Georgievski: Më mirë kuptohem me shqiptarët, sesa me maqedonasìt e ‘botës serbe’

Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Popullore VMRO, Ljubço Georgievski, ka reaguar publikisht përmes rrjeteve sociale ndaj deklaratave të fundit të liderit të Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari.

Georgievski ka shpërndarë një video nga intervista e Taravarit, duke e shoqëruar me një koment që ka ngjallur reagime në opinionin publik. Ai thekson se pas shumë vitesh pavarësi të shtetit, raportet dhe perceptimet politike në vend po marrin një drejtim të ri.

“Pas 35 viteve pavarësi, ka ardhur koha kur me shqiptarët kuptohem më mirë sesa me maqedonasit e botës serbe”, ka shkruar Georgievski në profilin e tij në Facebook.

Reagimi i tij vjen pas deklaratës së Arben Taravarit, i cili në një intervistë ka shprehur vlerësim të lartë për Georgievskin, duke e cilësuar si një nga figurat politike që e ndjek dhe e respekton më së shumti në Maqedoninë e Veriut.

Taravari ka deklaruar se, ndonëse janë takuar vetëm disa herë shkurtimisht, ai i ndjek rregullisht analizat dhe qëndrimet e ish-kryeministrit, duke vlerësuar njohuritë e tij për zhvillimet historike dhe politike në vend, si dhe për raportet Maqedoni–Bullgari.

“Kur i dëgjoj deklaratat e tij, ai është njohës i mirë i historisë dhe i zhvillimeve në Maqedoni, si dhe i marrëdhënieve ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë. Ka analiza të mira dhe unë shpesh e dëgjoj dhe pajtohem plotësisht me të”, është shprehur Taravari.

Në pjesën tjetër të deklaratës së tij, Taravari ka folur edhe për marrëdhëniet ndëretnike dhe orientimin gjeopolitik të shtetit, duke theksuar rolin e faktorit politik shqiptar në kursin euroatlantik të vendit.(INA)

A janë 16 rrezet e Yllit të Maqedonisë që përfaqësojnë 16 fiset shqiptare që përbënin Perandorinë Maqedonase?!

Shkruan Vullnet Lulo
A e dini cdo te thone 16 rezet e fIamurit maqedon? 16 rrezet e Yllit të Maqedonisë përfaqësojnë 16 fiset shqiptare që përbënin Perandorinë Maqedonase.

1- Thesprotia
2- Kaonia
3- Molosi
4- Atintani
5- Oresti
6- Lynkesti
7- Elimioti
8- Enkelei
9- Desari
10- Parthini
11- Albani
12- Taulanti
13- Penesti
14- Dardani
15- Paeonia
16- Illyria

Turqia dhe Greqia trazojnë Mesdheun, nis ‘Iufta’ për kufijtë detarë!

Greqia nis konsultimet me Egjiptin për zgjerimin e marrëveshjes së kufijve detarë, pas tensioneve me Turqinë dhe Libinë. Athina mund të shfrytëzojë këtë moment për të riaktivizuar negociatat me Shqipërinë, një proces ndaj të cilit Ankaraja ka shprehur më herët kundërshtime.

Greqia po ndërmerr një ofensivë të re diplomatike për përcaktimin e kufijve detarë në Mesdheun Lindor, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me marrëveshjen mes Turqisë dhe Libisë.

Athina dhe Kajro kanë rënë dakord të nisin konsultimet për zgjerimin e marrëveshjes së vitit 2020 për delimitimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një lëvizje që vjen pas ratifikimit të memorandumit detar turko-libian nga Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë.

Vendimi u mor gjatë një bisede telefonike mes ministrit të Jashtëm grek, George Gerapetritis, dhe homologut të tij egjiptian, Badr Abdelatty.

Sipas mediave greke, dy ministrat ranë dakord të shqyrtojnë zgjerimin gjeografik të marrëveshjes ekzistuese, duke u mbështetur në të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS).

Në qendër të përplasjes qëndron memorandumi i nënshkruar në vitin 2019 mes Turqisë dhe Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare të Libisë, për përcaktimin e juridiksioneve detare në Mesdhe.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Ankaraja dhe Tripoli përcaktuan një vijë ndarëse të zonave të tyre detare, duke pretenduar të drejta mbi hapësira të Mesdheut Lindor.

