytëzuar përvojën dhe rezultatet e arritura deri tani. Në dashuri do të jetë thelbësore të mos lejoni që përgjegjësitë t’ju marrin gjithë kohën. Kushtimi i disa momenteve partnerit ose familjes mund ta bëjë atmosferën më të ngrohtë dhe më harmonike.

Ujori
Do të tregoheni shumë novatorë dhe plot ide origjinale. Një propozim i veçantë mund t’ju ndihmojë të zgjidhni një problem ose ta bëni një projekt më interesant. Në punë do të jetë e dobishme të dëgjoni edhe mendime të ndryshme nga tuajat. Këndvështrimet e reja mund t’ju ndihmojnë të gjeni zgjidhje më të mira. Në dashuri do të jetë e rëndësishme të gjeni ekuilibrin mes lirisë personale dhe kohës së kaluar së bashku. Çiftet do të jenë në gjendje të respektojnë më shumë hapësirat e njëri-tjetrit, ndërsa beqarët mund të ndihen të tërhequr nga një person i veçantë dhe origjinal.

Peshqit
Intuita mund t’ju udhëheqë drejt zgjedhjeve të duhura, veçanërisht në çështjet personale, por do të jetë thelbësore të dalloni emocionet e vërteta nga frika dhe pasiguritë. Në punë do të ishte më mirë të shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme, sidomos kur ndodheni nën stres. Jepini vetes kohën e nevojshme për të vlerësuar çdo situatë. Në dashuri, pasioni do të rritet. Çiftet do të ndajnë momente intimiteti dhe afërsie, ndërsa beqarët mund të fillojnë ta shohin me sy tjetër një person që tashmë bën pjesë në rrethin e tyre shoqëror.

“Mund të υrasin njerëz”/ Protesta, Çupi: Çunat ma kapuçë nga Tetova dhe të Vetëvendosjes, por krijojnë grusht shteti

Analisti Frrok Çupi ka komentuar në emisionin “Real Story” në ABC News protestën e dhunshme, ku studentët janë përplasur me policinë dhe kanë sulmuar institucione shtetërore e biznese private.

Çupi i cilësoi protestuesit si grupe të pakontrolluara, duke paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës. Ai ngriti pretendime për përfshirjen e grupimeve nga Tetova dhe Vetëvendosja, ndërsa akuzoi Sali Berishën se është përfitues dhe i përfshirë në protestë.

“Këta njerëz të pakontrolluar. Këta nuk janë aspak studentë. Nesër mund të jenë më keq. Këta njerëz të pakontrolluar mund të nisin të vrasin edhe njerëz të pakontrolluar në rrugë. Këta mund të jenë një grupim çrrenjëzor, gjakatarësh.

Kjo nuk është aspak e tepër të mendosh që kjo dorë është e fuqishme. Grupime që vijnë nga Tetova dhe nga Vetëvendosja, të gjithë ata që janë me kapuç të zinj janë të Vetëvendosjes, ne kemi një grup të tij që kanë krijuar një grusht shteti në Shqipëri. Saliu është përfitues dhe është dorë brenda protestës”, tha Çupi./ ABCNEWS

Protesta – “S’është Iëvizje studentore, por bashkim i Flamingove dhe Berishës”, Meçe: Misioni i tyre, lufta civile!

Analisti Arben Meçe ka ngritur pretendime për organizimin dhe prapavijën e protestave në Shqipëri, duke deklaruar se, sipas tij, ato nuk përfaqësojnë një lëvizje të mirëfilltë studentore, por lidhen me përpjekje për destabilizim politik.

Meçe foli për ndikimin e lëvizjeve të majta europiane në Shqipëri dhe për atë që e cilësoi si luftë hibride, duke përmendur disa aktorë politikë dhe burime financiare që, sipas tij, duhen analizuar.

Ai përmendi gjithashtu Agron Shehajn dhe Arlind Qorin, si dhe Sali Berishën, duke pretenduar se ekziston një bashkim interesash që shkon përtej një ndryshimi të zakonshëm politik.

