UEFA merr vendìmin e rëndë për Kosovën pas ndeshjes me Izraelin

UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për disa shkelje disiplinore të evidentuara gjatë ndeshjes ndaj Izraelit.

Sipas vendimit të publikuar nga UEFA, ndaj FFK-së ishin hapur disa procedura disiplinore për hedhjen e gjësendeve në fushë, transmetimin e mesazheve të papërshtatshme për ngjarje sportive, pengimin e himnit dhe sjellje raciste ose diskriminuese.

Në total, FFK-ja është gjobitur me 42 mijë e 250 euro, ndërsa është paralajmëruar edhe me mbyllje të pjesshme të stadiumit “Fadil Vokrri” për një ndeshje si vendase.

Dënimi prej 10 mijë eurosh është shqiptuar për sjellje raciste ose diskriminuese. Për këtë shkelje, UEFA ka urdhëruar mbylljen e një sektori të stadiumit për ndeshjen e ardhshme si vendase, por ky dënim është pezulluar me kusht.

Ndërkohë, për hedhjen e gjësendeve në fushën e lojës, FFK-ja është gjobitur me 2 mijë e 250 euro, ndërsa për fishkëllimat gjatë intonimit të himnit të Izraelit do të paguajë edhe 10 mijë euro.

Dënimi më i lartë, prej 20 mijë eurosh, është shqiptuar për transmetimin e një mesazhi që UEFA e ka vlerësuar si të papërshtatshëm për ngjarje sportive. Në vendim nuk është specifikuar se për cilin mesazh bëhet fjalë.

/GazetaSinjali/

“Uroj mos ndodhë”/ Blendi Fevziu i shqetësuar, ministri reagon me urgjencë dhe tregon të vërtetën

Teatri i Kukullave në Tiranë nuk do të shndërrohet në qendër kulturore hebraike dhe as nuk do të ndryshojë destinacion.

Këtë e ka bërë me dìje vetë ministri Blendi Gonxhja, duke përgënjeshtruar pretendimet që po qarkullojnë në media dhe rrjetet sociale për të ardhmen e godinës historike.

“Pretendimet që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale për ndryshimin e funksionit të godinës historike të Teatrit të Kukullave nuk qëndrojnë. Jo se qendrat e kulturave të tjera janë herezi, aspak, por se është e gabuar të përdoret një realitet kaq simbolik duke e përshkruar si të zëvendësueshëm nga diçka që për shkak të aktualitetit do krijonte një ngarkesë të re që të ushqente fantazi e paranoja absurde”, shprehet ministri Gonxhja.

“E vërteta është se Teatri i Kukullave vijon të jetë një nga qendrat më të dashura kulturore për fëmijët dhe familjet në Tiranë. Një hapësirë ku arti, imagjinata dhe edukimi bashkohen çdo ditë përmes shfaqjeve dhe aktiviteteve të shumta, për të cilat mbahet radhë. Vetëm në shtatë muajt e parë të vitit 2026, Teatri i Kukullave ka realizuar 158 shfaqje, atmosferë magjike e argëtim, ndjekur nga 16,725 spektatorë.

Krenari e mirënjohje për menaxhimin profesional e të pakursyer. Godina historike, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, është restauruar dhe rijetëzuar përmes programit EU4Culture, të financuar nga Bashkimi Europian dhe të zbatuar nga UNOPS, duke u rikthyer në funksion të plotë për publikun sipas projektit tonë.

Sot, përveç skenës teatrore, kjo godinë mirëpret edhe Ekspozitën Muzeale të Kukullave dhe Ekspozitën Muzeale të ish-Parlamentit, duke ndërthurur krijimtarinë artistike me historinë, nostalgjinë dhe kujtesën tonë kombëtare.Teatri i Kukullave ka një identitet të qartë, një program të vazhdueshëm dhe mijëra spektatorë që i japin jetë! Respekti për ndjeshmëritë e njerëzve duhet të prijë çdo publikim e sidomos çdo debat, duke evituar dezinformimin” shton më tej Gonxhja.

Reagimi i Gonxhes vjen pasi në shumë faqe interneti u raportua për intervistën e gazetarit Blendio Fevziu, i cili i ftuar në podcastin “Pjaca në Media Radar”, shprehu keqardhjen e tij për një vendim që ai thotë se është bërë publik, kthimin e Teatrit të Kukullave në qendër hebraike pa patur asnjë lidhje me këtë kulturë.

