Njihuni me piramidat e Bosnjës të ndërtuara nga Ilìrët, më të vjetrat në botë

E dinit që në Bosnje janë zbuluar disa piramida? Ato rezultojnë të jenë ndërtuar nga ilirët dhe janë tejet të sofistikuara de kane befasuar shumë ekspertë.
Sipas historianit dhe arkeologut amerikano-boshnjak, Sam Semir Osmanagiç, piramidat në Bosnje, ajo e Diellit, Hënës dhe e Muajit janë piramidat më të vjetra që janë ndërtuar ndonjëherë mbi sipërfaqen e Tokës.

Piramidat janë zbuluar në vitin 2006, në Visoko, qytet 20 km larg kryeqytetit të Bosnjes, Sarajevë.

Madje, sipas arkeologut boshnjak që i ka zbuluar, piramidat janë edhe më të lashta nga piramidat e Egjiptit.

“Piramida më e lartë në botë është ajo e Gizës, 145 metra, piramida më e lartë e Majave është ajo El Mirador – 103 metra, por piramida më e lartë në botë është ajo e Bosnjës, e quajtur Piramida e Diellit e lartë 220 metra. Shmangia nga veriu është 0 gradë, 0 minuta dhe 12 sekonda. Asnjëherë nuk është shënuar një orientim më i saktë se ai në Piramidën e Diellit”,ka shpjeguar Semir Osmanagic.

Disa gjeolog vendas dëshmojnë se këto janë thjeshtë përbërje gjeologjike, por Osmanagic shprehet se kanë të dhëna se ato janë të ndërtuara nga njeriu.

Sipas arkeologut që i zbuloi, Osmanagic, piramidat ilire në Bosnje nuk janë përmendur më parë për shkak se ata janë fshehur nga sistemi politik në ish-Jugosllavi.

BERISHA ZOTOHET SE DO TREFISHOJË RROGAT DHE PENSIONET SAPO TË MARRË PUSHTETIN

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha garantoi qytetarët se dy-trefishimi i rrogave dhe pensioneve do të jetë zotimi i PD-së në pushtet. Gjatë foltores në Durrës, Lideri i opozitës denoncoi planet e qeverisë për shpronësimin e banorëve dhe ndërtimin e pallateve mbi pronat private, duke akuzuar Edi Ramën dhe strukturat e tij për korrupsion dhe plaçkitje të fondeve publike.

Ndër të tjera, Kryedemokrati nënvìzoi se tani është koha e guximit dhe e vendosmërisë për të shpëtuar Shqipërinë nga një qeveri hajdutësh.

“Miq! Unë e shoh me shumë kënaqësi, me shumë vlerësim entuziazmin tuaj. Por duhet që, çdonjëri prej nesh të ulet me secilin që nuk e kemi këtu dhe t’i themi çfarë duhet të bëjë, a mund të durojmë ne më. A durohet më ky regjim? Çfarë po bën në Durrës? Projekti thotë do prishen 8 banesa. Do të prishë 78 banesa për të ndërtuar kullë. Dhe bën ky hajdut, që nuk ka asnjë vlerë tjetër përveçse vjedhjeve që bën, se po bëj rrjetëzimin, po bëj këtë e atë. Dhe ka 4 muaj që përballet me banorët, të cilëve do t’u rrëmbejë pronën, shtëpinë, si bandit me një shpërblim të parëndësishëm dhe me një prishje pa asnjë motiv.

Është një rast ky. Raste të tilla janë të shumta. Prandaj miq, është koha jonë tani. Ora është e jona. Ora e guximit tonë, e vendosmërisë për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar Durrësin, për të shpëtuar Durrësin e ri. Unë ju jap fjalën ju, se i tërë projekti i ubanizimit të plotë dhe modern të këtij qyteti të ri, i krijimit të shërbimeve më të mira, i furnizimit me ujë dhe urbanizimit të plotë, do të jenë përparësi e PD. Garantoj qytetarët e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, se 2-3 fishimi i rrogave në vazhdim, do jetë objektivi ynë, zotimi ynë. Garantoj pensionistët se 2-3 fishimi i pensioneve në vazhdim është premtimi ynë.