Sipas Meçes, deklaratat e bëra më herët nga tribunat e protestës dhe thirrjet për mobilizim të grupeve të ndryshme duhen parë në kontekstin e zhvillimeve të fundit. Ai paralajmëroi se situata mund të shkojë përtej protestës politike dhe të krijojë rrezik për destabilizim.

“Lëvizje majtiste në Europë, që produktin e tyre po e japin në Shqipëri dhe në vende në Europë. Demokracia duhet të meritohet! Linjat fashiste janë shprehur në protestë, e ka origjinën te Flamingo. Janë katër burime mediatike që prodhojnë armatë të luftës hibride, dy janë në Shqipëri: Agron Shehaj, Arlind Qori dhe burimet financiare të saj. Nga tribunat e Flamingos u fol se do ta shihni çdo ndodhinë kur të vijnë studentët. Nuk është lëvizje studentore. Bashkim i Flamingove me financues Berishën. Berisha i bëri thirrje që nesër PD-ja dhe grupi i zjarrit duhet të nisnin lëvizjen. Jo thjesht ndryshim politik, por destabilizim. Është e rëndë të flitet për luftë civile, është mision i kësaj që po ndodh. Është një fëmijë 12-vjeçar që është pjesë e sulmit, në sulm janë edhe femra. Jemi në një protestë apo në lëvizje vandaliste? Në momentin kur jemi në protestë, do të zbatojmë rregullat.”

Tanke e nëndetëse, ja pasuria e ushtrisë shqiptare në vitet ’80

KoIonel Pëllumb Zaimi, ish-punonjës shkencor dhe ish-pedagog në Akademinë Ushtarake flet për vlerën monetare të sektorit të mbrojtjes së viteve ’80. Pasuria marramendëse e ushtrisë, 130 miliard dollarë asete?

I pabesueshëm, në sasi dhe vlerë monetare, arsenali i lëvizshëm i ushtrisë shqiptare deri në vitin 1990. Nëse shtohen dhe objektet e palëvizshëm e territoret, shifra rritet në mënyrë katastrofike.

Në sektorin shkencor të Akademisë Ushtarake, ku ai bënte pjesë bashkë me 5 kolegë të tjerë si ekspert i analizave ushtarake, vinin informacione më shumë se kudo tjetër, për shkak të rëndësisë që kishte vetë detyra. Falë punës së gjatë në sektorin nga dilnin tezat, nga ku duhej të mbështetej ushtria në paqe e në rast lufte, ai ka njohuri të gjithanshme. E veç kësaj, pas përvojës në terren si komandant i një batalioni art-mitraljer, vite më vonë do të emërohej edhe në krye të kabinetit të komandës së forcave ajrore. Duke pasur këto detyra, ai është i gatshëm të japi përgjigje edhe atje ku duket se nuk e ka informacionin e duhur. Gjithsesi, koloneli në rezervë Pëllumb Zaimi, thotë se ushtria Shqiptare “notonte” mbi para, përderisa asetet e saj të shitëshme, kapnin një vlerë prej miliarda dollarësh. Të gjitha këto ai i sqaron gjatë një interviste për gazetën “Dita”

Si trajtohen sot nga ana financiare ushtarakët e dalë në lirim dhe ata në pension?

Ushtarakët shqiptarë duhet të trajtohen më denjësisht, ata që janë në detyrë, ata që kanë dalë në rezerve dhe ata që janë në pension. Para ka mjaftueshëm për të gjithë ushtarakë e ish-ushtarakë, sa për të mos e ndjerë krizën.

Në një krizë globale ku mund të gjenden këto para?

Ato duhet të ishin bërë vit pas viti, që nga çasti që u mor vendimi politik se Shqipëria nuk kishte nevojë për një ushtri aq të madhe sa ishte ajo e viteve ’90. Pra këto para gjendeshin në asetet e ushtrisë. Aty ka pasur shifra kolosale parash, por dhe ka ende. Them ka pasur pasi një pjesë e mirë e tyre tanimë janë zhdukur. Por në qoftë se asetet e ushtrisë do të administroheshin në rregull e sipas ligjit, vetëm 10% e shifrës totale që kapin këto asete do ta rregullonin bilancin e pagave të ushtrisë dhe administratës shtetërore për shumë vite me radhë. Dhe kriza nuk kishte pse të ndihej as sa t’u heqësh ushtarakëve dhe ushqimin.

