Aleks Visha dhe “Samy Dubai” miliona euro në TikTok LIVE: Investigimi italìan ngre dyshime për karta të klonuara, pastrim parash dhe lidhje me mafian shqiptare

Kartat e klonuara, dhuratat virtuale me vlera marramendëse dhe agjencitë që veprojnë në prapaskenë. Media italiane Fanpage.it, në një investigim të realizuar në bashkëpunim me gazetarin dhe shkrimtarin Roberto Saviano, ngre shqetësimin për mënyrën se si TikTok LIVE mund të shfrytëzohet nga rrjete të krimit të organizuar për qarkullimin e kapitalit me origjinë të dyshimtë dhe pastrimin e parave.

Në investigim përmendet edhe shqiptari Aleks Visha, i lidhur me donacione të konsiderueshme për influencerin italian Francesco Ciotola.

Një botë ku miliona euro kalojnë përmes dhuratave virtuale, përdoruesit shpenzojnë shuma të jashtëzakonshme gjatë LIVE-ve dhe pas garave mes influencerëve mund të fshihen mekanizma financiarë shumë më kompleksë.

Kjo është tabloja që paraqet investigimi italian “The Lion”, publikuar nga redaksia e Fanpage.it në emisionin “Confidential”, ku përfshihet edhe Roberto Saviano.

Sipas medias italiane, rrjetet kriminale po përshtatin mënyrat e tyre të veprimit me zhvillimet teknologjike, duke shfrytëzuar platformat sociale jo vetëm për komunikim, por edhe për aktivitete financiare, mashtrime dhe skema të dyshuara të pastrimit të parave.

Shqetësimi nuk lidhet vetëm me shumat e mëdha që qarkullojnë në këto LIVE , por edhe me origjinën e parave që përdoren për të blerë dhuratat virtuale dhe mënyrën se si ato mund të kthehen në të ardhura për krijuesit e përmbajtjes.

Prokurori i Napolit, Nicola Gratteri, paralajmëron se organizatat kriminale kanë mësuar të shfrytëzojnë rrjetet sociale për të zhvilluar aktivitetet e tyre të paligjshme dhe për të ricikluar kapitalet kriminale.

Edhe presidentja e Komisionit Parlamentar Antimafia në Itali, Chiara Colosimo, ka ngritur shqetësimin për rrezikun që paraqesin LIVE match-et, si në aspektin e pastrimit të parave, ashtu edhe në ekspozimin e të rinjve ndaj modeleve dhe personazheve të lidhur me botën e krimit.

Aleks Visha, shqiptari që përmendet në investigimin e Fanpage.it

Një prej emrave që del në materialet e publikuara nga media italiane është edhe Aleks Visha, TikToker shqiptar.

Sipas investigimit të Fanpage.it, Visha është përmendur si një prej personave që kanë mbështetur financiarisht, përmes dhuratave virtuale, influencerin italian Francesco Ciotola.

Media italiane e identifikon atë me nofkën mediatike “influenceri i drogës” dhe raporton gjithashtu për arrestimin e tij në Britaninë e Madhe.

Emri i shqiptarit merr vëmendje të veçantë në pjesën e dytë të investigimit, e paralajmëruar për 16 nëntor 2026, ku fokusi zhvendoset te mafia shqiptare, përdorimi i kartave të klonuara dhe roli i agjencive që veprojnë në prapaskenë të sistemit të LIVE match-eve.

Investigimi synon të hedhë dritë mbi mënyrën se si këto struktura mund të shfrytëzojnë mekanizmat e platformës për të lëvizur shuma të mëdha parash nën petkun e dhuratave dhe garave virtuale.

Si shndërrohen dhuratat virtuale në para reale?

Mekanizmi i TikTok LIVE funksionon përmes monedhave virtuale, të cilat përdoruesit i blejnë me para reale dhe më pas i përdorin për t’u dërguar dhurata krijuesve të përmbajtjes gjatë transmetimeve.

Këto dhurata konvertohen në shpërblime digjitale, të cilat krijuesit mund t’i tërheqin në para, në përputhje me rregullat dhe komisionet e platformës.

Sipas përllogaritjeve të publikuara nga Fanpage.it, një dhuratë e kategorisë “Luan”, që kushton 30 mijë monedha, mund t’i sjellë krijuesit rreth 350 euro. Ndërsa dhurata “TikTok Universe”, me vlerë 50 mijë monedha, mund të përkthehet në rreth 600 euro për përfituesin.

Një pjesë e vlerës mbahet nga platforma, ndërsa pjesa tjetër kalon në portofolin digjital të krijuesit, në formën e diamanteve që mund të konvertohen në para.

Por, sipas investigimit italian, problemi nis kur këto dhurata nuk janë më thjesht mbështetje e zakonshme nga ndjekësit.

Gazetarët e Fanpage.it përshkruajnë raste kur të njëjtët persona dërgojnë dhurata me vlera të mëdha gjatë një transmetimi, ndërsa në një LIVE tjetër ndodh e kundërta: krijuesit e përmbajtjes fillojnë t’ia kthejnë dhuratat njëri-tjetrit.