Duke rrëfyer edhe historikun e kësaj godine ku u shpall Mbretëria Shqiptare, Fevziu tha se nuk ka asnjë arsye përse të kthehet në qendër hebraike.

“Unë kam insistuar vazhdimisht dhe kam ngritur shqetësimin nëse ndodh që Teatri i Kukullave të kthehet në një qendër hebraike, siç pretendohet. E di që kjo është bërë publike dhe shpresoj që të mos ndodhë.

Nuk ka lidhje me historinë hebraike. Aty austriakët nisën të ndërtonin një shtëpi oficerësh, por përfunduan vetëm themelet. Në vitin 1920, kur qeveria e Kongresit të Lushnjës erdhi në Tiranë, pati shumë debate. Në vitin 1923, kur u kuptua se Tirana do të mbetej kryeqytet, parlamenti, me një votim unanim, vendosi që buxhetin e parë, në një kohë kur nuk kishte para, ta investonte për ndërtimin e parlamentit të parë të Shqipërisë.”, tha Fevziu në intervistë.

Mirëpo vetë ministri i kulturës, Blendi Gonxhja mohon kategorikisht raportimet se Teatri i Kukullave në Tiranë do të shndërrohet në qendër kulturore hebraike.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fblend.gonxhja%2Fposts%2Fpfbid02p5UChe5qa552SCegRYwhsHp4Kxn4mKsNsJLZPJjFpnRkLUKNaGRtNdh9rRLAzXS2l&show_text=true&width=500

Aksion i gjerë në Kosovë, 155 vajza nga Shqipëria identifikohen në lokalet me muzikë live, mbyllen 15 biznese dhe arrestohen 8 persona

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë në të gjithë territorin e vendit, në kuadër të Iuftës kundër prostitucionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Gjatë operacionit, i koduar “Vjeshta 2026”, janë identifikuar 155 shtetase shqiptare në lokalet me muzikë live.

Operacioni u zhvillua nga 3 deri më 17 nëntor, nën drejtimin e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe në bashkëpunim me disa institucione të tjera.

Sipas të dhënave të Policisë, kontrollet u kryen në 40 lokale me muzikë live, ku u identifikuan gjithsej 285 persona, 223 femra dhe 62 meshkuj. Prej tyre, 117 ishin shtetas të Kosovës dhe 168 shtetas të huaj. Në mesin e shtetaseve të huaja, 155 ishin nga Shqipëria, nëntë nga Serbia, tri nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kolumbia.

Për shkak të shkeljeve administrative, tetë lokale me muzikë live u mbyllën nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Aksioni u shtri edhe në 62 qendra masazhi në të gjithë Kosovën. Në këto ambiente u identifikuan 120 persona, mes tyre 94 femra dhe 26 meshkuj. Nga personat e identifikuar, 73 ishin shtetas të Kosovës dhe 47 të huaj. Në këtë kategori u evidentuan 19 shtetase nga Shqipëria, 27 nga Tajlanda dhe një nga Serbia.

Pas inspektimeve, shtatë qendra masazhi u mbyllën për shkelje administrative. Në total, numri i bizneseve të mbyllura gjatë operacionit arriti në 15. Gjatë operacionit u evidentuan edhe katër raste të kundërvajtjes “Marrje me prostitucion”, të lidhura me aktivitetin e eskortës.

Në këto raste u arrestuan tetë persona: katër meshkuj, tre shtetas të Kosovës dhe një i Shqipërisë, si dhe katër femra, një shtetase e Brazilit dhe tri të Kolumbisë. Për rastet e konstatuara u dorëzuan fletëparaqitje në gjykatë dhe u shqiptuan gjoba. Gjithashtu, ndaj shtetaseve të huaja u vendosën masa dëbimi nga Kosova dhe ndalim hyrjeje në vend për periudha nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Policia bëri të ditur se gjatë kontrolleve grave të identifikuara në lokalet me muzikë live, qendrat e masazhit dhe aktivitetin e eskortës iu dha mundësia të deklaronin nëse ishin viktima të shfrytëzimit apo trafikimit të qenieve njerëzore.

Megjithatë, sipas autoriteteve, gjatë këtij operacioni nuk u identifikua asnjë rast i trafikimit të qenieve njerëzore./Top Channel

Kë takoi Vis Martinaj në Vlorë para se ta rrëmbenin dhe ekzekutonìn? Artan Hoxha jep emrin

Prej 8 tetorit 2026 nuk ka asnjë gjurmë të Inez Hajrullës. Sipas informacioneve ai është rrëmbyer në Tiranë dhe ende nuk dihet fati i personazhit të njohur në botën e krimit në Vlorë.

