Tajneri i ekipit serb ka reaguar pasi shorti i Kupës së Botës e vendosi përballë kombëtares shqiptare të futbollit.
Ai e ka marrë seriozisht sfidën teksa thotë se ekipi i tij duhet të përgatitet si fizikisht, faktikisht por edhe psikologjikisht.
Dragan Stojkoviç ka vlerësuar ekipin kuqezi duke thënë se janë kundërshtar i vështirë, teksa ka shtuar se “është i lumtur të luajë në Tiranë”.
“Seriozitet dhe profesionalizëm maksimal. Në pjesën fizike, taktike dhe psikologjike, përgatitjet duhet të jenë në nivelin më të lartë, jo vetëm për ndeshjen me Anglinë, por dhe ndaj Shqipërisë, Letonisë dhe Andorrës.
Një grup sfidues. Shqiptarët janë përmirësuar me lojën e tyre kohët e fundit dhe do të jenë kundërshtar i vështirë. Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë, në stadiumin e bukur ku finalja e Ligës së Konferencës u luajt. Jam i vetëdijshëm që publiku për këto duele do të jetë i interesuar për të tjera arsye. Një histori futbolli, një sfidë e mrekullueshme dhe një mundësi për dy ndeshje me kualitet”, u shpreh trajneri Stojkoviç.