Kështu, përmes një serie shkëmbimesh virtuale, mund të qarkullojnë shuma të konsiderueshme brenda një kohe shumë të shkurtër, ndërsa gjithçka duket si një garë e zakonshme mes përdoruesve të TikTok.

60 milionë euro në vit nga LIVE match-et në Itali

Një prej shifrave më domethënëse të investigimit është vëllimi financiar i gjeneruar nga LIVE match-et.

Sipas përllogaritjeve të Fanpage.it, transmetimet e monitoruara kanë gjeneruar rreth 60 milionë euro në vit në Itali. Mbi 90 për qind e donacioneve, sipas medias italiane, vinin nga rajoni i Kampanias, ku qendra kryesore është Napoli.

Për të kuptuar nga afër funksionimin e këtij mekanizmi, gazetarët kanë monitoruar aktivitetin e influencerëve për më shumë se një vit. Ata janë përfshirë edhe vetë në sistem si kandidatë për krijues përmbajtjeje, duke ndjekur nga brenda mënyrën se si organizohen transmetimet dhe shkëmbimet e dhuratave.

Pas shifrave të mëdha të donacioneve, investigimi evidenton dyshime për biznese jo transparente, përdorimin e kartave të klonuara, mashtrime me karakter ndërkombëtar dhe mundësi të pastrimit të parave.

Kartat e klonuara janë karta bankare të kopjuara në mënyrë të paligjshme, përmes marrjes së të dhënave të një karte origjinale, pa dijeninë apo autorizimin e pronarit. Të dhënat e tyre mund të përdoren për të kryer pagesa dhe blerje online. Në kontekstin e investigimit, dyshimi është se karta të tilla mund të jenë përdorur për blerjen e monedhave virtuale në TikTok, të cilat më pas shndërrohen në dhurata me vlera të larta për influencerët. Këto të fundit mund të konvertohen në të ardhura për krijuesit e përmbajtjes, duke krijuar dyshime për përdorimin e platformës si kanal për qarkullimin e parave me origjinë të paligjshme.

Një tjetër problem i evidentuar është gjurmueshmëria e transaksioneve. Pas përfundimit të LIVE match-eve, transmetimet nuk mbeten domosdoshmërisht të disponueshme në profilet e krijuesve, çka e vështirëson rindërtimin e plotë të shumave të dërguara dhe të dhuratave të shkëmbyera.

“Ne jemi mbi shtetin, jemi më të fuqishëm se shteti”

Pas publikimit të pjesës së parë të investigimit, Fanpage.it ka ndjekur edhe reagimet e disa prej personazheve të përfshirë në këtë ekosistem të TikTok LIVE.

Sami Sejdaj i njohur si “Samy Duabi” në TikTok dhe Zio Samy, të cilin Fanpage.it e rendit mes donatorëve të rëndësishëm në platformë. Sipas medias italiane, ai kishte pesë profile të nivelit 50 dhe kishte qarkulluar mbi 5 milionë euro përmes TikTok-ut.

Në një LIVE në TikTok të Angelo Scognamiglios, i njohur si O’ Messican, morën pjesë edhe personazhe të tjerë edhe mes tyre Samy Dubai dhe TonyAnonimus. Gjatë këtij LIVE-i, TonyAnonimus deklaroi: ‘Ne jemi mbi shtetin, jemi më të fuqishëm se shteti

Kjo deklaratë, e transmetuar nga Fanpage.it, ngre pikëpyetje mbi përmasat e ndikimit financiar dhe fuqinë që mund të kenë krijuar disa prej këtyre rrjeteve përmes aktivitetit në platformën sociale.

Shqipëria dhe 33 milionë eurot e të ardhurave të padeklaruara nga platformat digjitale

Fenomeni nuk është pa rëndësi as për Shqipërinë, ku të ardhurat e gjeneruara përmes platformave digjitale kanë qenë në vëmendjen e institucioneve tatimore.

Më 25 qershor 2025, Drejtoria e Hetimit Tatimor bëri të ditur nisjen e verifikimeve ndaj rreth 100 individëve dhe subjekteve që dyshohej se kishin përfituar të ardhura të padeklaruara përmes platformave online.

Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet shqiptare në atë kohë, shuma e dyshuar e të ardhurave të padeklaruara arrinte në rreth 33 milionë euro.

Verifikimet përfshinin të ardhura të realizuara përmes TikTok, Facebook, Instagram, YouTube, Google dhe PayPal.

Në këtë kontekst, investigimi italian rikthen në vëmendje nevojën për kontroll më të madh mbi flukset financiare që gjenerohen në platformat sociale, veçanërisht kur bëhet fjalë për donacione me vlera të larta, burime të paqarta financimi dhe transaksione që mund të përdoren për të maskuar origjinën e parave.

Pyetja që ngre “The Lion” është nëse TikTok LIVE është shndërruar në një terren të ri për aktivitetet financiare të rrjeteve kriminale dhe sa të përgatitura janë institucionet për të identifikuar dhe ndjekur këto mekanizma në një ekonomi gjithnjë e më shumë digjitale.

Çfarë i shkrova sekretarit amerìkan për Sali Berishën dhe Ilir Metën! Flet Idajet Beqiri!