I njohur edhe si “Ini i Çones”, Hajrulla kërkohet nga SPAK për vrasje, grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge.

Gazetari Artan Hoxha ka thënë se ka qenë pikërisht Inez Hajrulla, kontakti i fundit i Vis Martinajt, i zhdukur prej gushtit të vitit 2022.

Hoxha shton se dy aleatëve i ka ndodhur e njëjta situatë, ndërsa janë zhdukur pa lënë gjurmë dhe askush nuk di asgjë për fatet e tyre.

“I dogjën bazat atij. Në lumin e Vlorës, në zonën e Selenicës, në zonën… Dhe domethënë i goditën njerëzit rrotull dhe e lanë të vetëm, deri sa ai u rrëmbye në Tiranë dhe është zhdukur. Po që është rrëmbyer dhe është zhdukur.

Pra, identike ka ndodhur si me Vis Martinajn dhe në fakt ky ka qenë një nga njerëzit aleat të Vis Martinajt. Po, madje një nga lëvizjet e fundit që ka pasur Vis Martinaj para se ta rrëmbenin dhe ta vrisnin, ishte pikërisht fakti që kishte qenë në Vlorë te Inez Hajrulla.

Me sa duket Inez Hajrulla ka kujtuar që Tirana është një xhungël kaq e madhe sa ti mund të humbësh, se Tirana është vërtet. Por Tirana ka një problem tjetër, siç është një xhungël kaq e madhe ku ti mund të fshihesh, po kur ti je shumë i njohur dhe shumë i famshëm, janë të gjithë indikatorët që të nxjerrin zbuluar. Dhe ti mund të të rrëmbejnë dhe ata që të kanë në qendër të vëmendjes, të të rrëmbejnë dhe ata të zhduken në xhungël e ti s’e gjen dot tani se çfarë ka ndodhur”, tha mes të tjerash Artan Hoxha.

“Belinda Balluku është modeli më i keq i qeverisjes së PS”, Spiropali nxjerr EMRAT, tregon pse u shkarkua si Ministre: Kam keqardhje për të, por…

Elisa SpiropaIi ka folur në emisionin “Top Story” për arsyet që, sipas saj, çuan në largimin nga posti i ministres së Jashtme dhe pikënisjen e përplasjeve të saj me Edi Ramën.

Spiropali u ndal te qëndrimi i saj për çështjen e Belinda Ballukut, duke pranuar se mosvotimi për heqjen e imunitetit të saj ishte një akt politik. Ajo theksoi se kundërshtimi nuk kishte të bënte me mbrojtjen personale të Ballukut, por me modelin e qeverisjes që, sipas saj, përfaqëson.

Spiropali u shpreh se Balluku është modeli më i keq i qeverisjes brenda forcës politike, por shtoi se ndien keqardhje për të në aspektin njerëzor.

“Dua ta them me plot gojën që, sa u takon fjalëve që janë thënë për antiligjshmëritë, për lidhjet me partnerët, këto janë mënyrat, besoj unë, më primitive për të adresuar problematika që nuk kanë lidhje me të.

Nëse mund ta them me emër, për Belinda Ballukun, dhe kam bërë një akt politik, mosvotimi për heqjen e imunitetit. Jo se dua të shoh një grua në pozita të tilla, por për shkak të moslegjitimitetit të modelit. Këtu fillon dhe mbaron problemi.

Njerëz që, siç ka dalë më pas, kanë qenë duke shpërndarë favore politike me emra, a ka vlerë emrat? Jo, vlerë ka modeli. Unë besoj se Belinda Balluku, që më del emri gjithkund me përballjen me vetveten dhe pse nuk e kam përmendur, është modeli më i keq i qeverisjes në forcën tonë politike dhe viktima më e freskët e një modeli që duhet të ndryshojë. Këtë kam menduar kur nuk kam shkuar të votoj. Kam keqardhje edhe për të, për faktin që është grua, për fëmijët, madje edhe për shpirtin e saj, lutem”, u shpreh Spiropali./Top Channel

Aksìdenti i rëndë – Gazetari i njohur sportiv, përplaset nga autobusi dhe dërgohet te Trauma

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme, ku i përfshirë gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, pranë shtëpisë së tij.

