“Nëse Artjola Toska futet në BBV unë daI pa bre/kë”- Këngëtarja komenton deklaratat e Sinan Hoxhës

“Nëse Artjola Toska futet në Big Brother, unë do dal pa brekë në sheshin ‘Skënderbej’”, tha Sinan Hoxha rreth një muaj më parë në një intervistë.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe Artjola Toska, e cila u shpreh se Sinani e njeh shumë mirë, prandaj i ka bërë ato deklarata.

Këngëtarja u shpreh se Sinan Hoxha e ka thënë edhe në formë shakaje, por thotë se ajo nuk jep intervista dhe jo më të shkojë në BBV për të treguar gjithçka nga jeta e saj.

“Sinani duke më njohur si tip që unë nuk dua intervista, jo më të shkoj në BBV dhe të tregoj gjithçka 24 orë nga jeta ime. Më njeh si tip edhe e di që s’futem edhe e ka thënë me shaka. Si duket kjo i ka zgjuar edhe portalet. Me çfarë të merremi dhe hajde t’i biem Artjolës”, tha Artjola në “Goca dhe Gra”.

Këngëtari Sinan Hoxha refuzoi që të bëhej pjesë e BBV për shkak ta axhendës muzikore që ai ka.

Ndërsa për t’ia mbushur mendjen që ai të merrte pjesë, iu tha se “edhe Artjola Toska e kishte pranuar ftesën”, por ai u përgjigj:

“Nëse Artjola Toska është në Big Brother, unë do dal pa brekë në sheshin Skënderbej”, tha Sinan Hoxha pak ditë më parë në Top Albania Radio.