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për televizionin “Dritare TV”, avokati i njohur Idajet Beqiri ka bërë publike detajet e një letre zyrtare drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marko Rubio. Përmes kësaj letre, Beqiri denoncon atë që ai e quan “mosveprim të qëllimshëm” të SPAK-ut ndaj krimeve të rënda që rëndojnë mbi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentin Ilir Meta.

Sipas avokatit, vendimi për t’iu drejtuar DASH-it erdhi pasi ai ka dorëzuar në SPAK mbi 23 kallëzime penale (pjesë e 285 rasteve në total për të dy personazhet), por kjo strukturë nuk ka nisur asnjë hetim serioz për to. Beqiri pretendon se SPAK ka dalë nga funksioni i tij ligjor dhe misioni për të cilin u krijua në vitin 2019.
Në listën e akuzave të rënda, Beqiri përfshin:

• Shkatërrimin e 525 fabrikave dhe uzinave për t’i shitur si skrap në Serbi, duke dëmtuar rëndë ekonominë kombëtare.
• Vjedhjen e 4 miliardë dollarëve përmes firmave piramidale dhe vrasjen e 3,000 shqiptarëve në vitin 1997.
• Aferat korruptive me privatizimin e Albtelecom (ku pretendon vjedhjen e 500 milionë eurove), Alpetrolit dhe katër hidrocentraleve.
• Vrasjet në Tropojë, tragjedinë e Gërdecit dhe vjedhjen e arit në Krabë.

Beqiri kritikon ashpër prokurorët e posaçëm se po merren me “vogëlima” dhe tendera të vegjël të zyrtarëve të sotëm vetëm për të krijuar një imazh ekuilibri, ndërkohë që injorojnë krimet shtetërore. Ai përdor një krahasim të fortë, duke thënë se “SPAK po merret me mizat, ndërsa elefantët po i lë pa i gërvishtur fare”. Sipas tij, dosja “Partizani” është thjesht një “mizë” krahasuar me aferat miliardëshe që po mbahen në sirtarë.

Avokati kërkon nga administrata amerikane të sqarojë nëse mbështetja e tyre për SPAK-un nënkupton edhe amnistimin e këtyre krimeve të rënda. Ai paralajmëron se nëse drejtësia nuk vepron, populli shqiptar duhet të ngrihet në revolta masive për të mbrojtur shtetin dhe për të kërkuar konfiskimin e pasurive të paligjshme që këto dy familje kanë vënë mbi gjakun e shqiptarëve.

Për ta bërë më të qartë situatën, kjo është sikur një ekip zjarrfikësish të merret me shuarjen e një shkrepëseje të ndezur në oborr, ndërkohë që e gjithë shtëpia pas tyre është përfshirë nga flakët e mëdha dhe ata refuzojnë të kthejnë kokën

Kur nis dëbora? Meteorologu e zbulon: Fenomenin “El Nino” gjatë stìnës së dimrit ndikim në Shqipëri

Meteorologu Hakil Osmani ka folur për reshjet e dëborës qe mund te perfshine shqiperine vetem gjate stines se dimrit, pasi nentori do të mbyllet i me reshje shiu.

Meteorologu tha se gjatë dhjetorit moti do jetë më i ftohtë se në të njetën periudhë të një viti më parë por situatat atmosferike do jenë të miksuara herë me ditë të ftohta herë me të ngrohta.

Kur nis dëbora?

“Është pyetja më e shpeshtë pasi vite më parë kemi parë që reshjert e dëborës ishin prezente që në nëntor, por shikojmë që temperaturat e ajërit janë shumë të larta çka bën që kryesisht reshjet të jenë në formë shiu.

Në zonat malore temperatura më e ulët është 8 grade celcius ndersa vetem ne majat e maleve mbi 1100 meter mbi nivelin e detit preken temperaturat 0 grade qe sjellin floke te debore te paketa ne keto zona malore.

Fenomeni “El Nino” qe ka qene prezent do te jete edhe gjate stines se dimrit, jo vetem ne shqiperiri por gjithe europen, kryesisht temp e ajerit do te jene te lart”, tha Osmani.

ZbuIohet data se kur nis Big Brother VIP Albania 6, gazetari konfirmon edhe personazhin e njohur që ka …

Gjatë një paraqitjeje televizive në rrjetet sociale, gazetari Elton Tozaj ka zbardhur detaje rreth edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP Albania 6”. Ai ka bërë të ditur datën se kur pritet të startojë spektakli, si dhe ka zbuluar emrat e disa prej personazheve të njohur që pritet të jenë pjesë e këtij formati.

I pyetur mbi datën e nisjes, ai konfirmoi se reality show do të transmetohet në mesin e muajit dhjetor. “E para njëherë fillon më datë 19, këtë jua kam thënë edhe është e sigurtë që fillon më datë 19 dhjetor”, u shpreh ai gjatë bisedës.