Të flasim më konkretisht?

Ushtria shqiptare e viteve ’90 ka pasur një arsenal të jashtëzakonshëm, armësh, municioni, karburanti, ushqime e veshmbathje. Nëse këto do të shiteshin sipas rregullave, buxheti i shtetit do të furnizohej çdo vit me disa qindra milionë dollarë.

Çfarë shifre kapin këto asete?

Ju them pa frikë, duke u bazuar në atë që kanë nxjerre dhe specialistët e fushës, se ushtria shqiptare ka pasur asete që vlenin deri në 130 miliard dollarë, duke futur këtu objektet dhe territoret.

A nuk ju duket kjo një shifër shumë e lartë, madje e ekzagjeruar?

Mund të jetë shumë e lartë por është e vërtetë dhe e bazuar mbi fakte konkrete.

Që do të thotë…?

Që do të thotë se vetëm municioni i ushtrisë shqiptare, ai i importuar dhe ai i prodhuar në vend, i sistemuar në disa qindra depo e tunele, kap shifrën e 65 miliard dollarëve. Të mos harrojmë se uzina e Poliçanit prodhonte 48-58 ton municion në 24 orë, fishekë pushke, automatiku, mitralozi të lehtë e të rëndë. Gramshi prodhonte 400-500 automatikë e pushkë automatike në ditë ose 120 mijë në vit me një kosto prej 6000 dollarë për copë. Kostoja ishte e lartë pavarësisht se ato në tregun e zi të viteve të fundit patën një vlerë shitje prej 300 dollarësh. Mjekësi prodhonte më shumë se 6000 ton eksploziv në vit.

Ndërkohë çfarë tjetër mund të ishte e shitëshme nga arsenali i ushtrisë?

Ushtria shqiptare ka pasur 196 avionë dhe helikopterë, dhe po të shtojmë këtu 40 avionë AN-2, 3-avionë qeveritarë IL-14 shkojnë 240. Flota ajrore numëron 125 avionë MIG të tipave të ndryshme që varionin nga 15-25 milion dollarë për ekzemplarë. Mesatarja kap vlerën e 4 (katër) miliard dollarëve.

Sa ka qenë forca e ushtrisë tek mjetet e blinduara?

Në ushtri numëroheshin 1200 tanke e transportues të blinduar. Një tank kapte shifrën e 600-800 mijë dollarëve sipas tipave. Mesatarisht kap vlerën 1 (një) miliard dollarë.

Po artileria kundërajrore?

Në artilerinë kundërajrore numëroheshin të paktën 4000 gryka zjarri që përbëheshin nga mortajat 60 mm, tek topat obuz 122 e 150 mm. Ndërkohë në këtë artileri futeshin edhe katjushat ML-130, 12 dhe 19 grykëshe. Marr parasysh se topat obuz më të thjeshtë, ata 122 kanë pasur në një vlerë prej 70 mijë USD. Në artilerinë kundërajrore futen edhe grupet e raketave SAM-2 tokë-ajër. Ushtria shqiptare dispononte rreth 200 të tilla.

Të vijmë tek forcat Detare?

Forcat Detare numëronin të paktën 100 copë anije të tipave të ndryshme, nga të cilat 4 nëndetëse, 4 gjuajtës të mëdhenj, 6 gjuajtës të vegjël, 2 dragamina të mëdha, 6 dragamina të vogla, rreth 60 katra silurues etj. Por ka pasur dhe një armatim prej 400-500 copë silura me vlerë rreth 1500 dollarë copa, (700 mijë dollarë) dhe mbi 2000 mina detare me vlerë mbi 1000 dollarë copa (2 milion dollarë).

