“Ke ndërmend ta lësh pushtetin, se ia kalove dhe Enverit?” – Rama: Nuk iki, se kam ende punë për të bërë. S’mund t’i lë në mes

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy” iu përgjigj një qytetari, i cili e pyeti: “A ke ndërmend ta lësh pushtetin, pasi ja ke kaluar dhe Enverit?”

Rama i thotë se ai e shikon detyrën si punë e jo si pushtet, dhe se nuk kishte ndërmend ta linte këtë punë, përderisa, sipas tij, ia kishin dhënë për ta bërë.

“Ti thua, a ke ndërmend të lësh pushtetin, por për mua kjo pyetje tingëllon ndryshe: a ke ndërmend të lësh punën? Këtë punë, jo, nuk kam ndërmend ta lë për momentin, për sa kohë ata që ma kanë dhënë do të kërkojnë që ta vazhdoj.

Nëse do të më thonë ‘faleminderit, deri këtu ishim’, atëherë do ta lë këtë punë. Sepse kemi një kuptim pak të ndryshëm: pushteti dhe puna janë dy gjëra që tingëllojnë ndryshe.

Pushteti më duhet për të bërë këtë punë, nuk e bëj këtë punë për pushtet, që të jemi të qartë”, tha Rama