Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 22 Nëntor 2026

Dashi (21.03 – 19.04)

Sot mund të ndjeni një nevojë për të rregulluar gjërat e vjetra, por Saturni në Dash, retrograd, ju këshillon të mos nxitoni. Në punë, jini të kujdesshëm me detajet. Sa i përket dashurisë, një bisedë e sinqertë mund të sjellë qetësi.

Demi (20.04 – 20.05)

Hëna në Dem ju bën të ndiheni më të lidhur me shtëpinë dhe njerëzit e afërt. Në punë, kërkoni stabilitet dhe mos u angazhoni për gjëra të mëdha pa plan. Në dashuri, tregohuni të butë dhe të vëmendshëm ndaj nevojave të partnerit.

Binjakët (21.05 – 20.06)

Merkuri në Akrep ju fton të shpreheni më thellë se zakonisht. Në punë, një bisedë me një koleg mund të zbulojë diçka të rëndësishme. Në dashuri, mos jini kategorikë dhe lërini hapësirë mendimeve të tjera.

Sot mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj atmosferës rreth jush. Në punë, punoni me qetësi dhe shmangni konfliktet. Sa i përket dashurisë, një moment i vogël me partnerin mund t’ju bëjë të ndiheni të vlerësuar. Tregohuni të kujdesshëm me fjalët.

Luani (23.07 – 22.08)

Marsi dhe Jupiteri në Luan ju japin energji dhe dëshirë për t’u dalluar. Në punë, mund të merrni një iniciativë që tërheq vëmendjen. Në dashuri, jini bujarë me komplimente, por mos e teproni me kërkesat.

Virgjëresha (23.08 – 22.09)

Sot keni mundësi të rregulloni detaje që keni lënë pas. Në punë, organizimi juaj do të vlerësohet. Në dashuri, një veprim i vogël praktik mund të thotë më shumë se fjalët. Mos jini tepër kritikë me veten.

Peshorja (23.09 – 22.10)

Venusi në Peshore ju bën më tërheqës dhe diplomatik. Në punë, mund të ndërmjetësoni me sukses në një bisedë të vështirë. Në dashuri, harmonia mbretëron, por mos jini kategorikë në zgjedhjet e vogla.

Akrepi (23.10 – 21.11)

Merkuri në Akrep ju ndihmon të zbuloni të vërteta të fshehta. Në punë, hulumtoni me kujdes para se të vendosni. Në dashuri, thellësia e ndjenjave mund të jetë intensive, por mos lejoni xhelozinë të mbizotërojë.

Shigjetari (22.11 – 21.12)

Dielli në Shigjetar ju jep optimizëm dhe dëshirë për aventura të vogla. Në punë, mendimet tuaja janë të qarta dhe mund të frymëzoni të tjerët. Në dashuri, jini të hapur, por mos premtoni më shumë nga sa mund të mbani.

Bricjapi (22.12 – 19.01)

Sot mund të ndiheni të qetë dhe të përqendruar te qëllimet afatgjata. Në punë, durimi me një projekt të vjetër po jep fryte. Në dashuri, tregohuni të kujdesshëm me nevojën për hapësirë të partnerit.

Ujori (20.01 – 18.02)

Hëna në Dem ju fton të vlerësoni sigurinë dhe rehatinë. Në punë, mos u nxiton me ndryshime të mëdha. Në dashuri, një moment i thjeshtë mund të forcojë lidhjen. Yjet ju këshillojnë të dëgjoni më shumë.

Peshqit (19.02 – 20.03)

Sot intuita juaj është e fortë, por mos e ngatërroni me ankthin. Në punë, përdorni imagjinatën për të zgjidhur një problem. Në dashuri, jini të butë dhe të sinqertë, pa u ndjerë fajtorë për ndjenjat tuaja.