Greqia e kundërshtoi që në fillim marrëveshjen, pasi vija e përcaktuar nga Turqia dhe Libia nuk merr parasysh, sipas Athinës, të drejtat detare të ishujve grekë, përfshirë Kretën.

Athina argumenton se Turqia dhe Libia nuk kanë brigje përballë ose ngjitur që të justifikojnë një delimitim të tillë, duke e konsideruar memorandumin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare të detit.

Nga ana tjetër, Turqia mbron qëndrimin se marrëveshja është e ligjshme dhe se ishujt nuk mund të kenë automatikisht të njëjtin ndikim si brigjet kontinentale në përcaktimin e kufijve detarë.

Ratifikimi i memorandumit nga Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë ka rikthyer tensionet diplomatike, pasi Athina e sheh këtë zhvillim si një përpjekje për të forcuar pretendimet detare të Ankarasë në rajon.

Pse hyn Egjipti në këtë përplasje?

Egjipti është një nga partnerët kryesorë të Greqisë në Mesdheun Lindor. Në gusht të vitit 2020, Athina dhe Kajro nënshkruan një marrëveshje për delimitimin e pjesshëm të Zonës Ekonomike Ekskluzive, duke përcaktuar kufijtë detarë në një pjesë të hapësirës mes dy vendeve.

Marrëveshja u konsiderua nga Greqia si kundërpeshë ndaj memorandumit turko-libian, pasi të dyja marrëveshjet përfshijnë pretendime që mbivendosen në disa zona detare.

Megjithatë, marrëveshja greko-egjiptiane e vitit 2020 nuk mbulonte të gjithë hapësirën detare mes dy vendeve, duke lënë të hapur mundësinë e zgjerimit të saj.

Pikërisht këtë synojnë të diskutojnë tani Athina dhe Kajro. Nëse palët arrijnë një dakordësi të re, ajo mund të forcojë pozicionet e tyre diplomatike dhe juridike në mosmarrëveshjet për zonat detare të Mesdheut Lindor. Megjithatë, një marrëveshje dypalëshe nuk do t’i zgjidhte automatikisht pretendimet e shteteve të tjera në rajon.

Paralelisht me kontaktet me Egjiptin, Athina ka ngritur çështjen e memorandumit turko-libian edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Me kërkesë të ministrit të Jashtëm George Gerapetritis, përfaqësuesja e përhershme e Greqisë në OKB, Aglaia Balta, e paraqiti çështjen gjatë konsultimeve me dyer të mbyllura.

Pala greke paralajmëroi se ratifikimi i memorandumit mund të krijojë rreziqe për stabilitetin dhe sigurinë në Mesdheun Lindor.

Sipas burimeve diplomatike greke, Athina theksoi se ratifikimi nga Parlamenti libian nuk e ndryshon statusin juridik të marrëveshjes, të cilën Greqia vazhdon ta konsiderojë të pavlefshme.

Mesazhi i diplomacisë greke u përmblodh në shprehjen “Gjeografia nuk ndryshon”, me të cilën Athina kërkon të theksojë se vendimet politike nuk mund të ndryshojnë realitetin gjeografik dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare të detit.

Kufiri me Shqipërinë

Përplasja e re diplomatike mes Greqisë dhe Turqisë për kufijtë detarë mund të sjellë zhvillime edhe në marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës. Nuk përjashtohet mundësia që Greqia të përpiqet ta shfrytëzojë këtë moment për të vënë sërish në lëvizje procesin e negociatave për kufirin detar me Shqipërinë, një çështje që vazhdon të mbetet e pazgjidhur.

Vetëm pak muaj më parë, në prill, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ndodheshin në Athinë, ku u diskutua edhe çështja e delimitimit të hapësirave detare. Pas takimeve, Hoxha konfirmoi dakordësinë për të ecur përpara me çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve.

Por në këtë histori ekziston edhe një element tjetër i rëndësishëm: qëndrimi i Turqisë, e cila në të kaluarën ka qenë kritike ndaj marrëveshjes detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në një intervistë për EURACTIV në dhjetor të vitit 2022, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Turqia kishte ndërhyrë fuqishëm kundër marrëveshjes së kufirit detar të nënshkruar nga Tirana dhe Athina në vitin 2009. Sipas tij, Ankaraja nuk kishte qenë e interesuar që dy vendet të arrinin një marrëveshje të tillë.

