Pas humbjes së dashurisë së saj të jetës dhe babait të Roelit, Shpat Kasapit, Selvije Jaho, ka ndërmarrë së fundmi një hap të rëndësishëm që lidhet me të ardhmen e birit të tyre të vogël.
Në një deklaratë publike, ajo ka sqaruar se është kujdestarja e vetme ligjore e Roelit, duke theksuar se megjithëse mungesa e të atit do ta shoqërojë gjithë jetën, roli i saj si nënë mbetet i palëkundur dhe prioritet absolut.
Edhe pse babai i mungon dhe do t’i mungojë gjithë jetën, unë si nënë e kam prioritet absolut të kujdesem për të në çdo aspekt të mundshëm, deri sa të kem forcë dhe jetë.
Roeli ka një familje si nga ana e Shpatit si dhe nga ana ime që e mbeshtet në maksimum dhe nuk i mungon asgjë falë Zotit, secili në mënyrën e vet mundohen për Roelin, por për transparencë dhe për të ditur se kujt duhet t’i falënderohem, po e ndaj këtë publikisht.
Nuk dua që asnjë mbështetje të shkojë pa u falënderuar nga ana ime, por gjithashtu nuk dua që askush të përfitojë në emër të Roelit, pasi Roeli e ka llogarinë bankare personale dhe jam e vetmja që mund të flas për gjendjen e djalit tim të mitur!
Ju faleminderit shumë”, shkruan bashkëshortja e Shpat Kasapit.
https://www.instagram.com/_u/selvije.jao/?utm_source=ig_embed&ig_rid=182e130f-aa1f-436d-a12f-601bd436cb3e&ig_mid=A1B72AAC-F3D7-4F24-98D5-90E41EBAE964