Çfarë vlere kishin uzinat ushtarake?

Kishim uzina ushtarake me vlera kolosale si: Uzina e Tankeve dhe e Artilerisë në Tiranë, e baterive në Berat, e armatimit në Gramsh, e municionit në Poliçan, e lëndëve plasëse në Mjekës, (që ishte 100 % me teknologji suedeze), ishin gjithashtu uzina e riparimit të avionëve në Kuçovë, uzina e lokacionit, KRAF-i i Pasha Limanit, për remontin e anijeve mbiujëse dhe nëndetëseve. Këtu nuk po përmend një seri mini-uzinash në të gjithë territorin e republikës ku bëhej remont i pjesshëm i mjeteve luftarake. Këto uzina kishin teknologji moderne, përgjithësisht kineze por dhe franceze e suedeze që ishin fjala e fundit për kohën. Vlera monetarë është vështirë të nxirret pa dokumentet përkatës.

Sa ka qenë ndihma në vlerë monetare që na ka dhënë Bashkimi Sovjetik dhe Kina?

Natyrisht unë nuk mund të flas dot për gjëra që nuk i di, por mund të jap vetëm një shifër të parë në një dokument sekret. Në atë dokument flitej për një ndihmë prej 17 miliard dollarësh të dhënë nga Kina në vitet 1974-1976, e gjitha në pajisje ushtarake.

Çfarë arsenali ushtarak sillte Kina në Shqipëri për të pasur shifra të tilla marramendëse?

Mund të them se në ndihmat e Kinës për ushtrinë shqiptare fillonin nga thikat speciale që përdoreshin në të gjithë ushtrinë, por sidomos tek repartet e zbulimit, tek dylbitë B-12 që e afronin një objekt deri në 12 herë, e për të shkuar tek tanket, avionët e mjetet e riparimit për nëndetëset e anijet mbiujëse luftarake. Të mos harrojmë se ushtria kishte rreth 15 mijë automjete transporti. Por gjithashtu brigadat e xhenios kishin në inventar disa dhjetëra ura të montueshme të tipit “Ponton” dhe “Beli” ku kalonin jo vetëm trupa këmbësorie e makina, por dhe tanket. Por nga Kina edhen edhe disa spitale fushor me të gjitha pajisjet. Ndërkohë ushtria u pajis radio-lokator, por dhe me radio-pelingator për 7-8 pikat e radio-zbulimit të ushtrisë.

A ka një inventar të plot të këtyre mjeteve?

Para vitit 1992 këto inventarë kanë qenë të plota, por pas vitit 1997 gjithçka është asgjësuar. Kjo kërkon një revizionim të saktë. Nëse ngrihet një grup pune me revizorë e teknicienë dalin përfundimet. Nuk dihet çfarë është bërë e po bëhet me pronat e ushtrisë, që siç e përmenda, ato kapin një shifër prej 130 miliard dollarësh.

Asgjësimi i rezervave të luftës

Sipas kolonel Pëllumb Zaimit: “Ushtria ka pasur rezerva të mëdha të paprekshme që kodoheshin “101 K”. Në këto rezerva futeshin edhe vlerat monetare në rast lufte që ishin tepër-tepër sekret. Por kishte ushqim, veshmbathje, municion e karburante të projektuara për 5 vite lufte. Në vitin 1997 u shpërdoruar të paktën 50 mijë ton karburant, dhe në atë kohë karburanti kishte një vlerë prej 600 lek për litër. Por me këtë rast u asgjësuan dhe dokumentacionet dhe kështu askush nuk u fajësua për këto vjedhje gjigante që ishin pasuri e ushtrisë dhe e vetë popullit shqiptar”.