SaIah gati të transferojë Ernest Muçin te ish-ekipi, përgatitet lëvizja “bombastike” që në janar

Në bazë të raportimeve të fundit që vijnë nga mediat italiane dhe ato turke, bëhet e ditur se sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, ka bindur ish-klubin e tij, Romën, për të transferuar bomberin e Shqipërisë, Ernest Muçi.

Duket se klubi romak ka marrë “bekimin” e Salahut për t’u hedhur në “sulm” total që në merkaton e janarit.

Më tej, jepen detajet se Trabzonspor, klubi aktual që zotëron kartonin e Muçit, nuk ka ndërmend ta lërë të lirë shqiptarin pa 22 milionë euro.

Sulmuesi 25-vjeçar është në kontratë me ekipin turk deri në verën e vitit 2029, ndërsa gjatë këtij sezoni numëron 3 gola dhe 6 asiste në 10 paraqitje në kampionat, formë e jashtëzakonshme.

SPAK regjistron procedim penaI ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal mbi kallëzime të mbërritura pranë këtij organi ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali. Mësohet se referimi është bërë për një sërë veprash penale që lidhen me deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin. Burime konfirmuan se procedimi penal është regjistruar pa emër por me veprat penale.

Sipas burimeve, regjistrimi i procedimit penal është kryer së fundmi nga SPAK, rreth fundit të tetorit ndërsa tashmë kanë nisur edhe veprimet hetimore për verifikimin e pretendimeve të ngritura në kallëzim, Raporton për Syri-n, gazetari Fatjon Gjinaj.

Një burim i tha Syri Televizionit se të dhënat e pretenduara mbështeten në një sërë dokumentesh, ku përfshihen deklarimet e pasurisë, dokumentacioni tregtar, të dhënat mbi shoqëritë tregtare dhe ndryshimet e pronësisë, transaksionet financiare, të ardhurat, si dhe pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme.

Veç Spiropalit subjekt pritet të jenë edhe të paktën 5 persona të tjerë mes të cilëve, bashkëshorti i saj, Salarjon Totaj.

Syri Televizion u vu në dijeni të këtij kallëzimi rreth një javë më parë dhe iu drejtua zyrtarisht Prokurorisë së Posaçme me një kërkesë për informacion lidhur me regjistrimin e procedimit dhe ecurinë e çështjes. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, SPAK nuk ka kthyer ende një përgjigje për kërkesën e drejtuar.

Ndërkohë, zhvillime ka pasur edhe në raport me administratën tatimore. Vetëm pak orë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, reagoi publikisht lidhur me një episod që përfshin bashkëshortin e deputetes, duke deklaruar se ky i fundit kishte mbajtur një qëndrim kundërshtues ndaj punonjësve tatimorë dhe se shkelje e dyshuara janë referuar në organet përkatëse

© SYRI.net

I dënuar në Itali për vjedhje me armë – Arrestohet Miklovan Arapi, inspektori i IMT-së që mbrojti me hunj selinë e PS

Miklovan Arapi, 41 vjeç, inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë, është arrestuar më 17 nëntor, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Arapi është identìfikuar në dhe raportuar para disa javës si një prej personave që dolën nga selia e Partisë Socialiste me hunj dhe sende të forta, gjatë përplasjes me protestuesit më 18 tetor në Tiranë.

Arrestimi i tij është pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, ndryshe nga praktika e zakonshme, ku njoftimet për arrestimet u përcillen shpesh mediave dhe gazetarëve edhe përmes grupeve të komunikimit në ËhatsApp.

Sipas policisë, 41-vjeçari është kapur në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit të Romës në Itali e ka dënuar me 6 vite burg për veprat penale “Vjedhja me armë”, (vepër që lidhet me marrjen e pasurisë përmes dhunës ose kërcënimit me armë), “Vjedhja e rëndë” dhe “Kanosja”.

Deri më tani nuk janë bërë publike hollësi mbi ngjarjet konkrete për të cilat është dënuar në Itali.