Asnnjë njeriu, kurrë nuk do mund t’i dhunohet prona. Por e thamë. Kemi ndërtuar 11 mijë kilometra rrugë, në të katërta anët e Shqipërisë, asnjë sherr me banorët dhe pronarët, asnjë. Në një moment, në Tiranë tek shkolla Teknologjike, një grup banorësh, po ndërtohej Unaza, dolën në protesta në të vetmin rast, se të gjitha rastet tjera krahas grupeve të ndërtimit, supervizimit ishin grupet e shpronësimit të çdo metri katror që zihej nga rruga dhe s’e kundërshtoi asnjëri, nuk e kundërshtoi askush. Pse? Sepse rrugën e donin, por edhe shpërblimi ishte i ndershëm. Dhe nuk është përdorur forcë, por kudo mirëkuptimi. Ata banorë dolën. E pyes unë: z.ministër, çfarë kanë këta, që po protestojnë. Nuk janë dakord me shpronësimin. Kishin të drejtë. Ata e kanë në sensin e ligjit dhe të së drejtës shumë më tepër se pushteti, këtë ta dini mirë. Pushtetarët duhet të frymëzohen nga sensi i ligjit dhe i të drejtës që kanë qytetarët.

I them, po mirë atëherë, ne të bëjmë ligjin dhe t’u përgjigjemi atyre. Kanë të drejtë ç’po kërkojnë. U bë ligji, u shua, asnjë sherr, asnjë grindje, asnjë fjalë. Këta kërkojnë t’i ngrejnë themelet Durrësit të ri për të ndërtuar mafia. Absolutisht kurrë nuk do ndodhë. Do ndodhë vetëm atëherë kur ju, të bini dakord plotësisht njeri me tjetrin. Po, nqs ju bini dakord njëri me tjetrin që këtu ku janë, keni shtëpitë, vilat, doni të ndërtoni pallat të madh shumëkatësh për interesat tuaja, qeveria do bëjë planin, do ua paraqesë, do miratohet së bashku. Po kurrë ndryshe jo, me impnim nuk mund të ketë. Ajo është shtëpia juaj.

Të them unë një gjë. Nuk ka si ajo, po më keq se ajo është Rama me Linda të tjera. Ato dy Lindat e tjera, ato as në romane nuk i gjen kund. Veprat e tyre të zeza. Po, me AKSHI-n, me marrje peng të biznesmenëve, me plaçkitje, me tendera 75 mln për inteligjencën artificiale kunati. E kuptoni ju vet. Kina, Deepseek-un 6 milionë, kurse inteligjenca artificiale e Edi Ramës dhe e familjes Rama, 75 milionë, pa bërë asgjë. Asnjë blerje, asnjë shitje, asnjë gjë, absolutisht. Të gjitha paratë nga xhepi juaj në thesar, nga thesari tek ata. Ndaj dhe, në këtë betejë ai është i pashpresë. Guximit tuaj, zemërimit tuaj, nuk ka forcë në botë që t’i rezistojë. Faleminderit!” tha Berisha.

Moska del nga “hija”, përkrah anarkinë në Shqìpëri dhe sulmon Edi Ramën…

Pas ideologut të Putinit, Alexandër Dugin, i cili përkrahu protestat e Tiranës, sot ka dalë në skenë edhe Moska zyrtare. Në një deklaratë zyrtare, zëdhënësja e ministrisë së Jashme të Rusisë, Maria Vladimirovna, Zaharova ka sulmuar direkt kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në një deklaratë të shpërndarë edhe nga ambasada ruse në Tiranë, Zaharova thekson:

“’Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend. Edi Rama deklaroi se protestat janë vepër e të huajve që nuk duan që Shqipëria t’i bashkohet BE-së.’

Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit Tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë, dhe Ju nuk duhet t’i hidhni fajin të tjerëve. Rregulloni vetë problemet Tuaja të brendshme”.

