Ngjarje aIarmante në Tiranë/ S herr masiν në Bllok, i dëmtuari mbetet pa ndihmë për 30 minuta (Video)

Një qytetar ka raportuar një ngjarje shqetësuese të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Sipas dëshmitarit, një grup prej disa personash ka sulmuar një të ri para hyrjes së një lokali në zonën e Bllokut, duke e goditur me grushta dhe shkelma, ndërkohë që i dhunuari ndodhej i shtrirë në tokë.

Qytetari, i cili ka dërguar pamje nga sherri, thekson se pas incidentit, i dëmtuari mbeti i shtrirë për rreth 30 minuta pa marrë ndihmë, ndërsa policia nuk u paraqit në vendngjarje.

Në video shihen disa vajza që kanë ndërhyrë për të shuar sherrin e dhunshëm.

Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania:

“Përshëndetje JOQ! Sherr mbrëmë në Bllok, 7 veta kundër 1. As polici e asgjë nuk erdhi. I dëmtuari ka qenë pa ndjenja rreth 30 minuta.”

Ngjarje të tilla janë alarmante dhe ngrejnë pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit dhe reagimin e shërbimeve të emergjencës.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fjoqalbania%2Fvideos%2F8939242996196268%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=267