February 25, 2024
Lajme

22 υjeçari nga Gjirokastra shkëlqen në “The Voice”, njihuni me emigrantin që çmendi grekët

Enea Mera, i njohur në Greqi si Maqi Mera është nga zërat e rinj më të kërkuar në tregun muzikor grek.

Produkt i “The Voice” i riu 22 vjeçar nga Gjirokastra ka një sezon të plotë angazhimesh në koncerte të këngës tradicionale greke në shtetin fqinj.

Ai thotë se i është dashur të punojë shumë por nuk pati vështirësi që t’i njihej talenti ndërsa paragjykimet për

të huajt sipas tij janë thyer më parë nga shumë bashkëkombas të tjerë që jo vetëm këndojnë por edhe kontribuojnë për artin e sportin në Greqi.

Enea ka jetuar mes Shqipërisë dhe Greqisë për një kohë të gjatë pasi një pjesë e familjes së tij jeton në Gjirokastër.

Është një ëndërr e tij që prej fëmijërisë që gjatë verës të këndojë këngë shqip në Gjirokastër dhe të bëhet pjesë e jetës së mbrëmjes në vendlindje.

I larguar që fëmijë nga Gjirokastra për shkak se familja emigroi për arsye ekonomike Enea është mes modeleve të të rinjve që frymëzojnë.

Ai është tashmë një figurë e njohur e artit në Greqi, një artist që beson tek identiteti, tek origjina, rrënjët dhe familja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *