23-vjeç arja nga Shkodra rr ëqeth me historinë? ja çfarë më b. ëri vj.ehrri një natë…!!

Kjo është letra e një 23-vjeç are shkodrane, e cila ka nevojë të ndajë me ndjekësit historinë e saj, duke kërkuar edhe ndonjë këshillë.Kam nevojë të flas me dikë, ose ndoshta të marr edhe ndonjë këshillë. Jam e lidhur me të dashurin tim prej rreth dy vitesh (Jemi më shumë të fejuar në fakt se sa të dashur edhe pse nuk kemi bërë asnjë ceremoni fejese).

Unë jam 23 vjeç dhe ai është 24.Pas shumë historish të përfunduara keq nga ana e të dyve, përmes një njohje të thjeshtë miqësie lindi një lidhje e fortë që na bashkon. Për t’i rënë shkurt, është si të bashkëjetojmë në shtëpinë e tij, sepse ai ka një shtëpi shumë të madhe dhe kështu që jemi më rehat duke qenë se shtëpia ime është shumë e vogël.

(Dua të them se është diçka momentale, kjo bashkëjetesë ka një vit që zgjat dhe shumë shpejt duam të marrim një shtëpi tonën). Natyrisht unë jam mikeshë dhe si e tillë sillem, përpiqem gjithmonë të jem diskrete, e kujdesshme, e sjellshme dhe të respektoj “të zotët e shtëpisë” .

Për të shkuar më mirë në thelb të historisë unë me nënën e tij kam një marrëdhënie shumë të bukur, të tillë e kemi pasur që në fillim, ndërsa me të atin fillimisht dukej se po shkoni mirë gjërat, por me kalimin e kohës ai kundrejt meje sa vinte dhe distancohej. Ishte më i ftohtë dhe unë gjithnjë rrija si në gjemba kur isha me të. Kam provuar në të gjitha mënyrat që ai të më pëlqejnë, por gjithçka ka qenë e kotë.

Kohët fundit ai ka qenë shumë nervoz, ishte harbut me të gjithë dhe pikërisht ditën kur kupa u mbush dhe filloi të derdhej ishte kur unë dhe i dashuri im patëm një diskutim. Për fat të keq unë kam defektin që e kam zërin pak të lartë dhe kur jam nervoze,

ose bëj një diskutim duket sikur bërtas dhe atë ditë ndodhi e njëjta gjë.Ishim në pikën, ku u derdh kupa. Babai i tij ndërhyri, ashtu si kishte bërë edhe 4, apo 5 herë të tjera, por këtë herë ishte shumë i inatosur dhe ne i kërkuam menjëherë falje se mos ndoshta e kishim shqetësuar.

Si fillim e kishte me djalin e tij pastaj filloi me mua duke bërtitur dhe duke më thënë se vetëm duhet të mbyll gojën, se të lë djalin e tij nuk më intereson.

Atëherë u revoltova edhe unë, sepse nuk mendoj se ai mund të ketë të drejtën që të gjykojë ndjenjat e mia.Ndoshta mund të shprehte se e irriton fakti që na dëgjon duke u zënë, por nuk mund të gjykojë, sepse ai nuk është në brendësi të marrëdhënies sonë. Ai sapo pa që unë po mbrohesha doli nga kontrolli, filloi t’i thoshte djalit të tij se duhet të më linte, që jam e çmendur, që do ta shkatërrojë dhe unë duhet të dilja nga shtëpia.

Natyrisht shkova menjëherë në shtëpinë time. Si përfundoi? Nuk e di as unë, por nuk shkel më në shtëpinë e tyre. Ai vazhdon të më gjykojë dhe nuk e kupton se unë duhet të mbrohesha dhe se ai u tregua i paedukatë dhe agresivë.

I dashuri im foli, por nuk gjen dot mënyrë që ai të kuptoj që gaboi. Nuk e di se çfarë të bëj, ndjehem shumë keq dhe është një situatë që nuk e duroj dot. Është shumë e padrejtë. I shkrova një letër ku i hapa zemrën time duke hequr dorë nga krenaria, nuk mora asnjë përgjigje.

Ndoshta duhet të pres akoma duke qenë se nuk ka kaluar as edhe një muaj. Çfarë duhet të bëj tjetër? Ai është një burrë i veçantë për nga karakteri, i ashpër dhe egoist dhe nuk ka një marrëdhënie të mirë me djalin.Nuk dua të prish lidhjen time për atë njeri, sepse e dua shumë të fejuarin tim,

por ai nuk merr vesh dhe nuk e ul hundën. I dashuri im që është një tip familjar e ka të vështirë që t’u vendosë kushte prindërve të tij. Jam realisht në një situatë, të cilën nuk do ia uroja askujt.