“Dua të kthehem në Shqipëri, nuk rri dot më”/ 28-vjeçari gjendet i pajetë në kampìn në Gjermani! (Halla e tij, rrëfen telefonatën e fundit)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar 28-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u varur në një kamp emigrantësh ku po qëndronte.

I riu është Jurgen Rexhepi, i cili kishte emigruar drejt Gjermanisë, ku kishte aplikuar për azil dhe qëndronte në një kamp refugjatësh. Ai është gjetur pa shenja jete, ndërsa lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur të afërmit dhe personat që e njihnin.

Deri më tani, rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta. Nuk ka ende informacion të konfirmuar mbi atë që ka ndodhur, ndërsa pritet që autoritetet gjermane të hedhin dritë mbi rastin.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, në News 24, ka folur halla e tij, e cila tregoi se Jurgeni u kishte treguar që ishte mërzitur shumë dhe donte sa më parë të kthehej në Shqipëri. Ajo tregoi dhe dramën e Rexhepit, i cili kishte humbur të ëmën kur ishte vetëm 1 vjeç e gjysmë.

Ndërkohë, tani, i ati ka marrë 5 mijë euro borxh nga pronari ku ai punon, në mënyrë që të kthejë trupin e të birit për ta varrosur në Shqipëri.

“Jetonte vetëm me babain, është fëmijë i vetëm. E ka lënë nëna 1 vit e gjysmë. E ka rritur motra ime. Ky është djali i vëllait të madh. E ka rritur halla. Me të ditën e ngjarjes ka folur halla e tij. Motra më tha që nuk i dukej mirë. Foli vetëm pak. Pastaj pasdite… Ai ishte në kap prej 1 viti e gjysmë. Donte të vinte me çdo kusht në Shqipëri. I dhanë 3 data, 3 afate por nuk e deportuan. Shokët i kishin vjedhur pasaportën. Ai do të paraqitej në Gjykatë më 23 nëntor. Datat e tjera ja kishin refuzuar ngaqë nuk kishte asnjë lloj dokumenti identifikimi. Letrat e fundit i kishte marrë së fundmi dhe

Thoshte se ishte mërzitur shumë. Ishte tip i mbyllur dhe nuk na tregonte as shokët. Nuk ankohej për ta, thoshte që shkonte mirë. E vetmja gjë që na thoshte ishte që donte të vinte me patjetër në Shqipëri. Që kur iu refuzua data e parë 14. I thoshim që të gjente një furgon, ta paguante deri në Itali dhe aty kemi njerëz që mund ta ndihmonin. Nuk di ç’të them për pistën e vetëvrasjes. Ai ishte beqar. Do ta veshim dhëndër ta çojmë atje. Babai i tij ka marrë borxh 5 mijë euro tek pronari ku punon që të kthejë trupi ne të birit këtu. I bëjmë apel shtetit të na ndihmojë sa më shpejt,”- tha ajo.

Fasada e pallatit në Durrës për pak sa nuk i merr jetën të resë, momenti kur shpëton mrekullìsht (Video)

Një vajzë e re ka shpëtuar për pak nga një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi në lagjen nr. 1 të Durrësit.

Pasditen e djeshme, materiale të fasadës së një pallati shumëkatësh u shkëputën nga kati i 10-të dhe ranë me forcë në trotuar, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e kalimtarëve.

Fillimisht, rënia e materialeve shkaktoi dëme materiale, pasi një pjesë e tyre përfundoi mbi një automjet të parkuar përpara godinës.

Por pasojat mund të kishin qenë shumë më të rënda, pasi në atë moment pranë pallatit po kalonte edhe një vajzë e re.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar çastet e frikshme, kur materialet dekorative shkëputen nga lartësia dhe bien fare pranë këmbësores, e cila arrin të largohet pa pësuar lëndime.

Ajo i shpëtoi për mrekulli goditjes nga copat e fasadës, të cilat mund t’i kishin marrë jetën.