Kreu i qeverisë shqiptare në fakt nuk akuzoi Moskën direkt për ndërhyrje të brendshme, thjesht citoi deklaratën e Alexandër Duginit, i cili është ideologu i asaj që quhet Rusia imperialiste. Dugin, ka qenë aktiv për zhvillimet në Shqipëri edhe herët e tjera, madje ka një portal të njohur ideologjik “Euroazia”, i cili prej vitesh ka edhe një faqe në gjuhën shqipe dhe i drejtohet publikut shqiptar, e ka folur për zhvillimet këtu sa herë ka pasur probleme.

Gjuha shqipe në Athinë, mësuesja Lefteri Metkaj prej 10 vitesh kontribuon në mësimin e gjuhës shqìpe

Prej 10 vitesh në Athinë të Greqisë mësuesja Lefteri Metkaj jep mësim në lëndën e gjuhës shqipe.

Në aktivitetet e shumta që realizon me nxënësit ruan identitetin shqiptar me elementët kombëtarë si flamuri, plisi, etj.

Lefteri Metkaj është mësuese e gjuhës shqipe në Athinë. Prej 9 vitesh jep kontributin e saj duke iu mësuar gjuhën shqipe fëmijëve duke ruajtur identitetin shqiptar.

Elementët kombëtarë si gjuha shqipe, flamuri , plisi , fustanella , xhamadani dhe traditat janë elementë të tabanit kombëtar ku fëmijët i mbajnë çdo herë në festa të ndryshme dhe aktivitetet që realizohen. Metkaj vlerëson edhe bashkëpunimin dhe mbështetjen e prindërve.

Video Player

00:00

01:

Pensionet në 2027, Ibrahimaj zbulon sa para shtesë do të marrin çdo muaj të moshuarit

Ministrja për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur rritjen e mbështetjes financiare për pensionistët nëpërmjet buxhetit të vitit 2027 gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Sipas saj, shtesat mujore për kategoritë e ndryshme të pensionistëve do të dyfishohen, ndërsa deri në vitin 2030 synohet që asnjë pensìonist urban me vite të plota pune të mos marrë më pak se 40 mijë lekë në muaj.

Për këtë politikë janë parashikuar 20 miliardë lekë në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Ibrahimaj: Pensionistët do të kenë mbështetje më të madhe me buxhetin e ri. Në vitin 2027 për pensionistët urbanë, që kanë vite të plota pensioni, shtesa mujore do të shkojë nga 1800 lekë në 3600 lekë.

Për pensionet urbane të pjesshme nga 800 në 1600 lekë, për pensionet rurale nga 1000 në 2000 lekë, për pensionet familjare nga 700 në 1400 lekë, për pensionet e invaliditetit të punës nga 600 shtesa do të shkojë në 1200 lekë.

Për këtë politikë në buxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 20 miliardë lekë, nga 10.4 që ishin parashikuar në buxhetin e vitit 2026.

Angazhimi ynë për pensionistët shkon përtej kësaj. Deri në vitin 2030 ne kemi vendosur objektiva të qarta. Asnjë pensionist urban me vite të plota pune nuk do të ketë më pak se 40 mijë lekë në muaj.

Afrimi i Ramës me izraeIitët, Claudio Mutti: Zona e Vlorës e projektuar që në 1935-ën për krijimin e një ‘shteti’ hebre

Në Tiranë dhe në qytete të tjera shqiptare po zhvillohen protesta kundër projektit të ndërtimit të një kompleksi turistik luksoz në ishullin e Sazanit, një investim i shpallur në vitin 2024 nga një kompani amerikane e lidhur me fondin e investimeve të Jared Kushner, dhëndrit dhe këshilltarit të presidentit amerikan Donald Trump.

Në këtë periudhë tensionesh politike dhe protestash të dhunshme në Shqipëri, Claudio Mutti, drejtor i revistës së studimeve gjeopolitike Eurasia, ka tërhequr vëmendjen ndaj rëndësisë strategjike të ishullit dhe pasojave që mund të sjellë ndërtimi i një infrastrukture të madhe turistike në këtë territor.

Advertisement

Në deklaratën e tij, Mutti i referohet studimit të Stefano Azzalit, me titull “Tirana, periferi e Tel Avivit”, të botuar në numrin 4 të vitit 2026 të revistës Eurasia.