Marrëveshja e vitit 2009 u rrëzua më pas nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ndërsa në vitin 2020 Tirana dhe Athina arritën dakordësinë politike për t’ia referuar mosmarrëveshjen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Tashmë, ndërsa Turqia po përpiqet të forcojë pozicionin e saj në Mesdhe përmes memorandumit me Libinë dhe Greqia po kërkon zgjerimin e marrëveshjes detare me Egjiptin, nuk do të ishte çudi që Athina të tentonte të aktivizonte edhe frontin diplomatik me Shqipërinë.

Për Greqinë, avancimi i procesit me Tiranën do të përbënte një tjetër hap drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura të delimitimit detar me vendet fqinje, në një kohë kur rivaliteti me Ankaranë për hapësirat detare është rikthyer në qendër të diplomacisë rajonale./Pamfleti

E ρa degjυar: “Më jeρ 30 eυro dhe e bëjmë”, Βiseda e një υαj ze nga Kosova me një b. υrrë te m¤rtυar..!!!

Vajza, e ciIa thotë se jeton në Kosovë, i kërkon djalit burrit te martuar t’i dërgojë 20 euro në mënyrë

që ajo të vijë tek moteli qe ai i kerkon. masi te kryej punë”, si dhe 10 euro për të mbushur telefoni,

por në asnjë moment nuk pranon të hapë kamerën dhe të bisedojë me të saponjohurin në Facebook.

Apo ndoshta edhe kjo është vetem tja marr eurot dhe mos ti paraqitet.

Per te pare se kush eshte vajza qe i kerkoi burrit te martuar te shkojne ne hotel

Rama tregon skemën: Si dhe sa do rriten pensionet, ja vIera e indeksimit në muajin prill

Pensionistët, janë kategoria që do të kenë një vëmendje më të shtuar nga qeveria. Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, kuy tha se nga 1 janari 2027 do të ketë dyfishim të pensioneve dhe kjo skemë do të vazhdoj çdo vit.

Ndërkohë, në muajin prill do të jenë 4 mld fonde që do të shkojnëpër indeksim të pensioneve.

“Nëse ka një kategori që meriton të ndjejë më shumë nga përfitimet e rritjes ekonomike, janë pensionistët. Këtë e them me vetdijen e plotë të kësaj hsumice qeverisëse. Në mënytë të vazhdueshme, ndesheni me këtë nevojë të brendshme të kësaj partie me atë kategori. Sa më shumë kalon koha, më shumë mbetet një kategori më vete, sepse pensionistët i besojnë lapsit dhe llogarisë. Këta mendojnë se mund ti sorollatin pensionistët me llogaritë e tyre. Por ata e dinë se ccdo të thotë të rritësh ekonomi me mund e ta shpërndash atë. Ka shumë pensionistë që jetojnë me paa. Kanë punuar një jetë të tërë, kanë kontribuar për vendin më shumë se këta që ikën, ne nuk mund të mbetemi tek entuziazmi për rritjen ekonomike nëse nuk i qëndrojmë një për një detyrimit tonë ndaj atyre. Pensionet nuk rriten nga dëshira por me ekonomi. Falë rritjes, nga 1 janari do dyfishojmë pensionet dhe ccdo vit pasardhës me dyfishim.

Kështu janë 20 mld në këtë buxhet që janë vetëm për këtë dyfishim të rritjes. Indeksimi është në prill, 4 mld ose 40 mln euro”, tha Rama

I ftohti polar vjen më herët këtë dimër, ja çfarë parashikojnë meteoroIogët

Vorteksi polar, një rreth erërash të fuqishme lart mbi Arktik, është shpërbërë jashtëzakonisht herët këtë vit. Kjo mund të ndikojë në motin e dimrit, por nuk do të thotë domosdoshmërisht se po afron një valë ajri të ftohtë.

Javën e kaluar, erërat që rrotullohen rreth vorteksit polar ndryshuan drejtim. Kjo është shenjë e një ndryshimi të madh në atmosferë dhe ka ndodhur shumë më herët sesa ndodhin zakonisht ngjarje të tilla.

Meteorologët do të vëzhgojnë për të parë nëse dhe si ndikon ky ndryshim në motin më afër sipërfaqes së Tokës. Kjo mund të marrë javë të tëra, e ndonjëherë mund të mos ndodhë fare.