VIDEO

“Rama telefonoi Lori Hoxhën për t’i mbyllur gojën Spiropalit”, Arjan Konomi ngre dyshime për ndërprerjen e emisionit (Video)

Një pretendim i fortë ka ardhur nga gazetari Arjan Konomi lidhur me emisionin “Top Story”, ku e ftuar ishte deputetja dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Konomi pretendon se gjatë transmetimit të intervistës, hapësira publicitare u zgjat në mënyrë të pazakontë, duke ngritur dyshìme për një ndërhyrje në përmbajtjen e emisionit.

Spiropali u shfaq në emisionin e moderuar nga Grida Duma, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e saj nga Partia Socialiste. Pritshmëritë ishin që ajo të fliste gjerësisht për zhvillimet e fundit në PS dhe përplasjet brenda partisë, ndërsa gjatë intervistës vlerësoi vizionin e Ramës, por mbajti qëndrim kritik ndaj Belinda Ballukut.

Gjatë emisionit, Spiropali foli edhe për Belinda Ballukun, duke kritikuar modelin e vendimmarrjes përmes telefonatave dhe zgjidhjeve personale. Ajo ngriti pikëpyetje për ndikimin e Ballukut në institucionet shtetërore dhe për emërimet në administratë.

Ndërkohë, gazetari Arjan Konomi publikoi një video në rrjetet sociale, ku pretendoi se ndërprerja publicitare në “Top Story” zgjati rreth 25 minuta, pikërisht në momentin kur Spiropali po fliste për zhvillimet brenda PS-së dhe për Ballukun.

Në videon e tij, Konomi hodhi pretendimin se kryeministri Edi Rama kishte telefonuar pronaren e Top Channel, Lori Hoxha, e cila më pas kishte kontaktuar moderatoren Grida Duma për t’i ndërprerë fjalën Spiropalit.

“Edi Rama ka marrë Lori Hoxhën në telefon, e cila ka marrë dhe ka sharë nga robët Grida Dumën. Për çfarë? Për atë që thotë Elisa Spiropali”, deklaroi Konomi.

Ai e cilësoi situatën si një moment të pazakontë televiziv, duke ngritur dyshime se ndërprerja e gjatë publicitare mund të kishte lidhje me deklaratat e deputetes.

Deri më tani, pretendimi për telefonatën e Ramës dhe ndërhyrjen e Lori Hoxhës nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Fakte të reja për përmbaruesen Anxhela Doleqi dhe presionin ndaj pediatres, Neda Balluku prej një viti pa takuar fëmijët (Video)

Prej një vìti, Neda Balluku nuk arrin të takojë dy djemtë e saj të mitur. Nëna denoncoi në “Fiks Fare” babain e fëmijëve, Ogren Balluku, për moszbatimin e vendimit gjyqësor që i njeh të drejtën e takimeve. Por investigimi i Fiks Fare solli fakte të reja, duke ngritur pikëpyetje si mbi veprimet e përmbarueses Anxhela Doleqi, ashtu edhe mbi presionin që, sipas dëshmive të stafit mjekësor, Ogren Balluku ka ushtruar ndaj një mjekeje pediatre.

Pas vendimit gjyqësor për divorcin, i cili tashmë ka kaluar në Apel, është lënë në fuqi edhe masa e përkohshme që parashikon takimet e nënës me fëmijët. Por, për shkak se vendimi nuk zbatohej nga babai, Neda Balluku iu drejtua Zyrës Përmbarimore të Tiranës për ekzekutimin e tij.

Në dosjen gjyqësore ishte përfshirë edhe një raport psikologjik, i hartuar nga një eksperte e caktuar nga gjykata, e cila kishte evidentuar elementë të alienimit prindëror, duke identifikuar babain si prindin ndikues.