“Në Tiranë dhe në qytete të tjera shqiptare po zhvillohen protesta kundër projektit të fshatit turistik luksoz që pritet të ndërtohet në ishullin e Sazanit. Projekti u njoftua në vitin 2024 nga një kompani amerikane e lidhur me fondin e investimeve të Jared Kushner, dhëndrit dhe këshilltarit të Trump”, shprehet Mutti.Read alsoTaulant Balla thotë se Rama nuk largohet deri më 2030: E caktojmë ne kur do iki…

Drejtori i Eurasia ndalet te karakteristikat ushtarake të ishullit, duke theksuar se Sazani nuk është thjesht një territor bregdetar me potencial turistik, por një vend që për dekada ka shërbyer si fortesë ushtarake në hyrje të Adriatikut.

“Siç vëren Stefano Azzali në një studim me titull ‘Tirana, periferi e Tel Avivit’, ishulli i Sazanit nuk është thjesht një plazh i paprekur, por një fortesë e vërtetë me mbi 3600 bunkerë dhe një rrjet të dendur tunelesh e strehimesh nëntokësore antibërthamore, që kontrollon hyrjen në Kanalin e Otrantos, me rëndësi vendimtare për kontrollin e Adriatikut”, deklaron ai.

Sipas Muttit, pikërisht ky pozicion gjeografik e bën të rëndësishëm diskutimin mbi natyrën e investimit dhe mënyrën se si mund të përdoret infrastruktura që do të ndërtohet.

“Në këtë pikë strategjike, ndërtimi i një kompleksi të madh turistik, të pajisur me struktura portuale dhe infrastrukturë komunikimi, ofron mundësinë e një përdorimi të dyfishtë. Në fakt, infrastruktura që në pamje të parë është civile mund të përshtatet për qëllime ushtarake ose spiunazhi”, thekson Mutti.

Ai shkon më tej, duke përshkruar funksionet që mund të marrin portet private, sistemet e komunikimit, strukturat për helikopterë dhe objektet akomoduese në një territor me një pozicion të tillë.

“Një port privat kontrollon trafikun në Adriatik, infrastruktura e komunikimit përgjon sinjalet, strukturat për helikopterë kryejnë operacione mbikëqyrjeje, ndërsa objektet akomoduese me hyrje të kufizuar strehojnë agjentë operativë”, shprehet ai.

Një pjesë tjetër e deklaratës së drejtorit të Eurasia lidhet me kontrollin e ardhshëm mbi infrastrukturën dhe vështirësitë që mund të hasë një shtet nëse objekte të tilla kalojnë nën administrimin e aktorëve të huaj.

“Dhe pasi infrastruktura të jetë ndërtuar dhe të jetë vënë në funksionim nën kontrollin e huaj, vendi pritës do ta ketë të vështirë të rimarrë zotërimin e saj. Pikërisht në këtë mënyrë krijohen me kalimin e kohës varësitë strategjike”, deklaron Mutti.

Një vend të veçantë në deklaratën e Claudio Muttit zë referenca historike e vitit 1935, që lidhet me interesimin për rajonin e Vlorës si një territor i mundshëm për krijimin e një shteti hebre jashtë Palestinës.

Mutti përmend gazetarin sionist Leo Elton, i cili, sipas tij, kishte identifikuar rajonin e Vlorës si një vend të përshtatshëm për një projekt të tillë.

“Për më tepër, që në vitin 1935, gazetari sionist Leo Elton kishte identifikuar rajonin e Vlorës si pikënisjen ideale për krijimin e një shteti hebre alternativ ndaj Palestinës, për shkak të pozicionit strategjik detar dhe potencialit bujqësor të rajonit”, deklaron drejtori i Eurasia.

Në këtë referencë historike, Mutti veçon dy arsye që, sipas tij, kishin tërhequr vëmendjen e Leo Eltonit ndaj Vlorës: pozicionin detar dhe mundësitë që ofronte toka bujqësore.

Pozicioni në bregdetin shqiptar, pranë Kanalit të Otrantos dhe në hyrje të Detit Adriatik, përbënte një nga elementet që Elton kishte marrë në konsideratë. Elementi tjetër ishte potenciali bujqësor i rajonit, i cili përmendet si një faktor i rëndësishëm për vendosjen dhe zhvillimin e një popullsie në një territor të ri.

