Publiku i etur për “BBV4”, dy personazhe të rinj hyjnë si çift (Foto)

Edhe shumë pak ka mbetur nga nisja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri e jo vetëm, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm.

Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta, e tashmë jemi ‘sy e veshë’ për edicionin e katërt, i cili nis sonte në orën 21:15.

Deri më tani faqja zyrtare e Instagramit të “BBV4” ka publikuar disa video të banorëve të këtij edicioni, ku shfaqen në mënyrë misterioze duke mos zbuluar fytyrën e kështu identiteti i tyre ka ngjallur spekullime nga ndjekësit duke hamendësuar se kush mund të jenë personazhet që shfaqen në video.

Ditën e sotme është publikuar një tjetër video në profilin zyrtar të Instagramit të “BBV4”, ku shfaqen dy persona të kapur dorë për dore e mesa duket do të futen si një personazh i vetëm.

Për të zbuluar të vërtetën na mbetet vetëm të presim mbrëmjen e sotme.

https://www.instagram.com/reel/DDze7TUsg4S/?utm_source=ig_embed&ig_rid=247e5be6-8499-499e-937b-931ba336fd11&ig_mid=4192C967-69F5-4EF6-8366-699FF0A29AAB