Përveç datës së startimit, gazetari pretendoi se reperi Fero ka zyrtarizuar tashmë pjesëmarrjen e tij, pavarësisht aludimeve dhe reagimeve të fundit në rrjet. “Fero ka firmosur kontratën me Top Channel-in”, deklaroi ai, duke shtuar se reperi ka pasur edhe një ftesë nga edicioni i Kosovës: “Fero ka marrë ftesë nga Kosova dhe e ka pranuar ftesën nga Kosova, di të thosha që kanë qenë prishje të minutës së fundit prishje e kontratës.”

Gjatë fjalës së tij, Tozaj përmendi edhe një listë me emra të tjerë të mundshëm nga showbiz-i dhe vuri në dukje se shumë personazhe publike që në fillim e mohojnë pjesëmarrjen, në fund bëhen pjesë e shtëpisë. “Egla Ceno kishte deklaruar se do të merrte pjesë kurrë në Big Brother, mori pjesë dhe fitoi. Juli Deda e kishte sharë madje si format dhe tha që s’do të jem kurrë pjesë e Big Brother, po doli në vend të dytë”, u shpreh ai.

Sa i përket ftesave ndaj tij personalisht, gazetari tregoi se ka refuzuar ftesën për të hyrë në “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa për mundësinë e hyrjes në edicionin e Shqipërisë deklaroi: “Të Shqipërisë të garantoj që duhet ta përjashtosh.”

Mjeku Pajtim Lutaj bën reagimin përIotës, ja cfare i ndodhi para se te ndërronte jetë

Mjeku oftamolog Pajtim Lutaj ka publikuar dy fotografi me ish-kryeministrin Fatos Nano dhe i jep lamtumirën e fundit, pas ndarjes së tij nga jeta, dje, në moshën 73 vjeçare si pasojë e problemeve shëndetësore që rëndoheshin vit pas viti.

“Lamtumirë miku im i mire. Te prehesh ne paqe. Emri dhe vepra juaj do ngelet ne perjetesi”, shkruan mjeku, të cilit Fatos Nano i kishte besuar dritën e syve dhe jo rrallë shfaqej në klinikën e tij për t’u kujdesur për shikimin, përcjell newsbomb.al.

Mjeku oftamolog Pajtim Lutaj është me origjinë nga Mallakastra dhe është vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste të kësaj zone, Piro Lutaj.

Një vit më parë, newsbomb.al ka pasqyruar një vizitë që Fatos Nano ka bërë në klinikën e doktor Pajtimit dhe më pas të dy bashkë, kishin drekuar. Sigurisht, siç tregoi Pajtim Lutaj kur u pyet nga media, Nano kishte humbur 48 kilogramë, kur u shtrua në 2024 në spital nga mushkëritë.

“Ndjeva një ringjalle, vetëm me një humbje peshe të konsiderueshme. Ngjiti dhe zbriti 10 shkallë vetë, mua mu duk shumë mirë. Dreka ishte jashtëzakonisht e këndshme. Është jashtëzakonisht korrekt. Pimë një gotë verë, nuk mund të bëhet fjalë më për duhan”, tha mjeku në Prill 2024.

Pajtim Lutaj ndër të tjera shtoi se Fatos Nano nuk e kishte humbur sensin e humorit dhe se gjatë drekës që kanë konsumuar, kishin folur për politikën ndërkombëtare.

“Fatosi nuk kishte humbur humorin, plot batuta, folëm për situatën politike ndërkombëtare. Duke qenë se është njeri që ka investuar kaq shumë, ka ndjeshmëritë e veta”, tregoi mjeku atëkohë.

Shkrim i rikthyer

Fatos Nano i besoi jetën e tij, mjeku Pajtim Lutaj bën reagimin përlotës, ja cfare i ndodhi para se te ndërronte jetë

Alfred Cako paraIajmëron shqiptarët: Siguroni ushqime për 6 muaj

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një sërë parashikimesh duke pretenduar se bota mund të përballet me një luftë bërthamore deri në vitin 2030.

I ftuar në emisionin “Të Pashoq”, në kanalin YouTube të Pamflet-it, Cako komentoi thirrjet e autoriteteve evropiane për përgatitjen e paketave të emergjencës 72-orëshe, duke pretenduar se qytetarët duhet të marrin masa shumë më afatgjata.

“Unë u them njerëzve mos siguroni paketë 72-orëshe, po siguroni paketë 6-mujore”, deklaroi Cako.

Sipas tij, konfliktet ndërkombëtare mund të zgjerohen ndjeshëm, duke përfshirë fuqitë më të mëdha botërore dhe duke krijuar pasoja të rënda për Evropën.

“Unë mendoj që lufta do të zgjerohet shumë midis Evropës, Rusisë”, u shpreh ai, duke paraqitur më tej skenarë për marrëveshje të mundshme mes Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë.

Cako pretendoi se Uashingtoni mund të afrohet me Moskën dhe Pekinin në këmbim të marrëveshjeve që lidhen me Iranin dhe territoret ukrainase. Megjithatë, ai nuk paraqiti prova që të mbështesin ekzistencën e negociatave të tilla. Një nga deklaratat më të forta të tij lidhej me mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore përpara fundit të kësaj dekade.

“Unë mendoj që do të ketë luftë bërthamore deri më 2030, do të ketë goditje të fuqishme bërthamore”, deklaroi Cako.