Referenca e Muttit lidhet me periudhën kur qarqe të lëvizjes sioniste shqyrtonin mundësi të ndryshme territoriale për krijimin e një shteti hebre. Në deklaratën e tij, ai e përmend propozimin e Eltonit për Vlorën krahas rëndësisë strategjike që i atribuon sot ishullit të Sazanit.

Kështu, në të njëjtën deklaratë, drejtori i Eurasia sjell vëmendjen si te propozimi historik i vitit 1935 për rajonin e Vlorës, ashtu edhe te projekti aktual i investimit në ishullin e Sazanit.
Afërsia me gazsjellësin TAP dhe rëndësia për furnizimin me energji të Evropës
Në pjesën përmbyllëse të deklaratës, Claudio Mutti ndalet te një tjetër element që, sipas tij, e bën Sazanin një pikë të rëndësishme në Adriatik: afërsia me trasenë nënujore të gazsjellësit TAP, i cili luan rol në furnizimin e Evropës me gaz natyror.

“Natyra e ishullit të Sazanit si një pikë e avancuar strategjike bëhet e qartë nëse merren parasysh faktorët strategjikë që ndërthuren në këtë zonë. Para së gjithash, afërsia e ishullit me trasenë nënujore të gazsjellësit TAP (Trans Adriatic Pipeline), i cili ka rëndësi themelore për furnizimet energjetike të Evropës”, thekson Mutti.

Gazsjellësi TAP transporton gaz natyror nga rajoni i Detit Kaspik drejt tregjeve evropiane, duke kaluar përmes territorit shqiptar dhe më pas nëpër Detin Adriatik drejt Italisë.

Në deklaratën e tij, Mutti e përfshin këtë infrastrukturë energjetike mes faktorëve që i japin rëndësi pozicionit të Sazanit, krahas kontrollit të hyrjes në Adriatik dhe infrastrukturës ushtarake që ishulli ka trashëguar. /Pamfleti

Shqiptari rreh gr. υαn se nuk praηonte … ks nga m b raρa, Grυαja: Ja çmë bëri…

Një burrë i moshës 36 vjeç u de.noncua nga bashkëshortja për dh.u.në në familje, një dh.u.në e cila ka sh.p.ër.th.yer pas kërkesës së tij për të kryer mar.rëdh.ënie s.e.ks.uaIe.

Shtetasi me inicialet R. S sipas një burimi policor të gazetës “Si” përfundoi në komisariatin numër katër pasi e shoqja,

një 28-vjeçare këmbëngul se u rr..h dhe u dh.u.nua f.izikisht nga partneri. Ç.ifti u martua katër vite më parë –

bën me dije policia – përmes shkuesisë dhe nuk kanë pasur ndonjëherë ko.nf.likte të rënda gjatë martesës.

Qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblìmit, pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë

Qytetarët e dëmtuar në aksidente rrugore nuk do të penalizohen më me pjesën e zbritshme të dëmit, të njohur si franshizë, ndërsa për aksidentet me dëme të vogla materiale kompanitë e sigurimit do të detyrohen të kryejnë pagesat brenda 14 ditëve kalendarike.

Këto janë disa nga ndryshimet që parashikon projektligji i ri për sigurimin e detyrueshëm motorik, i hartuar nga Ministria e Financave.

Një nga risitë kryesore lidhet me rritjen e vlerës së dëmeve që trajtohen përmes procedurës së përshpejtuar. Nëse aktualisht kjo procedurë zbatohet për dëme deri në 100 mijë lekë, me ndryshimet e propozuara pragu do të rritet në 250 mijë lekë.

Për këto raste, kompanitë e sigurimit do të kenë detyrimin të kryejnë dëmshpërblimin brenda dy javëve nga paraqitja e kërkesës.

“Detyrimi për pagesën e dëmshpërblimit të kërkesave me vlerë të vogël bëhet brenda 14 ditëve kalendarike nga paraqitja e kërkesës”, thuhet në projektligjin e Ministrisë së Financave.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është heqja e franshizës për palët e dëmtuara. Kjo do të thotë se qytetarëve që kërkojnë kompensim nga sigurimi i detyrueshëm nuk do t’u zbritet më një pjesë e vlerës së dëmit.