Vorteksi polar formohet lart mbi Arktik ndërsa rajoni ftohet gjatë vjeshtës dhe dimrit. Ai ndodhet në një shtresë të atmosferës të quajtur stratosferë, përafërsisht rreth 16 deri në 48 km mbi sipërfaqen e Tokës. Pjesa më e madhe e motit që përjetojmë çdo ditë ndodh në shtresën nën të: troposferën.

Në fillim të dimrit, erërat rreth vorteksit zakonisht fryjnë nga perëndimi në lindje. Kjo ndihmon që ajri shumë i ftohtë të mbahet i përqendruar pranë Polit të Veriut.

Këtë muaj, valë të mëdha në atmosferë lëvizën lart dhe e çrregulluan vorteksin. Ndërsa ai dobësohej, ajri mbi Arktik zbriti poshtë dhe u ngroh me shpejtësi. Meteorologët e quajnë këtë fenomen “ngrohje e papritur stratosferike”.

Një mënyrë se si shkencëtarët identifikojnë një ngjarje të tillë madhore është duke vëzhguar erërat rreth Arktikut, rreth 30 km mbi Tokë. Më 10 nëntor, këto erëra ndryshuan drejtim, duke përmbushur përkufizimin e zakonshëm për një “ngrohje të madhe e të papritur stratosferike” dhe një shpërbërje të përkohshme të vorteksit polar.

Dokumenti Sekret i Spiunazhit Kroat- Kush e krìjon dhe si projektohet copëtimi i shqiptarëve?!

Një dokument sekret që pretendohet se lidhet me shërbimet e spiunazhit kroat ka ngritur alarmin dhe ka ndezur debat të fortë në opinionin publik shqiptar.

Sipas burimeve dhe analizave të fundit, në këtë material përshkruhen skenarë të errët dhe plane të fshehta që, sipas pretendimeve, synojnë dobësimin dhe përçarjen e shqiptarëve në rajon.

Por kush e ka hartuar këtë dokument dhe çfarë qëllimesh fshihen pas tij?

Detaje tronditëse po dalin në dritë, ndërsa pyetjet shtohen për rolin e aktorëve të ndryshëm dhe pasojat që mund të ketë një skenar i tillë për të ardhmen e shqiptarëve. A është kjo një paralajmërim serioz apo një betejë e re informative në Ballkan?

BE ndryshon rregullat për anëtarët e rinj, Shqipëria me 10 vite perìudhë prove

Presidenca irlandeze e Këshillit të Bashkimit Europian ka propozuar shkurtimin nga 15 në 10 vjet të periudhës së provës për vendet e reja anëtare të BE-së, përfshirë Shqipërinë. Propozimi parashikon gjithashtu mundësinë e zgjatjes së kësaj periudhe edhe me pesë vite të tjera.

Qeveritë e vendeve anëtare po diskutojnë rregullat e reja që do të zbatohen për shtetet që i bashkohen unionit, me synimin për të garantuar respektimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit edhe pas anëtarësimit.

Sipas propozimit të presidencës irlandeze, periudha fillestare e monitorimit do të jetë 10-vjeçare, ndërsa në rast nevoje mund të zgjatet edhe për pesë vjet të tjera. Ndonëse ky propozim ka marrë mbështetje të gjerë, disa shtete anëtare kërkojnë që periudha të mbetet 15 vjet, duke argumentuar se nevojiten mekanizma mbrojtës për një kohë më të gjatë pas anëtarësimit.

Ky ndryshim shihet si një zhvillim pozitiv për vendet kandidate, pasi parashikon një periudhë fillestare më të shkurtër gjatë së cilës ato do t’u nënshtrohen masave të posaçme mbrojtëse.

Masat në fjalë janë propozuar nga Komisioni Europian me qëllim parandalimin e situatave kur një vend, pasi bëhet anëtar i BE-së, nis të cenojë parimet demokratike, shtetin e së drejtës apo pavarësinë e institucioneve.

Një nga masat më të rëndësishme që po shqyrtohet është pezullimi i së drejtës së votës për vendet e reja anëtare në rast të shkeljeve veçanërisht të rënda. Shumica e vendeve anëtare mbështesin këtë mundësi, ndërsa disa shtete kanë shprehur kundërshtime.