Ai përmendi Evropën, Rusinë, Kinën, Indinë, Iranin, Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut si territore që, sipas parashikimit të tij, mund të preken nga një përshkallëzim i tillë.

“Do të ketë një shkatërrim të madh të qyteteve me anë të shkatërrimit në masë”, u shpreh ai.

Në vijim, Cako paraqiti teorinë se e ardhmja do të karakterizohet nga kufizimi i automjeteve private, shtimi i transportit publik dhe përdorimi i sistemeve digjitale për identifikimin e qytetarëve.

“Do synohet që njerëzit të mikroçipohen dhe njerëzit nuk do të kenë as emër dhe do të kenë vetëm numër. Numri i sigurimit shoqëror, ai do të jetë emri jot”, deklaroi ai.

Ai i krahasoi këto skenarë me shoqëritë distopike të përshkruara në veprat e George Orwell dhe Aldous Huxley, duke pretenduar se zhvillimet teknologjike synojnë kontrollin e popullsisë. Megjithatë, deklaratat për një plan global mikroçipimi dhe zhdukjen e identitetit personal nuk u shoqëruan me prova të verifikueshme. Në përfundim të intervistës, Cako dha edhe një këshillë për shqiptarët, duke u sugjeruar që të mos investojnë në shtëpi të dyta në bregdet, por të orientohen drejt zonave malore.

“Të gjithë ju që keni mundësi të keni një shtëpi të dytë, mos e merrni në bregdet, po merreni nëpër malet e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Sipas Cakos, në rast të një konflikti të madh, zonat malore mund të shërbejnë si vende strehimi për popullsinë.

“Ky është shansi i shqiptarëve, mbajeni. Ndoshta nuk do ndodhin këto që them unë, po në qoftë se do të prapet lufta, ato do të bëhen streha dhe shpëtimi i racës shqiptare”, deklaroi ai.

Pjesë nga intervista:

-E nisëm me pasigurit globale e mbyllim me një pyetje të tillë. Gjithmonë e më shumë autoritete të ndryshme në kontinentin e Europës po bëjnë thirrje qytetarëve e popujve të tyre që të kujdesen, të sigurojnë një paketë mbijetese 72-orëshe. Në Shqipëri nuk është se është bërë ndonjë thirrje për këtë, po pra për çfarë po e bëjnë kaq shpesh këtë thirrje, domethënë çfarë paralajmërohet? Pse lind nevoja?

Alfred Cako: Së pari nga lufta me Iranin, gjoja Irani do presë kabllot nënujore të internetit. Këta duan t’i zhdukin këto internetin kabllor dhe duan të mbajnë internetin satelitor dhe Evropa tashmë është në luftë me Elon Musk-un dhe Evropa po kërkon që sipërfaqet qiellore që shtrihen mbi territorin e Evropës të mos kontrollohen nga satelitët e Elon Musk-ut por të jenë nën kontrollin e Evropës që Evropa të lëshojë internet me satelit. Dhe ju kam thënë që plani është që të ndalohet transporti privat, do ndalohet prodhimi i automjeteve private në këtë masë dhe në këtë madhësi siç është sot. Dora-dorës do të shtohet transporti publik dhe pak a shumë po kthehet komunizmi që ti ndoshta s’ke jetuar se je e re, po brezi im e ka jetuar dhe askush s’kishte makina private, të gjithë lëviznin vetëm me automjete shtetërore dhe ky është synimi dhe nuk do të lejohet, si në kohën e komunizmit, që ti të lëvizësh nga një shtet në shtetin tjetër.

Do synohet që njerëzit të mikroçipohen dhe njerëzit nuk do të kenë as emër dhe do të kenë vetëm numër. Numri i sigurimit shoqëror, ai do të jetë emri jot. Dhe gjithmonë kur të ndalojë policia nuk do të pyesë si e ke emrin, por do të thotë si e ke numrin dhe nëpërmjet numrit do të identifikohesh që është numri i sigurimit social. E di që të vjen për të qeshur sot, po këto i ka parashikuar i madhi George Orwell dhe sidomos Aldous Huxley te libri i vet “Brave New World”, bota e re guximshme. Ai aty e fillon pikërisht kështu, sa lindin bebet në maternitet, lindnin nja 80 binjakë dhe të gjithë kishin nga një numër në qafë me vulë i cili vendosej sapo pashoheshin dhe ky numër shoqëron gjatë gjithë jetës. Dhe gjithçka që po bëhet, siç e kam thënë, bëhet për dy qëllime: për depopullim dhe për kontroll. Kontrolli do realizohet nëpërmjet mikroçipimit dhe pasaportës digjitale.

-Domethënë mos e sigurojmë këtë paketën 72-orëshe, nuk lind nevoja në Shqipëri për shembull?

