Pas videos që u shpërnda në rrjet, kushërira e Parashqevi Simakut sqaron të vërtetën: Është e sëmurë…

Ditën e djeshme, një video e ikonës së muzikës shqiptare Parashqevi Simaku, u bë virale në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë video që qarkulloi gjatë gjithë ditës, ka ardhur një reagim nga një prej familjarëve të këngëtares.

Parashqevi Simaku jeton me ndihma sociale në Amerikë? Videoja që po bën xhiron e rrjetit, ç’ka ndodhur me ikonën e muzikës shqiptare
Donalda Surducku, kushërira e Simakut ka hedhur dritë mbi fatin e saj.

Në një mesazh drejtuar gaetares Mira Kazhani, ajo tregoi betejën me shëndetin, ndarjen nga bashkëshorti dhe pengun e nënës së Parashqevisë që iku nga kjo jetë, një vit më parë.

Mesazhi i të afërmes së Parashqevi Simakut:

“Përshëndetje Zonja Mira,

Jam një familjare e Parashqevisë. Prej vitesh kemi humbur kontaktet me të. Informacioni i fundit që kemi është se ka pësuar një hemorragji cerebrale, e si pasojë, nuk është shumë e kthjellët. Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre, është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit.

Tezja e mamasë sime (pra, mamaja e saj) ndërroi jetë totalisht e vetme vitin e kaluar, me lot në sy për vajzën e saj. Siç ju thashë, kontaktet me Parashqevinë i kemi humbur prej disa vitesh. Ju falënderojmë për këtë nismë dhe shpresojmë që ndoshta është ende e mundur ta gjejmë dhe ta ndihmojmë. Faleminderit’