Por, sipas dokumentacionit të siguruar nga “Fiks Fare”, përmbaruesja Anxhela Doleqi, pas kërkesës së Ogren Ballukut, kërkoi një vlerësim të ri psikologjik. Raporti i dytë arriti në një përfundim të ndryshëm, duke mos e identifikuar më babain si prind që ushtronte alienim prindëror.

Një tjetër fakt i rëndësishëm lidhet me përcjelljen e këtij informacioni te gjyqtari që shqyrtonte çështjen e divorcit. Gjyqtari e refuzoi dokumentin dhe e ktheu mbrapsht, duke sqaruar se nuk kishte kërkuar një vlerësim të tillë. Një veprim që ngre pikëpyetje mbi ndërhyrjen e përmbarueses në një proces gjyqësor. Investigimi zbuloi gjithashtu se, pavarësisht urdhrit të kryetarit të Zyrës Përmbarimore për transferimin e dosjes, Anxhela Doleqi nuk e dorëzonte atë. Gazetarët e Fiks Fare e takuan përmbaruesen dhe i kërkuan shpjegime për kërkesën e raportit të ri psikologjik dhe refuzimin për të dorëzuar dosjen. Por ajo u përgjigj vetëm: “Bëni një kërkesë zyrtare, nuk mund të flas”.

Fakte të reja u sollën edhe për një episod që lidhet me vajzën e vogël. Ogren Balluku pretendonte se në një prej datave të caktuara nuk ishte realizuar takimi me të miturën.

Por, sipas një raporti mjekësor të siguruar nga Fiks Fare, vajza kishte qenë e sëmurë. Pas lëshimit të këtij raporti, Ogren Balluku dyshohet se ka ushtruar presion ndaj stafit mjekësor, duke kërkuar shpjegime se përse ishte pajisur e mitura me dokumentin mjekësor. Në një video të siguruar nga Fiks Fare, punonjësit shëndetësorë tregojnë se ai ka ushtruar presion ndaj mjekes pediatre.

Për të kuptuar pasojat që mund të ketë alienimi prindëror te fëmijët, Fiks Fare mori edhe mendimin e psikologes Denada Toçe. Ajo shpjegoi se shtrembërimi i imazhit të njërit prind përmes ndikimit të prindit tjetër mund të shkaktojë dëme të rënda emocionale. Sipas saj, kjo formë dhune psikologjike mund të lërë trauma që kërkojnë ndërhyrjen e specialistëve dhe një proces të gjatë trajtimi. Kështu, investigimi i Fiks Fare nxjerr në pah disa pikëpyetje që kërkojnë përgjigje: Pse u kërkua një raport i ri psikologjik nga përmbaruesja? Pse nuk u dorëzua dosja pas urdhrit për transferim? Dhe përse u ushtrua presion ndaj mjekes pediatre për një raport që dokumentonte gjendjen shëndetësore të një fëmije? Ndërsa institucionet dhe palët duhet të japin shpjegimet e tyre, në mes të kësaj përplasjeje mbeten fëmijët, ndërsa Neda Balluku vijon të kërkojë të drejtën për t’i takuar./TCH

Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 21 Nëntor 2026

Dashi

Dy mundësi të arta shfaqen për të lindurit e kësaj shenje. Takimet pas orës 12:00 mund të hapin rrugën për nisjen e diçkaje të re, ndërsa në planin profesional është momenti i duhur për të zgjidhur çështje të lëna pezull. Në dashuri, favorizohen lidhjet me Virgjëreshën dhe Bricjapin. E shtuna është e favorshme për punë dhe udhëtime, ndërsa të dielën pasditja është ideale për blerje dhe bisedime ekonomike.

Demi

Udhëtimet dhe një çështje ligjore që ende nuk ka marrë zgjidhje janë në fokus. Parashikohen zhvillime pozitive, veçanërisht për dhjetëditëshin e dytë dhe të tretë. Takimet pas mesditës mund të rezultojnë të rëndësishme. E diela sjell mundësi ekonomike dhe përfitime nga para të cilat kanë mbetur pa u marrë. Në dashuri, mund të zgjidhen mosmarrëveshje të së kaluarës.