Alfred Cako: Unë u them njerëzve mos siguroni paketë 72-orëshe po siguroni paketë 6-mujore. Sepse unë mendoj që lufta do të zgjerohet shumë midis Evropës, Rusisë, ka shumë mundësi që Shtetet e Bashkuara të marrin anën e Kinës dhe Rusisë me kusht që në përplasjen me Evropën, me kusht që Kina dhe Rusia t’i lejojnë Shteteve të Bashkuara kontrollin mbi Iranin. Rusisë do t’i jepet kontrolli mbi katër zonat e prej Trump-it dhe Xi Jinping-ut katër zonat e atyre qeverive ukrainase dhe në këtë lojë Evropa do të lihet me gisht në gojë dhe më e dobëta. Por Evropa është ajo që u ka mësuar të gjithëve se si bëhen luftërat dhe rasa e bardhë është ajo që në çdo epokë ka qenë lokomotiva e botës dhe kurrë nuk do ta nënshtrojnë dot.

-Mirë, me ty gjithmonë ora ikën, ke shumë çka mund të flasësh, megjithatë unë besoj se e shteruam pjesën kryesore të ngjarjeve. Ne shpresojmë shumë që asgjë nga paralajmërimet tuaja të mos dalë sepse…

Alfred Cako: E uroj dhe unë. Po unë mendoj që do të ketë luftë bërthamore deri më 2030, do të ketë goditje të fuqishme bërthamore. Ka disa që mendojnë që arma bërthamore nuk ekziston dhe zbërthimi i atomit nuk është realizuar dot dhe është gënjeshtër ekzistenca e armëve bërthamore, por ato lloj armësh prej 10 megatonësh që goditën Hiroshimën dhe Nagasakin do të përdoren prapë për të goditur qytete të shumta në Evropë, në Rusi, në Kinë, në Indi, në Iran, në Shtetet e Bashkuara, në Korenë e Jugut. Do të ketë një shkatërrim të madh të qyteteve me anë të shkatërrimit në masë. Nuk e di çfarë janë, janë bomba bërthamore, janë bomba me hidrogjen që thithin oksigjenin 7-8 minuta në një territor të caktuar dhe të gjitha speciet ngordhin, vdesin, asgjësohen dhe nuk shkatërrohet asgjë, vetëm thithet oksigjeni dhe 7-8 minuta nuk jeton dot asgjë 7-8 minuta dhe ndërtesat ngelen aty pa njerëz me specie të vdekura.

-Larg qoftë e shpresojmë që mos të ndodhë as ky paralajmërim që sapo the. Faleminderit shumë që të kisha në studio.

Alfred Cako: Faleminderit ty. Mos u ndani maleve dhe lumenjve. Të gjithë ju që keni mundësi të keni një shtëpi të dytë mos e merrni në bregdet po merreni nëpër malet e Shqipërisë. Ky është shansi i shqiptarëve, mbajeni. Ndoshta nuk do ndodhin këto që them unë po në qoftë se do të prapet lufta ato do të bëhen streha dhe shpëtimi i racës shqiptare.

Gati bonusi i fundvitit për pensionistët, buxheti 2026 do të ndryshojë sërish

Buxheti i shtetit për vitìn 2026 pritet të pësojë një tjetër ndryshim përmes një akti normativ, ndërsa qeveria po përgatit rishpërndarjen e fondeve buxhetore dhe një paketë mbështetjeje financiare për pensionistët dhe kategoritë në nevojë, në prag të festave të fundvitit.

Burime për Ekofin.al bëjnë të ditur se qeveria është duke përgatitur ndërhyrjen e radhës në buxhetin e këtij viti, që do të realizohet ose përpara festave të nëntorit, ose në ditët e para të dhjetorit. Ndryshimet do të synojnë të rialokojnë fondet e pashpenzuara, në një kohë kur të dhënat më të fundit të financave publike, deri në fund të muajit shtator, tregojnë një nivel të lartë suficiti buxhetor.

Kjo situatë lidhet me faktin se një pjesë e fondeve të planifikuara për shpenzime gjatë vitit nuk janë përdorur sipas ritmit të parashikuar, duke krijuar hapësira për rishpërndarjen e tyre drejt zërave të tjerë buxhetorë.

Ndryshimi i pritshëm me akt normativ do t’i japë mundësi qeverisë të rishikojë shpërndarjen e fondeve në javët e fundit të vitit, duke orientuar një pjesë të burimeve financiare drejt mbështetjes sociale.

Bonusi i fundvitit, 15 mijë lekë për pensionet deri në 20 mijë lekë

Një nga masat kryesore që pritet të përfshihet në ndërhyrjen e re buxhetore është financimi i bonusit të fundvitit për pensionistët.

Sipas informacioneve që Ekofin.al ka siguruar, qeveria pritet të ruajë të njëjtën skemë shpërblimi të aplikuar vitin e kaluar, duke diferencuar vlerën e bonusit sipas nivelit të pensionit mujor.

Konkretisht, pensionistët që përfitojnë pension mujor deri në 20,000 lekë pritet të marrin një bonus prej 15,000 lekësh, ndërsa ata që kanë pension mbi 20,000 lekë do të përfitojnë 10,000 lekë.

Në këtë mënyrë, mbështetja më e lartë financiare do të orientohet drejt pensionistëve me të ardhura më të ulëta, ndërsa bonusi do të shtrihet edhe tek ata që përfitojnë pensione mbi pragun prej 20 mijë lekësh.

Skema pritet të ndjekë modelin e vitit të kaluar, ndërsa fondi total që do të vihet në dispozicion dhe detajet e zbatimit do të përcaktohen me vendimet përkatëse të qeverisë.