Pesë vende themeluese të BE-së, të udhëhequra nga Holanda, kërkojnë mekanizma më të fortë mbrojtës, për të shmangur përsëritjen e rasteve si ai i Hungarisë dhe përplasjet e vazhdueshme të qeverisë së Viktor Orbán me institucionet europiane për çështjet e shtetit të së drejtës.

Në krahun tjetër, grupi i vendeve të njohura si “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ku bën pjesë edhe Italia, kërkon që vendet e reja anëtare të mos trajtohen ndryshe nga shtetet që janë tashmë pjesë e unionit.

Një tjetër çështje që mbetet për t’u zgjidhur është mënyra e marrjes së vendimeve për vendosjen e masave ndëshkuese. Komisioni Europian ka propozuar që procedura të aktivizohet automatikisht, përveç rasteve kur një shumicë e cilësuar e vendeve anëtare e kundërshton. Ndërkohë, disa shtete kërkojnë që vendime të tilla të merren vetëm me unanimitet.

Si zgjidhje kompromisi, presidenca irlandeze ka propozuar marrjen e vendimeve me shumicë të cilësuar.

BE mund të shtyjë edhe anëtarësimin e vendeve kandidate
Përveç mekanizmave të monitorimit pas anëtarësimit, Komisioni Europian ka propozuar edhe një sistem kontrolli për vendet kandidate përpara se ato të bëhen zyrtarisht pjesë e Bashkimit Europian.

Ky mekanizëm synon të garantojë se shtetet vijojnë të përmbushin angazhimet për respektimin e vlerave europiane, shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së gjyqësorit deri në momentin e anëtarësimit.

Disa vende anëtare kërkojnë që kontrolli të përfshijë edhe përputhjen me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, në mënyrë që vendet kandidate të mos afrohen me fuqi të huaja që bien ndesh me interesat e unionit.

Në rast të shkeljeve të rënda, Bashkimi Europian mund të vendosë shtyrjen e anëtarësimit. Për këtë mekanizëm, vendet anëtare kanë qëndrime të ndryshme: disa kërkojnë që shtyrja të jetë nga një deri në tre vjet, ndërsa të tjera propozojnë që ajo të vazhdojë deri në korrigjimin e problematikave të konstatuara.

Ambasadorët e vendeve anëtare pritet t’i diskutojnë këto propozime më 18 nëntor. Bisedimet synojnë përgatitjen e një qëndrimi të përbashkët mbi garancitë që do të përfshihen në traktatin e anëtarësimit të Malit të Zi.

Deputeti turk kritìka Erdoganit: Çove mjete për shtypjen e protestës studentore në Shqipëri

Deputeti turk Turhan Comez ka denoncuar dërgimin nga qeveria turke të dy makinave ujëhedhëse në Shqipëri një ditë më parë.

Në një shënim në X, deputeti i Partisë së Mirë, thotë se përvoja e Erdoganit në shtypjen e protestave i ka kapërcyer të gjitha kufijtë ndërsa thekson se studentët në Shqipëri protestojnë që prej majit 2026 si pjesë e Lëvizjes së Flamingove dhe tashmë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama për shkak të papunësisë, emigracionit dhe korrupsionit.

“Një avion transporti ushtarak i Forcave Ajrore Turke ka transportuar dy automjete TOMА në aeroportin e Rinasit, pranë Tiranës. Më 19 tetor, avioni u ngrit nga Kayseri gjatë orëve të pasdites dhe u kthye menjëherë pasi shkarkoi dy automjetet TOMA. Automjetet TOMA pritet të përdoren për të shtypur protestat në vend.

Protestat nisën për shkak të dëshirës së dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, për të realizuar investime në turizmin luksoz në bregdetin jugor të Shqipërisë. Së fundmi, protestuesve, të cilët dolën në rrugë në maj të vitit 2026 si pjesë e “Lëvizjes Flamingo”, u janë bashkuar edhe studentët.

Protestuesit kërkojnë zgjidhje për problemet e papunësisë dhe emigracionit, si dhe dorëheqjen e Edi Ramës, të cilin e konsiderojnë të pamjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Belind Këlliçi, publikoi pamje të dy automjeteve TOMA të mbërritura në aeroport. Përvoja juaj në shtypjen e protestave i ka kaluar të gjithë kufijtë. Duke dërguar automjete TOMA në Shqipëri për të spërkatur studentët me ujë nga topat e ujit, tani do të bëheni liderë botërorë”, shkruan ai.