Binjakët

Kujdes me informacionet dhe fjalët që do të dëgjoni. Mos u nxitoni dhe mbështetuni te faktet, jo te thashethemet. Një çështje pune ose kontrate mund të marrë drejtim të ri përmes komunikimit. E shtuna është e rëndësishme për karrierën, sidomos pasditja, ndërsa e diela favorizon takimet dhe përgatitjet për javën e ardhshme. Në dashuri, spikasin lidhjet me Shigjetarin dhe Dashin.

Gaforrja

Një ditë me mundësi të mira në punë dhe karrierë. Një informacion i rëndësishëm ose një bashkëpunim i ri mund të sjellë zhvillime pozitive. Gjithashtu, mund të gjendet zgjidhja e një konflikti të mëparshëm me një person të shenjës së Dashit. Kujdes me vendimet rreth orës 10:00 dhe 17:00. E shtuna sjell mundësi të mira, ndërsa e diela është veçanërisht e favorshme në dashuri, ku mund të rikthehet një person i munguar.

Luani

Çështjet ekonomike marrin rëndësi, ndërsa në punë mund të ketë disa vështirësi në komunikim dhe bisedime. Megjithatë, është momenti për të zgjidhur problematikat e mbartura. Ora 13:00 paraqitet si një moment pozitiv. E shtuna paradite dhe e diela pasdite, nga ora 14:00 deri në 18:00, favorizojnë takimet dhe vendimet e rëndësishme. Në dashuri mund të zgjidhen mosmarrëveshje me Ujorin dhe Peshoren.

Virgjëresha

Puna dhe karriera janë në plan të parë. Një problem i vjetër mund të rikthehet, ndaj këshillohet të trajtohet përmes komunikimit përpara se të krijojë më shumë vështirësi. Nga ora 13:00 deri në 19:00 është një periudhë veçanërisht e favorshme për vendime dhe ndryshime. E shtuna dhe e diela janë të rëndësishme për biznesin dhe dashurinë. Në planin sentimental, favorizohen lidhjet me Peshqit dhe Shigjetarin.

Peshorja

Një lajm i mirë në lidhje me punën mund të jetë në rrugë. Astrologu këshillon të tregoni kujdes dhe të mos i ekspozoni planet tuaja para kohe, pasi jo të gjithë mund t’i mirëpresin ato. Në dashuri, duhet të bëni kujdes nga fjalët dhe keqkuptimet, veçanërisht në marrëdhëniet me Bricjapin, Gaforren dhe Dashin. E shtuna dhe e diela sjellin mundësi për ndryshime dhe vendime të rëndësishme. Një lajm nga larg ose një dokument që pritet të mbërrijë javën e ardhshme mund t’ju gëzojë.

Akrepi

Çështjet ekonomike dhe marrëdhëniet me bankat kërkojnë vëmendje. Shmangni takimet dhe negociatat bankare gjatë ditës së sotme. Megjithatë, e shtuna mund të sjellë mundësi për një udhëtim të lidhur me punën, ndërsa e diela paradite është shumë e favorshme për takime profesionale dhe bisedime. Në dashuri, favorizohen marrëdhëniet me Demin, Luanin dhe Ujorin.

Shigjetari

Karriera, ekonomia dhe vendimet profesionale janë në qendër të vëmendjes. Disa çështje të mbetura pezull mund të marrin zgjidhje, duke ju afruar më shumë objektivave tuaja. Kujdes pas orës 11:00, pasi jo çdo premtim që do të dëgjoni mund të konkretizohet. E shtuna dhe e diela janë ditë me rëndësi të veçantë për punën dhe dashurinë. Në planin sentimental, favorizohen lidhjet me Peshoren dhe Virgjëreshën.