Paketë mbështetjeje edhe për invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike

Përveç pensionistëve, qeveria po përgatit edhe një paketë financiare për kategori të tjera të popullsisë që përballen me vështirësi ekonomike.

Burimet bëjnë të ditur se në këtë paketë pritet të përfshihen personat me aftësi të kufizuara dhe invalidët, si dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Ndërkohë, vlera e mbështetjes për këto kategori dhe kriteret konkrete të përfitimit mbeten ende për t’u përcaktuar.

Synimi është që një pjesë e fondeve të disponueshme në buxhet të përdoret për të ofruar mbështetje shtesë për familjet dhe individët me të ardhura të kufizuara, në përfundim të vitit.

Suficiti i lartë dhe fondet e pashpenzuara, në fokus të rishikimit të buxhetit

Ndërhyrja e re buxhetore vjen në kushtet kur financat publike kanë regjistruar suficit të konsiderueshëm gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026.

Suficiti buxhetor tregon se të ardhurat e realizuara kanë qenë më të larta se shpenzimet e kryera gjatë periudhës përkatëse. Megjithatë, ky nivel i lartë suficiti gjatë vitit reflekton vonesa në realizimin e shpenzimeve të planifikuara, përfshirë investimet publike.

Pikërisht fondet që nuk janë shpenzuar sipas programimit fillestar pritet të jenë në qendër të rishikimit të ri të buxhetit.

Përmes aktit normativ, qeveria do të rishpërndajë burimet financiare ndërmjet programeve dhe institucioneve buxhetore, duke përshtatur planin e shpenzimeve me nevojat dhe mundësitë reale të financimit deri në mbylljen e vitit.

Ndryshimi i pritshëm do të jetë një tjetër ndërhyrje në buxhetin e vitit 2026, ndërsa qeveria po përgatitet të mbyllë vitin financiar dhe paralelisht po diskuton projektbuxhetin e vitit 2027. /Marrë nga ekofin/

Pa ekìp por në formë me Shqipërinë, Hysajt i ndodh një nga gjërat më të bukura

Elseid Hysaj ka lënë gjurmë në këtë edicion të Nations League, duke u shndërruar në një nga futbollistët më të spikatur të Kombëtares shqiptare.

Edhe pse prej përfundimit të sezonit ishte pa kontratë me një klub, mbrojtësi kuqezi fitoi besimin e trajnerit Rolando Maran, i cili e aktivizoi në të gjashtë ndeshjet e fazës së grupeve.

Futbollisti shqiptar iu përgjigj besimit me paraqitje pozitive, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në lojën e ekipit. Përveç sigurisë në krahun e djathtë të mbrojtjes, Hysaj regjistroi edhe dy asistime dhe një gol, duke qenë një prej lojtarëve me ndikimin më të madh në rezultatet e Shqipërisë.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re as nga mediat e specializuara. Faqja e njohur “WhoScored”, e cila merret me statistikat dhe vlerësimin e futbollistëve, e ka përfshirë Hysajn në formacionin ideal të fazës së grupeve të Nations League.

Me një vlerësim mesatar prej 7.65 pikësh në gjashtë takime, shkodrani është përzgjedhur në krahun e djathtë të 11-shes më të mirë të këtij kompeticioni.

Vαjzα e ρasur ka një haII: Mbaj 4 b υrra me rrogë, seρse jam e ραngoρυr me s…!!!

Kam katër të dashur të rregullt. Asnjëri nga ata nuk fiton më shumë se 60 mijë dollarë në vit.

Më i madhi është 36, ndërsa të tjerët janë 26, 27 dhe 31 vjeç. Jemi të gjithë të lirë të dalim me njerëz të tjerë, këtë ua kam bërë të qartë. I pres të katërt të kalojmë festat bashkë.

Më prezantonin miqtë, ose njihesha përmes aplikacioneve.

Më dukej e papërshtatshme t’u propozoja pagesë këtyre njerëzve në këmbim të një shërbimi shumë specifik dhe prandaj u futa në nje faqe interneti.

Takimi im i parë me një e skortë ishte për festën e fejesës së një mikes sime.

U njoha me një djalë në sajt, ishte 29 a 28 vjeç. Muzikant. Erdhi me mua dhe pastaj pimë diçka në një bar në tarracë. Më pas shkuam në shtëpinë time. Nuk përfundoi në një lidhje.

Ibrahimaj: Kredi pa interes dhe mbulim deri në gjysmën e qirasë, ja si apIikohet tek platforma “Shtëpia jote”

Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin “Për strehimin social”, që zgjerojnë nga gjashtë në tetë programet e strehimit dhe sjellin instrumente të reja mbështetjeje për të rinjtë, familjet dhe kategoritë që kanë nevojë për ndihmë për të përballuar kostot e banimit.

Duke prezantuar nismën në Kuvend, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se ndryshimet synojnë t’u përgjigjen nevojave të sotme për strehim, duke krijuar më shumë mundësi për blerjen e një banese dhe përballimin e kostos së qirasë.