Baku po udhëtonte me motorinne tij të invalidit, kur është goditur nga një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e përplasjes, gazetari mësohet se ka pësuar dëmtime dhe u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në pritje të ekzaminimeve të mëtejshme, Baku vijon të jetë nën kujdesin e stafit mjekësor.

Reagimi i kryemìnistrit belg, pasi e përqafoi Rama: Duhet të jetë shqiptari, ai të vjen …” (Video)

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë një takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Belgjikës, Bart De Wever në prani të gazetarëve.

Teksa dy liderët ndodheshin përpara kamerave, Rama iu afrua homologut belg dhe e përqafoi nga pas.

Në këtë moment, kryeministri belg reagoi me një batutë, duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmëve.

“Duhet të jetë shqiptari. Ai gjithmonë shfaqet tinëzisht nga pas…”, u shpreh ai para gazetarëve. Momenti u shoqërua me të qeshura.

VIDEO

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 20 Nëntor 2026

Dashi

Do e kritikoni gjate gjithë kohës partneri tuaj gjate kësaj dite dhe gjerat nuk do ju ecin ashtu si keni dëshiruar. Here pas here do ndiheni shume keq pranë tij. Beqaret po nuk u treguar realiste do kenë probleme ne te ardhmen. Me gënjeshtra nuk shkohet askund. Ne planin financiar tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse ne te kundërt problemet do ju pushtojnë dhe nuk do dini nga t’ia mbani.

Demi

Dite e favorshme kjo e sotmja për jetën sentimentale te çifteve. Do ndiheni mire gjate gjithë kohës dhe do merrni edhe disa vendime qe i kishit shtyre deri me sot. Beqaret do krijojnë shume iluzione dhe kane për t’u zhgënjyer shpejt. Ne planin financiar është dita e duhur për te riorganizuar gjithë buxhetin. Po i late gjerat pas dore situata do vije duke u ndërlikuar.

Binjaket

Tregohuni te duruar dhe mos bëni asgjë me ngulm sot juve qe jeni ne një lidhje. Problemet qe mund te lindin do jene te mëdha dhe do gjendeni përballë disa zgjedhjeve te vështira. Beqaret do jene te kthjellet dhe do e bëjnë çdo gjë me shume kujdes e maturi. Ne planin financiar çdo gjë mund te rregullohet nëse keni vullnet te mire dhe kujdeseni për çdo shpenzim qe kryeni.

Gaforrja

Duhet te bëni pak me tepër lëshime ne jetën tuaj ne çift sot ju te dashuruarit sepse vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do filloje te ngrohet. Beqaret do kenë një dite goxha te ndërlikuar kështu qe me mire te shmangin mundësitë për aventura. Financat jo vetëm qe do stabilizohet, por mund te ketë edhe disa përmirësime te vogla për disa.

Luani

Ju qe jeni ne një lidhje duhet te tregoheni te kujdesshëm me partnerin tuaj sot. Ai nuk do jene te humor shume te mire dhe situata mund t’iu dale jashtë kontrollin ne momentin qe me pak e prisni. Beqaret do bëjnë mire t’i shprehin sa me shume ndjenjat sepse vetëm kështu do e ndryshojnë statusin. Me financat do përkujdeseni tej mase dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.

Virgjeresha

Dita e sotme do jete mjaft e ndërlikuar për ata qe janë ne një lidhje. Do kujtoni disa detaje te se shkuarës se trazuar dhe nuk do ndiheni për asnjë moment te qete. Beqaret nuk do e gjejnë dot personin qe t’iu përshtat tërësisht dhe do vazhdojnë te mbeten vetëm. Me shpenzimet tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mundni dhe buxheti do mbetet i qëndrueshëm.

Peshorja

Marrëdhënia juaj me partnerin do përmirësohet tej mase sot. Do përkujdeseni edhe për detajet me te vogla dhe do e bëni partnerin te ndihet me fat qe ju ka pranë. Beqaret do bëjnë atë qe do ju thotë zemra dhe do i lënë pas llogarite. Mundësitë për takime do jene te shkëlqyera. Gjendja financiare do jete goxha e mire. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Akrepi

Surprizojeni ne çdo moment partnerin tuaj sot dhe mbajeni atë gjithë kohës pas vetes. Disa persona te trete janë duke vrojtuar dhe presin vetëm momentin qe t’ua rrëmbejnë atë nga duart. Beqaret edhe pse do e kërkojnë dashurinë nuk do e gjejnë dot atë. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë ne çdo moment. Do dini mire si t’i menaxhoni te ardhurat.

