Sali Berisha premton të shkrijë “SPAK”-un sapo të bëhet kryeministër

Në do të behej kryeministër, Sali Berisha thotë se do të ndërhynte me njëherë në reformë në drejtësi, duke e cilësuar SPAK-un një organizatë kriminale.

Kryedemokrati e akuzoi SPAK se ka bërë pazare me kriminelë dhe se për këtë do të duhet të përballet me ligjet e vendit.

Nëse bëhëni kryeministri cili do të jetë qëndrimi juaj ndaj SPAK?

“Qëndrimi im do të jetë ndërhyrje e menjëhershme me Komisionin Venecias, plotësishëm i besueshëm nga SHBA. Në këtë reformë këta e përjashtuan Komisionin e Venecias, ishim ne që e përfshimë. Në këtë reformë, qytetari shqiptar është pa një proces ligjor të drejtë, se duhet të pres 14 vite.

Ka një prokurori po aq politike, saç ishte prokuroria e Enver Hoxhës. SPAK për shkak të politizimit është sot, një organizatë e vërtet kriminale. Ai që e dekoroi Dumanin, jam i sigurt se do të dekoronte dhe Jack Smithin, ky ngriti një mal akuzash ndaj Trump dhe u tërhoq si mi. SPAK do të përballej me ligjin për të gjitha pazaret që kanë bërë me kriminelët”, u shpreh Berisha në emisionin Opinion.