Objektet e ndërtuara, ushtria 120 mijë apartamente

“Në fund të vitit 1992 na vjen një urdhër i ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali, i cili kërkonte të dinte se sa sipërfaqe banimi kishte Divizioni i Parë i Tiranës (që ishte dhe më i madhe në vend), me qëllim që të strehoheshin ushtarakët që ishin pa shtëpi. Punuam mbi harta dhe në fund dolëm në konkluzionin se Divizioni i Parë kishte hapësira banimi prej dhomë e kushinë, 1+1 sipas standartit të kohës, të paktën 8000 hyrje. Shqipëria kishte një potencial prej 22 divizionesh. Po të marrim një mesatare që njësitë e tjera kishin 5000-6000 hyrje të tilla, pra 1+1, mund të strehoheshin të paktën 120 mijë familje. Por ku janë këto prona tani, po trojet përreth tyre? Ky është dhe abuzimi më i madh i qeverive që kanë ardhur në Shqipëri pas vitit 1992”, kujton kolonel Zaimi.

Ndërtimi i fortifikimeve

Pëllumb Zaimi thotë se në Shqipëri u ndërtuan 175 mijë qendra zjarri, ku çdo njëra prej tyre kishte një vlerë prej 7500 lekë të reja, me përjashtim të atyre më të mëdha. “Por ndërtuan dhe shumë kilometra tunele nëntokësore bazat e strehimit të avionëve dhe dy kryeveprat arkitektonike që ishin Baza Ajrore e Gjadrit dhe Baza Detare e Porto-Palermos. Gjithashtu janë ndërtuar dhe komandat e batalioneve, brigadave e më tej. Këto objekte janë ndërtuar me punën e oficerëve dhe ushtarëve. Më kujtohet që kur isha oficer i ri, komandanti i batalionit Destan Shira ngriti me ushtarët e oficerët, por duke qenë vet në krye të punëve, komandën e batalionit dhe ndërtesat e kompanive me një hapësirë prej 800 metra katrorë. Gjithçka me forcat e repartit e duke thyer gurë në mal. Duhet kuptuar se për kohën fortifikimi ishte i nevojshëm. Nuk ishim të vetmit që merrnim masa të tilla. Për shkak të Luftës së Ftohtë, Norvegjia hapi mbi 11 mijë/km tunele fotifikuese, Zvicra 16 mijë/km, Franca 8 mijë/km ndërsa vetëm Moska gjithashtu 8 mijë/km tunele që shërbenin për komandën e Përgjithshme Sovjetike”.

Statistikë osmane e vitit 1908: Tuzi me 100% shqiptarë, Prizreni pa asnjë qytetar turk

Një kopje të një botimi shumë interesant ka publikuar faqja Shqiptarët në Malësi. Bëhet fjalë për një statistikë turke (1908 – 1909), ku tregohen vendet me shumicë të popullsisë shqiptare me numër të saktë të popullsisë dhe përqindje.

Në këtë statìstikë bien në sy vendet shqiptare në Mal të Zi: Tuzi, Gucia dhe Rozhaja. Sipas kësaj statistike, Tuzi kishte 7647 banorë dhe të gjithë ishin të përkatësisë etnike shqiptare.

Gucia kishte gjithsej 12073 banorë nga të cilët 9905 prej këtyre banorëve ose 82,6% ishin shqiptarë, 1812 banorë apo 15,5% ishin serbë ndërsa të tjerë ishin 356 banorë apo 2,9%.

Rozhaja kishte gjithsej 17466 banorë prej ku prej tyre 15032 banorë apo 86,5% ishin shqiptarë kurse 2434 banorë apo 13,5% ishin serbë.

“Merr pushtetin në Tiranë, ne mbajmë Enverin dhe Ramizin në Moskë”, dhëndri i Kadri Hazbiut tregon udhëzimin e sovjetikëve për Beqir Ballukun

Shqipëria është një nga ato pak vende ku komunizmi hodhì rrënjë të thella dhe u rrit nën tensionin e pashembullt të një sistemi të egër e të pamëshirshëm politik fund e krye.

Ky regjim e izoloi Shqipërinë për gati 50 vite nga pjesa tjetër e botës, nga bota perëndimore.