Bricjapi

Mundësi të rëndësishme shfaqen për ata që merren me punë, udhëtime të largëta dhe studime jashtë vendit. Ndikimet pozitive do të vijojnë deri në fund të muajit, duke sjellë mundësi për realizimin e objektivave dhe shpërblimin e përpjekjeve të bëra. E shtuna është ideale për takime të rëndësishme, ndërsa të dielën duhet të tregoni kujdes pas orës 12:00. Në dashuri, Gaforrja është shenja që favorizohet më shumë.

Ujori

Një ditë pozitive për blerje dhe çështje ekonomike. Paraditja është veçanërisht e favorshme për të realizuar diçka që e keni dëshiruar prej kohësh. E diela sjell mundësi të mira në punë dhe për blerje të rëndësishme. Ndërkohë, një shumë parash e lidhur me një pasuri të paluajtshme, që ende nuk është marrë, mund të jetë në rrugën e zgjidhjes. Në dashuri, favorizohen lidhjet me Luanin dhe Akrepin.

Peshqit

Hëna në shenjën tuaj sjell ndryshime, vendime dhe mundësi të reja. Edhe pse dita mund të jetë e lodhshme, përpjekjet tuaja pritet të japin rezultate, veçanërisht në punë dhe karrierë. Një çështje e rëndësishme mund të shkojë drejt përfundimit. E shtuna është e favorshme për ekonominë dhe vendimet financiare, ndërsa e diela sjell mundësi për zgjerimin e rrethit shoqëror dhe afrimin me familjen. Në dashuri, favorizohen lidhjet me Virgjëreshën, Shigjetarin dhe Demin.

Juristja dhe aktivistja Mirela Jorgo, ka publikuar një foto të varrit ku prehet ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili ndërroi jetë disa kohë më parë. Ajo thotë se vëmendjen ia ka tërhequr thjeshtësia e “banesës së fundìt” të tij.

“Si vizitore e përjavëshme në varrezat e Sharrës, teksa kaloj ngadalë me makinē midis qytetit të vdekjes sytë mu ndalën tek varri i Fatos Nanos. Bie në sy sepse është në hyrje të varrezave dhe nuk është lapidar me mermer siç sheh rëndomtē në varreza.

Zbrita një çast nga makina dhe u ndala aty. Para vdekjes ndihesh po aq e ftohtë sa ajo, por edhe reflekton përse jeton. Të zbutet zemra dhe kupton se në kêtë jetë je thjesht një kalimtar dhe do të mbahesh mend për mirë apo për keq”, shkruan ajo.

Juristja Mirela Jorgo thotë se në atë “qytezë”, të gjithë janë të barabartë dhe askush nuk pyetet për vila e pasuri. Pak metra më tej, ajo thotë se prehet dhe bashkëshorti i saj, të cilin e viziton shpesh duke u përkujdesur për varrin e tij.

Mirela jep dhe një mesazh për politikanët shqiptarë, të siç thekson, ua bëjnë më të vështirë jetën qytetarëve të tyre, ama një ditë do të prehen në një “banesë” të tillë dhe nëse do të kenë fat, do të kenë lule pranë, në të kundërt vetëm beton.

“Me pushtet apo pa pushtet, në kete qytez je njësoj i barabartë me të gjithë. Nuk pyetesh a ke pasuri, a ke pallate, kulla, vila, verë të shtrenjtë. Jo, askush nuk do tja dijē. Pastaj vazhdova ngadalë, pakëz më tutje, mora një bidon ujē, duke u ndalur tek vendi i bashkëshortit tim.

Nuk e di sa koshient janë këta të politikës qē na e nxinë jetēn, njē ditē do të jenē pranē Fatosit, ose pranē njē pensionisti, arsimtari, apo fermeri. Sipêr do të kenë ca lopata dheu. Po të kenë fat mund tē kenē edhe pak jeshilëllēk. Në të kundêrt do tē kenë beton ngjitur me njē varr tjeter”, përmbyll juristja.