Ekskluzive/ AMP nisi hetim ndaj tij pasi prangosi djalin e Samir Manes, polici pas pak ditësh bie nga kati i 7-ë

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë ku një polic ka rënë nga kati i shtatë i një pallati, bëhet fjalë për Azbi Spahiun 57-vjeç.

Spahiu pak ditë më parë arrestoi djalin e Samir Manes, pasi ky i fundit ishte i dehur në timon dhe përplasi disa makina.

Njoftimi i sotëm i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Burime për Maska.al bëjnë me dije se APM-ja Tiranë nisi hetim ndaj tij oficerit për ekspertim të remë në rastin e djalit të Samir Manes.

Ju bëjmë me dije gjithashtu që në rastin e parë kur u arrestua djali i Manes, polici reagoj shumë vonë për njoftimin e ngjarjes.