“Një risi thelbësore është ndalimi i aplikimit të pjesës së zbritshme ose franshizës ndaj palëve të dëmtuara”, thuhet në projektligjin e Ministrisë Financave.

Ndërkohë, për aksidentet ku personi përgjegjës nuk ka siguracion ose nuk identifikohet, projektligji parashikon vijimin e kompensimit të të dëmtuarve përmes Fondit të Kompensimit.

Ndryshimet përfshijnë edhe rritjen e kufijve minimalë të mbulimit të sigurimit për dëmet ndaj personave dhe pronës. Megjithatë, këto vlera të reja nuk do të zbatohen menjëherë.

Sipas draftit, kufijtë e rinj të kompensimit do të hyjnë në fuqi me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa deri atëherë do të vijojë zbatimi i regjimit kalimtar.

Projektligji synon të përshpejtojë procedurat e dëmshpërblimit, të forcojë mbrojtjen e qytetarëve të dëmtuar në aksidente dhe të rrisë përgjegjësitë e kompanive të sigurimit.

“Më shanë në shqip”, Rocco Vata vjen me reagim të FORTË! Ja çfarë shkruan suImuesi në rrjetet sociale

Irlanda mposhti 3 – 0 Kosovën, ndeshje e vlefshme për Ligën B në Ligën e Kombeve. Përtej rezultatit, ka bërë bujë në media deklarata e sulmuesit me origjinë shqiptare, por pjesë e kombëtares irlandeze, Rocco Vata.

Ai u shpreh se lojtarët e Kosovës e shanë në gjuhën shqipe gjatë momentit kur ishte në fushë: “Më thanë: ‘A je shqiptar?’ dhe më pas më shanë. Unë iu përgjigja: ‘Po, s’ka problem’”.

Vata tregoi se njëri prej futbollistëve që e kishte fyer shkoi pas përfundimit të takimit dhe i kërkoi falje. Deri tani, Vata nuk e ka bërë publik emrin e lojtarit që e ka sharë, sipas pretendimit të tij.

Por talenti ka shpërndarë postim në rrjetet sociale, teksa shkruan: “Një grumbullim fantastik, që u përmbyll me debutimin tim në shtëpi, përpara një publiku të jashtëzakonshëm. Gjithmonë është nder të përfaqësoj Irlandën”.

Çfarë është “Cheget”, valixhja nukIeare që shoqëron Putinin në Kinë! Ushtaraku rus e pranon si rrallë herë (Video)

Një gazetar rus filmoi anëtarë të delegacionit të Presidentit Vladimir Putin duke mbajtur çantën bërthamore të Rusisë, ndërsa Putin mbërriti të mërkurën në Shenzhen të Kinës për samitin e APEC-ut, ku pritet të takohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentin kinez, Xi Jinping.

I pyetur drejtpërdrejt nëse po e mbante çantën, një ushtarak e konfirmoi se po.

E njohur si “Cheget”, kjo çantë i mundëson Putinit të ruajë në çdo kohë komandën dhe kontrollin e pandërprerë mbi arsenalin bërthamor të Rusisë, pavarësisht vendndodhjes së tij fizike.

“Shikoni pas meje është ajo, valixhja bërthamore, ndihmësi i Vladimir Putin dhe diplomat. Përshëndetje, a është kjo valixhja bërthamore?”, i thotë gazetari, ndërsa ndihmësi i Putin i përgjigjet duke buzëqeshur “Po”.

“Cheget” është çanta e lëvizshme ruse e komandës dhe kontrollit bërthamor, e cila shërben si terminal i lëvizshëm brenda sistemit të komandës “Kazbek” për Forcat Bërthamore Strategjike të Rusisë. Ajo lidhet përmes rrjetit të komunikimit “Kavkaz”, duke u mundësuar drejtuesve të lartë të komunikojnë dhe të autorizojnë sulme bërthamore edhe kur ndodhen larg qendrave fikse të komandës.

VIDEO