“Me ndryshimet që paraqesim sot, zgjerojmë programet e strehimit nga gjashtë në tetë programe, duke shtuar dy programe të reja për strehimin e përballueshëm”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Një prej instrumenteve të reja është kredia me interes zero për blerjen e banesave me vlerë deri në 6 milionë lekë, për të rinjtë, studentët e masterit, profesionistët në fillim të karrierës dhe kategoritë e tjera që do të plotësojnë kriteret e përcaktuara në ligj.

Për të ilustruar efektin konkret të kësaj mbështetjeje, ministrja solli shembullin e një kredie prej 6 milionë lekësh, me afat shlyerjeje 30 vjet. Me një interes tregu prej 5%, kësti mujor do të ishte rreth 32 mijë lekë, ndërsa me interes zero zbret në 17 mijë lekë. Kjo përkthehet në një kursim prej 15 mijë lekësh në muaj ose 180 mijë lekësh në vit për familjen.

Krahas saj, parashikohet edhe kredi me interes të lehtësuar 3% për banesa me vlerë deri në 20 milionë lekë, ku shteti do të mbulojë diferencën mes normës së interesit të tregut dhe normës 3%. Për kategoritë që plotësojnë kriteret, do të krijohen gjithashtu mundësi për përdorimin e garancive financiare për të mbuluar kontributin fillestar të kërkuar nga banka.

Një tjetër mbështetje e re u drejtohet studentëve, të rinjve dhe profesionistëve që largohen nga qytetet e tyre për studime ose punësim. Përmes programit të subvencionimit të qirasë, shteti do të mbulojë deri në 50% të vlerës së qirasë së pranueshme, sipas vlerave të miratuara nga këshillat bashkiakë dhe kritereve të programit.

“Për këto kategori ne kemi krijuar programin e posaçëm për subvencionimin e qirasë. Shteti do të mbulojë deri në 50% të qirasë së pranueshme, sipas vlerave të miratuara nga këshillat bashkiakë dhe sipas kritereve të programit”, u shpreh Ibrahimaj.

Për këtë program do të përdoret platforma “Shtëpia jote”, e cila është aktualisht në përpunim. Përmes saj, qytetarët do të mund të aplikojnë për subvencionimin e qirasë, të ndjekin online ecurinë e aplikimit dhe të marrin informacion mbi procesin. Platforma do t’u krijojë gjithashtu mundësi pronarëve të publikojnë banesat që ofrojnë me qira, duke lehtësuar gjetjen e një banese nga aplikantët.

Ndryshimet ligjore parashikojnë edhe programin e qirasë me të drejtë blerjeje, përmes të cilit një pjesë e pagesës së qirasë mund të kthehet në vlerë të banesës dhe të llogaritet si pagesë për blerjen e saj.

Për financimin e programeve të reja parashikohet krijimi i Fondit për Strehimin dhe Kohezionin Social, ku do të bashkohen burime nga buxheti i shtetit, kontributet e sektorit privat, të ardhurat nga projektet dhe programet e strehimit, si dhe burime të tjera të ligjshme. Në këtë fond do të përfshihen edhe kontributet prej 3% për strehimin social, të mbledhura nga bashkitë.

Ministrja bëri të ditur se, sipas të dhënave të disponueshme, rreth 11.5 miliardë lekë nga kontributet e ndërtuesve për strehimin social rezultojnë të papërdorura në llogaritë e bashkive. Fondi i ri synon të mundësojë përdorimin e këtyre burimeve aty ku nevojat për strehim janë më të mëdha.

Një prej mekanizmave të parashikuar është edhe modeli 30-40-30, sipas të cilit 30% e ndërtesave ose lagjeve të reja do t’i dedikohen strehimit social, 40% strehimit të përballueshëm dhe 30% tregut të lirë. Ky model synon integrimin e familjeve përfituese në lagje të përbashkëta, me akses në shërbime dhe shkolla, duke shmangur izolimin e tyre.

“Ne nuk duam të ndërtojmë lagje në të cilat ka vetëm një kategori njerëzish me një kategori të ardhurash. Ne nuk duam që familjet që përfitojnë nga strehimi social të jetojnë të izoluara”, theksoi ministrja.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu krijimin e Bordit për Strehimin Social dhe Strehimin e Përballueshëm, ndërsa bashkitë do të vijojnë të kenë rolin kryesor në identifikimin e nevojave dhe zbatimin e programeve të strehimit.

Ibrahimaj nënvizoi se një element i rëndësishëm i reformës është thjeshtimi i procedurave dhe kalimi drejt aplikimeve elektronike, duke shmangur kërkesën ndaj qytetarëve për dokumente që institucionet shtetërore i disponojnë tashmë.

“Qytetarët duhet të kenë mundësi të përfitojnë nga këto programe pa u përballur me procedura të gjata dhe të komplikuara. Prandaj po punojmë që aplikimet të bëhen të gjitha elektronikisht”, u shpreh ministrja.

Ndryshimet në ligjin për strehimin social janë pjesë e paketës së masave të qeverisë për vitin 2027, që synojnë të rrisin të ardhurat e qytetarëve dhe të ulin shpenzimet e tyre, duke lehtësuar përballimin e kostove të jetesës.