Καmarierja shqiρtare në Dυbai: Ja çfarë më b. ëri suedezi në…

Isha filluar punë si kameriere në një hotel në Dubai nëpërmjet një agjencie punësimi. Ishte hera e parë që udhëtoja jashtë vendit,

puna ishte shumë e lodhshme dhe mënyra se si të trajtonin nuk ishte shumë e mirë. Punoja 10 deri në 12 orë në ditë dhe gjithë kohës isha e zënë sepse kishte jashtëzakonisht shumë punë.

Mund të gjeja shumë punë të tjera, por nuk e lija dot këtë që kisha, për shkak të kontratës. 

Puna si kameriere nuk më pëlqen

te aspak, por fitoja mirë dhe ishte e vetmja gjë që po më mbante në Dubai për momentin. Përveç këtyre, merrja edhe ilaçe sepse vuaj nga çrregullime bipolare.

Vetëm ai që vuan nga kjo sëmundje ose nga depresioni më kupton se sa shumë vuaja. Ishte e premte dhe unë isha pushim. Zakonisht, vetëm dilja dhe bëja pazar për gjërat që më duheshin, por atë të premte,

një shoqja ime më ftoi në një klub shumë luksoz ku e vetmja mënyrë që mund të futeshe ishte me prenotime, por kur ishin dy femra, edhe mund të futeshe. Vesha fustanin me të bukur që kisha dhe shkuam.

Fatmirësisht, na lanë të hynim dhe unë isha shumë e emocionuar. Vendi ishte shumë luks dhe të gjithë ishin veshur shumë bukur; ishte një mrekulli.

U ulëm në një qoshe me shoqen time pasi nuk kishim prenotuar dhe mezi e gjetëm atë vend. Filluam të qeshnim kur pamë menunë sepse çmimet ishin jashtëzakonisht të larta dhe ne porositëm,

unë një koktejl analkolik pasi nuk pi alkool dhe shoqja ime, një gotë verë me çmimet më të ulëta të mundshme. Afër nesh kishim një tavolinë me disa djem që ishin veshur shumë bukur dhe ndërkohë që po bënim foto me shoqen time njëri nga ata nxjerr dy gishtat.

Ata janë shumë të bukur – i thashë shoqes sime dhe bëmë sikur nuk na interesonin. Më pas erdhi kamerierja me dy xhin tonik dhe tha që i kishim nga ajo tavolina që kishim afër.

Ne i falënderuam duke ngritur gotën. Më pas, ata u larguan dhe unë i thashë shoqes sime:– Shiko, nuk është se iu pëlqyem ne, thjesht na panë si më gjynahqaret këtu dhe na dhanë gotat -dhe filluam të qeshnim. Pas disa minutash, erdhi djali bjond që ishte më përpara dhe na tha: –

Ne jemi ulur poshtë. Dëshironi të vini te tavolina jonë? Ne shkuam poshtë dhe aty u takuam me djemtë e tjerë. Aty ishte dhe ai për të cilin, që në momentin e parë që e pashë, mendova: “Unë do të bie në dashuri me këtë”.

Djemtë ishin nga Suedia dhe kishin ardhur me pushime në Dubai. Më pas, djali biond u largua dhe unë fillova të flisja me djalin që pëlqeja. Ishte brun, i veshur shumë bukur.

Më pas, djali bjond erdhi me dy vajza të tjera shumë të bukura dhe djali që unë pëlqeja, iu afrua pak atyre. “E humba”, mendova.

Më vonë ai m’u afrua edhe mua, më preku te faqet dhe më pyeti se pse isha aq e ngrohtë. E kuptova që edhe ai më pëlqente pak dhe isha duke përjetuar momente shumë të bukura. Shoqja ime u largua dhe më pyeti nëse do të shkoja me të.