Shigjetari

Urani do beje qe jeta juaj ne çift te jete e qete gjate kësaj dite. Do keni mundësi te flisni lirshëm edhe për disa tema delikate dhe do afroheni me tepër me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura dhe persona perfektë. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin nëse doni qe t’iu mbeten para edhe për pak me vone.

Bricjapi

Dite mjaft harmonike do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i harroni njëherë e mire problemet e se shkuarës dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret duhet te tregohen sa me te kujdesshëm sepse disa persona do kërkojnë te tallen me ta dhe do i lëndojnë pa mase. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë pak maturi nuk do ju bënte keq.

Ujori

Do bëni mire te mos e lini për asnjë çast vetëm partnerin tuaj sot. Nëse ju nuk i gjendeni pranë ne momentet kur do ketë me shume nevoje ai mund te kërkojnë strehim diku tjetër. Beqaret do realizojnë disa takime, por asnjeri nuk do ua mbushe aq shume mendjen sa për te filluar një lidhje serioze. Gjendja e financave do jete e trazuar tej mase. Kujdes me çdo shpenzim.

Peshqit

Do bëni te gjitha përpjekjet e mundshme sot qe te arrini atje ku keni dashur ju te dashuruarit. Partneri do ju mbaje gjithë kohës ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do jene gjithë kohës ne humor te keq dhe aspak gati për te filluar një lidhje. Për financat do përkujdeseni me tepër se zakonisht dhe gjerat kane për t’iu ecur mire. Do i shlyeni shpejt edhe borxhet.

HlSTORlA E TRlSHTË E Flori , Arsyeja se pse nuk dëgjon me njërin vesh qenka shumë e DHlMBSHME…

Kompozitori dhe këngëtarii njohur Flori Mumajesi ka pohuar kohë më parë se me njërin nga veshët ka h umbur d ëgjimin ne masën 70%.

Këtë gjë ai e ka treguar ne mënyrë simbolike edhe me një tatuazh ne anën e veshit te pr ekur,qe simbolizon pikërisht këtë gjë. 

Flori i ftuar në emisionin e Luanës,shpjegoi se dëgjimin në njërìn vesh e ka h umbur në moshën 13-vjeçare,

pasi nuk kishte kushte të përshtatshme dhe dëgjonte muzikë nga njëri vesh me një boks me volum shumë të lartë.

Gjithashtu u zbulua se Flori është ai i cili i ka pasur fiksim gocat e shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Madje,këngëtari nga pëlqimi që kishte për këtë shkollë ka konkuruar për të në “Rin Fest” dhe jo për gjimnazin e tij.

Mjeku francez i Enυer Ηoxhës i tregon të gjitha/ Ja çfarë i ka thënë ai për shqiρtarët: Kur e pyeta m’u përgjigj…

Shqipëria për jetoi një ndër dik taturat më të ash pra nën udhë heqjen e Enver Hoxhës.

Më 11 prill është dita kur 40 vjet më parë vd iq Enver Hoxha. Ish-diktatori Hoxha e mbajti Shqipërinë e iz oluar për afro 41 vite,

re gjim i cili vazhdoi edhe të paktën gjashtë vjet pas vde kjes së tij. Por pse Enver Hoxha e iz oloi Shqipërinë? 

Në një intervistë të dhënë për mediat e huaja, mjeku francez i Enver Hoxhës, Paul Milliez, ka zbuluar arsyen e dhënë nga ish-dikt atori.

Sipas Milliez, Hoxha i është shprehur se e ka izo luar Shqipërinë në mënyrë që shqiptarët të mos ikin nga vendi i tyre, të mos e brak tisin. Pjesë nga intervista:

Kur e pyeta Enverin se kush ishte arsyeja qe po e mbante Shqiperine te iz oluar, ai u pergjigj:

“Doktor, une do ti mbaj kufij te mbyllur edhe per disa vjet, sepse ky vend duhet ndertuar dhe ky popull duhet ndergjegjesuar.

Ne qofte se une do te hap kufijte, shumica dermuese do te emigroje, sic kane bere ne shekuj.

Shqiptari eshte i afte te jape maksimumin ne toke te huaj, ndersa per vendin e vete kontribon ne kafene dhe restorante duke pire raki rrushi dhe dellenje”.