Agron Aranitasi, dhëndri i Kadri Hazbiut, ish -ministri i brendshëm në fillim të viteve ’80, rrëfen në Exclusive të vërtetat e tij mbi historitë famëkeqe në bllokun komunist. Edhe pse pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, Enver Hoxha e shpalli si Kryeministrin e ri, Kadri Hazbiu, një nga njerëzit më të besuar të regjimit komunist, ai u mënjanua shpejt, u përbalt dhe u arrestua, derisa e vranë pas shpine brenda në qelinë e tij.

Monika Stafa: Kush je ti Agron Aranitasi? Dhe më trego pak për jetën tënde… cfarë të lidh me poetin Fatos Arapi dhe familjen e tij?

Agron Aranitasi: .. Prindërit e mi kanë marrë pjesë aktive në Luftën Nacional- Çlirimtare dhe rrjedhimisht pas fitores së tyre, të partizanëve, pas çlirimit të vendit, në mënyrë krejt normale u përfshinë në strukturat e reja shtetërore. Mamaja ime ka tjetër histori, vjen nga një familje patriotësh të Vlorës. Gjyshi im është një nga themeluesit e Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare. Ai ishte ortodoks, por nuk pranonte kishën greke dhe bënte pjesë në ata ortodoksë që quheshin ortodoksë uniatë. ..Ajo vinte nga familja Arapi, ku bëtë edhe ju pyetjen për Fatos Arapin, po vëllai i madh i mamasë dhe Fatosit, ka qenë një nga partizanët e parë të Vlorës por dezertoi nga brigada e parë në maj të 1944. Fatos Arapi është daja im. Kështu që gjatë periudhës së Koçi Xoxe kryesisht, e shihnin nënën me një sy… Kjo është pak a shumë origjina ime. Ndërsa puna ime është përqëndruar gjithmonë në fushën e televizionit, që në 1970 në janar, kam filluar në Radio Televizionin Shqiptar.

Monika Stafa: Si hyre në bllok? Në cfarë viti u bëre pjesë e tij?

Agron Aranitasi: Në fakt si shtëpi, ajo shtëpi nuk ishte në Bllok. Shtëpia ku banonte Kadri Hazbiu është atje ku sot është Piramida. Unë u njoha, u dashurova me vajzën e tij të dytë, Mozën, u fejuam, pastaj u martuam. Kur u fejuam ne, Enver Hoxha tha ‘ja, këto fejesa do partia’. Dhe pas 8 vjetësh shkatërroi jo fejesën dhe familjen time, por shkatërroi disa familje të cilat kishin kontribute gjatë luftës dhe gjatë punës.

Monika Stafa: Në fillim të viteve ’70 kish nisur një gjueti shtrigash brenda bllokut pas disa betejash për të eleminuar herë pas here emra politikë që rrezikonin pushtetin e Hoxhës. Përmendim këtu në vitet ‘50 Tuk Jakovën, Koci Xoxen, Nako Spiron, Liri Belishovën për të mbërritur deri tek banda, sic i quan Mehmet Shehu në një letër të tij drejtuar Enver Hoxhës, banda e Beqir Ballukut dhe gjeneralëve të tij… në fillim të viteve ’70. Cfarë ishte kjo histori e nomenklaturës komuniste për t’u vetpastruar?

Agron Aranitasi: Nisën me Sejfulla Malëshovën, që ishte një nga njerëzit më të kulturuar në atë parti. Ai ishte shumë i përgatitur politikisht dhe ju duhet të dini që Sejfulla Malëshova erdhi nga Bashkimi Sovjetik dhe Sejfulla Malëshova u bënte mësim për ideologjinë komuniste atyre që më vonë u bënë anëtarë Byroje. ..Pastaj vazhdoi me Liri Gegën dhe Dali Ndreun…Pastaj pas eliminimit të Koçi Xoxes, Nako Spiru u eliminua një vit para eliminimit të Koçi Xoxes dhe Nako Spiru ka vrarë veten,.. Pastaj vjen historia e Tuk Jakovës, që në ato momente ishte i vetmi anëtar i komitetit qëndror kur u formua partia që nuk ishte dënuar, dhe ishte sekretar i dytë siç u bë më vonë Hysni Kapo. Ai u dënua bashkë me Bedri Spahiun dhe mua më ka habitur gjithmonë fakti se si është e mundur që Enver Hoxha nuk e pushkatoi Bedri Spahiun se ai ka thënë gjëra që nuk ka guxuar asnjëri t’ia thotë, ia ka thënë në plenium. Pas dënimit të këtyre, erdhi dënimi i Liri Belishovës, por në këta tre të fundit ka dorë edhe Mehmet Shehu.

Monika Stafa: Flasim pak për Beqir Ballukun. Hyn në radhët e PKSH në vitin 1943. Dhe dallohej si një nga atentatorët më të njohur në qytetin e Tiranës. Njihet ajo historia me ambasadorin sovjetik kur ju ofrua pushteti në këmbim të treshes që gjendej në Moskë. Hoxha, Kapo dhe Shehu, cfarë i tha atij?

Agron Aranitasi: Beqir Balluku ishte pjesë e treshes. Beqir Balluku ishte ministër i mbrojtjes dhe po të shihni historinë e vendeve socialiste, çdo lloj tranzitimi i pushtetit që është bërë në to, është bërë me anën e ushtrisë. Edhe në Bashkimin Sovjetik pas vdekjes së Stalinit, ishte Zhugovi që eliminoi Berien dhe i dha pushtetin Malenkovit dhe në fund Hrushovit. ..Mehmeti nuk e donte Beqirin, kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të këqija dhe përfitoi nga ky rast për ta eliminuar.

Ishte mbledhja e partive komuniste në Moskë, parti komuniste dhe punëtore nga e gjitë bota në Moskë. Dhe Enver Hoxha në krye të delegacionit, me Mehmetin, Hysniun dhe Ramizin shkuan në Moskë. Aty ndodhi ajo përplasje që thonë. Hrushovi u acarua shumë, por jo vetëm Hrushovi, kundra Enver Hoxhës dolën shumë nga udhëheqësit e partive komuniste. Por e përkrahën dhe parti komuniste të tjera. Në radhë të parë, ajo rrinte si në hije, ishte partia komuniste e Kinës, sepse ai kishte filluar të afrohej me Kinën ndërkohë që po ndjente prishjen me sovjetikët. Atëherë ambasadori sovjetik dërgoi atasheun ushtarak, por ju i dini marrëdhëniet që ishin mes nesh dhe Bashkimit Sovjetik. Bashkimi Sovjetik ishte qendra e komunizmit botëror. Dhe ata i propozuan hapur Beqir Ballukut që merr pushtetin dhe ata, ne i mbajmë në Moskë. Dhe kjo nuk ishte një gjë që dallohej, kishte ndodhur precedentë dhe përpara. Ata kishin mbajtur në Moskë Boleslav Bjerutin e Polonisë dhe Matias Rakos e Hungarisë. Se ne themi gjithmonë për krimet e partisë komuniste në Shqipëri, shihni të partisë komuniste në Hungari. Beqir Balluku i tha po nuk u kthyen ata të katërt këtu, harrojini këta 2 mijë specialistë që keni në Shqipëri, se ishin 2 mijë sovjetikë me gjithë familjet.

Monika Stafa: Pra, ishte besnik i Enver Hoxhës?

Agron Aranitasi: Edhe Ramiz Alia, që unë nuk kam asnjë lloj respekti, por në librin e vet shkruante, që të thoje që Beqir Balluku doli kundra Enver Hoxhës, ishte e pabesueshme. Beqiri ishte njeri besnik. …’74 është një vit kyç në historinë e Shqipërisë, se në ’74 kanë filluar dhe prishjet e marrëdhënieve me Kinën. Ne flasim ’78 kur u prishën fare, por që në ’73 Kina ia ka dhënë sinjalet Enver Hoxhës, sepse në ’72 shkoi Kissingeri në Kinë, në ’73 vajti presidenti Nikson, Enveri u thoshte atyre që po largoheni nga marksizëm leninizmi.